Vendet e ish-Jugosllavisë
Vendet e ish-Jugosllavisë
VENDI që dikur njihej si Jugosllavia, është një rajon me një larmi mahnitëse. Kjo zonë e kufizuar në veri me Evropën Qendrore e Lindore, në jug me Greqinë e Turqinë dhe në perëndim me Italinë, është vatër kulturash, gjuhësh dhe fesh. Gjithsesi, në mendjen e shumë njerëzve, emri Jugosllavi sjell imazhe luftërash e konfliktesh. Që nga vrasja e arkidukës Franc Ferdinand, më 1914, e deri në spastrimin etnik të kohëve të fundit, kjo pjesë e gadishullit të Ballkanit rrallëherë ka gjetur paqe. Popujt e ndryshëm të këtij rajoni janë ndeshur për të fituar pavarësinë, e si pasojë republikat përbërëse të tij janë bërë shtete më vete. Si përfundim, Jugosllavia u nda dhe tani në ish-territorin e saj ndodhen Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Sllovenia.
Përkundër këtij sfondi me konflikte politike, etnike e fetare, del në pah një histori mbresëlënëse që flet për dashurinë, unitetin dhe besimin. Dëshmitarët e Jehovait në këtë rajon kanë kapërcyer paragjykimet dhe armiqësitë që kanë copëtuar Ballkanin. Uniteti i tyre pavarësisht nga kulturat e ndryshme, vjen si rrjedhojë e besnikërisë ndaj një qeverie më të lartë: Mbretërisë së Perëndisë.
FILLIMET
Si nisi vepra e popullit të Jehovait në këtë zonë? Historia nis me një berber të ri në moshë që quhej Franc Brand, me origjinë nga Vojvodina, rajoni verior i
Jugosllavisë. Ai kishte shkuar të kërkonte punë në Austri, ku ra në kontakt me të vërtetën, të cilën e çoi në vendlindje në vitin 1925. U bashkua me një grup të vogël që lexonte dhe diskutonte botimet ndihmëse Studime mbi Shkrimet, të cilat ua kishin dërguar disa të afërm nga Shtetet e Bashkuara.Ata e kuptuan se duhej të predikonin dhe kështu përkthyen në serbisht dy broshura që shpjegonin mësimet biblike. Por, mjerisht, para se të shpërndaheshin broshurat, grupin e vizitoi një vëlla me përgjegjësi që ishte kthyer kundër organizatës dhe kishte formuar sektin e vet. Ai i bindi të gjithë, përveç Francit, të largoheshin nga Studentët e Biblës.
Atëherë Franci shkoi të banonte në Maribor të Sllovenisë, ku gjeti punë te një berber. I dha dëshmi pronarit të dyqanit, Rihart Taucit, i cili e pranoi të vërtetën. Franci dhe Riharti, që u bënë të njohur si berberët që besonin Biblën, e përdornin dyqanin si qendër predikimi. Klientët i dëgjonin me vëmendje. E kush do të guxonte të lëvizte ose të fliste ndërsa rruhej! Një klient ishte Xhuro Xhamonja, një politikan. Një tjetër ishte Rudolf Kaleja, pronari i një dyqani për riparime makinash shtypi. Si Xhuroja dhe Rudolfi përparuan shpejt dhe pas pak u pagëzuan. Xhuroja e la politikën dhe ndihmoi për formimin e Shoqatës së Farit të Studentëve të Biblës në Mbretërinë e Jugosllavisë. Falë këtij enti ligjor, vëllezërit mund të predikonin e të mbanin mbledhje lirisht.
«FOTO-DRAMA» ÇEL RRUGËN
Në vitin 1931, zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Zvicër dërgoi dy vëllezër që të shfaqnin «Foto-Dramën e Krijimit» në qytetet e mëdha të Jugosllavisë. Sallat mbusheshin plot dhe të pranishmit ishin gjithë sy e veshë teksa Xhuroja paraqiste materialin. «Foto-Drama» ngjalli interes për të vërtetën biblike në gjithë vendin. Ndërkohë, në Maribor, vëllezërit i drejtonin mbledhjet në gjuhët sllovene e gjermane. Kurse në Zagreb e në zonat përreth, kishte grupe që mblidheshin për të shqyrtuar botimet e përkthyera në gjuhën kroate.
Më pas, vëllezërit vendosën të nisnin përkthimin e Kullës së Rojës në sllovenisht dhe kroatisht, një detyrë shumë e vështirë ato ditë të hershme. Pasi përkthehej revista, një motër e shtypte në makinë me letër karboni, me të cilën mund të bëheshin vetëm 20 kopje njëherësh. Më vonë, kur morën një shaptilograf, prodhimi u rrit në 200 kopje të Kullës së Rojës njëherësh.
Të pajisur me këto revista, vëllezërit e motrat udhëtonin me tren që të predikonin në pjesë të ndryshme të Jugosllavisë. Nganjëherë, vëllezërit në Slloveni merrnin me qira një kamion të hapur dhe punësonin një shofer që s’ishte Dëshmitar. Ai i çonte në zonat ku donin të predikonin dhe priste atje tërë ditën, derisa të mbaronin. Në ato ditë të hershme, këta lajmëtarë të Mbretërisë nuk ishin stërvitur shumë dhe nganjëherë mesazhi i tyre ishte paksa troç, por Jehovai i bekoi përpjekjet e tyre duke i ndihmuar të gjenin «ata që ishin të prirur për jetën e përhershme».—Franc Zagmajsteri kujton: «Dëgjova për të vërtetën në vitin 1931, nga tezja, Terezija Gradiç, dhe i shoqi, Franci. Ai ishte ndër lajmëtarët e parë në Slloveni. Ndonëse më parë e kundërshtonte me zjarr fenë, burri i tezes nisi të lexonte me etje Biblën. Kjo më bëri shumë përshtypje, prandaj fillova të studioja Shkrimet bashkë me të. Edhe pse familja më kundërshtonte, doja t’u flitja të tjerëve për këtë njohuri që sapo kisha marrë. Kur kjo i ra në vesh
priftit të famullisë sonë, më thirri menjëherë. Më tha se nuk më lejohej të mbaja Bibël, sepse nuk mund ta kuptoja. Nuk pranova t’ia jepja Biblën time. Më vonë, kur më vdiq babai, prifti m’u afrua në rrugë, i tërbuar ngaqë s’kisha paguar për asnjë meshë për tim atë. I thashë: ‘Do të të paguaj jo një, po një mijë mesha, po qe se kjo do ta ndihmojë babanë.’—E ndihmon, si s’e ndihmon!—tha prifti.
—Po të jetë në qiell,—ia ktheva,—s’ka nevojë për meshën tënde, dhe po të jetë në ferr, mesha s’i hyn më në punë.
—Po sikur të jetë në purgator?—më pyeti prifti.
—Zoti prift,—i thashë,—ti e di mirë se unë kam shumë prona. Jam gati të shkoj që tani tek avokati e të t’i kaloj ty, nëse më tregon nga Bibla se njeriu ka një shpirt të pavdekshëm që jeton pas vdekjes, se ferri dhe purgatori ekzistojnë dhe se Perëndia është Trinitet.
Më pa me inat, ndezi një cigare, dhe iku.»
PIONIERË PËR TERRITORIN
Në vitet 30, burra e gra të përkushtuar hapën rrugën që drita e së vërtetës të ndriçonte në Jugosllavi. Për shembull, në Maribor të Sllovenisë, Greta Shtaudingeri, Katarina Koneçniku e më vonë Karolina Stropniku, hynë në atë që njihej si shërbimi i pionierit gjatë kohës së pushimeve. Më në jug, në Mostar, qyteti kryesor i Hercegovinës, një dirigjent me emrin Alfred Tuçek e dalloi tingullin e së vërtetës dhe nisi të shërbente si pionier. Dushan Mikiç, një 23-vjeçar nga Zagrebi, Kroaci, mori broshurën Ku janë të vdekurit? Edhe ai përparoi shpejt, u pagëzua dhe nisi të shërbente si pionier. Pas pak radhët e pionierëve do të përforcoheshin me mbërritjen e disa vëllezërve e motrave të zellshëm nga Gjermania.
Ndërkohë që në Jugosllavi e vërteta po zinte rrënjë, në Gjermani po ndalohej. Zyra e degës në Zvicër mori masa të dërgoheshin në Jugosllavi rreth 20 pionierë me përvojë, si: Martin Poetzingeri, Alfred Shmidi, Vinko e Jozefina Platajsi dhe Vili e Elizabeta Vilke. Ndonëse nuk flitnin sllovenisht ose serbo-kroatisht, këta pionierë vetëmohues përdornin kartat e dëshmisë për të predikuar me guxim, duke i çelur rrugën përparimit të mëtejshëm në të ardhmen.
VËSHTIRËSITË E PIONIERËVE
Zelli për Jehovain dhe dashuria për njerëzit, i ndihmuan pionierët të kapërcenin problemet me gjuhën dhe mungesën e parave. Edhe udhëtimi nga njëri vend në tjetrin ishte i vështirë. Jo rrallë ndodhte të bënin 40 kilometra në këmbë nëpër mot të keq e në terren të vështirë, për të shkuar në fshatra të largëta. Një pioniere kujton se, për t’i ruajtur këpucët, i hiqte kur bënte rrugën nga njëri fshat në tjetrin. Martin Poetzingeri, i cili më vonë u bë anëtar i Trupit Udhëheqës, kujtonte me ëndje kohën që kaloi duke udhëtuar përmes vendit me çantën e shpinës plot me literaturë e duke u predikuar të gjithë atyre që donin ta dëgjonin.
Problemi i transportit u lehtësua me mbërritjen e biçikletave që i kishte blerë një vëlla në Zvicër e ua kishte dhuruar këtyre pionierëve besnikë. Ato biçikleta u përdorën për dekada të tëra në shërbim.
Ndonëse popujt e Jugosllavisë njihen për mikpritjen, pionierët hasën kundërshtim fetar dhe shumë përndjekje. Priftërinjtë i mbanin nën kontroll të rreptë besimtarët, sidomos në fshatrat e vogla. Nganjëherë, priftërinjtë i shtynin nxënësit e shkollave t’i ndiqnin pionierët e t’i gjuanin me gurë. Gjithashtu, kleri nxiti autoritetet të mos i linin rehat pionierët, t’u konfiskonin literaturën e t’i arrestonin.
Në një rast, teksa predikonte në një fshat të largët në Kroaci, Vili Vilke dëgjoi zhurmë e potere nga sheshi i fshatit. Ai me të shoqen, si dhe me një pioniere tjetër, Greta Shtaudingerin, po shpërndanin atje broshurën Sundimtari i drejtë, që kishte në kopertinë figurën e Jezu Krishtit. Vili kujton: «U tmerrova kur shkova te sheshi dhe pashë përreth gruas sime një turmë të inatosur, rreth 20 veta, të armatosur me drapërinj. Aty pranë, një grup tjetër po digjte broshurat tona.»
Pionierët s’e kishin idenë pse këta fshatarë të thjeshtë ishin kaq të inatosur, dhe motra Vilke nuk e fliste gjuhën aq mirë sa t’i pyeste. Por Greta e fliste rrjedhshëm gjermanishten dhe gjuhët vendëse. Ajo bëri një hap përpara dhe pyeti: «Zonja e zotërinj, ç’po bëni?»
—Nuk e duam mbretin Petar!—u përgjigjën ata pothuajse njëzëri.
—As ne,—ua ktheu Greta.
Të habitur, njerëzit treguan figurën në kopertinën e broshurës dhe pyetën: «Atëherë, pse bëni propagandë për të?»
Tani e kuptoi Greta ku ishte problemi. Një vit më parë, më 1934, mbreti jugosllav Aleksandri I ishte vrarë dhe ishte pasuar nga i biri, Petari. Por fshatarët pëlqenin më tepër autonominë, sesa një monark nga Serbia. Kishin menduar se figura me Jezu Krishtin ishte mbreti Petar!
Ky keqkuptim u sqarua menjëherë dhe u dha dëshmi e plotë për Mbretin Jezu Krisht. Disa që kishin djegur broshurat, tani donin të tjera. Pionierët u larguan të lumtur nga fshati, duke ndier se Jehovai i kishte mbrojtur.
Gjithashtu, pionierët duhej të tregonin kujdes për zakonet e vendit. Ndërsa predikonin në fshatrat kryesisht myslimane në Bosnjë, duhej të tregonin shumë kujdes që të mos fyenin banorët vendës. Për shembull,
të shikoje në sy një grua myslimane të martuar, mund të shkaktonte reagim të keq nga burri i saj.Në atë kohë, në vend kishte shumë pak kongregacione e grupe. Prandaj, pasi predikonin gjithë ditën në ndonjë fshat të largët, disa herë e kishin të vështirë të gjenin strehim për natën. Pionierët s’kishin shumë para, prandaj s’mund të merrnin ndonjë dhomë të përshtatshme në ndonjë bujtinë. Jozefina Platajsi kujton: «Në një fshat, askush nuk na pranoi në shtëpi sepse kishin frikë nga prifti katolik. Tashmë ishte errësuar kur po bëheshim gati të iknim nga fshati. Rrugës pamë një pemë të madhe, poshtë së cilës kishte gjethe të thata. Kishim gjetur vendin ku të kalonim natën! Si jastëk përdorëm thesin e lavanderisë dhe im shoq e lidhi biçikletën te
kyçi i këmbës së vet, me një litar. Në mëngjes, kur u zgjuam, pamë se kishim fjetur pranë një pusi, kështu që kishim ujë për t’u larë. Jehovai jo vetëm që na mbrojti, por edhe u kujdes për nevojat tona fizike.»Këta pionierë panë se si u kujdes Jehovai për ta, deri në hollësi. Ata nuk donin rehatinë, por të çonin përpara lajmin e mirë.
KALOJNË NË MAQEDONI
Alfred e Frida Tuçeku, të dy pionierë, përfituan nga rasti që të përhapnin mesazhin e Mbretërisë ndërsa udhëtonin nga Sllovenia në Bullgari. Në qytetin e Strumicës, në Maqedoni, i dëshmuan pronarit të një dyqani, Dimitar Jovanoviç, dhe i dhanë hua literaturë. Pas një muaji, ndërsa ktheheshin nga Bullgaria, i shkuan prapë për vizitë. Kur morën vesh se nuk e kishte lexuar literaturën, i kërkuan t’ua kthente që t’ua jepnin të tjerëve që do ta vlerësonin. Kjo i zgjoi kureshtjen Dimitarit. Iu lut
t’i jepnin edhe një mundësi tjetër që të lexonte literaturën. Pasi e lexoi, kuptoi se kishte gjetur të vërtetën dhe u bë i pari në Maqedoni që u pagëzua si Dëshmitar i Jehovait.Më pas, Dimitari u foli për të vërtetën dy vëllezërve, Aleksa dhe Kosta Arsovit. Shpejt në Maqedoni u bënë tre Dëshmitarë. Të pajisur me revista, gramafon dhe disqe me fjalime, ata nisën të predikonin. Një nga këto revista i ra në dorë një pastori evangjelist metodist, i cili ia dha një të riu inteligjent në kishën e tij, Tusho Sarçevit. Tushos i pëlqeu ajo që lexoi dhe e bindi pastorin t’i gjente revista të tjera si ajo. Shpejt Tushoja mësoi se nuk ishte e përshtatshme të paguheshe për të predikuar lajmin e mirë. Tërë zell, ia tha këtë pastorit, i cili reagoi duke mos i çuar më revista. Tushoja gjeti adresën e zyrës së degës në Maribor nëpërmjet revistave dhe shkroi që t’i dërgonin me postë revista të tjera. Zyra kontaktoi Dimitarin, Aleksën dhe Kostën e u kërkoi të vizitonin Tushon. Shpejt u formua një grup.
Në vitin 1935 vëllezërit e spostuan zyrën e degës nga Maribori i Sllovenisë në kryeqytetin jugosllav, Beograd, Serbi. Mbikëqyrja iu besua Franc Brandit dhe Rudolf Kalesë.
NDALOHET VEPRA
Aktiviteti i zellshëm i atyre ditëve kuptohet nga një broshurë që botoi Kisha
Katolike në vitin 1933. Në të shpjegohej me shumë hollësi predikimi i Dëshmitarëve të Jehovait, dhe kisha parashikonte se veprës sonë së shpejti do t’i vinte fundi. Sa gabim e kishin!Në Jugosllavinë Veriore, kleri ishte inatosur nga aktiviteti i zellshëm i grupit të vogël të pionierëve. U acaruan edhe më tepër kur gjykatat i frenuan përpjekjet për të kufizuar veprën e predikimit të Mbretërisë. Por, pas njëfarë kohe, ministër i brendshëm u bë një prift jezuit nga Sllovenia. Një nga dekretet e tij të para, ishte shkrirja e Shoqatës së Farit dhe në gusht të vitit 1936, vepra u ndalua zyrtarisht. Autoritetet i mbyllën Sallat e Mbretërisë dhe konfiskuan gjithë literaturën. Shyqyr që kongregacionet ishin njoftuar që më parë dhe autoritetet pothuajse s’gjetën asgjë për të konfiskuar. Që të vazhdonte vepra, në Beograd u hap një shtëpi botuese e vogël me emrin «Kulla strazhara» (Kulla e Rojës) dhe mbledhjet mbaheshin nëpër shtëpi private.
Me këtë ndalim zyrtar, qeveria i shtoi presionet për t’i dhënë fund veprës së predikimit. Në shënjestër ishin sidomos shërbëtorët në kohë të plotë, dhe kjo ua vështirësoi gjithnjë e më tepër jetën vëllezërve gjermanë atje. Shumë nga këta pionierë kishin shkuar në Jugosllavi sepse vepra ishte ndaluar në vendet e tjera evropiane, por tani ishte ndaluar edhe atje. Edhe pse i arrestuan e i burgosën, pionierëve nuk iu mpak zelli. Një motër tha: «Nganjëherë ne të burgosurve nuk na linin të kishim vizita, por Jehovai kurrë s’na braktisi. Një herë, kur erdhi të na vizitonte një vëlla, por nuk e lanë, i foli gardianit me zë aq të lartë sa ne e dëgjuam. Edhe vetëm tingulli i zërit të tij na dha zemër.»
Gjatë këtyre kohëve të pasigurta, duhej guxim i madh të përktheje e të shpërndaje broshurën Gjykatësi Radhërford demaskon kolonën e pestë, e cila demaskonte
rolin e kishave katolike në mbështetjen e programit politik të qeverisë naziste. Broshura u përkthye në serbisht, kroatisht e sllovenisht dhe u shtyp në 20.000 kopje për secilën gjuhë. Kjo broshurë u ndalua që në fillim dhe solli si pasojë dëbimin e pionierëve të huaj, si dhe një padi nga prokurori, që kërkonte 10 deri në 15 vjet burg për botuesit e saj. Duke marrë në sy rrezikun, ata pak lajmëtarë që ishin në Jugosllavi i shpërndanë shpejt e shpejt të 60.000 broshurat.Lina Babiç, e cila e mësoi të vërtetën aty nga fundi i Luftës II Botërore dhe mbante lidhje të ngushta me vëllezërit e motrat besnikë, shpjegon: «Në atë kohë, njerëzit ishin të etur për të vërtetën biblike dhe u pëlqente të lexonin. Meqenëse gjithnjë duhej të tregoheshim të kujdesshëm, mendova ta kopjoja me dorë literaturën në një bllok shënimesh. Kështu, po të më kontrollonin, do të krijohej përshtypja se thjesht kisha mbajtur shënime personale.»
ZGJEDHIN MES TOLSTOIT DHE JEHOVAIT
Teksa botës po i kanosej lufta, në një nga kongregacionet më të mëdha në Jugosllavi pati një përçarje. Disa kishin filluar të përhapnin idetë e shkrimtarit dhe filozofit fetar rus Leon Tolstoit. Tolstoi, dikur pjesëtar i Kishës Ortodokse Ruse, kishte krijuar bindjen se të gjitha kishat e krishtere ishin institucione të korruptuara që e kishin falsifikuar fare krishterimin. Disa vëllezër përvetësuan këtë mosbesim për të gjitha organizatat fetare dhe nisën të shprehnin pakënaqësi ndaj organizatës së Jehovait. Duke shpërdoruar besimin që i ishte dhënë, vëllai që merrte drejtimin në kongregacionin e Zagrebit arriti të bindte shumicën e lajmëtarëve të pranonin pikëpamjet e Tolstoit. Kaq i fortë ishte ndikimi i këtij vëllai, saqë pjesa më e madhe e kongregacionit, më shumë se
60 pjesëtarë, miratuan një rezolutë ku hiqnin dorë nga organizata e Jehovait.Kur i ra në vesh kjo Rudolf Kalesë, u nis menjëherë nga Beogradi në Zagreb për t’u takuar me gjithë kongregacionin. Foli me ta për të vërtetat biblike themelore që kishte zbuluar Jehovai me anë të klasës së skllavit të besueshëm e të matur. (Mat. 24:45-47) Pastaj, i pyeti: «Kush jua mësoi këto të vërteta? Tolstoi apo organizata e Jehovait?» Duke cituar Josiun 24:15, u kërkoi të ngrinin dorën atyre që donin të qëndronin në organizatën e Jehovait. Vetëm dy ngritën dorën.
«Ishte aq e dhembshme sa nuk përshkruhet me fjalë»,—tha Rudolfi.
Dukej sikur gjithçka e mirë që ishte arritur në kongregacion, do të përmbysej.
Atëherë, ai i ftoi dy besnikët në podium dhe tha: «Pra, mbetemi vetëm ne të tre. Tani, ne përfaqësojmë popullin e Jehovait në këtë qytet. Do t’u kërkoja të gjithë të tjerëve të largohen nga kjo dhomë e të vazhdojnë rrugën e tyre. Na lini vetëm, ju lutem! Ne duam t’i shërbejmë Perëndisë tonë, Jehovait, kurse ju shkoni e shërbejini Tolstoit tuaj. Nuk duam të shoqërohemi më me ju.»
Për disa sekonda, ra heshtje e thellë. Pastaj, një nga një, edhe të tjerë nisën të ngrinin dorën e të thoshin: «Edhe unë dua t’i shërbej Jehovait.» Në fund, nga dhoma doli vetëm shërbëtori apostat i kongregacionit dhe disa pasues të tij. Kjo sprovë besnikërie i forcoi shërbëtorët besnikë të Jehovait për sprovat më të rënda që do të hasnin shumë shpejt.
VËSHTIRËSITË E LUFTËS
Më 6 prill 1941, ushtria gjermane pushtoi Jugosllavinë. Zyra e degës u dëmtua nga bombardimet ajrore
masive mbi Beograd. Trupat gjermane e ndanë në dy pjesë Jugosllavinë. Për njëfarë kohe u ndërpre komunikimi mes vëllezërve në Bethelin e Serbisë dhe atyre në Slloveni, Kroaci e Maqedoni, për shkak të luftimeve. Për vëllezërit në pjesën më jugore të Maqedonisë ishte edhe më keq, pasi arritën t’i rivendosnin lidhjet vetëm pas luftës.Papritur, vëllezërit u gjendën përballë rrethanave të reja sfiduese. Bota e zhytur në konfliktin ndërkombëtar solli mbi vëllezërit dhe motrat e dashur një kohë sprovash të rënda dhe shoshitjeje. Besimi dhe dashuria e tyre për Jehovain e për organizatën e tij, do të viheshin në provë.
Zyra në Beograd u mbyll dhe shpërndarja e ushqimit frymor për vëllezërit u organizua në Zagreb të Kroacisë. Meqë gjobat dhe burgimet u zëvendësuan me kampet e përqendrimit dhe me dënimet me vdekje, maturia e fshehtësia u bënë edhe më jetike.
Kur trupat gjermane pushtuan dhe ndanë Jugosllavinë, ngritën edhe kampe përqendrimi. Në Kroaci, këto kampe u përdorën për të veçuar e për të shfarosur disa minoritete etnike dhe jokatolike, si dhe kundërshtarët fetarë të regjimit. Në Serbi, forcat naziste ngritën kampe pune dhe kampe përqendrimi. Për shkak të asnjanësisë, më shumë se 150 vëllezër nga Hungaria u burgosën në kampin që ndodhej në Bor të Serbisë. Edhe në Jugosllavi Dëshmitarët e Jehovait u bënë shënjestër e regjimit nazist. Si pasojë, vepra e predikimit bëhej kryesisht nëpërmjet dëshmisë joformale. Lajmëtarët u këshilluan të mbanin vetëm Biblën dhe një botim, e iu sugjerua ç’të thoshin po t’i arrestonin. I mbanin mbledhjet në grupe të vogla dhe nuk i dinin vendet e tjera të mbledhjeve.
Ngaqë literatura nuk mund të futej pa rrezik në vend, riprodhohej fshehurazi. Vëllezërit mundoheshin gjithë
natën nëpër vende të ndryshme për të shtypur e për të lidhur revista e broshura. Gjithashtu punonin pa u lodhur që të fitonin para për shtypjen e literaturës. Nëpërmjet lidhjeve të ndryshme me tregtarët, vëllezërit arrinin gjithnjë t’i blinin gjërat e nevojshme për shtypjen. Ndërsa paragjykimet kombëtare e fetare brenda kufijve të Jugosllavisë ishin shumë të forta, vëllezërit tanë ishin të bashkuar dhe grumbullonin fondet personale për të siguruar ushqimin frymor jetëshpëtues. Si ua çonin grupeve të izoluara të lajmëtarëve në territorin e tyre?Stefan Stankoviç, punëtor hekurudhe me origjinë serbe, u tregua i gatshëm t’i ndihmonte vëllezërit pavarësisht nga prejardhja e tyre. Duke marrë në sy rrezikun, Stefani nisi të çonte fshehurazi literaturë nga Kroacia në Serbinë e pushtuar. Një ditë, policia i gjeti literaturë në valixhen që kishte me vete. Donin të dinin nga vinte ajo literaturë. Por, Stefani nuk i tradhtoi vëllezërit dhe nuk pranoi të jepte të dhëna. Policia e çoi në një burg për ta pyetur dhe pastaj e transferoi në kampin e përqendrimit aty pranë, në Jasenovac. Në këtë kamp me famë për mizorinë, vëllai ynë besnik humbi jetën.
