Letër nga Trupi Udhëheqës
Letër nga Trupi Udhëheqës
«DASHAMIRËSIA e pamerituar dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zotëria Jezu Krisht, qofshin me ju!» Këtë përshëndetje shkroi Pavli në mjaft nga letrat drejtuar kongregacioneve. Kjo shpreh siç duhet atë që dëshirojmë edhe ne për të gjithë ju.—Efes. 1:2.
Sa shumë e çmojmë dashamirësinë e pamerituar të Jehovait nëpërmjet flijimit shpërblyes të Krishtit Jezu! Me anë të shpërblesës kemi një qëndrim të miratuar përpara Perëndisë. Nuk mund ta fitojmë kurrë këtë me përpjekjet tona, pavarësisht nga zelli me të cilin studiojmë Biblën, predikojmë lajmin e mirë ose bëjmë vepra të tjera të mira. Na është dhënë mundësia që të na falen mëkatet dhe të fitojmë jetën e përhershme, jo si një pagë për përpjekjet tona, por si dhuratë që pasqyron dashamirësinë e pamerituar të Jehovait nëpërmjet Jezu Krishtit.—Rom. 11:6.
Pavli u shkroi bashkëbesimtarëve: «Ne ju përgjërohemi që të mos e pranoni dashamirësinë e pamerituar të Perëndisë, pa e përmbushur qëllimin e saj. Sepse ai thotë: ‘Të dëgjova në një kohë të pranueshme dhe të ndihmova në një ditë shpëtimi.’ Ja, tani është koha veçanërisht e pranueshme! Ja, tani është dita e shpëtimit!» Kishte «një kohë të pranueshme» përpara shkatërrimit të Jerusalemit në shekullin e parë. Njerëzit me 2 Kor. 6:1, 2.
zemër të ndershme që e donin Jehovain, shpëtuan frymësisht. Kjo çoi edhe në shpëtimin fizik të të gjithë këtyre besnikëve të cilët ikën nga Jerusalemi përpara shkatërrimit të tij në vitin 70 të e.s.—Edhe sot jetojmë në «një kohë të pranueshme» dhe në «një ditë shpëtimi». Ata që Jehovai i pranon si shërbëtorë të tij dhe që po shpëtohen frymësisht, kanë mundësinë të shpëtojnë fizikisht nga «dita e madhe e Jehovait» e cila tani është kaq afër.—Sof. 1:14.
Dita e Jehovait sjell një përgjegjësi serioze. Duhet t’i paralajmërojmë njerëzit për këtë ditë dhe të ndihmojmë ata me zemër të ndershme që të nxjerrin dobi nga dashamirësia e pamerituar e Jehovait e të shpëtojnë. Pavli e kuptonte mirë këtë përgjegjësi. Ai shkroi: «Në të vërtetë, mjerë unë, po të mos e shpall lajmin e mirë!» Gjithashtu tregoi se si ndihej: «U jam borxhli . . . si të mençurve, edhe të pamendëve, prandaj kam dëshirë të zjarrtë t’jua shpall lajmin e mirë.»—1 Kor. 9:16; Rom. 1:14, 15.
Jehovai do të na kërkojë llogari, nëse lëmë pas dore veprën jetësore të paralajmërimit të njerëzve. Jemi të vetëdijshëm për atë që i tha Jehovai profetit Ezekiel: «Bir njeriu, unë të kam vënë si rojë për shtëpinë e Izraelit. Dëgjoji fjalët e gojës sime dhe paralajmëroji ata nga ana ime. Nëse unë i them të ligut: ‘Ke për të vdekur’, dhe ti nuk e lajmëron e nuk i thua që ta lërë rrugën e tij të ligë e të jetojë, ai do të vdesë për fajin e vet, meqenëse është i lig, por gjakun e tij do ta kërkoj nga dora jote.»—Ezek. 3:17, 18.
Mat. 11:28) Duam t’ju lavdërojmë ngrohtësisht të gjithëve ju që bëni përpjekje me qëllim që të vazhdoni t’i shërbeni Jehovait besnikërisht, me gjithë vështirësitë e mëdha dhe të vogla.
Këto ditë të fundit janë të vështira për t’u përballuar. Nuk është e lehtë të drejtpeshosh përgjegjësitë familjare, gjërat në botë, aktivitetet e kongregacionit dhe predikimin. Përveç kësaj, mjaft prej jush duhet të përballojnë sëmundjet, depresionin, moshën e thyer e madje kundërshtimin. Shumica prej jush janë «të ngarkuar». Duam t’ju themi se bashkohemi me ndjenjat tuaja, në harmoni me fjalët e Jezuit: «Ejani tek unë, të gjithë ju që po robtoheni dhe që jeni të ngarkuar, e unë do t’ju freskoj.» (Si rezultat i predikimit tuaj të zellshëm dhe mësimdhënies e falë bekimit të Jehovait, në mbarë botën pagëzohen mesatarisht 4.764 veta çdo javë. Gjatë vitit të kaluar të shërbimit u formuan 1.417 kongregacione të reja. Shpresojmë dhe lutemi që libri i ri Çfarë mëson vërtet Bibla?, që tashmë është botuar në mbi 120 gjuhë, do të ndihmojë miliona njerëz të nxjerrin dobi nga dashamirësia e pamerituar dhe paqja e Jehovait gjatë kësaj ‘dite shpëtimi’.
Jini të sigurt se Trupi Udhëheqës ju do dhe se ne lutemi për ju. Ju falënderojmë edhe për lutjet që bëni për ne.
Vëllezërit tuaj,
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait