Afrika e Jugut
Afrika e Jugut
NDËRSA ecën nëpër një rrugë të zhurmshme të një qyteti në Afrikën e Jugut, të zë syri një larmi ngjyrash të lëkurës, që nga e zeza fare deri tek e bardha qumësht. Mes zhurmës së trafikut dëgjon copëza bisedash në lloj-lloj gjuhësh. Rrugët me njerëz që shesin fruta, objekte të rralla zbukurimi dhe rroba, janë nën hijen e ndërtesave gjigante me zyra, që të mbrojnë nga dielli përvëlues. Po të duash, mund të ndalesh e të presësh flokët te një berber që e ushtron zanatin në trotuar.
Mes gjithë kësaj popullsie të larmishme prej më shumë se 44 milionë banorësh, është e vështirë të gjesh një afrikanojugor tipik. Zezakët vendës, që përbëjnë rreth 75 për qind të të gjithë popullsisë, përfshijnë fiset zulu, xhosa, soto, pedi dhe tsvana, si edhe disa fise të tjera më të vogla. Popullsia e bardhë kryesisht flet gjuhën angleze dhe afrikanse. Këta janë pasardhës të banorëve holandezë që u vendosën aty nga mesi i shekullit të 17-të, dhe të hygënotëve francezë që erdhën pas tyre. Kurse anglezët u vendosën në këtë vend në fillim të shekullit të 19-të.
Ka edhe një komunitet të madh indian, pasardhës të punëtorëve që erdhën për të punuar në fushat e kallamsheqerit në Natal (tani Kuazulu-Natal). Me këtë përzierje racash dhe kulturash, Afrika e Jugut është quajtur me të drejtë ‘kombi ylber’.
Në të kaluarën, marrëdhëniet mes racave kanë qenë të acaruara. Komuniteti ndërkombëtar e dënoi politikën e apartejdit që ndoqi ky vend. Vitet e fundit, u fol mirë për reformat që u bënë, pasi u hoq apartejdi dhe u vu një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike.
Tani, të gjitha racat mund të jetojnë bashkë lirisht, mund të shkojnë në çfarëdo vendi publik, si për shembull në kinema ose në restorante. Njerëzit e çdo race mund të jetojnë ku të duan, po t’i kenë mjetet financiare.
Megjithatë, pasi ra entuziazmi i fillimit, lindën disa pyetje të pashmangshme. Deri në ç’pikë do t’i rregullonte qeveria e re padrejtësitë e shkaktuara nga apartejdi? Sa kohë do të duhej? Edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet, mbeten ende pa u zgjidhur probleme të rënda. Ndër problemet e mëdha me të cilat përballet qeveria janë: rritja e vazhdueshme e krimit, papunësia që ka prekur 41 për qind të popullsisë dhe rreth pesë milionë banorë të infektuar me virusin HIV. Shumë njerëz e kanë kuptuar se asnjë qeveri njerëzore nuk mund t’i çrrënjosë këto probleme dhe janë kthyer diku tjetër për të gjetur zgjidhje.
PEIZAZH I BUKUR
Pavarësisht nga problemet e vendit, turistët ende magjepsen me bukurinë e tij natyrore. Ndër gjërat e shumta që i tërheqin ata janë plazhet e bukura tërë diell, vargmalet hijerënda dhe një shumëllojshmëri shtigjesh për ekskursione. Në qytete gjen dyqane dhe restorante që renditen ndër më të mirët në botë. Klima e butë e bën edhe më tërheqëse Afrikën e Jugut.
Turistët i tërheq sidomos flora dhe fauna e larmishme. Në këtë vend ka rreth 200 lloje gjitarësh, 800 lloje zogjsh dhe 20.000 lloje bimësh me lule. Njerëzit vërshojnë nëpër rezervatet natyrore të kafshëve, siç është parku i famshëm kombëtar «Kruger». Atje, në gjendje të lirë, mund të shohin ‘pesë të mëdhenjtë’ e Afrikës: elefantët, rinoqerontët, luanët, leopardët dhe buajt afrikanë.
Përvojë e paharrueshme është vizita në ndonjë nga pyjet tipike të Afrikës së Jugut. Atje, në qetësi, mund të admirosh fiere të pazakonta, likene dhe lule të veçanta, si edhe zogj e insekte tërë ngjyra. Ndërsa ngre kokën lart për të parë një pemë madhështore, të quajtur druri i verdhë, mrekullohesh se si kjo pemë gjigante e ka zanafillën nga një farë mikroskopike. Disa nga këto pemë mund të arrijnë deri në 50 metra lartësi dhe të jetojnë një mijë vjet.
Por, për një shekull, në këtë vend është mbjellë dhe është kultivuar një lloj tjetër fare. Është lajmi i mirë i Mbretërisë së Perëndisë, që është mbjellë në zemrat e njerëzve. Psalmisti i krahasoi me pemë të mëdha njerëzit që e pranonin lajmin e mirë: «I drejti do të lulëzojë si palma e do të rritet madhështor si cedri në Liban.» (Psal. 92:12) Këta njerëz të drejtë do të jetojnë më gjatë edhe se pemët më të lashta të drurit të verdhë, sepse Jehovai u ka premtuar jetën e përhershme.—Gjoni 3:16.
RRITJA FILLON NGA DISA FARËRA
Gjatë shekullit të 19-të, vendi u trazua nga luftërat e nga konfliktet politike. Zbulimi i diamanteve dhe i arit në gjysmën e dytë të atij shekulli, pati një ndikim shumë të madh. Në librin Mendja e Afrikës së Jugut (anglisht), Alister Sparksi shpjegon: «Brenda natës, [ky zbulim] e ktheu një vend blegtoral në një vend industrial, duke i grumbulluar banorët e fshatrave nëpër qytete dhe duke u ndryshuar jetën.»
Në vitin 1902, farërat e para të së vërtetës biblike mbërritën në Afrikën e Jugut, në bagazhin e një kleriku nga Holanda.
Në një kuti, ai kishte disa botime të Studentëve të Biblës, siç njiheshin atëherë Dëshmitarët e Jehovait. Këto botime ranë në duart e Frans Ebersonit dhe Stofel Furisë, në Klerksdorp. Ata e kuptuan se ajo që po lexonin ishte e vërteta dhe filluan t’u jepnin dëshmi të tjerëve. Mbi 80 të afërm të familjes Furi, që përfshijnë më shumë se pesë breza, si edhe disa pasardhës të familjes Eberson, janë bërë shërbëtorë të kushtuar të Jehovait. Një nga pasardhësit e Furisë po shërben tani në Bethelin e Afrikës së Jugut.Në vitin 1910, në Afrikën e Jugut erdhi Uilliam U. Xhonstoni nga Glasgou i Skocisë, me udhëzime për të hapur një zyrë dege të Studentëve të Biblës. Vëlla Xhonstoni, i cili në atë kohë ndoshta sapo kishte hyrë në të 30-at, ishte njeri me logjikë të fortë dhe i besuar. Ai hapi një zyrë dege, që ishte një dhomë e vogël në një ndërtesë në Durban. Kësaj zyre iu besua mbikëqyrja e një territori të stërmadh, pothuajse gjithë pjesa e Afrikës që ndodhet në jug të ekuatorit.
Në ato vite të hershme, lajmi i mirë hodhi rrënjë kryesisht në rajonet me popullsi të bardhë. Atëherë, literatura e Studentëve të Biblës ishte vetëm në gjuhët holandeze dhe angleze. Do të kalonin vite para se të përktheheshin disa botime në gjuhët vendëse. Me kalimin e kohës, vepra përparoi në të katër grupet racore: te të bardhët, zezakët, mulatët dhe indianët aziatikë.
Të dhënat tregojnë se që nga viti 1911 e më tej, ka pasur përparim edhe në komunitetet zezake të vendit. Kur Johan Çange u kthye në vendlindjen e tij, në Nduedue, afër Durbanit, kishte njohuri për të vërtetën biblike dhe ua përcolli këtë njohuri të tjerëve. Ai drejtonte rregullisht studime biblike me një grup të vogël, duke përdorur librin Studime mbi Shkrimet në gjuhën angleze. Duket se ky grup u bë kongregacioni i parë zezak në Afrikën e Jugut.
Grupi tërhoqi vëmendjen e klerit vendës. Anëtarë të Kishës Metodiste Uezliane shkuan tek ata për të parë nëse po i mbanin mësimet e kishës. Grupi u përgjigj se po u mësonin të tjerëve atë që ishte në Bibël. Pas shumë diskutimesh, pjesëtarët e këtij grupi u shkishëruan. Vëlla Xhonstoni e kontaktoi këtë grup dhe i vizitoi rregullisht për të mbajtur mbledhjet dhe për t’i ndihmuar. Studentë të Biblës kishte pak, por ama po bëhej një vepër e madhe predikimi. Një raport i vitit 1912 tregonte se ishin shpërndarë gjithsej 61.808 fletushka. Gjithashtu, nga fundi i vitit 1913, 11 gazeta në Afrikën e Jugut po botonin në katër gjuhë fjalimet e Ç. T. Rasëllit, një Student i Biblës shumë i njohur.
PËRPARIM TEOKRATIK GJATË VITEVE TË LUFTËS
Viti 1914 ishte i rëndësishëm për grupin e vogël të shërbëtorëve të Jehovait në Afrikën e Jugut, siç ishte edhe kudo gjetkë për popullin e Perëndisë. Shumë shpresonin se do ta
merrnin në atë kohë shpërblimin e tyre qiellor. Në raportin vjetor që i dërgoi selisë botërore në Bruklin, Nju-Jork, vëlla Xhonstoni shkruante: «Në raportin vjetor të fundit, përmenda edhe shpresën që herën tjetër t’i raportonim selisë përtej velit. Kjo shpresë nuk është përmbushur.» Megjithatë, shtonte: «Viti që kaloi, ishte më i ngjeshuri në historinë e veprës së korrjes në Afrikë.» Shumica e kuptuan se kishte ende punë për të bërë, dhe u kënaqën që do të merrnin pjesë në të. Ky shtim i vrullit u pasqyrua në raportin për vitin 1915, ku tregohej se ishin shpërndarë 3.141 kopje të librit Studime mbi Shkrimet, gati dyfishi në krahasim me vitin e kaluar.Një njeri që gjeti të vërtetën në këtë kohë ishte Japi Teroni, një avokat i zoti. Ai lexoi një artikull në një gazetë të Durbanit, ku flitej për literaturën e botuar dhjetëvjeçarë më parë nga Studentët e Biblës. Në atë artikull tregohej se ngjarjet që po ndodhnin që nga viti 1914 ishin parathënë në serinë e librave Studime mbi Shkrimet, ku shpjegoheshin profecitë e Biblës. Japi shkroi: «Doja t’i kisha me çdo kusht dhe, pasi nuk lashë cep të qytetit pa kërkuar më kot nëpër librari, më në fund arrita ta merrja të gjithë serinë, duke i shkruar zyrës në Durban. Çfarë zbulimi ishin ata libra! Sa kënaqësi të kuptoja ‘gjërat e fshehura’ që janë shkruar në Bibël!» Pas njëfarë kohe, Japi u pagëzua dhe u foli me zell të tjerëve për të vërtetën biblike deri në vitin 1921, kur një sëmundje i mori jetën para kohe.
Në prill të vitit 1914, në Johanesburg u mbajt kongresi i parë i Studentëve Ndërkombëtarë të Biblës në Afrikën e Jugut. Nga 34 të pranishmit, 16 u pagëzuan.
Në vitin 1916 mbërriti «Foto-Drama e Krijimit», e cila u prit mirë në gjithë vendin. Në një gazetë (Cape Argus) thuhej: «Suksesi që ka pasur prodhimi i kësaj serie të mrekullueshme filmash biblikë, i justifikon plotësisht përpjekjet dhe përgatitjet e Shoqatës së Studentëve Ndërkombëtarë
të Biblës, për ta sjellë në këtë vend.» Ndikimi i «Foto-Dramës» në territor nuk u ndie menjëherë, por gjithsesi kjo shfaqje tërhoqi turma të mëdha njerëzish, e kështu u dha një dëshmi e mirë në një zonë të gjerë, brenda një kohe të shkurtër. Vëlla Xhonstoni udhëtoi rreth 8.000 kilometra në gjithë vendin, për ta shfaqur këtë film.Vdekja e vëlla Rasëllit po atë vit, shkaktoi një ngadalësim të përkohshëm të veprës së predikimit në Afrikën e Jugut, siç ndodhi edhe në vendet e tjera. Disa ishin të pakënaqur me ndryshimet që u bënë pas vdekjes së tij dhe shkaktuan përçarje në kongregacione. Për shembull, në Durban, pjesa më e madhe e kongregacionit u shkëput dhe filloi t’i mbante veç mbledhjet. E quajtën veten «Associated Bible Students» (Studentët e Bashkuar të Biblës). Nga kongregacioni fillestar mbetën vetëm 12 veta, kryesisht motra. Kjo e vuri në pozitë të vështirë një adoleshent që ishte pagëzuar kohët e fundit, Henri Mirdalin. Babai i tij ishte bashkuar me grupin kundërshtar, kurse mamaja qëndroi në kongregacionin e zvogëluar. Pasi mendoi me kujdes e me lutje, Henri vendosi të qëndronte me kongregacionin. Siç ndodh zakonisht, grupi që ishte shkëputur nuk vazhdoi gjatë.
Në vitin 1917, zyra e degës u zhvendos nga Durbani në Kejptaun. Numri i lajmëtarëve rritej vazhdimisht. Në atë kohë, llogariteshin 200 deri në 300 Studentë të Biblës me prejardhje evropiane, si edhe një numër kongregacionesh që po lulëzonin në popullsinë zezake.
Në vitin 1917, zyra e degës e Afrikës së Jugut raportoi: «Edhe pse nuk kemi literaturë në gjuhët vendëse, është e jashtëzakonshme se sa kuptueshmëri të qartë kanë këta vëllezër vendës për të vërtetën e zbuluar. Mund të themi vetëm këtë: ‘Zoti e bëri këtë gjë: sa mrekulli për sytë
tanë.’» Disa vëllezër nga Niasalendi (tani Malavia) erdhën për punë në Afrikën e Jugut dhe ndihmuan shumë veta nga popullsia zezake për t’u bërë dishepuj. Ndër vëllezërit që erdhën ishin Xhejms Napieri dhe Mekofi Ngulu.LUFTËTARË TË PATREMBUR PËR TË VËRTETËN
Në ato vite të hershme, grupi i vogël i ungjillëzuesve e mbrojti pa u trembur të vërtetën. Në Nejlstrum, në Transvalin Verior (tani Provinca Limpopo), dy nxënës shkolle lexuan broshurën Çfarë thonë Shkrimet për ferrin? U gëzuan kur mësuan të vërtetën për të vdekurit. Njëri prej tyre, Pol Smiti, * tha: «Nejlstrumi u bë qendër trazirash, sikur ta kishte goditur një ciklon, kur ne, dy nxënës, shpallëm qartë se doktrinat e kishës ishin të rreme. S’kaloi shumë dhe gjithë njerëzit po flitnin për këtë fe të re. Natyrisht, klerikët luajtën rolin e tyre të mirënjohur si ata që e keqparaqesin dhe e përndjekin popullin e Perëndisë. Për muaj, e madje për vite të tëra, predikimet e tyre javore u përqendruan te kjo ‘fe e rreme’.» Pavarësisht nga kjo, në vitin 1924 në Nejlstrum kishte një grup të vogël me 13 lajmëtarë aktivë.
Në vitin 1917, Pit de Jaheri studionte për teologji në universitetin e Stelenboshit. Një student tjetër teologjie kishte filluar të lexonte e të fliste për literaturën që botonin Studentët e Biblës. Kjo i bëri merak autoritetet e kishës, që i kërkuan Pitit të fliste me këtë student dhe ta ftonte që të ndiqte një studim biblik javor të organizuar nga Shoqata e Studentëve të Krishterë. Rezultati nuk ishte ai që kishin pasur ndër mend autoritetet, sepse vetë Piti pranoi të vërtetën. Pasi debatoi pa fryt me profesorët e tij për shpirtin, ferrin dhe për çështje të tjera, ai e la universitetin.
Më vonë, u organizua një debat publik mes Pitit dhe një doktori të teologjisë në Kishën e Reformuar Holandeze,
Duajt Snejmanit, para një auditori me 1.500 studentë. Vëlla Ati Smiti përshkroi se çfarë ndodhi: «Në çdo pikë, Piti e mbërtheu me shpatulla pas murit këtë teolog të shkolluar dhe tregoi me prova nga Bibla se kisha propagandonte doktrina jobiblike. Njëri nga ata studentë i përmblodhi përshtypjet e tij me këto fjalë: ‘Po të mos isha i bindur se Pit de Jaheri e kishte gabim, do të betohesha se kishte të drejtë, pasi çdo gjë e provoi me shkrime nga Bibla!’»MBJELLIN FARA NË KOMUNITETE TË TJERA
Gjatë një vizite që bëri në qytetin e vogël të Frans’hukut, pranë Stelenboshit, vëlla Xhonstoni takoi disa nga popullsia mulate që banonte atje. Vite më parë, një mësues vendës, Adam van Dimeni, ishte larguar nga Kisha e Reformuar Holandeze dhe kishte formuar një grup të vogël fetar. Vëlla Xhonstoni i bëri një vizitë dhe zoti Van Dimen mori literaturë për vete dhe për miqtë e tij.
Van Dimeni e disa nga miqtë e tij e pranuan të vërtetën dhe filluan të flitnin me të tjerët për këtë njohuri. Kjo krijoi një bazë të fortë për përhapjen e lajmit të mirë të Mbretërisë në popullsinë mulate. G. A. Danielsi, që në atë kohë ishte 17 vjeç, e mësoi atëherë të vërtetën dhe ia kushtoi jetën shërbimit të Jehovait.
Në vitet që pasuan, edhe Dejvid Tejlori, një vëlla mulat, mori pjesë me zell për përhapjen e së vërtetës biblike në këtë popullsi. Ai nisi të studionte Biblën me Studentët e Biblës kur ishte 17 vjeç. Në vitin 1950 u emërua mbikëqyrës
qarkor dhe u caktua të vizitonte të gjitha kongregacionet dhe grupet e izoluara mulate në vend, që në atë kohë kishin arritur 24. Kjo kërkonte shumë udhëtime me tren dhe autobus.PËRPARIM TEOKRATIK NË KOHË TË VËSHTIRA
Në vitin 1918, vëlla Xhonstoni u caktua të mbikëqyrte veprën e predikimit të Mbretërisë në Australi, kurse si mbikëqyrës dege në Afrikën e Jugut u caktua Henri Anketili. Më parë kishte qenë anëtar i asamblesë legjislative në Natal. Kishte dalë në pension dhe, ndonëse s’ishte më i ri, e përmbushi mirë caktimin e tij për gjashtë vitet që pasuan.
Pavarësisht nga vitet e turbullta të luftës dhe nga ndryshimet organizative, rritja vazhdoi dhe shumë veta iu përgjigjën gjithë entuziazëm së vërtetës biblike. Në vitin 1921, Kristian Fenterit, që ishte brigadier i një skuadre për mirëmbajtjen e hekurudhës, i zunë sytë një copë letër të futur poshtë shinës. Ishte një fletushkë e botuar nga Studentët e Biblës. Ai e lexoi dhe shkoi me vrap te dhëndri i vet, Abraham Seljeja. I tha: «Abraham, sot gjeta të vërtetën!» Dy burrat morën më shumë literaturë biblike dhe e studiuan me zell. Të dy u bënë Dëshmitarë të kushtuar dhe ndihmuan shumë veta që të mësonin të vërtetën. Mbi njëqind pasardhës të tyre janë Dëshmitarë të Jehovait.
ZGJERIM I MËTEJSHËM
Në vitin 1924, në Kejptaun ishte dërguar një makinë shtypi. Gjithashtu, erdhën dy vëllezër nga Britania për të ndihmuar: Tomas Ualderi, që u bë mbikëqyrësi i degës, dhe Xhorxh Filipsi, * që e pasoi si mbikëqyrës dege disa vite më vonë. Vëlla Filipsi shërbeu në këtë detyrë për afro 40 vjet dhe luajti një rol domethënës për ta çuar përpara veprën e Mbretërisë në Afrikën e Jugut dhe për ta bërë të qëndrueshme.
Vepra e ungjillëzimit mori hov të mëtejshëm në vitin 1931, kur doli rezoluta për të marrë emrin Dëshmitarë të Jehovait. Në atë kohë u botua edhe broshura Mbretëria, shpresa e botës, ku paraqitej i gjithë teksti i kësaj rezolute. Kjo broshurë u shpërnda në të gjithë vendin dhe u bënë përpjekje për t’i lënë një kopje çdo kleriku, politikani dhe tregtari të njohur.
NJË ZYRË DEGE E RE
Në vitin 1933, zyra e degës u zhvendos në një pronë më të madhe që ishte marrë me qira, në Kejptaun, ku qëndroi deri në vitin 1952. Në atë kohë, familja Bethel ishte rritur dhe kishte 21 anëtarë. Bethelitët atëherë banonin në shtëpitë e vëllezërve dhe udhëtonin çdo ditë për në zyrë e në shtypshkronjë. Çdo mëngjes, para se të fillonin punën, takoheshin në dhomën e zhveshjes, në shtypshkronjë, për të shqyrtuar shkrimin e ditës. Më pas, recitonin njëzëri lutjen e Zotërisë.
Disa jetonin shumë larg, prandaj nuk shkonin dot në shtëpi për të ngrënë drekën. Kështu që u jepej një shilingë dhe gjashtë pensë (15 centë të Afrikës së Jugut) që të blinin diçka për të ngrënë. Me to mund të blinin një pjatë pure patatesh dhe një salsiçe të vogël, në kafenenë e stacionit të
trenit ose mund të blinin një franxhollë dhe ca fruta.Në vitin 1935, në degën e Kejptaunit u dërgua që të ndihmonte për shtypjen Endrju Xheku, një punonjës i kualifikuar shtypshkronje. Ky vëlla skocez ishte imcak dhe gjithnjë buzagaz. Më parë kishte qenë në shërbim të plotkohor në shtetet baltike: në Lituani, Letoni dhe Estoni. Pasi mbërriti në Afrikën e Jugut, Endrju bleu edhe disa pajisje të tjera për shtypje. S’kaloi shumë dhe shtypshkronja e vënë në punë nga një njeri i vetëm, po funksiononte me kapacitet të plotë. Makina e parë automatike e shtypit, një Fronteks, u instalua në vitin 1937. Për më shumë se 40 vjet,
aty u shtypën miliona fletushka dhe formularë, si edhe revista në gjuhën afrikanse.Endrju shërbeu gjithë jetën e tij në Bethelin e Afrikës së Jugut. Edhe në moshë shumë të shkuar dilte rregullisht në shërbim, duke lënë një shembull të shkëlqyer për familjen Bethel. Ai ishte një vëlla besnik i mirosur, i cili e mbaroi jetën e tij në tokë në vitin 1984, në moshën 89-vjeçare, pasi kishte kaluar 58 vjet duke shërbyer me përkushtim.
RRITJE E MADHE GJATË VITEVE TË LUFTËS
Në Afrikën e Jugut Lufta II Botërore nuk pati pasoja aq dramatike sa në Evropë, edhe pse shumë afrikanojugorë luftuan në Afrikë e në Itali. Luftës iu bë shumë publicitet për të pasur përkrahjen e popullsisë dhe për të tërhequr rekrutët. Pavarësisht nga fryma e flaktë patriotike që kishin njerëzit në atë kohë, në vitin e shërbimit 1940 pati një maksimum të ri me 881 lajmëtarë: një rritje 58,7 për qind ndaj maksimumit të vitit të kaluar prej 555 lajmëtarësh!
Në janar të vitit 1939, u botua për herë të parë në gjuhën afrikanse revista Ngushëllim (tani Zgjohuni!). Kjo ishte edhe revista e parë që u shtyp nga Dëshmitarët e Jehovait në Afrikën e Jugut. Radhitja e shkronjave bëhej me dorë dhe ishte një proces i ngadaltë. S’kaloi shumë dhe u vendos të botohej Kulla e Rojës në gjuhën afrikanse. Edhe pse në atë kohë vëllezërit nuk e kuptuan, ky vendim u mor në kohën e duhur, duke parë ngjarjet që ndodhën më vonë në Evropë. U instalua një linotip dhe një makinë palosëse. Numri i parë doli më 1 qershor 1940.
Më parë, vëllezërit kishin marrë nga Holanda Kullën e Rojës në gjuhën holandeze për lexuesit e gjuhës afrikanse, pasi këto dy gjuhë janë të ngjashme. Por, ngaqë Holandën e pushtoi Hitleri, në maj të vitit 1940 dega u mbyll papritur. Megjithatë, në Afrikën e Jugut tashmë kishte filluar shtypja e Kullës së Rojës në gjuhën afrikanse, kështu që vëllezërit
nuk humbën asnjë numër të revistës. Shpërndarja e revistave arriti deri në 17.000 kopje në muaj.PËRPARIM PAVARËSISHT NGA CENSURA
Në vitin 1940, organi zyrtar i censurës konfiskoi revistat Kulla e Rojës dhe Ngushëllim të atyre individëve që ishin pajtuar në to. Kjo erdhi si pasojë e presionit që bënë krerët fetarë të krishterimit të rremë dhe sepse qëndrimi ynë asnjanës e kishte alarmuar qeverinë. U bë një njoftim zyrtar ku thuhej se këto botime ndaloheshin. Ngarkesat me revista dhe literaturë që vinin nga përtej detit, konfiskoheshin me të mbërritur.