Mihovill Ballkoviç, një vëlla i matur e i shkathët, punonte si hidraulik në Kroaci gjatë atyre kohëve të trazuara. Përveç punës që bënte, ai vizitonte vëllezërit që t’u jepte zemër e të shpërndante literaturë. «Në një rast,—tregon nipi i tij,—ai mori vesh se treni me të cilin po udhëtonte, do të kontrollohej në qytetin tjetër. Prandaj, zbriti një stacion para atij që kishte planifikuar. Ndonëse pjesa më e madhe e qytetit ishte rrethuar me
tela me gjemba, arriti të ikte përmes një vreshti. Literaturën e kishte në çantën e shpinës dhe sipër kishte vënë dy shishe rakie dhe disa ushqime. Teksa ecte me kujdes përmes vreshtit, kaloi para një bunkeri dhe papritur një ushtar i bërtiti: ‘Ndal! Kush je?’ Kur u afrua pak më tepër, një ushtar e pyeti: ‘Ç’ke në çantë?’‘Pak miell, ca fasule e ca patate,—ia ktheu Mihovilli.
Kur e pyeti ç’kishte në shishe, ai i tha: ‘Nuhate dhe ktheje një gllënjkë.’
Pasi ushtari e provoi, Mihovilli i tha: ‘Këtë shishe mbaje ti, bir, kurse tjetrën po e mbaj unë.’
Të kënaqur me përgjigjen e tij dhe me rakinë, ushtarët ia kthyen: ‘Vazhdo rrugën, xhaxho!’
Kështu, literatura mbërriti shëndoshë e mirë në duart e vëllezërve»,—përfundon nipi i Mihovillit.
S’diskutohet që Mihovilli ishte shumë i guximshëm. Ai udhëtoi nëpër zona të kontrolluara nga të dyja palët e luftës. Nganjëherë takonte partizanë, herë të tjera fashistët e Ustashes ose ushtarët çetnikë. * Në vend që të sprapsej, ai i përdori këto mundësi që të jepte dëshmi e të shpjegonte shpresën e Biblës për të ardhmen. Kjo kërkonte vërtet guxim, sepse jeta e një Dëshmitari ishte gjithnjë në rrezik. E arrestuan, e morën në pyetje dhe e burgosën disa herë.
Aty nga fundi i luftës, natën e 9 nëntorit 1944, partizanët bastisën shtëpinë e Mihovillit, i konfiskuan literaturën dhe e morën me vete Mihovillin. Mjerisht, nuk u kthye më kurrë. Më vonë u mor vesh se i kishin prerë kokën.
Josip Saboja ishte veçse një djalosh kur shpërndante literaturë me biçikletë në krahinën e Sllavonisë, në Kroaci. Si kosh të biçikletës bëri një kuti për literaturën, që e mbulonte me dardha të freskëta. Në atë kohë, pothuajse në hyrjen e çdo fshati kishte një barrikadë që ruhej me ushtarë.
«Ç’ke në kuti?»—e pyetnin ushtarët në çdo postbllok.
«Dardha për dajën»,—përgjigjej ai dhe ushtarët merrnin një a dy dardha. Teksa i afrohej vendmbërritjes, mbeteshin pak dardha për të fshehur literaturën. Kështu që merrte ndonjë shteg të braktisur për të ruajtur dardhat e fundit dhe literaturën e çmuar që fshihej poshtë tyre.
BESNIKË DERI NË FUND
Lestan Fabijani, një murator nga Zagrebi, foli për të vërtetën me Ivan Siverin, Franjo Drevenin dhe Filip Huzek-Gumbazirin. Të gjithë u pagëzuan brenda gjashtë muajsh dhe nisën të predikonin e të mbanin mbledhje. Mbrëmjen e 15 janarit të vitit 1943, një patrullë ushtarake shkoi në shtëpinë e Ivan Siverit që ta arrestonte, bashkë me Franjo Drevenin dhe një vëlla tjetër, Filip Iliçin. Kontrolluan shtëpinë, konfiskuan gjithë literaturën dhe morën vëllezërit.
Lestani mori vesh për arrestimet, prandaj bashkë me Filip Huzek-Gumbazirin shkuan të ngushëllonin nënën dhe motrën e Franjos. Por partizanëve u vajti në vesh kjo dhe arrestuan Lestanin e Filipin. Të pesë vëllezërit shpjeguan me anë të Biblës se i shërbenin vetëm Jehovait dhe treguan se ishin ushtarë të Krishtit. Ngaqë të gjithë refuzuan të merrnin armët e të luftonin, i dënuan me vdekje. I mbajtën robër deri në ekzekutim.
Një natë, të pesë vëllezërit i zgjuan, u hoqën rrobat dhe i çuan në pyll. Rrugës, tek ecnin, iu dha mundësia të ndërronin mendje. Ushtarët u përpoqën t’u thyenin vendosmërinë vëllezërve duke u kujtuar familjet. Folën për gruan shtatzënë të Filip Huzek-Gumbazirit dhe katër fëmijët e tij. Ai ua ktheu se ishte plotësisht i sigurt se Jehovai do të kujdesej për ta. Franjo Dreveni s’ishte i martuar, prandaj e pyetën kush do të kujdesej për nënën dhe motrën e tij.
Pasi mbërritën në vendin e ekzekutimit, ushtarët i detyruan vëllezërit të rrinin në këmbë në të ftohtin e dimrit. Pastaj nisën ekzekutimet. Fillimisht, pushkatuan Filip Huzek-Gumbazirin. Pastaj pritën dhe i pyetën të tjerët mos kishin ndërruar mendje. Por vëllezërit ishin të vendosur. Kështu, ushtarët pushkatuan Franjon, pastaj Ivanin e më pas Lestanin. Filip Iliçi, i fundit që mbeti
gjallë, bëri kompromis dhe pranoi të bashkohej me ushtarët. Megjithatë, tre muaj më vonë u kthye në shtëpi sepse u sëmur, dhe tregoi ç’kishte ndodhur. Jetën që ishte përpjekur ta shpëtonte duke bërë kompromis, e humbi para kohe për shkak të sëmundjes.Në Slloveni, shumë vëllezër e motra u bënë viktima të përndjekjes. Për shembull, Franc Drozgu, një kovaç 38-vjeçar, nuk pranoi të merrte armët. Për shkak të kësaj, nazistët e ekzekutuan në Maribor, më 8 qershor 1942. Disa që ishin të pranishëm, tregojnë se para se ta pushkatonin, i kishin varur në qafë një tabelë me mbishkrimin: «Nuk jam nga kjo botë.» (Gjoni 17:14) Besimi i tij i fortë del në pah në letrën që shkroi vetëm pak minuta para se ta ekzekutonin: «I dashur mik! Rupert, sot më dënuan me vdekje. Mos vajto për mua. Të dërgoj dashurinë time ty dhe të gjithëve në shtëpi. Do të shihemi në Mbretërinë e Perëndisë.»
Autoritetet ishin të pamëshirshme në përpjekjet për të ndalur veprën e predikimit, por Jehovai tregoi se ishte Perëndi i shpëtimit. Për shembull, policia shpesh bënte bastisje dhe i rreshtonte të gjithë banorët e një zone për t’u parë kartat e identitetit. Të gjithë ata që dukeshin të dyshimtë, i çonin në burg. Ndërkohë, policë të tjerë kontrollonin shtëpitë private dhe apartamentet. Shpesh vëllezërit e provonin kujdesin dhe mbrojtjen e Jehovait kur policët i kalonin shtëpitë e tyre, me siguri duke menduar se tashmë ishin kontrolluar. Të paktën në dy raste, në apartamentet e vëllezërve kishte shumë literaturë, si dhe shaptilografë. Herë pas here, ata që merrnin pjesë në veprën e predikimit në ato kohë të rrezikshme, provonin sa të vërteta janë fjalët e Biblës që na sigurojnë se «Jehovai është shumë i butë në përzemërsi dhe i mëshirshëm».—Jak. 5:11.
TË DËNUAR ME VDEKJE
Lufta II Botërore mbaroi në vitin 1945, dhe me të mori fund një nga periudhat më gjakatare në historinë e njerëzimit. Me disfatën e Hitlerit dhe aleatëve të tij, vëllezërit shpresonin t’u hiqeshin kufizimet dhe të ishin përsëri të lirë të predikonin. Kishin arsye të shpresonin, sepse qeveria komuniste që sapo kishte ardhur në pushtet, premtonte lirinë e shtypit, të fjalës e të adhurimit.
Por në shtator të vitit 1946, u arrestuan 15 vëllezër e 3 motra. Ndër ta ishin Rudolf Kale, Dushan Mikiç dhe Edmund Stropnik. Hetimet zgjatën pesë muaj. Autoritetet i akuzuan Dëshmitarët për agjitacion kundër popullit dhe shtetit, duke vënë në rrezik vetë ekzistencën e Jugosllavisë. Thanë se vepra jonë drejtohej nga Shtetet e Bashkuara dhe se predikimin për Mbretërinë e Perëndisë po e përdornim si pretekst për të shkatërruar socializmin e për të rivendosur kapitalizmin. Një prift katolik ishte i pari që akuzoi vëllezërit se ishin spiunë amerikanë që punonin nën petkun e fesë.
Në gjyq, vëllezërit e akuzuar u vetëmbrojtën me guxim dhe dhanë dëshmi të shkëlqyer për Jehovain e për Mbretërinë e tij. Vjekosllav Kosi, një vëlla i ri, tha: «Gjykatës të nderuar! Këtë fe, mësimin e Biblës, e mora nga mamaja ime dhe fillova të adhuroja Perëndinë. Gjatë pushtimit nga gjermanët, mamanë time e burgosën. Dy motrat dhe vëllai im, kishin të njëjtin besim si mamaja. I çuan në Dakau, ku i pushkatuan sepse i konsideronin komunistë, ngaqë e adhuronin Perëndinë sipas kësaj feje. Tani, për të njëjtën fe, mua po më akuzojnë në këtë gjyq si fashist.» Gjykata e liroi këtë vëlla.
Por nuk u treguan po aq tolerantë me të tjerët. Tre të akuzuar u dënuan me vdekje me pushkatim, kurse pjesa tjetër u dënua me burgim nga 1 deri në 15 vjet.
Megjithatë, kjo padrejtësi shkaktoi një reagim të fortë e të shpejtë nga vëllazëria jonë mbarëbotërore. Dëshmitarë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Evropë, i shkruan me mijëra letra proteste qeverisë së Jugosllavisë. Gjithashtu, dërguan me qindra telegrame. Edhe disa qeveritarë shkruan pro vëllezërve tanë. Për shkak të kësaj përkrahjeje të fortë, dënimet me vdekje u ndërruan në burgime me nga 20 vjet.Megjithatë, kundërshtimi nuk mbaroi këtu. Dy vjet më vonë, autoritetet sllovene arrestuan Janez Robasin dhe gruan e tij, Marijan, si dhe dy Dëshmitarë të tjerë, Jozhe Maroltin dhe Françishka Verbecin, ngaqë predikonin. Pjesërisht, akuza thoshte: «‘Sekti jehovit’ . . . rekrutonte anëtarë të rinj, të cilët i nxiste kundër sistemit shoqëror të tanishëm [dhe] kundër shërbimit ushtarak.» Me pretendimin se vëllezërit po përpiqeshin të dobësonin mbrojtjen e vendit, autoritetet i dënuan me tre deri në gjashtë vjet burg e punë të detyruar.
Në vitin 1952, të gjithë të burgosurit u liruan falë një ndryshimi politik, dhe mesazhi i Mbretërisë vazhdoi të predikohej. Premtimi i Jehovait doli i vërtetë: «Asnjë armë e sajuar kundër teje nuk do të ketë sukses dhe çdo gjuhë që ngrihet kundër teje për të të gjykuar, ti do ta dënosh.»—Isa. 54:17.
Gjithsesi, qeveria i vazhdoi përpjekjet për të dobësuar vendosmërinë e vëllezërve. Nëpër media, etiketoheshin si «të sëmurë mendorë» dhe si «fanatikë që arrijnë deri në çmenduri». Lajmet e pareshtura negative dhe frika e vazhdueshme e përgjimit, nisën t’i trembnin disa vëllezër. Kur Dëshmitarët besnikë liroheshin nga burgu, të tjerët në kongregacion i shihnin si spiunë. Por Jehovai vazhdoi t’i forconte kongregacionet me anë të vëllezërve besnikë e të matur.
Kur erdhi në pushtet Josip Broz Titoja në fund të Luftës II Botërore, u bë e qartë se ushtria do të luante rol kyç në Jugosllavi. Ata që refuzonin shërbimin ushtarak, pavarësisht nga arsyeja, e kishin punën pisk nga qeveria.
SPROVA BESNIKËRIE
Gjatë Luftës II Botërore, Ladisllav Foroja, një djalosh nëntëvjeçar nga Kroacia, kishte qenë në një grumbullim të detyruar të popullsisë, ku kishte mbajtur fjalim një prift katolik. Pas fjalimit, Ladisllavi nga kureshtja kishte hapur perden e skenës dhe kishte parë priftin tek hiqte veladonin. Poshtë veladonit kishte veshur një uniformë të Ustashes, me një gjerdan fishekësh në brez e me një granatë dore. Me kordhën në dorë, prifti i hipi kalit që e priste jashtë dhe bërtiti: «Vëllezër, le të shkojmë e t’i kthejmë në të krishterë! Nëse ndokush nuk pranon, e dini vetë ç’duhet të bëni!»
Ladisllavi e dinte se një njeri i Zotit s’duhej të vepronte kështu. Pak më vonë, nisi të ndiqte mbledhjet e fshehta të Dëshmitarëve bashkë me xhaxhanë. Ndonëse kjo i zemëroi prindërit e tij, ai vazhdoi të ndiqte mbledhjet e të bënte përparim të shkëlqyer.
Në vitin 1952, kur e thirrën për shërbimin ushtarak, Ladisllavi ua bëri të qartë qëndrimin e tij asnjanës si i krishterë. Oficerët e morën në pyetje shumë herë që ta detyronin të bënte betimin ushtarak. Në një rast, e çuan te barakat ku ishin mbledhur 12.000 rekrutë për të bërë betimin. Ushtarët e nxorën para të gjithëve Ladisllavin dhe i varën në sup një pushkë. Menjëherë ai e hodhi përtokë. Duke përdorur altoparlantë që të dëgjonin të gjithë, ushtarët thanë se po ta bënte përsëri këtë, do ta pushkatonin. Kur ai refuzoi për herë të dytë, e hoqën që andej dhe e hodhën në gropën disa metra të thellë të një bombe. U dha urdhri për ekzekutim, një ushtar qëlloi dy
herë brenda gropës dhe u kthyen te barakat. Megjithatë, asnjë plumb nuk e zuri vëllanë!Atë natë, oficerët e nxorën Ladisllavin nga gropa e bombës dhe e çuan në burg në Sarajevë. I vunë përpara një letër ku thuhej se disa pjesëtarë të besimit të tij po bënin kompromis, kurse ai po kalbej në burg bashkë me kriminelët. Herë pas here, zyrtarët i bënin presion me fjalime të gjata që vërtiteshin rreth atij argumenti. Por ai arsyetoi: «A nisa t’i shërbej Jehovait për shkak të ndonjë njeriu? Jo! A jam këtu për t’u pëlqyer njerëzve? Jo! A varet jeta ime nga ajo që thonë, mendojnë ose bëjnë të tjerët? Jo!»
Ky arsyetim i bazuar në njohurinë biblike e ndihmoi Ladisllavin të mbetej besnik në burg derisa u lirua, katër vjet e gjysmë më vonë. Më pas, shërbeu si mbikëqyrës qarkor me mbështetjen e Anicës, gruas së tij të përkushtuar bashkëbesimtare.
NJOHJE LIGJORE E KUFIZUAR
Pasi u nda nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1948, Titoja e decentralizoi qeverinë dhe pak nga pak u dha më tepër liri njerëzve. Ndonëse qeveria ende ishte prosocialiste, kishte më tepër tolerancë ndaj fesë.
Qeveria ftoi përfaqësues të Dëshmitarëve të Jehovait që të takoheshin me ta dhe u sugjeroi të bënin një statut të ri, që do t’u jepte mundësinë të ligjëronin veprën e tyre. Vëllezërit hartuan një statut dhe më 9 shtator 1953, Dëshmitarët e Jehovait u regjistruan përsëri ligjërisht në Jugosllavi.
Ndërkohë që vendet e tjera komuniste po i internonin Dëshmitarët, në Jugosllavi ata kishin mjaft liri sa të
mblidheshin në sallat e caktuara për ta. Kjo u dha mundësi edhe vëllezërve në Maqedoni të merrnin literaturë e të kontaktonin zyrën në Zagreb. Por, ndonëse Dëshmitarët e Jehovait u regjistruan ligjërisht si komunitet fetar më 1953, do të kalonin 38 vjet para se të kishin lirinë ligjore të dilnin shtëpi më shtëpi.Problemet nuk mbaruan me kaq. Për shkak të qëndrimit asnjanës të vëllezërve, autoritetet e shihnin veprën e tyre të predikimit si përhapje propagande. Rrjeti kombëtar i policisë sekrete, bashkë me informatorët, e vështirësuan shumë veprën e predikimit. Vëllezërit që i kapnin duke predikuar, i arrestonin dhe i gjobitnin. Në një raport thuhej: «Arrestimet dhe ndjekja penale vazhdojnë. Kjo po ndodh sidomos në Slloveni, ku ndikimi katolik është më i fortë e ku shumë shërbëtorë të Jehovait janë nën vëzhgimin e policisë e të agjentëve të tyre, që t’i kapin teksa studiojnë Fjalën e Perëndisë me njerëzit. Por vëllezërit kanë treguar se janë të vendosur të bëjnë që të dështojë qëllimi i përndjekjes, duke iu bindur Perëndisë e jo njerëzve.»
«TË KUJDESSHËM SI GJARPËRINJTË»
Kur predikonin në zonat fshatare të Sllovenisë, fillimisht vëllezërit i pyetnin të zotët e shtëpive nëse kishin vezë për të shitur. Po të ishte i arsyeshëm çmimi, lajmëtarët i blinin vezët për të mos ngjallur dyshime. Pasi kishin blerë mjaft vezë, në shtëpitë e tjera pyetnin për dru zjarri. Nëse u dukej e arsyeshme, gjatë blerjes e kthenin bisedën te Bibla.—Mat. 10:16.
Në zonën përreth Zagrebit, në Kroaci, vëllezërit e mbulonin sistematikisht territorin, por në një mënyrë që të mos i diktonin. Një taktikë ishte të predikonin një në çdo dhjetë shtëpi. Për shembull, nëse caktoheshin të predikonin në shtëpinë e parë, vëllezërit shkonin në
shtëpitë 1, 11, 21, 31 e kështu me radhë. Përmes këtyre përpjekjeve, shumë veta arritën të njihnin Jehovain. Por ngaqë shërbimi shtëpi më shtëpi paraqiste sfida të tilla, metoda më e përdorur e predikimit ishte dëshmia joformale.Në Serbi, vëllezërit mblidheshin në shtëpi private. Damir Porobiç tregon si mbaheshin mbledhjet në shtëpinë e gjyshes së tij, pas Luftës II Botërore. «Vinin nga pesë deri në dhjetë veta. Shtëpia e gjyshes ishte ideale për këto mbledhje, sepse mund t’i dilje nga dy rrugë. Kështu të gjithë mund të vinin e të iknin pa u diktuar, që të mos ngjallnin dyshime.»
Veronika Babiç lindi në Kroaci dhe familja e saj nisi të studionte Biblën nga mesi i viteve 50. Pasi u pagëzua në vitin 1957, ajo bashkë me të shoqin shkuan në Sarajevë të Bosnjës. Milica Radishiç, nga rajoni i Sllavonisë në Kroaci, u pagëzua në vitin 1950. Edhe familja e saj u transferua në Bosnjë. Këto dy familje nisën të përhapnin në Bosnjë të vërtetën për Mbretërinë. Ashtu si në pjesë të tjera të Jugosllavisë, edhe ata duhej të predikonin me kujdes. «Na spiunuan në polici,—tregon Veronika,—dhe na konfiskuan literaturën. Na arrestuan, na morën në pyetje, na kërcënuan se do të na burgosnin dhe na gjobitën. Por asnjëra nga këto nuk na shkurajoi e as na frikësoi. Përkundrazi, na e shtuan besimin te Jehovai.»
«Një ditë,—kujton Milica,—në Sallën e Mbretërisë erdhi një burrë që tregoi interes. E pritëm mirë, madje qëndroi ca kohë në shtëpitë e vëllezërve. Komentonte tërë zell në mbledhje. Por më pas, ime bijë e pa në vendin e saj të punës tek ndiqte një mbledhje për policinë sekrete. Atëherë kuptuam se e kishte dërguar policia që të na spiunonte. Meqë u mor vesh se ishte i përfshirë në polici, s’erdhi më.»
SALLA MBRETËRIE TË HERSHME
Para se të regjistroheshin zyrtarisht, ishte e paligjshme që Dëshmitarët e Jehovait të mblidheshin në shtëpi private, prandaj, kur vepronin kështu, vëllezërit rrezikonin arrestimin. Por edhe pasi iu lejua të mblidheshin hapur, ishte e vështirë të gjenin një vend për mbledhjet, sepse shumë njerëz nuk i pëlqenin Dëshmitarët e Jehovait dhe nuk donin t’ua linin me qira ndërtesat. Prandaj vëllezërit vendosën t’i blinin ndërtesat ku do të mblidheshin.
Shpejt, ata gjetën një punishte në qendër të Zagrebit në Kroaci. E kthyen në një Sallë Mbretërie të bukur me rreth 160 vende dhe shtuan një zyrë të vogël për shtypjen e literaturës. Kjo Sallë Mbretërie përdorej edhe për asamble e kongrese dhe u përdor në vitin 1957 kur u mbajt kongresi i parë për Dëshmitarët nga të gjitha pjesët e Jugosllavisë. Ca vjet më vonë, vëllezërit blenë një shtëpi në qendër të Zagrebit, në rrugën «Kamaufova», e cila u përdor nga familja Bethel deri në vitin 1998.
Më 1957, vëllezërit blenë një ndërtesë në Beograd të Serbisë, që shërbeu si Sallë Mbretërie dhe si zyrë për punën e Bethelit. Pas kësaj, blenë një stallë në Lubjanë të Sllovenisë, dhe e kthyen në Sallë Mbretërie. Më 1963, në Sarajevë kthyen një garazh në sallë, që u përdor nga kongregacioni i parë në Bosnjë-Hercegovinë. Disa nga këto struktura kishin nevojë për shumë riparime, por vëllezërit me bujari shpenzuan veten dhe të ardhurat e tyre, dhe Jehovai i bekoi përpjekjet që bënë.
NJË MASË E RE SJELL DOBI FRYMORE
Në vitin 1960, u caktuan mbikëqyrës udhëtues që të ndihmonin e të inkurajonin kongregacionet. Disa vëllezër u ftuan të shërbenin si mbikëqyrës qarkorë
«në fundjavë». Këta vëllezër u treguan të gatshëm të përdornin ditët e pushimit nga puna që të udhëtonin e të inkurajonin vëllezërit, si dhe të nxitnin unitetin ato ditë të hershme.Henrik Kovaçiç, anëtar i Komitetit të Degës në Kroaci, tregon: «Për rreth një vit, shërbeva bashkë me gruan si mbikëqyrës qarkor në fundjavë, e më vonë si mbikëqyrës udhëtues në kohë të plotë. Vëllezërit jetonin në varfëri të madhe dhe shpesh rrinim në vende ku s’kishte ujë të rrjedhshëm ose WC me shkarkues. Por vëllezërit i vlerësonin shumë vizitat tona dhe shfaqnin dashuri e mikpritje të jashtëzakonshme. Gjithnjë na lironin krevatin e tyre dhe na siguronin vaktet, ndonëse për
vete kishin aq pak. Në disa kongregacione, për të mos u bërë barrë, e ndërronim shtëpinë çdo natë.»Shandor Palfi, i cili tani shërben në Komitetin e Vendit në Serbi, thotë: «Shërbimi si mbikëqyrës në fundjavë ishte përvojë e mrekullueshme, pavarësisht se ishte i vështirë. Vëllezërit mezi pritnin t’u shkonim. Ishin të varfër, por bënin gjithë sa mundnin për të na dhënë më të mirën që kishin. Për ta, vizita e mbikëqyrësit qarkor ishte një rast shumë i veçantë.»
Ndërsa shërbente si mbikëqyrës qarkor, Millosh Knezheviç drejtonte punën e zyrës së degës në Jugosllavi. Gjatë dekadave të regjimit komunist, vëlla Knezheviç luajti rol kyç për të zgjidhur shumë ankesa ligjore që bëheshin kundër vëllezërve tanë.
PËRPARIM EMOCIONUES NË MAQEDONI
Në vitin 1968, një i ri nga Koçania e Maqedonisë, po ndiqte studimet në Zagreb, ku njohu të vërtetën. Pasi u kthye në shtëpi, ai u foli për lajmin e mirë miqve dhe të afërmve.
Stojan Bogatinovi, i pari që u pagëzua në Koçani, kujton: «Ai i ri ishte kushëriri im. Unë punoja kamerier dhe nganjëherë bashkë me shokët e punës flitnim për fenë. Një herë, pas një bisede të tillë, në lokal erdhi për të ngrënë një pjesëtar i Kishës Ortodokse. Teksa i shërbeja, e pyeta në mund të më siguronte një Bibël nga kisha e tij, sepse vërtet doja të mësoja për Perëndinë. Më tha se do të përpiqej të ma sillte. Pas pak kisha kopjen time të ‘Dhiatës së Re’. Isha kaq i lumtur, saqë pas punës nxitova për në shtëpi që të filloja ta lexoja.
