Republika Demokratike e Kongos (Kinshasë)
Republika Demokratike e Kongos (Kinshasë)
‘Ne jemi si kokrra misri në një trastë me misër afrikan. Kudo ku të na shpërndajnë një nga një, me kalimin e kohës vjen shiu dhe bëhemi shumë.’ Këto fjalë i tha mbi 50 vjet më parë një Dëshmitar besnik i Jehovait, i cili kishte vuajtur shumë nga autoritetet e këtij vendi, që atëherë njihej si Kongoja Belge. Në faqet që vijojnë do të mësoni se si bekimi i Jehovait, ashtu si një shi freskues, ka sjellë rritje mahnitëse të numrit të lajmëtarëve të Mbretërisë në gjithë Kongon.
Ky vend, i njohur tani si Republika Demokratike e Kongos ose ndryshe Kongo (Kinshasë), ndodhet në zemër të Afrikës. * Meqë ekuatori e përshkon mes për mes, një pjesë e mirë e këtij vendi është e mbuluar nga pyje të harlisura. Në këto pyje të mëdha, si edhe në savana, ka një shumëllojshmëri magjepsëse flore dhe faune. Pasi është vend me shumë pasuri natyrore, prej kohësh ka qenë objekt interesi ndërkombëtar dhe në qendër të pushtimeve e të luftërave civile.
Shteti i Lirë i Kongos u themelua në vitin 1885, me sovran të vetëm mbretin Leopold II të Belgjikës. Megjithatë, banorët
e Kongos s’ishin aspak të lirë. Njerëzit e Leopoldit shfrytëzonin punën e detyruar dhe kryenin mizori të jashtëzakonshme për të grabitur fildish dhe kauçuk. Indinjata ndër vendet evropiane fqinje të Belgjikës u shtua kaq shumë, saqë më në fund Leopoldi iu dorëzua presionit. Në vitin 1908 Shteti i Lirë i Kongos pushoi së ekzistuari dhe u bë Kongoja Belge, një koloni e kontrolluar nga parlamenti belg. Kongoja e fitoi pavarësinë në vitin 1960.Banorët e Kongos janë mjaft fetarë. Kudo sheh kisha, seminare dhe shkolla teologjike. Është e zakonshme të takosh njerëz që mund të citojnë shumë vargje nga Bibla. Megjithatë, ashtu si kudo tjetër, vendosja e krishterimit të vërtetë nuk ishte e lehtë. Por një gjë që e bëri veçanërisht të vështirë këtë në Kongo ishte se për njëfarë kohe, njerëzit i ngatërronin Dëshmitarët e Jehovait me një lëvizje fetare të njohur si Kitauala.
Një problem identiteti
«Kitauala» vjen nga një term në suahili që do të thotë «të sundosh, të drejtosh ose të qeverisësh». Kështu, synimi i kësaj lëvizjeje ishte kryesisht politik, domethënë të fitonin pavarësinë nga Belgjika. Disa arsyetuan se ky synim mund të arrihej më mirë po të fshihej nën petkun e fesë. Mjerisht grupet Kitauala morën, studiuan dhe vunë në qarkullim botime të Dëshmitarëve të Jehovait. Vendet ku mblidheshin kishin nga një tabelë me fjalët «Watch Tower» (Kulla e Rojës). Shumë kohë para se të vendoseshin aty Dëshmitarët e Jehovait, këto «lëvizje Watch Tower» u bënë shumë të njohura në provincën e Katangës, në juglindje të Kongos. Për dhjetëvjeçarë të tërë njerëzit mendonin se pasuesit e Kitaualës ishin Dëshmitarë të Jehovait, por sigurisht që nuk ishin të tillë.
Pasuesit e Kitaualës i shtrembëronin mësimet biblike për të mbështetur pikëpamjet e tyre politike, zakonet besëtyte dhe jetesën imorale. Nuk paguanin taksat dhe u kundërviheshin
sundimtarëve kolonialë. Disa grupe të tilla u rebeluan me armë kundër autoriteteve. Prandaj nuk është për t’u çuditur që qeveria belge i nxori jashtë ligjit.Në vitin 1956, përfaqësuesi qeveritar i një krahine në Kongon Belge shkroi një artikull në gazetë që hodhi dritë për fillimet e Kitaualës. Artikulli fliste për Tomo Nirendën, lindur në Niasalend (tani Malavi), i cili jetonte në Rodezinë Veriore (tani Zambie). Me sa duket Nirenda kishte marrë mësime fetare nga dikush që ishte shoqëruar më parë me Studentët e Biblës (të njohur sot si Dëshmitarë të Jehovait) në Kejptaun të Afrikës së Jugut. Në artikull thuhej: «[Nirenda] hyri në Katangë [Kongo] në vitin 1925, . . . duke e shpallur veten Muana Lisa, domethënë ‘Biri i Perëndisë’. Ai shfrytëzoi frikën që kishin pasur gjithnjë vendasit se mos u bënin magji, dhe premtoi se ata që do të ndiqnin atë jo vetëm që do të çliroheshin nga magjistarët, por edhe do të gjenin mënyrën për t’u çliruar nga të gjitha taksat dhe rregullat e autoritetit të vendosur, qoftë kjo qeveria, qoftë kisha. Ata që nuk pranuan ligjin e tij i shpallën magjistarë, i rrahën derisa humbën ndjenjat dhe i mbytën gjatë një ‘pagëzimi’ të detyruar. (Nga një lumë u nxorën trupat e 55 vetave.) Pasi u denoncua nga zëvendëskryetari i një fshati, Tomo arriti të ikte dhe u kthye në Rodezi. Por meqë autoritetet e Rodezisë po e kërkonin për vrasjet që kishte bërë, e arrestuan, e gjykuan dhe e varën.»
Sipas autoriteteve belge, vizitat e të ashtuquajturit Muana Lisa në Katangë nga viti 1923 deri në 1925-n, shënuan fillimin e Kitaualës në Kongo. Do të kalonin dhjetëvjeçarë të tërë para se Dëshmitarët e Jehovait të lejoheshin të hynin në vend e të banonin atje.
Për ta kuptuar më qartë se përse bëhej ky ngatërrim i identitetit, është e rëndësishme të përmendim se në Afrikë
janë të zakonshme kishat e pavarura. Disa përllogaritin se ka mijëra të tilla. Xhon S. Mbiti, specialist në fetë afrikane, shkroi: «[Një] problem kryesor që has krishterimi në Afrikë është numri i madh i ndarjeve, nëngrupimeve, grupeve dhe sekteve kishtare. Shumë prej tyre kanë ardhur nga jashtë. Shumë të tjera u themeluan nga vetë të krishterët afrikanë për disa arsye: sepse nuk donin të mbeteshin gjithnjë nën sundimin e misionarëve të huaj; për shkak të dëshirave personale për pushtet; sepse donin që krishterimi të pasqyronte kulturën dhe problemet afrikane; si edhe për arsye të tjera të ndryshme.»Pra kishte shumë kisha të pavarura, shumica prej të cilave ose kishin adoptuar disa mësime nga ndonjë fe kryesore, ose ishin ndarë prej saj. Kështu që lëvizja Kitauala nuk ishte ndonjë gjë e pazakontë. Gjithsesi, prania e Kitaualës i dha të ashtuquajturit krishterim një mundësi të veçantë për t’i mbajtur jashtë Kongos Dëshmitarët e Jehovait. Ndonëse krerët e kishës e dinin mirë dallimin ndërmjet Kitaualës dhe Dëshmitarëve, me dashje ata nxitën pikëpamjen e gabuar se Kitauala dhe Dëshmitarët e Jehovait ishin e njëjta gjë.
Kishat mund ta përhapnin këtë gënjeshtër me shumë lehtësi. Në fillimin e shekullit të 20-të, fetë e të ashtuquajturit krishterim e sidomos kisha katolike, kishin shumë ndikim dhe pushtet në Kongon Belge. Ndryshe nga ata, Dëshmitarët e Jehovait nuk ishin të njohur zyrtarisht atje, dhe kleri i të ashtuquajturit krishterim donte që gjërat të mbeteshin ashtu. Me xhelozi ata i mbanin fort besimtarët e tyre dhe nuk donin që Dëshmitarët e Jehovait të futeshin në vend.
U erdhi tamam në dorë mundësia për t’ia vënë fajin Kitaualës, shpesh të quajtur lëvizja Watch Tower, për kryengritjet dhe konfliktet fisnore ndër vendësit. Emri Watch
Tower u bë diçka e urryer për zyrtarët dhe autoritetet. Kjo u shkaktoi shumë vështirësi atyre që dëshironin t’i shërbenin Jehovait në Kongo.Në dhjetëvjeçarët para se vendi të fitonte pavarësinë, Dëshmitarët e Jehovait në vende të tjera vazhdimisht u dërgonin letra autoriteteve në Kongo, duke u shpjeguar se Shoqata Watch Tower and Tract s’kishte të bënte fare me lëvizjen Watch Tower. Mirëpo, për shumë vjet zyrtarët vazhduan t’i lidhnin veprimtaritë e kësaj lëvizjeje fetare vendëse me veprën e popullit të Jehovait. Përpjekjet e vazhdueshme për të dërguar Dëshmitarë të Jehovait në Kongo, në më të shumtën e rasteve s’patën sukses.
Meqë Dëshmitarët nuk lejoheshin të hynin në Kongo, nuk dihet shumë për Dëshmitarët e vërtetë atje. Megjithatë, një ide të përgjithshme interesante për atë që ndodhte gjatë atyre viteve të vështira e gjejmë në raportet që bënin për Kongon zyrat e degëve aty afër. Le të shqyrtojmë tani disa fragmente nga ky ditar i Kongos që përfshin 30 vjet, të cilit i kemi shtuar disa komente të mëtejshme.
Ditari i Kongos: Fragmente nga raportet e vendeve të tjera për vitet 1930-1960
1930: Kemi marrë me postë kërkesa për literaturë nga . . . Kongoja Belge.
1932: Shpresojmë që më vonë të kemi mundësi të predikojmë në Kongon Belge dhe në pjesë të tjera të Afrikës Qendrore që nuk janë predikuar ende.
Duke filluar në maj të vitit 1932, zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Afrikën e Jugut vazhdimisht i bëri kërkesa autoriteteve belge për të marrë leje që shërbëtorë në kohë të plotë të hynin në Kongo. Këto kërkesa nuk u pranuan. Gjithsesi, për shkak të zhvendosjes së njerëzve
ndërmjet Kongos dhe Rodezisë Veriore, disa vëllezër nga Rodezia arritën të hynin në Kongo, zakonisht për periudha të shkurtra.1945: Duhet të jesh vërtet i guximshëm për të mbështetur Perëndinë dhe mbretërinë e tij teokratike në [Kongon Belge]. Jo vetëm që vepra dhe literatura është e ndaluar, por afrikanët e Kongos që pohojnë se shoqërohen me ne i nënshtrohen shpërnguljes në njëfarë krahine ku i mbajnë në një formë izolimi jo shumë të fortë, nganjëherë për disa vjet. Letrat që na dërgohen nga Kongoja rrallëherë vijnë këtu [në Rodezinë Veriore], kurse posta që dërgojmë ne, duket se nuk u shkon fare atyre; por . . . po bëjmë çdo gjë të mundur për të ndihmuar bashkëpunëtorët tanë të Mbretërisë në këtë vend të mbushur me priftërinj.
1948: Tani në atë territor banojnë dy lajmëtarë të Mbretërisë, të cilët po dërgojnë disa raporte në zyrën në Bruksel. Shpresojmë që ky territor i madh të hapet ndonjë ditë, në mënyrë që të predikohet atje lajmi i mirë i Mbretërisë.
1949: Për vite me radhë vepra e predikimit ka vazhduar me shumë vështirësi në këtë vend të zaptuar nga katolikët. Më parë, priftërinjtë nganjëherë e ndëshkonin një njeri ngaqë ishte dëshmitar i Jehovait duke e bërë të hante një copë të madhe kripe pa pirë ujë fare, por tani metodat e tyre ngjajnë më shumë me Inkuizicionin spanjoll; duan që qeveria ta bëjë në vend të tyre këtë punë të ligë e mizore. Lajmëtarët afrikanë kanë qenë në burg për shumë vjet, me dënime të papërcaktuara, për shkak të veprës së predikimit, e si për t’i keqësuar gjërat, i dërgojnë në një kamp të veçantë përqendrimi
në Kasaji, rreth [500] kilometra larg Elizabetvilit [tani Lubumbashi]. Aty punojnë në ngastra të vogla toke, duke qenë të izoluar, me ose pa familjet e tyre. . . . Kjo periudhë mund të zgjatë deri në dhjetë vjet. Shpesh ata durojnë vite të tëra izolimi të tillë pa pasur as shpresën më të vogël për t’u liruar ose për drejtësi, përveçse nëse paguajnë një çmim të tmerrshëm, duke shitur integritetin e tyre.Si pasojë, vepra ka kaluar në fshehtësi; mbledhjet mbahen fshehurazi dhe vendet e mbledhjeve ndryshohen nga frika e arrestimit. Një pjesë e madhe e predikimit bëhet duke vizituar të njohur që janë miqësorë, si edhe miqtë e tyre, por edhe atëherë vëllezërit kanë pasur shumë probleme njëri pas tjetrit. Dëshmitarët arrestohen dhe dërgohen në kampin e Kasajit.
Rreth kësaj kohe, Luelin Filipsi, nga zyra e degës në Rodezinë Veriore, shkoi në Kongon Belge për të ndërhyrë për Dëshmitarët e përndjekur atje. Guvernatori i përgjithshëm, si edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë e dëgjuan ndërsa ai shpjegoi natyrën e veprës së predikimit të Mbretërisë, si edhe dallimin ndërmjet bindjeve të Dëshmitarëve dhe atyre të Kitaualës. Në njëfarë pike, me fytyrë të menduar guvernatori i përgjithshëm tha: «Po të të ndihmoj ty, çfarë do të më ndodhë mua?» Ai e dinte mirë se kisha katolike ushtronte ndikim të madh në atë vend.
1950: Viti i kaluar ka qenë më i vështiri, dhe për vëllezërit që kanë jetuar në Kongon Belge kjo ka nënkuptuar shumë probleme. Në fillim të vitit të shërbimit ata nuk morën të gjithë librat dhe letrat që iu dërguan, dhe komunikimi pothuajse u ndërpre. Pastaj, më 12 janar, guvernatori i përgjithshëm e censuroi Shoqatën
dhe vuri një dënim me dy muaj burg e 2.000 franga gjobë për të gjithë ata që mblidheshin, që mbështetnin në ndonjë mënyrë, ose që ishin anëtarë të Shoqatës. Ky vendim u reklamua me gëzim nga shtypi katolik. Vijuan arrestimet njëri pas tjetrit. Disa lista që i ishin marrë një vit më parë një ish-shërbëtori [të kongregacionit] në Elizabetvil u përdorën për të gjetur qindra veta që shoqëroheshin me Shoqatën, duke i arrestuar ata dhe gratë e tyre. Pasi vuajtën dënimet, afrikanët që ishin nga Rodezia Veriore u dëbuan nga vendi, kurse vëllezërit vendës nga Kongoja në shumë raste u dërguan në Kasaji, një kamp përqendrimi [rreth 500] kilometra larg Elizabetvilit, ku një pjesë prej tyre janë ende. Disa prej vëllezërve të dëbuar iu dha vetëm pak ushqim dhe i detyruan të ecnin në këmbë 30 kilometrat e fundit nga Sakania për në kufirin e Rodezisë Veriore.Policia sekrete kohët e fundit është shumëfishuar dhe mjafton të kesh një Bibël që ata të dyshojnë se je dëshmitar i Jehovait.
Sapo na ka mbërritur një lajm se dy motra evropiane në krahinën e Elizabetvilit janë dënuar me 45 ditë burgim, sepse janë kapur me revistat Kulla e Rojës dhe kanë predikuar. Ky vendim është pezulluar me kusht që për tre vjet të kenë sjellje të mirë (që patjetër do të thotë të mos punojnë për Zotërinë). Çdo ditë janë me frikën se mos i dëbojnë nga vendi.
1951: Në gazetat dhe në revistat belge janë botuar shumë artikuj që akuzojnë dëshmitarët e Jehovait dhe Shoqatën Watch Tower se janë të lidhur me një lëvizje fanatike vendëse në Kongon Belge, të quajtur «Kitauala». Në Belgjikë, sipas ligjit, kur dikush i përgjigjet një
artikulli të botuar në një gazetë a revistë, gazeta ose revista duhet ta botojë përgjigjen. E kemi përdorur këtë të drejtë për të mbrojtur veprën e Mbretërisë nga këta artikuj shpifës, dhe përgjigjet tona janë botuar.Që nga [12] janari i vitit 1949, vepra e Shoqatës Watch Tower është ndaluar në Kongon Belge dhe dëshmitarët e vërtetë të Jehovait kanë vuajtur për shkak të këtyre raporteve të rreme. I janë bërë protesta me shkrim ministrit të kolonive dhe janë siguruar prova të bollshme se dëshmitarët e Jehovait dhe Shoqata Watch Tower nuk kanë lidhje me «Kitaualën» rebele, por këto protesta nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Në Kongon Belge janë përdorur si armë keqparaqitja, përndjekja, gjobat, rrahjet, burgimi dhe dëbimi, në përpjekje për ta ndërprerë plotësisht ‘predikimin e Fjalës’ në atë vend.
1952: Edhe në pjesën qendrore të Afrikës ka një «perde të hekurt»! Për sa u përket dëshmitarëve të Jehovait, kjo perde rrethon Kongon Belge. Ndalimi i veprës së predikimit në këtë vend kryesisht katolik vazhdon po njësoj.
Raporte aty-këtu që arrijnë të dalin nga vendi tregojnë për dëbime, burgime, rrahje dhe vështirësi të tjera që u ndodhin lajmëtarëve afrikanë. Në shumë zona duket se ka pasur një rritje të armiqësisë kundër dëshmitarëve. Nëse i kapin duke predikuar ose edhe me literaturë të Watchtower-it, i çojnë të punojnë nëpër kampe. Edhe pasja e një Bible merret si shenjë se ai që e ka është dëshmitar i Jehovait.
Shtëpitë e vëllezërve vëzhgohen vazhdimisht dhe kontrollohen shpesh. Një vëlla që dërgoi këtë raport tha: «[Policia në Kongon Belge] nuk fle për shkakun tonë, por rri lart e poshtë duke kërkuar vetëm dëshmitarët e Jehovait. Tani situata është më e rëndë se kurrë më parë.»
Ndër raportet që vinin rrallëherë në këtë zyrë, mbërriti një raport nga 30 lajmëtarë për muajin gusht së bashku me shkrimin e 1 Selanikasve 5:25, të shkruar poshtë: «Vëllezër, vazhdoni të luteni për ne.»
Siç e përmendëm më parë disa Dëshmitarë afrikanë nga Rodezia Veriore shkuan në Kongo. Por, kur i kapnin, këta i burgosnin dhe më pas i dëbonin nga vendi. Ndonëse shumicën prej tyre i burgosën për periudha të shkurtra kohe,
disa vëllezër i dërguan të punonin në kampe për disa vjet. Një vëlla kaloi pothuajse pesë vjet në burgje të ndryshme në Kongo. Ata që e kishin kapur e rrihnin vazhdimisht. I thoshin edhe se nuk do ta linin të lirë, nëse nuk pushonte së predikuari.Ishte viti 1952 kur ai vëlla besnik tha: ‘Jemi si kokrra misri në një trastë me misër afrikan. Kudo ku të na shpërndajnë një nga një, me kalimin e kohës vjen shiu dhe bëhemi shumë.’ Lidhur me këtë, zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Rodezinë Veriore shkroi: «Patjetër që ‘trasta me misër afrikan’ po shpërndahet në Kongo, pavarësisht nga përndjekja që u bëhet vëllezërve, ose më mirë të themi për shkak të kësaj përndjekjeje. Një herë zyra e degës në Lusakë mori raporte për disa qindra njerëz që shoqëroheshin me dëshmitarët në zonën e Koluezit. Mirëpo, tani kemi marrë lajme se shumë prej tyre po i shpërngulin në pjesë të tjera të Kongos.» Kjo shpërndarje e vëllezërve solli si rezultat zgjerimin e veprës së bërjes së dishepujve.
Ndërkohë që vëllezërit vazhdonin të ecnin përpara në pjesën juglindore të vendit, e vërteta po bëhej e njohur edhe në Leopoldvil (tani Kinshasë). Vëllezërit në Brazavil kishin bërë përparim të shpejtë frymor dhe me zell po flitnin me të tjerët për të vërtetën. Disa filluan të udhëtonin duke kaluar lumin Kongo për të predikuar në Leopoldvil. Në vitin 1952, Viktor Kubakani dhe gruaja e tij ishin Dëshmitarët e parë që u pagëzuan në Kinshasë. Shpejt u formua një kongregacion.