Por vëllezërit, prapëseprapë, arrinin ta merrnin ushqimin frymor në kohën e duhur. Ndonjë kopje e Kullës së Rojës në anglisht përfundonte gjithnjë në zyrën e degës, ku radhitej dhe shtypej. Xhorxh Filipsi shkruante: «Gjatë ndalimit, patëm . . . dëshminë më të mrekullueshme se Jehovai kujdeset me dashuri për popullin e tij dhe e mbron. Kurrë nuk na mungoi as edhe një numër i Kullës së Rojës. Shumë herë, te ne arrinte vetëm një kopje e njërit numër. Nganjëherë, atë që na nevojitej na e siguronte ndonjë i pajtuar që jetonte në një nga Rodezitë [tani Zambia dhe Zimbabveja] ose në Afrikën Lindore portugeze [tani Mozambiku], ose në ndonjë fermë të veçuar në Afrikën e Jugut, ose ndonjë vizitor nga një anije që ndalonte për pak kohë në Kejptaun.»
Në gusht të vitit 1941, censura konfiskoi pa asnjë shpjegim të gjithë postën që do të dërgohej nga zyra e degës. Më vonë po atë vit, ministri i brendshëm lëshoi një urdhër për të konfiskuar gjithë botimet e organizatës që gjendeshin në vend. Një mëngjes, në orën dhjetë, Departamenti i Hetimeve Kriminale (CID) erdhi me kamionë në zyrën e degës, për të hequr gjithë literaturën. Vëlla Filipsi kontrolloi urdhrin dhe pa që nuk ishte plotësisht në përputhje me të gjitha rregullat. Librat nuk ishin renditur me emër, siç kërkohej sipas Gazetës zyrtare të qeverisë.
Atëherë vëlla Filipsi u tha oficerëve të CID-it të pritnin, pastaj foli me një avokat dhe i bëri një kërkesë urgjente gjykatës së lartë të nxirrte një urdhër që të ndalonte ministrin e brendshëm të konfiskonte literaturën. Kjo kërkesë pati sukses. Aty nga dreka urdhri doli dhe policia u largua duarbosh. Pesë ditë më vonë, ministri e tërhoqi urdhrin për konfiskim dhe pagoi shpenzimet ligjore që kishim bërë.
Beteja ligjore për ndalimin e literaturës sonë vazhdoi disa vjet. Vëllezërit e fshihnin literaturën në shtëpitë e tyre. Ndonëse kishin më pak literaturë për ta përdorur në shërbim, e përdornin me mençuri atë që kishin. Për shembull, ua jepnin librat me të drejtë kthimi atyre që donin të studionin Biblën. Shumë veta pranuan të vërtetën në atë kohë.
Aty nga fundi i vitit 1943, erdhi në detyrë një ministër i ri i brendshëm. U bë një kërkesë për heqjen e ndalimit, e cila u miratua. Në fillim të vitit 1944, ndalimi u hoq dhe sasia e madhe e literaturës që ishte konfiskuar nga autoritetet, iu dorëzua zyrës së degës.
A kishin pasur sukses kundërshtarët e adhurimit të vërtetë në orvatjet për të ndalur veprën e predikimit të
Mbretërisë? Shifrat për vitin e shërbimit 1945 tregojnë se Jehovai e bekoi shërbimin e përkushtuar të popullit të tij besnik dhe vepra përparoi si kurrë më parë. Një mesatare prej 2.991 lajmëtarësh lanë 370.264 botime dhe drejtuan 4.777 studime biblike. Kjo ishte një rritje mjaft e madhe, në krahasim me maksimumin e 881 lajmëtarëve në vitin 1940.DOBITË E STËRVITJES TEOKRATIKE
Me çeljen e Kursit për Shërbimin Teokratik (që tani quhet Shkolla e Shërbimit Teokratik) në vitin 1943, u stërvitën shumë vëllezër që pastaj u kualifikuan si oratorë publikë. Gjithashtu, ky kurs ndihmoi më shumë veta që të ishin të efektshëm në shërbim. Në vitin 1945 kishte shumë oratorë të stërvitur, kështu që filloi një fushatë Mbledhjesh Publike.
Vëllezërit lajmëronin për fjalimet, duke përdorur ftesa dhe afishe.Pit Ventseli * në atë kohë ishte një pionier i ri në moshë. Ai rikujton ato vite të hershme: «Më transferuan në Ferinahang dhe shok shërbimi kisha një pionier tjetër, Frans Mylerin. Para se të fillonim fushatën e Mbledhjeve Publike në korrik 1945, përgatita dy nga katër fjalimet që do të mbaheshin. Çdo drekë shkoja në breg të lumit dhe për një orë i flitja lumit dhe pemëve, duke i praktikuar fjalimet për një muaj rresht, derisa u ndjeva i sigurt se mund të flitja para njerëzve.» Kur u mbajt fjalimi i parë në Ferinahang, ishin të pranishëm 37 të interesuar. Nga ky grup u hodhën themelet për një kongregacion që u formua më vonë.
Pas shumë vitesh si mbikëqyrës udhëtues, Pitin dhe gruan e tij, Linën, i ftuan në Bethel. Tani është anëtar i Komitetit të Degës, por gjithnjë ka të njëjtin zell për shërbimin dhe vazhdon të jetë studiues i përkushtuar i Biblës. Lina vdiq më 12 shkurt 2004, pasi kishte kaluar 59 vjet si shërbëtore e Jehovait në kohë të plotë.
SIGUROHET NDIHMË ME DASHURI
Një zhvillim tjetër nën drejtimin e selisë qendrore në Bruklin, ishte caktimi i burrave që quheshin shërbëtorë të vëllezërve. Këta ishin pararendësit e mbikëqyrësve qarkorë të sotëm. Ata që emëroheshin ishin burra beqarë, me shëndet të mirë dhe plot energji për t’i bërë ballë një programi të ngjeshur.
Në fillim, te kongregacionet e mëdha vizita zgjaste dy ose tri ditë, kurse grupeve të vogla u bëheshin vetëm vizita njëditore. Kështu, vëllezërit e caktuar udhëtonin shumë. Kryesisht përdornin mjetet e transportit publik, shpesh duke udhëtuar me trena dhe autobusë në orare të pavolitshme.
Gjatë vizitave, kontrollonin me kujdes regjistrimet e kongregacioneve. Por synimi i tyre kryesor ishte të kalonin kohë në shërbim me vëllezërit dhe t’i stërvitnin për predikimin.Një shërbëtor i vëllezërve që u caktua në vitin 1943, ishte Gert Neli, i cili e kishte marrë njohurinë për të vërtetën në vitin 1934, ndërsa jepte mësim në një shkollë në Transvalin Verior. Ai ndihmoi një numër të madh lajmëtarësh dhe shumë e kujtojnë ende shërbimin e tij besnik. Ishte i gjatë, i hollë dhe paksa i rreptë në pamje të parë, por ishte një luftëtar i zellshëm për të vërtetën. Shquhej për kujtesën e jashtëzakonshme, por kishte edhe një dashuri të madhe për njerëzit. Dilte në shërbim nga ora shtatë e mëngjesit deri në shtatë ose tetë të darkës, pa pushuar fare. Në udhëtimet si mbikëqyrës qarkor, i hipte trenit në çdo orë të ditës ose të natës; kalonte ca ditë me një kongregacion,
në varësi të madhësisë së tij dhe pastaj shkonte te tjetri. Kështu vazhdonte javë pas jave. E ftuan në Bethel në vitin 1946 si përkthyes i gjuhës afrikanse, ku shërbeu me besnikëri derisa vdiq, në vitin 1991. Ishte i fundit nga vëllezërit e mirosur që shërbyen në Bethelin e Afrikës së Jugut. Nga viti 1982 deri në vitin 1985, kishin mbaruar jetën e tyre në tokë vëllezër të tjerë të mirosur besnikë: Xhorxh Filipsi, Endrju Xheku dhe Xherald Garardi.NUK U KURSYEN PËR TË TJERËT
Shërbëtorët e Jehovait i çmojnë shërbimet e mbikëqyrësve udhëtues dhe të grave të tyre, që nuk e kursejnë veten për të forcuar frymësisht kongregacionet. Për shembull, Ljuk Dladla u emërua mbikëqyrës qarkor në vitin 1965 dhe tani shërben si pionier i rregullt. Ai tha: «Sot, në vitin 2006, unë jam 81 vjeç dhe ime shoqe 68, por ende jemi në gjendje të ngjitim e të zbresim male, si dhe të kalojmë lumenj, për të përhapur lajmin e mirë në territorin tonë. Kemi kaluar më shumë se 50 vjet në shërbim.»
Endrju Masondo u caktua mbikëqyrës qarkor në vitin 1954. Ai tha: «Në vitin 1965, më caktuan në Botsvanë, që ishte tamam si një caktim misionar. Në atë vend kishte zi buke, pasi kishte tre vjet që s’binte shi. Bashkë me gruan, Xhorxhinën, provuam ç’do të thotë të shkosh të flesh pa ngrënë darkë dhe të nisesh në shërbim pa ngrënë mëngjes. Zakonisht hanim vetëm një herë në ditë, drekën.
Kur u ktheva në Afrikën e Jugut, më caktuan mbikëqyrës krahinor dhe më stërviti Ernest Pandaçuku. Kur u ndamë, më tha: ‘Kurrë mos ngri kokë mbi vëllezërit; ji si një kalli gruri që e përkul kokën kur është i pjekur, duke treguar se ka shumë fryt.’»
ASAMBLEJA E PARË QARKORE
Në prill të vitit 1947, në Durban u mbajt asambleja e parë qarkore për Afrikën e Jugut. Milton Bartleti, i diplomuar i klasës së pestë të Galaadit dhe misionari i parë që erdhi në Afrikën e Jugut, tregon përshtypjet e tij për vëllezërit që ndoqën këtë asamble: «U mallëngjeva kur pashë qëndrimin e Dëshmitarëve zezakë. Ishin kaq të pastër, të qetë, të rregullt në paraqitje, të sinqertë dhe të etur për të ditur më shumë për të vërtetën, si edhe shumë të zellshëm për shërbimin.»
Me rritjen e interesit ndër popullsinë zezake, u dha më shumë ndihmë. Numri i parë i Kullës së Rojës në gjuhën zulu mbante datën 1 janar 1949. U shtyp me një shaptilograf të vogël dore, në zyrën e degës në Kejptaun. Nuk ishte ajo revista tërheqëse me ngjyra që kemi sot, por ama na jepte ushqim frymor të çmuar. Në vitin 1950, u hapën klasa për të mësuar shkrim e lexim, në gjashtë gjuhë. Këto klasa ndihmuan qindra vëllezër e motra të zellshme që ta lexonin vetë Fjalën e Perëndisë.
Me përparimin e veprës së ungjillëzimit, lindi nevoja për vende të përshtatshme mbledhjeje. Në vitin 1948, një pionier u caktua në Strand, afër Kejptaunit, ku pati privilegjin të organizonte ndërtimin e Sallës së parë të Mbretërisë në Afrikën e Jugut. Projektin e financoi një motër vendëse. Xhorxh Filipsi tha: «Do të doja t’i vija rrota sallës së re dhe ta shëtitja vërdallë nëpër vend, që t’i nxitja vëllezërit të ndërtonin më shumë Salla Mbretërie.» Do të kalonin vite para se të merreshin masa për ndërtimin e organizuar të Sallave të Mbretërisë në gjithë vendin.
REAGIM INKURAJUES NË KOMUNITETET INDIANE
Mes viteve 1860 dhe 1911, nga India u morën punëtorë me kontratë, për plantacionet e kallamsheqerit në Natal. Shumë qëndruan edhe pasi u mbaroi kontrata e punës, kështu që në vend u formua një popullsi e madhe indiane—tani ka më shumë se një milion. Aty nga fillimi i viteve 50, edhe në këto komunitete indiane po zhvillohej interesi për të vërtetën biblike.
Vellu Najkeri lindi në vitin 1915 dhe ishte fëmija i katërt në një familje me nëntë fëmijë. Prindërit punonin në një plantacion kallamsheqeri dhe ishin hinduistë të devotshëm. Në shkollë kishte edhe lëndë për mësimin e Biblës, që i nxitën interesin Velluit. Kur ishte djalosh, dikush i dha një Bibël që ai e lexonte çdo ditë dhe arriti ta përfundonte për katër vjet. Ja çfarë shkroi: «Më bëri për vete Mateu 5:6. Kur e lexova, kuptova se Perëndia kënaqet kur dikush është i etur për të vërtetën dhe për drejtësinë.»
Së fundi, Velluin e takoi një Dëshmitar dhe filloi të studionte Biblën me të. Ai u pagëzua në vitin 1954 dhe ishte ndër indianët e parë që u pagëzuan në Afrikën e Jugut. Komuniteti hinduist ku jetonte Vellui atëherë, në Aktonvil, Gauteng, i kundërshtonte ashpër Dëshmitarët e Jehovait, e madje dikush me pozitë e kërcënoi se do ta vriste.
Si pasojë e vendosmërisë për të mbrojtur të vërtetën biblike, Vellui humbi punën si përgjegjës në një pastrim kimik. Megjithatë, vazhdoi t’i shërbente me besnikëri Jehovait deri kur vdiq, në vitin 1981. Shembulli i tij i shkëlqyer dha fryte, pasi më shumë se 190 familjarë (përfshirë edhe të afërmit e gruas) në katër breza, po i shërbejnë tani Jehovait.Gopal Kupsami ishte 14 vjeç kur dëgjoi për herë të parë për të vërtetën, nga burri i hallës, Vellui. Ai kujton: «Vellui na fliste për Biblën ne të rinjve, po studim biblik nuk bëra. Për mua si hinduist, Bibla ishte një libër i panjohur. Por disa gjëra që lexova atje, m’u dukën të arsyeshme. Një ditë, pashë që Vellui po dilte për të shkuar në Studimin e Librit të Kongregacionit. E pyeta nëse mund të shkoja me të. Ai pranoi dhe, që atëherë, i kam ndjekur mbledhjet rregullisht. Doja të dija më shumë për Biblën, prandaj shkova në bibliotekë dhe gjeta ca botime të Dëshmitarëve të Jehovait. Psalmit 27:10: ‘Edhe sikur nëna dhe babai të më braktisnin, Jehovai do të më merrte në gji.’ U pagëzova në vitin 1955, kur isha 15 vjeç.»
Familja më kundërshtoi shumë, por gjithnjë sillja ndër mend fjalët eGopali është mbikëqyrësi drejtues i kongregacionit ku shërben tani, së bashku me të shoqen, Susilën. Kanë ndihmuar rreth 150 veta që të bëhen shërbëtorë të kushtuar të Jehovait. Kur i pyetën si e kanë arritur këtë, vëllai shpjegoi: «Shumë nga të afërmit banonin në të njëjtën zonë me ne, kështu që pata mundësi t’u jepja dëshmi. Disa prej tyre u përgjigjën mirë. Gjithashtu, kisha biznesin tim, dhe kështu kisha kohë të lirë për të shkuar në shërbim. Shërbeva si pionier për katër vjet. Punoja shumë në shërbim dhe gjithnjë e ndiqja me zell interesin që gjeja.»
DASHURIA DHE DURIMI JAPIN FRYT
Dorina Kilgori dhe Izabela Elereji u diplomuan nga Galaadi përkatësisht në vitin 1956 dhe 1957. Shërbyen për 24 vjet në komunitetin indian në Çatsuorth, zonë periferike e Durbanit.
Dorina përshkroi si ishte vepra në atë territor: «Duhej të kishim durim. Disa nuk kishin dëgjuar kurrë për Adamin dhe Evën. Njerëzit ishin mikpritës. Hinduistët mendojnë se është e gabuar ta lësh dikë të rrijë te dera. Zakonisht thoshin: ‘Pini një çaj e pastaj ikni’, që donte të thoshte se duhej të pinim një filxhan çaj, para se të shkonim te shtëpia tjetër. Pas njëfarë kohe, na dukej sikur sytë po na notonin në çaj. Për ne ishte një mrekulli sa herë që një indian linte bindjet e tij fetare të rrënjosura thellë dhe bëhej adhurues i Jehovait.»
Izabela tregoi këtë përvojë: «Në shërbim fola me një burrë që i pranoi revistat. Gruaja e tij, Darishni, e cila sapo ishte kthyer nga kisha, u bashkua me të për të dëgjuar. Ajo po mbante në krahë foshnjën e tyre. Patëm një bisedë të këndshme dhe u thashë se do të kthehesha përsëri. Por
Darishnin nuk e gjeja asnjëherë në shtëpi. Më vonë më tregoi se pastori i kishte thënë që duhej të ikte nga shtëpia, kur shkoja unë. Sipas tij, kjo do të më bënte të mendoja që ajo s’kishte interes. Më pas shkova në Angli për të parë familjen time. Kur isha atje, mendja më shkonte shpesh te Darishni. Pasi u ktheva në Afrikën e Jugut, shkova ta takoja. Ajo donte të dinte ku kisha qenë. Më tha: ‘Isha e sigurt se mendove që nuk kisha interes. Jam shumë e kënaqur që po të shoh prapë.’ Filluam studimin, edhe pse i shoqi nuk u bashkua me ne. Ajo ishte studente shumë e zellshme dhe pas njëfarë kohe u pagëzua.Në fenë e saj mësohej se një grua e martuar duhet të mbajë një zbukurim prej ari, të quajtur tali, që varet në një gjerdan të verdhë rreth qafës. Ajo duhet ta heqë vetëm nëse i vdes burri. Kur Darishni donte të dilte në shërbim, e kuptoi se duhej ta hiqte talin. Më pyeti si t’ia bënte. E këshillova që të pyeste një herë burrin dhe të shihte reagimin e tij. Darishni e pyeti, por ai nuk donte që ajo ta hiqte talin. I thashë të duronte pak, të priste dhe, kur ai të ishte me të mira, ta pyeste prapë. Më në fund, ai pranoi që Darishni ta hiqte talin. I nxitnim studentet tona të Biblës të kishin takt dhe të tregonin respekt për mësimet hinduiste, ndërkohë që mbanin një qëndrim të patundur për të vërtetën biblike. Në këtë mënyrë nuk lëndonin pa qenë nevoja ndjenjat e miqve dhe të të afërmve, e këta e kishin më të lehtë pastaj të pranonin që studentët e Biblës të ndryshonin fenë.»
Kur i pyetën çfarë i ndihmoi të qëndronin për shumë vjet si misionare, Dorina tha: «Ata njerëz na u bënë të dashur. U zhytëm në caktimin tonë dhe e gëzuam plotësisht.» Izabela shtoi: «Lidhëm shumë miqësi të shtrenjta. Na erdhi keq që u larguam nga caktimi, por shëndeti po na lë. Me
mirënjohje pranuam ftesën e përzemërt për të shërbyer në Bethel.» Izabela vdiq më 22 dhjetor 2003.Pati edhe misionarë të tjerë që shërbyen në Çatsuorth, por që për shkak të moshës së shkuar nuk vazhdonin dot më në caktimet e tyre e njëkohësisht të kujdeseshin për shtëpinë misionare. Kështu që u caktuan në Bethel. Ata ishin: Erik dhe Mërtël Kuku, Morin Shtajnbergu dhe Ron Stivënsi, që tani ka vdekur.
NJË PROJEKT MADHOR
Kur Nejthën Nori dhe Milton Hensheli, nga selia qendrore në Bruklin, vizituan Afrikën e Jugut në vitin 1948, u vendos që të blihej një pronë për të ndërtuar një shtëpi Bethel dhe një shtypshkronjë në Ilansfontejn, pranë Johanesburgut. Projekti përfundoi në vitin 1952. Për herë të parë, anëtarët e familjes Bethel mund të jetonin të gjithë bashkë, nën një çati. U instaluan shumë makineri të tjera për shtypje, përfshirë edhe një makinë shtypi të sheshtë. Kulla e Rojës filloi të botohej në tetë gjuhë, kurse Zgjohuni! në tri.
Në vitin 1959, shtëpia Bethel dhe shtypshkronja u zgjeruan. Shtesa ishte më e madhe se ndërtesa e parë. U instalua një makinë e re shtypi Timson, e para makinë shtypi rotative në degë.
Për të ndihmuar me punën në shtypshkronjë, vëlla Nori ftoi katër vëllezër të rinj nga Kanadaja që të shkonin në Afrikën e Jugut. Këta ishin: Bill Meklelani, Denis Liçi, Ken Nordini dhe Xhon Kikoti. Ata mbërritën në nëntor të vitit 1959. Bill Meklelani dhe gruaja e tij, Merilina, ende shërbejnë në Bethelin e Afrikës së Jugut, kurse Xhon Kikoti dhe e shoqja, Laura, tani shërbejnë në Bethelin e Bruklinit, Nju-Jork. Ken Nordini dhe Denis Liçi qëndruan në Afrikën e Jugut, u martuan dhe u bënë me familje. Ata vazhdojnë të
japin një ndihmesë të shkëlqyer për interesat e Mbretërisë. Të dy fëmijët e Kenit shërbejnë në Bethelin e Afrikës së Jugut.Betheli i zgjeruar dhe pajisjet e reja u përdorën plotësisht për t’u kujdesur për interesin që sa vinte e rritej në vend. Në vitin 1952, numri i lajmëtarëve në Afrikën e Jugut e kaloi shifrën 10.000. Në vitin 1959, numri ishte rritur në 16.776 veta.
MBAJNË UNITETIN E KRISHTERË NËN APARTEJDIN
Për të kuptuar problemet që hasnin vëllezërit në sistemin e apartejdit, duhet të dimë si u vu në zbatim apartejdi. Ligji i lejonte zezakët, të bardhët (me prejardhje evropiane), mulatët (me prejardhje të përzier) dhe indianët të punonin në qytete në të njëjtat ndërtesa, si fabrikat, zyrat dhe restorantet. Por natën, secili grup racor duhej të kthehej në zonën e tij. Kështu racat mbaheshin të veçuara për sa i përket vendit ku të banonin. Të gjitha ndërtesat duhej të kishin vende për të ngrënë e për t’u larë veç për të bardhët dhe veç për racat e tjera.
Kur u ndërtua dega e parë në Ilansfontejn, autoritetet nuk i lejuan vëllezërit zezakë, mulatë dhe indianë të jetonin në të njëjtat godina bashkë me vëllezërit e bardhë. Në atë kohë, shumica e bethelitëve ishin të racës së bardhë, sepse racat e tjera kishin vështirësi të merrnin leje për të punuar në qytet. Megjithatë, në Bethel kishte 12 vëllezër e motra që ishin zezakë e mulatë, kryesisht përkthyes të gjuhëve vendëse. Qeveria dha leje për të ndërtuar pesë dhoma prapa ndërtesës kryesore, ku do të banonin këta vëllezër. Më vonë, ligjet e apartejdit u bënë më të rrepta dhe leja u anulua, kështu që vëllezërit tanë duhej të udhëtonin deri në qendrën e banimit më të afërt zezake, rreth 20 kilometra larg, e të jetonin në një pension për burra. Dy motrat zezake u strehuan në shtëpitë e Dëshmitarëve në atë qendër banimi.
Ligji nuk i lejonte këta bethelitë as të hanin me vëllezërit e bardhë në dhomën kryesore të ngrënies, dhe inspektorët e bashkisë ruanin gjithnjë për ndonjë shkelje të ligjit. Megjithatë, vëllezërit e bardhë nuk e duronin dot idenë që të hanin veç vëllezërve të tjerë. Prandaj i zëvendësuan xhamat normalë të dritareve me xhama akulli, kështu që e gjithë familja mund të mblidhej bashkë për të ngrënë, pa i bezdisur kush.
* ka shërbyer si mbikëqyrës dege dhe më vonë si koordinatori i Komitetit të Degës.
Në vitin 1966, Xhorxh Filipsi e pati të nevojshme të largohej nga Betheli, sepse e shoqja, Stela, nuk ishte mirë me shëndet. Harri Arnoti, një vëlla i aftë, u caktua mbikëqyrës dege dhe shërbeu në këtë detyrë për dy vjet. Që nga viti 1968, Frans MyleriNJË «BOMBË BLU» SHKAKTON RRITJE
Libri E vërteta që të çon në jetën e përjetshme, u prezantua në kongresin krahinor të vitit 1968. Ky libër, i mbiquajtur me përzemërsi «bomba blu», pati shumë sukses në territor. Më parë, reparti i dërgimit të literaturës u çonte kongregacioneve rreth 90.000 libra në vit, kurse gjatë vitit të shërbimit 1970, u çoi 447.000 libra.
Në vitin 1971, vëlla Nori bëri një vizitë tjetër në Afrikën e Jugut. Në atë kohë, Betheli përsëri ishte bërë tepër i vogël. Tani familja kishte 68 pjesëtarë. U bënë plane për të shtuar ndërtesa të reja dhe vëllezërit u treguan të gatshëm për të punuar ose dhanë kontribute në para për projektin. Ndërtimi përfundoi më 30 janar 1972. Një zgjerim tjetër përfundoi në vitin 1978. Gjithë ky zgjerim e inkurajoi dhe i dha siguri popullit të Jehovait se ai po i mbështeste, pasi
në atë kohë po hasnin gjithnjë e më shumë presione nga qeveritarët.NJË SPROVË ASNJANËSIE
Afrika e Jugut doli nga Komonuelthi Britanik dhe u bë republikë në maj të vitit 1961. Kjo ishte një periudhë trazirash politike. Dhuna në vend u shtua shumë. Ngaqë donte të merrte në kontroll situatën, qeveria e asaj kohe nxiti frymën e nacionalizmit, e cila në vitet që pasuan u shkaktoi vështirësi Dëshmitarëve të Jehovait.
