Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Shkrimi i vitit 2013

Shkrimi i vitit 2013

«Ji i fortë dhe guximtar. . . . Unë Jehovai, Perëndia yt, do të jem me ty.»​—Josiu 1:9

Në vitin 1473 p.e.s., izraelitët ishin gati të hynin në Tokën e Premtuar, por para tyre kishin armiq të fuqishëm. Perëndia e urdhëroi Josiun: «Ji i fortë dhe guximtar.» Po të qëndronte besnik, Josiu do të kishte sukses. Perëndia i tha: «Mos u trondit e mos u tremb, sepse unë Jehovai, Perëndia yt, do të jem me ty kudo që të shkosh.» Dhe Perëndia ishte vërtet me të, pasi Izraelitët i mundën armiqtë vetëm brenda gjashtë vjetësh.​—Jos. 1:7-9.

Së shpejti, të krishterët e vërtetë do të hyjnë në botën e re të premtuar, prandaj duhet të jenë të fortë e guximtarë. Ashtu si Josiu, përballemi me armiq të fuqishëm që përpiqen fort të na e thyejnë integritetin. Betejat tona nuk bëhen me heshta e shpata, por me armë frymore, të cilat Jehovai na stërvit t’i përdorim me mjeshtëri. Sido që të jenë situatat që has, ji i sigurt se po të jesh guximtar, i fortë dhe besnik, Jehovai do të jetë me ty që të dalësh fitimtar.