Rrugës për në shtëpi, u habita kur takova kushëririn, i cili ishte kthyer nga Zagrebi. Më ftoi në shtëpinë e tij, por i thashë se nuk mundesha, pasi mezi pritja të
shkoja në shtëpi e të lexoja Biblën time. ‘Kam diçka që do të të interesojë’,—ma ktheu.—Në shtëpi kam libra që do të të ndihmojnë të kuptosh Biblën.’ Shkuam te shtëpia e tij dhe u kënaqa kur pashë se kishte të gjithë Biblën, disa broshura e disa revista Kulla e Rojës në kroatisht. M’i dha botimet, që nisa t’i lexoja pa humbur kohë. Menjëherë e kuptova se po lexoja diçka të veçantë. S’njihja asnjë Dëshmitar të Jehovait, por kisha shumë dëshirë t’i njihja.Kur kushëriri u kthye në Zagreb, shkova edhe unë me të. Atje, një Dëshmitar mikpritës, Ivica Pavllakoviç, më ftoi në shtëpinë e tij, ku qëndrova tri ditë. Gjatë asaj kohe, e mbyta me pyetje, për të cilat më përgjigjej gjithnjë nga Bibla. Kjo më bëri shumë përshtypje. Ndoqa një mbledhje kongregacioni dhe u inkurajova nga vëllazëria e përzemërt atje.
Ivica më çoi në Bethelin e Zagrebit, nga i cili u largova i lumtur dhe me duart plot me literaturë. Kaluan veç pak ditë të paharrueshme dhe u ktheva në Koçani me thesarin frymor që kisha gjetur. Aty afër s’kishte Dëshmitarë, prandaj nisa t’i shkruaja letra rregullisht Ivicës. Letrat i mbushja me pyetje, dhe ai m’i kthente përgjigjet po me letra. Gjërat që mësoja, ua thosha edhe të tjerëve, kështu që ime shoqe dhe fëmijët nisën të tregonin interes. Shpejt ishim një familje e bashkuar në të vërtetën dhe mësuam shumë për Biblën. Ishim të lumtur dhe me zell nisëm t’u flitnim të afërmve e miqve për lajmin e
mirë. Shumë prej tyre na dëgjuan. Por bashkë me predikimin erdhi edhe përndjekja.»MBLIDHEN NË UNITET NË GJERMANI
Ndonëse vëllezërit në Jugosllavi nuk ishin aq të veçuar sa ata në vendet e tjera komuniste, gjithsesi ishin pak dhe kishin dëshirë të zjarrtë të provonin dashurinë e vëllazërisë mbarëbotërore. Kështu, kur morën vesh se për vitin 1969 po planifikohej Asambleja Ndërkombëtare «Paqe në tokë», i kërkuan leje qeverisë që të dilnin jashtë shtetit për të marrë pjesë. Përfytyroni sa u gëzuan kur iu dha leja!
Asambleja u mbajt në Nuremberg të Gjermanisë, në stadiumin e madh ku vetëm disa dekada më parë kishte bërë parada me trupat e tij ushtarake Hitleri, i cili kishte kërcënuar se do t’i shfaroste Dëshmitarët e Jehovait. Programi u paraqit në shumë gjuhë dhe delegatët jugosllavë u kënaqën kur morën vesh se sesionet në gjuhët e tyre do të mbaheshin në zonën me pemë pranë stadiumit kryesor. Një podium i madh ndante fushën e sportit, kështu që gjysma e delegatëve, ulur në njërën anë, e dëgjonte programin në serbo-kroatisht, kurse gjysma tjetër, në anën tjetër të podiumit, e dëgjonte në sllovenisht. Sa ua thelloi njohurinë dhe ua shtoi besimin ai program tetëditor!
Për t’i çuar delegatët në Gjermani, ishin prenotuar trena dhe autobusë nga të gjitha pjesët e Jugosllavisë. «Të entuziazmuar që do të ishim bashkë me vëllezërit e motrat,—tregon një vëlla që udhëtoi atje që nga Kroacia,—me krenari vumë tabela në dritaret e vagonëve për të njoftuar kongresin.»
Vëllezërit u kënaqën kur panë e dëgjuan Nejthën Norin dhe Frederik Francin nga selia botërore. «Kur erdhën në pjesën e stadiumit ku ishim ne, që të na
përshëndetnin, s’përmbaheshim dot nga entuziazmi»,—kujton një delegat. Bekimet që morën vëllezërit jugosllavë ua tejkaluan jashtë mase sakrificave të shumta që kishin bërë për të shkuar atje. «Duhej paga e dy muajve për të udhëtuar deri në asamble,—thotë Millosija Simiç, e cila vinte nga Serbia,—dhe ishte vështirë të merrje dhjetë ditë leje nga puna. S’isha e sigurt nëse do ta kisha ende punën kur të kthehesha, por doja me çdo kusht të shkoja. Ishte e pabesueshme! Edhe sot e kësaj dite, pas afro 40 vjetësh, më mbushen sytë me lot gëzimi kur mendoj për atë ngjarje.» Pasi ishin bashkuar me Dëshmitarë të tjerë nga të gjitha pjesët e Jugosllavisë për të provuar unitetin e vëllazërisë sonë ndërkombëtare, vëllezërit u kthyen në shtëpi të forcuar për të përballuar sfidat e reja që i prisnin.PIONIERËT VENDËS PLOTËSOJNË NEVOJËN
Pionierët gjermanë që kishin ardhur në fillim të viteve 30, kishin bërë shumë për të përhapur lajmin e mirë. Tani, me rritjen e numrit të lajmëtarëve, më tepër jugosllavë po hynin në radhët e pionierëve. Për shembull, Sllovenia ishte gati të dërgonte pionierë me përvojë në pjesët më të largëta të Jugosllavisë, ku kishte shumë nevojë. Këta pionierë e përballuan me guxim sfidën për të mësuar gjuhë dhe kultura të reja.
Jolanda Kocjançiç kujton: «Mbërrita në Prishtinë, qyteti më i madh i Kosovës, ku flitej shqip dhe serbisht. Ndonëse as unë e as Minka Karlovsheku nuk flitnim asnjë nga ato gjuhë, vendosëm të nisnim predikimin, dhe
kështu i mësuam. Në shtëpinë e parë, takuam djalin e madh të një vejushe me prejardhje çeke. E nisëm prezantimin në sllovenisht, përzier me ca shprehje serbe: ‘Donim të flitnim me familjen tuaj për lajmin e mirë nga Bibla.’—Hyni brenda,—u përgjigj ai,—mamaja po ju priste.
Kur hymë, nëna e tij, Ruzhica, nxitoi të na takonte. Na shpjegoi se para dy javësh, i ishte lutur Jehovait t’i dërgonte dikë që t’i mësonte për të. Motra e saj, një Dëshmitare e Jehovait në atë që tani është Republika Çeke, i kishte sugjeruar herë pas here t’i lutej Jehovait për ndihmë. Ruzhica ishte e bindur se vizita jonë ishte përgjigjja e lutjes së saj. Prandaj, ndërsa Ruzhica na mësonte serbisht, ne i mësonim të vërtetën e Biblës. Në shtëpi ajo mbante me qira disa studentë, të cilët u bashkuan në studimin e Biblës. Njëri prej tyre na dha një fjalor shqip, që na ndihmoi të mësonim atë gjuhë.»
Zoran Llalloviç, në Mal të Zi, ishte veçse djalosh kur mori një Bibël nga një pionier nga Zagrebi i Kroacisë. Pesë vjet më pas, më 1980, një pionier special erdhi nga Serbia dhe studioi me të. «E pata shumë të vështirë të shkëputja lidhjet me shokët e diskos,—thotë Zorani,—por, kur më në fund u shkëputa, bëra përparim të shpejtë dhe u pagëzova disa muaj më vonë, në Beograd të Serbisë. Menjëherë më pas më caktuan të mbaja fjalimin publik, sepse kishte shumë pak vëllezër. Gjithashtu nisëm të drejtonim të gjitha mbledhjet në qytetin e Podgoricës.»
PAGËZIMET NË ORIZORE
Stojan Bogatinovi, nga Maqedonia, tha: «Kur njerëzit ishin gati për pagëzim, i pagëzoja. Vaskë nuk kishim dhe lumi aty pranë ishte fare i vogël. Por në zonën tonë ka
shumë orizore me kanale që sigurojnë ujin. Disa ishin të thellë e të pastër e mund të përdoreshin për pagëzim. Më kujtohet pagëzimi i parë që bëmë në orizore. Teksa ecnim përmes fushës për te kanali, dikush më thirri: ‘Stojan, më në fund i mblodhe punëtorët e rinj!’—Po, po,—iu përgjigja,—kemi shumë punë. S’e kishin idenë se ne ishim punëtorë për korrjen frymore që po ndodhte në Maqedoni.»
Vëllezërit në Maqedoni kishin lidhje të kufizuara me zyrën e degës, dhe kishin ende shumë për të mësuar rreth procedurave teokratike. Stojan Stojmillovi nisi t’i ndiqte mbledhjet në Gjermani dhe, pasi u kthye në Maqedoni, u kënaq që gjeti Dëshmitarë në Koçani. «Kur mbërrita atje dhe u tregova vëllezërve si mbaheshin mbledhjet në Gjermani,—thotë ai,—menjëherë më kërkuan të drejtoja Studimin e Kullës së Rojës e të mbaja një fjalim publik. U shpjegova se ende nuk isha pagëzuar, por ata ngulën këmbë, pasi mendonin se isha më i kualifikuari ndër ta. Prandaj pranova të bëja si më thanë. Me kohë, unë dhe ime shoqe përparuam e u pagëzuam edhe ne në orizore.»
Veselin Ilievi, i cili tani shërben si plak në Koçani, shpjegon: «S’kishim dhe aq njohuri për organizimin teokratik, por kishim shumë dashuri për të vërtetën.» Me kalimin e kohës, Jehovai u kujdes që gjërat të ndreqeshin. Një nga këto ishte shtimi i literaturës në maqedonisht, që ndihmoi shumë për t’i dhënë shtysë veprës së Mbretërisë e për të forcuar kongregacionet.
PËRDORIN ME MATURI LIRINË MË TË MADHE
Meqë Jugosllavia nuk ishte nën kontrollin e Rusisë, njerëzit gëzonin disa liri që ata përtej Perdes së Hekurt nuk mund t’i kishin. Në fund të viteve 60, Jugosllavia u
bë i pari vend komunist që hoqi sistemin e vizave dhe zbuti kontrollin e kufirit. Tani që kishin më shumë liri për të udhëtuar, vëllezërit në Jugosllavinë Veriore morën përsipër ta çonin literaturën në vendet në kufi me Bashkimin Sovjetik, ku vepra e predikimit ende ishte e ndaluar.Së pari, e sillnin literaturën nga Gjermania në Jugosllavi me furgonë mallrash. Xhuro Llandiç, i cili shërben në Komitetin e Degës të Kroacisë, kujton se si u përdor shtëpia e tij si depo literature deri në rënien e Bashkimit Sovjetik. Ai thotë: «Makinat e familjes sonë kishin fund të dyfishtë dhe xhepa të fshehur në kruskotë. E dinim se po të na kapnin, mund të na i konfiskonin makinat e të na burgosnin, por gëzimi i vëllezërve kur merrnin literaturën, i justifikonte gjithë sakrificat.»
Motër Millosija Simiç, e cila çonte literaturë nga Serbia në Bullgari, tregon: «Nuk e dija asnjëherë se kujt do t’ia dorëzoja literaturën, më jepnin thjesht një adresë. Në një rast, zbrita nga autobusi, gjeta shtëpinë, po s’kishte njeri. I rashë vërdallë lagjes, erdha nga një drejtim tjetër dhe provova përsëri të trokitja. Prapë s’kishte njeri. Këtë punë e bëra nja dhjetë herë gjatë ditës, me maturi që të mos ngjallja dyshime. Po s’gjeta që s’gjeta njeri në shtëpi. Mirëpo ky ishte një bekim, sepse më vonë mora vesh se adresa s’kishte qenë e saktë.
Ngaqë kisha punuar kaq shumë për ta kopjuar e rishtypur literaturën, isha në mëdyshje. S’ma bënte zemra ta hidhja. Prandaj vendosa ta ktheja prapë në Serbi që të mos shkonte kot. Por, ndonëse kisha blerë biletën vajtje-ardhje, më duhej një biletë që të shkoja në stacionin e duhur. Zakonisht, kur bëhej
dorëzimi i literaturës, paratë për të blerë biletën m’i jepnin vëllezërit që merrnin literaturën. Vepronim kështu sepse kishte kufizime për sasinë e parave që mund të futja në vend. Iu afrova sportelit të biletave dhe u luta që të ishte një grua si punonjëse. Sapo mbërrita unë, burri që ishte te sporteli iku dhe në vend të tij erdhi një grua. Në këmbim të biletës, i ofrova rrobat që kishim përdorur për të mbështjellë literaturën. Ajo pranoi dhe kështu mora biletën.»Në fillim të viteve 80, vëllezërit përkthenin literaturë në shqip e maqedonisht dhe ia dërgonin kopjet e shkruara me dorë zyrës së vogël në Beograd. Atje, Millosija përdorte një makinë shkrimi dhe letër karboni për të shtypur nga tetë kopje njëherësh. Ishte caktim i vështirë, sepse materiali ishte shkruar me dorë në një gjuhë që ajo s’e njihte.
VËLLEZËRIT E RINJ MBAJNË QËNDRIM TË PATUNDUR
Edhe pse zyrtarisht kishim lirinë e fesë, qëndrimin tonë asnjanës qeveria e shihte si kërcënim për unitetin e Jugosllavisë. Për këtë arsye, vëllezërit hasnin kundërshtim. Gjatë Luftës II Botërore, shumë prej tyre u treguan besnikë deri në vdekje për shkak të asnjanësisë. Por, gjatë tri dekadave që pasuan, jo të gjithë shfaqën një besim të tillë të fortë. Disa i ndiqnin mbledhjet e krishtere dhe e mbështetnin veprën e Mbretërisë, por, kur thirreshin për shërbimin ushtarak, gjenin mënyra që të justifikonin vajtjen e tyre.
Vëllezërit e rinj që mbajtën qëndrim asnjanës, u përballën me burgime deri në dhjetë vjet. Për më tepër, mund t’i dënonin disa herë para se të mbushnin 30 vjeç. Disa që u përballën me këto sprova integriteti dhe nuk pranuan të bënin kompromis, ishin fare të rinj në të
vërtetën. Shumë prej tyre, tani janë vëllezër me përgjegjësi që marrin drejtimin në kongregacione.NJË KONGRES NDËRKOMBËTAR PREKËS
Dëshmitarët e Jehovait në Jugosllavi s’e kishin provuar ende gëzimin që të mikpritnin një kongres ndërkombëtar. Përfytyroni sa u kënaqën kur Trupi Udhëheqës njoftoi në vitin 1991 se një nga kongreset ndërkombëtare «Ata që duan lirinë hyjnore» do të mbahej në Zagreb të Kroacisë.
Por kishte probleme. Që kur Kroacia kishte shpallur pavarësinë nga Jugosllavia, në horizont kishin filluar të mblidheshin retë e luftës. A do të ishte e mençur të mbahej një kongres atje? Siguria e delegatëve të huaj e vendës, ishte parësore. Pas shumë lutjeve dhe shqyrtimeve, vëllezërit vendosën të vazhdonin përgatitjet e kongresit.
Teodor Xharazi, anëtar i Trupit Udhëheqës, udhëtoi në Kroaci disa javë para kongresit, që të ndihmonte për organizimin e tij. Meqë të gjitha ngjarjet publike në Zagreb ishin anuluar, vëmendja e publikut u përqendrua tek ajo që do të ndodhte në stadiumin «Dinamo». Ndërsa afrohej data e kongresit, situata në vend vazhdonte të përkeqësohej. Çdo ditë vëllezërit peshonin rreziqet dhe ngrinin të njëjtën pyetje: t’i vazhdojmë përgatitjet apo ta anulojmë kongresin? Me ngulm ata iu përgjëruan Jehovait në lutje, duke i kërkuar udhëheqje. Për habinë e të gjithëve, klima politike u stabilizua dhe u arrit të mbahej kongresi në datat 16-18 gusht 1991.
Kontrast më të madh nuk gjeje dot. Teksa vendet përreth ishin në prag të një lufte të dhunshme, Dëshmitarët e Jehovait në Kroaci mikpritnin me mijëra delegatë në kongresin ndërkombëtar «Ata që duan lirinë * Ndërsa shumë banorë vendës po largoheshin nga Kroacia, vëllezër e motra nga 15 vende po mblidheshin atje në një atmosferë dashurie e lirie. Grupe të mëdha erdhën me avion nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vende të tjera perëndimore. Për shkak të situatës ushtarake, aeroporti në Zagreb ishte mbyllur dhe avionit iu desh të ulej në Lubjanë të Sllovenisë. Që atje, delegatët udhëtuan me autobus deri në Zagreb. Guximi i vëllezërve vizitorë ishte një dëshmi e mirë për popullsinë dhe prania e tyre u dha shumë zemër vëllezërve vendës. Grupi më i madh, me rreth 3.000 delegatë, erdhi nga Italia. U duk sikur përzemërsia e tyre e ngrohtë dhe natyra e çiltër i dhanë zjarr kongresit.—1 Sel. 5:19.
hyjnore».Vëllezërve iu forcua besimi sidomos ngaqë patën mes tyre pesë anëtarë të Trupit Udhëheqës në atë kongres. Edhe sot e kësaj dite, shumë prej tyre kujtojnë me mall fjalimet që mbajtën Keri Barberi, Llojd Berri, Milton Hensheli, Teodor Xharazi dhe Lajman Suingëlli. Pa u stepur nga kohët e turbullta, këta vëllezër me shumë vjet përvojë, me guxim shkuan atje që të forconin vëllezërit me fjalime ndërtuese.
Për shkak të trazirave politike, autoritetet kishin merak se mos lindnin konflikte etnike mes delegatëve nga pjesët e ndryshme të Jugosllavisë. Sa u lehtësuan kur panë që delegatët jo vetëm u mblodhën bashkë paqësisht, por edhe shfaqën përzemërsi të ngrohtë vëllazërore. Çdo ditë që kalonte, numri i policëve të pranishëm pakësohej.
Ky kongres historik tregoi se Dëshmitarët e Jehovait kanë një vëllazëri vërtet ndërkombëtare. Meditimi rreth kësaj do t’i ndihmonte vëllezërit të mbanin unitetin
gjatë sprovave që do të kalonin më pas. Autobusët që kthyen në shtëpi delegatët serbë e maqedonas, ishin ndër automjetet e fundit që u lejuan të kalonin postbllokun mes Kroacisë dhe Serbisë. Pasi vëllezërit kishin kaluar shëndoshë e mirë, kufiri u mbyll. Shumë veta thonë se pikërisht në atë kohë filloi lufta.Në muajt dhe vitet që pasuan, republikat që më parë kishin qenë pjesë e Jugosllavisë u shkëputën dhe formuan shtete të pavarura me qeveri më vete. Konflikti që erdhi si pasojë, shkaktoi dhjetëra mijë viktima dhe vuajtje të papërshkrueshme. Si do ta përballonin vëllezërit këtë periudhë trazirash? Si e ka bekuar Jehovai veprën e predikimit që u organizua më pas në këto shtete tani të pavarura? Le të shohim.
Historia e sotme e Bosnjë-Hercegovinës
«Më 16 maj 1992, rreth 13 prej nesh ishim mbledhur tok në një apartament, teksa mortajat që shpërthenin, hidhnin shrapnelë mbi Sarajevë. Dy predha ranë në ndërtesën ku kishim gjetur strehim. Ndonëse ishim me prejardhje kroate, serbe e boshnjake—po ato tri grupe që po vritnin njëri-tjetrin përjashta,—ne ishim të bashkuar në adhurimin e pastër. Në agim, meqë po binin më pak mortaja, e braktisëm apartamentin për të gjetur një vend më të sigurt. Siç kishim bërë një natë më parë, i thirrëm Jehovait për ndihmë dhe ai na dëgjoi.»—Halim Curi.
Sarajeva, me një popullsi prej më tepër se 400.000 banorësh, po përjetonte një nga rrethimet më të gjata e më të pashpresa në historinë moderne. Si do t’ia dilnin mbanë vëllezërit dhe motrat, mes gjithë atij konflikti etnik e fetar që po copëtonte vendin? Para se t’ju tregojmë historinë e tyre, le të mësojmë diçka më tepër për Bosnjë-Hercegovinën.
Vendi i njohur si Bosnjë-Hercegovina ndodhet në zemër të ish-Jugosllavisë, i rrethuar nga Kroacia, Serbia dhe Mali i Zi. Lidhjet familjare e kulturore janë të forta, dhe i jepet shumë rëndësi mikpritjes. Njerëzit në përgjithësi e kalojnë kohën te fqinjët duke rrufitur kafe turke dhe nëpër kafiçi (kafene). Ndonëse nuk kanë ndryshime për nga tiparet fizike, popullsia e Bosnjës përbëhet nga boshnjakë, serbë e kroatë. Shumë nuk e konsiderojnë veten si fetarë të flaktë, e megjithatë pikërisht feja i ka ndarë
njerëzit atje. Pjesa më e madhe e boshnjakëve janë myslimanë, kurse serbët i përkasin Kishës Ortodokse Serbe dhe kroatët Kishës Katolike të Romës.Rritja alarmuese e intolerancës fetare dhe e urrejtjes etnike në fillim të viteve 90, çoi në politikën mizore të quajtur spastrim etnik. Teksa përparonin, ushtritë nxirrnin nga shtëpitë civilët, si në fshatrat e vogla, edhe në qytetet e mëdha, që të krijonin zona të pastra etnike për grupin e tyre fetar. Kjo krijoi sprova asnjanësie për vëllezërit e motrat. Në Bosnjë, si edhe në vende të tjera të ish-Jugosllavisë, shumica e njerëzve trashëgojnë fenë e prindërve dhe shpesh mbiemri identifikon prejardhjen fetare të familjes. Njerëzit e sinqertë që bëhen shërbëtorë të Jehovait, mund të konsiderohen si tradhtarë të familjes e të traditës. Gjithsesi, vëllezërit tanë e kanë mësuar nga përvoja se besnikëria ndaj Jehovait është mbrojtje.
NJË QYTET I RRETHUAR
Siç e pamë më lart, vëllezërit jugosllavë u prekën thellë nga dashuria dhe uniteti i shfaqur në kongresin «Ata që duan lirinë hyjnore» që u mbajt më 1991 në Zagreb të Kroacisë. Ky kongres i paharrueshëm i forcoi për peripecitë që do të kalonin. Një moment boshnjakët, serbët e kroatët jetonin së bashku në paqe në Sarajevë; momentin tjetër, qyteti u gjend i rrethuar nga një ushtri dhe të gjithë ngecën brenda, duke përfshirë edhe vëllezërit tanë. Ndonëse situata politike ishte e turbullt, askush s’e parashikonte sa do të zgjaste konflikti.
«Njerëzit po vdesin urie,—thoshte Halim Curi, një plak në Sarajevë.—Çdo muaj u jepet vetëm nja dy kile miell, 100 gramë sheqer dhe gjysmë litri vaj. Çdo truall i lirë në qytet po përdoret për të mbjellë perime. Njerëzit i prenë pemët e Sarajevës për dru zjarri. Pasi mbaruan pemët, hoqën parketin nga shtëpitë e tyre dhe e përdorën si dru
zjarri për të gatuar e për t’u ngrohur. Po përdorin çdo gjë që digjet, madje edhe këpucët e vjetra.»Kur u rrethua Sarajeva, Liljana Ninkoviç dhe i shoqi, Nenadi, u gjendën pa rrugëdalje dhe larg dy vajzave të tyre. Liljana thotë: «Ishim një familje normale me dy fëmijë, një apartament e një makinë. Pastaj, papritur, çdo gjë ndryshoi.»
Sidoqoftë, e provuan shpesh mbrojtjen e Jehovait. Liljana vazhdon: «Dy herë, apartamentin tonë e bombarduan vetëm pak çaste pasi kishim ikur ne. Pavarësisht nga vështirësitë, gjenim gëzim në gjërat e thjeshta. Për shembull, kënaqeshim kur shkonim në park e mblidhnim gjethe lule qumështore për sallatë, që të mos hanim vetëm oriz të bardhë. Mësuam të kënaqeshim me atë që kishim e të mos nënvlerësonim asgjë.»
SIGUROJNË REZERVA MATERIALE E FRYMORE
Një nga problemet më të mëdha ishte mungesa e ujit. Rrallë kishte ujë të rrjedhshëm nëpër shtëpi. Njerëzit duhej të ecnin deri në 5 kilometra nëpër zona që ishin nën shënjestrën e snajperëve, që të mbushnin ujë. Aty ky mbushnin ujë, duhej të rrinin në radhë për orë të tëra që të mbushnin enët, e pastaj të çapiteshin për në shtëpi me enët e rënda me ujë.
Halimi tregon: «Sprova erdhi kur morëm vesh se do të na vinte ujë nëpër shtëpi për pak kohë. Kështu të gjithë mund të laheshim, të lanim rrobat e të mbushnim sa më shumë enë të mundnin. Mirëpo, ç’të bënim sikur ky çast i shumëpritur të përkonte me orarin e
mbledhjes së kongregacionit? Do të na duhej të vendosnim: të shkonim në mbledhje apo të rrinim në shtëpi e të mbushnim ujë.»Edhe pse kishin nevojë për rezerva materiale, vëllezërit e kuptonin sa e rëndësishme ishte të merrnin ushqim frymor e të shoqëroheshin me njëri-tjetrin. Në mbledhje, ata merrnin jo vetëm ushqim frymor, por edhe informoheshin kush ishte burgosur, kush ishte dëmtuar ose edhe kush ishte vrarë. «Ishim si një familje,—tregon Millutin Pajiç, i cili shërben si plak kongregacioni.—Kur shkonim në mbledhje, nuk donim të largoheshim që andej. Thuajse pas çdo mbledhjeje, rrinim me orë të tëra duke folur për të vërtetën.»