Për shumë vjet, Dëshmitarëve të Jehovait nuk u ishte kërkuar të kryenin shërbimin ushtarak. Kjo ndryshoi nga fundi i viteve 60, kur vendi u përfshi gjithnjë e më shumë në manovra ushtarake në Namibi e në Angolë. Ligji i ri kërkonte që çdo i ri i bardhë dhe i shëndetshëm, të kryente shërbimin ushtarak. Vëllezërit që nuk pranonin, dënoheshin me 90 ditë burg në kazermat ushtarake të burgimit.
Majk Marksi ishte pjesë e një grupi vëllezërish të burgosur, të cilët i urdhëruan të vishnin uniformat dhe helmetat ushtarake. Ai sjell ndër mend: «Nuk donim që të na identifikonin si pjesë e ushtrisë, prandaj nuk pranuam. Komandanti, që ishte një kapiten ushtrie, na hoqi disa të drejta, na vuri në izolim dhe na dha dietën e rreptë.» Me pak fjalë, vëllezërit s’mund të shkruanin ose të merrnin letra, s’mund të kishin vizitorë e s’mund të mbanin gjë tjetër për të lexuar, përveç Biblës. Si dietë të rreptë, që gjoja ishte për të burgosurit e pandreqshëm, kishim dy ditë vetëm ujë dhe gjysmë franxholle në ditë. Pastaj, për shtatë ditë, na jepnin racionet normale të ushtrisë, dhe pas kësaj rifillonin me dietën e rreptë, dy ditë vetëm
bukë dhe ujë. Edhe dieta e ashtuquajtur normale, shpesh linte shumë për të dëshiruar në cilësi dhe sasi.U bënë lloj-lloj orvatjesh për t’u thyer integritetin vëllezërve. I kyçnin një nga një në qeli të vogla. Për njëfarë kohe, nuk i lejonin më të bënin dush. Çdo vëllai i jepnin një kovë që ta përdorte si banjë dhe një kovë tjetër për t’u larë. Por, më vonë, i lejuan përsëri të bënin dush.
«Një ditë,—i kujtohet Kit Uigëlit,—pasi kishim bërë dush me ujë të ftohtë në mes të dimrit, rojat na hoqën dyshekët dhe batanijet. Nuk na lanë të vishnim rrobat civile, kështu që ishim vetëm me pantallona të shkurtra dhe kanotierë. Fjetëm mbi peshqirët e njomë, në dyshemenë e akullt prej betoni. Mëngjesin tjetër, kapteri mbeti i mahnitur kur pa sa të lumtur ishim dhe sa mirë ishim me shëndet. E pranoi se Perëndia ynë ishte kujdesur për ne, atë natë të akullt dimri.»
Pak para se të përfundonin dënimin prej 90 ditësh, vëllezërit i çonin prapë në gjyq, sepse nuk pranonin të vishnin uniformën ose të stërviteshin bashkë me të burgosurit e tjerë ushtarakë. Pastaj, i dërgonin prapë në burg. Autoritetet e bënë të qartë se kishin ndër mend t’i dënonin vazhdimisht vëllezërit deri sa të mbushnin 65 vjeç, kur nuk do të ishin më të aftë për shërbim ushtarak.
Në vitin 1972, pas një presioni të madh publik dhe politik, ligji u ndryshua. Tani vëllezërve u jepej vetëm një dënim, që zgjaste njësoj sa koha e shërbimit ushtarak. Dënimi fillimisht ishte nga 12 deri në 18 muaj. Më vonë u rrit deri në tre vjet, e së fundi deri në gjashtë vjet. Pas njëfarë kohe, autoritetet bënë disa lëshime, kështu që vëllezërit u lejuan të mbanin një mbledhje javore.
Kur ishin në kazermat e burgimit, vëllezërit nuk e harruan urdhrin e Krishtit për të bërë dishepuj. (Mat. 28:19, 20) Flitnin me të burgosurit, me autoritetet dhe me të tjerë që u binte rasti të takonin. Për njëfarë kohe, u lejuan t’i përdornin të shtunat pasdite për të predikuar lajmin e mirë duke shkruar letra.
Një herë, autoritetet ushtarake i urdhëruan 350 Dëshmitarët të hanin bashkë me 170 të burgosurit ushtarakë. Kazermat e burgimit u bënë i vetmi territor ku raporti ishte 2 Dëshmitarë me 1 jo-Dëshmitar dhe, pas njëfarë kohe, autoritetet vendosën që vëllezërit të hanin veç.
KRISHTERIMI I RREMË DHE ASNJANËSIA
Si reaguan kishat e krishtere ndaj çështjes së shërbimit ushtarak të detyrueshëm? Në korrik të vitit 1974, Këshilli i Kishave të Afrikës së Jugut (SACC) miratoi një rezolutë lidhur me kundërshtimin për arsye të ndërgjegjes. Por, në vend që ky kundërshtim të mbështetej në baza fetare, rezoluta kishte nota të qarta politike. Baza që jepnin ata ishte se ushtria po mbronte një «shoqëri të padrejtë dhe diskriminuese», e prandaj po bënte një luftë të padrejtë. Kishat afrikanse, si edhe grupe të tjera kishtare, nuk ishin dakord me rezolutën e SACC-it.
Kisha e Reformuar Holandeze mbështeti qeverinë në çështjet ushtarake. Ajo hodhi poshtë rezolutën e SACC-it, duke e quajtur shkelje të kapitullit të 13-të të letrës drejtuar romakëve. Një grup tjetër që kundërshtoi qëndrimin e SACC-it ishte grupi i kapelanëve fetarë që shërbenin në Forcat e Mbrojtjes së Afrikës së Jugut. Ndër ta kishte klerikë të kishave anëtare të SACC-it. Në një deklaratë të përbashkët, kapelanët e kishave anglishtfolëse dënonin rezolutën dhe shpallnin: «Ne . . . i bëjmë thirrje çdo anëtari të kishave tona, po sidomos të rinjve, të japin ndihmesën e tyre për mbrojtjen e vendit.»
Për më tepër, edhe vetë kishat anëtare të SACC-it nuk mbajtën një pozicion të qartë asnjanës. Në librin Lufta dhe ndërgjegjja në Afrikën e Jugut (anglisht), pranohet: «Shumica . . . nuk arritën as t’u qartësonin pozicionin e tyre
anëtarëve të kishës, jo më t’i nxitnin që të kundërshtonin për arsye të ndërgjegjes.» Libri tregon se reagimi i ashpër i qeverisë ndaj rezolutës së SACC-it, bashkë me ligjet e rrepta, bëri që kishat të mos ngulnin këmbë në bindjet e tyre: «Përpjekjet për ta nxitur kishën të ndërmerrte një program veprimi ndërtues dështuan.»Në kontrast me ta, në këtë libër pohohet: «Shumica dërrmuese e atyre që burgoseshin si kundërshtarë për arsye të ndërgjegjes, ishin Dëshmitarë të Jehovait.» Aty shtohet: «Dëshmitarët e Jehovait përqendroheshin te të drejtat që ka një individ për të qenë kundër çdo lloj lufte, në bazë të ndërgjegjes.»
Qëndrimi i Dëshmitarëve mbështetej plotësisht në baza fetare. Edhe pse e pranojnë që «autoritetet ekzistuese qëndrojnë në pozitat e tyre relative nga Perëndia», Dëshmitarët qëndrojnë asnjanës në politikë. (Rom. 13:1) I qëndrojnë besnikë në radhë të parë Jehovait, i cili, në Fjalën e tij, në Bibël, zbulon se adhuruesit e tij të vërtetë nuk do të marrin pjesë në luftërat njerëzore.—Isa. 2:2-4; Vep. 5:29.
Pas disa vitesh që ishte në fuqi ky sistem burgimi, u bë e qartë se Dëshmitarët e Jehovait nuk do ta braktisnin qëndrimin e tyre asnjanës vetëm për të shmangur keqtrajtimin. Për më tepër, kazermat e burgimit ishin të mbipopulluara dhe për to po flitej keq. Disa autoritete qeveritare po bënin presion që vëllezërit të dërgoheshin në burgje civile.
Ato autoritete ushtarake që na kishin me sy të mirë, nuk pranuan. Ata i respektonin vëllezërit tanë të rinj për normat e larta morale që kishin. Po të shkonin në burgje civile, vëllezërit do të regjistroheshin si kriminelë. Veç kësaj, do të përballeshin me elementët më të këqij të shoqërisë dhe me rrezikun e përdhunimit. Kështu, u morën masa që ata të bënin shërbim civil në objekte shtetërore që nuk lidheshin me ushtrinë. Kur ndryshoi klima politike
e vendit në vitet 90, shërbimi ushtarak i detyrueshëm u hoq.Si ndikoi te vëllezërit tanë të rinj burgimi për një kohë të gjatë në një periudhë kaq të rëndësishme të jetës së tyre? Shumë lanë një shembull të shkëlqyer shërbimi besnik ndaj Jehovait dhe e përdorën me mençuri këtë mundësi për të studiuar Fjalën e Perëndisë dhe për t’u rritur frymësisht. Klif Uilliamsi thotë: «Qëndrimi në kazermat e burgimit ishte një pikë kthese në jetën time. Dëshmitë e qarta të mbrojtjes dhe të bekimit të Jehovait gjatë burgimit tim, më motivuan të bëja më shumë për të shërbyer për Mbretërinë. Pak kohë pasi u lirova në vitin 1973, fillova si pionier i rregullt dhe një vit më vonë më ftuan në Bethel, ku shërbej edhe sot e kësaj dite.»
Stivën Venteri, i cili ishte 17 vjeç kur e dënuan në kazermat e burgimit, tha: «Isha lajmëtar i papagëzuar dhe s’kisha shumë njohuri për të vërtetën. Mbështetja frymore që mora nga shqyrtimi i përditshëm i një shkrimi biblik, që e bënim në mëngjes ndërsa lustronim dyshemenë, mbledhjet e rregullta dhe studimi biblik që drejtoi me mua një vëlla më me përvojë, ma bënë më të lehtë burgimin. Edhe pse kalova ca kohë të këqija, habitem se sa pak prej tyre mbaj mend! Në fakt, tri vitet e burgimit ishin ndoshta vitet më të mira të jetës sime. Ajo përvojë më ndihmoi të lija pas djalërinë e të bëhesha burrë. Njoha më mirë Jehovain, dhe kjo më motivoi të ndërmerrja shërbimin e plotkohor.»
Burgimi i padrejtë i vëllezërve tanë shërbeu për një qëllim të mirë. Gideon Benade, i cili i vizitonte vëllezërit në kazermat e burgimit, shkroi: «Kur sheh pas, e kupton sa dëshmi e fuqishme u dha.» Qëndrueshmëria e vëllezërve tanë dhe lajmet e shumta për gjyqet dhe dënimet tyre lanë gjurmë të pashlyeshme të qëndrimit asnjanës të Dëshmitarëve të Jehovait, që u bëri përshtypje si ushtarakëve, ashtu dhe vendit në tërësi.
INTEGRITETI I VËLLEZËRVE ZEZAKË
Gjatë viteve të para të regjimit të apartejdit, vëllezërit zezakë nuk patën të njëjtat sprova asnjanësie si vëllezërit e bardhë. Për shembull, zezakët nuk i thërritnin për shërbimin ushtarak. Mirëpo, kur grupet politike zezake filluan të kundërshtonin regjimin e apartejdit, mbi Dëshmitarët zezakë ranë sprova të rënda. Disa i vranë, të tjerë i rrahën, të tjerë ia mbathën me vrap ndërkohë që shtëpitë dhe zotërimet e tyre u përpinë nga flakët—dhe kjo sepse nuk donin të shkelnin asnjanësinë e tyre. Po, ata ishin të vendosur t’i bindeshin urdhrit të Jezuit që ‘të mos ishin pjesë e botës’.—Gjoni 15:19.
Disa grupe politike donin që gjithkush në zonën e tyre të blinte një teserë partie. Përfaqësues të këtyre grupeve u shkonin në shtëpi njerëzve dhe u kërkonin para që të blinin armë ose të mbulonin shpenzimet për varrimin e shokëve të tyre të vrarë në përleshje me forcat e sigurisë, që ishin të bardhë. Ngaqë vëllezërit zezakë, ndonëse me respekt, refuzonin t’u jepnin këto para, i akuzonin se ishin spiunë të qeverisë së apartejdit. Disa vëllezër e motra i sulmonin gjatë shërbimit dhe i akuzonin se përhapnin propagandën e afrikanëve të bardhë.
Ja për shembull çfarë i ndodhi Elija Dlodlosë, i cili hoqi dorë nga një karrierë premtuese sportive, për t’u bërë shërbëtor i kushtuar i Jehovait. Dy javë para zgjedhjeve të para demokratike në Afrikën e Jugut, tensioni midis grupeve rivale zezake u rrit shumë. Kongregacioni i Elijas vendosi të predikonte në një territor që punohej rrallë, i cili ndodhej disa kilometra larg. Elija, që ishte pagëzuar para dy muajsh, u caktua të predikonte bashkë me dy djem që ishin lajmëtarë të papagëzuar. Ndërsa po flitnin me një zonjë te dera e shtëpisë së saj, u afrua një grup të rinjsh, anëtarë të një lëvizjeje politike. Kreu i tyre kishte në dorë një shambok, një kamxhik të trashë prej lëkure. «Ç’bëhet këtu?»—pyeti ai.
—Po flasim për Biblën,—iu përgjigj e zonja e shtëpisë.
Ai s’ia vuri veshin dhe, i zemëruar, i tha Elijas dhe dy shokëve të tij: «Ju tre djemtë do të vini me ne. Tani s’është koha për Biblën, është koha të luftojmë për të drejtat tona.»
—S’e bëjmë dot këtë, sepse po punojmë për Jehovain,—u përgjigj me trimëri Elija.
Atëherë ai e shtyu Elijan dhe filloi ta godiste me shambokun. Pas çdo goditjeje, bërtiste: «Hajde me ne!» Pas goditjes së parë, Elija nuk ndjeu më asnjë dhembje. Mori forcë nga fjalët e apostullit Pavël, i cili tha se të gjithë të krishterët e vërtetë «do t’i përndjekin».—2 Tim. 3:12.
Pastaj ai u lodh dhe ndaloi. Atëherë, njëri nga grupi i tyre e kritikoi atë që kishte kamxhikun, duke i thënë se Elija nuk ishte nga komuniteti i tyre. Grupi u përça dhe mes tyre filloi grindja, kështu që kreu i tyre hëngri një të rrahur të mirë me shambokun e vet. Ndërkohë, Elija dhe shokët e tij ikën me të shpejtë. Kjo sprovë i forcoi besimin Elijas, i cili vazhdoi të bënte përparim si predikues i patrembur i lajmit të mirë. Sot ai është i martuar, ka fëmijë dhe shërben si plak në kongregacionin e tij.
Edhe motrat tona zezake treguan guxim të madh përballë presionit për të mos predikuar më. Një shembull është Flora Malinda. Vajzën e saj të pagëzuar, Makin, e dogjën të gjallë një turmë të rinjsh, ngaqë u përpoq të mbronte të vëllanë që s’kishte pranuar të bashkohej me lëvizjen e tyre politike. Pavarësisht nga kjo humbje tragjike, Florën nuk e mposhti hidhërimi, por vazhdoi të përhapte Fjalën e Perëndisë në komunitetin e saj. Një ditë, disa përfaqësues nga e njëjta lëvizje politike që i kishte vrarë të bijën, kërkuan që ajo të
bashkohej me lëvizjen e tyre, përndryshe do të kishte pasoja. Fqinjët i erdhën në ndihmë, duke shpjeguar se ajo nuk mbante anën e askujt në politikë, por i ndihmonte njerëzit të studionin Biblën. Kjo ndezi një debat mes aktivistëve që, së fundi, vendosën ta linin të lirë Florën. Gjithë atë kohë të vështirë e deri tani, Flora ka vazhduar besnike në shërbimin e saj si pioniere e rregullt.Një pionier i rregullt përshkruan çfarë i ndodhi ndërsa udhëtonte me autobus për në territorin e tij. Një i ri që ishte aktivist politik e shtyu dhe e pyeti pse mbante literaturë të botuar nga afrikanët e bardhët për t’ua shitur zezakëve. Vëllai shpjegon ç’ndodhi më tej: «Më kërkoi ta hidhja literaturën nga dritarja e autobusit. Nuk pranova dhe për këtë më dha një shpullë në fytyrë dhe më shoi cigaren në faqe. Nuk reagova. Pastaj ma kapi çantën me literaturë dhe ma hodhi nga dritarja. Më hoqi edhe kravatën, duke thënë se atë e veshin të bardhët. Vazhdoi të më fyente dhe të më tallte, duke thënë se njerëzit si puna ime duheshin djegur të gjallë. Jehovai më shpëtoi, sepse arrita të zbritja nga autobusi pa pësuar dëme të tjera. Kjo përvojë nuk më stepi që të mos vazhdoja të predikoja.»
Dega e Afrikës së Jugut mori shumë letra nga individë dhe kongregacione, ku tregohej integriteti i vëllezërve zezakë. Një letër e tillë erdhi nga një plak i një kongregacioni në Kuazulu-Natal. Aty thuhej: «Po jua shkruajmë këtë letër për t’ju njoftuar humbjen e vëllait tonë të dashur Mozes Niamusua. Ai saldonte dhe riparonte makina. Një herë, një grup politik i kërkoi t’u saldonte armët që kishin bërë vetë, por ai nuk pranoi. Pastaj, më 16 shkurt 1992, grupi politik bëri mitingun e
vet, ku u përlesh me grupin kundërshtar. Atë mbrëmje, ndërsa ktheheshin nga përleshja, gjetën vëllanë që po shkonte në qendrën tregtare. Aty, e vranë me bajoneta. Po pse? ‘Nuk deshe të na saldoje armët dhe tani shokët tanë kanë vdekur në luftim.’ Vëllezërit janë tronditur shumë nga kjo, por ende vazhdojmë në shërbim.»KUNDËRSHTIM NËPËR SHKOLLA
Probleme lindën edhe në shkollat për zezakët, sepse fëmijët Dëshmitarë nuk pranonin të merrnin pjesë në lutjet dhe të këndonin himnet fetare kur bënin rreshtimin në mëngjes. Në shkollat për të bardhët ky s’ishte problem. Mjaftonte që prindërit të shkruanin një letër ku shpjegonin qëndrimin e tyre dhe fëmijëve nuk u kërkohej të merrnin pjesë. Kurse në shkollat për zezakët, nëse një fëmijë nuk merrte pjesë në ceremonitë fetare, kjo shihej sikur po sfidonte autoritetin e shkollës. Mësuesit s’ishin mësuar me këtë lloj kundërshtimi. Kur prindërit shkuan që t’u shpjegonin qëndrimin e Dëshmitarëve, mësuesit thanë se nuk do të bëhej përjashtim për askënd.
Autoritetet shkollore këmbëngulnin që fëmijët e Dëshmitarëve të Jehovait të ishin të pranishëm në rreshtimin e mëngjesit, sepse aty bëheshin njoftime për aktivitetet e shkollës. Fëmijët shkonin, por qëndronin në këmbë në heshtje gjatë këngës dhe lutjeve, pa marrë pjesë. Disa mësues ecnin gjatë rreshtave për të kontrolluar nëse fëmijët i mbyllnin sytë gjatë lutjeve dhe nëse po i këndonin himnet fetare. Ishte vërtet prekëse kur dëgjoje se këta fëmijë, disa shumë të vegjël, mbanin integritetin pa u trembur.
Pasi u përjashtuan nga shkolla një numër i madh fëmijësh, vëllezërit vendosën ta çonin çështjen në gjyq. Më 10 gusht 1976, gjykata e lartë e Johanesburgut nxori një vendim për një çështje të rëndësishme që përfshinte 15 nxënës të një shkolle. Në vendim thuhej: «Pala e paditur . . . pranoi të drejtën e fëmijëve të paditësve që të mos marrin pjesë në lutjet e në këndimin e himneve, dhe . . . gjithashtu, pranoi se pezullimet dhe përjashtimet nga shkolla . . . ishin të paligjshme.» Kjo ishte një fitore e rëndësishme ligjore dhe çështja u zgjidh së fundi në të gjitha shkollat që kishin këtë problem.
VËSHTIRËSI TË TJERA NËPËR SHKOLLA
Shumë fëmijë Dëshmitarë që ndiqnin shkollat për të bardhët, kishin një tjetër lloj sprove të integritetit, që solli si pasojë përjashtimin e tyre nga shkolla. Qeveria e apartejdit donte ta mobilizonte rininë e racës së bardhë që të mbështeste ideologjinë e saj. Në vitin 1973, qeveria nxori një program që quhej «Përgatitja e rinisë». Në këtë program kishte marshime, stërvitje për vetëmbrojtje dhe veprimtari të tjera patriotike.
Disa prindër Dëshmitarë morën avokat dhe çështja iu paraqit ministrit të arsimit, por pa sukses. Ministri thoshte se programi «Përgatitja e rinisë» ishte me natyrë krejt edukative. Qeveria bëri një publicitet mjaft negativ për Dëshmitarët e Jehovait lidhur me këtë çështje. Në disa shkolla, drejtorët ishin tolerues dhe i lejonin fëmijët të mos merrnin pjesë në aspektet e programit që shkelnin normat biblike, kurse në shkolla të tjera fëmijët i përjashtuan.
Ishin të paktë prindërit e krishterë që i kishin mundësitë t’i çonin fëmijët në shkolla private. Disa prindër e rregulluan që fëmijët e tyre ta bënin shkollën me korrespondencë. Dëshmitarë që ishin mësues, jepnin mësime në shtëpi. Gjithsesi, shumë nga fëmijët e përjashtuar nga shkolla nuk e përfunduan arsimin bazë që përfshinte Isa. 54:13) Shumë prej tyre ndërmorën shërbimin e plotkohor. Këta të rinj të guximshëm ishin të kënaqur që qëndruan të palëkundur në sprova, duke i besuar plotësisht Jehovait. (2 Pjet. 2:9) Me kalimin e kohës, klima politike në vend ndryshoi, kështu që fëmijët tanë nuk i përjashtonin më nga shkolla për mospërfshirje në aktivitete patriotike.
shkollën e mesme. Megjithatë, nxorën dobi nga stërvitja biblike në shtëpi dhe në kongregacion. (APARTEJDI DHE KONGRESET TONA
Për t’iu bindur ligjit në Afrikën e Jugut, vëllezërit duhej të bënin kongrese më vete për çdo grup racor. Herën e parë që u mblodhën të gjitha racat në të njëjtin vend ishte kongresi kombëtar i mbajtur në vitin 1952 në stadiumin «Uembli» të Johanesburgut. Në atë kohë, erdhën për vizitë në Afrikën e Jugut vëlla Nori dhe vëlla Hensheli, të cilët mbajtën fjalime në këtë kongres. Sipas rregullave të apartejdit, grupet e ndryshme racore duhej të uleshin veç njëri-tjetrit. Të bardhët ishin në krahun perëndimor, zezakët në krahun lindor, kurse mulatët dhe indianët në krahun verior. Edhe për të ngrënë, duhej të hanin secili grup më vete. Me gjithë këto kufizime, vëlla Nori shkroi për këtë kongres: «Pjesa e gëzueshme ishte se ndodheshim të gjithë në të njëjtin stadium, duke adhuruar Jehovain të stolisur me veshje të shenjta.»
Në janar të vitit 1974 u bënë tri kongrese në zonën e Johanesburgut, një për zezakët, një për mulatët e indianët dhe një për të bardhët. Megjithatë, për ditën e fundit të kongresit u vendos diçka e veçantë: të gjitha racat do të mblidheshin bashkë në stadiumin «Rand» në Johanesburg, për sesionin e pasdites. Një turmë prej 33.408 vetash vërshuan në këtë stadium. Sa rast i gëzuar që ishte! Kësaj here, të gjitha racat u përzien lirisht dhe u ulën së bashku. Kishte edhe shumë vizitorë nga Evropa, gjë që e bëri edhe më të paharrueshëm kongresin. Po si kishte mundësi kjo? Pa e kuptuar në atë kohë, organizuesit e kongresit kishin prenotuar një stadium të rezervuar për ngjarje ndërkombëtare dhe ndërracore, kështu që s’kishte nevojë për leje për këtë sesion.
MBAHET KONGRESI, PAVARËSISHT NGA PARAGJYKIMI
Disa vite më parë, ishin marrë masa për të mbajtur një kongres kombëtar në Johanesburg. Por, një përfaqësues qeveritar nga Pretoria vizitoi zyrat e qeverisë në Johanesburg që merreshin me çështjet e bantuve (popullsisë zezake) dhe vuri re në procesverbalet e mbledhjes se Dëshmitarët e Jehovait kishin prenotuar ambientet e parkut «Mofolo» për një kongres që do të ndiqej nga vëllezërit zezakë.
Ai ia raportoi këtë qendrës në Pretorie dhe ministria e çështjeve të bantuve e anuloi menjëherë prenotimin, duke thënë se Dëshmitarët nuk janë një «fe e njohur». Vëllezërit e bardhë kishin prenotuar për kongresin e tyre në të njëjtën kohë, Sheshin e Ekspozitave në parkun «Milner», në qendër të Johanesburgut, kurse vëllezërit mulatë do të mblidheshin në stadiumin «Junion», në periferinë perëndimore të qytetit.
