Ngushëllim për të dëshpëruarit
Ngushëllim për të dëshpëruarit
«Deri tani e gjithë krijesa vazhdon të rënkojë së bashku dhe të vuajë së bashku.» (Romakëve 8:22) Vuajtjet njerëzore ishin të mëdha kur u shkrua kjo më shumë se 1.900 vjet më parë. Shumica ishin të dëshpëruar. Prandaj, të krishterët u nxitën: «U flitni në mënyrë ngushëlluese shpirtrave të ligështuar.»—1 Selanikasve 5:14.
Sot, mjerimi njerëzor është edhe më i madh dhe më shumë njerëz se kurrë janë të dëshpëruar. Por, a duhet të na habisë kjo? Më të vërtetë jo, sepse Bibla i identifikon këto ditë si «ditët e fundit» dhe i quan «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». (2 Timoteut 3:1-5) Jezu Krishti paratha se gjatë ditëve të fundit do të kishte «pamje të frikshme».—Luka 21:7-11; Mateu 24:3-14.
Kur njerëzit përjetojnë shqetësim, frikë, hidhërim apo ndonjë ndjenjë tjetër të tillë negative të vazhdueshme, shpeshherë dëshpërohen. Shkak i dëshpërimit apo pikëllimit të jashtëzakonshëm mund të jetë vdekja e ndonjë të dashuri, divorci, humbja e punës apo ndonjë sëmundje e pashërueshme. Njerëzit gjithashtu dëshpërohen kur zhvillojnë ndjenjën e pavlefshmërisë, kur ndjejnë se kanë dështuar dhe se i kanë braktisur të gjithë. Ndokush mund të jetë i shkatërruar nga gjendja e vështirë, por kur një person zhvillon ndjenjën e gjendjes së pashpresë dhe është i paaftë për të parë një rrugëdalje nga gjendja e keqe, kjo mund të rezultojë në dëshpërim të ashpër.
Njerëzit në kohërat e vjetra kanë përjetuar ndjenja të njëjta. Jobi ka vuajtur sëmundje dhe fatkeqësi personale. Ai e ndjeu se Perëndia e braktisi, prandaj u shpreh në mënyrë të neveritshme ndaj jetës. (Jobi 10:1; 29:2, 4, 5) Jakobi është dëshpëruar nga vdekja në dukje e të birit, duke refuzuar ngushëllimin dhe duke dashur të vdesë. (Zanafilla 37:33-35) Mbreti David, duke e ndjerë veten fajtor për një gabim serioz, ka vajtuar: «Gjithë ditën sillem vërdallë i pikëlluar. Jam bërë si i mpirë.»—Psalmi 38:6, 8; 2 Korintasve 7:5, 6.
Sot shumë janë të dëshpëruar për shkak se e tendosin së tepërmi veten, duke u përpjekur të bëjnë punën e përditshme që është përtej aftësive të tyre psikike, emocionale dhe fizike. Tronditja e dukshme, e shoqëruar me mendime dhe ndjenja negative, mund të ndikojë në trup dhe t’i kontribuojë mungesës së drejtpeshimit të trurit, gjë që çon deri tek dëshpërimi.—Krahaso Proverbat 14:30.
Ndihma që u nevojitet
Epafroditi, një i krishterë i shekullit të parë nga Filipia, ka qenë ‘i trishtuar sepse [shokët e tij] e morën vesh se kishte qenë i sëmurë’. Epafroditi, që u sëmur pasi u dërgua në Romë nga miqtë e tij me ushqime për apostullin Pavël, ndoshta e ka ndjerë se i ka dëshpëruar miqtë e vet dhe se ata e kanë konsideruar të dështuar. (Filipianëve 2:25-27; 4:18) Si e ka ndihmuar apostulli Pavël?
Ai e ka dërguar Epafroditin në shtëpi me një letër drejtuar miqve filipianë, në të cilën ka shkruar: «Jepini, pra, [Epafroditit] mikpritjen e zakonshme në Zotërinë me çdo gëzim; dhe vazhdoni t’i keni të shtrenjtë këta lloj njerëzish.» (Filipianëve 2:28-30) Fakti se Pavli e ka lavdëruar atë dhe se filipianët e kanë pritur me ngrohtësi dhe dashuri, me siguri e ka ngushëlluar Epafroditin dhe e ka ndihmuar të lirohet prej dëshpërimit të tij.
