Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kapaku i pasmë

Kapaku i pasmë

Kapaku i pasmë

Cili libër tjetër

• ka ndikuar kaq shumë në veprat më të mëdha botërore të artit, literaturës dhe muzikës, duke pasur edhe një ndikim të thellë mbi ligjin?

• ka mbijetuar gjatë mijëra vjetëve të rikopjimit nga dora njerëzore e megjithatë ka mbërritur deri te ne thelbësisht ashtu siç ishte shkruar?

• ka frymëzuar një altruizëm të tillë, saqë disa kanë qenë të gatshëm të durojnë vështirësi dhe madje të rrezikojnë jetën, për ta përkthyer atë?

• është përkthyer në më shumë se 2.100 gjuhë, duke qenë në dispozicion për më se 90 për qind të familjes njerëzore?

• përmend të vërteta shkencore, të zbuluara vetëm shumë shekuj më vonë?

• përmban parime që s’njohin kohë, të cilat mund të ndihmojnë njerëz të të gjitha ambienteve raciale, etnike dhe kombëtare, që të përmirësojnë jetën e tyre?

• përmban parashikime të qarta që janë vërtetuar, siç provojnë edhe faktet historike?

A s’do t’ia vlente të shqyrtonit një libër të tillë?