Dy vëllezër nga Betheli shkuan të takonin ministrin përkatës, që më parë kishte qenë klerik i Kishës së Reformuar Holandeze. Ata i shpjeguan se Dëshmitarët kishin
mbajtur kongrese për shumë vjet në ambientet e parkut «Mofolo» dhe se vëllezërit e bardhë e ata mulatë do të mbanin kongreset e tyre, prandaj pse t’ua mohonin vëllezërve zezakë të drejtën për t’u mbledhur bashkë? Po ministri s’donte të ndryshonte mendje.Meqë parku «Mofolo» është në pjesën perëndimore të Johanesburgut, këta dy vëllezër vendosën të provonin se mos arrinin ta mbanin kongresin në anën lindore të Johanesburgut, ku kishte edhe qendra të mëdha banimi për zezakët. Takuan drejtorin përgjegjës, por nuk i treguan për takimin me ministrin në Pretorie. Ai u tregua shumë dashamirës kur i kërkuan një vend për kongresin. I lejoi të përdornin stadiumin «Uatvil». Ky stadium kishte tribunë, të cilën parku «Mofolo» nuk e kishte.
Të gjithë vëllezërit u njoftuan menjëherë për ndryshimin e vendit. Kongresi u mbajt me sukses, pati 15.000 të pranishëm dhe asnjë ndërhyrje nga Pretoria. Për disa vjet pas kësaj, vëllezërit vazhduan t’i mbanin kongreset në stadiumin «Uatvil» pa asnjë problem.
THEMELOHET NJË SHOQATË LIGJORE
Më 24 janar 1981, nën drejtimin e Trupit Udhëheqës, u formua një shoqatë ligjore që përbëhej nga 50 anëtarë: Dëshmitarët e Jehovait të Afrikës së Jugut. Ky ent ligjor ndihmoi për të çuar përpara interesat frymore në disa mënyra.
Për vite të tëra, vëllezërit nga dega ishin përpjekur pa sukses të merrnin leje që Dëshmitarët e Jehovait të kishin vëllezërit e tyre të autorizuar për të kryer ceremoni martese. Frans Myleri kujton: «Çdo herë, zyrtarët nuk na jepnin leje, duke na e bërë të qartë mendimin e tyre se feja jonë s’kishte as statusin, as qëndrueshmërinë që disa nga anëtarët e saj të autorizoheshin për të kryer ceremoni martese.»
Për më tepër, mungesa e një shoqate ligjore e bënte të pamundur të merrej leje për të ndërtuar Salla Mbretërie në
qendrat e banimit për zezakët. Autoritetet gjithnjë i kthenin mbrapsht vëllezërit, duke u thënë: «Nuk jeni fe e njohur ligjërisht.»Pak pasi u formua shoqata, na u dha leja që të kishim vëllezërit tanë të caktuar për të kryer ceremoni martese. Gjithashtu u lejuam të ndërtonim Salla Mbretërie në qendrat zezake të banimit. Tani, Afrika e Jugut ka më shumë se 100 pleq që shërbejnë zyrtarisht për të kryer ceremoni martese. Ata mund ta kryejnë ceremoninë e martesës në Sallën e Mbretërisë, prandaj nuk është e nevojshme që çiftet të shkojnë më parë në gjykatë, për një ceremoni civile.
NDRYSHIME RRËNJËSORE NË SHTYPJE
Metodat e shtypjes po ndryshonin me ritme të shpejta dhe makinave tipografike të shtypit po u kalonte koha. Për më tepër, pjesët e këmbimit ishin të pakta dhe kushtonin shumë. Prandaj, u vendos se kishte ardhur koha për të ndryshuar e për të filluar fotoradhitjen e kompjuterizuar dhe shtypjen me makina shtypi rotative. U blenë kompjuterë për regjistrimin e të dhënave e për fotoradhitje, dhe në vitin 1979 u instalua një makinë shtypi rotative ofset TKS, dhuratë bujare e degës së Japonisë.
Ngaqë Dëshmitarët e Jehovait prodhojnë literaturë në shumë gjuhë, e panë të udhës të zhvillonin sistemin e tyre të fotoradhitjes. Në vitin 1979, vëllezërit në Bruklin, Nju-Jork, filluan të punonin për të krijuar sistemin që u quajt MEPS (shkurtimi i sistemit elektronik shumëgjuhësh për fotoradhitjen). Në Afrikën e Jugut MEPS-i u instalua në vitin 1984. Përdorimi i kompjuterëve nga përkthyesit dhe për fotoradhitjen bëri të mundur botimin e literaturës njëkohësisht në shumë gjuhë.
PLANIFIKOHET PËR RRITJE TË MËTEJSHME
Në fillim të viteve 80, kompleksi Bethel në Ilansfontejn ishte bërë tepër i vogël dhe nuk i plotësonte më nevojat
gjithnjë në rritje të territorit. Si rrjedhim, u ble një truall në qytetin Krugersdorp, rreth 30 minuta me makinë nga Johanesburgu. Prona prej 87 hektarësh është një zonë tërheqëse kodrinore, në kufirin e së cilës rrjedh një përrua i këndshëm. Shumë vëllezër lanë punën e tyre që të punonin në projektin e ndërtimit, kurse të tjerë përdorën pushimet për të ndihmuar. Disa vullnetarë erdhën nga vende të tjera, si Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara, dhe ndërtimi përfundoi për gjashtë vjet.Prapëseprapë, ishte e vështirë të merrej leje që në këtë pronë të banonin Dëshmitarët zezakë, të cilët kryesisht ishin përkthyes. Leja u dha, po vetëm për 20 veta, dhe për ta duheshin ndërtuar banesa më vete. Megjithatë, me kalimin e kohës qeveria e zbuti politikën e saj të apartejdit dhe vëllezër të të gjitha racave mund të banonin në dhoma kudo në Bethel.
Familja ishte shumë e kënaqur me Bethelin e ndërtuar mirë dhe me dhomat që kishin një projekt të bukur e mjaft hapësirë. Ndërtesa me fasadë me tulla të kuqe, me tre kate, është e rrethuar nga kopshte të bukura. Kur filloi ndërtimi në Krugersdorp, në Afrikën e Jugut kishte 28.000 Dëshmitarë aktivë. Në kohën kur u kushtua ajo degë, më 21 mars 1987, numri ishte rritur në 40.000 Dëshmitarë. Gjithsesi, disa pyetnin veten a ishte vërtet e nevojshme të ndërtohej një godinë kaq e madhe. Një kat në pjesën e zyrave nuk përdorej dhe njëri krah i godinës së banesave ishte bosh. Vëllezërit ishin përpjekur të planifikonin paraprakisht dhe ishin të bindur se kishin marrë masa për rritje të mëtejshme.
PLOTËSOHET NJË NEVOJË JETËSORE
Kishte një nevojë urgjente për Salla të tjera Mbretërie, pasi numri i kongregacioneve sa vinte e rritej. Vëllezërit në zonat ku kishte kryesisht zezakë i mbanin mbledhjet në kushte të vështira. Përdornin garazhe, plevica dhe klasa
shkolle, ku uleshin në bankat e vogla që ishin bërë për fëmijë. Gjithashtu, duhej të përballonin grupet e tjera fetare që përdornin klasa në të njëjtën shkollë dhe këndonin me zë të lartë e u binin daulleve, duke bërë një zhurmë shurdhuese.Në fund të viteve 80, Komitetet Rajonale të Ndërtimit filluan të eksperimentonin metoda të reja ndërtimi për të përshpejtuar ndërtimin e Sallave të Mbretërisë. Në vitin 1992, 11 Dëshmitarë kanadezë me përvojë në projektet e ndërtimit me metodën e shpejtë, dolën vullnetarë për të ndihmuar në ndërtimin e një Salle Mbretërie dyshe, që ishte një ndërtesë dykatëshe në Hillbrau, Johanesburg. Këta vëllezër ndanë përvojën e tyre me vëllezërit vendës dhe i ndihmuan të përmirësonin metodat e ndërtimit.
Salla e parë e Mbretërisë, e ngritur me metodën të shpejtë, ishte ajo në Dipkluf të Sovetos, në vitin 1992. Vëllezërit kishin që në vitin 1962 që përpiqeshin të blinin një vend për Sallë Mbretërie në këtë zonë. Zakaria Sedibe, i cili kishte marrë pjesë në përpjekjet për të blerë atë vend, ishte i pranishëm në kushtimin e Sallës së Mbretërisë më 11 korrik 1992. Shend e verë, ai tha: «Mendonim se nuk do të kishim kurrë një Sallë Mbretërie. Atëherë ishim të rinj. Tani kam dalë në pension, por ja tek e kemi sallën tonë, të parën në Soveto që u ndërtua brenda disa ditësh.»
Tani ka 600 Salla Mbretërie në vendet që janë nën mbikëqyrjen e degës së Afrikës së Jugut. Këto salla janë qendra të adhurimit të pastër të Jehovait. Por mbeten rreth 300 kongregacione me nga 30 a më shumë lajmëtarë secili, që kanë nevojë për Salla Mbretërie.
Duke punuar nën drejtimin e zyrës së degës, ka 25 Komitete Rajonale Ndërtimi që u japin ndihmë praktike kongregacioneve që duan të ndërtojnë një sallë. Kongregacionet mund të marrin hua pa interes, për të financuar projektet për sallën. Pitër Bati, i cili ka më shumë se 18 vjet
që ndihmon për ndërtimin e Sallave të Mbretërisë, është drejtues i Komitetit Rajonal të Ndërtimit në Gauteng. Ai theksoi se vëllezërit që bëjnë pjesë në këto komitete, zakonisht punojnë dhe kanë familje, e megjithatë me kënaqësi sakrifikojnë një pjesë të mirë të kohës për të ndihmuar vëllezërit e tyre.Një anëtar tjetër i një komiteti rajonal, Jakop Rautenbahu, shpjegoi se anëtarët e komiteteve zakonisht punojnë në kantier, gjatë gjithë periudhës së ndërtimit. Veç kësaj, janë përfshirë në gjithë planifikimin që bëhet para se të fillojë ndërtimi. Ai e përshkroi me entuziazëm frymën e gëzuar të bashkëpunimit që ekziston mes punëtorëve vullnetarë. Ata udhëtojnë me shpenzimet e tyre deri në kantier, që disa herë është mjaft larg.
Jakopi tha se shumë vëllezër të tjerë shpenzojnë me kënaqësi kohën dhe të ardhurat e tyre për veprën e ndërtimit të Sallave të Mbretërisë dhe dha këtë shembull: «Dy motra të një gjaku, të cilat kanë firmën e tyre të transportit, na ndihmojnë duke çuar kontejnerin tonë 13 metra të gjatë me pajisje, në kantieret e ndërtimit kudo përreth vendit, e madje edhe në vendet fqinje. Kanë që në vitin 1993 që e bëjnë këtë. Është një kontribut mjaft i madh, po ta llogaritësh! Shumë firma me të cilat punojmë, kur shohin se çfarë po bëjmë, shtyhen që të japin kontribute ose të na bëjnë ulje.»
Pasi planifikojnë me kujdes dhe organizojnë skuadrat e punës, vëllezërit shpesh arrijnë ta ngrenë një sallë për tri ditë. Kështu kanë fituar respektin e shumë vëzhguesve. Në një kantier, tek po përfundonte dita e parë të ndërtimit, erdhën dy burra që kishin pirë rëndshëm në një birrari aty afër. Ata u shpjeguan vëllezërve se zakonisht kalonin përmes një terreni bosh për të shkuar në shtëpi, por tani aty kishte një sallë. Kërkuan drejtim, pasi mendonin se me siguri duhej të kishin humbur rrugën.
NJË FRYMË VETËMOHUESE
Ndryshimet politike në fillim të viteve 90 nuk sollën paqe e stabilitet. Përkundrazi, shpërtheu dhuna si kurrë më parë. Situata ishte e ndërlikuar dhe njerëzit kanë dhënë arsye të ndryshme pse u shtua dhuna. Shumë nga këto arsye lidhen me rivalitetet politike dhe me pakënaqësinë ekonomike.
Megjithatë, ndërtimi i Sallave të Mbretërisë vazhdoi. Vullnetarë të racave të ndryshme hynin nëpër qendrat e banimit të zezakëve, të shoqëruar nga vëllezërit vendës. Disa vullnetarë u sulmuan nga turma të zemëruara. Gjatë ndërtimit të një salle në Soveto, në vitin 1993, një turmë e dhunshme gjuajti me gurë tre vëllezër të bardhë që po udhëtonin për në kantier, për të çuar materiale ndërtimi. Të gjitha xhamat e makinës u thyen dhe vëllezërit u plagosën. Ia dolën të vazhdonin t’i jepnin makinës dhe të shkonin deri në kantier. Vëllezërit vendës i çuan me vrap në spital, duke kaluar nga një rrugë më e sigurt.
Puna për ndërtimin e sallës nuk u ngadalësua. U morën masa parandaluese dhe qindra veta nga të gjitha racat punuan në kantier atë fundjavë. Pionierët vendës jepnin dëshmi rrugore në territorin përqark sallës. Po të vërenin ndonjë trazirë, paralajmëronin vëllezërit në kantier. Disa ditë më vonë, vëllezërit e plagosur e kishin marrë veten dhe u kthyen të punonin në sallë.
Kongregacionet e vlerësojnë përkushtimin dhe sakrificat e vëllezërve që dalin vullnetarë për ndërtimin e Sallave të Mbretërisë. Për rreth 15 vjet, Fani dhe Ilejna Smiti, kanë ndihmuar 46 kongregacione që të ndërtojnë Sallën e tyre të Mbretërisë, shpesh duke bërë rrugë të gjata me shpenzimet e tyre.
Një kongregacion në Kuazulu-Natal i shkroi Komitetit Rajonal të Ndërtimit: «Keni ndenjur pa gjumë, keni sakrifikuar kënaqësinë e qëndrimit me familjen tuaj, të zbavitjes Nehemia 13:31.»
dhe shumë gjëra të tjera, që të vini këtu e të ndërtoni një sallë për ne. Veç kësaj, e dimë se keni sakrifikuar edhe shumë para nga tuajat, për ta përfunduar me sukses këtë projekt. Jehovai ju kujtoftë ‘për mirë’!—Kur një kongregacion ka Sallën e vet të Mbretërisë, kjo ndikon për mirë në lagje. Ndodh shpesh të bëhen komente si ky që erdhi nga një kongregacion: «Pasi u ndërtua Salla e Mbretërisë, numri i të pranishmëve në mbledhje është rritur kaq shumë, sa kongregacioni duhet të ndahet në dy grupe për fjalimin publik dhe për Studimin e Kullës së Rojës. Shpejt do të na duhet të formojmë një kongregacion të ri.»
Kongregacionet e vogla, në zonat rurale, disa herë e kanë të vështirë të financojnë ndërtimin e një salle. Megjithatë, shumë kanë gjetur mënyra të ndryshme për të siguruar fonde. Në një kongregacion, vëllezërit shitën derra. Kur iu nevojitën më tepër para, shitën një buall dhe një kalë. Pastaj shitën 15 dele, një buall tjetër dhe një kalë tjetër. Një motër propozoi të blinte gjithë bojën që duhej, një tjetër bleu moketin dhe një tjetër pagoi për perdet. Së fundi, u shit një buall tjetër dhe pesë dele, për të blerë karriget.
Pasi përfundoi Salla e tyre e Mbretërisë, një kongregacion në Gauteng shkroi: «Të paktën për dy javë rresht pasi mbaroi salla, shkonim atje pas shërbimit, për t’u mrekulluar me të. Nuk shkonim dot në shtëpi pas shërbimit pa parë një herë Sallën tonë të Mbretërisë.»
EDHE TË TJERËT E VËNË RE
Shpesh njerëzit rreth e qark i vënë re përpjekjet e Dëshmitarëve të Jehovait për të pasur vende të përshtatshme adhurimi. Kongregacioni në Umlazi, Kuazulu-Natal, mori një letër ku pjesërisht thuhej: «Shoqata ‘Ruani bukurinë e Durbanit’ i vlerëson përpjekjet tuaja për ta mbajtur të pastër zonën ku jeni dhe ju inkurajon që të vazhdoni kështu. Zelli juaj ka bërë që ky vend të duket i bukur. Shoqata jonë i është
përkushtuar luftës kundër mbeturinave, për ta mbajtur të pastër mjedisin. Besojmë se një vend i pastër bën që njerëzit atje të kenë shëndet të mirë. Për këtë arsye, i lavdërojmë qytetarët që e mbajnë pastër zonën tonë. Faleminderit që jepni një shembull kaq të mirë. Ju mbështetim në çdo gjë që bëni për ta mbajtur të pastër zonën e Umlazit.»Një kongregacion shkroi: «Kur një hajdut me nam hyri për të vjedhur në Sallën tonë të re të Mbretërisë, njerëzit që banojnë rreth e qark sallës e sulmuan. I thanë se po dëmtonte ‘kishën e tyre’, pasi ajo është e vetmja ndërtesë fetare në të zonë. E rrahën para se ta dorëzonin në polici.»
PLOTËSIMI I NEVOJËS PËR SALLA MBRETËRIE NË AFRIKË
Në vitin 1999, organizata e Jehovait mori një masë për ndërtimin e Sallave të Mbretërisë në vendet me të ardhura të kufizuara. Në degën e Afrikës së Jugut u vendos një Zyrë Rajonale për Salla Mbretërie, për të organizuar këtë vepër në disa vende të Afrikës. Një përfaqësues i zyrës u dërgua në çdo degë për t’i ndihmuar vëllezërit të formonin një repart të ndërtimit të Sallave të Mbretërisë. Ky repart është përgjegjës për të blerë truallin dhe për të organizuar grupet e ndërtimit të Sallave të Mbretërisë. U dërguan edhe shërbëtorë ndërkombëtarë për të ndihmuar e për të stërvitur vëllezërit vendës.
Zyra Rajonale e Afrikës së Jugut ka ngritur 25 reparte për ndërtimin e Sallave të Mbretërisë në Afrikë, të cilat kujdesen për ndërtimin e Sallave të Mbretërisë në 37 vende. Që nga nëntori i vitit 1999, janë ndërtuar 7.207 Salla Mbretërie në vendet ku funksionon ky rregull. Në mes të vitit 2006, u përcaktua se në këto vende nevojiten ende 3.305 Salla të tjera Mbretërie.
PASOJAT E NDRYSHIMEVE POLITIKE
Rritja e pakënaqësisë për shkak të politikave raciale të qeverisë së mëparshme solli si pasojë trazira e dhunë, dhe
disa Dëshmitarë të Jehovait u prekën drejtpërdrejt nga kjo. Në qendrat e banimit për zezakët u bënë përleshje të ashpra dhe vdiqën shumë njerëz. Por, në shumicën e rasteve, vëllezërit u treguan të matur dhe vazhduan t’i shërbenin me besnikëri Jehovait gjatë kësaj kohe të vështirë. Një natë vonë, në shtëpinë e një vëllai dhe të familjes së tij u hodh një bombë me naftë, ndërsa ata flinin. Arritën të shpëtonin dhe, më vonë, vëllai i shkroi degës: «Tani, e gjithë familja ime ka një besim më të fortë. Humbëm çdo gjë materiale, por jemi afruar më shumë me Jehovain dhe me popullin e tij. Vëllezërit na kanë ndihmuar materialisht. Presim me padurim fundin e këtij sistemi dhe falënderojmë Jehovain për parajsën tonë frymore.»Më 10 maj 1994, Nelson Mandela bëri betimin si presidenti i parë zezak. Ishte i pari president i vendit që zgjidhej në mënyrë demokratike dhe ishte hera e parë që zezakëve u jepej mundësia të votonin. Kudo kishte një frymë nacionalizmi dhe euforie. Disa vëllezërve tanë kjo gjë u hapi probleme të një lloji tjetër.
Mjerisht, disa shërbëtorë të Jehovait e shkelën asnjanësinë e krishterë, por shumica qëndruan besnikë. Shumë nga ata që bënë kompromis, më pas e kuptuan gabimin e tyre, treguan pendim të vërtetë dhe reaguan mirë ndaj nxitjes biblike që iu dha.
RRITJE NË ZEMRËN E NJERËZVE
Ndërtimi i Sallave të reja të Mbretërisë është dëshmi e bekimit të Jehovait, por një rritje vërtet e mrekullueshme është ajo që ndodh në zemrën e njerëzve. (2 Kor. 3:3) Individë nga prejardhje dhe formime të ndryshme tërhiqen drejt së vërtetës. Ja disa shembuj.
Ralson Mulaudzi u burgos në vitin 1986 dhe u dënua me vdekje, për vrasjen që kishte bërë. Ai gjeti adresën e degës në një nga broshurat tona dhe shkroi për ndihmë që
të mësonte më shumë rreth Biblës. Les Liu, një pionier special, u lejua t’i bënte vizita dhe filloi një studim biblik me të. Shpejt, Ralsoni filloi t’u fliste të burgosurve të tjerë dhe gardianëve për ato që po mësonte. U pagëzua në burg në prill të vitit 1990. Ralsonit i bëjnë rregullisht vizita pjesëtarët e kongregacionit vendës dhe i lejohet të dalë nga qelia një orë në ditë. Këtë kohë e kalon duke u predikuar të burgosurve të tjerë. Ralsoni ka ndihmuar tre veta deri në pagëzim dhe aktualisht drejton dy studime biblike. Dënimi me vdekje i është kthyer në burgim të përjetshëm, me mundësinë e lirimit me kusht.Të tjerë që janë tërhequr drejt Jehovait kanë një formim krejt të ndryshëm. Kuini Ruso, një grua e interesuar, ndoqi një Studim të Librit të Kongregacionit dhe i kërkoi mbikëqyrësit të studimit të librit që të vizitonte djalin e saj 18-vjeçar, i cili po përgatitej për katekizmin. Vëllai pati një bisedë të këndshme me të riun, i cili filloi të ndiqte mbledhjet bashkë me mamanë. Pastaj mamaja i kërkoi vëllait të takonte burrin e saj, Janin, i cili ishte plak në Kishën e Reformuar Holandeze dhe drejtues i këshillit të kishës. Ai donte t’i bënte disa pyetje vëllait. Pas bisedës që bëri vëllai me të, ai pranoi një studim biblik.
Atë javë ishte kongresi krahinor dhe vëllai e ftoi Kuinin të ndiqte kongresin. Për habinë e vëllait, erdhi edhe Jani, madje të katra ditët. Programi i kongresit dhe dashuria që pa mes Dëshmitarëve, i bënë shumë përshtypje. Djali i tyre 18-vjeçar bashkë me djalin e madh, që ishte dhjak në kishë, filluan të ndiqnin po ashtu studimin biblik.
Që të gjithë dhanë dorëheqjen nga kisha dhe filluan të ndiqnin menjëherë mbledhjet. Ndoqën edhe një mbledhje për shërbim. Vëllai i shpjegoi Janit se nuk mund të dilte në shërbim me Dëshmitarët, pasi ende nuk ishte kualifikuar si lajmëtar i papagëzuar. Me lotët që i rridhnin
nëpër faqe, ai tha se kishte gjithë jetën që kërkonte të vërtetën, prandaj s’mund të rrinte më pa folur.Çifti Ruso kishte edhe një djalë tjetër, 22 vjeç, i cili studionte për teologji dhe ishte në vitin e tretë. Jani i shkroi të birit dhe i kërkoi të kthehej në shtëpi, pasi nuk do t’ia paguante më shkollën. Ditën e tretë pas kthimit të të birit, Jani dhe tre djemtë e tij punuan një ditë të tërë bashkë me kongregacionin në kompleksin e Bethelit, në Krugersdorp. Studentit të teologjisë i la mbresa të thella ajo që pa në Bethel dhe pranoi të studionte Biblën bashkë me vëllezërit e tij. Pasi studioi për njëfarë kohe, tha se kishte mësuar
më shumë për Biblën brenda një muaji, se për dy vjet e gjysmë në universitet.Të gjithë pjesëtarët e familjes u pagëzuan me kalimin e kohës. Tani babai është plak kongregacioni dhe disa nga djemtë janë pleq ose shërbëtorë ndihmës. Njëra nga vajzat është pioniere e rregullt.
«ZGJATI LITARËT E TENDËS SATE»
Me gjithë përpjekjet e mëparshme për të lënë hapësirë të mjaftueshme për një zgjerim të ardhshëm në Bethel, vetëm 12 vjet pasi ishte kushtuar kompleksi në Krugersdorp, lindi nevoja për zgjerime të mëdha. (Isa. 54:2) Gjatë asaj kohe, kishte pasur një rritje prej 62 për qind në numrin e lajmëtarëve në Afrikën e Jugut dhe në vendet që kishte nën mbikëqyrje dega. Kështu, u ndërtua një depo dhe tri ndërtesa të reja banimi. Iu bënë shtesa edhe lavanderisë e ndërtesës së zyrave, si edhe u shtua një dhomë e dytë ngrënieje. Më 23 tetor 1999, të gjitha këto zgjerime iu kushtuan Jehovait. Fjalimin e kushtimit e mbajti Daniel Sidliku, nga Trupi Udhëheqës.
Tani, kohët e fundit, shtypshkronjës iu bë një zgjerim prej 8.000 metrash katrorë. Këtu ndodhet makina e re e shtypit rotative MAN Roland Litoman. Gjithashtu, dega mori makineri që automatikisht presin buzët e revistave, i numërojnë dhe i stivojnë ato. Dega e Gjermanisë i dhuroi një linjë libralidhjeje dhe tani Afrika e Jugut mund të prodhojë Bibla e libra me kapak të butë për gjithë vendet e Afrikës që janë në jug të Saharasë.
