Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Një libër që duhet lexuar

Një libër që duhet lexuar

Një libër që duhet lexuar

«Bibla nuk duhet marrë seriozisht.» Kështu i tha një profesor universiteti një gruaje të re e të çiltër.

«A e keni lexuar ndonjëherë Biblën?»,—e pyeti ajo.

I zënë në befasi, profesori u detyrua të pranonte se nuk e kishte lexuar.

«Si mund të shprehni, atëherë, një bindje të fortë për një libër, të cilin nuk e keni lexuar asnjëherë?»

Ajo i kishte rënë pikës. Ai vendosi ta lexonte Biblën dhe pastaj të formonte një opinion mbi të.

BIBLA, e cila përbëhet nga 66 shkrime, është përshkruar të jetë «mundësisht koleksioni i librave me më shumë ndikim në historinë njerëzore».1 Në fakt, ajo ka ndikuar në disa nga veprat më të mëdha botërore të artit, literaturës dhe muzikës. Ajo ka pasur një ndikim domethënës edhe mbi ligjin. Ajo është lëvduar për stilin e saj letrar dhe është vlerësuar lart nga shumë individë me arsim të lartë. Ndikimi i saj në jetën e njerëzve të të gjitha shtresave të shoqërisë ka qenë veçanërisht i thellë. Ajo ka frymëzuar në shumë prej lexuesve të saj një masë të spikatshme besnikërie. Disa kanë rrezikuar edhe jetën e tyre, vetëm për ta lexuar atë.

Në të njëjtën kohë, në lidhje me Biblën ka edhe skepticizëm. Ka nga ata njerëz, të cilët kanë opinione fikse në lidhje me të, edhe pse personalisht nuk e kanë lexuar asnjëherë. Ata mund të pranojnë vlerën e saj letrare apo historike, por pyesin veten: Si ka mundësi që një libër i shkruar mijëra vjet më parë, të jetë i përshtatshëm në këtë botë moderne? Ne jetojmë në «epokën e informacionit». Informacionet e minutave të fundit mbi ngjarjet dhe teknologjinë e tanishme i kemi në dorë sa hap e mbyll sytë. Këshillat e «ekspertëve» për pothuajse të gjitha problemet e jetës moderne janë më se në dispozicion. A mund të përmbajë me të vërtetë Bibla informacione praktike për sot?

Kjo broshurë mundohet t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve. Ajo nuk është projektuar për të imponuar mbi ju pikëpamjet apo bindjet fetare, por ka për qëllim të tregojë se ky libër me ndikim në histori, Bibla, është i denjë për shqyrtim nga ana juaj. Një raport i botuar në vitin 1994 raportonte se disa studiues mendojnë fuqimisht që Bibla është trupëzuar kaq fortësisht me kulturën perëndimore, saqë «kushdo, besimtar apo jo, që nuk i njeh mësimet dhe tregimet e Biblës, nga pikëpamja kulturore do të ishte analfabet».2

Ndoshta, pasi të keni lexuar ato që janë botuar këtu, ju do të jeni dakort se, pavarësisht nëse një person është apo jo fetar, Bibla është të paktën një libër që duhet lexuar.

[Kutia dhe figura në faqen 3]

«Unë ia kam borxh ndriçimin tim fare thjesht një libri.—Një libri? Po dhe ky është një libër i vjetër e i thjeshtë, modest sa edhe vetë natyra dhe po aq i natyrshëm . . . Dhe emri i këtij libri është thjesht, libri, Bibla.»—Hainrih Haine, shkrimtar gjerman i shekullit të 19-të.3