1953: Kemi raporte që tregojnë se rreth 250 vëllezër marrin pjesë në veprën e predikimit në pjesë të ndryshme të vendit, por me siguri që duhet të ketë shumë më tepër. Predikimi kufizohet vetëm në [rivizita] dhe studime biblike në shtëpi, dhe kjo bëhet me shumë pak
ose pa pasur fare literaturë, pasi vëllezërit nuk e dinë se kur do t’u kontrollohen shtëpitë. Një vëlla u denoncua nga një i ashtuquajtur mik i tij se kishte dy broshura. E dënuan me dy muaj burgim në burgun qendror në Elizabetvil.1954: Në Kongon Belge vazhdon ndalimi i plotë ndaj Shoqatës dhe veprës së dëshmitarëve të Jehovait . . . Në burg, dëshmitarët besnikë kanë vazhduar veprën e predikimit me të burgosurit e tjerë, të cilët me copa letre dhe mbetje lapsash mbajnë shënime dhe i marrin me vete, pastaj kërkojnë më tej në kopjet e Biblës që u japin në burg. Pa dyshim për shkak të kësaj vepre, në disa burgje dëshmitarët e Jehovait i kanë izoluar nga të burgosurit e tjerë.
U ndaluan veprimtaritë si të Dëshmitarëve të Jehovait, ashtu edhe të Kitaualës. Literaturën biblike që dërgohej në vend e konfiskonin zyrtarët. Ajo literaturë që arrinte t’u shpëtonte duarve të zyrtarëve disa herë zhvatej dhe përdorej nga pasuesit e Kitaualës për të përkrahur interesat e tyre. Edhe Dëshmitarët e Jehovait, edhe pasuesit e Kitaualës i arrestonin, i rrihnin dhe i çonin në kampe përqendrimi. Megjithatë, Jezui tha: «Do t’i njihni prej fryteve të tyre.» (Mat. 7:16) Autoritetet koloniale e vunë re sjelljen e shkëlqyer të vëllezërve dhe filluan të kuptonin dallimin ndërmjet tyre dhe pasuesve të Kitaualës.
1955: Vazhdon ndalimi ndaj veprës në këtë vend, me shumë pak shpresë se do të hiqet në të ardhmen e afërt. Por kjo nuk e ka ulur zellin e atyre që e duan Jehovain dhe i shërbejnë atij. Burgimet dhe dëbimet e shumta të vëllezërve gjatë viteve të kaluara nuk i kanë bërë ata që të ngadalësohen.
Në kushtet ekzistuese, vepra shtëpi më shtëpi është e pamundur, prandaj bëhen vetëm [rivizita] dhe studime biblike. Siç shkruan një kongregacion, lajmëtarët do të donin të merrnin pjesë edhe në predikimin publik të lajmit të mirë, ndonëse «nuk e dimë nëse Jehovai do të na lejojë të predikojmë lajmin e mirë nga shtëpia në shtëpi në këtë vend, para luftës së Harmagedonit».
1957: Nuk ka asnjë dyshim se gjatë vitit të kaluar, vepra ka tërhequr vëmendje si asnjëherë më parë, sidomos nga ana e zyrtarëve dhe e shtypit. Në nëntor, vëlla [Milton G.] Hensheli u takua drejtpërdrejt me qeverinë e Kongos Belge në Leopoldvil dhe në atë kohë paraqiti një peticion për heqjen e ndalimin ndaj Shoqatës dhe dëshmitarëve të Jehovait. Ky takim i parë u pasua nga një vizitë tjetër në Leopoldvil dhe pastaj nga përfaqësime në Nju-Jork dhe në Bruksel. Më vonë, një specialist i çështjeve afrikane nga Belgjika vizitoi zyrën e degës së Rodezisë Veriore dhe na u dha mundësia për të dhënë një shpjegim të hollësishëm të veprës dhe të mesazhit tonë.
Ndërkohë ndalimi vazhdon, dhe vëllezërit në Kongon Belge duhet të punojnë me shumë vështirësi. Dyqind e gjashtëmbëdhjetë veta ndoqën kremtimin e Përkujtimit, ndonëse u mblodhën në grupe të vogla.
1958: Gjatë vitit të kaluar, megjithëse vazhdon ndalimi ndaj veprës së predikimit të lajmit të mirë dhe vazhdojnë ende burgosjet e vëllezërve, mesazhi i Mbretërisë është shpallur me rezultate edhe më të mëdha.
1959: Për herë të parë, nga autoritetet qeveritare vendëse u mor një leje gojarisht që vëllezërit të mbajnë mbledhje kongregacioni, pavarësisht se ndalimi ligjor
ndaj veprës nuk është hequr. Deri tani nuk kishte qenë e mundur të mbaheshin mbledhje kongregacioni, mbaheshin vetëm mbledhje me grupe të vogla për të studiuar Biblën. Tani vëllezërit me zell morën masa për të mbajtur si mbledhje të parë të organizuar kremtimin e Përkujtimit. Në pesë [kongregacionet] e Leopoldvilit ishin të pranishëm gjithsej 1.019 veta. Vëzhguesit u mrekulluan, jo vetëm sepse u arrit të mbaheshin mbledhjet, por sepse panë me sytë e tyre frymën e gëzuar të shoqërisë së krishterë që shfaqën vëllezërit. Menjëherë disa arritën të kuptonin se ky popull ndryshon nga fetë e tjera, sepse ‘shfaqin dashuri midis tyre’.Ndonëse nuk ishte ende e mundur të dërgoheshin misionarë në Kongo, më 10 qershor 1958 u nënshkrua një dekret tolerance që i lejonte Dëshmitarët e Jehovait atje «të zhvillonin mbledhje nëpër salla». Vëllezërit ishin jashtë mase të gëzuar që mund të mblidheshin së bashku lirshëm. Nganjëherë në këto mbledhje kishte edhe agjentë të shërbimeve sekrete, të cilët i lavdëruan vëllezërit për sjelljen e mirë dhe rregullsinë.
Pati edhe zhvillime të tjera pozitive. Deri në vitin 1956 të gjitha shkollat financoheshin nga organizatat fetare. Pastaj, një ministër i ri liberal i kolonive ngriti shkolla shtetërore dhe nxiti një qëndrim më tolerues ndaj pakicave. Ngatërrimi i identitetit të Kitaualës me Dëshmitarët e Jehovait dalëngadalë filloi të zbehej, pasi zyrtarët kuptuan dallimin ndërmjet këtyre dy grupeve. Një shi i lehtë freskues kishte rënë mbi farërat e shpërndara. Kudo kishte njerëz që merrnin anën e Jehovait.
Në atë kohë, një kryetar vendës arrestoi disa Dëshmitarë dhe i çoi para administratorit të krahinës për t’i gjykuar.
Administratori pyeti ç’gjë të gabuar kishin bërë. Kryetari nuk e dinte. Atëherë administratori e qortoi ashpër kryetarin dhe i la të lirë vëllezërit duke urdhëruar që t’i çonin në shtëpi me makinë.1960: Vepra në Kongon Belge ka ecur përpara në mënyrë të mrekullueshme vitin e kaluar. Pavarësisht nga vështirësitë në atë vend dhe nga fakti që ligjërisht vepra vazhdon të jetë e ndaluar, vëllezërit kanë pasur mundësi të mbajnë rregullisht mbledhje në Salla Mbretërie.
Në kohën e Përkujtimit, në qytetin Leopoldvil, që ishte edhe kryeqyteti, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme. Gjashtë [kongregacionet] në atë qytet vendosën të mblidheshin bashkë për një mbledhje publike të dielën dhe u gëzuan kur panë 1.417 të pranishëm. Një [mbikëqyrës] shkroi atëherë: «Ishim shumë të lumtur, sepse ishte hera e parë që provonim një gjë të tillë; engjëjt e Jehovait kishin fushuar kudo përreth nesh.»
Ky ditar 30-vjeçar na jep një ide të përgjithshme të veprës në Kongo, të raportuar nga degët fqinje. Le të shohim tani se si u zhvilluan më tej gjërat.
Afrohet pavarësia e kombit
Në fund të viteve 50, vepra e predikimit të Mbretërisë në Kongo, e mbikëqyrur nga dega e Rodezisë Veriore, ishte toleruar zyrtarisht, ndonëse nuk njihej me ligj. Ndërkohë po shfaqeshin probleme dhe pasiguri të reja. Nacionalizmi ishte bërë shumë i fortë, e po kështu edhe rezistenca ndaj pushtetit kolonial. Gjatë janarit të vitit 1959 disa manifestues plaçkitën dhe dogjën dyqane në Leopoldvil. Grabitën edhe kisha, duke i hedhur nëpër rrugë idhujt. Kjo çoi në një konferencë ndërmjet zyrtarëve belgë dhe përfaqësuesve të
partive politike vendëse. U vendos një datë për pavarësinë e kombit: 30 qershor 1960. Sigurisht, asnjë Dëshmitar i Jehovait s’kishte marrë pjesë në ato trazira.Në gjithë vendin filluan të lindnin parti politike. Anëtarët e tyre shpesh ishin më shumë të bashkuar nga lidhjet fisnore, sesa nga bindjet politike. Ata u bënë shumë presione vëllezërve që të blinin tesera partie. Pjer Mafua, i cili ishte pagëzuar një vit më parë, tha: «Ishte një e shtunë qershori në vitin 1960. Po kthehesha nga puna në drekë. Ndërsa kaloja aeroportin e vjetër në Leopoldvil m’u afrua një burrë me kamë në dorë. ‘Ku e ke teserën e partisë?’—më pyeti. Nuk iu përgjigja. Papritur më goditi me kamë në fytyrë dhe më preu hundën. Vazhdoi të më godiste me kamë. U përpoqa të vrapoja, por rashë përtokë. Iu luta Jehovait, duke i kërkuar të më kujtonte në ringjallje, që të shihja përsëri time shoqe dhe gjashtë fëmijët. Pas kësaj lutjeje të shkurtër, dëgjova të shtëna arme. Ushtarët e kishin plagosur atë që donte të më vriste, duke e goditur te gjunjtë. Një polic më çoi në spital, ku u mjekova. Vargjet biblike më dhanë shumë zemër.»
Mbërrijnë misionarët e parë dhe hapin një zyrë dege
Siç e kemi parë, përpjekjet e vazhdueshme për të dërguar përfaqësues të Dëshmitarëve të Jehovait në Kongo s’kishin pasur sukses. Megjithatë, nga ana politike gjërat po ndryshonin, duke hapur rrugën që Ernest Hoise i Riu të mbërrinte aty.
Vëlla Hoise ishte një belg i gjatë, truplidhur e me flokë të zinj të valëzuar. Ndonëse ishte i patrembur, e dinte se jeta në Kongo nuk do të ishte e lehtë për të, për gruan e tij Elenën dhe për vajzën e tyre 11-vjeçare Danielën. Përvoja që
kishte pasur Ernesti e kualifikonte më së miri për atë që e priste. Kishte filluar shërbimin në Bethelin e Brukselit në vitin 1947. Një vit më vonë ishte martuar dhe kishte kaluar në shërbimin si pionier së bashku me të shoqen. Pas kësaj, Ernestin e kishin caktuar të takonte avokatë dhe zyrtarë me një broshurë të përgatitur posaçërisht, e cila trajtonte ndryshimet ndërmjet Kitaualës dhe Dëshmitarëve të Jehovait. Më pas kishte shërbyer si mbikëqyrës qarkor.Ernesti kishte bërë disa përpjekje të merrte dokumentet për të hyrë në Kongo, duke i bërë kërkesë personale madje edhe mbretit të Belgjikës. Leja i ishte mohuar. Në vend të kësaj, emri i Ernestit ishte futur në listën e njerëzve të konsideruar «të padëshiruar» për të hyrë në Kongo.
Ernesti këmbënguli. Udhëtoi në Afrikë dhe u përpoq të hynte në Kongo nga vendet fqinje. Të gjitha përpjekjet dështuan. Më në fund i dhanë vizë për të shkuar në Brazavil, kryeqyteti i Republikës së Kongos. Që aty, kaloi lumin me një mjet transporti dhe shkoi në Leopoldvil. Mbërritja e tij shkaktoi një debat të zjarrtë midis zyrtarëve që ishin në detyrë. Disa thoshin se nuk duhej t’i jepej vizë, pasi emri i tij ishte në listën e njerëzve të padëshiruar. Më në fund, njëri nga
zyrtarët, Siril Adula, i cili më vonë u bë kryeministër, tha se i njihte përpjekjet që kishte bërë Ernesti për të hyrë në Kongo. Ai arsyetoi se nëse ish-kolonizatorët nuk e pëlqenin Hoisen, ai duhej të ishte një mik i Kongos. Ernestit i dhanë vizë të përkohshme e më vonë një leje qëndrimi. Kështu, në maj të vitit 1961 Dëshmitarët e Jehovait kishin një përfaqësues në Kongo për të mbikëqyrur veprën e bërjes së dishepujve.Ernesti tërhoqi Elenën dhe Danielën, kështu që në shtator Daniela hyri në një shkollë në Leopoldvil. Zyra e parë e degës u hap në kryeqytet më 8 qershor 1962. Zyra dhe banesat ishin në një apartament në kat të tretë, në Avenu van Etvelde (tani Avenue du Marché). Meqë kishte pak hapësirë, literatura mbahej veçmas në një magazinë. Edhe pse kjo
nuk ishte një situatë ideale, ishte zgjidhja më e mirë, sepse në atë kohë kishte shumë probleme me strehimin.Vëlla Hoise i hyri punës menjëherë. Mori hua një projektor dhe një film nga zyra e degës në Brazavil. Pastaj shfaqi filmin me titull Lumturia e Shoqatës Bota e Re në kongregacionet në Leopoldvil dhe disa zyrtarëve qeveritarë. Si për vëllezërit, ashtu edhe për të interesuarit, ishte një zbulim të shihnin se ekzistonte një vëllazëri ndërkombëtare Dëshmitarësh që jetonin në paqe dhe lumturi. U mahnitën kur panë një vëlla me ngjyrë që pagëzonte evropianë. Kryetari i bashkisë së Leopoldvilit e pëlqeu kaq shumë filmin, saqë tha: «Kjo vepër [e Dëshmitarëve të Jehovait] duhet nxitur sa më shumë që të jetë e mundur.» Katër shfaqjet e para i ndoqën 1.294 veta.
Vëllezërit ishin shumë të kënaqur që më në fund kishin dikë që t’i ndihmonte, pasi kishin pritur shumë vjet. Nuk kishin parë ndonjëherë më parë vëllezër evropianë. Disa kishin pyetur veten a ekzistonin me të vërtetë, pasi autoritetet belge kishin thënë se në Belgjikë nuk kishte Dëshmitarë të Jehovait. Tani që kishin vëlla Hoisen mes tyre, vëllezërit ishin tejet të gëzuar.
Sfida për ta vënë në praktikë të vërtetën
Puna për t’i ndihmuar vëllezërit që ta vinin në praktikë të vërtetën në jetën e tyre ishte shumë e madhe. Për shembull, kishte ende rivalitete ndërmjet fiseve dhe disa mbikëqyrës kongregacioni nuk flitnin me mbikëqyrës të tjerë. Në qoftë se dikush përjashtohej në një kongregacion ku kishte më shumë vëllezër të një fisi, mund të pranohej nga pleqtë e një kongregacioni tjetër që përbëhej kryesisht nga vëllezër të fisit të tij. Vendimet e marra në një kongregacion nuk shiheshin si të vlefshme në një tjetër. Zakonet fisnore
mbizotëronin në jetën e përditshme dhe mentaliteti fisnor ishte përhapur në kongregacione.Këto zakone fisnore kishin sjellë edhe probleme të tjera. Në disa fise marrëdhënia midis burrit dhe gruas së tij bazohej në besnikërinë ndaj fisit. Në përgjithësi nuk kishte një marrëdhënie të ngushtë mes burrit dhe gruas. Shpesh martesa shihej si diçka e organizuar nga fisi. Nëse pjesëtarëve të fisit nuk u pëlqente një martesë, mund ta detyronin burrin të ndahej nga gruaja dhe të merrte një tjetër, të cilën ia zgjidhnin ata.
Kur vdiste burri, pasojat mund të ishin shkatërrimtare. Shpesh familja e burrit merrte çdo gjë në shtëpi, duke e lënë gruan dhe fëmijët pa asnjë gjë. Në disa fise burri mund të konsiderohej përgjegjës për vdekjen e gruas, dhe familja e gruas i vinte gjobë.
Kishte edhe probleme të tjera. Edhe sot e kësaj dite shumë njerëz në Kongo nuk besojnë se vdekja mund të vijë për shkaqe natyrore. Prandaj në kohën e varrimit bëhen ceremoni që mendohet se identifikojnë kush është përgjegjës për vdekjen. Atij njeriu ia qethin fare flokët dhe i nënshtrohet disa zakoneve të tjera. Në disa fise, kur vdes burri, gruaja sipas tyre pastrohet nga një mashkull i fisit të burrit, duke pasur marrëdhënie seksuale me të. Në funerale shpesh i bëhen komente personit të vdekur, duke pasqyruar bindjen se shpirti jeton pas vdekjes së trupit. Duke pasur parasysh gjithë këto zakone të rrënjosura thellë, është e lehtë të imagjinojmë problemet që hasnin ata që donin të ndiqnin adhurimin e pastër. Të tjerë që pohonin se ishin të krishterë të vërtetë nuk i kishin braktisur tërësisht këto zakone e madje ishin përpjekur t’i futnin në kongregacionin e krishterë.
Nevojiteshin mbikëqyrës të guximshëm e të ndershëm për t’i ndrequr gjërat. Ata që e donin Jehovain ishin të gatshëm
të mësonin prej këtyre mbikëqyrësve dhe të bënin ndryshimet e nevojshme. Por s’ishte e lehtë të shkuleshin idetë e rrënjosura fortësisht nga ata që gabimisht besonin se tashmë e njihnin të vërtetën. Megjithatë, problemi më i madh ishte se njerëzit i ngatërronin Dëshmitarët e Jehovait me Kitaualën.Kur në vend u përhap lajmi se ishte hapur një zyrë dege, shumë grupe vëllezërish shkruan duke kërkuar të njiheshin si kongregacione. Po këtë gjë bënë edhe grupe të Kitaualës. Një raport thotë: «Disa njerëz udhëtuan për 2.300 kilometra dhe sollën lista të gjata me emrat e atyre që donin të njiheshin si Dëshmitarë të Jehovait. Nganjëherë këto lista ishin shkruar në letër 70 centimetra të gjerë me 90 centimetra të gjatë, e nganjëherë përfshinin emrat e gjithë atyre që banonin në dy ose tre fshatra.»
Para se t’i pranonin individët ose grupet si Dëshmitarë të Jehovait, ishte e nevojshme të përcaktohej se kush ishin të krishterë të vërtetë dhe kush ishin pasues të Kitaualës. Vëlla Hoise dërgoi vëllezër të pjekur për të hetuar. Ky proces vazhdoi për vite të tëra. Të shqyrtojmë disa përvoja të këtyre vëllezërve besnikë.
Ballafaqimi me pasuesit e Kitaualës
Në vitin 1960 Pontien Mukanga, një vëlla trupvogël e me natyrë të butë, u caktua si mbikëqyrësi i parë qarkor në Kongo. Pasi mori stërvitje në Kongo (Brazavil), ai vizitoi kongregacionet në Leopoldvil dhe disa grupe të izoluara aty afër. Megjithatë, e priste një caktim shumë më i vështirë: ballafaqimi me pasuesit e Kitaualës.
Një nga udhëtimet e para që bëri vëlla Mukanga ishte në Kisangan (atëherë i quajtur Stenlivil), më shumë se 1.600 kilometra larg kryeqytetit. Përse atje? Një evropian që
vëlla Hoise e kishte takuar në shërbim i tregoi një fotografi që ishte bërë në Stenlivil pikërisht pas pavarësisë. Në fotografi ishte një tabelë e madhe përpara stacionit hekurudhor, me figurën e një Bible të hapur dhe me këtë diçiturë: «Watch Tower Bible and Tract Society—International Bible Students Association—Feja Kitauala e kongolezëve—Rroftë Patris E. Lumumba—Rroftë Antuan Gizenga—Rroftë qeveria M.N.C. (Mouvement National Congolais).» Ishte e qartë se grupi Kitauala në Kisangan po keqpërdorte emrat e korporatave ligjore të Dëshmitarëve të Jehovait.A kishte Dëshmitarë të vërtetë të Jehovait në Kisangan? Vëlla Mukanga u dërgua për ta zbuluar. I vetmi informacion nga dega kishte të bënte me një burrë të quajtur Samuel Tshikeke, i cili e kishte dëgjuar të vërtetën në Bumbë dhe ishte kthyer në Kisangan në vitin 1957. Samueli nuk shoqërohej me asnjë nga grupet Kitauala dhe ishte i gatshëm të ndihmonte vëlla Mukangën, i cili më vonë shkroi: «Shkova bashkë me Samuelin për të pyetur njerëzit që përdornin emrin Watch Tower. Shkuam të vizitonim pastorin e tyre, i cili na tregoi për grupin e tij. Mësuam se ndonëse disa prej tyre përdornin Bibla, që të gjithë besonin në pavdekësinë e shpirtit. I mësonin njëri-tjetrit dashurinë duke këmbyer bashkëshortet.