VENDE TË PËRSHTATSHME PËR ASAMBLETË
Janë planifikuar mjaft ndërtime, për të plotësuar nevojën për Salla Asamblesh. E para u ndërtua në Ejkenhof, në
jug të Johanesburgut, dhe u kushtua në vitin 1982. Një Sallë tjetër Asamblesh u ndërtua në Belvil, Kejptaun, dhe fjalimin e kushtimit e mbajti Milton Hensheli në vitin 1996. Në vitin 2001 u përfundua edhe një sallë tjetër në Midrand, që ndodhet midis Pretories dhe Johanesburgut.Fqinjët që fillimisht nuk donin të ndërtohej salla në Midrand, ndryshuan mendim kur njohën më mirë vëllezërit dhe panë se çfarë po bënin. Një fqinj u jepte arka me fruta dhe perime çdo dy javë, për më shumë se një vit. Disa firma u shtynë të bënin kontribute. Njëra u dha falas pleh për kopshtin. Një tjetër u dha vëllezërve një çek prej 10.000 randesh (rreth 1.575 dollarë) për projektin. Natyrisht, edhe vëllezërit bënë kontribute bujare për Sallën e Asambleve.
Kjo sallë është një ndërtesë e bukur dhe e projektuar mirë. Gai Piërsi, anëtari i Trupit Udhëheqës që mbajti fjalimin e kushtimit, theksoi bukurinë e vërtetë të sallës, domethënë përdorimin e saj për të nderuar Perëndinë tonë Madhështor, Jehovain.—1 Mbret. 8:27.
LIGJET NJERËZORE NUK I NDAJNË DOT
Për shumë vite, në zonat me popullsi zezake ishte e vështirë të gjeje vende të përshtatshme për asambletë. Në Provincën Limpopo, vëllezërit jetonin në një rezervat, siç e quanin atëherë, dhe në atë kohë të bardhët s’mund të hynin atje. Mbikëqyrësi krahinor, Kori Sigërsi, nuk arriti të merrte leje për të hyrë në atë zonë dhe nuk gjeti dot një vend për asamblenë.
Vëlla Sigërsi shkoi te një njeri, ferma e të cilit ishte ngjitur me rezervatin, por ky nuk donte që asambleja të mbahej në tokën e tij. Megjithatë, e lejoi vëlla Sigërsin ta parkonte atje makinën (me rimorkio). Si përfundim, vëllezërit e mbajtën asamblenë në një livadh të pyllit që ndodhej në rezervat. Ky livadh ndodhej në kufi me tokën e fermerit dhe i ndante vetëm një gardh me tela me gjemba. Vëlla Sigërsi e parkoi makinën e tij në tokën e fermerit, ngjitur me
livadhin, dhe i mbajti nga aty fjalimet e tij. Vëllezërit i ndante nga «podiumi» gardhi me tela, por ama e mbajtën programin e asamblesë dhe vëlla Sigërsi mund t’u fliste vëllezërve pa shkelur ligjin.NJË NDRYSHIM NË DOBI TË SHËRBIMIT
Trupi Udhëheqës udhëzoi që, duke filluar nga viti 2000, të gjitha kongregacionet në Afrikën e Jugut mund t’u shpërndanin literaturë falas të gjithë atyre që tregonin vërtet interes. Lajmëtarët do t’i ftonin individët që të bënin ndonjë kontribut të vogël për veprën mbarëbotërore të predikimit.
Ky rregull për kontributet vullnetare, ka dalë me dobi jo vetëm për ata që takojnë në shërbim, por edhe për vetë vëllezërit. Më parë, shumë prej tyre nuk ia dilnin të paguanin për botimet e përdorura për Studimin e Kullës së Rojës dhe për Studimin e Librit të Kongregacionit. Në disa kongregacione me 100 lajmëtarë, vetëm 10 kishin kopjen e tyre të Kullës së Rojës. Kurse tani të gjithë mund të kenë nga një kopje personale.
Puna që bën reparti i dërgimit në Bethel është rritur shumë vitet e fundit. Në maj të vitit 2002, vendeve të tjera afrikane iu dërguan gjithsej 432 tonë materiale, kryesisht literaturë biblike.
Tani, dega e Afrikës së Jugut po shërben si depo literature për degët e Malavisë, Mozambikut, Zambies dhe Zimbabves. Këtu përfshihet gjithë literatura në gjuhët e ndryshme që përdoren në këto vende. Porositë për çdo kongregacion ngarkohen nëpër kamionë në mënyrë të tillë që, kur u çohen degëve, mund të zhvendosen drejtpërdrejt në makinat e degës që ka bërë porosinë, e që i çojnë pastaj nëpër depot e tyre.
Që kur filloi të përdorej rregulli për kontributet, është rritur shumë kërkesa për literaturë. Prodhimi i revistave në
Afrikën e Jugut ka kaluar nga një milion në 4,4 milionë në muaj. Porositë e literaturës kanë arritur deri në 3.800 tonë në vit, krahasuar me 200 tonë që ishin në vitin 1999.Vendeve të tjera afrikane u dërgohen edhe materiale ndërtimi. Përveç kësaj, Afrika e Jugut ka organizuar ndihma, për t’iu gjendur pranë vëllezërve në nevojë. U është dhënë ndihmë herë pas here vëllezërve të Malavisë, të cilët, për shkak të përndjekjes së ashpër, kishin ikur nga shtëpitë dhe ishin vendosur nëpër kampe. U dërguan ndihma në Angolë, e cila u rrënua nga një thatësirë e rëndë në vitin 1990. Edhe lufta civile në atë vend i la në varfëri shumë vëllezër, kështu që për ta janë siguruar kamionë plot me ushqime dhe veshje. Në vitin 2000, iu dha ndihmë vëllezërve në Mozambik pasi kishin pasur përmbytje të mëdha. Më shumë se 800 tonë misër iu dërguan vëllezërve në Zimbabve, që u prekën nga një thatësirë e rëndë gjatë vitit 2002 dhe fillimit të vitit 2003.
PËRPARIME NË PËRKTHIM
Dega e Afrikës së Jugut ka një repart të madh përkthimi. Disa vjet më parë, ky repart u zgjerua për të përballuar nevojën gjithnjë në rritje për përkthimin e Biblës. Aktualisht ka 102 përkthyes që punojnë për të përkthyer literaturë në 13 gjuhë.
Shkrimet e Shenjta, Përkthimi Bota e Re tani është në dispozicion në shtatë gjuhë vendëse. Një vëlla tha për Biblën në gjuhën tsvane: «Teksti kuptohet me lehtësi dhe është i këndshëm për syrin e për veshin. Dua të falënderoj Jehovain dhe organizatën e tij të drejtuar nga fryma, për mënyrën se si po ushqehemi frymësisht.»
Teknologjia moderne është përdorur me efektshmëri në ndihmë të përkthyesve. Trupi Udhëheqës
caktoi disa vëllezër në selinë botërore në Bruklin që të zhvillonin programe kompjuterike për të ndihmuar përkthyesit. Më pas, iu kërkua edhe degës së Afrikës së Jugut që të merrte pjesë në këtë projekt. Nga këto përpjekje të përbashkëta, lindi programi që tani quhet Sistemi Watchtower i Përkthimit, të cilin po e përdorin mirë përkthyesit në gjithë botën.Vëllezërit nuk u përpoqën të krijonin programe kompjuterike që do të bënin vetë përkthimin, siç kanë provuar pa shumë sukses disa firma në botë. Jo, ata u përqendruan që të siguronin mjete ndihmëse për përkthyesit. Për shembull, u siguruan Bibla në format elektronik. Gjithashtu, përkthyesit mund të krijojnë fjalorët e tyre të përkthimit, që janë në format elektronik. Këta fjalorë janë shumë të vlefshëm, pasi në disa gjuhë nuk ka fjalorë të mirë.
MBJELLIN NË NJË FUSHË TË HESHTUR
Lajmëtarët e mesazhit të Mbretërisë përpiqen të takojnë këdo. Komunikimi me njerëzit që kanë probleme dëgjimi ka qenë një sfidë, por rezultatet janë të kënaqshme. Në vitet 60, Xhun Karikësi filloi studim biblik me një zonjë që kishte probleme dëgjimi. Zonja dhe i shoqi, edhe ai me probleme dëgjimi, bënë përparim dhe u pagëzuan.
Që atëherë e kanë pranuar të vërtetën një numër gjithnjë e më i madh njerëzish që nuk dëgjojnë, kështu që janë formuar grupe të gjuhës së shenjave në qytete përreth vendit. Vëllezërit janë mësuar të kenë nëpër kongrese një sektor për gjuhën e shenjave. Është prekëse të shohësh të pranishmit që këndojnë këngët duke përdorur gjuhën e shenjave dhe «duartrokasin» bashkë me të tjerët, duke tundur duart në ajër.
Grupi i parë i gjuhës së shenjave u formua në kongregacionin «Brikston», në Johanesburg, nën mbikëqyrjen e të shoqit të Xhunit, Xhorxhit, që është plak kongregacioni.
U bë një kurs në gjuhën e shenjave, për ata vëllezër në kongregacion që donin të mësonin, si edhe për disa bethelitë. Në territorin që ka nën mbikëqyrje dega e Afrikës së Jugut, tani ka një kongregacion të gjuhës së shenjave dhe pesë grupe.FRYTE TË MBRETËRISË NË VENDE TË TJERA
Dega e Afrikës së Jugut mbikëqyr veprën e ungjillëzimit edhe në pesë vende të tjera. Më poshtë do të bëjmë një përmbledhje të shkurtër të përparimit të veprës së Mbretërisë në këto vende.
Namibi
Ky vend shtrihet që nga Oqeani Atlantik e deri në kufirin perëndimor të Botsvanës. Pas Luftës I Botërore, Namibia u vu nën sundimin e Afrikës së Jugut, me mandat të Lidhjes së Kombeve. Së fundi, pas shumë trazirash dhe gjakderdhjeje, Namibia fitoi pavarësinë në vitin 1990. Edhe pse në pjesën më të madhe vendi është i thatë dhe me popullsi të rrallë, ka edhe vende me bukuri natyrore magjepsëse, me shumë kafshë të egra dhe bimësi të pazakontë. Shkretëtira e Namibit tërheq shumë vizitorë, që mund
të mbeten të mahnitur kur shohin larminë e jashtëzakonshme të florës dhe faunës që arrin të mbijetojë në këto kushte të ashpra. Përveç peizazheve të shumta mbresëlënëse, Namibia shquhet për popullsinë e larmishme, e cila flet nëntë gjuhë zyrtare.Përpjekjet e para për të përhapur mesazhin e Mbretërisë në Namibi u bënë në vitin 1928. Atë vit, dega e Afrikës së
Jugut u dërgoi një sasi të madhe literature biblike njerëzve që nuk mund të kontaktoheshin personalisht. Rreth kësaj kohe, i pari që u bë i krishterë i kushtuar në Namibi e mësoi të vërtetën në një mënyrë të çuditshme. Bernard Bade bleu vezë që ishin mbështjellë me fletë të shkëputura nga një botim i yni. I lexoi me etje ato faqe, pa e ditur nga vinin. Në fund, njëra nga vezët ishte mbështjellë me faqen e fundit të botimit, ku jepej adresa e degës së Gjermanisë. Ai shkroi, duke kërkuar më shumë literaturë. Një mbikëqyrës qarkor që më vonë vizitoi kongregacionin e Bernardit, tha se gjithë vitet derisa vdiq, Bernardi nuk la asnjë muaj pa dalë në shërbim.Në vitin 1929, Lini Teroni u dërgua në Uind’hok, në kryeqytetin e Namibisë. Kjo pioniere dha dëshmi në të gjitha qytetet kryesore të Namibisë, duke udhëtuar me tren dhe me karrocat e postës. Për katër muaj, la 6.388 libra dhe broshura në gjuhët afrikanse, angleze dhe gjermane. Edhe pse kishte pionierë që predikonin periodikisht në Namibi, askush nuk qëndroi për të zhvilluar interesin. Kjo ndryshoi në vitin 1950, kur erdhën disa misionarë. Ndër ta ishin Gus Eriksoni, Fred Hejhërsti dhe Xhorxh Kuti, të cilët lanë një emër të mirë si shërbëtorë besnikë, deri kur vdiqën.
Aty nga viti 1953, në Namibi kishte tetë misionarë, përfshirë edhe Dik Uolldronin me të shoqen, Koralinë. * Ata u përballën me kundërshtimin e fortë të klerit të krishterizmit, si edhe të autoriteteve të vendit. Edhe pse çifti Uolldron donte të përhapte mesazhin e Biblës te popullsia vendëse, duhej të merrnin një leje nga qeveria për të hyrë në zonat e zezakëve. Diku bëri kërkesë për leje, por pa sukses.
Pasi u lindi vajza në vitin 1955, çifti Uolldron e ndërpreu shërbimin misionar, por Diku vazhdoi për ca kohë si pionier. Në vitin 1960, më në fund Diku mori leje për të hyrë
në një nga qytetet zezake, në Katutura. Ai kujton: «Interesi që gjeta ishte i jashtëzakonshëm.» Brenda një kohe të shkurtër, disa veta nga ky qytet po ndiqnin mbledhjet. Edhe tani, më shumë se 50 vjet më vonë, Diku dhe Koralija ende shërbejnë me besnikëri në Namibi. Kanë dhënë një ndihmesë të vlefshme për çuarjen përpara të interesave të Mbretërisë në këtë fushë.T’u çoje të vërtetat biblike grupeve të ndryshme racore në Namibi ishte një sfidë. Në gjuhët vendëse, si herero, kvangali dhe ndonge, nuk kishte literaturë biblike. Fillimisht, banorë vendës të arsimuar, të cilët po studionin Biblën, përkthyen disa fletushka dhe broshura nën mbikëqyrjen e Dëshmitarëve vendës. Ester Bormani, që atëherë ishte pioniere speciale, mësoi gjuhën kvaniama, dhe pas njëfarë kohe arriti ta fliste atë gjuhë, si
edhe një gjuhë tjetër vendëse. Ajo dhe Ejna Nekvaja, një motër që fliste gjuhën ndonge, përkthenin Kullën e Rojës, e cila botohet pjesërisht në kvaniama dhe pjesërisht në ndonge. Të dyja këto gjuhë përdoren në Ovamboland dhe kuptohen nga shumica e njerëzve atje.Në vitin 1990, në Uind’hok u hap një zyrë përkthimi e pajisur mirë. U shtuan edhe përkthyes të tjerë e tani, përveç gjuhëve të përmendura më sipër, përkthehet literaturë në gjuhën herero, kvangale, kukukouabe dhe mbukushu. André Bormani dhe Stiven Janseni mbikëqyrin këtë zyrë.
Namibia është ndër prodhuesit kryesorë të diamanteve. Kulla e Rojës e 15 korrikut 1999, e përmendte këtë në artikullin: «Në Namibi ka xhevahire të gjalla!» I krahasonte njerëzit me zemër të sinqertë me «xhevahire të gjalla» dhe thoshte se, ndonëse ishte
bërë një vepër e madhe ungjillëzimi, disa zona të vendit as ishin prekur. Në artikull bëhej kjo ftesë: «A ke mundësi të shërbesh atje ku nevoja për lajmëtarë të zellshëm të Mbretërisë është e madhe? Atëherë, të lutemi, kalo në Namibi dhe na ndihmo të gjejmë dhe të lëmojmë xhevahirë të tjerë frymorë!»Reagimi i vëllezërve ishte prekës. Nga Amerika e Jugut, Australia, Gjermania, Japonia, si edhe nga vende të tjera erdhën 130 letra nga vëllezër që donin të dinin më shumë. Si rrjedhojë, 83 Dëshmitarë shkuan për vizitë në Namibi dhe 18 prej tyre qëndruan. Nga këta, gjashtëmbëdhjetë ishin pionierë të rregullt kur shkuan atje dhe, me kalimin e kohës, disa u emëruan pionierë specialë. Fryma e këtyre vullnetarëve ishte ngjitëse. Edhe tani, zyra e degës merr shpesh letra nga vëllezër që duan të dinë për ftesën e bërë në Kullën e Rojës. Uilliam dhe Elen Hajndeli shërbejnë si misionarë në veri të Namibisë që nga viti 1989. Iu desh të mësonin gjuhën ndonge që përdorin ovambot, të cilët jetojnë në atë zonë. Qëndrueshmëria dhe mundi i tyre në këtë territor të pazakontë, u ka sjellë shpërblime të mëdha. Uilliami thotë: «Kemi parë djem të vegjël, me disa prej të cilëve kemi studiuar Biblën, të rriten e të bëhen burra frymorë. Disa shërbejnë si pleq e shërbëtorë ndihmës në kongregacion. Zemra na gufon me krenari kur i shohim të mbajnë fjalime në asamble e në kongrese.»
Vitet e fundit, disa të diplomuar të Shkollës së Stërvitjes për Shërbim janë dërguar në Namibi dhe kanë bërë një punë të mirë për të zhvilluar interesin dhe për t’u shërbyer kongregacioneve. Në vitin 2006, në Namibi kishte 1.264 lajmëtarë, 3 për qind më shumë sesa viti i mëparshëm.
Lezoto
Shteti i vogël i Lezotos, me popullsi prej 2,4 milionë banorësh, është i tëri i rrethuar nga Afrika e Jugut. Ndodhet në malet e Dragoit, ku ka pamje mbresëlënëse për alpinistët truplidhur.
Megjithëse zakonisht ka një atmosferë të qetë, edhe ky vend ka pasur trazira politike. Në vitin 1998, debatet për zgjedhjet çuan në përleshje mes ushtrisë dhe policisë në kryeqytetin e vendit, në Maseru. Vijo Kesmëni dhe e shoqja, Sirpa, në atë kohë ishin misionarë atje. Ai kujton: «Shyqyr që shumë pak vëllezër u dëmtuan gjatë përleshjeve. Organizuam ndihma për ata që nuk kishin ushqimet bazë dhe rezerva vajguri. Kjo i forcoi lidhjet e unitetit në kongregacion dhe numri i të pranishmëve në mbledhje u rrit në të gjithë vendin.»
Nga ana ekonomike, Lezoto varet kryesisht nga bujqësia. Për shkak të ekonomisë së varfër, shumë burra emigrojnë dhe punojnë në minierat e Afrikës së Jugut. Edhe pse materialisht vendi është i varfër, në këtë mbretëri malore ka pasuri të mëdha frymore dhe shumë njerëz i janë përgjigjur së vërtetës biblike. Në vitin 2006, aty kishte 3.101 lajmëtarë të Mbretërisë, 2 për qind më shumë sesa viti i mëparshëm. Aktualisht në Maseru shërbejnë tri çifte misionarësh: çifti Hytinger, çifti Nuegren dhe çifti Paris.
Abel Modiba shërbeu si mbikëqyrës qarkor në Lezoto nga viti 1974 deri më 1978. Tani ai është në Bethelin e Afrikës së Jugut bashkë me të shoqen, Rebekën. Me tonin e vet të qetë e të shtruar, ai tregon disa përshtypje për Lezoton: «Në shumicën e zonave fshatare, nuk kishte rrugë. Ecja në këmbë, disa herë deri në shtatë orë, që të shkoja te një grup lajmëtarësh të izoluar. Shpesh vëllezërit sillnin një kalë që të hipja unë dhe një për të mbajtur valixhet. Nganjëherë, mbanim edhe një projektor diapozitivash dhe një bateri 12-voltëshe. Nëse ndonjë lumë ishte fryrë nga ujërat, pritnim disa ditë derisa të ulej niveli. Në disa fshatra, kryetari i ftonte të gjithë fshatarët të vinin për fjalimin publik.
Disave u duhej të ecnin shumë orë për të ardhur në mbledhje. Për këtë arsye, ata që vinin nga larg zakonisht qëndronin te vëllezërit që banonin pranë Sallës së Mbretërisë,
gjatë javës së vizitës së mbikëqyrësit qarkor. Kjo e bënte shumë të veçantë atë rast. Mbrëmjeve mblidheshin bashkë për të treguar përvoja dhe për të kënduar këngë Mbretërie. Të nesërmen dilnin në shërbim.»Pir-Ola dhe Birgita Nuegreni shërbejnë si misionarë në Maseru që nga viti 1993. Birgita tregon këtë përvojë që nxjerr në pah vlerën e revistave për të ndihmuar të tjerët: «Në vitin 1997, fillova studim biblik me një grua që quhej Mapalesa. Ajo nisi të ndiqte mbledhjet, por jo gjithnjë ishte në shtëpi për studimin dhe shpesh na fshihej. E ndërpreva studimin, por e mbajta si itinerar për t’i çuar revistat. Vite më vonë, ajo erdhi në një mbledhje. Më shpjegoi se një ditë kishte lexuar një artikull në Kullën e Rojës që tregonte si të kontrollojmë zemërimin. Mendonte se ishte përgjigjja e Jehovait për problemin e saj, pasi gjithnjë zihej me të afërmit. Rifilluam studimin dhe që atëherë s’ka humbur asnjë mbledhje. Gjithashtu, filloi të dilte në shërbim.»
Për shumë vite, vëllezërit në Lezoto përdornin ndërtesa të përkohshme për Salla Mbretërie. Por vitet e fundit, dega e Afrikës së Jugut i ndihmoi kongregacionet e Lezotos me financimin për ndërtimin e Sallave të Mbretërisë.
Salla e Mbretërisë në qytetin e Mokotlongut, në lartësinë afro 3.000 metra, është më e larta në Afrikë. Për të ndërtuar këtë sallë, erdhën vullnetarë që nga Australia dhe Kalifornia, SHBA. Vëllezërit nga Provinca e Kuazulu-Natalit në Afrikën e Jugut siguruan mbështetje financiare, si edhe mjete për të transportuar pajisjet dhe materialet deri atje. Kushtet e jetesës së vullnetarëve ishin primitive. Duhej t’i sillnin vetë shtresat për të fjetur, si dhe enët për të gatuar. Salla u ndërtua për dhjetë ditë. Një vëlla i moshuar vendës, që ka lindur në vitin 1910, vinte çdo ditë në kantier për të parë si po shkonin punimet. Që kur ishte bërë shërbëtor i Jehovait në vitet 20, kishte pritur për një sallë, dhe u kënaq me përparimin e punës në Sallën «e tij» të Mbretërisë.
Në vitin 2002, në Lezoto ra zia e bukës. Nëpër kamionë u ngarkuan miell misri dhe sende të tjera dhe iu shpërndanë Dëshmitarëve në zonat e prekura. Në një letër falënderimi thuhej: «Kur më erdhën vëllezërit në shtëpi për të më dhënë miellin e misrit, u mahnita. Si e dinin se çfarë më duhej? Falënderova Jehovain për ndihmën që as ëndërroja se do të më vinte. Kjo ma forcoi besimin te Perëndia Jehova dhe tek organizata e tij, e dua t’i shërbej atij me gjithë shpirt.»
Botsvanë
Ky vend përfshin pjesën më të madhe të shkretëtirës së Kalaharit dhe ka një popullsi prej më shumë se 1,7 milionë banorësh. Klima në përgjithësi është e nxehtë dhe e thatë. Ka shumë parqe dhe rezervate me kafshë të egra, që tërheqin vizitorët. Delta e Okavangos, shumë panoramike, është e njohur për qetësinë dhe për botën e pasur shtazore. Transporti tradicional përgjatë rrugëve ujore të deltës bëhet me mokoro, një kanoe e gdhendur nga drurë të vendit. Botsvana ka një ekonomi të zhvilluar, kryesisht për shkak të minierave të diamanteve. Që kur u zbuluan diamante në shkretëtirën e Kalaharit në vitin 1967, Botsvana është bërë një nga eksportuesit kryesorë të diamanteve në botë.
Duket se, për herë të parë, mesazhi i Mbretërisë së Perëndisë mbërriti në Botsvanë në vitin 1929, kur një vëlla predikoi atje për disa muaj. Xhoshua Tonguana u emërua mbikëqyrës qarkor në Botsvanë në vitin 1956. * Ai kujton që, në atë kohë, literatura e botuar nga Dëshmitarët e Jehovait ishte e ndaluar atje.
Misionarë entuziastë kanë pasur rezultate të mira në këtë territor të frytshëm. Blejk dhe Guen Frizbi, bashkë me Tim dhe Virxhinia Krauçin, kanë punuar shumë për të mësuar gjuhën tsvane. Më në veri të vendit, Vijo dhe Sirpa Kesmëni me zell po i japin ndihmë frymore popullsisë.
Në jug, Hju dhe Kerol Kormekani shfaqin një frymë të zjarrtë misionare. Hjui tregon: «Në kongregacion kemi një vëlla 12-vjeçar që e quajnë Edi. Që kur ishte shumë i vogël, ai donte të mësonte të lexonte, që të regjistrohej në Shkollën e Shërbimit Teokratik dhe të dilte në shërbim. Sapo u kualifikua si lajmëtar i papagëzuar, dilte shumë në shërbim dhe filloi një studim biblik me një shokun e shkollës. Që kur u pagëzua, Edi ka shërbyer shpesh si pionier ndihmës.»