Padyshim, këshilla biblike që ‘t’u flitet në mënyrë ngushëlluese shpirtrave të ligështuar’ është këshilla më e mirë. «Ju duhet të dini se të tjerët kujdesen për ju si person», ka thënë një grua e cila ka vuajtur nga dëshpërimi. «Dëshironi të dëgjoni që ndokush t’ju thotë: ’Ju kuptoj; çdo gjë do të jetë në rregull.’»
Personit të dëshpëruar shpeshherë i është e nevojshme të marrë iniciativën për të kërkuar një njeri të besuar dhe që e kupton. Ky duhet të jetë dëgjues i mirë dhe shumë i durueshëm. Ai apo ajo nuk duhet ta qortojnë personin e dëshpëruar apo t’i
japë deklarata ndëshkuese, si: «Ju s’duhet të ndiheni kështu» apo «Ky është një qëndrim i keq». Ndjenjat e personit të dëshpëruar janë të thyera dhe komente të tilla kritike do të bëjnë që ai ta ndjejë veten edhe më keq.Ai që është i dëshpëruar mund të ndihet i pavlerë. (Gjoni 4:3). Por, një person duhet të mbaj në mend se ajo që me të vërtetë ka rëndësi është se si Perëndia e vlerëson ndokënd. Njerëzit e kanë mbajtur Jezu Krishtin «si të parëndësishëm», por kjo nuk e ka ndërruar vlerën e tij të vërtetë para Perëndisë. (Isaia 53:3) Ji i sigurt se ashtu si Perëndia e deshi Birin e vet të dashur, do të të dojë edhe ty.—Gjoni 3:16.
Jezui ka treguar mëshirë ndaj të dëshpëruarve dhe ka provuar t’i ndihmojë që ta shohin vlerën e vet personale. (Mateu 9:36; 11:28-30; 14:14) Ai ka shpjeguar se Perëndia i çmon madje edhe trumcakët e vegjël, të parëndësishëm. «Asnjëri prej tyre nuk harrohet përpara Perëndisë», ka thënë ai. Sa më shumë i çmon ai njerëzit që përpiqen të kryejnë vullnetin e tij! Në lidhje me këta Jezui ka thënë: «Edhe fijet e flokëve të kokës suaj janë të gjitha të numëruara.»—Luka 12:6, 7.
Vërtetë, mund të jetë vështirë për një person që është shumë i dëshpëruar dhe i pushtuar nga dobësitë dhe mungesat e veta, të besojë se Perëndia e çmon aq shumë atë. Ai, me siguri mund të ndjejë se nuk meriton dashurinë dhe kujdesin e Perëndisë. «Zemra jonë mund të na dënojë», na bën të njohur Fjala e Perëndisë. Por, a është ky faktor vendimtar? Jo. Perëndia e kupton se njerëzit mëkatarë mund të mendojnë në mënyrë më negative dhe madje ta dënojnë veten. Prandaj, Fjala e tij i ngushëllon ata: «Perëndia është më i madh se zemra jonë dhe di gjithçka.»—1 Gjonit 3:19, 20.
Po, Ati ynë i dashur qiellor sheh më tepër se mëkatet dhe gabimet tona. Ai i di rrethanat lehtësuese, drejtimin tonë në jetë, motivet dhe synimet tona. Ai e di se kemi trashëguar mëkatin, sëmundjen dhe vdekjen dhe se për këtë kemi kufizime të mëdha. Vetë fakti se ndihemi të hidhëruar dhe të zemëruar me veten është dëshmi se ne nuk dëshirojmë të bëjmë mëkat dhe se nuk kemi shkuar tepër larg. Bibla thotë se i kemi qenë «Romakëve 5:12; 8:20.
nënshtruar kotësisë» kundër vullnetit tonë. Prandaj, Perëndia na ka përkrahur në gjendjen tonë të mjerë dhe me dhembshuri ka marrë parasysh dobësitë tona.—Jemi të siguruar se «Zoti është i mëshirshëm dhe zemërbutë». «Sa larg është lindja nga perëndimi, aq shumë i ka larguar nga ne fajet tona. Sepse ai e njeh natyrën tonë dhe nuk harron që ne jemi pluhur.» (Psalmi 103:8, 12, 14). Me të vërtetë, Jehovai është «Perëndia i çdo ngushëllimi, i cili na ngushëllon në të gjitha shtrëngimet tona».—2 Korintasve 1:3, 4.