Pak kohë pasi mbërrita, policia u përpoq të arrestonte pasuesit e Kitaualës në qytet. Këta të fundit iu kundërpërgjigjën me armë. Policia thirri ushtarë në përforcim. Shumë pasues të Kitaualës u vranë. Ditën tjetër, një anije me të vrarë e të plagosur erdhi përgjatë lumit. Sekretari i pastorit ishte me ta dhe më dalloi që kisha vizituar udhëheqësin e tyre dy ditë më parë. Ai më akuzoi pa të drejtë se i kisha tradhtuar tek autoritetet dhe tha se isha përgjegjës për vdekjen e atyre që ishin vrarë në luftim. U tha miqve të tij
Kitauala të siguroheshin që të mos ikja, por unë arrita të ikja para se të më vritnin.»Kur gazetat në Belgjikë raportuan për këtë ngjarje, e titulluan artikullin «Përleshje midis Dëshmitarëve të Jehovait dhe policisë». Megjithatë, autoritetet kongoleze, të cilët e njihnin dallimin ndërmjet Kitaualës dhe Dëshmitarëve të Jehovait, bënë një raport të saktë. Asnjë gazetë në Kongo nuk i akuzoi Dëshmitarët se ishin përfshirë në këtë ndodhi.
Çfarë ndodhi me Samuel Tshikeken? Ai është ende në të vërtetën dhe shërben si plak në kongregacionin Kisangani Çopo-Est. Aktualisht në Kisangan ka 1.536 lajmëtarë të organizuar në 22 kongregacione. Djali i Samuelit, Lotomo, shërben si mbikëqyrës qarkor, ashtu siç kishte bërë Pontien Mukanga 40 vjet më parë.
Një mbikëqyrës qarkor që i ndreqi gjërat
Fransua Danda ishte një tjetër mbikëqyrës qarkor që punoi për të bërë të qartë dallimin ndërmjet Dëshmitarëve dhe Kitaualës. Ai shpjegon: «Ishte një kohë e vështirë dhe kishte shumë pështjellim. Grupet Kitauala gjithnjë vendosnin një tabelë me fjalët ‘Watch Tower’ në anglisht, te vendet e mbledhjeve të tyre. Në të gjitha botimet tona, pavarësisht se çfarë gjuhe, e gjen emrin ‘Watch Tower’ në faqen ku është emri i botuesve. Tani, imagjinoni dikë që i kishte lexuar botimet tona dhe po kërkonte popullin
e Perëndisë. Mund të gjente një vend mbledhjesh me tabelën ‘Salla e Mbretërisë e Dëshmitarëve të Jehovait’ në gjuhën e tij dhe një vend tjetër me tabelën ‘Watch Tower’ në anglisht. Ku do të shkonte normalisht? Ja pra, sa e ngatërruar ishte puna.Shumë vëllezër s’kishin njohuri të saktë dhe botimet ishin të pakta. Shpesh kongregacionet e përzienin të vërtetën me mësime të Kitaualës, sidomos për sa i përket shenjtërisë së martesës. Në një qytet që vizitova, mendohej se 1 Pjetrit 2:17, ku thuhet që ‘të kemi dashuri për gjithë vëllazërinë’, donte të thoshte se çdo vëlla në kongregacion mund të kishte marrëdhënie seksuale me cilëndo motër. Nëse një motër mbetej shtatzënë me një vëlla tjetër që nuk ishte burri i saj, i shoqi e pranonte fëmijën si të tijin. Ashtu si në shekullin e parë, ‘të pamësuarit dhe të paqëndrueshmit’ po i shtrembëronin Shkrimet.—2 Pjet. 3:16.
Mbajta fjalime shumë të drejtpërdrejta biblike për normat e Jehovait, duke përfshirë edhe normat për martesën. U thashë se kishte disa gjëra që duhej t’i ndreqnim me durim, pak nga pak, por këmbimi i bashkëshorteve nuk bënte pjesë në këto gjëra, duhej ndrequr menjëherë. Lumturisht vëllezërit e kuptuan dhe e pranuan pikëpamjen e saktë biblike. Edhe disa pasues të Kitaualës në atë qytet përqafuan të vërtetën.»
Përpjekjet e vëlla Mukangës dhe vëlla Dandës, si edhe përpjekjet e shumë të tjerëve si ata, u bënë të qartë njerëzve se Dëshmitarët e Jehovait ishin ndryshe nga pasuesit e Kitaualës. Sot, askush nuk e lidh fjalën «Kitauala» me termin «Watch Tower». Kitauala është ende e pranishme, ndonëse jo me shumë ndikim e pushtet sa në të kaluarën. Në shumë zona është krejt e panjohur.
Përmirësimi i organizimit sjell rritje
Nga fundi i vitit të shërbimit 1962, në gjithë Kongon kishte më shumë se 2.000 lajmëtarë që po i shërbenin me zell Jehovait. Megjithatë, shumë pak vëllezër i plotësonin kërkesat biblike për detyrën e mbikëqyrësve. Një problem ishte analfabetizmi, sidomos ndër të moshuarit. Një problem tjetër ishte se shumë veta po tregoheshin të ngadalshëm për t’u përputhur me normat e drejta të Perëndisë, sepse traditat ishin pengesa shumë të mëdha. Për më tepër, të gjithë ata që më parë ishin shoqëruar me Kitaualën duhej të prisnin shumë vjet para se të merrnin privilegje shërbimi.
Por dalëngadalë mësimet e efektshme biblike dhe veprimi i frymës së Jehovait i ndihmuan vëllezërit që të kualifikoheshin për të marrë pozita mbikëqyrjeje në kongregacione. Në gjithë vendin, mbikëqyrës qarkorë dhe pionierë të guximshëm punuan shumë për të forcuar e për të stërvitur vëllezërit. Rreth asaj kohe, disa mbikëqyrës qarkorë dhe pionierë specialë të stërvitur në Zambie hynë madje deri në Katangë e në jug të Kasait, krahina që ishin përfshirë në luftën civile.
Pas pavarësisë vijojnë vite tolerance fetare
Siç u përmend më parë, në vitin 1958 qeveria nxori një dekret tolerance që u jepte vëllezërve njëfarë lirie fetare. Në fillim të viteve 60 vëllezërit vazhduan të bënin kërkesa për t’u njohur me ligj. Nuk po i kërkonin qeverisë asistencë ose ndihmë tjetër financiare, por donin që të njiheshin ligjërisht. Kjo njohje do t’u jepte mundësi ta predikonin lajmin e mirë pa i ngacmuar kush. Ishte një nevojë urgjente, sepse në shumë zona autoritetet organizonin sulme kundër vëllezërve. U vinin zjarrin vendeve që përdoreshin për mbledhjet, rrihnin vëllezërit, i arrestonin dhe i burgosnin. Kur
vëllezërit protestonin në Ministrinë e Drejtësisë, përgjigja tipike ishte: ‘Na vjen keq, por meqë nuk jeni të njohur ligjërisht s’mund të bëjmë asgjë për ju.’Përveç këtij problemi, diçka tjetër ishte gjendja e rrëmujshme që mbizotëronte në vend. Në disa pjesë të tij, autoriteti i qeverisë qendrore nuk pranohej. Në disa zona, mjaftonte vetëm një letër nga zyra e degës që autoritetet e atjeshme t’i lironin vëllezërit nga burgu. Por, në zonat ku kundërshtimi ishte i fortë, s’mund të bëhej shumë për t’i mbrojtur vëllezërit nga përndjekja dhe nga burgosja.
Në Kinshasë vëllezërit nuk kishin shumë kundërshtime. Më parë, grumbullimet e mëdha në qytet kishin qenë vetëm për martesa e për funerale. Por në vitin 1964 zyra e degës planifikoi të mbante dy asamble qarkore në kryeqytet. Kjo do të ishte një përvojë e re për shumicën e vëllezërve. Në disa mbledhje speciale që u bënë, ata morën stërvitje si të paraqitnin fjalimet dhe si të organizonin repartet e asamblesë.
Të shtyrë nga entuziazmi vëllezërit folën lart e poshtë për asamblenë dhe kështu lajmi i arriti në vesh guvernatorit të atëhershëm të krahinës së Leopoldvilit. Duke qenë se ky nuk i pëlqente Dëshmitarët e Jehovait, përgatiti në klishe një letër që i duhej shpërndarë autoriteteve vendëse. Në letër thuhej që çdo Dëshmitar që kapej duke predikuar ose duke u mbledhur për të adhuruar duhej arrestuar. Mirëpo, kur kjo letër u dërgua për ta shumëfishuar, rastisi që puna iu caktua një vëllai. Ky vëlla kishte shumë pak fletë shumëfishimi rezervë dhe e dinte se dyqanet në Leopoldvil ishin të boshatisura. Kur përgjegjësi i kërkoi kopjet e letrës, vëllai i tregoi raftet bosh, s’kishte letër!
Ndërkohë, vëllezërit iu lutën me zjarr Jehovait për këtë gjë. Çfarë ndodhi? Papritur qeveria vendosi të formonte disa provinca të reja dhe provinca ku ishte ai guvernator kundërshtar Isa. 54:17.
u shkri. Gjatë viteve, shumë njerëz janë përpjekur të ngacmojnë ose të shpartallojnë popullin e Perëndisë, megjithatë planet e tyre kanë dështuar.—Mbërrijnë misionarë të tjerë
Gjatë viteve 60 organizata përfitoi nga rasti për të dërguar misionarë në Kongo. Në Kinshasë u hap një shtëpi e vogël misionare. Në mars të vitit 1964 erdhën nga Kanadaja misionarët Julian dhe Medlin Kisel. Kanë kaluar dyzet vjet dhe ata ende po shërbejnë me besnikëri si pjesëtarë të familjes Bethel në Kinshasë.
Disa misionarë që erdhën në fund të viteve 60 tani shërbejnë në vende të tjera. Në vitin 1965, Stenli dhe Berta Bogus u caktuan në Kongo pasi kishin shërbyer në Haiti. Vëlla Bogusi, mbikëqyrës udhëtues, u kthye në Shtetet e Bashkuara në vitin 1971 për arsye shëndeti. Nga fundi i vitit 1965 me misionarët në Kongo u bashkuan Majkëll dhe Barbara Potixh. Aktualisht ata shërbejnë në Bethelin e Britanisë. Uilliam dhe Ana Smith u caktuan në Kongo në vitin 1966, ku punuan kryesisht në Katangë. Për shkak të ndalimit, u caktuan në Kenia në vitin 1986. Manfred Tonaku nga Gjermania, i cili ishte diplomuar në klasën e 44-t të Galaadit, shërbeu si mbikëqyrës udhëtues në Kongo. Kur u vu ndalimi, e caktuan në Kenia. Tani është koordinator i Komitetit të Degës në Etiopi. Në vitin 1969 erdhën në Kongo Daril dhe Suzan Sharp pasi ishin diplomuar në klasën e 47-të të Galaadit. Pasi i dëbuan
nga Kongoja, ata u caktuan në Zambie dhe që atëherë kanë qenë në Bethelin e Lusakës. Misionarë të tjerë i kanë caktuar në vende të tjera të Afrikës Perëndimore. Ndër ta ishin edhe Rajnhart e Hajdi Sperlih, të cilët vdiqën në një aksident ajror. Kjo tragjedi i trishtoi shumë të gjithë ata që i njihnin.Në vitin 1966 u hap shtëpia e parë misionare jashtë Kinshasës, në Lubumbashi, që është në juglindje të vendit. Më vonë, shtëpi të tjera u hapën në Koluezi, që është në veriperëndim të Lubumbashit, dhe në Kanangë (atëherë Luluaburg), Kasai. Prania e misionarëve ishte një ndikim i fortë stabilizues që i ndihmoi vëllezërit ta jetonin të vërtetën. Për shembull, në Kasai kishte ende rivalitete fisnore ndërmjet vëllezërve. Meqë misionarët nuk ishin nga ato fise, kishin
mundësi të mirë të ndërmjetësonin për të zgjidhur problemet dhe të vepronin me paanësi në rastet gjyqësore.Nga viti 1968 deri në vitin 1986 më shumë se 60 misionarë shërbyen në pjesë të ndryshme të vendit. Disa kishin ndjekur Shkollën Biblike Watchtower të Galaadit në Shtetet e Bashkuara dhe të tjerë Filialin e Shkollës së Galaadit në Gjermani. Përveç kësaj, pionierë që flitnin frëngjisht erdhën drejtpërdrejt në Kongo si misionarë. Shumë prej tyre mësuan gjuhët vendëse dhe që të gjithë punuan shumë për t’i ngushëlluar njerëzit me lajmin e mirë të Mbretërisë.
Salla Mbretërie në vitet 60
Në qytetet e mëdha vendet e mbledhjeve ishin në përgjithësi salla të hapura. Një rregullim i tillë funksiononte mirë për shkak të nxehtësisë dhe të lagështisë shumë të madhe, e gjithashtu mbledhjet mbaheshin në mbrëmje ose në mëngjes herët, kur ishte freskët. Kjo ishte mirë kur s’binte shi. Por, gjatë stinës me shira, shpeshherë mbledhjet shtyheshin për një ditë tjetër.
Salla e parë e Mbretërisë u kushtua në vitin 1962. Gjendej në Kimbanseke, Kinshasë, dhe i përkiste njërit nga gjashtë kongregacionet që ekzistonin atëherë. Që nga ajo kohë, kongregacionet në Kongo janë treguar shumë të zellshme për të ndërtuar Salla Mbretërie. Megjithatë me raste ka pasur probleme ligjore. Nganjëherë një vëlla e lejonte kongregacionin ta ndërtonte sallën në tokën e tij, por nuk nënshkruheshin dokumente ligjore. Kur vëllai vdiste, anëtarët e familjes së tij vinin dhe e konfiskonin sallën me çdo gjë që kishte brenda. S’mund të bëhej gjë për ta parandaluar këtë. Më vonë, gjatë kohës së ndalimit, shumë salla u konfiskuan nga autoritetet vendëse që i përdorën për qëllimet e tyre. Këto probleme e kufizonin ndërtimin e shumë Sallave të Mbretërisë.
Gjithsesi Salla Mbretërie u ndërtuan në gjithë vendin. Ndonëse pjesa më e madhe ishin salla të thjeshta, që të gjitha pasqyronin besimin e atyre që i ndërtuan. Të shohim si i përshkruan një misionar vendet e mbledhjeve në fund të viteve 60.
«Për të shkuar në një Sallë Mbretërie në Leopoldvil duhet të ecim nëpër një rrugicë midis shtëpive prej betoni. Një turmë fëmijësh na ndjekin nga pas. Hyjmë në një oborr të rrethuar me mur betoni. Salla e Mbretërisë me faqet anësore të hapura gjendet prapa shtëpisë së disa vëllezërve. Në Sallë vëllezërit po praktikojnë këngë Mbretërie. Sa drithëruese është të dëgjosh zërat e tyre! Këndojnë me gjithë zemër. Jemi të lumtur që anash sallës ka pemë që bëjnë hije dhe na mbrojnë nga dielli. Ka vend për t’u ulur rreth 200 veta. Podiumi është prej betoni dhe ka një çati llamarine. Po qe se oratori është i gjatë, do t’i duhet të përkulet pak. Ka një tabelë informacioni për të vënë letrat nga zyra e degës dhe për caktimet në kongregacion. Ka një tavolinë për literaturën. Vëllezërit kanë vënë vazo me lule anash podiumit. Për të bërë dritë përdoren llamba me vajguri, prandaj vëllezërit mund t’i mbajnë mbledhjet edhe në mbrëmje. Kur largohemi, turma e fëmijëve është ende jashtë dhe na shoqëron derisa arrijmë në rrugën kryesore.
Tani udhëtojmë në thellësi të territorit të Kongos. Ndërsa hyjmë në një fshat me kasolle kashte, na tërheq vëmendjen Salla e Mbretërisë. Kjo është një strukturë e mbajtur nga nëntë trarë, me një çati të trashë të bërë nga gjethe pemësh. Në tokë janë hapur kanale të vogla nga njëra anë e sallës në tjetrën. Është për t’u habitur, por kur ulemi përtokë dhe i vëmë këmbët në këto kanale, ndihemi rehat. Sipër kokës së vëllait që drejton mbledhjen gjendet një tabelë e shkruar me shkrim dore, që thotë ‘Sallë Mbretërie’ në
dialektin vendës. Të pranishëm janë rreth 30 veta. Ndoshta vetëm gjysma e tyre janë lajmëtarë. Dinë disa këngë Mbretërie. Atë që u mungon në njohurinë muzikore e kompensojnë me entuziazmin e tyre, dhe që të gjithë këndojmë me gjithë zemër.Tani po udhëtojmë në pjesën veriore të vendit. E ndalojmë makinën dhe shohim në drejtim të fshatit. Na zë syri një grumbull me kasolle kashte, pas të cilave është një strukturë që dallohet nga të tjerat. Është e përbërë nga shtylla të trasha bambuje, të lidhura fort bashkë. Në murin prej bambuje janë bërë dritare dhe një derë. Çatia është prej kashte. Përballë ndërtesës gjendet një lëndinë e mbajtur mirë, me një shteg të ngushtë, dhe në lëndinë ka një tabelë të vogël me fjalët: ‘Dëshmitarët e Jehovait.’ Duke ecur nëpër këtë shteg arrijmë në Sallën e Mbretërisë ku vëllezërit na mirëpresin me gëzim. Kur hyjmë, vëmë re se stolat janë bërë me trungje bambuje të mbështetura në dru bambuje të vendosur pingul. Është gjë e mirë që Salla e Mbretërisë ka një çati që nuk e depërton ujin! Përndryshe do të kishte probleme: nëse uji arrin te druri i bambusë, ky zë rrënjë dhe rritet me
shpejtësi. Kështu, në vend që të ishte 30 centimetra i lartë, stoli do të ishte shumë më i lartë. Në një tabelë informacioni janë programet e mbledhjeve dhe letrat nga zyra e degës. Vëllezërit marrin literaturë nga një tavolinë e bërë nga shtresa bambuje të lidhura bashkë me kallama.Udhëtojmë në jug drejt Katangës, ku dielli sa po perëndon. Këtu moti është shumë më i ftohtë, prandaj duhet të veshim rroba më të trasha. Arrijmë në një fshat dhe ndërsa i afrohemi Sallës së Mbretërisë dëgjojmë vëllezërit që këndojnë. Vëllezërit nëpër fshatra në përgjithësi nuk kanë orë, prandaj e llogaritin kohën për në mbledhje nga pozicioni i diellit. Të parët që arrijnë në sallë zakonisht fillojnë të këndojnë derisa të ketë arritur shumica dhe të fillojë mbledhja. Shtrëngohemi në një ndenjëse të bërë nga një trung peme të prerë në mes për së gjati dhe të vendosur në dy mbështetëse. Literaturën e mbajnë në një dollap të vjetër, por nuk mund të qëndrojë atje për shumë kohë, sepse dollapi pushtohet nga buburrecat dhe termitet, që hanë letrën. Kur mbaron mbledhja, vëllezërit na ftojnë të bëjmë një xhiro në sallë. Muret janë bërë prej degësh të vogla të lidhura bashkë me kallama e pastaj të mbuluara me argjilë. Çatia që nuk e depërton ujin është bërë me kashtë të endur.»
Jehovai i mbron shërbëtorët e tij
Gjatë viteve 60 ishin të zakonshme konfliktet civile dhe dhuna. Shumë njerëz humbën jetën, përfshirë këtu edhe disa shërbëtorë të Jehovait. Vëllezërit duhej të tregonin guxim që të mblidheshin bashkë, pasi disa herë mbledhjet gabimisht merreshin për grumbullime politike. Në provincën Ekuater, disa ushtarë të armatosur iu afruan një Salle Mbretërie ku vëllezërit po mbanin mbledhjen. Ushtarët e dalluan menjëherë se vëllezërit ishin atje për të adhuruar Perëndinë,
jo për politikë. Prandaj u larguan, duke thënë se nuk ishin as kundër fesë, as kundër Perëndisë.Në një rast tjetër, në Kisangan, Bernar Majungën dhe disa lajmëtarë të tjerë i rrethuan disa rebelë që po kërkonin kryetarët vendës që kishin ndër mend t’i vritnin. Kur i pyetën cilit fis i përkitnin, Bernari u përgjigj: «Jam Dëshmitar i Jehovait.» I habitur nga kjo përgjigje, kreu i rebelëve kërkoi shpjegim. Bernari i dha dëshmi nga Shkrimet dhe pas kësaj kreu i rebelëve tha: «Sikur të gjithë njerëzit të ishin si ju, s’do të kishte luftëra.» Bernarin dhe Dëshmitarët e tjerë i lanë të lirë.