Shumë kongregacione të Botsvanës gjenden brenda ose afër kryeqytetit lulëzues, Gaberones, që ndodhet pranë kufirit lindor të vendit. Ajo krahinë e vendit ka popullsi të dendur. Pjesa tjetër e popullsisë jeton nëpër fshatra në perëndim dhe brenda shkretëtirës së Kalaharit, ku enden akoma disa familje bushmenësh, që jetojnë me prodhimet e tokës dhe duke gjuajtur kafshë me hark e shigjeta. Lajmëtarët kanë bërë shumë përpjekje gjatë fushatave speciale të predikimit në territore të izoluara, duke udhëtuar me mijëra kilometra për t’u çuar të vërtetat biblike fermerëve nomadë të gjedhëve, në zonat fshatare. Këta njerëz janë shumë të zënë duke mbjellë, duke ndërtuar streha me materiale të vendit dhe duke kërkuar dru për zjarr. S’kanë shumë kohë për gjëra të tjera. Megjithatë, kur vjen një i huaj me mesazhin përtëritës të Biblës, pranojnë menjëherë një mbledhje në ajër të pastër, në rërën e butë të shkretëtirës.
Stiven Robinzi, një nga grupi me gjashtë pionierë specialë të përkohshëm, komentoi: «Këtu njerëzit janë gjithnjë në lëvizje. Duket sikur i kapërcejnë kufijtë e shteteve siç kapërcejmë ne rrugën. Një nga studentët tanë të Biblës, Marksin, e takuam në një traget, ndërsa kalonim lumin Okavango. U kënaqëm kur dëgjuam që kishte marrë ca ditë leje nga puna, që të udhëtonte dhe t’u fliste për të vërtetat biblike miqve dhe të afërmve të tij. Marksi e kalon gjithë kohën e lirë në veprën e ungjillëzimit.»
Njerëzit në Botsvanë po i përgjigjen me entuziazëm lajmit të mirë. Në vitin 2006, në veprën e predikimit morën pjesë 1.497 veta, 6 për qind më shumë sesa viti i mëparshëm.
Suazilend
Kjo monarki e vogël ka një popullsi prej rreth 1,1 milion banorësh. Kryesisht është një shoqëri bujqësore, ndonëse shumë burra kërkojnë punë në Afrikën e Jugut. Suazilendi është një vend panoramik, me disa rezervate natyrore kafshësh. Populli është miqësor dhe ende ndjek shumë tradita të vjetra.
Mbreti i mëparshëm, Sobuza II, i kishte me sy të mirë Dëshmitarët e Jehovait dhe kishte shumë nga literatura jonë. Çdo vit, ftonte në rezidencën e tij mbretërore jo vetëm klerikët, por edhe një Dëshmitar të Jehovait, që të fliste për Biblën. Në vitin 1956, Dëshmitari që ishte ftuar foli për doktrinën e pavdekësisë së shpirtit, si dhe përdorimin e titujve nderues mes krerëve fetarë. Më pas, mbreti i pyeti krerët fetarë nëse gjërat që ishin thënë ishin të vërteta. Ata s’i kundërshtonin dot ato që kishte thënë vëllai.
Vëllezërve iu desh të qëndronin të palëkundur ndaj zakonit të mbajtjes së zisë, të bazuar në adhurimin e të parëve. Në disa pjesë të Suazilendit, kryetarët e fiseve i nxorën nga shtëpitë Dëshmitarët e Jehovait, sepse këta nuk donin të ndiqnin zakonet tradicionale të mbajtjes zi. Vëllezërit e tyre frymorë në zona të tjera, u kujdesën gjithnjë për ta. Gjykata e lartë e Suazilendit dha një vendim në favor të Dëshmitarëve të Jehovait për këtë çështje, duke thënë se duhet të lejohen të kthehen në shtëpitë dhe në tokat e tyre.
Xhejms dhe Dona Hoketi janë misionarë në Mbabane, që është kryeqyteti i Suazilendit. Ata u diplomuan nga Galaadi përkatësisht në vitin 1971 dhe 1970. Xhejmsi përdori këtë shembull për të treguar se si misionarët duhet të përshtaten me zakonet e ndryshme: «Po punonim në një territor që nuk i ishte caktuar ndonjë kongregacioni, dhe një kryetar fisi donte që të mbaja një fjalim publik. I mblodhi gjithë njerëzit. Ishim ulur në një zonë ku po bëheshin ndërtime dhe rreth e qark kishte blloqe betoni. Toka ishte e lagësht, kështu që gjeta një bllok betoni për t’u ulur dhe ime shoqe, Dona, u ul pranë meje në bllokun e betonit. Një nga motrat vendëse iu afrua Donës dhe i kërkoi të shkonte e të ulej me të. Ajo i tha se ishte mirë aty ku ishte, por motra nguli këmbë. Më pas, na shpjeguan se, ngaqë disa burra po rrinin ulur përtokë, gratë nuk mund të uleshin më lart se burrat. Kështu është zakoni në zonat fshatare.»
Xhejmsi dhe Dona shkuan në një shkollë për të folur me një mësuese e cila më parë kishte treguar interes. Ajo u dërgoi një nxënës për t’u thënë se nuk ishte koha e përshtatshme për të folur me të. Atëherë vendosën të flitnin me djalin, Patrikun dhe ta pyetnin nëse e dinte pse kishin ardhur. Pasi bënë një bisedë, i lanë librin Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike dhe filluan një studim biblik me të. Patriku ishte
jetim dhe jetonte në një dhomë ngjitur me shtëpinë e xhaxhait. Duhej të kujdesej vetë për veten, ta përgatiste vetë ushqimin dhe të punonte me orar të shkurtuar për të paguar shkollën. Bëri përparim, u pagëzua dhe tani shërben si plak në kongregacion.Në Suazilend ka pasur një përgjigje pozitive ndaj veprës së ungjillëzimit që kur nisi vepra atje, në vitet 30. Në vitin 2006, kishte 2.292 lajmëtarë që përhapnin lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë në këtë territor dhe drejtonin 2.911 studime biblike.
Shën-Elenë
Ky ishull i vogël, 17 kilometra i gjatë dhe 10 kilometra i gjerë, ndodhet në perëndim të bregut jugperëndimor të Afrikës. Në përgjithësi ka një klimë të butë e të pëlqyeshme. Shën-Elena ka një popullsi me rreth 4.000 banorë, një përzierje njerëzish me origjinë evropiane, aziatike dhe afrikane. Flitet anglisht, por me një theks të veçantë. Nuk ka aeroport, por vetëm një linjë anijesh që siguron udhëtime vajtje-ardhje për në Afrikën e Jugut dhe në Angli. Televizori hyri vetëm në mes të viteve 90, me antena satelitore.
Lajmi i mirë i Mbretërisë së Perëndisë mbërriti për herë të parë në Shën-Elenë në fillim të viteve 30, kur dy pionierë bënë një vizitë të shkurtër atje. Tom Skipio, një polic dhe dhjak në Kishën Baptiste, mori literaturë prej tyre. Ai filloi t’u fliste të tjerëve për atë që po mësonte dhe, që nga katedra e predikimit, tha qartë se nuk ka Trinitet, ferr dhe shpirt të pavdekshëm. Atij dhe të tjerëve që morën anën e së vërtetës biblike, iu kërkua të largoheshin nga kisha. S’kaloi shumë the Tomi bashkë me një grup të vogël filluan të dilnin në shërbim, duke përdorur tre gramafonë. E mbuluan gjithë ishullin duke ecur në këmbë dhe me gomar. Tomi hodhi një themel të mirë për të vërtetën edhe për familjen e tij të madhe me gjashtë fëmijë.
* një nga djemtë e Tomit, kujton një nga vështirësitë që kishin për t’i marrë të gjithë në mbledhje: «Mes gjithë të interesuarve vetëm dy kishin makina. Terreni ishte i ashpër e kodrinor dhe në atë kohë kishte pak rrugë të mira. . . . Disa niseshin më këmbë herët në mëngjes. Unë merrja tre prej tyre në makinën time të vogël dhe i lija në njëfarë largësie përgjatë rrugës. Ata zbrisnin dhe vazhdonin të ecnin. Kthehesha prapa, merrja tre të tjerë për njëfarë rruge, i lija dhe kthehesha përsëri. Në fund, të gjithë arrinin në mbledhje me këtë metodë.» Më vonë, edhe pse Xhorxhi u martua dhe pati katër fëmijë, arriti të shërbente si pionier për 14 vjet. Tre nga djemtë e tij shërbejnë si pleq.
Në vitin 1951, u dërgua Jakobus van Stadeni nga Afrika e Jugut për të nxitur e për të ndihmuar grupin me Dëshmitarë besnikë në ishull. Ai i ndihmoi të ishin më të efektshëm në shërbim dhe organizoi mbledhje të rregullta kongregacioni. Xhorxh Skipio,Jani Myleri e vizitoi Shën-Elenën si mbikëqyrës qarkor disa herë në vitet 90, së bashku me të shoqen, Anelisën. Ai thotë: «Kur del në shërbim me një lajmëtar, gjithnjë do të të thotë se kush banon në shtëpinë tjetër dhe si do të reagojë. Kur vizituam ishullin dhe shpërndamë fletushkën Lajmërim i Mbretërisë me titull «A do ta duan njëri-tjetrin të gjithë njerëzit ndonjëherë?», e mbuluam të gjithë ishullin në një ditë të vetme, nga ora 8.30 deri në orën 15.00.»
Jani kujton në veçanti mbërritjet dhe nisjet. Ai thotë: «Kur vinte anija, shumica e vëllezërve mblidhej në dok për të na mirëpritur. Ditën kur iknim e përshkruanin si ditë lotësh dhe e tillë ishte, kur i shihnim të gjithë të qëndronin në dok, duke na thënë lamtumirë.»
Në vitin 2006, 125 lajmëtarë morën pjesë në përhapjen e së vërtetës biblike në ishull. Të pranishëm në Përkujtim ishin 239 veta. Ishulli ka raportin 1 lajmëtar në 30 banorë, që është më i miri në botë.
ÇFARË DO TË SJELLË E ARDHMJA?
Në një atmosferë konfliktesh raciale në Afrikën e Jugut, Dëshmitarët e Jehovait të të gjitha racave kanë një ‘lidhje bashkimi’ të pashoqe. (Kolos. 3:14) Edhe të tjerë kanë komentuar për këtë. Në vitin 1993, shumë vizitorë erdhën nga përtej detit për kongreset ndërkombëtare. Rreth 2.000 Dëshmitarë shkuan në aeroportin e Durbanit për të mirëpritur delegatët nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Japonia. Kur u shfaqën vizitorët, ata nisën të këndonin këngë Mbretërie. Vëllezërit u përshëndetën me përzemërsi dhe u përqafuan. Mes atyre që po shikonin, ishte një udhëheqës i shquar politik. Në një bisedë me disa vëllezër, ai tha: «Po të kishim të njëjtën frymë uniteti si ju, do t’i kishim zgjidhur me kohë problemet tona.»
Kongreset Ndërkombëtare të vitit 2003 me temë «T’i japim lavdi Perëndisë», i forcuan frymësisht të gjithë ata që i ndoqën. Afrika e Jugut pati kongrese ndërkombëtare në qendrat e mëdha, si edhe shumë kongrese krahinore më të vogla. Dy anëtarë të Trupit Udhëheqës, Samuel Herdi dhe Dejvid Splejni, ishin oratorë të ftuar në kongreset ndërkombëtare. Erdhën delegatë nga 18 vende. Disa ishin veshur me veshje tradicionale, dhe kjo ia shtoi atmosferën ndërkombëtare kongresit. Të pranishëm në kongrese ishin gjithsej 166.873 veta dhe u pagëzuan 2.472 veta.
Xhanina, që ndoqi kongresin ndërkombëtar në Kejptaun, shprehu çmueshmërinë për botimin Të mësojmë nga Mësuesi i Madh: «S’kam fjalë për të përshkruar sa shumë e çmoj këtë dhuratë. Ky libër është bërë me synimin për t’u
prekur zemrën fëmijëve tanë. Jehovai e di për çfarë ka nevojë populli i tij dhe Jezui, Kreu i kongregacionit, e sheh luftën që kemi në këtë botë të paperëndishme. Falënderoj me gjithë zemër Jehovain dhe shërbëtorët e tij këtu në tokë.»Kur lexojmë për historinë e Dëshmitarëve të Jehovait në Afrikën e Jugut gjatë shekullit të kaluar, gëzojmë për qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë e shërbëtorëve besnikë. Në vitin 2006, kishte 78.877 lajmëtarë të cilët drejtonin 84.903 studime biblike. Të pranishëm në Përkujtim për vitin 2006 ishin 189.108 veta. Kjo tregon se gjejnë ende zbatim në këtë pjesë të fushës mbarëbotërore fjalët e Jezuit: «Unë po ju them: ngrini sytë dhe shihni fushat. Ato janë të bardha për korrje.» (Gjoni 4:35) Ka ende shumë punë për të bërë. Dëshmitë e bollshme të drejtimit të Jehovait na shtyjnë të themi, së bashku me vëllezërit tanë në çdo cep të tokës: «Brohoritni ngadhënjimtarë për Jehovain, të gjithë ju banorët e tokës! Shërbejini Jehovait me gëzim!»—Psal. 100:1, 2.
[Shënimet]
^ par. 29 Jetëshkrimin e Pol Smitit mund ta lexoni në Kullën e Rojës, 1 nëntor 1985, faqet 10-13, anglisht.
^ par. 40 Jetëshkrimin e Xhorxh Filipsit mund ta lexoni në Kullën e Rojës, 1 dhjetor 1956, faqet 712-719, anglisht.
^ par. 61 Jetëshkrimin e Pit Ventselit mund ta lexoni në Kullën e Rojës, 1 korrik 1986, faqet 9-13, anglisht.
^ par. 97 Jetëshkrimin e Frans Mylerit mund ta lexoni në Kullën e Rojës, 1 prill 1993, faqet 19-23, anglisht.
^ par. 231 Jetëshkrimin e çiftit Uolldron mund ta lexoni në Kullën e Rojës, 1 dhjetor 2002, faqet 24-28.
^ par. 250 Jetëshkrimin e Xhoshua Tonguanës mund ta lexoni në Kullën e Rojës, 1 shkurt 1993, faqet 25-29, anglisht.
^ par. 266 Jetëshkrimin e Xhorxh Skipios mund ta lexoni në Kullën e Rojës, 1 shkurt 1999, faqet 25-29.
[Diçitura në faqen 174]
Shën-Elena ka raportin 1 lajmëtar në 30 banorë, më i miri në botë
[Kutia në faqet 68, 69]
Çfarë ishte apartejdi?
Fjalë për fjalë, «apartejd» do të thotë «ndarje». U përdor fillimisht nga Partia Kombëtare gjatë zgjedhjeve të vitit 1948. Kjo parti i fitoi zgjedhjet atë vit, kështu që qeveria, me mbështetjen e fortë të Kishës së Reformuar Holandeze, adoptoi si politikë zyrtare ndarjen e rreptë të grupeve të ndryshme racore në Afrikën e Jugut. Kjo politikë, me vendosmërinë për të siguruar epërsinë e të bardhëve, solli si pasojë ligje për aspektet kyçe të jetës: vendbanimin, punësimin, arsimimin, përdorimin e ndërtesave publike dhe politikën.
Grupet kryesore raciale u klasifikuan si më poshtë: të bardhët, bantutë (afrikanët e zinj), mulatët (me racë të përzier) dhe aziatikët (indianët). Përkrahësit e apartejdit deklaruan se çdo racë duhej të kishte territorin e vet të caktuar, të quajtur «atdhe», ku të jetonte dhe të zhvillohej në përputhje me kulturën dhe zakonet e veta. Ajo që në teori mund të dukej e arsyeshme për disa, nuk funksionoi në praktikë. Duke i frikësuar me armë, gaz lotsjellës dhe qen të tërbuar, shumë zezakë i dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe, me ato pak gjëra që kishin, i çuan në zona të tjera. Në shumicën e ndërtesave publike, si në banka dhe në posta, kishte ndarje të veçanta për të bardhët dhe për racat e tjera. Restorantet dhe kinematë ishin vetëm për të bardhët.
Por të bardhët kishin ende nevojë për zezakët që punonin me pagë të ulët, si në tregti, ashtu edhe për punët e shtëpisë. Kjo çoi në ndarjen e familjeve. Për shembull, meshkujt zezakë i lejonin të shkonin në qytete për të punuar në miniera ose fabrika, dhe i vendosnin me banim në pensione për burra, kurse gratë e tyre duhej të qëndronin në shtëpi, në «atdhe». Kjo prishi jetën familjare dhe solli si pasojë shumë imoralitet. Shërbyesit zezakë që punonin në shtëpitë e të bardhëve, zakonisht qëndronin në një dhomë në pronën e atij që i merrte në punë. Familjet e tyre nuk mund të jetonin në lagjet e të bardhëve, prandaj prindërit nuk i shihnin familjet për periudha të gjata. Zezakët duhej t’i mbanin gjithnjë me vete dokumentet e tyre të identitetit.
Apartejdi ndikoi në shumë fusha të jetës, përfshirë arsimin, martesën, punësimin dhe pronësinë. Edhe pse Dëshmitarët e Jehovait ishin shumë të njohur për harmoninë ndërmjet racave, ata u bindeshin ligjeve të shtetit, për aq kohë sa nuk i pengonin t’i bënin shërbim të shenjtë Perëndisë. (Rom. 13:1, 2) Përpiqeshin të gëzonin shoqërinë e bashkadhuruesve të tyre nga grupe të ndryshme racore, sa herë që të mundeshin.
Që nga mesi i viteve 70 të shekullit të 20-të, qeveria bëri disa reforma duke i zbutur politikat racore. Më 2 shkurt 1990, presidenti i atëhershëm, Frederik U. de Klerku, njoftoi se po merreshin masa për ta hequr apartejdin. Ndër këto masa ishte njohja zyrtare e organizatave politike zezake dhe lirimi nga burgu i Nelson Mandelës. Zyrtarisht, apartejdi mori fund me zgjedhjen demokratike të një qeverie me shumicë zezake, në vitin 1994.
[Kutia dhe hartat në faqet 72, 73]
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI AFRIKËN E JUGUT
Vendi
Bregdeti i Afrikës së Jugut është një rrip i ngushtë i ulët, i kufizuar nga male që ngrihen dhe formojnë një rrafshnaltë gjigante kontinentale, e cila zë pjesën më të madhe të vendit. Kjo rrafshnaltë është më e madhja në anën lindore të Oqeanit Indian, ku malet e Dragoit arrijnë lartësinë më se 3.400 metra. Sipërfaqja e Afrikës së Jugut është rreth pesë herë më e madhe se ajo e Ishujve Britanikë.
Popullsia
Të 44 milionë banorët e këtij vendi vijnë nga prejardhje të ndryshme. Në vitin 2003, qeveria botoi rezultatet e një regjistrimi, në të cilin nënshtetasit ndaheshin në këto katër grupe: afrikanë të zinj 79 për qind; të bardhë 9,6 për qind; mulatë 8,9 për qind dhe indianë ose aziatikë 2,5 për qind.
Gjuha
Vendi ka 11 gjuhë zyrtare, ndonëse shumë veta flasin anglisht. Të renditura sipas përqindjes në të cilën fliten, këto gjuhë janë: zulu, xhose, afrikanse, sepede, angleze, tsvane, sesote, tsonge, sisuate, vende dhe ndebele.
Jetesa
Vendi ka burime të mëdha natyrore dhe është prodhuesi më i madh në botë i arit dhe i platinit. Miliona banorë të Afrikës së Jugut punojnë në miniera, në ferma ose në fabrika për prodhimin e ushqimit, të makinave, të makinerive të ndryshme, të tekstileve dhe të produkteve të tjera.
Klima
Cepi jugor i vendit, ku përfshihet edhe Kejptauni, ka një klimë tipike mesdhetare, me dimër të lagësht dhe verë të thatë. Rrafshnalta kontinentale ka një klimë tjetër: stuhi që sjellin ajër të freskët në verë, dhe ditë relativisht të ngrohta me qiej pa re në dimër.
[Hartat]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
NAMIBI
SHKRETËTIRA NAMIB
Katutura
UIND’HOK
BOTSVANË
SHKRETËTIRA KALAHARI
GABERONE
SUAZILEND
MBABANE
LEZOTO
MASERU
Tejatejaneng
AFRIKA E JUGUT
Parku kombëtar «Kruger»
Nejlstrum
Bushbakrixh
PRETORIE
Johanesburg
Klerksdorp
Dandi
Nduedue
Pitermaricburg
Durban
MALET E DRAGOIT
Strand
Kejptaun
PRETORIE
Midrand
Krugersdorp
Kagiso
Johanesburg
Ilansfontejn
Soveto
Ejkenhof
Hejdelberg
[Figurat]
Kejptaun
Kepi i Shpresës së Mirë
[Kutia dhe figurat në faqet 80, 81]
Përpjekja ime e parë për të qenë Dëshmitar
ABEDNEGO RADEBE
LINDUR 1911
PAGËZUAR 1939
TË DHËNA Shërbeu në kongregacionin e parë zezak në Pitermaricburg, Kuazulu-Natal. Vdiq besnik në vitin 1995.
LINDA dhe u rrita afër Pitermaricburgut. Im atë ishte predikues metodist. Aty nga mesi i viteve 30, mora ca literaturë të botuar nga Dëshmitarët e Jehovait. Edhe pse isha dakord me ato që lexova, nuk pata mundësi të shoqërohesha me Dëshmitarët.
Dikush në pensionin ku po rrija, më dha broshurën Parajsa dhe purgatori (anglisht). Kurrë më parë s’kisha lexuar ndonjë gjë të ngjashme. Më ndihmoi të kuptoja se çfarë thotë Bibla për ringjalljen dhe për shpresën tokësore. I shkrova zyrës së degës në Kejptaun dhe porosita disa libra.
Ngurroja t’u afrohesha Dëshmitarëve që shikoja në qytet. Në popullin tim, zakoni ishte: «Mos iu afro ti i pari një të bardhi. Prit të të afrohet ai.»
Një mbrëmje, kur po kthehesha nga puna, pashë makinën me altoparlant të Dëshmitarëve, të parkuar para pensionit ku rrija unë. Kur arrita te porta, m’u afrua një i moshuar shtatlartë, veshur me një kostum veror. M’u prezantua, duke thënë se quhej Daniel Jansen. Mendova se ishte
koha për ta përdorur këtë mundësi që t’i njihja më shumë Dëshmitarët, prandaj i kërkova të dëgjoja një nga fjalimet e vëlla Radhërfordit. U mblodh një turmë e madhe. Kur mbaroi fjalimi, Janseni më vuri në dorë një mikrofon dhe më tha: «Tregoju në gjuhën zulu këtyre njerëzve se çfarë u tha në këtë fjalim, që të nxjerrin dobi edhe ata.»—Nuk i mbaj mend të gjitha ato që tha oratori,—u përgjigja.
—Thuaj atë që mban mend,—ma ktheu Janseni.
Me dorën që më dridhej, thashë ca fjalë gjysmake në mikrofon. Kjo ishte përpjekja ime e parë për të qenë Dëshmitar i Jehovait. Pastaj, Janseni më ftoi ta shoqëroja në veprën e predikimit. Fillimisht, u sigurua që i kuptoja bindjet themelore dhe që isha plotësisht dakord me mësimet biblike. U kënaq nga përgjigjet e mia. U shoqërova me një kompani (kongregacion) me të bardhë për katër vjet, dhe isha i vetmi zezak. Ishim një grup i vogël dhe mblidheshim në shtëpinë e një vëllai.
Në ato kohë, çdo lajmëtari i jepej një fletë dëshmie për t’i prezantuar të zotit të shtëpisë mesazhin e Biblës. Gjithashtu, mbanim me vete një gramafon, disa regjistrime me fjalime 4-minutëshe dhe një çantë me literaturë.
Për të kursyer kohë, lajmëtari e kishte tashmë gati gramafonin dhe i kishte vënë gjilpërë të re. Kur i zoti i shtëpisë hapte derën, lajmëtari e përshëndeste dhe i jepte fletën e dëshmisë, ku prezantohej fjalimi i regjistruar. Kur kishte kaluar pak më shumë se gjysma e fjalimit, lajmëtari hapte çantën me qëllim që, kur të mbaronte fjalimi, t’i ofronte të zotit të shtëpisë librin e përmendur në fjalim.
[Kutia dhe figurat në faqet 88, 89]
Një shembull besnikërie
XHORXH FILIPSI
LINDUR 1898
PAGËZUAR 1912
TË DHËNA U bë pionier i rregullt në vitin 1914. Shërbeu si mbikëqyrës i degës së Afrikës së Jugut për afro 40 vjet. Vdiq besnik në vitin 1982.
XHORXH FILIPSI lindi dhe u rrit në Glasgou të Skocisë. Filloi si pionier në vitin 1914, në moshën 16-vjeçare. Në vitin 1917, u burgos sepse mbante asnjanësinë e krishterë. Në vitin 1924, vetë vëlla Radhërfordi e ftoi të shërbente në Afrikën e Jugut. I tha: «Xhorxh, ndoshta do të rrish një vit, por ndoshta mund të rrish edhe pak më gjatë.»
Ja përshtypja e Xhorxhit kur mbërriti në Afrikën e Jugut: «Në krahasim me Britaninë, kushtet ishin krejt të ndryshme dhe çdo gjë që kishte lidhje me veprën, ishte në një shkallë shumë më të vogël. Në atë kohë kishte vetëm 6 veta në shërbim të plotkohor dhe rreth 40 të tjerë që dilnin nga pak në shërbim. Territori përfshinte gjithçka që nga kepi e deri në Kenia. Si do të mbulohej ky territor dhe të jepej një dëshmi e efektshme, brenda një viti? Po pse të shqetësohesha për këtë? Ne thjesht duhej të fillonim të predikonim, duke përdorur mjetet që kishim në dispozicion, dhe të tjerat t’ia linim Jehovait.
