Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shkrimi i vitit 2012

Shkrimi i vitit 2012

Shkrimi i vitit 2012

«Fjala jote është e vërteta.»​—GJONI 17:17.

Sa mirënjohës i jemi Atit tonë të dashur qiellor që na ka zbuluar të vërtetën! Fjala e tij na tregon mënyrën më të mirë të jetesës dhe si ta gëzojmë plotësisht jetën. Ajo na mbron nga synimet e kota e të dëmshme, na çliron nga robëria e gënjeshtrave fetare dhe na tregon si të kemi paqe të vërtetë mendore. I jep kuptim jetës sonë tani dhe na ofron një shpresë të mrekullueshme për të ardhmen.

E vërteta na bashkon me miliona vëllezërit tanë në mbarë botën. Ç’është më e rëndësishmja, e vërteta biblike na mëson për Jehovain dhe na tregon si t’i afrohemi. Kurrë të mos e konsiderojmë si diçka të zakonshme të vërtetën që na ka dhënë Jehovai. Le të gëzojmë në të vërtetën e ta lëmë të na drejtojë në gjithë udhët tona.