Jeta s’ishte e lehtë dhe shpesh vëllezërit kishin frikë për sigurinë e tyre. Gjithsesi, i vinin interesat frymore në vend të parë. Ndërsa lufta përçante vendin, shërbëtorët e Jehovait afroheshin më tepër me njëri-tjetrin dhe me Atin e tyre qiellor. Fëmijët vinin re besnikërinë e prindërve dhe zhvillonin edhe ata një besnikëri të patundur ndaj Jehovait.
Qyteti i Bihaçit, pranë kufirit kroat, mbeti i izoluar për pothuajse katër vjet. Banorët s’mund të dilnin që andej dhe ndihmat s’mund të hynin. «Periudha më e vështirë ishte në fillim të luftës,—tregon Osman Shaqirbegoviç, i vetmi vëlla në këtë qytet,—jo edhe aq nga situata e vështirë, por ngaqë po përballeshim me diçka të re, që s’e kishim provuar kurrë më parë. Për habi, kur nisën bombardimet, tensioni ra, sepse shpejt kuptuam se jo të gjitha granatat të vrasin. Madje, disa granata as që shpërthejnë.»
Ngaqë askush s’e parashikonte dot sa do të zgjaste lufta, Betheli në Zagreb të Kroacisë dhe ai në Vjenë të Austrisë koordinuan një program për depozitimin e ndihmave humanitare në Sallat e Mbretërisë e në shtëpitë e Dëshmitarëve në Sarajevë, Zenicë, Tuzlë, Mostar, Travnik e
Bihaç. Në vazhdën e luftimeve, qytetet sa hap e mbyll sytë gjendeshin të rrethuara e të izoluara. Pasi priteshin papritur rrugët e furnizimit, rezervat ushqimore shteronin shpejt. Megjithatë, ndonëse qytete të ndryshme të Bosnjës u shkëputën nga pjesa tjetër e botës, uniteti e vëllazëria e Dëshmitarëve të Jehovait mbetën të pathyeshëm. Ky ishte një kontrast i thellë me zjarrin e urrejtjes etnike e fetare që kishte kapluar vendin.TË ZELLSHËM, POR EDHE TË KUJDESSHËM
Sfidave për të gjetur gjërat e nevojshme përditë, u shtohej edhe rreziku i snajperëve të vendosur përreth Sarajevës, të cilët vritnin civilë të pafajshëm kuturu. Sulmet ajrore me predha derdhnin shi vdekjeje. Nganjëherë ishte me rrezik të lëvizje brenda qyteteve të rrethuara. Njerëzit jetonin në panik të vazhdueshëm. Por, duke ndërthurur mençurinë me guximin, vëllezërit nuk reshtën së përhapuri lajmin e mirë për Mbretërinë tek ata që kishin nevojë të ngutshme për ngushëllim.
Një plak kongregacioni tregon: «Gjatë njërit prej sulmeve më të rënda mbi Sarajevë, mijëra predha
shpërthyen në një ditë të vetme. Atë të shtunë në mëngjes, vëllezërit u telefonuan pleqve për t’i pyetur: ‘Ku do të mbahet mbledhja për shërbim?’»Një motër thotë: «Pashë se njerëzit kishin nevojë urgjente për të vërtetën. Pikërisht kjo më ndihmoi jo vetëm të duroja, por edhe të gjeja gëzim në ato rrethana të vështira.»
Shumë banorë vendës kuptuan se kishin nevojë për shpresën e Biblës. Një vëlla tha: «Në vend që t’i kërkojmë ne njerëzit, po na kërkojnë ata, që t’i ndihmojmë të mësojnë për Perëndinë. Ia behin në Sallën e Mbretërisë dhe kërkojnë një studim.»
Suksesi i veprës së predikimit gjatë luftës i detyrohej kryesisht unitetit të vëllazërisë sonë të krishterë, të cilin njerëzit s’kishin si të mos e shihnin. Nada Beshkeri, një motër që ka shërbyer për vite si pioniere speciale, tregon: «Ishte një dëshmi e shkëlqyer. Shumë veta shihnin vëllezër serbë e boshnjakë që dilnin bashkë në shërbim. E kur panë dy motra, njëra kroate dhe tjetra ish-myslimane, të studionin me një serbe, s’kishin si të mos e kuptonin se ne ishim ndryshe.»
Rezultatet e zellit të vëllezërve tanë shihen edhe sot, sepse shumë veta që tani i shërbejnë Jehovait, e pranuan të vërtetën gjatë luftës. Për shembull, kongregacioni në Banja-Lukë u dyfishua, ndonëse rreth njëqind lajmëtarë u transferuan në kongregacione të tjera.
NJË FAMILJE BESNIKE
Vëllezërit tregoheshin gjithnjë shumë të kujdesshëm. Gjithsesi, Ekl. 9:11) Bozho Xhoremi, me prejardhje serbe, u pagëzua në kongresin ndërkombëtar në Zagreb, më 1991. Pasi u kthye në Sarajevë, e burgosën disa herë dhe e keqtrajtuan për shkak të qëndrimit asnjanës. Në vitin 1994 e dënuan me 14 muaj burg. Vështirësia më e madhe për të, ishte se nuk mund të qëndronte pranë të shoqes, Henës, dhe vajzës pesëvjeçare, Magdalenës.
disa ranë viktimë e ‘kohëve të vështira dhe e ngjarjeve të paparashikuara’ kur u gjendën pa dashje në vendin e gabuar, në momentin e gabuar. (Pak pasi Bozhon e liruan nga burgu, ndodhi tragjedia. Një pasdite të qetë, të tre po shkonin të drejtonin një studim biblik afër shtëpisë. Rrugës, papritur qetësia u prish nga shpërthimi i një predhe artilerie. Hena dhe Magdalena vdiqën në vend, kurse Bozhoja vdiq më vonë në spital.
ASNJANËSIA E KRISHTERË
Ngaqë njerëzit ishin të ndikuar nga paragjykimet, asnjanësia tolerohej fare pak, për të mos thënë aspak. Në Banja-Lukë, kongregacioni përbëhej kryesisht nga vëllezër të rinj që ushtarët donin t’i merrnin për luftë. Për shkak të asnjanësisë, i rrahën.
Osman Shaqirbegoviç kujton: «Policia na merrte shpesh në pyetje dhe na quante burracakë që nuk mbronim familjet tona.» Ja si arsyetonte ai me policët:
—Për ju, pushka është mbrojtje, apo jo?
—Natyrisht,—përgjigjeshin ata.
—A do ta këmbenit me një top, që të ishit më të mbrojtur?
—Po.
—A do ta këmbenit topin me një tank?
—Patjetër.
—Të gjitha do t’i bënit që të kishit mbrojtjen më të fuqishme,—vazhdonte Osmani.—Mua më vjen mbrojtja nga Jehovai, Perëndia i plotfuqishëm, Krijuesi i universit. A ka mbrojtje më të mirë se kjo?
Policët e kuptonin ku donte të dilte dhe e linin rehat.
VIJNË NDIHMAT HUMANITARE
Vëllezërit në vendet përreth e dinin se Dëshmitarët boshnjakë po vuanin, por për njëfarë kohe nuk ishte e mundur t’u çonin ndihma atyre që ishin në nevojë. Pastaj, në tetor të vitit 1993, autoritetet lanë të kuptohej se mund të çoheshin ndihma. Me gjithë rreziqet, vëllezërit vendosën ta shfrytëzonin në maksimum këtë mundësi. Më 26 tetor, pesë kamionë u nisën nga Vjena, Austri, për në Bosnjë, të ngarkuar me 16 tonë ushqim dhe dru zjarri. Si do t’i kalonte karvani zonat e shumta ku ende bëheshin luftime të ashpra? *
Gjatë udhëtimit, pati momente kur vëllezërit ishin në rrezik për jetën. «Atë mëngjes u nisa pak vonë,—kujton njëri nga shoferët,—dhe u gjenda pas disa kamionëve të tjerë që transportonin ndihma humanitare. Teksa i afrohesha një postblloku, të gjithë kamionët ndaluan dhe oficerët kontrolluan dokumentet. Papritur dëgjova zhurmën e armës së një snajperi dhe pamë se ishte goditur një shofer që s’ishte Dëshmitar.»
Vetëm shoferët lejoheshin të hynin në Sarajevë me kamionët, kështu që vëllezërit e tjerë që i kishin shoqëruar, duhej të pritnin jashtë qytetit. Por ata ishin të vendosur t’u jepnin zemër vëllezërve vendës, prandaj gjetën një telefon dhe me anë të tij mbajtën një fjalim publik inkurajues për të cilin lajmëtarët në Sarajevë kishin shumë nevojë. Shpesh gjatë luftës, mbikëqyrësit udhëtues, bethelitët
dhe anëtarët e Komitetit të Vendit rrezikuan jetën që të ndihmonin vëllezërit të mbijetonin fizikisht e frymësisht.Për afro katër vjet, nuk ishte e mundur t’u dërgohej gjë vëllezërve në Bihaç. Ndonëse ushqimi fizik nuk i kapërcente barrikadat që izolonin qytetin, vëllezërit arritën të merrnin ca literaturë. Si? Arritën të përdornin një linjë telefonike dhe një makinë faksi, kështu që periodikisht merrnin fletushkën Shërbimi ynë i Mbretërisë dhe kopje të Kullës së Rojës. E shtypnin përsëri literaturën dhe bënin nga një kopje për familje. Kur nisi lufta, atje ishte vetëm një grup i vogël me tre lajmëtarë të pagëzuar. Bashkë me ta ishin 12 lajmëtarë të papagëzuar që mezi pritën dy vjet për një rast të përshtatshëm që ta simbolizonin kushtimin ndaj Jehovait duke u pagëzuar.
Izolimi për kaq shumë vjet, ishte një sfidë. Osmani tregon: «Studentët e mi të Biblës s’kishin qenë kurrë në një kongres dhe s’kishin përjetuar ndonjëherë vizitën e mbikëqyrësit qarkor. Flitnim shpesh për kohën kur do të mund të gëzonim vëllazërinë tonë.»
Përfytyroni gëzimin e vëllezërve kur, më 11 gusht 1995, në Bihaç mbërritën dy automjete me shkronja të mëdha «Ndihma për Dëshmitarët e Jehovait». Këto ishin automjetet e para private që sillnin ndihma humanitare, që kur ishte rrethuar qyteti. Mbërritën tamam në kohë kur vëllezërit po mendonin se s’mbanin dot më, fizikisht e mendërisht.
Fqinjët në Bihaç vërejtën se si vëllezërit u kujdesën për njëri-tjetrin, si për shembull duke riparuar dritaret e thyera. «Kjo u bëri përshtypje fqinjëve të mi,—thotë Osmani,—sepse e dinin se nuk kishim para. Ishte një dëshmi e shkëlqyer, dhe ende flasin për këtë.» Tani atje ka një kongregacion të zellshëm me 34 lajmëtarë dhe 5 pionierë.
NJË UDHËTIM I PAHARRUESHËM!
Vëllezërit rrezikuan jetën herë pas here që të çonin ushqim e literaturë në qytetet e Bosnjës të shkretuara nga lufta. Por udhëtimi i 7 qershorit 1994, do të ishte i ndryshëm. Atë mëngjes herët, nga Zagrebi i Kroacisë u nis një karvan me tre kamionë ku ndodheshin anëtarët e Komitetit të Vendit dhe vëllezër të tjerë. Synimi ishte të shpërndanin ndihma dhe të paraqitnin një program të shkurtuar të asamblesë speciale njëditore, që do të ishte i pari pas tre vjetësh.
Një vend që u zgjodh për këtë program special ishte qyteti i Tuzlës. Në fillim të luftës, në kongregacion kishte rreth 20 lajmëtarë të pagëzuar. Ç’habi kur panë mbi 200 veta të mbledhur për të dëgjuar programin e asamblesë! U pagëzuan tridhjetë veta. Sot Tuzla ka tre kongregacione dhe më tepër se 300 lajmëtarë.
Në Zenicë, vëllezërit gjetën një vend të përshtatshëm për t’u mbledhur, por e kishin të vështirë të gjenin një pishinë që bënte për pagëzimin. Më në fund, pas shumë kërkimesh, gjetën një vozë që mund ta përdornin. I vetmi problem ishte kutërbimi, pasi voza më parë kishte pasur peshq. Por kandidatët për pagëzim, që kishin pranuar ftesën e Jezuit për t’u bërë «peshkatarë njerëzish», nuk u stepën. (Mat. 4:19) Fjalimin e pagëzimit e mbajti Herbert Frenzeli, që tani është anëtar i Komitetit të Degës të Kroacisë. «Kandidatët kishin pritur kaq gjatë që të pagëzoheshin,—thotë ai,—saqë s’kishte gjë që t’i ndalonte. Pas pagëzimit, u ndien fitimtarë!» Sot në Zenicë ka një kongregacion të zellshëm me 68 lajmëtarë.
Në Sarajevë, programi mund të mbahej vetëm pranë një kryqëzimi që ishte nën shënjestrën e snajperëve. Pasi mbërritën shëndoshë e mirë në asamble, vëllezërit ishin në dilemë për të gjetur një vend për pagëzim dhe një mjet për të ruajtur ujin e çmuar. Që të siguroheshin se do të kishte mjaftueshëm ujë për t’u pagëzuar, të gjithë kandidatët u rreshtuan sipas gjatësisë dhe u pagëzuan nga më i shkurtri te më i gjati.
Sa u kënaqën vëllezërit e motrat atë ditë! Nuk lejuan asnjë ngjarje të tmerrshme përreth tyre t’u venitte gëzimin e madh që të adhuronin Perëndinë së bashku. Sot Sarajeva ka tre kongregacione lulëzuese.
PAS STUHISË
Pasi u rihapën rrugët e furnizimit, në disa aspekte jeta e vëllezërve dhe motrave u lehtësua disi. Por spastrimi etnik, që përfshinte dëbimet me forcë nga shtëpitë, vazhdoi. Ivica Arabaxhiç, një plak që shërben në Kroaci, kujton se si e nxorën me forcë nga shtëpia e tij në Banja-Lukë. «Erdhi një burrë me armë në dorë dhe na tha të largoheshim, sepse kjo ishte shtëpia e tij tani. Atë e kishin detyruar të ikte nga shtëpia e vet që e kishte pasur në Shibenik të Kroacisë, sepse ishte serb. Tani donte që të iknim ne. Na erdhi në ndihmë një oficer policie me të cilin studioja. Ndonëse s’patëm mundësi të mbanim shtëpinë, arritëm të bënim një këmbim: t’i jepnim shtëpinë tonë serbit dhe të merrnim shtëpinë e tij. E kishim të vështirë të linim shtëpinë dhe kongregacionin që na kishte ndihmuar të merrnim të vërtetën, po s’kishim rrugë tjetër. Morëm me vete shumë pak sende dhe u nisëm për në shtëpinë ‘e re’ në Kroaci. Por, kur mbërritëm në Shibenik,
dikush tjetër kishte hyrë tashmë në shtëpinë bosh që na takonte ne. Ç’të bënim? Menjëherë vëllezërit hapën dyert dhe një plak na la të jetonim në shtëpinë e tij për një vit, derisa zgjidhëm problemin me shtëpinë tonë.»Sot e kësaj dite politika vazhdon të jetë e paqëndrueshme, por e vërteta po lulëzon në Bosnjë-Hercegovinë, ku rreth 40 për qind e banorëve janë të fesë myslimane. Që kur mbaroi lufta, vëllezërit kanë ndërtuar Salla Mbretërie të reja. Veçanërisht njëra që ndodhet në Banja-Lukë, nuk është thjesht një vend mbledhjeje që nevojitej kaq shumë. Ajo përfaqëson edhe një fitore ligjore. Për vite të tëra, vëllezërit u përpoqën të merrnin leje që të ndërtonin një Sallë Mbretërie në këtë zonë ku Kisha Ortodokse Serbe ka pushtet të madh. Pas luftës, edhe pse vëllezërve në Bosnjë u ishte dhënë njohja ligjore, nuk iu dha leja të ndërtonin një Sallë Mbretërie në Banja-Lukë. Në fund, pas shumë lutjesh dhe përpjekjesh të zellshme, vëllezërit arritën të merrnin dokumentet e duhura. Kjo fitore është një precedent ligjor për Sallat e Mbretërisë që do të ndërtohen në të ardhmen në atë pjesë të Bosnjë-Hercegovinës.
Liria e adhurimit ka hapur rrugën që 32 pionierë specialë, shumë prej të cilëve nga vende të tjera, të ndihmojnë në zonat ku ka më tepër nevojë. Zelli i tyre për shërbimin, si dhe ndjekja me besnikëri e procedurave teokratike, ka qenë një bekim i vërtetë.
Në Sarajevë, ku vetëm një dekadë më parë vëllezërit tanë gjendeshin vazhdimisht nën shënjestrën e snajperëve, tani mbahen në paqe kongrese për delegatë nga të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë. Edhe pse luftërat e shekullit të kaluar e kanë shkretuar këtë vend të bukur malor, populli i Jehovait është afruar gjithnjë e më tepër në një lidhje ‘përzemërsie vëllazërore pa hipokrizi’. (1 Pjet. 1:22) Sot, 16 kongregacione me 1.163 lajmëtarë në Bosnjë-Hercegovinë, i sjellin lavdi së bashku Perëndisë së vërtetë, Jehovait.
Historia e sotme e Kroacisë
Pas kongresit ndërkombëtar në Zagreb, më 1991, kufiri mes Kroacisë dhe Serbisë u mbyll papritur. Rrugët kryesore dhe urat u shkatërruan ose u mbyllën me barrikada nga ushtria, e shumë delegatë nga pjesa lindore e Kroacisë s’mund të ktheheshin në shtëpi. Në një shfaqje të përzemërt dashurie vëllazërore, Dëshmitarë nga pjesë të tjera të vendit u ofruan t’i merrnin në shtëpi ata vëllezër, ndonëse vetë s’kishin edhe aq materialisht.
Në Zagreb, sirenat binin orë e çast duke paralajmëruar bombardimet. Njerëzit vraponin nëpër strehime, e disa prej tyre qëndronin atje për javë ose për muaj të tërë. Ngaqë bodrumi i Bethelit ndodhej në vend të sigurt, autoritetet e caktuan si strehim kundër bombardimeve. Kjo krijoi mundësi të shkëlqyera për të dhënë dëshmi, e njerëzit morën më tepër sesa vetëm strehimin fizik që kërkonin. Për shembull, një ditë, sapo ranë sirenat, si zakonisht, njerëzit u turrën nga tramvaji për te strehimi poshtë Bethelit. Meqë të gjithë po pritnin atje në ankth, një plak që shërbente në Bethel i pyeti nëse donin të shihnin një shfaqje me diapozitivë për kongresin që u mbajt në Zagreb ca muaj më parë. Të gjithë pranuan dhe më pas shprehën vlerësimin për shfaqjen.
Për shkak të luftimeve, ishte një sfidë e vërtetë të shkoje në mbledhje dhe, mjerisht, disa Salla Mbretërie u dëmtuan nga plumbat e granatat. Gjithsesi, ata vëllezër të dashur e vlerësonin ushqimin frymor më shumë se kurrë, dhe ‘nuk i braktisën mbledhjet’. (Hebr. 10:25) Për shembull, për gjashtë muaj Shibeniku ishte vazhdimisht nën sulmin e predhave, duke ua bërë të pamundur vëllezërve të takoheshin në Sallën e Mbretërisë. Një nga pleqtë shpjegon: «Ne jetonim jashtë qytetit, prandaj mblidheshim në shtëpinë time për studimin e librit dhe Studimin e Kullës së Rojës. Pavarësisht nga kushtet, nuk e ngadalësuam veprën e predikimit. Predikonim aty pranë, si dhe në fshatrat përreth. Të gjithë na njihnin si Dëshmitarë të Jehovait. E dinin se ishim ndryshe nga të tjerët.»
DASHURIA VËLLAZËRORE NË KOHË LUFTE
Shumë vëllezër që humbën shtëpinë, kërkuan strehim te të tjerët, dhe kongregacionet menjëherë bënë ç’ishte e nevojshme për t’i ndihmuar. Për shembull, në Sallën e Mbretërisë në Osijek të Kroacisë, vëllezërit mirëpritën me ngrohtësi një familje të re që sapo kishte ikur nga Tuzla e Bosnjës, në rrethana shumë të vështira. Kongregacioni u kënaq kur mori vesh se gruaja ishte motër në besim.
Autoritetet i dhanë leje familjes të hynte në një shtëpi, por ajo ishte e vjetër dhe gjysmë e shkatërruar. Kur panë shtëpinë në atë gjendje të mjerë, vëllezërit u erdhën në ndihmë. Njëri solli një sobë, tjetri një dritare dhe të tjerë sollën derën dhe një krevat. Disa sollën materiale ndërtimi, kurse të tjerë dhanë ushqim dhe dru zjarri. Të nesërmen, njëra nga dhomat ishte bërë e banueshme. Por shtëpia s’i kishte ende kushtet për ta mbrojtur familjen gjatë dimrit. Atëherë kongregacioni bëri një listë me sendet që duheshin dhe lajmëtarët siguruan ç’të mundnin. Ndonëse ishin të varfër, ata mblodhën gjithçka që nevojitej, që nga lugët e pirunët deri te materialet për çatinë.
Ndërsa lufta përparonte, rezervat ushqimore mbaruan shpejt dhe dega punoi shumë për t’u kujdesur si për
nevojat materiale, edhe për ato frymore të vëllezërve tanë. Në bashkëpunim me Trupin Udhëheqës, dega organizoi grumbullimin e ushqimeve, rrobave, këpucëve dhe ilaçeve. Në fillim ndihma kryesisht erdhi nga vëllezërit vendës, por ata ishin për vete në ngushticë dhe s’mund të bënin shumë. Ndërkohë, vëllezërit në Austri, Itali, Gjermani e Zvicër dhuruan me bujari rroba e ilaçe, si dhe literaturë biblike. Kamionët vinin ditë e natë, me shoferë vullnetarë që mendonin më tepër për nevojat e vëllezërve kroatë sesa për sigurinë vetjake. Që nga qendra e grumbullimit në Zagreb, ndihmat shkonin nëpër kongregacionet që kishin nevojë.Vëllezërit në Kroaci kishin marrë ndihmë, po si t’i ndihmonin tani vëllezërit e tyre në Bosnjë? Kamionë të ngarkuar me 16 tonë ushqim e dru zjarri u drejtuan për në kufirin me Bosnjën. Kjo ishte e rrezikshme, pasi gjithandej dëgjoheshin lajme për veprime ushtarake të
paautorizuara. Rastisja në ndonjë nga këto grupe mund të nënkuptonte humbjen e ndihmave humanitare, si dhe vdekjen e atyre që i transportonin.Një vëlla tregon: «Kaluam përmes një terreni pyjor, nga njëri postbllok në tjetrin, e disa herë përgjatë frontit të luftimit. Pavarësisht nga rreziku, mbërritëm shëndoshë e mirë në Travnik të Bosnjës. Një ushtar që mori vesh për mbërritjen tonë, vrapoi për te shtëpia ku ishin mbledhur vëllezërit. ‘Kanë ardhur njerëzit tuaj me kamionë!’—bërtiti. Mund ta përfytyroni gëzimin e tyre. Çuam ushqimet në shtëpi, shkëmbyem nja dy fjalë e pastaj na u desh të iknim me të shpejtë. Kishim edhe ndalesa të tjera.»
Shumë vëllezër i shkruan Bethelit në Zagreb letra mirënjohjeje për ndihmën që morën. Një kongregacion shkroi: «Ju falënderojmë shumë për punën e palodhur që bëni, me qëllim që ta marrim rregullisht të gjithë ushqimin frymor. Faleminderit edhe për ndihmat që morëm; vëllezërit kishin vërtet nevojë për to. Faleminderit nga thellësia e zemrës për të gjitha përpjekjet dhe për kujdesin e dashur!»
Në një letër tjetër thuhej: «Kemi disa vëllezër refugjatë dhe disa të tjerë që nuk kanë fare të ardhura. Kur morën ndihmat dhe panë sa me bollëk ishin, iu mbushën sytë me lot. Kujdesi i dashur, bujaria dhe altruizmi i vëllezërve i preku thellë e u dha zemër.»
Gjatë atyre kohëve të vështira, u bënë përpjekje të veçanta t’u jepej ushqim frymor vëllezërve, që ta mbanin të fortë besimin. Veç kësaj, ishte e dukshme se fryma e Jehovait i ndihmonte vërtet, jo vetëm t’i duronin ato vështirësi të tmerrshme, por edhe të forcoheshin frymësisht.—Jak. 1:2-4.
NJË MESAZH SHPRESE QË TË JEP ZEMËR
Ndërkohë që organizatat humanitare jepnin çdo lloj ndihme materiale që mundeshin, vetëm Dëshmitarët e Jehovait siguruan lehtësim që zgjati. Në vend që të pritnin duarkryq derisa të mbaronte lufta, vëllezërit bënë çmos t’u jepnin të tjerëve lajmin e mirë për Mbretërinë.
Në Vukovar, pranë kufirit me Serbinë, ku pati dëme më tepër se kudo, pjesës më të madhe të popullsisë, përfshirë edhe vëllezërve tanë, iu desh të ikte nga qyteti. Por një motër, Marija, qëndroi. Për katër vjet, vëllezërit në Kroaci s’kishin asnjë lidhje me të, e prapëseprapë ajo vazhdoi t’u predikonte me zell atyre pak vetave që kishin mbetur në qytet. Sa u shpërblye zelli i saj! Përfytyroni habinë e vëllezërve kroatë kur panë një grup me 20 veta nga Vukovari në kongresin krahinor të vitit 1996!
