Shkrimi i vitit 2011
Shkrimi i vitit 2011
‘Gjej strehë tek emri i Jehovait.’—SOFONIA 3:12.
«Deri tani e gjithë krijesa vazhdon të rënkojë së bashku dhe të përjetojë dhembje së bashku.» (Rom. 8:22) Këto fjalë të frymëzuara janë më se të vërteta. Miliona njerëz kanë rënë viktima të padrejtësisë, shtypjes, katastrofave natyrore, sëmundjeve, varfërisë, luftës dhe krimit. Edhe ne që i shërbejmë Jehovait prekemi nga këto gjëra. Për më tepër, na përbuzin, na urrejnë dhe na përndjekin, ashtu siç bënë me Jezuin.
Me gjithë problemet e botës së Satanait, nuk dëshpërohemi. Përkundrazi, gjejmë gëzim duke e ditur se së shpejti Jehovai do t’u japë fund gjithë vuajtjeve në tokë. Shpresën dhe besimin i kemi te Perëndia ynë. Po, ne gjejmë strehë te Jehovai, i cili nuk i zhgënjen kurrë besnikët e tij.