Më në fund njohja ligjore!
Deri në vitin 1965 Betheli i Kongos ishte ende vetëm një apartament në qendër të Kinshasës. Vendi ishte i vogël dhe kishte shumë pak hapësirë. Numri i lajmëtarëve të Mbretërisë po shkonte 4.000, prandaj nevojiteshin ndërtesa më të mëdha. Pas një kërkimi të zellshëm, vëllezërit blenë një shtëpi që kishte vetëm gjashtë vjet që ishte ndërtuar, në adresën 764 Avenue des Elephants, Limete, Kinshasë. Ndërtesa ishte dykatëshe dhe kishte katër dhoma gjumi. Vëllezërit i hynë punës dhe kthyen në zyrë sallonin e madh dhe dhomën e ngrënies që ndodheshin në katin e parë. Garazhin e përdorën për transport dhe për shaptilografim. Në vitin 1972 u bë një zgjerim i kësaj ndërtese.
Në nëntor të vitit 1965 Zhozef-Dezire Mobutu mori në dorë pushtetin me anë të një grushti shteti. Edhe një herë dega bëri kërkesë për njohje ligjore, dhe më 9 qershor 1966 presidenti Mobutu firmosi urdhrin që jepte këtë njohje. Tani populli i Jehovait mund të kishte të njëjtat të drejta dhe privilegje si të gjitha fetë e tjera të njohura zyrtarisht në Kongo. Më në fund u arrit ajo për të cilën vëllezërit kishin punuar dhe ishin lutur që në vitin 1932. Ishin të lirë të predikonin publikisht, të mbanin asamble të mëdha dhe të kishin prona të tyre. Megjithatë, kjo liri do të zgjaste vetëm gjashtë vjet.
Kongreset japin shumë dëshmi
Sa të lumtur ishin vëllezërit kur organizuan asamble qarkore nën mbrojtjen e një urdhri ligjor! Seria e parë përbëhej nga 11 asamble ku pati gjithsej 11.214 të pranishëm dhe 465 të pagëzuar.
Asambletë shkaktuan një reagim të fortë nga kishat vendëse. Kleri kishte luftuar me të gjitha forcat për t’i ndaluar Dëshmitarët e Jehovait që të njiheshin zyrtarisht në këtë territor të frytshëm, të cilin kleri e konsideronte territorin e vet. Në Gandajika, në provincën Kasai, udhëheqësit fetarë protestuan te kryetari i bashkisë. Duke qenë se ky nuk iu
dorëzua kërcënimeve të tyre, ata dërguan të rinj në asamble për të prishur mbledhjen. Mirëpo rastisi që në asamble po shfaqej një film i bazuar në Bibël dhe një turmë e madhe kishte ardhur për ta parë. S’kaloi shumë dhe ata të rinj që duhej të prishnin mbledhjen ishin ulur për të parë filmin. Ajo që panë u la shumë mbresa. Kur ndryshoheshin bobinat e filmit, turma, që tashmë kishte disa mijëra veta, bërtiste: «Rrofshin Dëshmitarët e Jehovait!»Tani Dëshmitarët e Jehovait kishin autorizimin të mbanin kongrese të mëdha, por duheshin shumë përgatitje para se ta bënin këtë. Duhej të organizonin drama biblike dhe dramat kërkonin kostume. Vëllezërit duhej të instalonin dhe të vinin në funksionim akustikën. Të gjithë këtë arritën ta bënin, sepse kishin frymën e zellshme vullnetare dhe ishin të gatshëm për të mësuar.
Udhëtojnë për të shërbyer në asambletë qarkore
Në vitin 1964 në Kongo kishte mjaft qarqe sa të formoheshin dy krahina. Në vitin 1969 u formua një krahinë e tretë në Kasai dhe në vitin 1970 ishin bërë katër. Duke qenë se rrugët ishin të këqija, shpesh mbikëqyrësit krahinorë dhe të tjerët e kishin të vështirë të udhëtonin për në
asamble dhe kongrese. Për ta ilustruar le të shoqërojmë një mbikëqyrës krahinor, Uilliam Smithin, në një udhëtim për në një asamble qarkore.«Shiu kishte përmbytur gjithë fushat, dhe lumenjtë kishin dalë nga shtretërit. Duhej të shkonim në Kaminë, ku ishte programuar të mbahej një asamble qarkore. Për të shkuar atje duhej të udhëtonim më shumë se 320 kilometra. Shirat e rëndë i kishin kthyer disa rrugë në një det balte dhe në vende të tjera i kishin zhdukur fare ato. Një luginë ishte bërë si liqen. Njerëzit i kishin parkuar makinat, kamionët dhe automjetet qeveritare ku të mundnin, duke pritur që të uleshin ujërat. Shumë mendonin se do të vonoheshin për dy javë.
E dija se vëllezërit mezi e prisnin programin e asamblesë. Disa prej tyre do të kishin ecur për ditë të tëra që të ishin të pranishëm. Pyeta nëse kishte ndonjë rrugë dytësore për të kaluar luginën. Për habinë time, njerëzit aty më thanë se Dëshmitarët e Jehovait kishin ndërtuar një rrugë të vogël, por meqë dheu ishte shumë i butë, Dëshmitarët nuk lejonin asnjë ta përdorte derisa të kishte kaluar mbikëqyrësi krahinor që do të shkonte në Kaminë.
Vëllezërit nga dy fshatra kishin punuar gjithë ditën, gjithë natën dhe ditën vijuese për të bërë një pjesë të re rruge, e cila kalonte anash pjesës së rrugës që ishte bërë e pakalueshme. Shpejt i gjeta vëllezërit dhe u përgatita të kaloja me xhipin nëpër rrugën që kishin ndërtuar. Ishin mbledhur shumë njerëz për të parë a do të arrinte të kalonte makina. Sa u zhgënjyem kur pamë që ajo u fundos në dheun e butë vetëm disa metra pasi kishim hyrë në rrugën e re!
Ndonëse vëllezërit e shtynë makinën, nuk lëvizi nga vendi. Kishin punuar kaq shumë, dhe zhgënjimi u dukej
nëpër fytyra. Megjithatë, nuk e kishin humbur vendosmërinë për ta çuar mbikëqyrësin krahinor në asamble. Njerëzit përreth, duke menduar se rruga e re më shumë ishte e rrezikshme sesa një ndihmë, u kthyen te makinat e tyre. Vëllezërit vendosën të provonin prapë. Kësaj radhe shkarkuan çdo gjë nga xhipi, i cili ishte mbushur me literaturë, pajisje akustike, gjenerator dhe gjëra të tjera. Vëllezërit gërmuan dhe shtynë, derisa rrotat e shtynë xhipin përpara.Një orë më vonë, britma gëzimi dhe këngë Mbretërie festuan kalimin me sukses përmes baltës. Vëllezërit kishin arritur të bënin atë që njerëzit e ulur në makinat e tyre mendonin se ishte e pamundur. Asambleja doli me sukses, falë punës së palodhur të vëllezërve. Jehovai ishte me popullin e tij dhe i ndihmoi të bënin vullnetin e tij.»
Regjimi i ri politik bën ndryshime
S’ishte e lehtë të shkoje te njerëzit që ishin shpërndarë në mijëra kilometra katrorë me pyje shiu ekuatoriale dhe savana. Misionarët predikonin në qytetet e mëdha, kurse pionierët specialë vendës, vëllezër e motra, hapnin territoret e tjera në zonat e thella. Shumë njerëz në fshatra ishin analfabetë dhe kjo e bënte të vështirë të ndërtoheshin
kongregacione të forta. Përveç kësaj, disa ndryshime në politikën e vendit do të ndikonin shumë në jetën e vëllezërve.Viti 1970 shënoi fillimin e një sistemi politik vetëm me një parti. Partia njihej si Lëvizja Popullore e Revolucionit (në frëngjisht Mouvement Populaire de la Révolution) ose MPR. Politika e saj ishte të rikthente vlerat tradicionale dhe kjo përfshinte ndryshimin e emrave të qyteteve. Stenlivil tashmë ishte bërë Kisangani dhe Elizabetvil u bë Lubumbashi. Në vitin 1971 qeveria e ndryshoi emrin e vendit dhe të lumit kryesor të tij nga Kongo në Zaire. Paratë u ndryshuan nga franga në zaire. Qeveria kërkoi që edhe njerëzit të ndryshonin emrat. Ata që konsideroheshin emra të krishterë duheshin zëvendësuar me emra afrikanë. U ndalua vënia e kravatës, meqë kjo kishte të bënte me evropianët. Në të gjitha këto çështje, vëllezërit u bindën me respekt.—Mat. 22:21.
Sipas ideologjisë politike, të gjithë ata që lindnin në Kongo ishin automatikisht anëtarë aktivë të MPR-së. Për të mbajtur punën, për të ndjekur shkollën ose për të shitur në treg njerëzit duhej të kishin teserë partie. Gjithashtu pritej që njerëzit të mbanin të vënë një stemë të partisë, sidomos kur hynin në zyra qeveritare. Kjo ishte një kohë e vështirë për popullin e Jehovait. Vëllezërit humbën punën, fëmijët u përjashtuan nga shkollat.
Megjithatë, disa qeveritarë e kuptuan pozicionin e Dëshmitarëve të Jehovait. Ministri i brendshëm e pyeti një vëlla që punonte për të pse s’kishte vënë stemën e partisë. Vëllai i shpjegoi arsyet biblike. Ministri u përgjigj: «Ne të njohim dhe nuk do të të shkaktojmë probleme, por lëvizja rinore s’do të të lërë rehat.»
U bë e ditur se vetë presidenti Mobutu, pasi kishte marrë shumë ankesa kundër Dëshmitarëve të Jehovait, iu përgjigj anëtarëve të partisë së tij në një mbledhje: ‘Po të më
ndodhë ndonjë gjë, e keqja nuk do të më vijë nga Dëshmitarët e Jehovait. Mos harroni kush e tradhtoi Jezuin. Ishte Juda, një nga dishepujt e tij. Nëse do të më tradhtojë dikush, do të jetë ndonjë që po ha bashkë me mua.’Zgjerohet Betheli për të plotësuar nevojat
Nejthën H. Nori, nga selia qendrore në Bruklin, e vizitoi Kongon në janar të vitit 1971. Një nga çështjet që u diskutuan gjatë vizitës së tij ishte zgjerimi i shtëpisë Bethel dhe i zyrave. Në vitin 1970 kishte pothuajse 14.000 lajmëtarë në 194 kongregacione dhe më shumë se 200 grupe të izoluara. Meqë nevoja për literaturë në Kongo sa vinte e rritej, depoja në Bethel ishte bërë shumë e vogël. Çfarë gëzimi ishte kur vëlla Nori njoftoi se do t’i bëhej një shtesë ndërtesës ekzistuese! Një arkitekt bëri planimetrinë për një ndërtesë të re moderne dykatëshe, dy herë më të madhe se ajo ekzistuese. Në të kishte një zyrë të madhe, një depo të madhe dhe dhoma gjumi të tjera.
Në qershor të vitit 1971 u miratua projekti dhe filloi puna. Për të drejtuar ndërtimin u dërgua Don Uardi nga Dahomei (tani Benini). Erdhën shumë vullnetarë nga 39 kongregacionet e Kinshasës dhe së bashku e përfunduan projektin e ndërtimit. I gjithë ky zgjerim në veprën e predikimit e në Bethel po i acaronte edhe më shumë fetë e të ashtuquajturit krishterim, siç do ta shohim.
Vitet 70, kohë për të pasur guxim dhe kujdes
Në dhjetor të vitit 1971 qeveria miratoi një ligj që rregullonte veprimtaritë e feve të shumta të reja dhe të grupeve të lutjeve që po formoheshin në gjithë vendin. Sipas këtij ligji të ri, vetëm tri fe ishin zyrtare: kisha katolike, kishat protestante dhe kisha kimbanguiste, një fe vendëse. Në vitin 1972 u shtuan edhe tri fe të tjera: islamizmi, feja ortodokse
greke dhe judaizmi. Shumë fe më të vogla u grupuan nën kategorinë protestante.Kështu, nga viti 1971 deri në vitin 1980 ekzistonte një periudhë mosnjohjeje ose ndalimi jo të plotë, i cili në disa mënyra i kufizoi aktivitetet e popullit të Perëndisë. Ndonëse Dëshmitarët e Jehovait nuk ishin të njohur zyrtarisht, nuk ishte dhënë ndonjë urdhër për të dëbuar misionarët, dhe Bethelin nuk e trazuan. Një shtëpi misionare në Kanangë u mbyll, por shtëpitë e tjera në Bukavu, Kisangan, Koluezi dhe Lubumbashi mbetën siç ishin. Vëllezërit s’mund të organizonin më kongrese të mëdha krahinore. Megjithatë, në shumë vende ata mblidheshin në Sallat e tyre të Mbretërisë. Mbanin asamble të vogla qarkore në salla më të mëdha. Shumë varej nga qëndrimi që kishin autoritetet vendëse. Në vendet ku kishte shumë kundërshtim, vëllezërit mund të prisnin përndjekje dhe arrestime. Qindra vëllezër u burgosën. Aty ku autoritetet vendëse ishin pozitive, vëllezërit arrinin t’i kryenin lirshëm aktivitetet e tyre fetare.
Pavarësisht nga kufizimet, Dëshmitarët vazhduan të predikonin me guxim. Një grup prej tre vëllezërish dhe një motër shkuan në treg për t’u predikuar të tjerëve. Dy burra u afruan dhe arrestuan një nga vëllezërit kur ky po i linte një libër një të interesuari. E çuan në degën e partisë politike dhe e lanë në një dhomë që të priste kryetarin e partisë kur të vinte. Kur ky hyri në dhomë, e gjeti vëllanë duke i dhënë një burri tjetër librin Si erdhi njeriu? Me evolucion apo me krijim?
«Edhe këtu po e përhap propagandën tënde?»—pyeti kryetari.
Vëllai u përgjigj: «Po si do të ishe përgjigjur ti në qoftë se dikush do të të pyeste: ‘Si erdhi njeriu, me evolucion apo me krijim?’»
Kryetari nuk u përgjigj. Duke u kthyer nga njerëzit që kishin arrestuar vëllanë, u tha: «Lëreni të lirë. S’po bën asgjë të paligjshme.»
Vëllai u kthye në treg dhe vazhdoi të predikonte. Më vonë rastisi që kryetari kaloi andej dhe e pa. Duke treguar nga vëllai, kryetari u tha shokëve të tij: «Ai është vërtet njeri i guximshëm, apo jo?»
Në vitin 1974, mbikëqyrësi i degës, Ernest Hoise, u detyrua të kthehej në Belgjikë, me rekomandim të mjekëve. Ernesti kishte ca kohë që vuante nga emfizema e, plus kësaj, sëmurej shpesh me malarje, gjë që ia kishte keqësuar shëndetin. Vëllezërit e donin shumë familjen Hoise, pasi kishin dhënë një ndihmesë mjaft të madhe për veprën. Në Belgjikë ata vazhduan t’i shërbenin me zell Jehovait. Ernesti vdiq
në vitin 1986, kurse e shoqja, Elena, tetë vjet më vonë. Në Kinshasë, mbikëqyrja e degës iu besua Timothi A. Holmsit, i cili ishte misionar që nga viti 1966.Viti 1980 sjell përsëri njohjen ligjore
Më 30 prill 1980, presidenti i republikës firmosi një urdhër që i jepte njohjen ligjore Shoqatës së Dëshmitarëve të Jehovait. Interesi për të vërtetën ishte më i madh se kurrë, pasi Përkujtimin e ndoqën 90.226 veta dhe me njerëzit e interesuar po drejtoheshin 35.000 studime biblike. U regjistruan maksimume të reja në numrin e lajmëtarëve dhe të pionierëve. Nevojiteshin ndërtesa Betheli për t’u shërbyer më me efektshmëri nevojave të territorit. Kështu, vëllezërit u gëzuan kur Trupi Udhëheqës miratoi blerjen e një trualli dy herë e gjysmë më të madh se ai që kishte tashmë dega e Kongos. Mirëpo, siç do ta shohim, dolën disa vështirësi.
Për vite me radhë vëllezërit s’kishin pasur mundësi të organizonin kongrese të mëdha krahinore. Tani ishin të lirë për ta bërë këtë. Në vitin 1980 në gjithë vendin u mbajtën pesë
kongrese krahinore «Dashuria hyjnore». Disa delegatë përshkuan një largësi të madhe. Shumë familje ecën për më shumë se 400 kilometra që të ishin të pranishme. Dy pionierë specialë në një krahinë shumë të veçuar udhëtuan dy javë me biçikletat e tyre, për të përshkuar më shumë se 700 kilometra përmes rërës së thellë dhe pyjeve të shiut. Disa delegatë erdhën edhe nga Kongoja (Brazavil), nga Burundi dhe nga Ruanda.Në vitet që pasuan, ishte e nevojshme të organizoheshin kongrese krahinore në më shumë vende. Është e vërtetë që vëllezërit kishin lirinë fetare, por presionet ekonomike po shtoheshin. Shumë veta kishin vështirësi edhe për të siguruar bukën e gojës. Çmimet po shkonin në qiell, por pagat jo. Kostoja e transportit ishte shumë e lartë për shumicën e vëllezërve, në rast se donin të bënin rrugë të gjatë. Prandaj, me dashuri zyra e degës organizoi më shumë kongrese afër vendeve ku jetonin shumica e vëllezërve.
Rrugët në Kongo mund të jenë si pista vrapimi me pengesa: janë të zakonshme pemë të rëna, ura të dëmtuara, rërë e thellë dhe gropa me baltë. Përfaqësuesit e degës dhe gratë e tyre gjithnjë kanë treguar një frymë sakrifice kur kanë shkuar për të shërbyer në asamble e në kongrese. Megjithatë, sakrifica e tyre është e vogël në krahasim me atë që kanë bërë vëllezër e motra besnikë vendës, të cilët shpesh duhet të udhëtojnë me ditë të tëra dhe të flenë përjashta. Edhe sot është e zakonshme që vëllezërit të ecin 50 deri në 150 kilometra për të ndjekur kongreset krahinore.
Hapen shtëpi të reja misionare
Njohja ligjore në vitin 1980 hapi rrugën që në vend të hynin më shumë misionarë. Në vitin 1981 u hap një shtëpi e re misionare në Gomë (provinca Kivu). Në dy vitet që pasuan, u hapën shtëpi të tjera në Likasi (Katangë), Mbuji-Maji (Kasai), Kikuit (Bandundu) dhe në qytetin port Matadi
(Kongoja e Poshtme). Shtëpitë që ishin mbyllur u hapën përsëri. Së fundi, në vitin 1986 u hap një shtëpi në Isiro (provinca Orientale), duke e çuar gjithsej në 11 numrin e shtëpive misionare në vend. Këto shtëpi shërbenin edhe si depo literature. Misionarët ishin hallkë lidhëse ndërmjet zyrës së degës dhe territorit. Vëllezërit dhe motrat në ato vende e vlerësonin inkurajimin dhe stërvitjen që merrnin prej tyre. Viti i shërbimit 1981 mbaroi me një maksimum të ri prej 25.753 lajmëtarësh. Mundësitë për rritje ishin të mëdha.Nuk kanë frikë nga Kimbilikiti
Kimbilikiti është emri i një fryme të një fisi. Këtë frymë e adhurojnë njerëzit e fisit rega, të cilët jetojnë në zonën e thellë pyjore në lindje e në qendër të vendit. Jeta e këtyre njerëzve, që në shumicën e rasteve janë gjahtarë, bujq e peshkatarë, sundohet nga bindjet fetare që kanë të bëjnë me Kimbilikitin. Ky kult është i mbuluar me një vel misteri, dhe priftërinjtë e tij kanë shumë ndikim mbi ata që jetojnë në frikën e kësaj fryme.
Dëshmitarët e Jehovait në këtë zonë nuk kanë frikë nga Kimbilikiti, sepse e dinë që Jehovai është i vetmi Perëndi i vërtetë. Ata janë të vetmit që nuk pranojnë të bëjnë atë që kërkojnë priftërinjtë e Kimbilikitit, domethënë të ofrojnë dhi e pula që t’i hanë vetë priftërinjtë.
Duke filluar në vitin 1978, anëtarë të kultit filluan t’i përndiqnin haptazi Dëshmitarët e Jehovait. Dogjën disa Salla Mbretërie, i dëbuan vëllezërit nga shtëpitë dhe u morën gjithë ç’kishin. Kulti përdori edhe magjinë e yshtjet në përpjekje të kota për të dëmtuar vëllezërit. Pastaj, në gusht të vitit 1983, anëtarë të kultit me anë të një plani makabër vranë mizorisht tetë vëllezër afër fshatit Pangi.