Ndihma për të cilën kanë nevojë të dëshpëruarit vjen më së tepërmi nga ofrimi ndaj Perëndisë së tyre të mëshirshëm dhe nga pranimi i ftesës së tij që ‘ta hedhin barrën e tyre mbi të’. Ai me të vërtetë mund ‘të ngjallë zemrën e të penduarve’. (Psalmi 55:22; Isaia 57:15) Kështu, Fjala e Perëndisë i inkurajon ata që luten, duke thënë: «Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi [Jehovain], sepse ai interesohet për ju.» (1 Pjetrit 5:7) Po, përmes lutjes njerëzit mund t’i afrohen Perëndisë dhe t’i gëzohen ‘paqes së Perëndisë që tejkalon çdo mendim’.—Filipianëve 4:6, 7; Psalmi 16:8, 9.
Përmirësimet praktike në mënyrën e jetës gjithashtu mund t’i ndihmojnë ndokujt në kalimin e gjendjes së dëshpëruar shpirtërore. Me rëndësi janë ushtrimet fizike, ngrënia e një ushqimi të shëndetshëm, marrja e ajrit të pastër dhe pushimi i mjaftueshëm, si dhe të mos parit e tepërt të TV-së. Një grua iu ka ndihmuar të dëshpëruarve duke u thënë që të bëjnë shëtitje të gjata. Kur një zonjë e dëshpëruar ka thënë: «Unë nuk dëshiroj të shkoj në shëtitje», gruaja butësisht, por me vendosmëri, i ka thënë: «Po, do të shkosh.» Gruaja raporton: «Ecëm 6 kilometra. Kur u kthyem ajo ishte e lodhur, por ndihej më mirë. S’mund ta besoni se sa ndihmon të ushtruarit e gjatë pa e provuar këtë.»
Megjithatë, ndonjëherë është e pamundur që të mposhtet plotësisht dëshpërimi, madje edhe kur provohet çdo gjë, duke përfshirë edhe terapinë mjekësore. «Kam provuar çdo gjë», thotë një grua me moshë mesatare, «por dëshpërimi ka mbetur.» Ngjashëm me këtë, sot shpeshherë është e pamundur të shërohet Romakëve 12:12; 15:4.
i verbri, i shurdhri apo i çali. Mirëpo, të dëshpëruarit mund të gjejnë ngushëllim dhe shpresë në leximin e rregullt të Fjalës së Perëndisë, që përmban shpresën e sigurt të lirimit të përhershëm nga të gjitha sëmundjet njerëzore.—Kur askush nuk do të jetë më i dëshpëruar
Kur Jezui ka përshkruar gjërat e tmerrshme që do të vijnë mbi tokë në ditët e fundit, ka shtuar: «Kur të fillojnë të ndodhin këto gjëra, drejtoni trupin dhe ngrini kokën lart, sepse çlirimi juaj po afrohet.» (Luka 21:28) Jezui ka folur mbi shpëtimin në botën e re të drejtë të Perëndisë, ku «krijesa do të lirohet nga skllavëria e prishjes dhe do të ketë lirinë e lavdishme të fëmijëve të Perëndisë».—Romakëve 8:21.
Çfarë lehtësimi do të jetë për njerëzimin që të jetë i lirë nga barra e së kaluarës dhe të zgjohet çdo ditë me mendje të pastër si kristal, i padurueshëm për të filluar aktivitetet ditore! Asnjeri më nuk do të pengohet nga retë e dëshpërimit. Premtim i sigurt për njerëzimin është se Perëndia «do të thajë çdo lot nga sytë e tyre dhe vdekje nuk do të ketë më, as vajtim, as klithmë, as dhembje nuk do të ketë më. Gjërat e mëparshme kanë kaluar».—Zbulesa 21:3, 4.