Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona
Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona
Papua Guineja e Re:
Shpallja e lajmit të mirë në këtë vend tropikal ka qenë një sfidë tejet e madhe. Atje ka xhungla të dendura, moçalishte të gjera dhe male të rrëpirëta. Jetojnë mbi një mijë fise dhe fliten më se 800 gjuhë. Lexoni si vëllezërit e guximshëm i kanë kapërcyer këto pengesa që t’u japin të tjerëve të vërtetën biblike. Lexoni edhe për guximin e vendosmërinë e bashkëadhuruesve, të cilët i kanë këputur vargonjtë e besëtytnive dhe të zakoneve jobiblike, që të bëhen shërbëtorë besnikë të Jehovait. Me siguri që ky tregim do t’jua forcojë besimin.
Estonia:
Ky është tregimi emocionues për vëllezërit dhe motrat e palodhura që çuan përpara interesat e Mbretërisë përballë përndjekjes së egër. Kuptoni çfarë ishte «karroca e Mbretërisë qiellore» dhe si e theu krahun një polic në zyrën e degës. Zbuloni si vëllezërit i bënin vetë makinat e shtypjes dhe bojën. Mësoni si shërbëtorët e përulur të Jehovait duruan një udhëtim dyjavor rraskapitës me tren dhe i mbijetuan motit të ashpër siberian. Lexoni pse një motër tha: «U ndjeva mirë kur më futën në izolim.» Po, kjo është kronika emocionuese e besnikërisë, guximit dhe mendjemprehtësisë së shërbëtorëve besnikë të Perëndisë në Estoni.