Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona

Rusia

Historia e Dëshmitarëve të Jehovait në Rusi flet për besimin, guximin dhe besnikërinë e tyre të patundur ndaj Perëndisë përballë kundërshtimit të egër e të pamëshirshëm. Asgjë nuk arriti t’i thyente Dëshmitarët a t’u mbyllte gojën: as internimi, as burgosja, as puna e detyruar.

Historia e tyre nuk është e zymtë. Ata që besonin te Jehovai, e dinin që do të përndiqeshin. Gjithsesi, nuk mëshiruan veten, por këto vështirësi i panë si një mundësi që ta tregonin me prova besnikërinë ndaj Perëndisë. Një vëlla tha: «Asnjë nga studentët e mi të Biblës nuk u tremb kur na njoftuan dënimet. Sa u kënaqa për këtë! Që të katër i dënuan me nga 25 vjet në kampe. Mua më dhanë një dënim më të rëndë . . . Ndaluam dhe falënderuam Jehovain që na mbështeti. Rojat mbetën të shtangur, pasi nuk e kuptonin pse ishim të lumtur.»

Do të lexoni për një vajzë që e zbuloi të vërtetën nga disa letra të lidhura me gur, që i kishin hedhur nga gardhi i një burgu. Do të mësoni se si të burgosurit mbajtën një marrëdhënie të fortë me Perëndinë. Do të zbuloni ç’ndodhi kur dy prindër Dëshmitarë i akuzuan pa të drejtë se i kishin prerë veshin vajzës së tyre.

Por dhjetëvjeçarët kur vepra ishte e ndaluar përbëjnë vetëm një pjesë të historisë. Gjatë njëzet viteve të kaluara, numri i Dëshmitarëve në këtë vend të paanë është rritur jashtë mase. Do të mësoni se si vëllezërit hasën dhe kapërcyen vështirësitë e reja që lindën krahas rritjes së jashtëzakonshme. Për herë të parë që nga viti 1975, me kënaqësi po ia kushtojmë gjithë pjesën historike të Librit vjetor një vendi të vetëm, Rusisë.