Kjo ngjarje e tmerrshme ishte një tronditje për kongregacionin, sidomos për ata që kishin humbur bashkëshortin ose babanë e dashur. Zyra e degës dhe vëllezërit vendës u rreshtuan përkrah njëri-tjetrit për t’u dhënë
ndihmë frymore dhe materiale familjeve të goditura nga kjo gjëmë.Ndërkohë vrasësit ndiheshin të sigurt në këtë zonë pyjore të izoluar. Megjithatë, së fundi fajtorët u kapën. Gjyqi u bë në gjykatën krahinore në Kindu. Të akuzuarit thanë se fryma e Kimbilikitit i kishte shtyrë të vritnin. Megjithatë, prokurori e nxori në pah kush e kishte vërtet fajin. Ai tha: «Disa [anëtarë të fisit rega], të cilët në të kaluarën kishin marrë pjesë në ritet e Kimbilikitit dhe i dinë të fshehtat, tani shoqërohen me Dëshmitarët e Jehovait. Ata i kanë zbuluar këto të fshehta, sidomos ato që kanë të bëjnë me mosekzistencën e frymës së quajtur Kimbilikiti. Për pasojë, kanë nxjerrë në shesh sa të kota janë ofertat që kërkon kjo frymë e përmendur më sipër, e cila, sipas Dëshmitarëve të Jehovait, është një mashtrim i madh i organizuar nga pleqtë që drejtojnë ceremonitë.»
Prandaj, fajtorë u shpallën të akuzuarit, jo fryma e Kimbilikitit. Kur u apelua çështja, një gjykatë më e lartë në Bukavu miratoi dënimin me vdekje për vrasësit. Prokurorët shtetërorë i paralajmëruan adhuruesit e Kimbilikitit se do të kishin pasoja po të bënin ndonjë sulm tjetër mbi Dëshmitarët e Jehovait. *
Që nga ajo kohë ka pasur incidente të tjera, por anëtarët e kultit tani e kuptojnë se as nuk mund të fshihen më nëpër pyje, as nuk mund të mbështeten për mbrojtje te një Kimbilikiti që nuk ekziston. Ndërkohë, Dëshmitarët e Jehovait vazhdojnë me besnikëri t’i ndihmojnë të tjerët që të çlirohen nga ky kult. Me dashuri Jehovai i ka bekuar këto përpjekje. Tani në këtë zonë ka më shumë se 300 lajmëtarë të zellshëm që shërbejnë nëpër kongregacione. Ata e duan Jehovain dhe nuk kanë frikë nga Kimbilikiti.
Vepra ndalohet
Në vitin 1985 vepra e Mbretërisë në Kongo po lulëzonte. Kishte filluar ndërtimi i një Betheli të ri në truallin që ishte blerë në vitin 1980. Rreth 60 vullnetarë të huaj kishin ardhur për të ndihmuar. Viti i shërbimit mbaroi me pothuajse 35.000 lajmëtarë dhe me një maksimum të ri në numrin e pionierëve. Gjashtëdhjetë misionarë po predikonin me zell në gjithë vendin. Mbikëqyrës udhëtues po stërvitnin pleq kongregacioni dhe pionierë. Çdo gjë dukej gati për një rritje të mrekullueshme.
Megjithatë jo të gjithë ishin të kënaqur me begatinë frymore dhe materiale të popullit të Perëndisë. Duke përdorur politikanët, klerikët po ndërhynin në veprimtaritë e vëllezërve. Më 12 mars 1986 presidenti Mobutu nënshkroi një dekret ku ndalohej vepra e Dëshmitarëve të Jehovait. Ditën tjetër ndalimi u njoftua në radion kombëtare. Spikeri i radios
tha: «Tani s’do të dëgjojmë më kurrë për Dëshmitarët e Jehovait në [Kongo].» Sa gabim e kishte!Zyra e degës i thirri në degë katër misionarët që shërbenin si mbikëqyrës krahinorë dhe caktoi vëllezër vendës në veprën krahinore. Duke qenë se misionarët nuk mund të predikonin më lirisht, ishte sikur të ishin në arrest shtëpie. Vëllezërit vendës bënin shumë kujdes kur predikonin. (Mat. 10:16) Mjerisht shumë të interesuar u frikësuan dhe e ndërprenë studimin. Disa Salla Mbretërie u mbyllën ose edhe u shkatërruan. Të tjerat i konfiskoi partia. Vëllezërve u duhej të mblidheshin në grupe të vogla. U vinin natën në shtëpi dhe i arrestonin, duke u vjedhur gjithë ç’kishin.
Në provincën Ekuater, shumë vëllezër i rrahën dhe i burgosën. Një pionier special e rrahën keqas dhe e mbajtën në burg tre muaj. E gjithë kjo erdhi si pasojë e njoftimit në radio. Deri në këtë pikë, nuk kishte dalë ndonjë ligj zyrtar për të vënë në zbatim ndalimin. Pak pas njoftimit të ndalimit, vëllezërit bënë një kërkesë, por nuk morën përgjigje. Pastaj, në qershor të vitit 1986 presidenti i vendit mbajti një fjalim publik ku i dënonte Dëshmitarët se nuk ishin patriotë dhe nuk respektonin autoritetin.
Sa shpejt kishin ndryshuar gjërat! Ky grup njerëzish, që një herë e një kohë ishte i respektuar, papritur nuk respektohej më. Ndërtimi i zyrës së degës u ndërpre dhe kantierin që deri atëherë kishte qenë tërë gjallëri, e pushtoi heshtja. Vullnetarëve të huaj iu desh të largoheshin të gjithë nga vendi
dhe pajisjet e ndërtimit u shitën. Rreth 20 vëllezër vendës qëndruan të bënin rojë te prona.Pastaj, si rrufe në qiell të hapur, nga shefi i sigurimit erdhi një letër me datë 26 qershor 1986, ku thuhej se të gjithë misionarët duhej të largoheshin nga vendi. Ky ndalim do të ishte shumë i ndryshëm nga ndalimi i mëparshëm i vitit 1972, kur misionarët mund të qëndronin. Sa e trishtueshme ishte të shihje repartin e transportit të mbushur me sendet personale të misionarëve që po bënin gati plaçkat për t’u larguar! Gjatë korrikut, 23 misionarë u nisën për në vende të tjera. Ata që ishin jashtë vendit me pushime nuk u kthyen. Tani në Kongo filloi një periudhë e mëtejshme rafinimi.
Organizohen sërish për veprën në fshehtësi
Kundërshtarët e kishin gabim në qoftë se mendonin se do ta shkurajonin ose do ta shpartallonin popullin e Jehovait.
Nuk e njihnin fuqinë e frymës së shenjtë të Jehovait dhe vendosmërinë e shërbëtorëve të tij. Një numër i vogël misionarësh me përvojë ia doli mbanë të qëndronte në vend. Pjesëtarët e degës vazhduan mbikëqyrjen e veprës së predikimit të Mbretërisë në disa shtëpi private. Vëllezërit drejtonin Shkollën e Shërbimit për Pionierë nëpër shtëpi në gjithë vendin.Ushqimi frymor nuk mungoi kurrë. Vëllezërit vazhduan të shtypnin dhe të shpërndanin botime biblike. Zyra e degës u dërgonte kongregacioneve skema të kongresit krahinor dhe të asambleve qarkore, dhe materiali i skemave pastaj paraqitej në formë fjalimesh. Gjatë vizitave që bënin në kongregacione, mbikëqyrësit qarkorë vinin kaseta me drama të kongresit, të regjistruara në gjuhët vendëse. Kjo u bë çdo vit, që nga viti 1986 e deri kur u hoq ndalimi. Ndonëse e gjithë kjo përfshinte shumë punë, vëllezërit nxorën shumë dobi.
Ndërkohë pleqtë kontaktonin autoritetet qeveritare për t’u shpjeguar pozicionin tonë asnjanës në politikë dhe për t’u bërë të qartë se asnjanësia nuk do të thotë rebelim ndaj qeverisë. Në këtë mënyrë emri dhe qëllimi i Jehovait u bë i njohur për të gjithë, përfshirë këtu edhe autoritetet më të larta të vendit. Shërbëtorët e Jehovait u dalluan si një popull i veçantë, i vendosur për të qëndruar asnjanës, por megjithatë paqësor e jo me një qëndrim rebel.
Rënie e pastaj rritje në numrin e lajmëtarëve të Mbretërisë
Në raportin e shërbimit për vitin 1987 u vu re një rënie prej 6 për qind në numrin e lajmëtarëve. Disa patën frikë dhe nuk donin të identifikoheshin me një organizatë të ndaluar. Në disa krahina u bë një përndjekje e ashpër.
Mirëpo, nganjëherë kundërshtimi sillte efektin e kundërt. Për shembull, kryetari i një zone mbajti një mbledhje speciale
për të folur kundër Dëshmitarëve të Jehovait. Kryetari tregoi një kopje të botimit Libri im i tregimeve biblike dhe tha se duhej arrestuar kushdo që shpërndante këtë libër. Njerëzit u përgjigjën se donin ta shqyrtonin më parë librin, kështu që ta njihnin. Ai pranoi dhe atyre u pëlqeu çfarë panë në libër. Më pas disa prej tyre i kërkuan kopje të librit një pionieri special që jetonte në një fshat tjetër. Pionieri special kujton: «Fillova dhjetë studime biblike. S’kisha predikuar kurrë në fshatin e atij kryetari. Po të mos kishte folur ai kundër nesh, ndoshta këta njerëz s’do të kishin pasur mundësi të mësonin të vërtetën.»Vëllezërit u përshtatën me rrethanat e reja. Ndonëse ishin të kufizuar në shumë drejtime, ‘nuk ishin aq ngushtë sa të mos lëviznin’. (2 Kor. 4:8) Viti i shërbimit 1988 mbaroi me një rritje prej 7 për qind në numrin e lajmëtarëve. Gjithsej po drejtoheshin 60.000 studime biblike. Vëllezërit nga reparti i shërbimit në Bethel vizituan qytetet e mëdha për të dhënë inkurajim dhe për t’u takuar me pleqtë vendës e me mbikëqyrësit udhëtues. Ndërkohë zyra e degës vazhdonte të kishte mbikëqyrjen e vendit fqinj Kongo (Brazavil), ku po ashtu vepra ishte e ndaluar, si edhe mbikëqyrjen e Burundit.
Një vëlla që punonte si drejtor i një shkolle në Koluezi nuk pranoi të bënte betimin politik. Për këtë, e rrahën keqas dhe pastaj e transferuan në Lubumbashi, ku kundërshtarët e tij menduan se do të vritej. Me qetësi vëllai shpjegoi arsyen pse ishte asnjanës. E lanë të lirë dhe e kthyen prapë në Koluezi. Atyre që e kishin rrahur iu urdhërua që t’i kërkonin falje! E pranuan përsëri si mësues dhe e caktuan inspektor shkollash.
Gjatë tetorit të vitit 1988, kryetarët vendës pushtuan kantierin e ndërtimit të Bethelit në Kinshasë dhe konfiskuan tonelata me literaturë biblike. Ushtarët vidhnin vazhdimisht libra dhe Bibla nga kutitë, të cilat pastaj i shitnin në tregjet vendëse. *
Njerëzit i blinin këta libra dhe kështu u jepnin vëllezërve mundësi të gatshme për të filluar studime biblike.Në vitin 1989, pavarësisht nga ndalimi, numri i lajmëtarëve të Mbretërisë arriti në 40.707. Armiqtë fetarë të Dëshmitarëve të Jehovait ishin tërë mllef. Ministri i atëhershëm i drejtësisë, përkrahës shumë i njohur i kishës katolike, u dërgoi të gjithë prokurorëve në Kongo një letër ku shprehte zhgënjimin e tij për faktin që populli i Jehovait po e vazhdonte veprimtarinë. Ai nxiti ndjekjen penale të Dëshmitarëve të Jehovait dhe mbylljen e Sallave të Mbretërisë. Më vonë, në një fjalim që u mbajti krerëve fetarë, i përshkroi shërbëtorët e Jehovait si «demonë të vërtetë». Kjo provokoi përndjekje në provincën e këtij ministri, në Bandundu.
Futin në burg fëmijët
Gjatë asaj periudhe disa fëmijë të Dëshmitarëve të Jehovait i arrestuan në shkollë, ngaqë nuk pranonin të merrnin pjesë në ceremoni politike. Arrestuan edhe babanë e dy djemve dhe e burgosën së bashku me djemtë e tij të vegjël. Gardianëve të burgut iu urdhërua të mos u jepnin fare ushqim. I habitur, një gardian pyeti: «Në këtë burg kemi vrasës dhe hajdutë e prapëseprapë u japim ushqim. Pse ky njeri dhe dy fëmijët e tij duhen lënë pa ngrënë?» Meqë nuk mori asnjë përgjigje të arsyeshme, ky gardian u dha vetë ushqim atyre. Djemtë kaluan 11 ditë në burg, kurse babai i tyre, një pionier special, 7 ditë. Kjo sprovë nuk i shkurajoi aspak.
Në qytetin Kikuit, dikush që nuk ishte Dëshmitar i Jehovait u arrestua pasi gruaja dhe dy vajzat e tij Dëshmitare ishin burgosur. Kur zyrtarët morën vesh se ai nuk kishte të njëjtat bindje si e shoqja, e urdhëruan të largohej nga burgu. Ai nuk pranoi, duke thënë se s’do t’i linte vetëm gruan dhe vajzat e tij. Kur më në fund e liruan bashkë me familjen, studioi Biblën dhe u pagëzua. Tani shërben si plak kongregacioni.
Trazira brenda vendit
Në shtator të vitit 1991 në Kinshasë ndodhi një revoltë ushtarake, e ndjekur nga grabitje të mëdha. Kjo solli si pasojë mungesa të rënda ushqimi dhe karburanti, si edhe papunësi e inflacion që rritej me ritme të shpejta. Zyrat e degëve të Dëshmitarëve të Jehovait në Afrikën e Jugut dhe në Francë dërguan ndihma.
Ndërkohë që luftonte për të përballuar problemet në vendin e saj, dega e Kongos kujdesej edhe për refugjatët nga Angola dhe Sudani, vende fqinje. Në verilindje të Kongos, Zakaria Belemo, atëherë mbikëqyrës udhëtues, vizitoi një grup vëllezërish refugjatë nga Sudani. Ai i foli auditorit me anglishten e tij të kufizuar, e cila pastaj përkthehej në arabisht. Zakaria pyeste veten nëse vëllezërit kishin arritur të kuptonin ndonjë gjë nga fjalimi. Rreth pesë vjet më vonë, dy të rinj që po vizitonin Bethelin iu afruan dhe e pyetën: «A na mban mend? Ishim ndër ata që po dëgjonin fjalimin tënd në kampin e refugjatëve. E morëm për zemër inkurajimin që na dhe, prandaj filluam të studionim Biblën.» Më vonë këta të rinj ia kushtuan jetën Jehovait.
Konfliktet etnike ishin një problem tjetër i madh dhe i vazhdueshëm në vend. Shumë banorë nga Kasai kishin shkuar në jug, në Katangë. Në vitin 1992 dhe 1993, banorët e Katangës i dëbuan nga provinca ata të Kasait. Shumica
e këtyre të fundit lanë pas punën, zotërimet dhe shtëpitë. Ikën për të shpëtuar jetën në kampe ose në vende të tjera ku mund të grupoheshin bashkë për të qenë të sigurt. Më shumë se 100.000 njerëz u kthyen në vendlindjen e tyre në Kasai. Ndër ta ishin edhe 4.000 Dëshmitarë të Jehovait. Ndonëse vëllezërit që jetonin aty afër kishin shumë pak gjëra dhe ushqimi ishte shumë i paktë, ata bënë çfarë mundën për t’i ndihmuar. Një kongregacion në rrugën kryesore që ndodhej në veri të Katangës dërgoi vëllezër për t’i dalë para çdo kamioni që vinte e për të parë në kishte ndonjë Dëshmitar. Pasi identifikoheshin, vëllezërve u tregohej kujdesi i nevojshëm.Dega e Afrikës së Jugut dërgoi disa kamionë me ushqime dhe ilaçe për t’ua shpërndarë vëllezërve të shpërngulur që pritnin në kampe. Këto furnizime u shpëtuan jetën. Gjithashtu, Trupi Udhëheqës u dha udhëzime vëllezërve në Kinshasë të blinin ushqime, ilaçe, shata dhe kazma, në mënyrë që familjet të rivendoseshin në Kasai dhe të punonin arat.
Shenja të tjera ndryshimi
Një fjalim i mbajtur nga presidenti dhe një konferencë shtypi më 24 prill 1990 shënoi një ndryshim mjaft të madh në qëndrimin zyrtar ndaj Dëshmitarëve të Jehovait. Në konferencën për shtyp, ku kishte gazetarë vendës dhe të huaj, presidenti dha sigurinë se qeveria mbështeste të gjitha liritë themelore, duke përfshirë lirinë e shtypit dhe lirinë e fesë. Kjo hapi rrugën që vëllezërit të predikonin dhe të takoheshin më lirshëm. Ata që ishin mbajtur nëpër burgje u liruan.
A ju kujtohet ai spikeri i radios që njoftoi tërë siguri në vitin 1986 se në Kongo nuk do të dëgjohej më kurrë për Dëshmitarët e Jehovait? E pra, parashikimi i tij doli i gabuar. Kur filloi ndalimi në vitin 1986, në Kongo kishte 34.207 lajmëtarë. Në fund të vitit të shërbimit 1990, atje kishte 50.677 lajmëtarë dhe Përkujtimin e ndoqën 156.590 veta. Kokrrat e misrit në trastën me misër afrikan ishin bërë shumë, pavarësisht nga kundërshtimi, shpifjet, përndjekja dhe zemërimi i krerëve politikë e fetarë. Në vitin 1997, kur u përmbys regjimi i presidentit Mobutu, ndër ata që iu desh të iknin nga vendi ishte spikeri i radios, jo Dëshmitarët e Jehovait.
Përsëri liri
Dekreti presidencial i vitit 1986 i ndaloi të gjitha veprimtaritë e Dëshmitarëve të Jehovait dhe e shkriu korporatën e tyre ligjore në vend. Por më 8 janar 1993, Gjykata e Lartë e Drejtësisë në Zaire (Kongo) mori një vendim për çështjen Dëshmitarët e Jehovait kundër Republikës së Zaires. Gjykata dha vendimin se dekreti presidencial ishte i pajustifikuar, prandaj e anuloi atë. Sa gëzim u solli kjo vëllezërve!
Ky vendim i Gjykatës së Lartë shkaktoi shumë turbullim, sepse gjykata kishte zbatuar një kushtetutë të re tranzicioni,
të cilën presidenti dhe përkrahësit e tij nuk e pranonin. Të tjerë e panë vendimin si diçka që do të ishte bazë për vendimet e gjykatës në të ardhmen. Dëshmitarët u gjendën në mes të këtij turbullimi, por kjo solli si rezultat një dëshmi të madhe në lavdi të emrit të Jehovait. Me dhjetëra artikuj gazetash bënë komente për këtë rast historik. Më pas, ministria e drejtësisë informoi guvernatorët e disa provincave se Dëshmitarët e Jehovait ishin përsëri të autorizuar ligjërisht që të kryenin veprimtaritë e tyre fetare. Sa fitore e madhe për popullin e Jehovait dhe për adhurimin e vërtetë!Ndërlikime të transportit brendapërbrenda Kongos
Kongoja është një vend shumë i madh. Megjithatë, përveç një rripi të vogël bregdeti në Bas-Kongo, vendi është i rrethuar me tokë. Shumica e mallrave të transportuara me anije
vijnë në portin e Matadit. Ndërmjet Matadit dhe kryeqytetit, që janë rreth 300 kilometra larg njëri-tjetrit, ka vetëm një linjë hekurudhore dhe një rrugë të asfaltuar.Degët në Evropë dërguan në degën e Kongos disa kamionë të fuqishëm, të cilët janë përdorur më së miri për qëllime transporti dhe ndërtimi. Që nga viti 1999, në Matadi ka qenë në funksionim një depo e Bethelit. Kjo ka qenë ndihmesë shumë e madhe, sepse literatura mund të shkarkohet drejtpërdrejt nga anijet dhe të magazinohet në depo derisa të vijë një kamion nga dega dhe ta çojë në Kinshasë.