Mesazhi ynë i shpresës ka fuqi edhe t’u ndryshojë jetën njerëzve. Në fillim të luftës, një ushtar i ri bëri karrierë të shpejtë në një njësi elitare të ushtrisë kroate. Më 1994, teksa priste trenin, mori fletushkën Kush sundon në të vërtetë mbi botën? E lexoi menjëherë dhe kuptoi se është Satanai përgjegjës për dhunën kundër njeriut, jo Perëndia Jehova. Këto të vërteta i lanë shumë mbresa. Një arsye pse kishte hyrë në ushtri, ishte se donte të hakmerrej për vrasjen e së motrës 19-vjeçare dhe dy familjarëve të tjerë të vrarë gjatë luftës. Ndonëse kishte bërë plane të shkonte në fshatin ku jetonin vrasësit, fletushka e bëri të mendonte. Nisi të studionte Biblën dhe pasi kaluan disa vjet, gjatë të cilave ndryshoi personalitetin e tij, u pagëzua në vitin 1997. Si përfundim, shkoi te fshati ku banonin vrasësit e familjes së tij. Por në vend të hakmarrjes, me kënaqësi u çoi lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë njerëzve që kishin nevojë të mësonin për mëshirën e Tij.
Zelli i lajmëtarëve për shërbimin, edhe gjatë konflikteve më të ashpra, solli një rritje mahnitëse në Kroaci. Që kur filloi lufta më 1991 e deri sa mbaroi më 1995, numri i pionierëve u rrit 132 për qind. Studimet biblike u rritën 63 për qind, kurse numri i lajmëtarëve u rrit 35 për qind. Po, vëllezërit vendës e shpallën me zell Fjalën e Perëndisë dhe Ai i bekoi shumë përpjekjet e tyre.
PUNËTORË VETËMOHUES
Pak para kongresit ndërkombëtar të vitit 1991, në Kroaci mbërritën misionarët e parë të stërvitur në Galaad, Daniel dhe Helena Nizani nga Kanadaja. Gjithashtu, u ftuan të shërbenin atje edhe çifte nga vende të tjera evropiane që kishin mësuar gjuhën kroate.
Një nga këta çifte, Hajnc dhe Elke Polaku, nga Austria, kishin qenë pionierë speciale në fushën e gjuhës jugosllave në Danimarkë para se t’i ftonin në Kroaci, më 1991. Sapo kishin nisur veprën udhëtuese kur filloi lufta. Qarku i tyre i parë përfshinte bregdetin dalmat dhe disa pjesë të Bosnjës, që të gjitha të prekura nga lufta. Hajnci tha: «Ishte një sfidë të bënim vizitat në Bosnjë gjatë luftës. Për shkak të rreziqeve, nuk përdornim dot automjetin tonë, ndaj na duhej të vareshim nga sistemi i paparashikueshëm i autobusëve. S’mund të merrnim shumë gjëra me vete: nja dy valixhe dhe makinën e shkrimit.
Duhej të tregoheshim të shkathët. Në një rast, ushtarët ndaluan autobusin me të cilin po udhëtonim nga Tuzla për në Zenicë. Na thanë se ishte tepër e rrezikshme të vazhdonim rrugën. Të gjithë pasagjerët duhej të zbritnin. Mirëpo ne e dinim se vëllezërit në Zenicë po na pritnin, prandaj nisëm të pyetnim të tjerë nëse mund të na merrnin me vete. Më në fund, pranoi të na merrte një karvan me kamionë që transportonin gaz dhe që kishin dokumentet e duhura. Kohën e udhëtimit e përdorëm
për t’i dhënë dëshmi shoferit, që ishte shumë i vëmendshëm.Përsëri u detyruam të ndalonim për shkak të luftimeve dhe na u desh t’i binim nga rrugët dytësore. Ato ishin si mos më keq dhe dëbora e përkeqësonte edhe më tej situatën. Shpesh duhej të ndalonim e të ndihmonim kamionët e tjerë që ngecnin. Në njëfarë pike u gjendëm mes zjarrit të artilerisë dhe u detyruam të largoheshim nga zona. Arritëm deri në Varesh, rreth 50 kilometra larg vendmbërritjes, dhe na u desh të ndalonim që të kalonim natën.
Shoferi u shtri të flinte te sediljet, kurse unë dhe Elka u mblodhëm kruspull së bashku në fund të kabinës, për t’u ngrohur. M’u duk nata më e gjatë e jetës sime. Por ditën tjetër, kur më në fund mbërritëm në Zenicë, vëllezërit ishin shumë të lumtur që po na shihnin. Mundimi ia vlejti! Edhe pse s’kishin ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike, bënë çmos të na mikpritnin. Ndonëse ishin të varfër, frymësisht ishin të pasur dhe tregonin një dashuri të fortë për të vërtetën.»
Që pas luftës, në Kroaci janë caktuar rreth 50 pionierë specialë nga Austria, Gjermania, Italia dhe vende të tjera. Më vonë, organizata e Jehovait siguroi më tej ndihmë fuqizuese dhe inkurajim, duke dërguar më shumë misionarë. Këta shërbëtorë të zellshëm në kohë të plotë kanë qenë një ndihmë e madhe, si në territor edhe në kongregacione.
«S’MË BESOHET QË IA ARRITA KËSAJ DITE!»
Deri në fund të viteve 80, vëllezër që jetonin jashtë Bethelit përkthenin një botim mujor të Kullës së Rojës nga gjermanishtja në kroatisht. Pastaj, nga viti 1991 e më tej, me përkthimin merrej një skuadër në Bethel. Me kalimin e kohës, Trupi Udhëheqës dha
miratimin që të niste përkthimi i Shkrimeve të Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re. Deri në atë kohë, përdorej një përkthim biblik 150-vjeçar që kishte një gjuhë të vjetër dhe shumë shprehje të panjohura. Skuadra kroate mori drejtimin, duke bashkëpunuar ngushtësisht me skuadrat e përkthimit serbe dhe maqedonase. Të gjithë nxorën dobi nga puna dhe kontributi i secilit.Ditën e premte, 23 korrik 1999, Dëshmitarët e Jehovait në Kroaci, si dhe në Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi e Maqedoni, do ta mbajnë mend për shumë kohë. Në të katër Kongreset Krahinore «Fjala profetike e Perëndisë», u prezantua njëkohësisht Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re në kroatisht e serbisht, dhe auditorit iu tha se përkthimi maqedonas po përparonte shpejt. Për disa minuta, oratorët s’vazhdonin dot për shkak të duartrokitjeve të forta. Gëzimi s’njihte kufi dhe pothuaj të gjithë delegatët nuk i mbajtën dot lotët. Një plak nga shumë kohë, tha: «S’më besohet që ia arrita kësaj dite!» Bibla e plotë doli në vitin 2006, në secilën nga këto tri gjuhë.
Deri në vitin 1996, për veprimtaritë e Dëshmitarëve të Jehovait në Kroaci e në Bosnjë-Hercegovinë ishte kujdesur një Komitet Vendi, nën mbikëqyrjen e zyrës së degës në Austri. Atë vit, për të mbikëqyrur veprën e predikimit në këto territore u emërua një Komitet Dege me katër anëtarë, dhe duket qartë se Jehovai e ka bekuar këtë masë.
NDËRTESAT E REJA TË DEGËS DHE SALLA MBRETËRIE TË REJA
Ashtu si gjetkë, familja Bethel në Zagreb të Kroacisë po provonte rezultatet e rritjes teokratike. Familja ishte rritur nga 10 në afro 50 anëtarë. Por, meqë shtëpia Bethel ishte menduar për katër a pesë çifte, duhej të merreshin me qira dhoma të tjera aty afër.
Pak pasi u formua Komiteti i Degës, Trupi Udhëheqës i udhëzoi të blinin një pronë për një shtëpi Bethel të re në Zagreb. Vullnetarë vendës dhe shërbëtorë ndërkombëtarë, shpejt ngritën ndërtesa të bukura që do të ndihmonin për përparimin e interesave të Mbretërisë për vite me radhë. Ndërtesat e reja të degës dhe Salla e Mbretërisë u kushtuan të shtunën, më 23 tetor 1999, si dhe një Sallë Mbretërie dyshe në qendër të
Zagrebit. Ishin të pranishëm delegatë nga 15 vende, ndër të cilët edhe vëlla Gerrit Lëshi nga Trupi Udhëheqës, që mbajti fjalimin e kushtimit. Të nesërmen, 4.886 veta u mblodhën për një program frymor të këndshëm në një pallat sporti të madh. Ç’ditë e paharrueshme ishte ajo për shërbëtorët e Jehovait në Kroaci! Disa prej tyre kishin 50 vjet a më tepër që i shërbenin me besnikëri Jehovait gjatë kohëve më të vështira në historinë moderne.Gjithashtu, vazhdon të veprojë një program i gjerë ndërtimi për Salla Mbretërie. Deri në vitin 1990, shumë kongregacione mblidheshin nëpër bodrume ose në shtëpi private. Për shembull, për 20 vjet, një kongregacion në Split mblidhej në një dhomë të vogël të një shtëpie private. Kishin vetëm 50 karrige, por disa herë në mbledhje ishte më tepër se dyfishi, kështu që shumë veta rrinin jashtë. Asambletë dhe kongreset mbaheshin në të njëjtin vend, me 150 a më shumë të pranishëm. Sot, Spliti ka katër kongregacione, të cilat përdorin dy Salla Mbretërie të bukura. Si rezultat i rritjes së numrit të lajmëtarëve, për asamble përdoret salla e konferencave të një hoteli. Zyra e Ndërtimit të Sallave të Mbretërisë, nën mbikëqyrjen e Zyrës Rajonale të Inxhinierisë në Zeltërs, Gjermani, po vazhdon të organizojë ndërtimin e sallave praktike e tërheqëse.
Të rinj e të moshuar që kanë dalë vullnetarë për ndërtimin e Sallave të Mbretërisë, kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Deri tani janë ndërtuar 25 Salla Mbretërie të reja dhe janë rikonstruktuar 7 të tjera. Kjo i ka kontribuar rritjes së veprës së Mbretërisë, për lavdi të Jehovait.
VEPRA SHKON PËRPARA ME VRULL
Më 1991, kur Kroacia fitoi pavarësinë, administrata e saj përdori ligjet e mëparshme për fenë, derisa të
miratoheshin ligje të reja. Shteti i sapoformuar ishte pothuajse 90 për qind katolik. Prandaj, kleri ndikonte fuqishëm në qeveri. Megjithatë, nisur nga statusi ligjor që kishin pasur në të kaluarën Dëshmitarët e Jehovait e nga reputacioni i patëmetë i vëllezërve, më 13 tetor 2003, Ministria e Drejtësisë dekretoi se Dëshmitarët e Jehovait ishin regjistruar si një komunitet fetar në Kroaci. Pas gjithë atyre viteve të vështira, shërbëtorët e Jehovait ishin të ngazëlluar që u njohën ligjërisht në Kroaci.Në fillim të viteve 90, për të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë kishte vetëm një Shkollë Pionieri në vit, kurse tani vetëm Kroacia ka disa klasa çdo vit. Në shtator të vitit 2008, Kroacia u gëzua që arriti numrin 5.451 lajmëtarë, të organizuar në 69 kongregacione. Kurse numri i të pranishmëve në Përkujtim, 9.728 veta, ishte thjesht befasues. E gjithë kjo tregon ç’potencial të mrekullueshëm për rritje ka ky vend.
Ndonëse intoleranca fetare është mjaft e përhapur dhe presionet e jetës shtohen përditë, të gjithë shërbëtorët e Jehovait në këtë rajon janë më se të vendosur të vazhdojnë të predikojnë lajmin e mirë për Mbretërinë e Perëndisë, çfarëdo që të kurdisë Satanai në zemërim e sipër. (Zbul. 12:12) Për shumicën e njerëzve, lufta e përditshme për të siguruar jetesën është bërë gjëja më e rëndësishme në jetë. Por mes tyre ka nga ata që psherëtijnë për kushtet e mjerueshme morale të botës dhe që janë të vetëdijshëm për etjen e tyre për të vërtetën e Biblës. (Ezek. 9:3, 4; Mat. 5:6) Dëshmitarët po i gjejnë ata e po i ndihmojnë të adhurojnë të vetmin Perëndi të vërtetë e të thonë: «Ejani, le të ngjitemi në malin e Jehovait, në shtëpinë e Perëndisë së Jakobit. Ai do të na mësojë udhët e tij, dhe ne do të ecim në shtigjet e tij.»—Isa. 2:3.
Historia e sotme e Maqedonisë
«Kalo në Maqedoni dhe na ndihmo!»—tha burri që iu shfaq në vegim apostullit Pavël në shekullin e parë. (Vep. 16:8-10) Të bindur se Perëndia po i drejtonte të shpallnin lajmin e mirë për Mbretërinë e Tij në këtë territor të papredikuar, Pavli dhe shokët e tij të shërbimit e pranuan me gatishmëri ftesën, dhe shpejt krishterimi po lulëzonte atje. Si ka përjetuar një rritje të ngjashme në adhurimin e vërtetë Maqedonia e sotme, një rajon më i vogël në veri të Maqedonisë së lashtë?
Pas Luftës II Botërore, Maqedonia u bë republika më jugore e Jugosllavisë. Pavarësinë e fitoi në vitin 1991. Dy vjet më vonë, më 1993, Dëshmitarët e Jehovait u gëzuan që u regjistruan zyrtarisht në këtë shtet të sapoformuar. Kështu, tani mund të hapej një zyrë në Maqedoni, nën mbikëqyrjen e Komitetit të Degës të Austrisë. Prandaj, më 1993 u ble një shtëpi në rrugën «Alzhirska», në Shkup, dhe skuadra maqedonase e përkthimit u transferua nga Zagrebi i Kroacisë në këtë Bethel të ri.
Mikael dhe Dina Shibeni erdhën nga Gjermania për të shërbyer në veprën qarkore, kurse Daniel dhe Helena Nizani, nga Kanadaja, që po shërbenin në Serbi, u caktuan në Maqedoni. U formua një Komitet Vendi dhe Betheli nisi të funksionojë.
KUFIZIMI I LITERATURËS
Edhe pse ishin regjistruar zyrtarisht, Dëshmitarët e Jehovait e kishin të vështirë të importonin literaturë.
Nga viti 1994 deri më 1998, qeveria e kufizoi numrin e revistave të importuara në një kopje për lajmëtar. Si pasojë, vëllezërit duhej t’u bënin kopje artikujve të studimit të Kullës së Rojës për studentët biblikë. Gjithashtu, ata arrinin të merrnin revista me postë nga vende të tjera, dhe vizitorëve në Maqedoni u lejohej të sillnin një numër të vogël revistash. Në fund, pas procedurash ligjore që zgjatën disa vjet, gjykata e lartë mori vendim në favor të Dëshmitarëve, që u lejuan të importonin literaturë sa të donin.Në gusht të vitit 2000, numri i lajmëtarëve arriti në 1.024, hera e parë që raportonin shërbimin më shumë se 1.000 lajmëtarë. Tani që po prodhohej më tepër literaturë në maqedonisht dhe që po rritej numri i lajmëtarëve, shtëpia ekzistuese në rrugën «Alzhirska» nuk i plotësonte dot më nevojat e familjes Bethel që po rritej. Një vit më pas, u blenë tre shtëpi të vogla aty ngjitur dhe u shembën që të hapej vend për dy ndërtesa të reja. Sot familja Bethel e Maqedonisë, me 34 anëtarë, shërben dhe banon në tri ndërtesa të pajisura mirë. Me kënaqësi pritën Gaj Piërsin nga Trupi Udhëheqës, për programin e kushtimit, më 17 maj 2003.
NDËRTIMI I SALLAVE TË MBRETËRISË
Vëllezër e motra nga e gjithë Maqedonia e kanë vlerësuar shumë programin që të ndihmoheshin vendet me të ardhura të kufizuara për të ndërtuar Salla Mbretërie. Një skuadër ndërtimi me pesë vëllezër u caktua të ndihmonte kongregacionet vendëse që të ndërtonin Salla Mbretërie. Midis viteve 2001 dhe 2007, u ndërtuan nëntë Salla Mbretërie. Kjo skuadër ndërtimi shumëkombëshe ka dhënë dëshmi të mirë duke punuar në paqe e unitet, pa paragjykime etnike. Një tregtar që
vizitoi një Sallë Mbretërie të përfunduar, vuri re cilësinë e lartë të punimeve dhe tha: «Është ndërtuar vërtet me dashuri.»Kur grupi i ndërtimit po ngrinte një Sallë Mbretërie të re në qytezën e Shtipit, njëri nga fqinjët nuk mendonte se projekti do të kishte sukses, sepse i dukeshin të rinj në moshë e pa përvojë. Por, kur mbaroi salla, u solli vëllezërve të rinj planimetrinë e shtëpisë së vet dhe iu lut t’ia ndërtonin. I kishte lënë kaq shumë mbresa cilësia e punës së tyre, saqë u tha se do t’i paguante mjaft mirë. U mahnit kur vëllezërit i thanë se nuk po e ndërtonin Sallën e Mbretërisë për përfitime financiare, por sepse kishin dashuri për Perëndinë e për njerëzit.
PËRKTHIMI BOTA E RE
Ndërkohë, një grup tjetër i vogël burrash e grash të përkushtuar, ishin të zënë me një detyrë tjetër: përkthimin e Shkrimeve të Shenjta—Përkthimi Bota e Re në maqedonisht. Puna e tyre e palodhur pati bekimin e Jehovait dhe brenda pesë vjetësh e mbaruan krejt Përkthimin Bota e Re. Sa u kënaqën delegatët në Kongresin Krahinor «Çlirimi është afër!» që u mbajt në vitin 2006 në Shkup, kur Gerrit Lëshi, nga Trupi Udhëheqës, njoftoi daljen e këtij përkthimi të mrekullueshëm të Biblës. Duartrokitjet ishin të zjarrta e të gjata, dhe shumë veta nuk i mbajtën dot lotët. Disa që morën Biblën, gjatë pushimit të drekës u ulën menjëherë të shijonin këtë përkthim të shkëlqyer të Fjalës së Perëndisë në gjuhën e tyre amtare.
Shumë maqedonas kanë respekt të thellë për Biblën. Orhani, për shembull, nisi të studionte Biblën gjashtë vjet më parë. Edhe pse ishte analfabet, mësoi të shkruante e të lexonte me ndihmën e vëllait që studionte me
të. E ka lexuar gjashtë herë Biblën që kur u pagëzua, tre vjet më parë.Për njëfarë kohe, Orhani ishte i vetmi Dëshmitar në qytezën e Resnjës. Por shumë veta flitnin mirë për këtë njeri dikur analfabet dhe disa prindër u kërkuan vëllezërve të studionin me fëmijët e tyre, që të bëheshin si Orhani. Interesi për të vërtetën u shtua dhe me kalimin e kohës në qytezë nisi të mbahej çdo javë Studimi i Librit i Kongregacionit. Një i interesuar u bë lajmëtar i papagëzuar, kurse Orhani shërben si pionier i rregullt e shërbëtor ndihmës.
KALOJNË NË MAQEDONI
Në korrik të vitit 2004, një çift pionierësh specialë nga Shqipëria shkuan të mbështetnin predikimin te shqipfolësit në Maqedoni, që përbëjnë 25 për qind të popullsisë. Shpejt u bë e dukshme se kishin nevojë për ndihmë, sepse ishin të vetmit lajmëtarë për më se gjysmë milion shqipfolës. Prandaj, pas një viti, nga Shqipëria u dërgua edhe një çift tjetër, dhe të katër pionierët specialë nisën të inkurajonin grupin e vogël me shtatë të interesuar në qytezën e Kërçovës, që ndodhet në qendër të komunitetit shqiptar në Maqedoni. Pranverën vijuese, ky grup i vogël u gëzua që pati 61 të pranishëm për fjalimin e Përkujtimit, i cili u mbajt në shqip e maqedonisht. Që atëherë, grupi është rritur në 17 lajmëtarë të zellshëm, dhe në mbledhje ka mesatarisht 30 të pranishëm.
Për të mbuluar gjithë territorin në Maqedoni, Trupi Udhëheqës miratoi një fushatë speciale për muajt prill-korrik 2007. Synimi ishte të mbulohej territori që nuk ishte predikuar e të përhapej lajmi i mirë në popullsinë shqipfolëse.
Përkrahja ishte e fuqishme, pasi 337 vëllezër e motra nga shtatë vende, me kënaqësi dolën vullnetarë për të ndihmuar. Cilat ishin rezultatet? Lajmi i mirë u predikua në më tepër se 200 zona në gjithë Maqedoninë, në të cilat banojnë rreth 400.000 veta. Pjesa më e madhe e tyre s’kishin dëgjuar kurrë për mesazhin. Gjatë fushatës katërmujore, u shpërndanë më tepër se 25.000 libra e broshura, si dhe mbi 40.000 revista. U harxhuan rreth 25.000 orë në shërbim dhe u filluan mbi 200 studime biblike.
Një vëlla komentoi: «Disave iu mbushën sytë me lot kur morën vesh nga vinim dhe pse po i vizitonim. Të tjerë u përlotën nga ajo që lexuan në Fjalën e Perëndisë.»
Pati shumë shprehje çmueshmërie të thellë nga ata që morën pjesë në fushatë. Një motër shkroi: «Një mësuese na tha: ‘Zoti ju bekoftë! Po bëni diçka të mrekullueshme. Gjërat që thoni, më freskojnë shpirtin.’»
Një lajmëtar u shpreh: «E kam të vështirë ta lë këtë territor që është si vendet ku dërgohen misionarë. E pamë
me sytë tanë sa shumë nevojë kishin njerëzit për të vërtetën dhe u trishtuam kur u ndamë nga studentët tanë biblikë.»«Na vjen keq që nuk morëm më tepër ditë pushimi,—tha një çift,—sepse tani po e shohim sa shumë nevojë ka.»
Duke përmbledhur ndjenjat e shumicës, një lajmëtar tha: «S’më kujtohet që kur nuk provonim një kënaqësi të tillë si familje.»
Në malet pranë qytetit të Tetovës, një grup lajmëtarësh predikuan në një fshat ku nuk kishte predikuar askush më parë. Dy prej tyre nisën të predikonin në njërën anë të rrugës, dy në anën tjetër. S’kishin bërë as tre shtëpi kur tërë rruga kishte marrë vesh se kishin ardhur Dëshmitarët e Jehovait. Shpejt lajmi u përhap në gjithë fshatin dhe një grup i madh me gra të interesuara u mblodh përreth motrave. Më poshtë në rrugë, një grup me 16 burra po pritnin me padurim vëllezërit. Të zotët e shtëpive menjëherë sollën katër karrige që të uleshin lajmëtarët dhe një burrë u bëri kafe. Lajmëtarët u dhanë literaturë të gjithëve dhe, duke e përdorur me mjeshtëri Biblën, nisën t’i flitnin turmës për të vërtetën.
Shumë veta bënë pyetje dhe të gjithë dëgjonin me vëmendje. Në fund, banorët e fshatit s’donin të iknin pa u përshëndetur personalisht me lajmëtarët. Por vëllezërit u shqetësuan kur u afrua një grua e moshuar me bastunin ngritur. «Me këtë do t’ju rrah!»—thirri ajo, duke treguar bastunin. Po si e kishin fyer lajmëtarët atë zonjë? «Të gjithëve u dhatë libra, mua jo!»—shpjegoi gruaja. «Dua librin e madh të verdhë»,—tha, duke treguar librin Tregimet biblike, që kishte marrë fqinja e saj. Menjëherë vëllezërit i dhanë kopjen e fundit që kishin.
U PREDIKOJNË ROMËVE
Në Maqedoni ka shumë romë që flasin maqedonisht, por që si gjuhë amtare kanë gjuhën e folur rome, një përzierje të disa dialekteve rome. Sipas të dhënave, kryeqyteti, Shkupi, ka zonën më të madhe me romë në Evropë, me rreth 30.000 banorë. Një Sallë Mbretërie dyshe në zonën e quajtur Shuto-Orizari mirëpret tre kongregacionet rome që janë atje. Të 200 lajmëtarët kënaqen shumë në territorin e tyre të frytshëm, që ka një raport 1 lajmëtar çdo 150 banorë, nga më të mirët në vend. Reagimin e mirë të romëve e tregoi edhe numri prej 708 të pranishmish në Përkujtimin e vitit 2008.
Çfarë po bëhet për t’i ndihmuar romët e thjeshtë e të etur për të vërtetën, që të mësojnë për qëllimin e Perëndisë në gjuhën e tyre? Skema e fjalimit special për vitin 2007 u përkthye në gjuhën rome, dhe një plak me prejardhje rome e mbajti fjalimin para një auditori mirënjohës me 506 të pranishëm. Lajmëtarë të të gjitha etnive, romë, maqedonas dhe shqiptarë, u kënaqën tej mase kur morën broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh? në gjuhën rome, në kongresin krahinor të vitit 2007. Deri atëherë, lajmëtarët shpesh i drejtonin studimet biblike në gjuhën e tyre, duke përdorur literaturën maqedonase. Tani po korrin sukses të madh duke përdorur broshurën Çfarë kërkon? në gjuhën rome, për t’u prekur zemrën romëve të sinqertë.
Sot, të 1.277 lajmëtarët në 21 kongregacionet e Maqedonisë po punojnë pa u lodhur për të ndjekur shembullin që la në shekullin e parë apostulli Pavël. Reagimi i mirë i tërë atyre maqedonasve që kërkojnë të vërtetën, e justifikon fushatën moderne ‘për të kaluar në Maqedoni’.
Historia e sotme e Serbisë
Serbia, në zemër të Ballkanit, është një vend me kultura të ndryshme, ku banojnë njerëz të shumë kombësive. Pikërisht atje, në qytetin e Beogradit, u hap një zyrë dege në vitin 1935 që të kujdesej për territoret që ishin pjesë e Jugosllavisë, e kjo solli një rritje teokratike mahnitëse. Si u kanë siguruar ndihmë kohët e fundit vëllezërit në Serbi shteteve të tjera të sapoformuara në rajon?
