Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona
Vepra të Dëshmitarëve të Jehovait në ditët tona
Norvegjia:
Imagjinoni të predikoni lajmin e mirë në një vend ku ka fjorde, male, akull, borë dhe drerë polarë, një vend ku agimi polar i veriut është vezullues dhe ndriçon qiellin e dimrit. Norvegjia është tamam një vend i tillë. Lexoni për vëllezërit tanë të cilët përdorën barka dhe ski që të takonin banorët e zonave të thella, si dhe për një vëlla që eci këmbëzbathur deri në mbledhje. Gjithashtu mësoni si shfaqën besim e guxim të krishterët nën zgjedhën e sundimit nazist.
Ruanda:
Në historinë e këtij vendi afrikan, është e dukshme dashuria vetëmohuese që do të identifikonte dishepujt e Jezuit, siç tha ai. Mes një klime ku urrejtja etnike çonte në gjenocid të tmerrshëm, populli i Jehovait rrezikonte e madje disa humbën jetën që të mbronin njëri-tjetrin. Këtu do të gjeni një histori të paharrueshme të qëndrueshmërisë gjatë përndjekjes dhe ndalimit, si dhe një dëshmi të integritetit përballë vështirësive, sprovave dhe terrorit.