Në vitet 80 ishte ende e pamundur të bëje udhëtime të drejtpërdrejta nëpër vend, nga Kinshasa për në Lubumbashi, duke ndaluar në depot e shtëpive misionare në Kanangë dhe në Mbuji-Maji. Ndonëse një avion i vogël mund ta bënte fluturimin Kinshasë-Lubumbashi për afro dy orë, një kamioni të mbushur plot i duheshin dy javë. Përveç kësaj, me kalimin e viteve rrugët janë keqësuar deri në pikën sa janë bërë të pakalueshme. Ndonëse ka me mijëra kilometra lumenj të lundrueshëm, varkat që shkojnë më në veri të vendit që nga Kinshasa nuk janë shumë të sigurta. Përveç këtyre vështirësive,
në disa zona vazhdojnë ende trazirat politike dhe kjo e kufizon edhe më tepër mundësinë deri ku mund të shkojnë makinat nga Betheli përqark Kinshasës. Mënyra më e mirë për të transportuar literaturën nga dega për në pikat e largëta është me anë të avionëve që transportojnë mallra.Degë të tjera kanë bashkëpunuar për t’u siguruar literaturë vëllezërve. Dega në Kamerun dërgon me kamionë botime përmes Republikës së Afrikës Qendrore në veri të Kongos. Degët në Ruandë dhe në Kenia ndihmojnë për t’u shërbyer pjesëve lindore të vendit. Kongregacionet në disa zona të jugut e marrin literaturën nga Afrika e Jugut dhe nga Zambia.
Shkolla e Stërvitjes për Shërbim, një bekim për territorin
Në vitin 1995 në Kinshasë u organizua klasa e parë e Shkollës së Stërvitjes për Shërbim. Deri në prill të vitit 2003, më shumë se 400 vëllezër kishin marrë stërvitje në 16 klasa. Pesë studentë janë bërë mbikëqyrës krahinorë dhe më shumë se 60 prej tyre shërbejnë në veprën qarkore. Pesëdhjetë të tjerë janë emëruar pionierë specialë. Këta vëllezër kanë qenë një thesar i vërtetë për të rritur entuziazmin për veprën e predikimit.
Për disa nuk ishte e lehtë të ndiqnin shkollën. Kur mori letrën me ftesën për shkollën, Zhorzh Mutombo jetonte në një zonë të vendit që kontrollohej nga forca që ishin kundër qeverisë. I duhej të udhëtonte 400 kilometra me biçikletë deri në Kaminë, para se të merrte aeroplanin për në Kinshasë, ku do të mbahej shkolla. Gjatë udhëtimit duroi tri ditë me shi të vazhdueshëm dhe kaloi nëpër 16 postblloqe ushtarake. Udhëtoi edhe nëpër territore ku kishte shumë kriminalitet. Në njëfarë pike filluan ta ndiqnin një grup rebelësh, të cilët ishin po ashtu me biçikleta. Ndjekja mori fund kur kreut të
grupit që po e ndiqte iu shpua goma e biçikletës. Me sa duket rebelët e kishin kuptuar nga pamja që Zhorzhi ishte Dëshmitar. I bërtitën se nuk do ta ndiqnin më, pasi arritën të kuptonin se Perëndia i tij, Jehovai, ishte me të.Ndërtesa për të përballuar rritjen teokratike
Që nga viti 1965 zyra e degës kishte qenë në adresën 764 Avenue des Elephants, Limete, Kinshasë. Në vitin 1991, në pjesën industriale të qytetit u ble një truall. Tri ndërtesat e mëdha që ishin në këtë vend, më parë i kishte pasur një firmë dhe më vonë ishin përdorur si dyqane riparimesh. Vëllezërit
i restauruan ndërtesat, në mënyrë që veprimtaritë e degës të ishin më të përqendruara. Ndonëse pasiguria dhe paqëndrueshmëria politike e vonoi projektin, puna në ndërtesat e reja të degës filloi në vitin 1993 me mbërritjen e shërbëtorëve ndërkombëtarë. Në prill të vitit 1996 pjesëtarët e degës u transferuan nga Avenue des Elephants për në ndërtesat e reja. Pas transferimit, një plak Betheli komentoi: «Kur shohim gjithë familjen të mbledhur përsëri së bashku, kjo na çon dhjetë vjet më parë, kur vepra u ndalua. E falënderojmë thellësisht Perëndinë Jehova dhe organizatën e tij të dukshme për këto ndërtesa të çmuara.» Në tetor të vitit 1996 u arrit një maksimum i ri prej 100.000 lajmëtarësh. Vëllezërit ishin të entuziazmuar kur mendonin rritjen e mëtejshme që do të vinte.Vijnë misionarë për të ndihmuar
Gjatë viteve 90, u arrit përsëri të dërgoheshin misionarë në vend, për t’u bashkuar me shtatë misionarët që ia kishin dalë mbanë të qëndronin atje gjatë viteve të ndalimit. Në korrik të vitit 1995, Sebastjan Xhonsoni dhe gruaja e tij Zhizela u caktuan nga Senegali në Kongo. Edhe misionarë të tjerë do të vinin. Disa erdhën nga Shtetet e Bashkuara pasi ishin diplomuar në Galaad, të tjerë erdhën nga Belgjika, Britania dhe Franca. Në mars të vitit 1998, erdhën nga Guajana Franceze Kristian dhe Zhuljeta Beloti. Në janar të vitit 1999, Piter Vilhelmi dhe gruaja e tij, Ana-Liza, u caktuan aty që nga Senegali. Më vonë, misionarë të tjerë erdhën në Kongo nga Kameruni, Mali dhe Senegali.
Në dhjetor të vitit 1999 në një zonë banimi në Kinshasë u hap një shtëpi e re misionare. Në këtë shtëpi jetojnë dymbëdhjetë misionarë. Në Lubumbashi ka pasur një shtëpi misionare që ka funksionuar pa ndërprerje që nga viti 1965. Një shtëpi e dytë u hap atje në vitin 2003. Tani në këtë shtëpi shërbejnë katër çifte të martuara. Një shtëpi e re misionare u hap në maj të vitit 2002 në Gomë, në lindje të vendit, ku u caktuan katër misionarë. Misionarët vazhdojnë të jenë një bekim në këtë fushë të madhe e frytdhënëse.
Asnjanësia e krishterë gjatë luftës
Shumica e këtyre misionarëve erdhën gjatë një periudhe me ndryshime të dhunshme brenda vendit. Në tetor të vitit 1996 në lindje të vendit shpërtheu lufta, e cila pastaj u përhap me shpejtësi në zona të tjera. Qëllimi i kësaj lufte ishte të hiqnin nga posti presidentin Mobutu. Më 17 maj 1997, forcat e Loren-Dezire Kabilas hynë në Kinshasë dhe ai u bë president.
Ndërkohë që teleshikuesit në mbarë botën shihnin pamje tmerruese të refugjatëve të varfër që ishin të uritur e të sëmurë, shërbëtorët e Jehovait vazhduan të shpallnin mesazhin e shpresës dhe të ngushëllimit nga Bibla. Mjerisht me mijëra veta vdiqën gjatë luftës, përfshirë këtu rreth 50 Dëshmitarë. Pas luftës, shumë veta vdiqën nga kolera e nga sëmundje të tjera.
Për shkak të luftës shumë njerëz nuk kanë më karta identiteti. Kjo përbën një problem për vëllezërit që udhëtojnë në fushata predikimi. Gjatë rrugës ka shumë postblloqe ushtarake. Lajmëtarët e një kongregacioni nuk kishin karta identiteti, kështu që një plak sugjeroi të tregonin deklaratën «Pa gjak», gjë që ata e bënë. Në një postbllok, ushtarët
u thanë: «Ne nuk duam këtë. Duam kartën kombëtare të identitetit për çdo shtetas!»Vëllezërit u përgjigjën: «Kjo është karta që na identifikon si Dëshmitarë të Jehovait.» Atëherë ushtarët i lanë të kalonin.
Në Kisangan, mercenarë të huaj që luftonin për forcat qeveritare burgosën katër vëllezër në moshë të re. Vëllezërit i kishin akuzuar në mënyrë të rreme se u jepnin informata armiqve. Çdo mëngjes mercenarët zgjidhnin dhjetë të burgosur, i çonin në pyll dhe i vritnin. Një mëngjes, bashkë me tetë të burgosur të tjerë, zgjodhën dy vëllezër dhe u nisën. Rrugës, kamioni ndaloi sepse në rrugë ishte kufoma e një njeriu. Mercenarët i urdhëruan dy vëllezërit që ta varrosnin. Pasi përfunduan punën, vëllezërit pritën të kthehej kamioni, i cili kishte vazhduar rrugën pa ta. Ndonëse kishin rast për t’u arratisur, nuk e bënë këtë sepse nuk donin të vinin në rrezik jetën e dy shokëve të tyre që ishin ende në burg. Kamioni u kthye pa tetë të burgosurit, të cilët i kishin vrarë. Kur u kthyen në burg, të gjithë u mahnitën që panë dy vëllezërit të ktheheshin
gjallë. Pak pas kësaj, dera e burgut u shkatërrua në një shpërthim, kur forcat kundërshtare morën në dorë qytetin. Mercenarët ia mbathën dhe vëllezërit u lanë të lirë.Degët evropiane ndihmojnë në kohë të vështira
Që nga viti 1996 shumë banorë të Kongos kanë përjetuar luftëra dhe një numër i madh njerëzish janë shpërngulur. Me mijëra vëllezër nga Kongoja u arratisën në kampe refugjatësh në Tanzani e në Zambie. Dora-dorës që një pjesë e madhe e Kongos binte nën kontrollin e forcave rebele, u bë më e vështirë që zyra e degës të mbante kontakte dhe të kujdesej për vëllezërit në territoret e pushtuara. Në qytetet e mëdha u ngritën komitete ndihmash për të shpërndarë ndihma materiale. Familja Bethel shfaqi një frymë të gatshme dhe vetëmohuese, duke punuar deri natën vonë për të ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave. Dëshmitarë
të Jehovait në Belgjikë, Francë dhe Zvicër dërguan me avion në Kongo tonelata me ushqime, rroba dhe ilaçe, si edhe 18.500 palë këpucë e 1.000 batanije. Puna për të dhënë ndihmat vazhdon. Po bëhen përpjekje për të lehtësuar sa më shumë vuajtjet. Nga kjo punë po përfitojnë edhe të tjerë krahas Dëshmitarëve të Jehovait.Në tetor të vitit 1998 në një gazetë të Kinshasës u botua një artikull. Aty thuhej: «Kongregacionet e krishtere të Dëshmitarëve të Jehovait në vende të ndryshme evropiane bashkuan përpjekjet e tyre dhe mblodhën më shumë se 400 tonë ndihma për Kongo-Kinshasën dhe për Kongo-Brazavilin. Me anë të bashkëpunimit të vullnetarëve nga Anglia, Franca dhe Zvicra, tashmë kanë ardhur në Kinshasë 37 tonë oriz, qumësht pluhur, bizele dhe biskota me vitamina. Këto janë nisur nga Ostendi, në Belgjikë, dhe me avionë mallrash kanë ardhur në selinë kombëtare të Dëshmitarëve të Jehovait në Kinshasë. Pritet të vijë . . . një avion tjetër . . . me 38 tonë ushqime.
Ia vlen të përmendet se Dëshmitarët e Jehovait u kanë ardhur në ndihmë refugjatëve të Afrikës Lindore që nga gjenocidi në Ruandë. . . . Zëdhënësi i Dëshmitarëve të Jehovait tha se këto dhurata vullnetare, që janë ushqime dhe ilaçe e që arrijnë deri në më shumë se 200 tonë, kanë ndihmuar për të luftuar epideminë e kolerës. Në atë kohë, Dëshmitarët e Jehovait nga Franca e nga Belgjika dërguan disa skuadra për të ndihmuar refugjatët nëpër kampe. Ai përmendi edhe kontributet që kanë bërë Dëshmitarët e Jehovait për nevojtarët në Evropën Lindore dhe në Bosnjë.»
Lufta nuk e pengon përparimin frymor
Në shtator të vitit 1998 rebelët sulmuan Ndjilin, zonë në periferi të Kinshasës. Në rrëmujë e sipër, një grup vëllezërish Isainë 28:16. Ky varg thotë: «Këdo që ka besim nuk do ta zërë paniku.» (BR) I nxiti të gjithë të rrinin të qetë e të mbështeteshin në udhëheqjen e Jehovait.
kërkuan strehë në një shtëpi ku po rrinte mbikëqyrësi qarkor. Ai bëri një lutje për të gjithë grupin, e pastaj u lexoiDisa propozuan të kalonin urën për të dalë nga Ndjili, kurse të tjerë propozuan të kalonin përgjatë hekurudhës. Së fundi, vëllezërit vendosën të qëndronin aty ku ishin. Tri ditë më vonë, trupat qeveritare e morën përsëri nën kontroll zonën. Vëllezërit morën vesh se po të kishin marrë cilëndo nga ato dy rrugë, do të kishin përfunduar në mes të luftimeve.
Një vëlla nga kongregacioni Museka Kipuzi në Katangë po u shiste peshk disa ushtarëve. Pasi biseduan për ca kohë, një ushtar e akuzoi se ishte spiun i partisë politike kundërshtare. E lidhën, e rrahën keqas dhe e çuan në qendrën ushtarake të asaj zone. Kur mbërritën ishte natë. Ushtarët i kërkuan vëllait të hidhte valle për ta. Vëllai u përgjigj: «Si do ta shikoni vallen kur është errësirë?»
«Epo mirë, këndo atëherë»,—i thanë ata. Me gjithë zemër, vëllai këndoi këngën «Hidhe barrën tënde mbi Jehovain». Të prekur nga fjalët, ushtarët i kërkuan ta përsëriste këngën dhe vëllai e këndoi për herë të dytë. Një nga ushtarët i kërkoi të këndonte një këngë tjetër. Kësaj here këndoi këngën «Të falënderojmë, o Jehova» në gjuhën kilube, gjuhën e tij vendëse. Kur mbaroi, ushtarët e zgjidhën. Mëngjesin vijues e çuan prapë në qytet dhe bënë disa hetime në lagjen e vëllait, për t’u siguruar se nuk ishte spiun. Para se të largoheshin, ushtarët i thanë: «Do të të kishim vrarë, por tani nuk do të vdesësh. Feja jote të shpëtoi jetën! Na bënë përshtypje fjalët e dy këngëve që këndove. Mos u dorëzo, por vazhdo t’i shërbesh Perëndisë tënd!»
Ndërtimi i Sallave të Mbretërisë i sjell lavdi Jehovait
Vitet e fundit, Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait ka bërë përpjekje të veçanta për të ndihmuar në ndërtimin e Sallave të Mbretërisë në vendet me të ardhura të kufizuara. Vëllezërit në Kongo e mirëpritën këtë zhvillim, pasi aty kishte shumë nevojë për Salla Mbretërie. Për shembull, në Kinshasë kishte 298 kongregacione, por as 20 salla të përshtatshme. Në gjithë vendin nevojiteshin qindra salla. Në prill të vitit 1999 në Kinshasë filloi programi i ndërtimit të Sallave të Mbretërisë. Më vonë u përhap edhe në provinca të tjera të Kongos. Deri në fillim të vitit 2003, në të dyja Kongot ishin përfunduar rreth 175 Salla Mbretërie.
Një njeri që kishte pasur kontakt me të vërtetën që nga vitet 50 mbeti shumë i habitur kur vuri re ndërtimin e një Salle Mbretërie përballë shtëpisë së tij. Ai komentoi: «Asnjëherë nuk u kisha kushtuar vëmendje Dëshmitarëve të Jehovait. Tani po shoh frytet e punës së tyre. Ndërtuan një Sallë Mbretërie afër shtëpisë së vëllait tim dhe tani një përballë shtëpisë sime. Duket sikur Dëshmitarët po më ndjekin kudo!» Ky burrë pranoi ftesën për Përkujtimin e vdekjes së Krishtit dhe për kushtimin e kësaj Salle të re Mbretërie. Tani i ndjek rregullisht mbledhjet.
Tri kongregacione në Matete i mbanin mbledhjet në një ndërtesë të rrënuar që e kishin blerë në vitin 1994. Vëllezërit nuk kishin para për ta ndrequr ndërtesën, prandaj mbeti në ato kushte për gjashtë vjet. Në anën tjetër të rrugës, përballë kësaj prone ishte një kishë e madhe. Kur u ndërtua kisha, predikuesi tha se së shpejti Dëshmitarët e Jehovait do të iknin që andej. Fqinjët i tallnin vëllezërit, sepse s’kishin një vend të bukur ku të mblidheshin. Edhe kur kongregacioni
filloi të ndërtonte blloqe në përgatitje për ndërtimin e një Salle të re Mbretërie, disa fqinj vazhduan të talleshin. Sa u mahnitën ata kur panë rezultatet! Tani thonë se Dëshmitarët e Jehovait kanë ndërtesën më të bukur në atë zonë. Një fqinje që më parë s’donte të fliste fare me Dëshmitarët, mbeti shumë e prekur nga ajo që bënë vëllezërit. Ajo shkoi te sheshi i ndërtimit dhe premtoi se do t’i dëgjonte Dëshmitarët herën tjetër kur t’i vinin në shtëpi.Në një shesh ndërtimi, një grua iu afrua një motre që po gatuante për punëtorët. Gruaja e pyeti: «Po ndërtoni ndonjë kishë?»
«Po ndërtojmë Sallën tonë të Mbretërisë»,—u përgjigj motra.
Gruaja tha: «Kjo ndërtesë do të jetë tamam si ju. Ju jeni gjithnjë të rregullt e të pastër. Kisha juaj do t’ju ngjajë juve.»
Rregullime në administrimin e degës
Për t’u kujdesur për nevojat e territorit, u bë e nevojshme të riorganizohej Komiteti i Degës në vend. Në maj të vitit 1996 Trupi Udhëheqës bëri disa rregullime. Më 20 maj 1996 koordinator i Komitetit të Degës u emërua Sebastjan Xhonsoni. Ai dhe Pitër Ludvigu, i cili i ishte bërë anëtar i këtij komiteti dy muaj më parë, formuan një Komitet Dege të reduktuar që kujdesej për mbikëqyrjen e veprës. Në vitet që pasuan, u caktuan edhe të tjerë si: David Naueji, Kristian Beloti, Benxhamin Bandiuila, Piter Vilhelmi, Robert Elongo, Delfin Kavusa dhe Uno Nilsoni. Për arsye shëndeti, Pitër Ludvigu dhe gruaja e tij, Petra, u kthyen në Gjermani, ku po shërbejnë tani në zyrën e degës.
Vëllezërit në Komitetin e Degës po punojnë shumë për të dhënë drejtim teokratik në gjithë territorin. Përveç kësaj, shërbëtorë të Jehovait nga Amerika e Veriut, Evropa dhe Japonia janë caktuar në Kongo që të shërbejnë si shërbëtorë ndërkombëtarë, bethelitë në shërbim në vend të huaj dhe misionarë.
Gjatë vitit të shërbimit 2003, familja Bethel e Kinshasës u rrit deri në më shumë se 250 anëtarë. Mosha mesatare ishte 34 vjeç.Mbetet ende shumë punë
Një profet i lashtë shkroi: «Lum ai njeri që beson te Zoti dhe besimi i të cilit është Zoti!» (Jer. 17:7) Pavarësisht se në zona të ndryshme të Kongos luftohet ende, vëllezërit vazhdojnë t’u njoftojnë të tjerëve lajmin e mirë të Mbretërisë. Ndonëse lufta civile i pengon përpjekjet e zyrës së degës për të dhënë ndihmë frymore në gjithë vendin, ishte inkurajuese që numri i lajmëtarëve arriti një maksimum të ri prej 122.857 vetash.
Në këtë pjesë kemi treguar përvoja nga shërbëtorë besnikë të Kongos. Nuk është e mundur të përmendim emrat e të gjithë vëllezërve dhe motrave që kanë dhënë ndihmesën e tyre për të mbrojtur dhe për të themeluar ligjërisht lajmin e mirë në Kongo. Megjithatë, të gjithë mund të jenë të sigurt se Jehovai i vlerëson dhe i shpërblen. Apostulli Pavël u shkroi të bashkëkrishterëve: «Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën tuaj dhe dashurinë që treguat për emrin e tij, duke qenë se u keni shërbyer të shenjtëve dhe vazhdoni të shërbeni.»—Hebr. 6:10.
Ka ende shumë punë për të bërë. Duhen hapur territore të reja. Duhen ndërtuar Salla Mbretërie. Duhen zgjeruar ndërtesat e degës. Megjithatë, duke parë më shumë se 50 vjet aktivitet teokratik në Kongo, jemi dakord me atë që tha ai vëlla në vitin 1952: ‘Jemi si kokrra misri në një trastë me misër afrikan. Kudo ku të na shpërndajnë një nga një, me kalimin e kohës vjen shiu dhe ne bëhemi shumë.’ Mezi presim të shohim deri në çfarë mase Ati ynë qiellor, Perëndia Jehova, do ta bëjë të rritet farën e Mbretërisë.—1 Kor. 3:6.