Ndërkohë që kufijtë e shteteve po mbylleshin dhe urrejtja fetare e raciale po përhapej, vëllezër të kombësive të ndryshme punonin së bashku në paqe në zyrën e Zagrebit, Kroaci. Së fundi, meqë jashtë mureve të Bethelit vlonin paragjykimet raciale e kombëtare, vëllezërit serbë u detyruan të largoheshin. Më 1992, botimet serbe po përktheheshin përsëri në Beograd të Serbisë, siç ishte bërë afro 50 vjet më parë. Kjo lëvizje ishte vërtet e mençur dhe në kohën e duhur.
Kishte shumë nevojë për ndihma humanitare në Bosnjë, ku po zhvilloheshin luftime të rënda. Zyra e degës në Austri me dashuri kishte organizuar një karvan me ndihma, dhe vëllezërit në Serbi ishin në pozicionin më të favorshëm për t’i shpërndarë në zonat e Bosnjës që kontrolloheshin nga serbët.
Ndonëse luftimet nuk u përhapën në Serbi, prapëseprapë pasojat e luftës u ndien. Embargoja ekonomike ua bëri të vështirë të merrnin literaturë nga Gjermania, ku shtypej. Kur kongregacionet nuk merrnin revistat e fundit, thjesht studionin artikujt e vjetër, derisa vinin
artikuj më të rinj. Gjithsesi, në fund, vëllezërit nuk humbën asnjë numër të revistave.«NDIHMË FUQIZUESE»
«Kur mbërritëm në Serbi, më 1991,—tha Daniel Nizani, i diplomuar në Galaad,—vendi ishte mes trazirave politike. Na bëri përshtypje zelli që shfaqnin vëllezërit, pavarësisht nga situata kritike përreth tyre. Më kujtohet sa u habitëm unë dhe ime shoqe kur pamë rreth 50 kandidatë që u ngritën për t’u pagëzuar, në asamblenë e parë speciale njëditore që ndoqëm. Kjo na dha zemër jashtë mase.»
Çifti Nizan ndihmoi shumë për organizimin e zyrës që sapo ishte hapur në Beograd. Zyra fillestare, që nxinte deri në dhjetë veta, ndodhej në rrugën «Millorada Mitrovica». Në katin e parë kishte edhe një Sallë Mbretërie. Por me rritjen e skuadrës së përkthimit, duhej më shumë hapësirë. Pas njëfarë kohe u gjet një pronë dhe nisi ndërtimi. Aty nga fundi i vitit 1995, familja Bethel u transferua në ndërtesat e reja.
Për shkak të kohëve që sa vinin e keqësoheshin, gjithnjë e më shumë njerëz po nxiteshin të pranonin të Kolos. 4:11.
vërtetën. Rritja e numrit të lajmëtarëve shtoi nevojën për mbikëqyrje të dashur. Këtë nevojë e plotësuan pjesërisht pionierët specialë nga Italia, shërbëtorë në kohë të plotë, energjikë e vetëmohues, që shpenzuan veten pa kursim. Edhe pse e kishin të vështirë të mësonin një gjuhë të re dhe të përshtateshin me një kulturë të panjohur në rrethana lufte, ata u bënë «ndihmë fuqizuese» për vëllezërit tanë në Serbi.—Pionierët nga vende të tjera ndihmuan në shumë mënyra, por ç’është më e rëndësishmja, «sollën me vete përvojën teokratike», tha Rajner Sholci, koordinatori i Komitetit të Vendit në Serbi. Sot, 55 kongregacionet e Serbisë janë mirënjohëse për ndihmën e 70 pionierëve specialë.
PASOJAT E HIDHURA TË INFLACIONIT TË SKAJSHËM
Serbia nuk i shpëtonte dot pasojave të hidhura ekonomike të luftës, sidomos inflacionit që doli jashtë kontrollit. Një burim raporton: «Për 116 ditë, mes tetorit 1993 dhe 24 janarit 1994, inflacioni rritej vazhdimisht derisa arriti në 500 bilionë për qind.» Mira Bllagojeviç, e cila shërben në Bethel që nga viti 1982, kujton se kur dilte në treg, i duhej të merrte me vete një çantë plot me para vetëm për të blerë ca perime.
Një motër tjetër, Gordana Sirishki, tregon se kur e ëma mori pensionin mujor, i vlejti vetëm sa për të blerë një rrotull letre higjienike. Ajo tha: «Është vërtet e vështirë të kuptosh si mund të mbijetonin njerëzit kur çdo gjë që kishin, papritur bëhej e pavlerë. Falë vëllazërisë mbarëbotërore, morëm ndihma nga jashtë shtetit. Teksa humbnin besimin te bankat dhe te qeveria, shumë njerëz gjetën besimin te Perëndia, dhe vëllezërit u afruan më tepër me njëri-tjetrin.»
PËRKTHIMI I BIBLËS
Për vite të tëra, skuadrat e përkthimit në Jugosllavi kishin punuar krah për krah në një vend, në Zagreb të Kroacisë. Pas luftës, çdo grup përkthimi u transferua në vendin e vet, por, në të njëjtën kohë, mbajtën lidhje me skuadrën e përkthimit në Zagreb. Kjo doli sidomos e dobishme kur skuadra serbe nisi të përkthente Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re. Synimi ishte që të dilte në kongresin e Dëshmitarëve të Jehovait për vitin 1999.
Por, ndërkohë që skuadra po përfundonte përkthimin e Biblës, vendi po përgatitej për luftë. Bombardimet pa dyshim do të preknin linjën telefonike, duke ua bërë të vështirë përkthyesve të dërgonin materialin nga Beogradi në shtypshkronjën e Gjermanisë. Të martën, më 23 mars, ndërkohë që në horizont priteshin sulmet ajrore, vëllezërit punuan gjithë natën dhe arritën t’ua dërgonin dokumentet elektronike Gjermanisë herët në mëngjes. Disa orë më vonë nisën bombardimet dhe skuadra e përkthimit nxitoi e gëzuar për në vendstrehim. Gëzimi i tyre arriti kulmin kur Bibla e shtypur doli në kongresin në Beograd, katër muaj më vonë. Gjatë bombardimeve dhe ndërprerjeve të shumta të energjisë elektrike, vëllezërit vazhduan të përkthenin botimet e tjera. Por shpesh duhej të ndërpritnin punën e të vraponin në një vend të sigurt. Pa dyshim, ishte një kohë stresuese, por të gjithë ishin të kënaqur që morën pjesë në sigurimin e ushqimit frymor aq të nevojshëm.
Me punë të palodhur dhe me bekimin e Jehovait, në korrik të vitit 1999 doli në serbisht Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re. Delegatët ishin tejet të gëzuar e mirënjohës që e kishin në gjuhën e tyre. Pastaj, në kongreset e vitit 2006, doli i gjithë Përkthimi Bota e Re në serbisht, me alfabetin cirilik dhe atë latin.
INTENSIFIKOHET KUNDËRSHTIMI FETAR
Kisha Ortodokse Serbe është feja mbizotëruese në vend, prandaj për shumë njerëz të jesh serb do të thotë të jesh ortodoks. Mendojnë se dikush nuk është serb në qoftë se nuk i përket Kishës Ortodokse. Megjithatë, gjatë viteve 90 shumë veta e pranuan mesazhin tonë biblik të shpresës. Në fund të luftës, në vitin 1999, numri i lajmëtarëve pothuajse ishte dyfishuar, duke arritur një maksimum prej 4.026 lajmëtarësh.
Kjo begati frymore ndezi zemërimin e Kishës Ortodokse kundër popullit të Jehovait. Duke i fryrë flakëve të nacionalizmit, kisha u përpoq të ndalonte veprën tonë të krishterë të predikimit. Përmes dhunës së drejtpërdrejtë dhe duke manipuluar ligjin, kundërshtarët u përpoqën të demoralizonin vëllezërit. Për shembull, 21 vëllezër ishin ende në burg për shkak të qëndrimit asnjanës në politikë. Shumica u liruan pak pas luftës, mirënjohës që Jehovai u kishte forcuar besimin gjatë atyre peripecive.
Papritur, më 9 prill 2001, Ministria Federale e Punëve të Brendshme ndaloi importimin e literaturës sonë. Për ç’arsye? Thoshin se botimet tona do të ndikonin negativisht te rinia e vendit. Madje edhe Bibla ishte në listën e botimeve të ndaluara!
Për shkak të lajmeve negative në televizion e në gazeta për veprën tonë, nganjëherë disa njerëz në territor bëheshin të dhunshëm. «Na qëllonin me grushte ose me shpulla kur predikonim shtëpi më shtëpi,—tha një pionier special,—kurse herë të tjera na gjuanin me gurë.» Veç kësaj, pati akte vandalizmi mbi disa Salla Mbretërie. Sot, vëllezërit tanë në Serbi nga ana ligjore janë të lirë të mblidhen, por duhet të tregohen të matur.
Vëllezërit vazhdojnë të predikojnë me zell. Kështu tregojnë se shërbëtorët e Jehovait nuk kanë paragjykime dhe se shfaqin dashuri të vërtetë të krishterë. Vitet e fundit janë organizuar fushata predikimi të suksesshme, në të cilat vëllezër nga vende të tjera evropiane kanë përdorur kohën e pushimeve për të predikuar territoret e pacaktuara në Serbi dhe në Malin e Zi. Megjithatë, ka ende shumë punë për të arritur afro tre milionë banorët që jetojnë në ato zona.
Sot Betheli në Beograd është një kompleks i bukur me tri ndërtesa të rrethuara nga kopshte që ngjajnë si parqe. Tre anëtarët e Komitetit të Vendit mbikëqyrin veprën në Serbi dhe në Malin e Zi. Me bekimin e Jehovait mbi popullin e tij në këtë rajon dikur të shkretuar nga lufta, emri Serbi tani mund të na sjellë ndër mend zellin dhe vendosmërinë e Dëshmitarëve të Jehovait.
Historia e sotme e Kosovës
Tensioni i krijuar në vitet 80 mes komuniteteve serbe dhe shqiptare në Kosovë, shpërtheu në luftime të hapura në vitet 90 dhe solli si pasojë shumë vuajtje e dhembje. Kjo situatë u dha mundësi vëllezërve dhe motrave t’u tregonin «përzemërsi vëllazërore pa hipokrizi» bashkëbesimtarëve të të gjitha prejardhjeve etnike. (1 Pjet. 1:22) Veç kësaj, iu bindën urdhrit të Krishtit: «Të doni armiqtë tuaj e të luteni për ata që ju përndjekin.» (Mat. 5:43-48) Megjithatë, nganjëherë kjo ka qenë e vështirë.
«Vëllezërit e motrat që kanë qenë myslimanë, jo gjithnjë janë pritur mirë nga myslimanët e flaktë,—shpjegon Sali Abazi, një shqiptar ish-mysliman,—dhe familjet tona gabimisht mendojnë se i kemi braktisur, ngaqë kemi zgjedhur një fe të re. Gjithashtu, për shkak të tensioneve etnike mes shqiptarëve dhe serbëve, nuk është gjithnjë e lehtë për një ish-mysliman t’i predikojë një serbi.»
Gjithsesi, në shtëpinë e Saliut mblidhej një grup multietnik me 30 veta. «Ato vite,—kujton ai,—mbledhjet mbaheshin në serbisht dhe literaturën e merrnim nga Beogradi. Një ditë, ia behu papritur policia. Në atë kohë, vëllezërit nga Beogradi sapo kishin sjellë literaturën dhe ishim mbledhur të gjithë bashkë. Kur i thashë policisë se ata ishin vëllezërit e mi, s’arrinin ta kuptonin si mund të ishin vëllezër serbët me shqiptarët.» Në vitin 1998, ky grup lajmëtarësh arriti të merrte me qira një ndërtesë për ta përdorur si Sallë Mbretërie në qytetin më të madh të Kosovës, në Prishtinë.
Në pranverën e vitit 1999, tensionet etnike dhe nacionalizmi morën të përpjetën në mënyrë alarmante. Saliu tregon: «Fqinji më kërcënoi se po të mos shkonim në luftë unë dhe im bir, do të na e digjnin shtëpinë. Klima politike ndikoi tmerrësisht për keq te popullsia. Ngaqë nuk e pranonin qeverinë e mëparshme serbe, nuk i respektonin më ligjet dhe u bënë të dhunshëm, bënin ç’t’u donte qejfi.»
Me përkeqësimin e situatës politike, kushtet u bënë gjithnjë e më të vështira për serbët që jetonin në Kosovë. Gjatë konfliktit të vitit 1999, me mijëra serbë e shqiptarë u detyruan të iknin në vendet fqinje. Megjithatë, në atë klimë konfliktesh të zjarrta etnike, Saliu rrezikoi jetën duke i strehuar në shtëpi vëllezërit e tij serbë.
MODELOHEN SIPAS MËNYRËS SË TË MENDUARIT TË JEHOVAIT
Një motër tregon: «Urrejtja mes serbëve dhe shqiptarëve ishte e thellë. Na mësohej që në fëmijëri. Edhe pasi njerëzit marrin të vërtetën, nuk e kanë të lehtë t’i çrrënjosin këto ndjenja. Shumë prej nesh duhej të bënin ndryshime të mëdha që të përvetësonin mënyrën e të menduarit të Jehovait. Për shkak të kësaj urrejtjeje, edhe pse e dija se Jehovai është dashuri, kisha prirjen ta shmangia një motër në kongregacion vetëm sepse ishte serbe. Por, ndërsa vazhdoja studimin, arrita të kuptoj se mësimet e Kolos. 3:7-11; Hebr. 4:12.
feve të tjera i përçajnë njerëzit, kurse e vërteta e Fjalës së Jehovait i bashkon.» A e ka ndihmuar fuqia transformuese e Fjalës së Perëndisë këtë motër që të veshë personalitetin e ri të krishterë? «Sot,—tha ajo,—jam e lumtur që shërbej në të njëjtin kongregacion me vëllezër e motra serbë.»—Uniteti i të krishterëve të vërtetë dallohet qartë në këtë botë të përçarë nga fetë. Ndërkohë që nacionalizmi po i shtynte njerëzit të digjnin shtëpi e të hidhnin granata dore, vëllezërit tanë po udhëtonin për në Beograd të Serbisë, për një kongres në korrik të vitit 1998. Në autobus udhëtonin paqësisht shqiptarë, kroatë, maqedonas e romë. Dashurie Gashi, e cila po shkonte në atë kongres që të pagëzohej, tregon: «Kur autobusin e ndaluan ushtarët, pamë tronditjen në fytyrat e tyre. Mes gjithë tensioneve etnike në këto vende, ja ku ishte një popull i bashkuar, populli i Jehovait.»
Një vajzë me origjinë rome, e mori të vërtetën që e vogël nga tezet që jetonin jashtë shtetit. Pengesa e parë që duhej të kapërcente, ishte analfabetizmi. E motivuar nga dashuria për Jehovain, mësoi të shkruante e të lexonte gjatë tri viteve që studioi Biblën. Pengesa e dytë ishte gjyshi i saj, me të cilin jetonte. «Dilja fshehurazi për të shkuar në mbledhje»,—thotë ajo. Po kur kthehej, gjyshi e rrihte. «Vuaja fizikisht për shkak të së vërtetës,—tregon ajo,—por nuk doja të hiqja dorë. Meditoja për vuajtjet e shumta që iu desh të hiqte Jobit besnik. E doja shumë Jehovain dhe e kisha ndarë mendjen të mos e ndërpritja studimin.» Tani shërben si pioniere dhe po drejton një studim biblik me dy vajza analfabete. Edhe pse nuk ka shkuar kurrë në shkollë, ajo është mirënjohëse për stërvitjen që ka marrë në Shkollën e Shërbimit Teokratik, që të mësojë të tjerët.
Adem Grajçevci ishte mysliman para se të mësonte të vërtetën në Gjermani, në vitin 1993. Pastaj, në vitin 1999, u kthye në vendlindje, në Kosovë, dhe si mjaft Dëshmitarë të tjerë të rinj, iu desh të kapërcente paragjykimet dhe kundërshtimin e familjes. «Ndërsa mësoja të vërtetën,—kujton Ademi,—një gjë që më ndihmoi shumë ishte të kuptoja se Satanai është sundimtari i botës dhe fshihet pas gjithë mizorive që po ndodhin.» Të atit të Ademit nuk i pëlqeu besimi i ri i krishterë i të birit, prandaj i tha të zgjidhte ose Jehovain, ose familjen. Ademi zgjodhi Jehovain, vazhdoi të përparonte frymësisht dhe sot shërben si plak kongregacioni. Lumturisht, gjatë viteve, i ati i Ademit është zbutur dhe tani e respekton më tepër vendimin e të birit.
Adnani, djali i Ademit, nuk interesohej fare për fenë kur ishte fëmijë. Ishte tepër i dhënë pas arteve marciale dhe konkurrentët e tjerë i kishin vënë nofkën «Vrasësi». Por, kur e vërteta më në fund i preku zemrën, ai i la të gjitha këto. Bëri përparim dhe u pagëzua. «Pak kohë pas pagëzimit, m’u desh të merrja një vendim,—tha ai.—Kisha një punë të mirë, nga e cila fitoja goxha të ardhura. Por frymësisht po vuaja dhe s’kisha shumë kohë për shërbimin. Kishte ardhur koha të ndryshoja, kështu që e lashë punën.» Filloi shërbimin si pionier, u emërua shërbëtor ndihmës dhe më vonë u ftua të ndiqte klasën e parë të Shkollës së Stërvitjes për Shërbim në Shqipëri. Tani është plak kongregacioni dhe bashkë me të shoqen, Hedijen, shërbejnë si pionierë specialë. Ç’mendon për vendimin që ka marrë? «Më i lumtur se kaq s’mund të jem,—thotë.—Nuk jam penduar fare që kam zgjedhur shërbimin e plotkohor.»
ADHURIM DHE MËSIM NË UNITET
Sot, të gjashtë kongregacionet e Kosovës përdorin si Salla Mbretërie ndërtesa të marra me qira. Disa
kongregacione janë të vogla, si ai në qytetin e Pejës, me 28 lajmëtarë. Meqë nuk ka shumë vëllezër të emëruar, disa kongregacione nuk arrijnë të kenë një fjalim publik çdo javë. Gjithsesi, ata, ashtu si vëllezërit e motrat në Pejë, mblidhen me besnikëri çdo javë për Studimin e Kullës së Rojës dhe mbledhjet e tjera të kongregacionit.Për vite të tëra, me dashuri Komiteti i Vendit i Serbisë u kujdes për vëllezërit në Kosovë gjatë kohëve jashtëzakonisht të vështira. Në vitin 2000, për të plotësuar nevojat e reja të vëllezërve, Trupi Udhëheqës caktoi degën e Shqipërisë të kujdesej për veprën e predikimit në Kosovë.
Jo shumë kohë më parë, shumica e Dëshmitarëve të Jehovait në Kosovë ishin serbë, kështu që mbledhjet mbaheshin në serbisht dhe vëllezërit me kënaqësi i ndihmonin shqipfolësit të ndiqnin programin. Tani situata është përmbysur. Shumica e vëllezërve në Kosovë janë shqiptarë. Përveç një kongregacioni në gjuhën serbe, mbledhjet drejtohen të gjitha në shqip dhe vëllezërit me kënaqësi i përkthejnë fjalimet që t’i ndjekin edhe vëllezërit serbë. Asambletë dhe kongreset krahinore mbahen në të dyja gjuhët. Për shembull, i gjithë programi i kongresit krahinor për vitin 2008 u paraqit në shqip e u përkthye në serbisht, kurse fjalimet kyç u mbajtën në serbisht nga pleq kosovarë. Një vëlla shpjegon: «Pavarësisht nga urrejtja që vlon jashtë, këtu brenda në sallë ne jemi një familje e vetme.»
Ndonëse shumica e banorëve të Kosovës janë myslimanë, e respektojnë Biblën dhe një pjesë e mirë flet pa problem për fenë. Vëllezërit në Kosovë u gëzuan jashtë mase që patën një maksimum të ri me 164 lajmëtarë në vitin 2008. Me besim të plotë te Jehovai, ata janë të vendosur të punojnë pa u lodhur për të mbuluar territorin, duke ua çuar lajmin e mirë njerëzve të të gjitha kombësive.
Historia e sotme e Malit të Zi
Kjo perlë e fshehur e Mesdheut është një vend i vogël i këndshëm në bregdetin e Adriatikut. I strukur mes Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, Mali i Zi është një vend me një shumëllojshmëri magjepsëse dhe bukuri marramendëse. Vendi ka rreth 293 kilometra bregdet piktoresk në Adriatik. Kanioni i lumit Tara është një nga më të thellët e më të gjatët në Evropë. Liqeni i Shkodrës është më i madhi në Ballkan dhe ka një nga rezervatet më të mëdha të zogjve në Evropë. E gjithë kjo në një zonë që është sa një e treta e Zvicrës.
Por historia e këtij vendi është mbushur me luftëra, konflikte dhe vuajtje. Mundimet e popullit malazez kanë ndikuar thellë në traditat, mentalitetin dhe kulturën e tij. Në kulturën e tyre spikat admirimi për cilësi, si trimëria, besnikëria, dinjiteti, përulësia, vetëmohimi dhe respekti për të tjerët. Shumë malazezë elastikë e kanë pranuar lajmin e mirë për Mbretërinë dhe po e mbrojnë me besnikëri të vërtetën biblike.
RRITJA FRYMORE
A mundet ndonjëri që ndoqi kongresin historik të vitit 1991 në Zagreb të Kroacisë, të harrojë unitetin dhe dashurinë e vëllezërve që u mblodhën atje nga çdo anë e ish-Jugosllavisë? «Era e luftës ndihej ngado, prandaj udhëtimi nga Mali i Zi në Kroaci ishte i rrezikshëm,—kujton Savo Çepërnjiç, i cili s’kishte shumë që kishte nisur të studionte Biblën.—U mahnita kur pashë sa shumë autobusë mbërritën pa problem në kongres. Edhe
më mbresëlënëse ishin paqja dhe uniteti mes Dëshmitarëve. Ditën e parë, pati me qindra policë, por, pasi kuptuan se ne jemi paqësorë, ditët e tjera në detyrë ishin vetëm disa prej tyre.»Para se të niste lufta, një çift kishte udhëtuar rregullisht nga Kroacia në Mal të Zi për të studiuar me Savon. Si ta vazhdonte studimin e Biblës tani që u mbyllën kufijtë?
«Të interesuarit që kishin përparuar më shumë në studim, duhej të mësonin të tjerët,—shpjegon Savoja.—Unë po studioja librin Ti mund të jetosh përgjithmonë në parajsën mbi tokë me një vëlla të pagëzuar. Por, kur u pre kjo mundësi, e vazhdova studimin me një të papagëzuar. Në vitin 1992, grupi që mblidhej për Studimin e Librit të Kongregacionit dhe për Studimin e Kullës së Rojës në Herceg-Novi, ishte rritur në 15 veta.» Savoja, e shoqja dhe e bija, vazhduan të përparonin dhe u pagëzuan në vitin 1993. Sot në këtë qytet bregdetar piktoresk ka një Sallë Mbretërie dhe 25 lajmëtarë.
Në fillim të viteve 90, një grup lajmëtarësh mblidhej në kryeqytet, në Podgoricë. Grupi vazhdoi të rritej dhe në vitin 1997 u bënë plane për të blerë një pronë për Sallë Mbretërie. Trualli që blenë vëllezërit kishte një mur, që vendosën ta mbanin për të krijuar pak privacitet. Por një polic që jetonte në bodrumin e ndërtesës fqinje, i pyeti nëse mund ta hiqnin, që të binte pak më shumë dritë në apartamentin e tij të errët. Për të mbajtur lidhje të mira me fqinjin, vëllezërit vendosën ta shembnin murin e të ndërtonin një gardh. Ç’bekim doli kjo lidhje fqinjësie!
Kur qiraxhinjtë e tjerë të ndërtesës u hapën telashe vëllezërve, polici i paralajmëroi se po të sulmonin Sallën e Mbretërisë, do të sigurohej që të ndiqeshin penalisht.
Kështu tani vëllezërit kanë një Sallë Mbretërie të bukur, si dhe një shtëpi për pionierët specialë e një zonë parkimi të madhe të mbuluar, që mund të përdoret edhe për asamble.Por gjërat nuk shkuan po kaq mirë për vëllezërit në qytezën e Nikshiçit. Ata blenë një pronë në vitin 1996, por banorët e lagjes nuk donin që të ndërtohej një Sallë Mbretërie aty. Vëllezërit e ruanin ditë e natë kantierin, nga frika se mos fqinjët përpiqeshin ta prishnin. Një ditë, një prift mblodhi një turmë me 200 veta, që vërshuan në pronë me armë e shkopinj. Gjuajtën në ajër dhe nisën t’i shembnin muret e Sallës së
Mbretërisë tullë pas tulle. Policia bëri sehir pa ndërmarrë asnjë veprim.Meqë situata nuk mund të zgjidhej në mënyrë paqësore, vëllezërit kërkuan një pronë tjetër. Katër vjet më vonë gjetën një ndërtesë që e rikonstruktuan dhe e kthyen në Sallë Mbretërie. Fillimisht, dukej se s’kishte probleme me lagjen, por pak muaj më pas, Salla e Mbretërisë u shkatërrua nga një zjarr i dyshimtë. Mirëpo, vëllezërit tanë të vendosur nuk u dorëzuan. Ata iu vunë punës sërish dhe e rindërtuan sallën. Që atëherë, s’patën më probleme.
Të katër kongregacionet e Malit të Zi janë nën mbikëqyrjen e Komitetit të Vendit të Serbisë. Me raportin 1 lajmëtar për 2.967 banorë, të 201 lajmëtarët janë mirënjohës për ndihmën e 6 pionierëve specialë. Në përgjithësi, populli i Malit të Zi mendon se feja lidhet më tepër me traditën sesa me leximin e Biblës. Por vëllezërit e motrat në Malin e Zi ngulmojnë dhe e predikojnë lajmin e mirë me besnikëri e guxim.