Afrika e Jugut është një vend i ndërlikuar, me shumë raca dhe gjuhë. Ishte një kënaqësi e vërtetë të njihja këta njerëz të ndryshëm. Organizimi i veprës në këtë fushë të paanë dhe hedhja e themeleve të nevojshme mbi të cilat do të ndërtohej, nuk ishin detyra të lehta.
Gjatë viteve, kam parë se Jehovai është kujdesur gjithnjë me dashuri për të gjitha nevojat e mia, më ka mbrojtur, më ka udhëhequr e më ka bekuar. Kam mësuar se ‘përkushtimi hyjnor bashkë me kënaqjen me atë që kemi, është fitim i madh’ dhe se, për të qëndruar në ‘vendin e fshehtë të Më të Lartit’, duhet të qëndrojmë afër organizatës së tij dhe të punojmë pa u lodhur për të bërë veprën e tij sipas mënyrës që ka përcaktuar.»—1 Tim. 6:6; Psal. 91:1.
[Kutia dhe figura në faqet 92-94]
Ndihmoj frymësisht familjen time
JOSEFAT BUSANE
LINDUR 1908
PAGËZUAR 1942
TË DHËNA Një kryefamiljar që e mësoi të vërtetën ndërsa punonte në Johanesburg, larg shtëpisë që e kishte në Zululand, Kuazulu-Natal.
LINDA në Zululand, në Afrikën e Jugut, më 1908. Familja ime ishte e kënaqur me jetën e thjeshtë në fermë, kurse unë, në moshën 19-vjeçare, fillova punë si ndihmës në një dyqan në qytetin Dandi. Pas njëfarë kohe, dëgjova se shumë të rinj po fitonin para në Johanesburg, që ishte qendra e industrisë së nxjerrjes së arit në Afrikën e Jugut. Kështu, shkova atje dhe, për shumë vjet, punova duke vënë nëpër mure afishe me reklama. Në fillim u mahnita nga vendet tërheqëse dhe nga mundësitë që paraqiteshin, por shpejt e kuptova se jeta e qytetit po i prishte normat morale tradicionale të popullit tim. Ndonëse shumë të rinj i harronin familjet e tyre që jetonin në fshat, unë kurrë nuk e harrova familjen time dhe u dërgoja rregullisht para. Në vitin 1939 u martova me një vajzë nga Zululandi që quhej Klodina. Ndonëse isha i martuar, ende punoja 400 kilometra larg shtëpisë, në Johanesburg. Kështu bënte pjesa më e madhe e moshatarëve të mi. Edhe pse s’doja të rrija larg familjes për periudha të gjata, e ndieja si detyrim t’i ndihmoja që të arrinin një nivel më të lartë jetese.
Në Johanesburg, bashkë me një mikun tim, Eliasin, vendosëm të kërkonim fenë e vërtetë. Shkuam nëpër kisha të ndryshme në lagjen tonë, por nuk na pëlqeu asnjëra. Pastaj, Eliasi takoi Dëshmitarët e Jehovait. Edhe unë shkova bashkë
me të rregullisht në kongregacionin e parë zezak të Dëshmitarëve të Jehovait në Johanesburg. Në vitin 1942, pasi ia kushtova jetën Jehovait, u pagëzova në Soveto. Kur shkoja në shtëpi, në Zululand, përpiqesha të flitja për bindjet e mia me Klodinën, por ajo ishte shumë e dhënë pas aktiviteteve të kishës.Megjithatë, filloi ta krahasonte literaturën tonë me Biblën dhe, dalëngadalë, e vërteta e Fjalës së Perëndisë i preku zemrën. Ajo u pagëzua në vitin 1945 dhe u bë një e krishterë e zellshme. U fliste për të vërtetën biblike fqinjëve dhe ua nguliti në zemër fëmijëve tanë. Ndërkohë, unë pata privilegjin të ndihmoja disa veta në Johanesburg që të njihnin të vërtetën biblike. Në vitin 1945 kishte katër kongregacione zezake në afërsi të Johanesburgut dhe unë shërbeja si shërbëtori i kompanisë në kongregacionin «Smoll Market». Me kalimin e kohës, burrave të martuar që punonin larg shtëpisë, iu dhanë udhëzime biblike që të ktheheshin te familjet e tyre dhe t’u kushtonin më tepër rëndësi përgjegjësive të tyre si kryefamiljarë.—Efes. 5:28-31; 6:4.
Kështu, në vitin 1949, e lashë punën në Johanesburg që të kujdesesha për familjen time siç do Jehovai. Kur u ktheva në shtëpi, gjeta punë si ndihmës për larjen dezinfektuese të bagëtisë, te një inspektor i gjësë së gjallë. Me pagën e vogël që merrja, ishte e vështirë të mbështetja familjen me gjashtë fëmijë. Prandaj, për të plotësuar shpenzimet, shitja perime e misër që i kultivonim në shtëpi. Edhe pse familja jonë nuk ishte e pasur materialisht, patëm thesare frymore ngaqë ia vumë veshin udhëzimit të Jezuit te Mateu 6:19, 20.
Grumbullimi i këtyre thesareve frymore kërkon punë të palodhur, ashtu si gërmimi për ar në minierat rreth e qark Johanesburgut. Çdo mbrëmje u lexoja fëmijëve një pjesë nga Bibla dhe e pyetja secilin çfarë kishte mësuar. Në fundjavë, i merrja me radhë në veprën e predikimit. Ndërsa ecnim nga një fermë te tjetra, diskutoja me ta për çështje biblike dhe përpiqesha t’u ngulitja në zemër normat e larta morale të Biblës.—Ligj. 6:6, 7.
Për shumë vjet, ishim e vetmja familje që kishte mundësi të mikpriste mbikëqyrësit udhëtues. Këta vëllezër, bashkë me gratë e tyre, ndikuan për mirë te fëmijët tanë dhe ngulitën tek ata dëshirën që të bëheshin ungjillëzues në kohë të plotë. Gjithsej patëm pesë djem dhe një vajzë. Që të gjashtë tani janë rritur dhe janë të fortë frymësisht. Sa mirënjohës jam për udhëzimin që erdhi nga organizata e Jehovait, duke i nxitur ata si unë t’u kushtonin më shumë vëmendje nevojave frymore të familjes! Bekimet që kemi pasur kanë qenë shumë më të mëdha se çdo gjë që mund të blihet me para.—Prov. 10:22.
Vëlla Josefat Busane vazhdoi t’i shërbente me besnikëri Jehovait deri kur vdiq, në vitin 1998. Edhe fëmijët e tij vazhdojnë ta vlerësojnë trashëgiminë e tyre frymore. Njëri nga djemtë, Teofili, shërben si mbikëqyrës udhëtues. Mund të lexoni më shumë për vëlla Busanen te «Zgjohuni!», 8 tetor 1993, faqet 19 deri 22, anglisht.
[Kutia dhe figura në faqet 96, 97]
«Shërbimi më ka ndihmuar t’i afrohem Jehovait»
TOMAS SKOSANA
LINDUR 1894
PAGËZUAR 1941
TË DHËNA Mësoi pesë gjuhë, që të ndihmonte frymësisht njerëzit në caktimet e tij si pionier.
NË VITIN 1938, një mësues më dha disa broshura të botuara nga Dëshmitarët e Jehovait. Në atë kohë isha predikues në kishën Uezliane në Delmas, rreth 60 kilometra në lindje të Johanesburgut. Prej kohësh më interesonte thellësisht Bibla. Në kishë mësohej se shpirti është i pavdekshëm dhe se të ligjtë mundohen në ferr. Por, ato broshura tregonin nga Bibla se nuk ishte kështu. (Psal. 37:38; Ezek. 18:4) Kuptova edhe se, në vend që të shkojnë në qiell, shumica e shërbëtorëve të Perëndisë do të marrin jetën e përhershme në tokë.—Psal. 37:29; Mat. 6:9, 10.
Isha shumë i lumtur që kisha mësuar këto të vërteta dhe doja t’ua predikoja njerëzve që mblidheshin në kishën time, por predikuesit e tjerë kundërshtuan dhe bënë plane që të më përjashtonin. Atëherë e lashë vetë kishën dhe fillova të shoqërohesha me grupin e vogël të Dëshmitarëve të Jehovait në Delmas. U pagëzova në vitin 1941 dhe fillova si pionier në vitin 1943.
U zhvendosa në Rustenburg, ku kishte nevojë për lajmëtarë të Mbretërisë. Ngaqë isha i huaj, duhej të bëja kërkesë te kryetari vendës për një banesë dhe për lejeqëndrimi. Ai më tha se duhej të paguaja 12 paunde për lejen. Unë s’i
kisha mundësitë, por një vëlla i bardhë që ishte atje, me dashamirësi e pagoi shumën dhe më ndihmoi financiarisht që të vazhdoja në shërbimin si pionier. Një nga burrat me të cilët studiova, bëri shumë përparim dhe, pasi u largova unë nga ai caktim, u emërua shërbëtor në kongregacion.Pastaj shkova edhe më në perëndim, në Lihtenburg. Kësaj here duhej të bëja kërkesë te një funksionar i bardhë, që të qëndroja në zonën e qytetit për zezakët. Nuk pranoi të më jepte leje. Atëherë i thashë një pionieri të bardhë në Mafikeng, jo shumë larg, që të më ndihmonte. Shkuam bashkë te funksionari, por ai tha: «Nuk ju dua këtu. Ju u mësoni njerëzve që nuk ka ferr. Si mund të sillen mirë njerëzit, po të mos kenë frikë nga ferri?»
Për shkak të këtij refuzimi, shkova në Mafikeng, ku ende shërbej si pionier i rregullt. Gjuha ime amtare është zulu, por jo shumë kohë pasi mora të vërtetën, vendosa të mësoja anglisht, që t’i lexoja të gjitha botimet e Dëshmitarëve të Jehovait. Kjo më ndihmoi të rritesha frymësisht.
Që të isha i efektshëm në shërbim, mësova edhe gjuhën sesote, xhose, tsvane dhe pak gjuhën afrikanse. Gjatë viteve, kam pasur privilegjin të ndihmoja shumë veta që t’i kushtonin jetën Jehovait, përfshirë edhe katër që tani janë pleq. Por shërbimi i plotkohor më ka ndihmuar edhe për shëndetin.
E falënderoj Jehovain që më lejoi të arrija një pleqëri të mbarë në shërbim të tij. Njohurinë për të vërtetën dhe suksesin në shërbim nuk i kam arritur me forcat e mia. Më ka ndihmuar Jehovai, me frymën e tij të shenjtë. Mbi të gjitha, shërbimi i rregullt, në kohë të plotë, më ka ndihmuar t’i afrohem Jehovait dhe kam mësuar të mbështetem tek ai.
Intervista e mësipërme është bërë në vitin 1982. Vëlla Skosana vazhdoi t’i shërbente me besnikëri Perëndisë, si një nga të mirosurit e tij. Vdiq në vitin 1992.
[Kutia dhe figurat në faqet 100, 101]
Mbikëqyrësi i parë krahinor i Afrikës së Jugut
MILTON BARTLETI
LINDUR 1923
PAGËZUAR 1939
TË DHËNA Misionari i parë i stërvitur në Galaad që u caktua në Afrikën e Jugut. Punoi pa u lodhur për të çuar përpara interesat e Mbretërisë, sidomos në popullsinë zezake.
NË DHJETOR të vitit 1946, Milton Bartleti mbërriti në Kejptaun, si misionari i parë i stërvitur në Galaad që do të shërbente në Afrikën e Jugut. Caktimi i tij ishte të fillonte veprën qarkore dhe krahinore, e ashtu bëri. Në atë kohë, vëlla Bartleti ishte i vetmi mbikëqyrës krahinor. Në vitet që pasuan, mbikëqyrësit udhëtues bënë shumë për të çuar përpara interesat e Mbretërisë në Afrikën e Jugut, sidomos në qëndrat e banimit për zezakë.
Vëllezërit në Afrikën e Jugut e donin jashtë mase Miltonin. Ai ishte i duruar dhe i dëgjonte me kujdes vëllezërit kur diskutonin me të për problemet e tyre. Kështu, arrinte të dërgonte në degën e Afrikës së Jugut raporte të hollësishme e të sakta për problemet që mund të ndikonin te të gjithë vëllezërit. Kjo ndihmonte të merreshin masa, me qëllim që sjellja dhe mënyra e adhurimit e vëllezërve të ishte më në harmoni me parimet biblike.
Miltoni arrinte t’u jepte këtë ndihmë vëllezërve, sepse i njihte shumë mirë Shkrimet dhe ishte mësues i zoti. Gjithashtu, kishte vendosmërinë dhe këmbënguljen e domosdoshme pasi, si i bardhë, duhej të merrte leje nga zyrtarët e apartejdit që të hynte në qytetet e zezakëve. Shpesh, zyrtarët me
paragjykime nuk ia jepnin lejen, kështu që Miltonit i duhej të shkonte për ndihmë tek autoritetet më të larta, si për shembull në këshillin e qytetit. Pastaj, duhej të priste derisa këshilli të bënte mbledhjen e radhës dhe të anulonte vendimet e pafavorshme. Në një mënyrë ose në një tjetër, arrinte të hynte në shumicën e zonave me zezakë.Nganjëherë, dërgoheshin policë të veshur civilë që të mbanin shënim fjalimet e Miltonit. Një arsye pse bëhej kjo, ishte se klerikët e të ashtuquajturit krishterim i akuzonin pa të drejtë Dëshmitarët e Jehovait si agjitatorë komunistë. Një herë, dërguan një polic zezak që të merrte shënime në një asamble. «Kjo doli për mirë,—shkroi Miltoni rreth 20 vjet më vonë,—sepse ai polic pranoi adhurimin e vërtetë në bazë të asaj që dëgjoi atë fundjavë dhe ende vazhdon i fortë në të vërtetën.»
Kur erdhi Miltoni 23-vjeçar dhe i pamartuar, në Afrikën e Jugut kishte 3.867 lajmëtarë. Pasi kishte shërbyer atje për 26 vjet, numri ishte rritur në 24.005 lajmëtarë. Në vitin 1973, Miltonit dhe të shoqes, Shilës, bashkë me djalin njëvjeçar, Xhejsonin, iu desh të ktheheshin në Shtetet e Bashkuara, që të kujdeseshin për prindërit e tij të moshuar. Fotografia në këtë faqe tregon Miltonin dhe Shilën që ishin në Afrikën e Jugut në vitin 1999, kur ndoqën kushtimin e zgjerimit të degës së këtij vendi. Sa u gëzuan kur u takuan përsëri pas 26 vitesh me shumë vëllezër e motra të kohës së tyre, që e mbanin mend mundin e tyre për hir të dashurisë!
[Figura]
Milton dhe Shila Bartleti, 1999
[Kutia dhe figura në faqen 107]
Një sfond unik
Mali i Tryezës, një objekt mbresëlënës, përbën një sfond të mrekullueshëm për qytetin e Kejptaunit. Disa e konsiderojnë Kejptaunin si qytetin më të bukur në Afrikë.
Në verë, rrafshnalta në majë të malit disa herë mbulohet me një re të dendur, së cilës i kanë ngjitur një nofkë të përshtatshme, «mbulesë tryeze». Kjo dukuri shkaktohet nga erërat e forta që përplasen me shpatet e malit, ku avujt e ujit kondensohen derisa formojnë një re të dendur, që pastaj zë vend mbi malin e Tryezës.
[Kutia dhe figurat në faqet 114-117]
Mbajtëm integritetin gjatë burgimit
INTERVISTË ME ROUEN BRUKSIN
LINDUR 1952
PAGËZUAR 1969
TË DHËNA E mbajtën në burg nga dhjetori i vitit 1970 deri në mars të vitit 1973, për shkak të asnjanësisë së krishterë. Filloi shërbimin si pionier i rregullt në vitin 1973 dhe e ftuan në Bethel në vitin 1974. Tani është anëtar i Komitetit të Degës.
Si ishin kushtet në kazermat e burgimit?
Kazermat ishin blloqe të gjata ndërtesash, secila me nga dy radhë me 34 qeli, në mes të të cilave ishte një korridor me një kanal kullimi për ujin e shiut. Gjatë izolimit kishim nga një qeli 2 x 1,8 metra. Na nxirrnin nga qelitë vetëm dy herë në ditë: në mëngjes, për t’u larë, për t’u rruajtur dhe për të pastruar kovat që na shërbenin si banjë, dhe pasdite për të bërë dush. As mund të shkruanim dhe as mund të merrnim letra. Nuk na lejohej asnjë libër tjetër përveç Biblës dhe as laps e stilolaps. Nuk na lejoheshin vizita.
Para se të hynin në burg, shumica e vëllezërve ngjitën me Biblën edhe libra të tjerë, si për shembull librin Ndihmë për të kuptuar Biblën. Rojat nuk u treguan shumë të zgjuar, sepse këto Bibla të modifikuara u ngjanin Biblave të tyre të mëdha e të vjetra familjare në gjuhën afrikanse ose holandeze.
Arrinit të merrnit literaturë biblike?
Po, sa herë që mundeshim, futnim fshehurazi literaturë. Të gjitha sendet tona i mbanim në valixhe, në një qeli bosh. Ndër to kishim edhe sende kozmetike. Një herë në muaj, një rojë na linte të hapnim valixhet tona për të marrë disa sende kozmetike që na kishin mbaruar. Por në valixhe kishim edhe literaturë.
Njëri nga ne mbante me muhabet rojën, kurse një vëlla tjetër fshihte një libër në pantallonat e shkurtra ose nën kanotierë. Kur ktheheshim në qeli, e ndanim librin sipas qepjeve që kishte, pasi kështu e kishim më të lehtë ta fshihnim. Ia kalonim njëri-tjetrit këto pjesë, që t’i lexonin të gjithë. Kishim shumë vende të fshehta. Disa qeli ishin lënë pas dore dhe kishin vrima ngado.
Qelitë na i kontrollonin shpesh, nganjëherë në mes të natës. Rojat gjenin gjithmonë një pjesë të literaturës, por asnjëherë nuk arrinin t’i gjenin të gjitha. Shpesh, një nga ushtarët që na kishte me sy të mirë, na paralajmëronte kur do të bëhej kontroll. Atëherë, e mbështillnim literaturën në qese plastike dhe e futnim në tubat e kullimit. Një ditë, pati një stuhi shumë të madhe dhe të gjithë u tmerruam kur një nga këto qese me literaturë doli nga tubat dhe filloi të pluskonte në kanalin e kullimit brenda bllokut të qelive. Disa të burgosur ushtarakë filluan të luanin futboll me të. Papritur doli një rojë dhe i urdhëroi të ktheheshin në qelitë e tyre. U lehtësuam kur askush nuk i kushtoi më vëmendje qeses, dhe kështu arritëm ta merrnim kur na nxorën nga qelitë pas pak.
A patët sprova të integritetit kur ishit në burg?
Vazhdimisht. Nëpunësit e burgut gjithnjë provonin ndonjë strategji. Për shembull, fillonin të silleshin shumë mirë me ne, na jepnin më tepër ushqim, na nxirrnin jashtë për të bërë ushtrime e madje na linin të rrinim në diell. Pastaj, pas disa ditësh, papritur na urdhëronin të vishnim uniformën ushtarake ngjyrë kaki. Kur nuk pranonim, i riktheheshin trajtimit mizor si më parë.
Një herë tjetër, na thanë të vinim helmetat ushtarake prej kauçuku, por ne nuk pranuam. Kapiteni u inatos kaq shumë, saqë pas kësaj, nuk na linte as të bënim dush. Na jepnin nga një kovë me ujë, që të laheshim në qeli.
S’kishim këpucë. Disa vëllezër i kishin këmbët të gjakosura, kështu që i bëmë vetë këpucët. Mblodhëm copa batanijesh të vjetra që përdoreshin për të lustruar dyshemetë. Gjetëm pak tel bakri,
njërën anë e shtypëm si petë, kurse në anën tjetër i bëmë një majë. Me një kunj i bëmë një vrimë pjesës së sheshtë të telit dhe e përdorëm si gjilpërë. U hoqëm fije batanijeve tona dhe me këto fije qepëm pupa, nga copat e batanijeve që kishim mbledhur.Pa asnjë paralajmërim, një herë na urdhëruan të rrinim nga tre veta për qeli. Edhe pse ishim ngushtë, ky urdhër na doli për mirë. E rregulluam që vëllezërit më të dobët frymësisht të rrinin në qeli me vëllezërit më me përvojë. Bënim studime biblike dhe sesione praktike për shërbimin. Entuziazmi ynë u rrit shumë, duke e lënë të zhgënjyer kapitenin.
Kur pa se ky plan dështoi, kapiteni urdhëroi që çdo Dëshmitar të rrinte në qeli me dy të burgosur që s’ishin Dëshmitarë. Edhe pse kishin urdhër të prerë që të mos flitnin me ne, ata filluan të na bënin pyetje, kështu që patëm mjaft mundësi për të dhënë dëshmi. Si pasojë, një a dy nga këta të burgosur nuk pranuan të bënin disa aktivitete ushtarake. Shumë shpejt na kthyen prapë nga një për qeli.
Arrinit të mbanit mbledhje?
I mbanim rregullisht mbledhjet. Në çdo qeli, sipër derës ishte një dritare me rrjetë teli dhe shtatë shufra vertikale. Dy cepat e batanijes i lidhnim te dy nga shufrat vertikale, duke krijuar një xhep, ku mund të uleshim. Që nga atje lart, mund të shihnim vëllanë që ndodhej në qelinë përballë dhe mund të bërtitnim e të na dëgjonin të tjerët në bllokun e qelive. Çdo ditë shqyrtonim shkrimin e ditës dhe, po të kishim revistën, bënim Studimin e Kullës së Rojës. E mbyllnim çdo ditë duke bërë me radhë një lutje publike. Madje një herë bëmë edhe një asamble qarkore dhe programin e hartuam vetë.
S’ishim të sigurt nëse ndonjë plak do të arrinte të merrte leje për të ardhur e për të mbajtur Përkujtimin me ne. Prandaj i bëmë vetë përgatitjet. Bëmë verë duke zhytur ca rrush të thatë në ujë dhe shtypëm e thamë ca nga racioni i bukës. Në një rast, na u dha leje të merrnim nga vëllezërit jashtë një shishe të vogël me verë dhe ca bukë pa maja.
A ndryshuan kushtet me kalimin e kohës?
Po, me kalimin e kohës kushtet u përmirësuan. Ligji ndryshoi dhe grupi ynë u lirua. Që nga ajo kohë, kundërshtarët për arsye fetare merrnin vetëm një dënim me kohëzgjatje të përcaktuar, dhe nuk dënoheshin përsëri. Më vonë, pasi u lirua grupi ynë me 22 vëllezër, 88 vëllezërve të tjerë që mbetën në burg iu dhanë të drejtat normale për të burgosurit. Mund të kishin një vizitë në muaj dhe mund të shkruanin e të merrnin letra.
A e patët të vështirë të përshtateshit, kur u liruat nga burgu?
Po, na u desh kohë për t’u përshtatur me jetën në liri. Për shembull, ndiheshim shumë në siklet kur ishim me grupe të mëdha njerëzish. Prindërit dhe vëllezërit na ndihmuan me dashamirësi që dalëngadalë të merrnim më shumë përgjegjësi në kongregacion.
Edhe pse ato ishin kohë të vështira, nxorëm dobi nga ajo përvojë. Sprovat e besimit na forcuan frymësisht dhe na mësuan qëndrueshmërinë. Mësuam vërtet të ishim shumë mirënjohës për Biblën dhe mësuam sa vlerë ka ta lexojmë çdo ditë dhe të meditojmë rreth saj. E patjetër që mësuam të besojmë te Jehovai. Pasi kishim bërë tërë ato sakrifica për t’i qëndruar besnikë Jehovait, ishim të vendosur që të ecnim përpara, t’i jepnim atij më të mirën, duke e bërë këtë në shërbimin e plotkohor, po të ishte e mundur.
[Kutia dhe figura në faqet 126-128]
Besuam te Jehovai gjatë kohëve të rrezikshme
ZEBLON NKUMALO
LINDUR 1960
PAGËZUAR 1985
TË DHËNA Para se të mësonte të vërtetën, ishte me lëvizjen fetare rastafariane. Pak kohë pasi u pagëzua, filloi shërbim e plotkohor. Tani shërben si mbikëqyrës qarkor, i shoqëruar nga gruaja e tij, Nomusa.
PASI ndihmuam për ndërtimin e Bethelit në Krugersdorp, mua dhe shokun tim pionier na caktuan të shërbenim aty ku kishte më shumë nevojë, në qendrën zezake të banimit në Kuandengezi, pranë qytetit-port të Durbanit. Disa ditë pasi arritëm atje, një grup politik dërgoi pesë të rinj në shtëpinë tonë për informacione. Ata na kërkuan t’i mbështetnim që të mbronin zonën nga një grup politik rival. Armiqësia mes këtyre dy grupeve të gjuhës zulu ka shkaktuar shumë gjakderdhje në atë pjesë të Afrikës së Jugut. I pyetëm se cila ishte zgjidhja për këtë dhunë, sipas tyre. Thanë se shkaku kryesor ishte sundimi i të bardhëve. U përmendëm vende të tjera afrikane të copëtuara nga lufta, shtetasit e të cilëve ishin shumë të varfër. Pastaj u kujtuam thënien: Historia përsëritet. Ata pranuan se krimet, dhuna dhe sëmundjet do të vazhdonin, edhe sikur sundimin e vendit ta merrnin zezakët. Atëherë hapëm Biblën dhe u treguam se Mbretëria e Perëndisë është e vetmja qeveri që mund të zgjidhë problemet e njerëzimit.
