Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona
Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona
Moldavia
Për më se 60 vjet Dëshmitarët e Jehovait në Moldavi vuajtën nën monarkinë rumune, nën regjimin fashist dhe nën regjimin komunist. Gjatë monarkisë dhe gjatë regjimit fashist, edhe Kisha Ortodokse ushtroi presion ndaj tyre. Prapëseprapë, tani Moldavia është ndër vendet që kanë raportin Dëshmitar për popullsi më të lartë në botë. Lexoni si i forcon Jehovai të gjithë ata që kanë frikë nga ai dhe si u jep fitoren të gjithë atyre që nuk lejojnë të mposhten nga frika e njeriut.
Dy Kongot
Ç’ju vjen ndër mend kur dëgjoni fjalën «Kongo»? Shumë vetave u sjell ndër mend pamje nga xhungla me zagushi e që është kaq e dendur sa drita e diellit nuk prek në tokë. Mes poteres së zërave të majmunëve e të zogjve, dëgjoni tingullin e daulleve që sjellin mesazhe nga fshatra të largëta. Ndoshta përfytyroni një lumë të madh e të turbullt, që përdridhet ngadalë si një gjarpër gjigant mes për mes vetë zemrës së Afrikës. Kongoja është ky që thamë, por ka dhe më tepër se kaq. Dy vende mbajnë emrin e lumit që i ndan ato. Besimi juaj do të forcohet ndërkohë që lexoni se si gra dhe burra të guximshëm përhapin të vërtetën e Biblës anekënd këtij rajoni tërheqës të tokës.