Historia e sotme e Sllovenisë
Derisa mori pavarësinë, në vitin 1991, Sllovenia përbënte pjesën veriperëndimore të Jugosllavisë. Pasi u bë e pavarur, ekonomia e Sllovenisë pati një rritje të vazhdueshme dhe në vitin 2004 ajo u bë pjesë e Bashkimit Evropian. Me gjithë përmasat relativisht të vogla, Sllovenia ka një larmi të madhe peizazhesh. Brenda këtij vendi gjen alpe madhështore, liqene malore, pyje të harlisura, shpella gjigante gëlqerore, si dhe rivierën magjepsëse sllovene. Në pak më shumë se një orë, mund të zbresësh nga shpatet e freskëta të alpeve, në ullishtat dhe vreshtat qetësuese të bregdetit të Adriatikut. Veç kësaj, vendet historike e kulturore të Sllovenisë ofrojnë mundësi të pafundme eksplorimi. Por bukuria e këtij vendi të vogël shkon përtej parqeve kombëtare dhe qyteteve historike. Sllovenia ka edhe një trashëgimi të pasur frymore.
SALLAT E MBRETËRISË DHE PIONIERËT
Me siguri ju kujtohet se Maribori ishte qyteti ku
«berberët që besonin Biblën» predikuan besimin e tyre të ri. Një restorant, që më vonë u quajt në mënyrë të përshtatshme «Novi Svet» (Bota e Re), ishte vend i volitshëm mbledhjeje për grupin e vogël të formuar atje. Sot, Dëshmitarët sllovenë falënderojnë Jehovain për Sallat e bukura të Mbretërisë ku mblidhen për adhurim e mësim. Si rezultat i rritjes së numrit të lajmëtarëve dhe i kushteve më të mira në vitet 90, atje u formua një Komitet Rajonal Ndërtimi. Me ndihmën e më tepër se 100 vullnetarëve dhe fondeve nga jashtë, që nga viti 1995 kongregacionet kanë ndërtuar ose rikonstruktuar 14 Salla Mbretërie.Siç rritej numri i lajmëtarëve, shtoheshin edhe radhët e pionierëve të rregullt: nga 10 në vitin 1990 në 107 në vitin 2000. Një ndër këta pionierë të zellshëm ishte Anica Kristani, e cila para se të merrte të vërtetën kishte qenë mjaft e përfshirë në politikë.
Vëllezërit dhe motrat që kanë ardhur nga vende të tjera për të shërbyer në Slloveni, i kanë dhënë një shtysë të madhe veprës së predikimit. Në vitin 1992 mbërritën misionarët e parë, Franko dhe Debi Dagostini. Kur këta u caktuan në Afrikë, në Slloveni u caktuan dy misionarë të rinj, Daniel dhe Karina Fridli nga Austria. Kohët e fundit, u caktuan edhe misionarët e Galaadit Xhefri e Tonia Pauell dhe Johen e Mikaela Fisher. Këta, së bashku me pionierët specialë nga Austria, Italia dhe Polonia, sollën me vete një dashuri të thellë për Jehovain dhe një dëshirë të zjarrtë për të ndihmuar njerëzit.
KOMITETET E LIDHJES ME SPITALET
Në vitin 1994, në Bethel u formua Zyra e Informacionit Spitalor dhe u ngritën dy Komitete të Lidhjes me Spitalet (KLS). Disa nga vëllezërit e emëruar në këto
komitete u takuan me ministrin e shëndetësisë i cili, nga ana e vet, organizoi një mbledhje me drejtorët e të gjitha spitaleve në Slloveni. Vëllezërit shpjeguan funksionin e KLS-ve dhe qartësuan pse Dëshmitarët e Jehovait nuk pranojnë transfuzione gjaku. Kjo solli një bashkëpunim të mirë mes mjekëve dhe pacientëve që refuzojnë transfuzionet e gjakut. Si rrjedhojë, në revistat mjekësore kanë dalë artikuj që shpjegojnë kirurgjinë pa gjak.Në vitin 1995, mjekët në Slloveni kryen operacionin e parë me zemër të hapur, pa përdorur gjak. Media raportoi për operacionin e suksesshëm dhe kirurgu e anestezisti shkruan një artikull studimor për të. Kështu u hap dera për mjekësinë pa gjak, dhe gjithnjë e më tepër mjekë janë të gatshëm të respektojnë zgjedhjen e Dëshmitarëve të Jehovait për trajtimin mjekësor.
PLOTËSOJNË NEVOJAT E NJË FUSHE NË RRITJE
Pas ndryshimeve politike të vitit 1991, Trupi Udhëheqës vendosi që në Slloveni të hapej një zyrë që do të
kujdesej më mirë për aktivitetet e Mbretërisë. U ble një ndërtesë njëkatëshe në qendër të kryeqytetit të Sllovenisë, në Lubjanë. Ndërtesa u rikonstruktua dhe më 1 korrik 1993 ishte gati për bethelitët. Fillimisht, familja Bethel kishte 10 anëtarë, por brenda një dekade, numri u rrit në 35. Rrjedhimisht, u mor me qira një ndërtesë aty afër, që u kthye në kuzhinë, dhomë ngrënieje dhe lavanderi. Ndërkohë, bethelitët u transferuan në apartamente aty afër, që të krijohej më tepër hapësirë për zyra. Zyra e Sllovenisë nisi të funksiononte si zyrë dege e Dëshmitarëve të Jehovait në vitin 1997.Kur Trupi Udhëheqës miratoi ndërtimin e një zyre dege të re në Slloveni, vëllezërit nisën të kërkonin një vend të përshtatshëm. Pasi shqyrtuan rreth 40 prona, zgjodhën një truall pranë qytezës së Kamnikut, 20 kilometra larg kryeqytetit, rrëzë alpeve të bukura. Pas pak u plotësuan kërkesat e urbanistikës, u morën lejet e ndërtimit, u ble prona, u firmosën kontratat me një kompani ndërtimi dhe u ftuan shërbëtorë ndërkombëtarë të punonin me projektin. Dukej se gjithçka ishte gati.
Por, kur u hap lajmi për projektin, menjëherë fqinjët dolën kundër. Ditën kur duhej të niste ndërtimi, protestuesit e bllokuan me barrikada rrugën për te kantieri. Pas pak nxorën parulla ku shprehnin kundërshtimin e tyre. Gjashtë ditë më vonë, rreth kohës së drekës, gati 30 policë mbërritën në kantier për të mbrojtur punonjësit e bashkisë që ishin caktuar të hiqnin barrikadat e protestuesve, të cilët nisën të shanin policët. Por, ndërkohë, projekti ishte shtyrë, kështu që as vëllezërit, as punonjësit e kompanisë së ndërtimit nuk ishin në kantier atë ditë. Me shtyrjen e projektit, kundërshtimi nisi të fashitej dhe vëllezërit u përpoqën të gjenin një zgjidhje paqësore.
Gardhi përreth kantierit ishte shembur tri herë nga protestuesit, por më në fund, një muaj më vonë projekti nisi zbatimin dhe vazhdoi pa pengesa të tjera. Faktikisht, ajo që nisi si një sulm mbi popullin e Jehovait, doli një bekim, sepse çështja tërhoqi vëmendjen e shumë mjeteve të informacionit. Më tepër se 150 reportazhe për projektin e ndërtimit dolën në televizion e radio, si dhe në gazeta. Ndërtimi përfundoi pas 11 muajsh dhe në gusht të vitit 2005, familja Bethel hyri në ndërtesat e reja.
Që atëherë, marrëdhëniet mes vëllezërve dhe fqinjëve të tyre kanë ndryshuar kryekëput. Shumë fqinj kanë vizituar ndërtesat e degës. Një ish-kundërshtar, më vonë tregoi interes të madh për projektin e ndërtimit. Ai pyeti cilët jemi ne dhe ç’do të bëhej brenda atyre ndërtesave. Kur u bëri një vizitë ndërtesave, e preku mikpritja miqësore, si dhe pastërtia e tyre. «Fqinjët më pyesin nëse
tani jam në anën tuaj,—u tha ai vëllezërve—dhe unë u përgjigjem: ‘Aq sa ç’isha kundër Dëshmitarëve të Jehovait më parë, aq jam pro tyre tani, sepse janë njerëz të mirë.’»Ç’ditë e lumtur ishte 12 gushti 2006, kur Teodor Xharazi nga Trupi Udhëheqës, mbajti fjalimin e kushtimit para një auditori me 144 veta nga rreth 20 vende! Në një mbledhje speciale në Lubjanë, ai foli para një auditori me 3.097 të pranishëm nga çdo anë e Sllovenisë, si dhe nga Kroacia e Bosnjë-Hercegovina.
NJË E ARDHME E NDRITUR
Dëshmitarët e Jehovait në Slloveni e presin të ardhmen me bindje të plotë te drejtimi dhe bekimi i Atit të tyre qiellor. Në kongresin krahinor të vitit 2004, u kënaqën që morën në sllovenisht Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re. Tani që kanë ndihmën e një Mat. 28:19, 20.
dege të re plotësisht të pajisur dhe që shumë lajmëtarë po punojnë pa u lodhur si pionierë, janë të vendosur të zbatojnë urdhrin që të predikojnë e të bëjnë dishepuj.—Në Slloveni, një vend kryesisht katolik, epoka komuniste krijoi shumë ateistë. Veç kësaj, mjaft veta janë të rënduar nga ankthet e jetës ose të joshur nga materializmi. Të tjerëve u interesojnë më tepër sportet dhe zbavitja. Gjithsesi, ka ende njerëz me zemër të ndershme që i tërheqin premtimet e Perëndisë që gjenden në Bibël.
Vepra vazhdon të përparojë. Në gusht të vitit 2008, u arrit një maksimum prej 1.935 lajmëtarësh dhe rreth një e katërta e tyre merrnin pjesë në ndonjë formë shërbimi si pionierë. Në fushën e gjuhës së huaj, tani përfshihen fusha angleze, kineze, kroate, serbe e shqipe, si dhe gjuha sllovene e shenjave. Ndryshe nga fillimet e vogla të veprës në Slloveni, kur kishte vetëm dy berberë që predikonin lajmin e mirë, tani një numër i madh predikuesish të zellshëm multietnikë po kërkojnë njerëzit që e meritojnë e që dëshirojnë t’i shërbejnë Perëndisë së vërtetë, Jehovait.—Mat. 10:11.
Zona e Ballkanit e njohur dikur si Jugosllavia ka përjetuar shumë konflikte, dhembje e vuajtje. Por, mes kësaj atmosfere intolerance fetare dhe urrejtjeje etnike, dashuria që kanë për njëri-tjetrin shërbëtorët e Jehovait, i ka identifikuar si dishepuj të vërtetë të Krishtit dhe ka lartësuar adhurimin e vërtetë të Jehovait që është mbi gjithçka që mund të ofrojë kjo botë. Kjo dashuri si ajo që shfaq Perëndia, ka tërhequr gjithnjë e më tepër njerëz në adhurimin e pastër dhe i ndihmon vëllezërit tanë të mbeten të patundur e të vendosur t’i shërbejnë të bashkuar Jehovait përgjithmonë.—Isa. 2:2-4; Gjoni 13:35.
[Shënimet]
^ par. 65 Ustashët ishin anëtarë të lëvizjes revolucionare fashiste që luftonte për pavarësinë e Kroacisë, me mbështetjen e Kishës Katolike. Ishin famëkeq për mizorinë e tyre. Çetnikët ishin anëtarë të një force guerile nacionaliste serbe që luftonte pushtuesit dhe bashkëpunëtorët e tyre kroatë, por që kryesisht bënin luftë civile me guerilasit komunistë jugosllavë.
^ par. 147 Për shkak të klimës politike, temës së kongresit iu shtua fjala «hyjnore», për të shpjeguar ç’lloj lirie po kërkonin vëllezërit.
^ par. 191 Shih artikullin «Ndihma për familjen tonë të besimtarëve në Bosnjë», në Kullën e Rojës, 1 mars 1995, faqet 23-27.
[Diçitura në faqen 165]
Ndërkohë që paragjykimet kombëtare e fetare brenda kufijve të Jugosllavisë ishin shumë të forta, vëllezërit tanë ishin të bashkuar
[Diçitura në faqen 173]
«A jam këtu për t’i pëlqyer njeriu? Jo! A varet jeta ime nga ajo që thonë, mendojnë ose bëjnë të tjerët? Jo!»
[Kutia në faqen 144]
Kontrastet brenda ish-Jugosllavisë
Po të pyetni një grup njerëzish për ndryshimet që vihen re brenda ish-Jugosllavisë, me siguri do të merrni përgjigje të ndryshme. Por një mendim i përbashkët është se kishte shtatë popuj me fe të ndryshme që flitnin gjuhë të ndryshme me alfabete të ndryshme. Grupet etnike dallohen së pari nga feja. Mbi 1.000 vjet më parë, krishterimi i rremë u nda mes atyre që i përkitnin Kishës Katolike të Romës dhe atyre të fesë Katolike Ortodokse. Vija e ndarjes kalon mes për mes ish-Jugosllavisë. Njerëzit që jetojnë në Kroaci e Slloveni janë kryesisht katolikë, kurse ata që jetojnë në Serbi e Maqedoni përgjithësisht janë ortodoksë. Në Bosnjë ka një përzierje njerëzish të besimeve islamike, katolike dhe ortodokse.
Jo vetëm feja, por edhe gjuha ka qenë një mjet që i ka ndarë popujt. Pjesa më e madhe e banorëve të ish-Jugosllavisë, me përjashtim të Kosovës, flasin një gjuhë sllave jugore. Ndërkohë që çdo vend ka gjuhën e vet, përdorimi i shumë fjalëve të përbashkëta bën të mundur komunikimin mes serbëve, kroatëve, boshnjakëve dhe malazezve. Kjo ndodh më pak në Kosovë, Maqedoni e Slloveni. Ndonëse në fund të shekullit të 19-të u bënë përpjekje për t’i shkrirë gjuhët që kishin ngjashmëri mes tyre, shpërbërja e Jugosllavisë më 1991 i dha fund kësaj. Gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar, të gjitha vendet janë përpjekur të dallohen nga njëri-tjetri duke përzgjedhur fjalët që përdorin.
[Kutia dhe figura në faqen 148]
Një orëndreqës përhap të vërtetën në Sllavoni
Në vitet 30, Antun Abramoviç shkonte fshat më fshat në Kroaci për të ndrequr orë dore e muri. Në një bujtinë, gjeti një nga broshurat tona. Me ta lexuar, e dalloi të vërtetën dhe iu prek zemra. Kjo e shtyu t’i shkruante një letër zyrës ku i kërkonte më tepër literaturë. S’kaloi shumë dhe u bë shërbëtor i kushtuar i Jehovait. Më pas, shkonte fshat më fshat jo vetëm që t’u rregullonte orët njerëzve, por edhe t’u jepte dëshmi. Ky ishte një maskim i rëndësishëm për veprën e predikimit, pasi ajo ishte e ndaluar. Në një vend të vogël të quajtur Privlakë, takoi disa që e pranuan të vërtetën me gjithë zemër. Me kalimin e kohës u formua një kongregacion i vogël. Prej aty, e vërteta u përhap në Vinkovci e në zonën përreth.
Gjatë Luftës II Botërore, vëlla Abramoviç ndihmoi që të shtypej fshehurazi literatura që shpërndahej në gjithë Jugosllavinë. Për shkak të këtij aktiviteti të zellshëm, ishte ndër 14 vëllezërit që në vitin 1947 u dënuan me shumë vjet burg. Pasi u lirua, shërbeu si mbikëqyrës udhëtues. Deri në fund të jetës, e mbajti të fortë zellin për shërbimin e Jehovait.
[Kutia dhe figura në faqen 151]
Një dirigjent bëhet pionier
Shumë vjet më parë, në atë që sot njihet si Bosnjë-Hercegovina, dirigjenti i Orkestrës së Gardës Mbretërore, Alfred Tuçeku, mori literaturë biblike nga një koleg, Fric Grëgeri. Ndoshta aty nga fundi i viteve 20, Alfredi kontaktoi Shoqatën e Farit në Maribor e u tha se donte të bëhej pionier i rregullt. Pas njëfarë kohe, u bë një nga pionierët e parë në Jugosllavi. Edhe pse paguhej mirë në punën si dirigjent i orkestrës së ushtrisë, dashuria për Jehovain e shtyu ta linte atë punë e ‘të mos shihte gjërat që kishte lënë prapa’. (Luka 9:62) Në fillim të viteve 30, udhëtoi bashkë me pionierët që kishin ardhur nga Gjermania për të shfaqur «Foto-Dramën e Krijimit». Gjithashtu ndihmoi me hartimin e skedave të territoreve për të organizuar veprën e predikimit në Jugosllavi. Më 1934 u martua me Fridën, një pioniere gjermane. Caktimi i tyre i parë ishte Sarajeva, në Bosnjë. Më vonë, predikuan lajmin e mirë në pjesë të Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi, Kroacisë dhe Serbisë. Në fillim, udhëtonin kryesisht me biçikletë, kurse më vonë me motor. Edhe pse në atë kohë lajmi i mirë s’pranohej kollaj dhe vepra e predikimit ishte e ndaluar, ata e kuptuan sa e rëndësishme ishte t’u predikonin sa më shumë njerëzve që mundeshin.
[Kutia dhe figurat në faqet 155, 156]
I sëmurë a i shëndetshëm, shërbeu me besnikëri
Para se të caktohej për të mbikëqyrur një grup pionierësh në Jugosllavi, Martin Poetzingeri shërbeu në disa vende të Evropës Qendrore. Gjatë asaj kohe takoi Gertruda Menden, një pioniere të zellshme nga Gjermania, me të cilën më vonë u martua. Për kujdesin shëndetësor, pionierët duhej të mbështeteshin plotësisht te Jehovai. Ndonëse s’kishin sigurime shëndetësore, gjithnjë u sigurohej ndihma që u nevojitej. Në disa situata kritike, Jehovai përdori njerëz që i simpatizonin Dëshmitarët, për t’i ndihmuar. Për shembull, kur vëlla Poetzingeri u sëmur rëndë në Zagreb, motra Mende i qëndroi pranë dhe e ndihmoi.
Gertruda kujton: «Nga mesi i viteve 30, si unë dhe Martini u caktuam në Sarajevë. Por asnjërit prej nesh nuk i dolën gjërat siç i priste. Një mbrëmje, Martini nuk ndihej mirë dhe gjatë natës i hipi temperatura gati 40 gradë. Në mëngjes, kur shkova për ta parë si ishte, pronarja e shtëpisë ishte e shqetësuar për gjendjen e tij. Së bashku u përpoqëm ta kuronim me një ilaç popullor, me verë të zier me shumë sheqer. Por nuk po bëhej më mirë. U telefonova disa mjekëve që gjeta në numërator, por asnjëri s’donte të vinte menjëherë. Të gjithë nxirrnin justifikime.
Pronarja e shtëpisë më sugjeroi t’i telefonoja spitalit, kështu që mora në telefon drejtorin e spitalit dhe i shpjegova se Martini ishte në shtrat, me temperaturë 40 gradë. Ai u tregua shumë miqësor dhe dërgoi një ambulancë. Pasi morën Martinin, pronarja e shtëpisë më tha: ‘S’ke për ta parë më.’
Sikur të mos mjaftonte kjo, ishte edhe problemi i parave. Të vetmet para që kishim ne pionierët, ishin ato që merrnim nga kontributet për literaturën, që mezi na dilnin për bukën e gojës. S’dinim ç’të bënim dhe nuk e kishim idenë sa do të kushtonte mjekimi. Dr. Taleri e vizitoi Martinin dhe tha: ‘Ka pleurit dhe duhet operuar. Do t’i duhet ca kohë për ta marrë veten.’
Dr. Taleri duhet ta ketë kuptuar situatën tonë të vështirë ekonomike, sepse tha: ‘Dua t’i mbështes njerëzit me besim si juaji’, dhe nuk i mori para Martinit për operimin. Me ndihmën e Jehovait, arritëm ta kapërcenim këtë situatë të vështirë. Për shkak të sëmundjes së Martinit, nuk mundëm të shkonim në Sarajevë, por na u desh të ktheheshim në Gjermani.»
[Figura]
Martin Poetzingeri në Gjermani, 1931
[Kutia dhe figura në faqet 161, 162]
Ditën punoja, natën shtypja literaturë
LINA BABIÇ
LINDUR: 1925
PAGËZUAR: 1946
TË DHËNA: Ka shërbyer në Bethel që nga viti 1953, kur vepra u njoh ligjërisht. Ka ndihmuar për shtypjen dhe dërgimin e revistave dhe botimeve të tjera. Sot shërben me besnikëri në Bethelin e Zagrebit.
PASI vëllezërit u liruan nga burgu, menjëherë u bënë përgatitje për të prodhuar revistat. Mirëpo vëllezër kishte pak, ndërsa punë kishte shumë. Kur kuptova situatën, vendosa të dilja vullnetare, edhe pse punoja në shtet. Gjithsesi, doja të ndihmoja. Prandaj, gjithë ditën isha në punë, e pastaj punoja deri natën vonë për shtypjen e literaturës.
Në atë kohë, dega s’kishte ende një pronë të vetën në qytet. Prandaj një çift i moshuar, Petar dhe Jelena Jeliç, vunë në dispozicion apartamentin e tyre të vogël vetëm me një dhomë, që të shaptilografohej literatura.
Dhoma kishte përmasat 4,5 me 4,5 metra. Mbi shtrat vinim një copë druri ku kishim fiksuar një çarçaf, që të grumbullonim fletët e shtypura. Ngjitur me shtratin ishte një tryezë ku kishim shaptilografin që manovrohej me dorë. Prodhonim rreth 800 fletë në orë. Krahasuar me shtypshkronjat e sotme, kjo nuk është shumë, por ishim të kënaqur që me durim e me mund të madh, arrinim të prodhonim gjithë literaturën që na duhej.Ishte vërtet prekëse të shihje sa me durim priste çifti Jeliç derisa të mbaronim punë e t’i lëviznim fletët e mbledhura, që të shkonin të flinin. Nuk u ankuan kurrë. Përkundrazi, ishin të lumtur dhe u shkëlqenin sytë nga gëzimi, sepse mund të mbështetnin në këtë mënyrë veprën e Mbretërisë. Jelena bashkë me motra të tjera të moshuara ndihmonte sa herë që mundej për të mbledhur, qepur e palosur fletët e shtypura. Kjo ndihmë ishte e vyer.
Në vitin 1958 blemë një shaptilograf elektrik, kështu që shtypja u bë më e lehtë. Kur nisëm të shtypnim në vitin 1931, arrinim të prodhonim vetëm 20 revista, kurse aty nga fillimi i viteve 60 shtypnim 2.400 kopje në tri gjuhë: kroate, serbe (cirilike) dhe sllovene. Libra nuk prodhonim dot, por shtypnim shumë broshura. Në vitin 1966 shtypëm sasinë më të madhe të literaturës deri në atë kohë. Një tipograf vendës shtypi librin «Gjëra për të cilat është e pamundur që Perëndia të gënjejë», në 12 broshura. Një koleksion me 12 broshura përbënte një libër. Për të tria gjuhët, kjo do të thoshte të shtypje 600.000 broshura, për të nxjerrë 50.000 libra.
Sot shërbej në Bethelin e Zagrebit. Jam e lumtur që mund të sjell ndër mend vitet e shërbimit e të shoh si e ka bekuar Jehovai veprën në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë.
[Kutia dhe figura në faqet 176, 177]
«Nesër çdo gjë mund të ndryshojë»
IVICA ZEMLANI
LINDUR: 1948
PAGËZUAR: 1961
TË DHËNA: E burgosën pesë herë ngaqë ishte asnjanës. Më vonë, shërbeu si mbikëqyrës qarkor në fundjavë dhe sot shërben si plak në një kongregacion të Zagrebit.
PRINDËRIT i kisha në të vërtetën dhe në shtëpinë tonë flitej vetëm për të. Kur më thirrën për shërbimin ushtarak, shkova të raportoja dhe u thashë se doja të bëja një deklaratë. Pasi shpjegova qëndrimin tim asnjanës, më nxorën në gjyq e më dënuan me nëntë muaj burg. Kur u lirova, më priste një tjetër fletëthirrje për shërbimin ushtarak. Përsëri dola në gjyq e më dënuan, kësaj here me një vit burg. Kur u lirova, më priste një fletëthirrje e tretë, si edhe një gjyq tjetër. Këtë herë më dënuan me 15 muaj burg. Herën e katërt më dënuan me 20 muaj, kurse herën e pestë me dy vjet. Gjithsej bëra më se gjashtë vjet burg. Kjo ndodhi mes viteve 1966 dhe 1980.
Dy herë më dërguan në ishullin e Goli-Otokut, në detin Adriatik. I gjithë ishulli ishte një burg për të
dënuarit politikë. Më trajtonin njësoj si të burgosurit e tjerë politikë. Puna jonë ishte «të mbushnim detin». Mbanim gurë në një kuti druri nga njëra anë e ishullit në anën tjetër, dhe i hidhnim në det. Çdo ngarkesë peshonte më tepër se 100 kilogramë. Pastaj ktheheshim dhe merrnim gurë të tjerë, duke bërë të njëjtën gjë të pakuptimtë gjithë ditën e ditës.Herën e dytë që më çuan në Goli-Otok, ishte zakon që çdo të sapoardhur ta vinin në izolim për një muaj. Ishte e tmerrshme të të kyçnin e të të linin vetëm fare. Gjatë asaj kohe, u luta më tepër se kurrë më parë. S’kisha as Bibël dhe as ndonjë literaturë biblike. Izolimi i plotë ishte jashtëzakonisht i vështirë për mua. I vetmi inkurajim që mora, ishte një letër nga prindërit. Por, pikërisht atëherë ndjeva forcën e fjalëve të apostullit Pavël: «Kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm.» (2 Kor. 12:10) Sa i lumtur e i fortë isha kur u lirova dhe më pas gjeta punë!
