Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona

Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona

Samoa:

Kjo kronikë e Dëshmitarëve të Jehovait në «Djepin e Polinezisë» flet për përkushtimin hyjnor dhe besnikërinë e guximshme. Zbuloni si predikohet në bashkësitë tropikale që e njohin mirë Biblën dhe janë kaq fetare, saqë kanë një fjalor të veçantë kur flasin me Perëndinë ose për të. Do të takoni Dëshmitarë që kanë mposhtur probleme shëndetësore në dukje të pakapërcyeshme që të vazhdojnë t’i shërbejnë Jehovait. Do të lexoni për një familje që ecte 22 kilometra nëpër një vargmal që të ndiqte mbledhjet dhe do të zbuloni pse disa fëmijë nëpër fshatra thërritnin: «Po vjen Harmagedoni!»

Vendet e ish-Jugosllavisë:

Nga një rajon ku dallimet etnike e fetare kanë shkaktuar urrejtje e gjakderdhje, buron një histori e jashtëzakonshme besimi e guximi. Duke përshkruar një grup Dëshmitarësh që kishin ngecur në një qytet i cili përjetoi një nga rrethimet më të gjata në historinë moderne, një vëlla thotë: «Ndonëse ishim me prejardhje kroate, serbe e boshnjake—po ato tri grupe që po vritnin njëri-tjetrin përjashta,—ne ishim të bashkuar në adhurimin e pastër.» Kur të lexoni këtë histori, do t’ju forcohet besimi duke parë se si vëllezërit mbajtën integritetin në kohë paqeje dhe në kohë lufte.