Letër nga Trupi Udhëheqës
Letër nga Trupi Udhëheqës
Të dashur Dëshmitarë të Jehovait që shërbeni përkrah nesh,
Ç’kënaqësi t’ju shkruajmë juve, vëllezër të dashur! Ndihemi si apostulli Gjon, i cili tha se ‘i donte vërtet’ bashkëbesimtarët e tij dhe gëzonte që ata ‘po ecnin në të vërtetën’. (2 Gjon. 1, 4) Ç’bekim është e vërteta për të gjithë ne! Ajo na ka çliruar nga Babilonia e Madhe dhe nga doktrinat e traditat e saj që çnderojnë Perëndinë. Bindja ndaj së vërtetës na ka ndihmuar të bëhemi të dashur, të mirë e të mëshirshëm. E vërteta na ka hapur rrugën që të kemi një qëndrim të pastër para Perëndisë, si dhe shpresën e jetës së përhershme.
Sa mirënjohës jemi edhe për frymën e Jehovait, që na udhëheq e na forcon ditë për ditë! Jemi të bindur se u kënaqët që në Kongreset Krahinore «Të udhëhequr nga fryma e Perëndisë», të mbajtur kohët e fundit, u shqyrtuan mënyra të ndryshme se si e bën këtë fryma e Jehovait. Teksa kushtet e botës keqësohen, është thelbësore të mbështetemi te fryma e fuqishme e Jehovait që të na drejtojë në ditët kritike që na presin.
Jemi të bindur se ju është prekur zemra kur keni lexuar tregimet emocionuese të Librit vjetor për vëllezërit që kanë përballuar kaq shumë vuajtje për besimin e tyre. Është mahnitëse të mendosh se kur u lindën 1 Sel. 1:6-8.
vështirësitë, një pjesë e mirë e këtyre besnikëve ishin pagëzuar nga pak kohë ose nuk ishin pagëzuar ende. Sa i duam për besnikërinë e tyre dhe për përkrahjen e drejtësisë! Vërtet, shembulli i tyre i shkëlqyer na bën më të vendosur të vazhdojmë besnikë ndaj Mbretërisë, pavarësisht ç’vështirësi mund të na dalë.—E dimë, vëllezër të dashur e motra të dashura, se duhet të përballoni shumë probleme ekonomike e të tjera, që t’i mbani familjet të bashkuara në lidhjen e dashurisë. Disa nga ju s’e kanë të lehtë as të mbështetin rregullisht e besnikërisht veprën e predikimit të Mbretërisë dhe aktivitete të tjera të nevojshme të kongregacionit. Ja pse, pas shumë diskutimesh e lutjesh, kemi bërë disa rregullime në mbledhjet e kongregacionit që nga 1 janari 2009. Kemi besim se do t’i shfrytëzoni këto ndryshime që t’i kushtoni më tepër kohë studimit personal dhe familjar.
Në asambletë dhe kongreset e ndryshme të vitit 2008, u gëzuam që pamë kaq shumë veta të kualifikohen për pagëzim. Ndër ta ishin edhe disa mjaft të rinj në moshë. Ju prindër jeni për t’u lavdëruar që po i rritni fëmijët me çmueshmërinë për të vërtetën e po i nxitni t’i kushtohen Jehovait që t’i shërbejnë ndërsa janë ende të vegjël. Fakti që këta të rinj të shtrenjtë janë kualifikuar për pagëzim paçka se hasin shumë vështirësi në shkollë, tregon fare qartë stërvitjen që kanë marrë në shtëpi.—Psal. 128:1-6.
Nuk duhet lënë pa përmendur edhe rritja e admirueshme në veprën e studimeve biblike, në të cilën një Zbul. 22:17) U urojmë një mirëseardhje të ngrohtë në vëllazërinë tonë mbarëbotërore 289.678 vetave që e simbolizuan me pagëzim kushtimin e tyre vitin që kaloi.
pjesë të madhe e kanë pasur misionarët dhe pionierët specialë të palodhur. Të gjithë ne në Trupin Udhëheqës e vlerësojmë shumë rolin e rëndësishëm që luajnë vëllezërit e motrat në mbarë botën për t’u thënë «Eja!» njerëzve me zemër të sinqertë, duke i ftuar të gjithë të eturit ‘të marrin falas ujin e jetës’. (Asnjëherë s’është e tepërt t’i kujtojmë vetes fjalët e apostullit Gjon: «Bota po kalon, e po kështu edhe dëshirat e saj, kurse ai që bën vullnetin e Perëndisë, mbetet përgjithmonë.» (1 Gjon. 2:17) Vetëm mendoni: po jetojmë kaq afër kohës kur kjo botë ‘do të kalojë’! Sa e mençur është të përqendrohemi që të bëjmë vullnetin e Perëndisë dhe ‘të qëndrojmë vigjilentë’! (Mat. 24:42) S’do të bëhemi kurrë pishman po të veprojmë kështu, dhe do të korrim dobitë që vijnë nga dashamirësia e Jehovait.—Isa. 63:7.
Shpresojmë se tregimet prekëse nga vendet e shumta, që do të gjeni në këtë Libër vjetor, do t’ju nxitin të vini në vend të parë në jetën tuaj interesat e Mbretërisë. Duam t’ju sigurojmë se ju mbajmë gjithnjë në mendje e në lutjet tona dhe ju duam shumë. Jehovai derdhtë mbi ju bekimet e tij të bollshme!
Vëllezërit tuaj,
Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait