Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Dy fjalë për prindërit

Dy fjalë për prindërit

Cila është dhurata më e bukur që mund t’u jepni fëmijëve tuaj? Ata kanë nevojë për shumë gjëra: për dashuri, për këshilla, për mbrojtje. Por dhurata më e çmuar, është njohuria për Jehovain dhe për të vërtetat që gjenden në Fjalën e tij, në Bibël. (Gjoni 17:3) Kjo njohuri do t’i ndihmojë të rriten me dashurinë për Jehovain dhe t’i shërbejnë atij me gjithë zemër, madje që në moshë të njomë.​—Mateu 21:16.

Shumë prindër kanë kuptuar se të vegjëlve u pëlqejnë mësimet dhe veprimtaritë e shkurtra. Prandaj, jemi të lumtur t’ju ofrojmë këtë botim, Mësimet e para nga Bibla. Çdo mësim është menduar që t’i mësojë me thjeshtësi fëmijët. Figurat dhe teksti janë përgatitur enkas për fëmijët e moshës tre vjeç e poshtë. Ka edhe sugjerime se si prindërit t’i drejtojnë mësimet. Broshura Mësimet e para nga Bibla nuk është lodër që fëmijët të luajnë, por një mjet për t’i mësuar. Është bërë posaçërisht që ta lexoni bashkë me fëmijët, duke nxitur kështu komunikimin.

Jemi të sigurt se ky botim do t’ju ndihmojë shumë t’ua mësoni fëmijëve të vërtetat biblike «që nga foshnjëria».​—2 Timoteut 3:14, 15.

Vëllezërit tuaj,

Trupi Udhëheqës i Dëshmitarëve të Jehovait