Letër nga Trupi Udhëheqës
Letër nga Trupi Udhëheqës
DUKE ndjekur shembullin e Jezuit, ne i lutemi me zjarr Perëndisë: «U shenjtëroftë emri yt!» Dëshira jonë e fortë për të jetuar sipas kësaj lutjeje, duket qartë në jetën që bëjmë si Dëshmitarë të Jehovait. Natyrisht, kërkohet shumë më tepër sesa vetëm të dimë emrin e Perëndisë. Duhet të përfitojmë nga çdo mundësi për t’i dhënë lavdi atij emri. Vërtet, nderi më i madh që mund të ketë çdonjëri prej nesh është të quhet Dëshmitar i Jehovait.—Mat. 6:9; Isa. 43:10.
Në përputhje me Psalmin 110:3, populli i Jehovait po merr pjesë me zell në veprën që ka urdhëruar ai. Pse njerëz të të gjitha moshave dhe formimeve përpiqen fuqimisht në veprën e predikimit? Kryesisht sepse e duan Perëndinë dhe janë të përkushtuar ndaj tij. Në Ligjin e përtërirë 6:5, 6 kemi urdhrin që ta duam Jehovain ‘me gjithë zemrën, shpirtin dhe forcën tonë’. Kjo dashuri e thellë na shtyn të përdorim kohën, energjitë dhe të ardhurat tona për të mbështetur Mbretërinë e Perëndisë. Këtu përfshihet edhe pjesëmarrja në shërbim sa më shumë që të na e lejojnë rrethanat.
Urdhri i Jehovait që të shpallet anembanë tokës lajmi i mirë për Mbretërinë e tij, buron nga dashuria që ka ai për njerëzimin. Ai nuk dëshiron të shkatërrohet ndonjë, por dëshiron që të gjithë të pendohen për rrugën e tyre rebele, të kthehen te Krijuesi dhe të marrin jetën. (2 Pjet. 3:9) Jehovai thotë: «Unë nuk kënaqem me vdekjen e të ligut, por që i ligu të kthejë rrugë e të jetojë akoma.» (Ezek. 33:11) Kur dalim në shërbim, ne jemi provë e dukshme e dashurisë që ka Jehovai për njerëzit. Pa dyshim, kjo na e shton gëzimin dhe kënaqësinë që ndiejmë kur marrim pjesë në këtë vepër të rëndësishme.
Jakovi 4:8. As do ta dinim pse ekzistojmë dhe çfarë na pret në të ardhmen. Nuk do ta dinim se burimi i problemeve tona është paraardhësi ynë i përbashkët, Adami. (Rom. 5:12) Dhe as do ta njihnim dashurinë e madhe që tregoi Perëndia duke dhënë Birin e tij të vetëmlindur si shpërblesë për ne. Në shumë mënyra të tjera, Jehovai po na jep një pjesë të njohurisë, mençurisë dhe kuptueshmërisë së tij. Sa e vlerësojmë dhuratën që na ka dhënë, Fjalën e tij të frymëzuar! Çmueshmëria që kemi për këtë dhuratë të mrekullueshme, na nxit ‘të blejmë kohën’ për ta lexuar, për ta studiuar e për të medituar rreth thënieve të tij. (Efes. 5:15, 16; Psal. 1:1-3) Kurrë nuk duhet të na vijë keq për kohën që na merr leximi i përditshëm i Fjalës së Perëndisë. Përkundrazi, dashuria për Perëndinë duhet të na afrojë me Fjalën e tij, që të shtojmë kuptueshmërinë dhe të thellojmë dashurinë tonë për Të.
Dashurinë tonë të thellë për Jehovain e shfaqim edhe me pikëpamjen që kemi për Fjalën e tij të frymëzuar, Shkrimet e Shenjta. Pa Biblën, nuk do ta kishim njohur dot Perëndinë dhe nuk do t’i ishim afruar dot, siç na ftonNga Bibla kemi mësuar se, kur Adami mëkatoi kundër Jehovait, i vuri të gjithë pasardhësit e tij, pra edhe secilin prej nesh, në një gjendje të mjerë e të pashpresë. Megjithatë, Zan. 3:15.
Perëndia mund të jepte dhe në fakt dha një rrugëdalje për njerëzimin, duke ndërmarrë hapa për t’u siguruar se qëllimi i tij për tokën do të përmbushej.—Pa dyshim, secili nga ne ka shumë dëshirë të shenjtërojë emrin e mrekullueshëm të Perëndisë tonë. Ndërsa kuptojmë gjithnjë e më tepër se ç’Perëndi i mrekullueshëm është Jehovai, nxitemi të bashkëpunojmë me të dhe me organizatën e tij, për të bërë të njohur emrin e tij të madh dhe qëllimin e tij. Jemi të sigurt se ai na miraton e na bekon tani dhe se do të kemi një të ardhme të pafundme në botën e re.
Ne, anëtarët e Trupit Udhëheqës, dëshirojmë t’ju sigurojmë për dashurinë tonë ju vëllezër të dashur e motra të dashura. Dëshirojmë të shprehim edhe çmueshmërinë tonë të thellë për përpjekjet tuaja të zellshme që ta përdorni kohën e mbetur para ‘shtrëngimit të madh’ për t’u dhënë lajmin e mirë sa më shumë njerëzve të jetë e mundur. (Zbul. 7:14) Duke bërë kështu, u jepni atyre të njëjtën mundësi që keni pasur edhe ju, pra që të marrin njohurinë për Perëndinë e për Krishtin, e cila të çon në jetën e përhershme.—Gjoni 17:3.
Vëllezërit tuaj,
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait
[Figura në faqen 4]
Keri U. Barber
[Figura në faqen 4]
Xhon E. Barr
[Figura në faqen 4]
Samuel Herd
[Figura në faqen 4]
Xhefri Xhekson
[Figura në faqen 5]
Teodor Xharaz
[Figura në faqen 4]
Stiven Let
[Figura në faqen 5]
Gerrit Lësh
[Figura në faqen 5]
Entoni Moris
[Figura në faqen 5]
Gai Piërs
[Figura në faqen 5]
Dejvid Splejn