Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona
Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona
Afrika e Jugut
Për dhjetëra vjet, popujt e këtij vendi i mbante të ndarë jo thjesht gjuha që flitnin, por një dekret qeveritar. Kishte ligje të rrepta racore që u diktonin njerëzve se ku të jetonin, të udhëtonin, të punonin e të shkolloheshin. Në këtë tregim, do të lexoni se si Dëshmitarët e Jehovait u begatuan frymësisht dhe e mbajtën të fortë unitetin në një klimë të tillë racizmi, veçimi dhe konfliktesh civile.
Letonia
Si arritën disa Dëshmitarë t’i shpëtonin arrestimit gjatë epokës së ashpër komuniste? Përse një burrë tha: «Jam mirënjohës që Perëndia lejoi të më dërgonin në një kamp pune.» E çfarë ndodhi kur një kampion kombëtar në peshëngritje pranoi të vërtetën biblike? Në këtë tregim do të shihni se, pavarësisht nga shtypja që zgjati disa dhjetëvjeçarë, populli i Perëndisë në Letoni gjithnjë ka gëzuar liri, domethënë lirinë frymore.
Reunioni
Vepra në këtë ishull tropikal nisi në vitin 1961, kur mbërriti atje një familje Dëshmitarësh. Shikoni se si e zhvilluan ata interesin që treguan njerëzit për lajmin e mirë. Lexoni edhe se si një tas me supë e nxiti një kundërshtar të dëgjonte shërbëtorët e Perëndisë. Gjithashtu, zbuloni pse katër lajmëtarë të guximshëm të Mbretërisë bënë një udhëtim në zemër të kraterit të një vullkani të shuar.