Në një burg tjetër, m’u kërkua të shkoja te një psikolog që u soll me ashpërsi dhe më fyeu rëndë. Më bërtiti dhe ndër të tjera më tha se nuk isha normal. S’më lejohej të thosha asgjë për t’u mbrojtur. Të nesërmen, i njëjti psikolog më thirri prapë e më tha me një ton krejt tjetër: «Të kam menduar dhe them se ky burg s’është vendi i duhur për ty. Do të të gjej punë jashtë burgut.» Për habinë time, e mbajti fjalën. Nuk e di pse ndryshoi mendje, por kjo më tregoi se s’duhet të kemi kurrë frikë ose të mendojmë se s’ka rrugëdalje. Nesër çdo gjë mund të ndryshojë. I jam mirënjohës Jehovait për të gjitha përvojat që më afruan më shumë me të.
[Kutia dhe figura në faqen 179]
‘A u lejohet njerëzve të flasin për futbollin?’
HENRIK KOVAÇIÇ
LINDUR: 1944
PAGËZUAR: 1962
TË DHËNA: Shërbeu si mbikëqyrës udhëtues në fundjavë në vitin 1973, pastaj nga viti 1974 deri më 1976 u caktua si mbikëqyrës udhëtues në kohë të plotë. Tani është anëtar i Komitetit të Degës të Kroacisë.
ASNJËHERË s’e dinim nëse do të ktheheshim në shtëpi pas shërbimit. Policia na arrestonte shpesh dhe na merrte në pyetje. Ishin përhapur shumë ide të gabuara për veprën tonë.
Një herë, në rajonin e policisë, më thanë se na lejohej të flitnim për Perëndinë vetëm në vendet e caktuara për këtë qëllim, jo në rrugë ose shtëpi më shtëpi. Si Nehemia, edhe unë bëra një lutje të shpejtë duke i kërkuar ndihmë Jehovait që të gjeja fjalët e duhura. Pastaj e pyeta hetuesin: «A u lejohet njerëzve këtu të flasin për futbollin vetëm kur janë në stadium, apo edhe në vende të tjera?» M’u përgjigj se njerëzit mund të flasin për futbollin ku të duan. Ia ktheva: «Me siguri, pra, mund të flasësh edhe për Perëndinë ku të duash, jo vetëm në kishë ose në ndonjë vend adhurimi.» Edhe pse na morën në pyetje për pesë orë, mua dhe shokun e shërbimit na lanë të lirë.
Kur mendojmë për 40 vitet që kemi kaluar në shërbim, unë dhe ime shoqe, Ana, mund të themi me plot gojën se nuk do ta ndryshonim me asgjë tjetër në botë. Së bashku, kemi pasur privilegjin të ndihmojmë rreth 70 veta të mësojnë të vërtetën. Çdo caktim që ka ndër mend Jehovai për ne, veç mund të na e pasurojë jetën.
[Kutia dhe figura në faqet 195, 196]
U premtuam se do të ktheheshim
HALIM CURI
LINDUR: 1968
PAGËZUAR: 1988
TË DHËNA: Ndihmoi për organizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare në Sarajevë. Tani shërben si plak, si anëtar i Komitetit të Lidhjes me Spitalet dhe si përfaqësues ligjor i Dëshmitarëve të Jehovait në Bosnjë-Hercegovinë.
NË VITIN 1992, qyteti i Sarajevës ishte i rrethuar. Kur nuk merrnim literaturë të re, studionim revistat e vjetra. Me një makinë shkrimi të vjetër, vëllezërit shtypën kopje të artikujve të studimit që kishim. Ndonëse ishim vetëm 52 lajmëtarë, kishim më tepër se 200 të pranishëm në mbledhje dhe drejtonim rreth 240 studime biblike.
Në nëntor të vitit 1993, gjatë periudhës më të ashpër të luftimeve, na lindi vajza, Arjana. Ishin kohë të vështira për të sjellë në jetë një fëmijë. Për javë të tëra s’kishim ujë të rrjedhshëm ose energji elektrike. Për ngrohje përdornim mobiliet dhe për të shkuar në mbledhje kalonim përmes zonave të rrezikshme. Snajperët gjuanin këdo që shihnin, prandaj, për të kaluar disa rrugë e barrikada, duhej të vraponim.
Një ditë të qetë, bashkë me time shoqe e me foshnjën, si dhe me vëlla Drazhen Radishiç, po ktheheshim nga mbledhja kur ia nisi një breshëri krismash mitralozi. U shtrimë përtokë, por një plumb më qëlloi në stomak. Dhembja ishte therëse. Shumë njerëz e panë nga dritaret atë që ndodhi dhe disa të rinj të guximshëm dolën me vrap nga shtëpitë që të na çonin në vend të sigurt. Më çuan me nxitim në spital, ku më thanë se duhej të bëja
urgjentisht transfuzion gjaku. I shpjegova mjekut se nuk ma lejon ndërgjegjja të bëj transfuzion gjaku. Më bënë presion ta mendoja edhe një herë, por isha i vendosur dhe i përgatitur të përballoja pasojat. Vazhduan me operacionin që zgjati dy orë e gjysmë dhe shpëtova pa transfuzion.Pas operimit, duhej të pushoja, por kjo ishte e pamundur për shkak të luftës. Kështu vendosëm të vizitonim familjen tonë në Austri. Por e vetmja rrugë për të ikur nga Sarajeva kalonte nëpër një tunel poshtë aeroportit. Tuneli ishte rreth 900 metra i gjatë dhe rreth 1,20 metra i lartë. Ime shoqe mbante foshnjën, kurse unë përpiqesha të mbaja valixhen. Por për shkak të operimit, duhej të më ndihmonte ajo.
S’e përshkruajmë dot gëzimin që na solli qëndrimi në Austri. Kur ikëm nga Sarajeva, u premtuam vëllezërve dhe Krijuesit tonë se do të ktheheshim. Ishte shumë e vështirë të ndaheshim nga familja në Austri, sidomos nga mamaja ime. Por u shpjeguam se i kishim premtuar Perëndisë se do të ktheheshim në Sarajevë, po të na ndihmonte të dilnim që andej e të pushonim pak. Si mund t’i thoshim tani Perëndisë: «Faleminderit që na ndihmove të vinim këtu! Na pëlqen shumë dhe do të donim të rrinim.» Veç kësaj, vëllezërit në Sarajevë kishin nevojë për ne. Gjatë gjithë kësaj kohe, ime shoqe, Amra, më mbështeti jashtë mase.
Kështu, në dhjetor të vitit 1994, mbërritëm te tuneli në Sarajevë. Kësaj here po hynim atje për të shkuar në Sarajevë. Kur na panë që u kthyem përmes tunelit, njerëzit na pyetën: «Ç’po bëni? Të gjithë duan të ikin, kurse ju po ktheheni në qytetin e rrethuar?» S’gjej dot fjalë për të përshkruar bashkimin e mrekullueshëm që patëm me vëllezërit në Sallën e Mbretërisë në Sarajevë. Kurrë s’jemi penduar që u kthyem!
[Kutia në faqen 210]
Ishujt e Kroacisë
Bregdeti i Kroacisë, 1.778 kilometra i gjatë, zbukurohet nga më tepër se 1.000 ishuj, rreth 50 prej të cilëve janë të banuar. Ishujt kanë madhësi të ndryshme, nga më pak se 1 kilometër katror në 400 kilometra katrorë.
Banorët e ishujve merren kryesisht me peshkim, kultivojnë ullinj, kujdesen për vreshtat dhe punojnë bahçet. Parku Kombëtar i Kornatit, një arkipelag me 140 ishuj e shkëmbinj nënujorë, është vend i mrekullueshëm për zhytësit. Në Krapanj e Zlarin, banorët zhyten për të marrë korale dhe sfungjerë. Ishulli Hvar prodhon livandë, mjaltë dhe vaj rozmarine. Banorët e ishullit djerrë të Pagut bëjnë një lloj djathi cilësor me qumështin e deleve të kalitura që kullotin nëpër barishtet dhe barin e kripur të ishullit.
Dëshmitarët e Jehovait bëjnë përpjekje të veçanta që të flasin me të gjithë banorët. Disa thjesht duhet të kalojnë një urë për të shkuar te një ishull, kurse të tjerë duhet të marrin tragetin. Grupe Dëshmitarësh kënaqen kur organizojnë fushata speciale dhe kalojnë disa ditë duke predikuar në një ishull. Gjithsesi, mund të jetë e vështirë të flasësh me ta, sepse kanë krijuar një dialekt të veçantë që të tjerët nuk e kuptojnë kollaj.
Lumturisht, banorët e ishujve po e pranojnë lajmin e mirë dhe në ishullin Korçulë ka një kongregacion me 52 lajmëtarë. Ngaqë kongregacioni ndodhet në vend të izoluar, oratorët e kanë të vështirë të shkojnë e të mbajnë fjalime publike. Por përpjekjet e tyre e ndihmojnë këtë kongregacion të izoluar të mbetet në unitet me vëllazërinë mbarëbotërore të krishterë.—1 Pjet. 5:9.
[Kutia dhe figura në faqen 224]
‘U paraqita në burg 11 ditë më herët’
PAVLINA BOGOEVSKA
LINDUR: 1938
PAGËZUAR: 1972
TË DHËNA: Nisi të shërbente si pioniere më 1975 dhe në vitin 1977 u bë pionierja e parë speciale në Maqedoni. Ka ndihmuar 80 veta të mësojnë të vërtetën.
SHUMË herë, ndërsa predikoja, njerëzit më kallëzonin te policët, që më çonin në rajon dhe më merrnin në pyetje, nganjëherë për orë të tëra. Më gjobitnin shpeshherë. Në gjykatë, më akuzuan pa të drejtë se isha armike politike e shtetit dhe po përhapja propagandën perëndimore. Një herë më dënuan me 20 ditë burg, kurse një herë tjetër me 30 ditë.
Dënimin prej 20 ditësh duhej të filloja ta kryeja pikërisht në kohën kur do të mbahej kongresi krahinor. I kërkova gjykatës nëse mund të ma shtynte për më vonë dënimin, por kërkesa nuk m’u pranua, kështu që vendosa të paraqitesha në burg 11 ditë më herët. Nëpunësit e burgut u habitën kur më panë. S’arrinin ta besonin se dikush do të donte të shkonte në burg sa më shpejt të mundej. Pata mundësi t’u jepja dëshmi dhe më premtuan se do të bënin çmos të kujdeseshin për mua. Njëmbëdhjetë ditë më vonë, një polic erdhi në burg, për të parë nëse isha paraqitur. Përfytyroni habinë e tij kur nëpunësit e burgut i thanë se tashmë kisha 11 ditë që isha atje! Si përfundim, arrita të ndiqja kongresin.
[Kutia dhe figura në faqen 232]
‘Dhanë më të mirën që kishin’
SHANDOR PALFI
LINDUR: 1933
PAGËZUAR: 1964
TË DHËNA: Prindërit e tij e mësuan të vërtetën në një kamp të ngritur nga partizanët pak pas Luftës II Botërore. Shërbeu si mbikëqyrës udhëtues në fundjavë dhe tani është anëtar i Komitetit të Vendit të Serbisë.
FAMILJA ime është me prejardhje hungareze, prandaj për njëfarë kohe na dërguan në një kamp të ngritur nga partizanët. Por ky doli një bekim, sepse pikërisht atje prindërit e mi mësuan të vërtetën. Kur isha adoleshent, e vërteta nuk më interesonte edhe aq. Por Franc Brandi, i cili banoi nja dy vjet në shtëpinë tonë, ndikoi shumë tek unë. Mendova se po jepja ndihmën time kur pranova kërkesën e tij për të përkthyer në serbisht një botim hungarez. Më vonë mora vesh se s’kishte nevojë të përkthehej, thjesht ai donte të sigurohej që unë ta lexoja botimin. Kjo taktikë funksionoi pasi, ca kohë më vonë, më 1964, u pagëzova.
Një nga gëzimet më të mëdha ka qenë shërbimi si mbikëqyrës udhëtues. S’ishte gjithnjë e lehtë, pasi vëllezërit ishin të varfër. Në shumë raste, e gjithë familja flinte në një dhomë të vetme bashkë me mua. Por të gjitha sakrificat ia vlenin. Ishte e mrekullueshme të shihje gëzimin e vëllezërve, të cilët mezi e pritnin vizitën. Bënin gjithë ç’mundnin për të dhënë më të mirën që kishin. E si të mos isha mirënjohës?!
[Kutia dhe figura në faqet 236, 237]
«Ku t’i gjej këta njerëz?»
AGRON BASHOTA
LINDUR: 1973
PAGËZUAR: 2002
TË DHËNA: Ishte në forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe tani shërben si pionier i rregullt e shërbëtor ndihmës.
KUR pashë gjithë gjërat e tmerrshme që po bëheshin gjatë luftës, ndër të cilat vrasja e fëmijëve të vegjël, m’u mbush mendja se s’ka Perëndi. Mendoja: «Po të ketë Perëndi, pse s’bën diçka për t’i ndaluar gjithë këto vuajtje?» Besimi m’u dobësua më tej kur pashë se si udhëheqësit fetarë myslimanë po mbështetnin luftën kundër serbëve. Para luftës isha mysliman, por në fund të saj isha bërë ateist dhe isha futur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ndonëse qëndrova vetëm pak kohë me ta, fitova respektin e tyre dhe pata shumë privilegje. Nga kjo u bëra agresiv e krenar, sepse fjala ime ishte ligj.
Mjerisht, e shfaqja këtë qëndrim edhe ndaj gruas. Mendoja se duhej të bënte gjithmonë atë që i thosha dhe të ishte nën urdhrat e mi. Gruaja, Merita, kishte takuar Dëshmitarët gjatë luftës dhe kishte literaturën e tyre. Një natë, para se të flinim, më tha: «Merri këto dhe lexoji. Flasin për Perëndinë.» U tërbova që ajo mendonte se mund të më mësonte mua për Perëndinë. Për të shmangur debatet, Merita shkoi në dhomë të flinte.
Meqë mbeta vetëm dhe literatura ishte aty, vendosa të lexoja broshurën Çfarë kërkon Perëndia prej nesh?
Pastaj lexova broshurën Koha për nënshtrimin e vërtetë ndaj Perëndisë. Si mysliman, u habita që broshura citonte nga Kurani. Pastaj lexova disa revista Kulla e Rojës dhe Zgjohuni! Më vonë, po atë natë, shkova në dhomën e gjumit dhe zgjova time shoqe. «Kush t’i dha këto?—e pyeta.—Ku t’i gjej këta njerëz?»Më kishin prekur vërtet ato që kisha lexuar, por gruaja dyshonte dhe kishte frikë se kushedi ç’bëja. Gjithsesi, atë natë i telefonuam një Dëshmitareje dhe morëm vesh ku do ta mbanin mbledhjen dhe kur. Të nesërmen në mëngjes, shkuam në mbledhje. Më bëri shumë përshtypje kur pashë sa të dashur e mikpritës ishin vëllezërit. Mendoja se s’kishte të tillë njerëz në tokë. Arrija ta dalloja se ishin ndryshe. Gjatë mbledhjes kisha një pyetje dhe mezi pritja të merrja përgjigjen, madje ngrita dorën për të pyetur. Ngaqë nuk e dinin pse ngulja këmbë të flitja me ta, pleqtë ishin pak në siklet. Kushedi sa duhet të jenë lehtësuar kur kuptuan se thjesht doja të dija ç’duhej të bëja që të isha Dëshmitar i Jehovait!
Nisa të studioja Biblën që atë ditë. Ndryshimet e shumta që doja të bëja në personalitetin tim, s’ishin të lehta. Doja të lija duhanin dhe mendoja se duhej të ndërpritja çdo lidhje me miqtë e mi të vjetër. Me lutje dhe duke shkuar vazhdimisht në mbledhje, u pendova për jetën e mëparshme dhe vesha personalitetin e ri. Sa na e ka ndryshuar jetën e vërteta, mua dhe familjes! Tani, unë dhe ime shoqe shërbejmë si pionierë të rregullt dhe në vitin 2006, u emërova shërbëtor ndihmës. Tani mund t’i ndihmoj të tjerët të kuptojnë pse vuajnë njerëzit dhe si do t’i zgjidhë Jehovai së shpejti të gjitha problemet tona.
[Kutia dhe figura në faqet 249, 250]
«Dukej sikur Jehovai ua pengonte shikimin»
JANEZ NOVAKU
LINDUR: 1964
PAGËZUAR: 1983
TË DHËNA: Kaloi tre vjet në burg për shkak të besimit dhe tani është anëtar i Komitetit të Degës të Sllovenisë.
NË DHJETOR të vitit 1984, autoritetet ushtarake më dërguan disa herë radhazi fletëthirrjen për në ushtri. Kur ma ngjitën fletëthirrjen në derë e më kërcënuan se do të vinte të më merrte policia ushtarake, vendosa të shkoja në kazermë e t’u shpjegoja qëndrimin tim. Kjo metodë s’pati sukses dhe ata vendosën të bënin ç’kishin në dorë që të më kthenin në ushtar. Ma rruan kokën, më hoqën rrobat civile dhe më ofruan uniformën e ushtarit. Kur e refuzova uniformën, ma veshën me zor dhe pastaj më vunë në dorë një stilolaps e u përpoqën të më detyronin të firmosja për në ushtri. Nuk pranova.
Gjithashtu nuk pranova të merrja pjesë në aktivitete të tilla, si stërvitja e mëngjesit dhe nderimi i flamurit. Katër ushtarë më çuan në oborr dhe më urdhëruan të bëja ushtrimet, por unë nuk pranova t’i ngrija duart lart. U përpoqën të m’i ngrinin duart derisa e kuptuan sa qesharake ishte e gjithë kjo. Më drejtuan pushkën dhe më kërcënuan se do të më vritnin. Disa herë përpiqeshin të më merrnin me të mirë, me kafe dhe ëmbëlsira.
Vendosmëria ime i bëri disa prej tyre të qanin. Të tjerë u tërbuan kur nuk pranova të pështyja fotografinë e gjeneralit Tito që ma vunë para fytyrës. Pas disa ditësh, u përpoqën të më detyronin të merrja armët, që pa dyshim e refuzova. Kjo konsiderohej thyerje e disiplinës ushtarake dhe më izoluan në kazermë për një muaj. Pastaj kalova disa javë në një qeli burgu në Zagreb të Kroacisë, në pritje të dënimit. Gjithë natën linin ndezur në qeli një dritë të kuqe dhe vetëm kur gardiani ishte me të mira, më lejonte të shkoja në banjë.
Në fund, më dënuan me tre vjet burg në një ishull të Adriatikut të quajtur Goli-Otok, ku çonin të burgosurit më të këqij. Më dërguan në këtë burg famëkeq për dhunën mes të burgosurve, me duart e lidhura me zinxhirë, ngaqë nuk doja të luftoja. Atje takova katër Dëshmitarë të tjerë që ishin burgosur për shkak të asnjanësisë.
Nuk na lanë të merrnim Biblën ose ndonjë literaturë. Por atje ishte tashmë një Bibël. Të afërmit ma dërgonin Kullën e Rojës në një kuti me fund të dyfishtë. Rojat nuk na e zbuluan kurrë literaturën dhe nuk e morën vesh se ne mbanim mbledhje të krishtere. Nganjëherë, kur ata hynin në qeli, literatura që ishte lënë jashtë gjendej mu përpara tyre, por dukej sikur Jehovai ua pengonte shikimin, sepse nuk vinin re asgjë.
Pas një viti, më transferuan në Slloveni që ta përfundoja atje dënimin. U martova me Rahelën ndërsa isha ende në burg. Më në fund, kur më liruan, nisa të shërbeja si pionier bashkë me time shoqe dhe që nga viti 1993 shërbejmë në Bethelin e Sllovenisë.
[Tabela dhe grafiku në faqet 244, 245]
KRONOLOGJIA Vendet e ish-Jugosllavisë
Vitet 20: Një grup i vogël mblidhet në Maribor të Sllovenisë për të diskutuar rreth Biblës.
Vitet 30: Në Jugosllavi dërgohen pionierë gjermanë.
1935: Hapet një zyrë dege në Beograd të Serbisë, për të mbikëqyrur veprën.
1940
1941: Ushtria gjermane pushton vendin; pason një përndjekje e madhe.
1950
1953: Dëshmitarët e Jehovait njihen ligjërisht, por vepra shtëpi më shtëpi mbetet e kufizuar.
1960
1969: Në këtë stadium, në Nuremberg të Gjermanisë, mbahet një asamble ndërkombëtare.
1970
1990
1991: Mbahet kongresi i parë ndërkombëtar në Zagreb të Kroacisë. Mbërrijnë misionarët e parë të Galaadit. Hapet një zyrë në Slloveni, nën mbikëqyrjen e degës së Austrisë. Shpërthen lufta.
1993: Dëshmitarët e Jehovait regjistrohen në Maqedoni.
1994: Krijohet një Komitet i Lidhjes me Spitalet në Slloveni.
2000
2003: Dëshmitarët e Jehovait njihen ligjërisht në Kroaci. Kushtohet Betheli i ri në Maqedoni.
2004: Del në sllovenisht Shkrimet e Krishtere Greke—Përkthimi Bota e Re.
2006: Kushtohet dega e re në Slloveni. Del i plotë Shkrimet e Shenjta—Përkthimi Bota e Re në kroatisht, serbisht dhe maqedonisht. Në Beograd të Serbisë formohet një grup i gjuhës kineze.
2007: Në Maqedoni mbahet për herë të parë fjalimi special në gjuhën rome. Del botimi i parë në gjuhën rome.
2010
[Grafiku]
(Shih botimin)
Gjithsej lajmëtarë
Gjithsej pionierë
14.000
10.500
7.000
3.500
1940 1950 1960 1970 1990 2000 2010
[Hartat në faqen 147]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
REP. ÇEKE
AUSTRI
VJENË
SLLOVAKI
BRATISLAVË
HUNGARI
BUDAPEST
RUMANI
BULLGARI
GREQI
SHQIPËRI
TIRANË
DETI JON
ITALI
DETI ADRIATIK
ISH-JUGOSLLAVIA
SLLOVENI
LUBJANË
Maribor
Kamnik
KROACI
ZAGREB
SLLAVONI
Osijek
Vukovar
Vinkovci
Privlakë
Jasenovac
Shibenik
Split
BREGDETI DALMAT
Goli-Otok
Pag
Kornat
Zlarin
Krapanj
Hvar
Korçulë
BOSNJË-HERCEGOVINË
SARAJEVË
Bihaç
Banja-Lukë
Tuzlë
Travnik
Zenicë
Varesh
Mostar
SERBI
BEOGRAD
VOJVODINË
Bor
MALI I ZI
PODGORICË
Nikshiç
Herceg-Novi
Tarë
Liqeni i Shkodrës
KOSOVË
Pejë
Prishtinë
MAQEDONI
SHKUP
Tetovë
Koçani
Shtip
Kërçovë
Strumicë
Resnjë
Shënim: Kombet e Bashkuara raportuan se «Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia në shkurt [2008]». Për të zgjidhur debatin rreth statusit politik të Kosovës, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara po kërkon «një mendim këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë».
[Figura që zë gjithë faqen 142]
[Figura në faqen 145]
Franc Brandi
[Figurat në faqen 146]
Rudolf Kaleja dhe një nga makinat e tij të shkrimit
[Figura në faqen 149]
Për të predikuar në Slloveni, përdorej një kamion me qira
[Figura në faqen 154]
Pionierët e hershëm u përballën me shumë vështirësi
[Figura në faqen 157]
Alfred e Frida Tuçeku me biçikleta
[Figura në faqen 158]
Rudolf Kaleja para Bethelit në Beograd, Serbi
[Figurat në faqen 168]
Franc Drozgu dhe një riprodhim i letrës së tij
[Figura në faqen 180]
Djathtas: stalla që u kthye në Sallë Mbretërie në Lubjanë, Slloveni
[Figura në faqen 180]
Poshtë: një nga Sallat e para të Mbretërisë në Zagreb, Kroaci
[Figura në faqen 182]
Stojan Bogatinovi
[Figurat në faqet 184, 185]
Sfondi: Asambleja Ndërkombëtare «Paqe në tokë» më 1969, në Nuremberg, Gjermani; majtas: treni me delegatët nga Jugosllavia; djathtas: Nejthën Nori
[Figura në faqen 188]
Xhuro Llandiç
[Figurat në faqen 192]
Milton Hensheli duke folur, dhe pagëzimi në Kongresin Ndërkombëtar «Ata që duan lirinë hyjnore» më 1991 në Zagreb, Kroaci
[Figura në faqen 197]
Liljana me të bijat
[Figurat në faqen 199]
Ndihmat humanitare erdhën me kamion nga Austria
[Figura në faqen 200]
Familja Xhorem, 1991
[Figura në faqen 204]
Pagëzimi në një vozë peshku në Zenicë, 1994
[Figurat në faqen 209]
Ndihmat humanitare u depozituan në Zagreb, Kroaci
[Figura në faqen 215]
Elke dhe Hajnc Polaku
[Figurat në faqen 216]
Komiteti i Degës i Kroacisë dhe zyra e degës
[Figura në faqen 228]
Shpërndarja e ndihmave humanitare në Bosnjë
[Figurat në faqen 233]
Komiteti i Vendit i Serbisë dhe ndërtesat e Bethelit në Beograd
[Figura në faqen 235]
Sali Abazi
[Figurat në faqen 243]
Duke predikuar në Podgoricë; Salla e Mbretërisë në Podgoricë
[Figura në faqen 247]
Qyteti i vjetër Piran, Slloveni
[Figura në faqen 251]
Zyra e mëparshme e degës në Lubjanë, Slloveni, 2002
[Figura në faqen 253]
Zyra e degës në Kamnik, Slloveni, 2006
[Figura në faqen 254]
Komiteti i Degës i Sllovenisë