[Shënimet]
^ par. 3 Gjatë viteve, vendi është quajtur Shteti i Lirë i Kongos, Kongoja Belge, Kongo, Zaire dhe që nga viti 1997 Republika Demokratike e Kongos. Në mënyrë jozyrtare quhet Kongo (Kinshasë) për ta dalluar nga vendi fqinj Kongo (Brazavil). Gjatë këtij tregimi, do të përdorim emrin Kongo.
^ par. 155 Shih Kullën e Rojës, 1 mars 1985, faqet 3-10, anglisht.
^ par. 173 Më vonë, Gjykata e Lartë me një vendim u riktheu vëllezërve të drejtat e pronës së konfiskuar, ku kishte filluar ndërtimi i Bethelit në fillim të viteve 80. Pastaj këtë truall e pushtuan ushtarët. Mirëpo, kur përfundimisht ushtarët u larguan nga prona në vitin 2002, zyrtarët vendës e ndanë të gjithë pronën në pjesë të vogla dhe në mënyrë të paligjshme ua shitën banorëve që e kishin zaptuar atë truall. Tani në atë zonë ka me qindra nga këta banorë. Ky problem ende s’është zgjidhur.
[Diçitura në faqen 229]
«Tani s’do të dëgjojmë më kurrë për Dëshmitarët e Jehovait në [Kongo]»
[Diçitura në faqen 249]
«Do të të kishim vrarë, por tani nuk do të vdesësh. Feja jote të shpëtoi jetën!»
[Kutia në faqen 168]
Një vështrim i përgjithshëm mbi Kongon (Kinshasë)
Vendi: E vendosur në të dyja anët e ekuatorit, Republika Demokratike e Kongos është mbi gjashtë herë më e madhe se vendi fqinj Kongo (Brazavil). Një pjesë e mirë e Kongos Veriore është e mbuluar me pyje tropikale të shiut, kaq të dendura saqë rrallëherë drita e diellit mbërrin deri në sipërfaqe të tokës. Në pjesën lindore të vendit ka male dhe vullkane aktive. Kongoja Perëndimore ka edhe një rrip toke prej 37 kilometrash në bregun përgjatë oqeanit Atlantik.
Popullsia: Popullsia e Kongos, e përbërë nga 55 milionë banorë, përfaqëson më shumë se 200 grupe etnike afrikane. Nga kjo popullsi, 50 për qind pohojnë se janë katolikë, 20 për qind protestantë, 10 për qind kimbanguistë (pasues të Simon Kimbangut) dhe 10 për qind myslimanë.
Gjuha: Fliten shumë gjuhë. Ndonëse gjuha zyrtare është frëngjishtja, gjuhët kryesore afrikane janë: lingale, kinguane, suahili, kongoleze dhe tshilube.
Jetesa: Kongoja ka shumë burime natyrore: naftë, diamante, ar, argjend, uranium, por luftimet e kohëve të fundit në këtë vend i kanë zvogëluar shumë eksportet dhe kanë rritur borxhin me jashtë. Familjet në zonat fshatare e sigurojnë vetë ushqimin duke kultivuar kasava, misër dhe oriz.
Fauna: Në vend lëvizin një shumëllojshmëri kafshësh të egra. Në zonat pyjore ka me shumicë babuinë, gorilla dhe majmunë. Në terrenin më të hapur ka antilopa, leopardë, luanë, rinoqerontë dhe zebra. Nëpër lumenj ka krokodilë dhe hipopotamë.
[Kutia dhe figura në faqet 173, 174]
E kërkoi të vërtetën dhe e gjeti
Anri Kanama ishte anëtar i kishës evangjeliste në Luenë, por e kuptoi se kjo fe nuk kishte të vërtetën. Për t’u lutur e për të medituar, shpesh shkonte nëpër male. Atje takoi një grup që pohonte se bisedonte me frymërat e padukshme. Anëtarët e këtij grupi i thanë Anrit se mendonin që Perëndia ishte shumë larg, ndonëse nuk e dinin ku.
Anri filloi të kërkonte Perëndinë e vërtetë. Pas njëfarë kohe takoi dikë që i dha një kopje të revistës Zgjohuni! në frëngjisht. Nuk iu desh shumë kohë për të dalluar tingullin e së vërtetës biblike. Kjo ishte ajo që kishte kërkuar! U shkroi Dëshmitarëve të Jehovait në adresën që gjeti brenda revistës dhe shumë shpejt po bënte studim biblik me korrespondencë. Së fundi, Anri dhe gruaja e tij, Elizabeta, si edhe disa të njohur, shkruan për të pyetur si mund të pagëzoheshin. Në letrën tjetër që morën udhëzoheshin që të shkonin në zyrat e degëve në vendet fqinje. Shumica prej këtyre degëve ishin larg.
Grupi i vogël që përbëhej nga Anri, Elizabeta, si dhe nga Ipolit Banza me gruan e tij, Zhulienën, vendosën të shkonin në Rodezinë Veriore. Të gjithë e kuptuan se kjo donte të thoshte të mësonin gjuhën cibembe për të thelluar njohurinë për të vërtetën. E llogaritën shpenzimin dhe u transferuan. Pasi kishin gjashtë muaj atje, u pagëzuan në vitin 1956.
Po atë vit u kthyen në Kongo, ku filluan t’u flitnin me zell të tjerëve për lajmin e mirë. Në vitin 1961 Anrin dhe disa shokë të tij i arrestuan dhe i burgosën. I akuzuan se ishin pasues të Kitaualës që kishin vrarë një kryetar vendës dhe kishin bërë plane për të vrarë një tjetër kryetar. Sigurisht që për këtë akuzë nuk kishte prova, prandaj më vonë i liruan.
Më pas Anri dhe Elizabeta ndërmorën shërbimin si pionierë. Pastaj u bënë pionierë specialë dhe më vonë shërbyen në veprën qarkore. Anri vdiq në vitin 1991, kurse Elizabeta shërben ende si pioniere e rregullt. Njëri nga djemtë e tyre, Ilunga, shërben në veprën qarkore.
[Kutia dhe figurat në faqen 178]
Alber Lujinu, një Dëshmitar besnik
Alberi dëgjoi për herë të parë për të vërtetën në vitin 1951, nëpërmjet një kolegu, Simon Mampujas, nga Kongo (Brazavil). Alberi ishte kongolezi i parë që u bë dentist dhe gjendja e tij e ngritur shoqërore nuk ia bënte të lehtë të merrte anën e së vërtetës. Ai dhe e shoqja u pagëzuan pas kremtimit të Përkujtimit në vitin 1954. Pagëzimi u bë natën, pasi në atë kohë vepra ishte e ndaluar.
Nga viti 1958 deri në vitin 1996 Alberi shërbeu si përfaqësuesi ligjor i Shoqatës së Dëshmitarëve të Jehovait, korporatës zyrtare vendëse të Dëshmitarëve. Atij i kujtohet kur përktheu një fjalim martese që mbajti vëlla Hoise para një auditori prej 1.800 vetash. Në fillim fjalimi tregonte përgjegjësitë e gruas së krishterë. Alberi kujton se duke parë të shoqen dhe motrat e tjera të pranishme, ndihej i rëndësishëm. Megjithatë i kujtohet se kur dëgjoi cilat ishin përgjegjësitë e burrit të krishterë, u ndje shumë i vogël. Në fund të fjalimit, i dukej vetja edhe më i vogël.
[Figura]
Alber dhe Emili Lujinu
[Kutia dhe figura në faqet 191-193]
Intervistë me Pontien Mukangën
Lindur: 1929
Pagëzuar: 1955
Të dhëna: Ka shërbyer si mbikëqyrësi i parë qarkor në Kongo.
Në vitin 1955 shkova në spital se më dhembte një dhëmb. Dentisti, Alber Lujinu, më mjekoi dhe pastaj më tregoi Zbulesën 21:3, 4 që flet për kohën kur s’do të ketë më dhembje. I lashë adresën dhe Alberi më vizitoi atë mbrëmje. Bëra përparim të shpejtë frymor dhe u pagëzova po atë vit.
Në vitin 1960 më caktuan mbikëqyrës qarkor për gjithë Kongon. Vepra e qarkut nuk ishte e lehtë. Udhëtoja për ditë e madje për javë të tëra, nëpër kamionë të ngarkuar rëndë, nëpër rrugë të tmerrshme dhe nën diellin përvëlues. Natën më mundonin shumë mushkonjat. Shpesh kamioni prishej dhe më duhej të pritja deri sa ta riparonin. Ecja vetëm nëpër shtigje ku s’kishte tabela dhe disa herë humbja rrugën.
Një herë vizitova një qytet në veri të Kongos. Isha me Leon Anzapën. Udhëtuam bashkë me biçikletë drejt një qyteti tjetër që ishte më shumë se 120 kilometra larg, por humbëm rrugën dhe na u desh ta kalonim natën në një kotec të vogël pulash. Na pickonin
pleshtat e pulave, kështu që pronari i kotecit ndezi një zjarr të vogël në mes të dyshemesë, edhe pse s’kishte fare dritare.Atë natë ndodhi një përleshje ndërmjet djalit të pronarit të kotecit dhe fshatarëve të tjerë. Pas tij shkoi të luftonte edhe pronari. E dinim se po ta humbte përleshjen, do ta kishim punën pisk. S’vumë gjumë në sy gjithë natën për shkak të pleshtave, tymit dhe përleshjeve.
Para se të agonte dolëm tinëz nga koteci, u hipëm biçikletave dhe ikëm, por pasi kishim bërë disa kilometra, e humbëm prapë rrugën. Vazhduam kështu gjithë ditën, duke ndjekur një rrugë të braktisur. Nga fundi i ditës, i uritur dhe i rraskapitur, Leoni u rrëzua nga biçikleta. Përplasi fytyrën pas një shkëmbi, duke çarë buzën e sipërme. Po i dilte shumë gjak, por vazhduam rrugën derisa mbërritëm në një fshat. Kur panë Leonin, fshatarët donin të dinin kush e kishte rrahur. U shpjeguam se kishte rënë nga biçikleta, por ata nuk e pranuan këtë shpjegim dhe më akuzuan se i kisha gjuajtur unë. S’fjetëm as atë natë. Leoni kishte shumë dhembje, kurse fshatarët po diskutonin që të më rrihnin mua si ndëshkim. Mëngjesin vijues vazhduam rrugën derisa më në fund arritëm në një fshat ku kishte disa mjekime. I vunë Leonit në buzë një ilaç antiseptik dhe ia mbyllën të çarën me gjashtë kapje. Pastaj udhëtuam për 80 kilometra të tjerë deri në Gemenë, ku së fundi e lashë Leonin në një spital të vogël që të mjekohej. E vazhdova rrugën vetëm dhe u bashkova me time shoqe, duke vazhduar më pas përgjatë lumit deri në Kinshasë.
E shoqja e Pontienit, Maria, shpesh udhëtonte e vetme në këto udhëtime. Ajo vdiq në vitin 1963. Në vitin 1966 ai u martua përsëri dhe vazhdoi në veprën e qarkut deri në vitin 1969. Është ende në shërbim të plotkohor, duke shërbyer si pionier i rregullt.
[Kutia dhe figura në faqet 195, 196]
Intervistë me Fransua Dandën
Lindur: 1935
Pagëzuar: 1959
Të dhëna: Mbikëqyrës qarkor nga viti 1963 deri në vitin 1986. Shërbeu në Bethelin e Kongos nga viti 1986 deri në vitin 1996. Tani është plak kongregacioni dhe pionier special.
Në vitin 1974 po vizitoja një kongregacion në Kenge, në provincën Bandundu, kur disa militantë të partisë në pushtet arrestuan shtatë prej nesh. Akuza kryesore që bënë kundër nesh ishte se nuk donim të merrnim pjesë në ceremonitë politike për nder të kreut të shtetit. Na futën në një qeli 2 metra të gjerë me 2 metra të gjatë, që s’kishte dritare. Asnjë prej nesh s’mund të ulej ose të shtrihej, e vetmja gjë që mund të bënim ishte të mbështeteshim te njëri-tjetri. Qëndruam në atë qeli për 45 ditë, duke u lejuar të dilnim prej saj vetëm dy herë në ditë. Kur ime shoqe, Enrieta, mori vesh çfarë kishte ndodhur, udhëtoi 290 kilometra që nga Kinshasa për të më takuar. Megjithatë, e lejuan të më takonte vetëm një herë në javë.
Një ditë, prokurori erdhi të bënte vizitë në burg. Për nder të tij u mbajt një ceremoni politike. Të gjithë, përveç nesh, kënduan këngë politike dhe përsëritën parullat e partisë. Prokurori u tërbua fare dhe
më urdhëroi t’u thosha gjashtë vëllezërve të tjerë të këndonin. U përgjigja se s’kisha autoritet mbi ta dhe se u përkiste atyre të vendosnin nëse do të këndonin apo jo. Për këtë që thashë, më rrahën.Më vonë, na hipën në pjesën e prapme të një xhipi. Dy ushtarë na rrinin rojë dhe po ai prokuror ishte në ndenjësen e përparme bashkë me shoferin. U drejtuam për në qytetin Bandundu, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër. Makina ecte shumë shpejt. U thashë vëllezërve të mbaheshin fort dhe fillova të lutesha. Sapo e kisha mbaruar lutjen, makina e mori tepër shpejt një kthesë dhe u kthye përmbys. U habitëm që asnjëri nuk u vra ose u dëmtua, por e ndiem se Jehovai na kishte mbrojtur. Kur e ngritëm prapë makinën, prokurori i urdhëroi dy ushtarët të na çonin prapë në burg në këmbë. Makina vazhdoi për në Bandundu.
Kur u kthyem në burg, ushtarët u treguan autoriteteve çfarë kishte ndodhur dhe iu lutën të na linin të lirë. Drejtori i burgut ishte shumë i prekur, duke besuar ashtu si edhe ne se Perëndia na kishte mbrojtur. Nja dy ditë të tjera i kaluam në një qeli normale dhe na lejuan të lëviznim nëpër oborr bashkë me të burgosurit e tjerë. Pastaj na lanë të lirë.
Pasi kishin shërbyer 24 vjet në veprën e qarkut, Fransuanë dhe Enrietën i ftuan në Bethel. Dhjetë vjet më vonë u caktuan pionierë specialë. Enrieta vdiq më 16 gusht 1998.
[Kutia dhe figura në faqet 200-202]
Intervistë me Majkëll Potixhin
Lindur: 1939
Pagëzuar: 1956
Të dhëna: Majkëlli dhe gruaja e tij, Barbara, shërbyen 29 vjet në Kongo. Tani janë në Bethelin e Britanisë dhe Majkëlli është plak në një kongregacion të gjuhës lingale në Londër.
Sfida kryesore për ne ishte të mësonim të komunikonim me njerëzit në gjuhën e tyre. Së pari duhej të flitnim rrjedhshëm frëngjishten, gjuhën zyrtare të Kongos. Por ky ishte vetëm fillimi. Në Katangë mësuam suahili, në Kanangë duhej të mësonim gjuhën tshilube dhe kur u caktuam në Kinshasë, mësuam gjuhën lingale.
E gjithë kjo doli shumë e dobishme. Së pari vëllezërit miqësoheshin më shpejt me ne kur na shihnin që bënim këto përpjekje për të komunikuar me ta. I shihnin përpjekjet tona për të folur gjuhën e tyre si provë të dashurisë së vërtetë dhe të interesit që kishim për ta. Një dobi e dytë ishte se shërbimi bëhej më domethënës. Reagimi i parë i një njeriu kur na dëgjonte të flitnim gjuhën e tij ishte shpesh habia e ndjekur nga kënaqësia e pastaj respekti, së bashku me dëshirën për të dëgjuar çfarë donim të thoshim.
Kur udhëtonim në veprën krahinore, njohja e gjuhës vendëse na shpëtoi nga situatat që mund të bëheshin
të rrezikshme. Në kohë krize ishin të zakonshme postblloqet ushtarake dhe partiake, të cilat shërbenin edhe si vend i volitshëm për të zhvatur para. Sidomos të huajt i shihnin si shënjestra të lehta e që kishin shumë për t’i zhvatur. Kur na ndalonin në një postbllok, i përshëndetnim ushtarët në gjuhën e tyre. Kjo i bënte të sprapseshin të habitur. Pastaj na pyetnin cilët ishim. Kur ne nuk mjaftoheshim me një përshëndetje, por u shpjegonim në gjuhën e tyre një për një se çfarë po bënim, zakonisht përgjigjeshin mirë, na kërkonin botime dhe na uronin rrugë të mbarë me bekimin e Perëndisë.Ka pasur shumë raste kur jemi prekur thellë nga fryma e vërtetë vetëmohuese që shfaqnin vëllezërit tanë afrikanë. Për shumë vjet Kongoja ishte një shtet vetëm me një parti, e cila në mënyrë aktive e ndonjëherë të dhunshme u kundërvihej njerëzve asnjanës, siç ishin Dëshmitarët e Jehovait. Në këtë atmosferë, udhëtonim me xhip në veprën krahinore, për t’u shërbyer vëllezërve nëpër asamble.
Më kujtohet mirë një asamble. Në sesionin e pasdites, ditën e fundit, kryetari i partisë në atë vend erdhi prapa podiumit. Ishte i dehur dhe filloi të shante. Gjithashtu, ngulte këmbë që ta linim të hipte në podium e t’u thoshte të gjithëve se duhej të blinin tesera partie. Kur nuk pranuam, u tërbua fare dhe na shau, duke thënë se Dëshmitarët e Jehovait ishin kundër qeverisë dhe duheshin burgosur. Disa vëllezër arritën ta bindnin që të ikte prej aty. Ai iku, duke bërtitur se do të shkonte të na raportonte tek administratori, pastaj do të kthehej të digjte xhipin dhe t’i vinte flakën shtëpisë prej kashte ku po rrinim ne. E dinim se këto nuk ishin vetëm fjalë.
Vëllezërit u treguan të mrekullueshëm. Në vend që të iknin me vrap nga frika, u mblodhën përreth nesh, duke na inkurajuar të besonim te Jehovai dhe t’i linim gjërat në dorë të tij. Pastaj ndenjën me radhë për të bërë rojë tërë natën përqark shtëpisë sonë dhe xhipit. Ishte një përvojë shumë prekëse. Këta vëllezër jo vetëm që ishin gati të jepnin jetën për të na mbrojtur, por ishin edhe të gatshëm të duronin çfarëdo mizorie që mund t’u bënin pas nisjes sonë, sepse nuk kishin pranuar të mbështetnin partinë. Nuk e kemi harruar kurrë këtë shfaqje të dashurisë vetëmohuese të krishterë, bashkë me shumë shprehje prekëse dashurie që provuam gjatë viteve kur qëndruam në Kongo.
[Kutia dhe figura në faqet 211-213]
Intervistë me Terens Lathamin
Lindur: 1945
Pagëzuar: 1964
Të dhëna: Shërbeu 12 vjet si misionar. Mësoi gjuhën franceze, lingale dhe suahili. Aktualisht shërben në Spanjë bashkë me gruan dhe dy fëmijët.
Në vitin 1969 unë dhe Rejmon Nolsi mbërritëm me avion në Kisangan. Atëherë qyteti kishte rreth 230.000 banorë dhe ishte qyteti kryesor i provincës verilindore të Kongos.
Atje kishte pak lajmëtarë dhe shumë njerëz të interesuar, të cilët dolën të na pritnin dhe na dhanë një mikpritje shumë të përzemërt. Na mbuluan me dhurata, duke na dhënë papaja, ananase e banane, si edhe fruta tropikale që s’i kishim parë kurrë më parë. Disa sollën pula të gjalla dhe breshka. Samuel Tshikeke me dashamirësi na strehoi në shtëpinë e tij. Megjithatë, shumë shpejt gjetëm me qira një shtëpi përdhese. Atëherë u bashkuan me ne Nikolas dhe Meri Fone, si edhe Pol e Merilin Evansi. Sa të lumtur ishim! Së bashku meremetuam dhe lyem shtëpinë e parë misionare në Kisangan. Ishte mbushur me bimë kacavjerrëse dhe bar të lartë. Gjithashtu, gjatë pastrimit nxorëm nga çatia dy mace të egra. Më vonë, në atë shtëpi misionare erdhën edhe Piter
e Ana Barnsi, si edhe Ana Harknesi, e cila ishte bërë gruaja ime.Gjatë katër viteve të para që predikuam në Kisangan mësuam gjuhën lingale dhe suahili, si edhe u afruam më shumë me banorët mikpritës e miqësorë atje. Kishim kaq shumë studime, saqë duhej të punonim nga mëngjesi herët deri natën vonë për t’u kujdesur për të gjithë. Gjatë viteve që kaluam në Kisangan, grupi me më pak se dhjetë lajmëtarë u rrit deri në tetë kongregacione.