Disa net më pas, dëgjuam një turmë të rinjsh që këndonin këngë për liri dhe pamë disa burra që mbanin armë zjarri. Ata u vinin flakën shtëpive dhe vritnin njerëz. Të tmerruar, Mat. 10:32, 33) Papritur, një grup të rinjsh e të rriturish trokiti në derën tonë. Pa na përshëndetur fare, na kërkuan para që të blinin intelezi, një fjalë zulu për një ilaç që gjoja të mbron, të cilin e përgatit një magjistar. Iu lutëm të kishin pak durim dhe i pyetëm: «A mendoni se është e drejtë ajo që po bëjnë magjistarët, duke nxitur vrasje me anë të magjive?» U bëmë edhe këtë pyetje: «Ta zëmë se një i afërmi juaj, që e doni shumë, bie viktimë e magjisë. Si do të ndiheshit?» Të gjithë e pranuan se do t’u vinte keq. Atëherë hapëm Biblën dhe i kërkuam kreut të tyre të lexonte pikëpamjen e Perëndisë për magjinë, që e gjejmë te Ligji i përtërirë 18:10-12. Pasi ai lexoi vargjet, e pyetëm grupin çfarë mendonin, por ata kishin mbetur pa fjalë. Përfituam nga heshtja që pasoi, për t’i pyetur nëse u dukej e mençur që ne të dëgjonim Jehovain apo ata. U larguan pa na thënë asnjë fjalë.
iu lutëm Jehovait të na jepte forcën që këto kërcënime dhe presione të mos na shkurajonin ose të na thyenin integritetin. Gjithashtu, sollëm ndër mend martirët që, kur ishin gjendur në rrethana të ngjashme, nuk e kishin mohuar Jezuin. (Mbijetuam në shumë rrethana si këto dhe arritëm të kuptonim se kishim Jehovain në anën tonë. Për shembull, një mbrëmje na erdhi në shtëpi një grup tjetër dhe na kërkoi para për të blerë armë që «të mbronin» banorët. U ankuan se ndiheshin të pasigurt për shkak të grupit politik kundërshtar dhe thanë se zgjidhja ishte të hidheshin në kundërsulm, me armë më të sofistikuara. Na kërkuan t’u jepnim paratë ose do ta pësonim keq. Atëherë u kujtuam atyre se organizata e tyre kishte firmosur një dokument ku garantoheshin të drejtat e njeriut dhe respekti për ndërgjegjen e të tjerëve. I pyetëm nëse një njeri duhej të ishte i gatshëm të vdiste për të mos shkelur kushtetutën që besonin ata dhe na thanë po. Atëherë u shpjeguam se ne i përkasim organizatës së Jehovait, se «kushtetuta» jonë është Bibla dhe se Bibla e dënon vrasjen. Së fundi, kreu i grupit u tha shokëve të tij: «E kuptoj qëndrimin e këtyre burrave. Ata na e kanë bërë të qartë se, nëse paratë do të jenë për të zhvilluar qytetin tonë, për shembull për të ndërtuar ndonjë azil për të moshuarit ose nëse fqinji i tyre ka nevojë për para që të shkojë në spital, i japin pa problem paratë. Por nuk dëshirojnë të na japin para që të vrasim njerëzit.» Me kaq, grupi u ngrit dhe tokëm duart duke i falënderuar për durimin që treguan.
[Kutia dhe figurat në faqet 131-134]
Motra beqare që kanë 100 vjet shërbim në përkthim
Disa vëllezër e motra në familjen Bethel të Afrikës së Jugut e kanë përdorur dhuratën e beqarisë për të bërë një shërbim të vlefshëm për Mbretërinë. (Mat. 19:11, 12) Tri motrat që përmenden më poshtë kanë kaluar gjithsej 100 vjet duke përkthyer ushqimin frymor që sigurohet nga «skllavi i besueshëm dhe i matur». —Mat. 24:45.
Maria Molepo
Linda në zonën e Molepos, në Provincën Limpopo të Afrikës së Jugut. Të vërtetën e mësova nga motra ime e madhe, Aleta, ndërkohë që isha ende në shkollë. Pasi përfundova shkollën, një motër tjetër, që nuk është Dëshmitare e Jehovait, donte të më paguante një kurs trevjeçar që të bëhesha mësuese me diplomë. Nuk e pranova propozimin e saj mirëdashës, sepse doja t’i shërbeja Jehovait bashkë me dy motrat e tjera më të mëdha, Aletën dhe Elizabetën, që ishin pioniere. U pagëzova në vitin 1953 dhe herë pas here bëja orët si pioniere për nja gjashtë vjet, para se të plotësoja kërkesën dhe të emërohesha zyrtarisht si pioniere e rregullt në vitin 1959.
Në vitin 1964, dega e Afrikës së Jugut më ftoi që të shërbeja në kohë të pjesshme për të përkthyer ushqimin frymor në gjuhën sepede. Këtë e bëja ndërkohë që vazhdoja shërbimin si pioniere. Pastaj, në vitin 1966, më ftuan të bëhesha pjesëtare e familjes Bethel të Afrikës së Jugut. Shërbimi në Bethel nuk ishte siç e kisha përfytyruar. Kisha mall për të dalë në predikim ditë për ditë. Megjithatë, shpejt e ndreqa pikëpamjen time, duke i konsideruar fundjavët, nga e shtuna pasdite deri të dielën pasdite, si kohë
për të bërë pioniere, ndonëse nuk arrija t’i plotësoja orët e pionierit. Kënaqesha kaq shumë në shërbim gjatë fundjavës, saqë shpesh arrija tepër vonë për darkë të shtunën ose të dielën. Kur u bë ndryshimi që, në Bethel, motrat sipas moshës mund t’i merrnin pushim të shtunat paradite, isha shumë e lumtur, sepse mund ta përdorja në predikim këtë kohë.Tetë vitet e para që isha në Bethel, qëndrova në një dhomë bashkë me një përkthyese tjetër, në një ndërtesë të veçuar nga shtëpia Bethel. Autoritetet e apartejdit fillimisht na lejuan të banonim pranë vëllezërve tanë të bardhë, por në vitin 1974 nuk donin më të na lejonin. Përkthyesit zezakë si puna ime u detyruan të jetonin në zonat e rezervuara për zezakët. Unë qëndroja te një familje Dëshmitarësh në Tembisa dhe duhej të bëja goxha rrugë për të shkuar e për t’u kthyer nga Betheli çdo ditë. Kur u ndërtua Betheli i ri në Krugersdorp, qeveria e apartejdit kishte filluar t’i zbuste politikat e saj, kështu që munda të jetoja përsëri me pjesën tjetër të familjes Bethel.
I jam shumë mirënjohëse Jehovait që më dha mundësi të vazhdoj si përkthyese në Bethel deri sot. Vërtet, ai më ka bekuar sepse e kam përdorur dhuratën e beqarisë në shërbim të tij njësoj si edhe motra ime e vogël, Ana, e cila zgjodhi të mbetej beqare dhe ka qenë në shërbimin e plotkohor si pioniere këta 35 vjet.
Celeng Moçekele
Linda në qytetin Tejatejaneng, në shtetin e Lezotos. Mamaja ishte fetare dhe na detyronte ne fëmijëve të shkonim me të në kishë. S’më pëlqente fare të shkoja në kishë. Pastaj, tezja ime u bë Dëshmitare e Jehovait dhe filloi të fliste për besimin e saj me mamanë time. U kënaqa kur mamaja
nuk po shkonte më në kishë, por nuk ia vura veshin së vërtetës, sepse më pëlqente bota dhe zbavitjet e saj.Në vitin 1960, shkova në Johanesburg për të vazhduar shkollën. Kur ika nga shtëpia, mamaja m’u lut: «Të lutem, Celeng, kur të shkosh në Johanesburg, kërkoji Dëshmitarët dhe përpiqu të bëhesh edhe ti një prej tyre.» Kur shkova në fillim në Johanesburg, mbeta e mahnitur nga tërë ato mundësi për t’u argëtuar e zbavitur. Megjithatë, duke parë më nga afër jetën e njerëzve, u trondita kur pashë sa imoralë ishin. Pastaj m’u kujtuan fjalët e mamasë dhe nisa të ndiqja mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait në Soveto. Gjatë mbledhjes së parë që ndoqa, mbaj mend që u luta: «Më ndihmo, o Jehova, se dua të bëhem një Dëshmitarja jote.» Jo shumë kohë më pas fillova të dilja në shërbim dhe u pagëzova në korrik të atij viti. Pasi mbarova shkollën, u ktheva te mamaja në Lezoto. Ndërkohë, edhe ajo ishte pagëzuar.
Në vitin 1968, dega e Afrikës së Jugut më ftoi të filloja shërbimin e plotkohor si përkthyese e gjuhës sesote. Për shumë vjet, e përmbusha këtë caktim ndërkohë që jetoja në shtëpi me mamanë. Kur familja kalonte vështirësi ekonomike, u thosha se ndoshta duhej ta ndërpritja shërbimin e plotkohor e të gjeja një punë për t’i ndihmuar. Por, si mamaja, ashtu edhe motra e vogël e pagëzuar, Liopelo, as donin ta dëgjonin një gjë të tillë. Ato e vlerësonin shumë privilegjin që të më mbështetnin në caktimin tim si përkthyese.
Në vitin 1990, u bëra pjesëtare e familjes Bethel të Afrikës së Jugut, në ndërtesat e reja të degës në Krugersdorp, ku vazhdoj të gëzoj privilegjin që të shërbej në përkthim. Nuk më vjen keq që kam zgjedhur të qëndroj beqare. Përkundrazi, i jam thellësisht mirënjohëse Jehovait që më ka bekuar me një jetë kaq të lumtur e domethënëse.
Nërs Nkuna
Linda në qytetin Bushbakrixh që ndodhet në verilindje të Afrikës së Jugut. Mamaja ishte Dëshmitare e
Jehovait, kështu që më rriti në të vërtetën, ndërkohë që punonte me orar të plotë për të mbështetur babanë me të ardhurat. Ajo më mësoi të lexoja para se të arrija moshën shkollore. Kjo më ndihmoi të dilja në predikim gjatë javës me një motër të moshuar që ishte pioniere e rregullt. Ajo nuk shikonte mirë, kështu që aftësia ime për të lexuar e ndihmonte në shërbim. Edhe pasi hyra në shkollë, vazhdova të dilja me të në shërbim pasditeve. Shoqërimi me pionierët më rrënjosi në zemër dashurinë për shërbimin. Ndiej shumë gëzim kur shoh njerëz që marrin anën e së vërtetës. Kur isha rreth dhjetë vjeç, iu luta Jehovait për dëshirën që ta kaloja jetën në shërbimin e plotkohor. U pagëzova në vitin 1983 dhe, për disa vjet, punova që të kujdesesha për nevojat e familjes. Që të mos zhvilloja dashurinë për para, e cila do të më pengonte të arrija synimin për të filluar shërbimin e plotkohor, i kërkova mamasë që të merrej me shpenzimin e pagës sime. Pastaj, në vitin 1987, e lashë punën kur m’u pranua kërkesa për t’u bërë përkthyese e gjuhës zulu, në familjen Bethel të Afrikës së Jugut.Kam pasur shumë gëzime duke shërbyer si një motër beqare në Bethel. Komentet që bëhen në adhurimin e mëngjesit më kanë ndihmuar të përmirësoj predikimin. Shërbimi krah për krah me bashkadhurues të prejardhjeve të ndryshme më ka ndihmuar të përmirësoj personalitetin tim të krishterë. Vërtet që s’kam fëmijë, por frymësisht kam shumë fëmijë, nipër e mbesa, që mund të mos i kisha pasur po të kisha zgjedhur të martohesha e të bëhesha me familje.
Ndërkohë që punojnë pa u lodhur në caktimet e tyre si përkthyese në Bethel, këto tri motra beqare kanë ndihmuar gjithsej 36 veta që të bëhen adhurues të kushtuar e të pagëzuar të Jehovait.
[Kutia dhe figurat në faqet 146, 147]
Madhështia e maleve
Malet e Dragoit janë 1.050 kilometra të gjata dhe kalojnë përmes Afrikës së Jugut. Megjithatë pjesa më spektakolare e këtij vargmali është ajo që formon një kufi natyror mes Kuazulu-Natalit dhe Lezotos. Shpesh ajo quhet «Zvicra» e Afrikës së Jugut.
Disa maja që janë të vështira për t’i ngjitur tërheqin alpinistët e etur për aventura. Ndër ato maja janë, Roja gjigant; Kapuçi i Murgut, një majë e rrëshqitshme dhe e rrezikshme, si edhe Dhëmbi i Djallit, një majë e pabesë me shpate të thepisura. Mund të jetë e rrezikshme të ngjitesh në këto male. Megjithatë, disa shtigje që të çojnë në skarpatin e gjerë të malit, ndonëse të thepisura, janë të sigurta dhe nuk duhet të kesh pajisje të veçanta për t’u ngjitur. Natyrisht, është thelbësore t’u bindesh rregullave të maleve. Duhet të kesh patjetër rroba të ngrohta, një tendë për të fjetur dhe rezerva ushqimore. Në skarpat mund të jetë shumë ftohtë, pasi natën fryjnë erëra të tërbuara.
Çdo vit, mijëra ekskursionistë, kampistë dhe alpinistë lënë pas stresin dhe ndotjen e qyteteve e vijnë këtu për të marrë pak ajër të freskët mali, për të ndier ëmbëlsinë freskuese të burimeve malore dhe për të parë madhështinë e lartësive gjigante.
[Figura]
Figura në shkëmbinj, të bëra nga fisi i bushmenëve
[Kutia dhe figurat në faqet 158, 159]
I shpëtuar nga spiritizmi dhe poligamia
ISAK TSEHLA
LINDUR 1916
PAGËZUAR 1985
TË DHËNA I zhgënjyer nga fetë e krishtere, ishte bërë një magjistar i pasur, deri kur mësoi të vërtetën.
ISAKU dhe tre shokë të tij, Matlabane, Lukasi dhe Filipi—u rritën në malet Sekukune, që ndodhen në pjesën verilindore të Afrikës së Jugut. Këta katër të rinj vendosën të largoheshin nga Kisha Apostolike, sepse panë shumë hipokrizi mes anëtarëve të kishës. Së bashku filluan të kërkonin fenë e vërtetë. Por, pas njëfarë kohe, i humbën lidhjet me njëri-tjetrin.
Tre nga këta katër shokë, së bashku me gratë e tyre, me kohë u bënë Dëshmitarë të Jehovait. Po me Isakun ç’ndodhi? Ai kishte ndjekur shembullin e të atit, i cili ishte një magjistar shumë i njohur. Isaku donte të bënte para dhe, në fakt, u bë i pasur. Kishte njëqind kokë gjedhë dhe një llogari të madhe bankare. Siç pritet zakonisht nga njerëzit e pasur, Isaku kishte dy gra. Ndërkohë, Matlabane vendosi ta kërkonte Isakun dhe t’i tregonte se si tre shokët e tij të dikurshëm kishin gjetur fenë e vërtetë.
Isaku u kënaq kur takoi përsëri Matlabanen dhe mezi priste të dinte pse miqtë e tij të vjetër ishin bërë Dëshmitarë të Jehovait. Me të u fillua një studim biblik, me broshurën Gëzo jetën në tokë përgjithmonë! Figura numër 17 në botimin vendës, tregon një magjistar afrikan që hedh disa kocka në tokë për të profetizuar për një klient. Isaku u habit kur mësoi nga shkrimi i cituar, nga Ligji i përtërirë 18:10, 11, se këto praktika spiritiste nuk i pëlqejnë Perëndisë. Gjithashtu e shqetësoi figura numër 25 që tregon një burrë poligam dhe gratë e tij. Në diçiturën për atë figurë gjendet edhe një citim nga 1 Korintasve 7:1-4, për të treguar se një i krishterë i vërtetë nuk mund të ketë më shumë se një grua.
Isaku dëshironte shumë t’u bindej Shkrimeve. Në moshën 68-vjeçare, ai e la të lirë gruan e tij të dytë dhe ligjëroi martesën me gruan e parë, Florinën. Hoqi dorë edhe nga zanati i tij si magjistar dhe i hodhi kockat me të cilat profetizonte. Një herë, ndërsa Isaku po bënte studimin e Biblës, i erdhën dy klientë që kishin bërë një rrugë të gjatë. Ata kishin ardhur t’i paguanin 550 rande (që në atë kohë ishin sa 140 dollarë), të cilat ia kishin borxh për shërbimet e tij si magjistar. Isaku nuk i pranoi paratë dhe u dha dëshmi atyre burrave, duke u shpjeguar se nuk merrej më me magji dhe tani po studionte Biblën me synimin që të bëhej Dëshmitar i Jehovait. Këtë synim Isaku e arriti shpejt. Në vitin 1985, ai dhe Florina u pagëzuan. Isaku, që tani është 90 vjeç, vitet e fundit ka shërbyer si plak në kongregacionin e krishterë.
[Tabela dhe grafiku në faqet 124, 125]
KRONOLOGJIA—Afrika e Jugut
1900
1902 Mbërrin literaturë biblike në Afrikën e Jugut.
1910 Uilliam U. Xhonstoni hap zyrën e degës në Durban.
1916 Shfaqet «Foto-Drama e Krijimit».
1917 Zyra e degës zhvendoset në Kejptaun.
1920
1924 Dërgohet në Kejptaun një makinë shtypi.
1939 Shtypet revista e parë Ngushëllim në gjuhën afrikanse.
1940
1948 Ndërtohet një Sallë Mbretërie pranë Kejptaunit.
1949 Shtypet Kulla e Rojës në zulu.
1952 Përfundon Betheli në Ilansfontejn.
1979 Instalohet një makinë shtypi rotative ofset TKS.
1987 Ndërtohet Betheli i ri në Krugersdorp; zgjerohet në vitin 1999.
1992 Ngrihet në Soveto Salla e parë e Mbretërisë me metodën e ndërtimit të shpejtë.
2000
2004 Zgjerohet shtypshkronja. Fillon punë makina rotative e shtypit MAN Roland Litoman.
2006 Maksimumi i lajmëtarëve është 78.877.
[Grafiku]
(Shiko botimin)
Gjithsej lajmëtarë
Gjithsej pionierë
80.000
40.000
1900 1920 1940 1980 2000
[Tabela dhe figurat në faqet 148, 149]
Larmi gjuhësh
Shtypshkronja e Afrikës së Jugut e shtyp «Kullën e Rojës» në 33 gjuhë.
Stile të larmishme
Në Afrikë gjen një shumëllojshmëri veshjesh etnike, bizhuterish dhe motivesh të tekstileve.
Zulu
PËRSHËNDETJA «Sanibona»
GJUHA AMTARE E 10.677.000 *
LAJMËTARË 29.000 *
Sesote
PËRSHËNDETJA «Lumelang»
GJUHA AMTARE E 3.555.000
LAJMËTARË 10.530
Sepede
PËRSHËNDETJA «Thobela»
GJUHA AMTARE E 4.209.000
LAJMËTARË 4.410
Tsonge
PËRSHËNDETJA «Kseuani»
GJUHA AMTARE E 1.992.000
LAJMËTARË 2.540
Xhose
PËRSHËNDETJA «Molueni»
GJUHA AMTARE E 7.907.000
LAJMËTARË 10.590
Afrikanse
PËRSHËNDETJA «Halo»
GJUHA AMTARE E 5.983.000
LAJMËTARË 7.510
Tsvane
PËRSHËNDETJA «Dumelang»
GJUHA AMTARE E 3.677.000
LAJMËTARË 4.070
Vende
PËRSHËNDETJA «Ri a vusa»
GJUHA AMTARE E 1.021.800
LAJMËTARË 480
[Shënimet]
^ par. 517 Të gjitha shifrat janë të përafërta.
^ par. 518 Të gjitha shifrat janë të përafërta.
[Figura që zë gjithë faqen 66]
[Figura në faqen 71]
Pema e «drurit të verdhë»
[Figura në faqen 74]
Stofel Furi
[Figura në faqen 74]
«Studime mbi Shkrimet»
[Figura në faqen 74]
Kongregacioni i Durbanit dhe Uilliam U. Xhonstoni, 1915
[Figura në faqet 74, 75]
Johan Çange me familjen
[Figura në faqen 75]
Zyra e parë e degës ishte një dhomë e vogël në këtë ndërtesë
[Figura në faqen 77]
Japi Teroni
[Figura në faqen 79]
Henri Mirdali
[Figura në faqen 79]
Pit de Jaheri
[Figura në faqen 82]
Henri Anketili, 1915
[Figura në faqen 82]
Grejs dhe Dejvid Tejlori
[Figura në faqen 82]
Kjo broshurë e vitit 1931 përmbante rezolutën ku morëm emrin Dëshmitarë të Jehovait
[Figurat në faqen 84]
Familja Bethel në vitin 1931 në Kejptaun, përfshirë edhe Xhorxh e Stela Filipsin
[Figura në faqen 87]
Incizim në gjuhën xhose
[Figura në faqen 87]
Endrju Xheku dhe makina e shtypit Fronteks, 1937
[Figura në faqen 87]
Revistat e para «Ngushëllim» dhe «Kulla e Rojës» në gjuhën afrikanse
[Figura në faqen 90]
Delegatë në një asamble në Johanesburg, 1944
[Figura në faqen 90]
Lajmërojnë një fjalim me afishe, 1945
[Figura në faqen 90]
Frans Myleri dhe Pit Ventseli me gramafonë, 1945
[Figura në faqen 95]
Gert Neli, shërbëtor i vëllezërve, 1943
[Figura në faqen 95]
Predikojnë në fshatra, 1948
[Figura në faqen 99]
Endrju Masondo dhe gruaja e tij e dytë, Ajvi
[Figura në faqen 99]
Ljuk dhe Xhojs Dladla
[Figura në faqen 99]
«Kulla e Rojës», e para në gjuhën zulu
[Figura në faqen 102]
Shembulli i Vellu Najkerit ndihmoi 190 familjarë të tij të pranonin të vërtetën
[Figurat në faqen 102]
Gopal Kupsami kur ishte 21 vjeç dhe sot me të shoqen, Susilën. Kanë ndihmuar 150 veta deri në kushtim
[Figura në faqet 104, 105]
Izabela Elereji
Dorina Kilgori
[Figura në faqen 108, 109]
ndërtesa fillestare, 1952
Betheli në Ilansfontejn, 1972
[Figurat në faqen 110]
Çaste historike nga kongreset
(Lart) Prezantimi i librit «Fëmijët», 1942; (në mes) kandidatë për pagëzim, 1959; (poshtë) një kor në gjuhën xhose mirëpret delegatët, 1998
Vitin e kaluar u pagëzuan 3.428 veta!
[Figura në faqen 120]
Elija Dlodlon e rrahën me kamxhik
[Figura në faqen 121]
Flora Malinda, pioniere e rregullt. Vajzën ia vranë mizorisht
[Figura në faqen 122]
Mozes Niamusua u vra nga një turmë
[Figurat në faqet 140, 141]
Ndërtimi i përshpejtuar i Sallave të Mbretërisë
Kongregacioni në Kagiso mori ndihmë që të kishte një vend të ri adhurimi
para
gjatë
pas
Kongregacioni «Ratanda» në Hejdelberg e ka shumë për zemër Sallën e re të Mbretërisë
Në 37 vende afrikane janë përfunduar 7.207 salla dhe duhen edhe 3.305 të tjera!
[Figura në faqen 147]
Familja Ruso sot
[Figurat në faqen 150]
Salla e Asambleve në Midrand
[Figura në faqen 155]
Ndihma për në Zimbabve, 2002
[Figura në faqen 155]
Janë siguruar programe kompjuterike për të ndihmuar përkthyesit
[Figurat në faqet 156, 157]
Dega e Afrikës së Jugut, 2006
Ndërtesat e banimit dhe të zyrave, shtypshkronja e re dhe reparti i dërgimit
[Figurat në faqet 156, 157]
Komiteti i Degës
Pit Ventseli
Lojiso Piliso
Rouen Bruksi
Rajmond Mtalane
Frans Myleri
Piter de Hiri
Jani Diperenku
[Figurat në faqet 161, 162]
Namibi
Uilliam dhe Elen Hajndeli
Korali dhe Dik Uolldroni, 1951
Zyra e përkthimit në Namibi
[Figurat në faqen 167]
Lezoto
(Sipër) Abel Modiba në veprën qarkore; (lart) banorë të shpellave që mblidhen rreth një misionari; (majtas) Pir-Ola dhe Birgita Nuegreni
[Figurat në faqen 168]
Botsvanë
Çifti Tonguana i dëshmon një shitësi në rrugë
Predikimi nga kasollja në kasolle
[Figurat në faqen 170]
Suazilend
Xhejms dhe Dona Hoketi
Flasin për të vërtetën në një pazar zejtarësh, Mbabane
[Figurat në faqen 170]
Shën-Elenë
Fushata me fletushkën «Lajmërim i Mbretërisë» u bë brenda një dite; (poshtë) qyteti-port i Xhejmstaunit
[Figura në faqen 175]
Kongresi ndërkombëtar i vitit 1993