Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona
Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona
Tahiti
Ishujt e Polinezisë Franceze, ku bën pjesë Tahiti, janë ndër më të bukurit në botë. Poetët dhe shkrimtarët i kanë paraqitur si parajsë. Por një parajsë edhe më tërheqëse lulëzon në këta ishuj të qetë piktoreskë të Paqësorit. Mësoni se si u krijua kjo parajsë më e rëndësishme dhe si prodhon vazhdimisht e me bollëk fryte për lavdi të Jehovait.
Guajana
Emri Guajanë do të thotë «Vendi i ujërave». Ky emërtim është vërtet i goditur, pasi atje ka një rrjet të gjerë me lumenj, shumë prej të cilëve shërbejnë si rrugë kryesore për të shkuar në fshatrat e qytetet në brendësi të vendit. Lexoni se si Dëshmitarët e Jehovait kanë përdorur kaiket, varkat me rrema dhe avulloret për t’i drejtuar tek ‘uji i gjallë’ banorët tërheqës të këtij vendi me shumë raca, që është i vetmi vend anglishtfolës në Amerikën e Jugut.—Gjoni 4:10.
Islanda
Ndodhet fare afër Rrethit Polar Verior, në jug të tij, larg nga dy tropikët. Është një vend me bukuri të rrallë. Akullnajat, vullkanet dhe malet e stolisin këtë rajon me reliev të thyer. Por ka dhe një bukuri që ia kalon bukurisë së vendit, dhe kjo gjendet te njerëzit që i shërbejnë Jehovait. Në këtë tregim do të mësoni se si shërbëtorët e Perëndisë mposhtin kushtet e vështira që të arrijnë t’u flasin të tjerëve për të vërtetën biblike.