Një herë, ndërsa udhëtonim në rrugën përgjatë lumit Ituri, një grup prej nesh vunë re një fshat pigmenjsh. Mezi pritnim t’u predikonim. Disa studiues thonë se pigmenjtë e quajnë pyllin nënën ose babanë e tyre, sepse e kanë burim ushqimi, veshjeje dhe strehimi. Për pasojë, pigmenjtë e shohin si të shenjtë pyllin dhe besojnë se mund të komunikojnë me të, me anë të një ceremonie të quajtur molimo. Kjo ceremoni përfshin valle e këngë duke qëndruar përreth një zjarri. Vallet i shoqëron trumbeta molimo, një tub i gjatë prej druri, të cilën burrat e përdorin për të krijuar muzikë dhe tingujt e kafshëve.
Na la mbresa fushimi shumë i veçantë i këtyre njerëzve nomadë, të cilët zakonisht qëndrojnë vetëm një ose dy muaj në një vend. Kampi përbëhet nga kasolle në formë koshereje, të bëra me fidanë dhe gjethe. Këto kasolle kishin vetëm një hyrje dhe mund të bëheshin për dy a më pak orë. Secila ishte e madhe sa të nguceshin në të disa njerëz. Disa fëmijë na u afruan për të na prekur lëkurën dhe flokët, se nuk kishin parë kurrë më përpara njerëz të bardhë. Sa privilegj ishte të takonim e t’u predikonim atyre njerëzve miqësorë të pyjeve! Na thanë se kishin takuar edhe më parë Dëshmitarë që kishin shkuar tek ata nga fshatrat që gjendeshin afër fushimeve të tyre.
[Kutia dhe figura në faqet 215-216]
Intervistë me David Nauejin
Lindur: 1955
Pagëzuar: 1974
Të dhëna: Nga gjithë anëtarët vendës të familjes Bethel në Kongo, ai ka shërbyer për një kohë më të gjatë. Është edhe anëtar i Komitetit të Degës.
Në vitin 1976 u habita kur mora një letër me ftesën për të shërbyer në Bethel. Në letër ishin nënvizuar fjalët «urgjente» dhe «menjëherë». Banoja në Koluezi, rreth 2.450 kilometra larg Kinshasës. S’ishte e lehtë të lija shtëpinë, por doja të përgjigjesha siç ishte përgjigjur Isaia: «Ja ku jam, dërgomë mua!»—Isa. 6:8.
Kur arrita në Bethel, vëllezërit më treguan një makinë shkrimi dhe më pyetën nëse dija të shkruaja me të. U përgjigja se isha rrobaqepës dhe dija të përdorja makinën qepëse, por jo makinën e shkrimit. Gjithsesi, iu shtrova punës dhe mësova të shkruaja me këtë makinë. Në atë kohë punova në repartet e përkthimit dhe të shërbimit.
Më vonë më caktuan në repartin e korrespondencës. Një pjesë e caktimit ishte të shqyrtoja kuponët që njerëzit i kishin prerë nga botimet dhe ia kishin dërguar zyrës. Zakonisht kërkonin botime të tjera. Shpesh pyesja veten sa njerëz do t’i përgjigjeshin mirë literaturës që merrnin. Tani e di se çfarë ndodhi të paktën në
një rast. Dy djem të rinj bënë përparim të shpejtë. Më vonë u bënë pionierë e më pas pionierë specialë. Kur i ftuan në Bethel, njëri u bë shoku im i dhomës.Nganjëherë njerëzit i shkruanin Bethelit për të kërkuar para. Për këto raste ishte përgatitur një letër që me takt shpjegonte natyrën vullnetare të veprës sonë dhe e nxiste personin të studionte Biblën. Ca kohë më parë, një vëlla më tha se kishte hyrë në të vërtetën për shkak të një letre të tillë. Pastaj më tregoi letrën. Vite më parë i kishte shkruar Bethelit për t’i kërkuar para. Kishte reaguar mirë ndaj nxitjes që kishte marrë dhe tani ishte në të vërtetën.
Më vonë u kujdesa për çështjet ligjore. Një herë ndihmova disa vëllezër vendës që i akuzonin pse s’mbanin stemën e partisë. Mora guximin dhe u thashë autoriteteve: «Çfarë tregon në vetvete stema? Sapo kemi mbaruar një luftë civile dhe të gjithë ata kundër të cilëve luftuat ju kishin nga një stemë. Stema nuk do të thotë asgjë, nuk është garanci se çfarë mendon me të vërtetë ai që e mban. Ajo që ka vërtet rëndësi është çfarë ka brenda një njeri. Dëshmitarët e Jehovait janë shtetas që nuk do të fillojnë kurrë një luftë civile. Ky qëndrim i tyre për t’iu bindur ligjeve ka vlerë shumë më tepër se një stemë.» Vëllezërit u lanë të lirë. Jehovai na ndihmonte gjithnjë në rrethana të tilla.
Tani kam më shumë se 27 vjet që shërbej në Bethel. Ndonëse kam disa kufizime fizike dhe nuk kam pasur shumë arsimim, vazhdoj të ushtrohem në mënyrë që Jehovai të më përdorë ende. Në Bethel ka ende nevoja urgjente që kërkojnë zgjidhje menjëherë.
[Kutia dhe figura në faqet 219, 220]
Intervistë me Gadfri Bintin
Lindur: 1945
Pagëzuar: 1956
Të dhëna: I diplomuar në klasën e 47-të të Galaadit. Shërbeu 17 vjet në Kongo. Aktualisht shërben në Komitetin e Degës në Ruandë. Flet gjuhën angleze, franceze, lingale, suahili dhe tshilube.
Në vitin 1973 isha në shërbim me një vëlla vendës në Kanangë. Autoritetet erdhën në shtëpinë ku ne po drejtonim një studim biblik dhe na arrestuan. Kaluam dy javë në burg. Gjatë kësaj kohe na sillte ushqim shoku im misionar, Majk Gejtsi, sepse në burg nuk jepnin për të ngrënë. Më në fund na lanë të lirë. Tre muaj më vonë, ditën kur unë dhe Majku kishim prerë biletat e avionit për të ndjekur një kongres ndërkombëtar në Angli, morëm vesh se të gjithë vëllezërit në një kongregacion aty afër ishin arrestuar. Donim t’i takonim e t’u jepnim ca ushqim. Për habinë tonë, kur kërkuam të takonim vëllezërit, një gjykatës urdhëroi që të na arrestonin. Ndërsa pritnim autobusin e burgut që të na çonte atje, dëgjuam të ngrihej në fluturim avioni ku duhej të ishim ne. Mund ta imagjinoni sa u trishtuam!
Kur shkuam në burg, pashë se shumë të burgosur ishin atje që nga koha kur kisha qenë unë tre muaj më parë. Duke qenë se tani shoku që më sillte ushqime ishte i burgosur bashkë me mua, të burgosurit e tjerë pyetën: «Kush do t’ju sjellë ushqim kësaj radhe?»
Iu përgjigjëm se vëllezërit tanë do të na sillnin ushqim, por të tjerët tundën kokën me mosbesim. E dinin se s’kishte Dëshmitarë të tjerë evropianë në atë zonë. Sa të habitur mbetën ditën tjetër kur vëllezërit tanë kongolezë erdhën me aq shumë ushqime, sa mund t’i ndanim me të burgosurit e tjerë! Ishte një dëshmi e mrekullueshme për vëllazërinë tonë ndërkombëtare dhe për dashurinë që na bashkon. Ata vëllezër të dashur që na sollën ushqim rrezikuan të burgoseshin për këtë. Pesë ditë më vonë na lanë të lirë. Pas kësaj shkuam me avion në Angli, tamam në kohë për kongresin.
[Kutia dhe figura në faqet 224-226]
Intervistë me Nzeji Katasi Pandin
Lindur: 1945
Pagëzuar: 1971
Të dhëna: Shërbeu me guxim në territore të vështira si motër beqare dhe më vonë shoqëroi burrin e saj në veprën udhëtuese nga viti 1988 deri në vitin 1996. Tani është në shërbimin special në kohë të plotë në Kinshasë.
Në vitin 1970 po lexoja Biblën kur dëgjova një trokitje në derën e shtëpisë, në Kinshasë. Ishte një burrë me djalin e tij të vogël. Djali filloi të fliste për Biblën dhe më kërkoi ta hapja Biblën time te Mateu 24:14. Gjithnjë e kisha mbajtur veten për fetare, por s’arrija ta gjeja shkrimin. Djali i vogël më ndihmoi dhe vazhduam një bisedë të këndshme.
Vëllai e pa se isha e interesuar dhe më ftoi në mbledhje të dielën që vinte. Mbahej prapa shtëpisë së një vëllai, meqë vepra e Dëshmitarëve ishte e ndaluar. Më pëlqeu fjalimi dhe qëndrova edhe për studimin e Kullës së Rojës. Po atë mbrëmje vëllezërit më erdhën në shtëpi dhe filluan një studim me mua.
Pas ca kohe u pagëzova dhe fillova shërbimin e plotkohor. Te Shërbimi ynë i Mbretërisë lexova se kishte shumë nevojë për lajmëtarë në pjesë të tjera të vendit. Pyeta nëse mund të shkoja në Kenge, në provincën Bandundu. Vëllezërit pranuan, por më paralajmëruan
se disa veta atje i kishin arrestuar. Mendova: ‘E po të gjithë s’mund t’i arrestojnë.’ Kështu vendosa të shkoja.Mbërrita në mbrëmje dhe u kënaqa kur mora vesh se mbikëqyrësi qarkor, Fransua Danda, po vizitonte kongregacionin. Mëngjesin vijues shkova në mbledhjen për shërbimin në fushë, por e habitur zbulova se Fransuanë dhe disa vëllezër të tjerë i kishin arrestuar. Shefi i sigurisë donte të fliste me mua. Ai tha: «E dimë se je Dëshmitare e Jehovait. Po të duash mund të qëndrosh në Kenge, por në rast se të shohim ndonjëherë të vish vërdallë me çantë në krahë, do të të arrestojmë.»
Banorët e qytetit ishin shumë të zemëruar me shefin e sigurisë dhe me agjentët e tij. Ata e dinin se Dëshmitarët e Jehovait nuk po i bënin keq askujt. Njerëzit thoshin se agjentët e sigurisë duhej të luftonin krimin, që në atë kohë ishte me bollëk, jo të harxhonin kohën e tyre me Dëshmitarët e Jehovait. Në fund vëllezërit i lanë të lirë.
Në vitin 1975 më emëruan pioniere speciale dhe shkova në shumë qyteza e fshatra, duke qëndruar për dy ose tri javë në çdo vend. S’kaloi shumë dhe ishin formuar gjashtë grupe me njerëz të interesuar. I shkrova degës duke kërkuar që të dërgonin vëllezër për të mbikëqyrur e për t’u kujdesur për grupet.
Pastaj takova Zhan-Batist Pandin, i cili ishte po ashtu pionier special. Në të kaluarën kisha folur me misionarët për martesën dhe për shërbimin e plotkohor. Më kishin thënë që, nëse dëshira ime ishte të vazhdoja për shumë kohë në shërbimin e plotkohor, do ta kisha më të lehtë po të mos kisha fëmijë. Zhan-Batisti pranoi dhe u martuam. Njerëzit mendojnë se fëmijët do t’u japin siguri prindërve kur këta të plaken. Mirëpo, kohët kanë ndryshuar dhe di shumë raste ku prindërit kanë mbetur shumë të zhgënjyer. Zhan-Batisti dhe unë s’jemi zhgënjyer në asnjë gjë.
Gjatë viteve, kemi parë shumë njerëz të merrnin të vërtetën. Jam e lumtur në veçanti për familjen time. Ndihmova jo vetëm babanë dhe nënën, por edhe katër vëllezërit e mi dhe një motër që të pranonin të vërtetën.
Në Psalmin 68:11 thuhet: «Gratë që shpallin lajmin e mirë janë një ushtri e madhe.» (BR) Kjo do të thotë se ne motrat kemi një përgjegjësi të madhe dhe duhet të bëjmë gjithçka mundemi. I jam shumë mirënjohëse Jehovait që më ka lejuar të marr pjesë në këtë shpallje.
[Kutia në faqen 240]
Përkthimi i ushqimit frymor
Edhe pse gjuha zyrtare në Kongo është frëngjishtja, gjuha kryesore e folur në Kinshasë dhe përgjatë lumit Kongo është gjuha lingale. Ndonëse nuk ka fjalor të gjerë, kjo gjuhë ka disa shprehje shumë domethënëse. Për shembull, shprehja «të pendohesh» është kobongola motema, e cila fjalë për fjalë do të thotë «të kthesh zemrën». Një shprehje tjetër që ka të bëjë me zemrën dhe me ndjenjat është kokitisa motema, që fjalë për fjalë do të thotë «të ulësh zemrën» ose me fjalë të tjera «të qetësohesh».
Tashmë ka disa dhjetëvjeçarë që Kulla e Rojës përkthehet në gjuhën lingale. Aktualisht, përkthehen botime në këto gjuhë të folura në Kongo: kiluba, kinande, kipende, kisonge, kituba, lingale, lingombe, lomongo, mashi, monokutuba, ngbaka, otetela, suahili (kongoleze), tshilube dhe urunde.
[Kutia në faqen 247]
I zellshëm, edhe pse i gjymtuar fizikisht
Rishari njëzetvjeçar është i paralizuar dhe ka 15 vjet i ngujuar në shtrat. Mund të lëvizë vetëm kokën. Megjithatë në janar të vitit 1996 u bë lajmëtar i papagëzuar. Rishari u predikon vazhdimisht atyre që i shkojnë për vizitë në dhomë. Kur flet, në zërin e tij ndihet një bindje e plotë. Mesatarisht predikon dhjetë orë në muaj. Më 12 prill 1998 e morën në një barelë dhe e pagëzuan në një përrua jo larg shtëpisë. Tani arrin t’i ndjekë rregullisht mbledhjet. Gjithashtu, po i mëson të vërtetën një të afërmi të tij, i cili ndjek mbledhjet e krishtere dhe po bën përparim. Ndonëse është i dobët fizikisht, ky vëlla është bërë i fuqishëm me anë të frymës së Perëndisë.
[Kutia në faqen 248]
‘Nuk jemi pjesë e botës’
Një ditë kur ishte në shkollë, Estera 12-vjeçare u habit kur mësuesi i kërkoi çdo nxënësi të dilte para klasës dhe të këndonte himnin kombëtar. Kur i erdhi radha, Estera me mirësjellje i tha mësuesit se nuk mund ta këndonte. Ajo tregon çfarë ndodhi më tej:
«Mësuesi u inatos. Atëherë e pyeta nëse mund të këndoja diçka tjetër dhe ai pranoi. Këndova këngën ‘Nuk jemi pjesë e botës’. Pas këngës, mësuesi tha se e gjithë klasa duhej të duartrokiste dhe ata duartrokitën.
Pas mësimit, mësuesi më thirri veç dhe më tha se i pëlqeu vërtet kënga, sidomos fjalët. Ai shtoi: ‘E kuptoj se ju Dëshmitarët e Jehovait jeni vërtet të ndarë nga bota. Edhe sjellja jote në klasë e tregon këtë.’
Edhe një shoqe e klasës e pëlqeu shumë këngën. Ajo filloi të më bënte pyetje, të cilave iu përgjigja. Në fund të vitit na u desh të ndaheshin, por e nxita të kërkonte Dëshmitarët e Jehovait në zonën ku do të shkonte. Ajo i kërkoi dhe tani është një motër.»
[Kutia në faqen 251]
Ndershmëria i sjell nderim Perëndisë
Një vëlla punonte në një fabrikë. Një ditë, për shkak të një gabimi që bënë punëtorët e turnit ku po punonte vëllai, një pjesë e pajisjeve u prish. Drejtori vendosi t’i pushonte të gjithë nga puna. U dha rrogën dhe u tha të iknin. Kur mbërriti në shtëpi, vëllai vuri re se i kishin dhënë 500 franga (pak më shumë se 1 euro) më tepër, prandaj u kthye për t’i dhënë paratë e tepërta. Përfitoi nga rasti për të dhënë dëshmi dhe drejtorit i bëri kaq shumë përshtypje ndershmëria e vëllait, saqë i kërkoi të qëndronte dhe të punonte për të.
[Tabela dhe grafiku në faqet 176, 177]
KONGO (KINSHASË)—KRONOLOGJIA
1932: Bëhen përpjekje për të dërguar Dëshmitarë të Jehovait në Kongo.
1940
1949: Një dekret përforcon ndalimin jozyrtar që u ishte bërë Dëshmitarëve të Jehovait.
1960
1960: Kongoja fiton pavarësinë, dhe kështu fillon një periudhë tolerance fetare.
1962: Vendoset zyra e degës në Leopoldvil (tani Kinshasë). Mbërrijnë misionarët e parë.
1966: Dëshmitarëve të Jehovait u jepet njohja ligjore.
1971: Mohohet njohja ligjore.
1980
1980: Jepet përsëri njohja ligjore.
1986: Ndalohet vepra e Dëshmitarëve të Jehovait.
1990: U jepet liria fetare në mënyrë jozyrtare.
1993: Gjykata e Lartë anulon ndalimin e vitit 1986. Fillon puna për të ndërtuar degën e re.
2000
2003: 122.857 lajmëtarë janë aktivë në Kongo (Kinshasë).
[Grafiku]
(Shiko botimin)
Gjithsej lajmëtarë
Gjithsej pionierë
120.000
80.000
40.000
1940 1960 1980 2000
[Hartat në faqen 169]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
SUDAN
REPUBLIKA E AFRIKËS QENDRORE
REPUBLIKA E KONGOS
BRAZAVIL
REPUBLIKA DEMOKRATIKE E KONGOS
Isiro
Bumbë
Lumi Kongo
Kisangan
Gomë
Bukavu
Bandundu
KINSHASË
KASAI
Kenge
Kikuit
Matadi
Kanangë
Mbuji-Maji
KATANGË
Kaminë
Luenë
Koluezi
Likasi
Lubumbashi
ANGOLË
ZAMBIE
[Figura që zë gjithë faqen 162]
[Figura në faqen 185]
Familja Hoise: Elena, Ernesti dhe Daniela, në Kinshasë në vitet 60
[Figurat në faqen 186]
Skenat e pagëzimeve në kongreset ndërkombëtare, të treguara në filmin «Lumturia e Shoqërisë Bota e Re», u lanë mbresa shumë shikuesve kongolezë
[Figura në faqen 199]
Medlin dhe Julian Kisel
[Figura në faqen 205]
Në gjithë vendin u ndërtuan salla të thjeshta për mbledhjet
[Figura në faqen 207]
Zyra e degës në Kinshasë, 1965
[Figura në faqen 208]
Asamble në Koluezi, 1967
[Figura në faqen 209]
Rrugët e këqija e bëjnë të vështirë udhëtimin
[Figura në faqen 221]
Kongresi Krahinor «Dashuria hyjnore», Kinshasë, viti 1980. Kongresi i parë i madh që ishte mbajtur atje pas tetë vjetësh
[Figura në faqen 223]
Shumë veta ecin për ditë të tëra, të ngarkuar me ushqime dhe veshje, vetëm për të ndjekur asambletë dhe kongreset
[Figura në faqen 228]
Në dhjetor të vitit 1985, vetëm tre muaj para se të vendosej një ndalim i rreptë, në Kinshasë u mbajt Kongresi «Mbajtës të integritetit»
[Figura në faqen 230]
Gjatë ndalimit, vëllezërit tanë duruan burgime dhe rrahje mizore
[Figura në faqen 235]
Zakaria Belemo, duke shërbyer si mbikëqyrës udhëtues, viziton një grup vëllezërish refugjatë nga Sudani
[Figurat në faqen 237]
Makina të forta përdoren për të transportuar literaturë në rrugët e vështira të vendit
[Figura në faqen 238]
Klasa e parë e Shkollës së Stërvitjes për Shërbim në Kongo (Kinshasë), në vitin 1995
[Figura në faqen 241]
Zhizela dhe Sebastjan Xhonson
[Figura në faqen 243]
Dymbëdhjetë misionarë jetojnë në këtë shtëpi në Kinshasë
[Figurat në faqet 244, 245]
Në vitin 1998 nga Evropa erdhën ndihma dhe iu shpërndanë nevojtarëve
[Figurat në faqen 246]
Mbikëqyrës udhëtues si Ilunga Kanama (poshtë majtas) dhe Mazela Mitelezi (kutia, majtas), përballen me shumë sfida në zonat e prekura nga lufta
[Figurat në faqet 252, 253]
(1) Ndërtesat e Bethelit të Kinshasës
(2-4) Salla të Mbretërisë të ndërtuara kohët e fundit
(5) Një vëlla që ndihmon në ndërtimin e Sallës së Mbretërisë
[Figura në faqen 254]
Komiteti i Degës, nga e majta në të djathtë: Piter Vilhelmi, Benxhamin Bandiuila, Kristian Beloti, David Naueji, Delfin Kavusa, Robert Elongo, Sebastjan Xhonsoni dhe Uno Nilsoni