Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një libër për ty?

Një libër për ty?

Një libër për ty?

«Bërja e shumë librave nuk ka të sosur»,—pohoi Solomoni rreth 3.000 vjet më parë. (Predikuesi 12:12, BR) Sot, kjo vërejtje është më me vend se kurrë. Përveç librave standardë klasikë, mijëra libra të rinj shtypen çdo vit. Me kaq shumë libra për të zgjedhur, përse duhet të lexoni Biblën?

SHUMË njerëz lexojnë libra ose për të kaluar kohën, ose për të nxënë, ose ndoshta për të dyja arsyet. Njësoj mund të jetë edhe me leximin e Biblës. Ai mund të bëhet për t’u ndërtuar, por edhe për t’u zbavitur. Por Bibla është më shumë se kaq. Ajo është një burim unik njohurie.—Predikuesi 12:9, 10.

Bibla u përgjigjet pyetjeve që njerëzit kanë shtruar prej kohësh, pyetje mbi të shkuarën tonë, mbi të tashmen dhe mbi të ardhmen tonë. Shumë pyesin veten: Nga vijmë ne? Cili është qëllimi i jetës? Si mund të gjejmë lumturi në jetë? A do të ketë përgjithmonë jetë mbi tokë? Çfarë ruan e ardhmja për ne?

Forca e përbashkët e të gjitha dëshmive të paraqitura këtu përcakton qartësisht se Bibla është e saktë dhe autentike. Tashmë kemi shqyrtuar se si këshillat e saj praktike mund të na ndihmojnë për të bërë që sot një jetë domethënëse dhe të lumtur. Meqë përgjigjet e saj për të tashmen janë të kënaqshme, sigurisht që edhe përgjigjet e saj për të shkuarën dhe profecitë e saj për të ardhmen meritojnë një vëmendje të kujdesshme.

Të përfitoni sa më shumë

Shumë njerëz kanë nisur ta lexojnë Biblën e më pas janë ndalur, kur kanë gjetur pjesë të vështira për t’u kuptuar. Nëse kështu ka qenë edhe me ju, ka disa gjëra që mund t’ju ndihmojnë.

Zgjidh një përkthim të besueshëm në gjuhën moderne. Disa njerëz fillojnë, duke lexuar tregimet e ungjijve për jetën e Jezuit, mësimet e mençura të të cilit, si ato që gjenden në Predikimin në Mal, pasqyrojnë një vetëdije të mprehtë të natyrës njerëzore dhe theksojnë se si të përmirësojmë jetën tonë.—Shikoni Mateun, kapitujt 5 deri 7.

Përveç leximit aty-këtu nëpër Bibël, një metodë tematike studimi mund të jetë tepër informative. Kjo përfshin të analizoni çfarë thotë Bibla mbi një temë të veçantë. Mund të habiteni, duke mësuar se ç’thotë me të vërtetë Bibla për argumente të tilla, si shpirti, qielli, toka, jeta dhe vdekja, si dhe për Mbretërinë e Perëndisë, çfarë është ajo dhe çfarë do të kryejë. * Dëshmitarët e Jehovait kanë një program për studimin tematik të Biblës, i cili jepet falas. Ju mund ta kërkoni atë, duke u shkruar botuesve, nëpërmjet adresave të përshtatshme të renditura në faqen 2.

Pasi kanë shqyrtuar dëshmitë, shumë njerëz kanë arritur në përfundimin se Bibla është nga Perëndia, të cilin Shkrimet e identifikojnë si «Jehova». (Psalmi 83:18, BR) Ju mbase mund të mos jeni i bindur se Bibla është me origjinë hyjnore. Por, përse të mos e shqyrtoni vetë? Ne jemi të sigurt, se pas një procesi mësimi, meditimi dhe ndoshta duke përjetuar vetë vlerën praktike të mençurisë së saj që s’njeh kohë, do ta ndieni se Bibla është në fakt një libër për të gjithë njerëzit, madje më shumë, një libër për ty.

[Shënimi]

^ par. 9 Një libër që ka ndihmuar shumë veta në një studim tematik të Biblës është Çfarë mëson vërtet Bibla? botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.