Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Jeta e hershme familjare e Jezuit

Jeta e hershme familjare e Jezuit

Kapitulli 9

Jeta e hershme familjare e Jezuit

NË KOHËN që Jezui është duke u rritur, Nazareti s’është veçse një qytet i vogël pa rëndësi. Ai gjendet në zonën kodrinore të një vendi të quajtur Galile, jo shumë larg nga lugina e bukur e Jezreelit.

Kur Jozefi dhe Maria e sjellin këtu Jezuin ndoshta dyvjeçar nga Egjipti, është e dukshme që Maria nuk kishte fëmijë të tjerë. Por kjo nuk zgjati shumë. Me kalimin e kohës, lindën Jakovi, Jozefi, Simoni dhe Juda dhe po ashtu, Maria dhe Jozefi patën edhe bija. Së fundi Jezui ka, të paktën, gjashtë vëllezër e motra më të vegjël.

Gjithashtu, Jezui ka edhe të afërm të tjerë. Tashmë ne kemi folur për kushëririn e tij Gjonin, i cili është më i madh në moshë dhe jeton në Judë shumë kilometra më larg. Më afër në Galile jeton Saloma, e cila me sa duket është motra e Marisë. Saloma është martuar me Zebedeun, prandaj dy djemtë e tyre, Jakovi dhe Gjoni, duhet të jenë kushërinjtë e Jezuit. Ne nuk e dimë nëse Jezui shoqërohet shumë me këta fëmijë gjatë fëmijërisë së tij, por më vonë ata bëhen shokë të ngushtë.

Jozefit i duhet të punojë shumë për të mbajtur familjen e tij gjithnjë e më të madhe. Ai është zdrukthëtar. Meqë Jozefi e rrit Jezuin si të ishte biri i tij, atë e quajnë «biri i zdrukthëtarit». Jozefi ia mëson edhe Jezuit zanatin e zdrukthëtarit dhe ai ia merr mirë dorën. Ja përse më vonë njerëzit edhe për Jezuin thonë: «Ky është zdrukthëtari.»

Adhurimi i Jehovait zë një vend kryesor në jetën e familjes së Jozefit. Në përputhje me ligjin e Perëndisë, Jozefi dhe Maria kujdesen për arsimimin frymor të fëmijëve të tyre ‘kur rrinë ulur në shtëpinë e tyre, kur ecin rrugës, kur bien në shtrat dhe kur çohen’. Në Nazaret ndodhet një sinagogë dhe me siguri edhe Jozefi e merr familjen me vete rregullisht për të adhuruar atje. Por pa dyshim, gëzimin më të madh ata e provojnë gjatë udhëtimeve që bëjnë rregullisht për në tempullin e Jehovait në Jerusalem. Mateu 13:55, 56 BR; Mt 27:56; Marku 15:40; 6:3 BR; Ligji i përtërirë 6:6-9.

▪ Të paktën sa vëllezër dhe motra më të vegjël ka Jezui dhe si quhen disa prej tyre?

▪ Kush janë ata tre kushërinj të Jezuit që i njohim mirë?

▪ Me çfarë zanati merret së fundi Jezui dhe pse?

▪ Çfarë arsimimi jetësor i siguron Jozefi familjes së tij?