Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Në të djathtën e Perëndisë

Në të djathtën e Perëndisë

Kapitulli 132

Në të djathtën e Perëndisë

DERDHJA e frymës së shenjtë gjatë Rrëshajëve është një provë se Jezui tashmë është kthyer në qiell. Edhe vizioni që iu dha pak më pas dishepullit Stefan provon se Ai ka mbërritur atje. Pak para se të vritej me gurë për shkak të dhënies së dëshmisë me besueshmëri, Stefani thërriti: «Ja, unë po shoh qiejt e hapur dhe Birin e njeriut që rri në këmbë në të djathtën e Perëndisë.»

Ndërsa qëndron në të djathtën e Perëndisë, Jezui pret nga Ati i tij urdhërin: «Nënshtro mes armiqve të tu.» (BR) Megjithatë, çfarë bën Jezui ndërkohë, derisa të ndërmarrë veprime kundër armiqve të tij? Ai sundon ose mbretëron mbi dishepujt e tij të mirosur, duke i udhëhequr ata në aktivitetin e predikimit si dhe duke i përgatitur që pas ringjalljes të bëhen mbretër me të në Mbretërinë e Atit të tij.

Për shembull, Jezui zgjedh Saulin (më vonë i njohur më mirë me emrin e tij romak, Pavël) për të përhapur veprën e bërjes së dishepujve edhe në vende të tjera. Sauli është i zellshëm në Ligjin e Perëndisë, por është i mashtruar nga krerët fetarë judenj. Si rezultat, ai jo vetëm që aprovon vrasjen e Stefanit, por shkon në Damask me autorizim nga kryeprifti Kajafa, për të sjellë në Jerusalem pasi t’i ketë arrestuar, të gjithë burrat apo gratë që gjen atje, të cilët janë ithtarë të Jezuit. Megjithatë, ndërsa Sauli është duke udhëtuar, një dritë e shndritshme ndriçon papritur rreth tij dhe ai bie në tokë.

«Saul, Saul, përse më përndjek?»—pyet një zë që nuk duket se nga vjen. «Kush je, Zot?»—pyet Sauli.

«Unë jam Jezusi, që ti e përndjek»,—është përgjigjja që vjen.

Jezui i thotë Saulit që është verbuar nga drita e mrekullueshme, të hyjë në Damask dhe atje të presë udhëzime. Pastaj, Jezui i shfaqet në një vizion Ananias, një nga dishepujt e tij. Në lidhje me Saulin, Jezui i thotë Ananias: «Ai është vegla që unë kam zgjedhur për ta sjellë emrin tim përpara johebrenjve, mbretërve dhe bijve të Izraelit.»

Në të vërtetë, me mbështetjen e Jezuit, Sauli (tashmë i njohur si Pavli) dhe ungjilltarë të tjerë kanë sukses të jashtëzakonshëm në veprën e predikimit dhe të mësimdhënies. Në fakt, gati 25 vjet pas shfaqjes së Jezuit në rrugën për në Damask, Pavli shkruan se ‘ungjilli’ i është «predikuar çdo krijese që është nën qiell».

Shumë vjet më pas, Jezui i jep një seri vizionesh apostullit Gjon, të cilin e donte në mënyrë të veçantë. Me anë të këtyre vizioneve, të cilat ai i përshkruan në librin biblik të Zbulesës, Gjoni, në fakt përjeton kthimin e Jezuit në fuqinë e Mbretërisë. Gjoni thotë se «nën frymëzim» ai shkoi para në kohë, në «ditën e Zotërisë». (BR) Ç’është kjo ‘ditë’?

Një studim i kujdesshëm i profecive të Biblës, duke përfshirë edhe profecinë e vetë Jezuit në lidhje me ditët e fundit, zbulon se ‘dita e Zotërisë’ filloi në vitin 1914 që bëri histori! Kështu pra, në vitin 1914 Jezui u kthye në mënyrë të padukshme, pa bërë bujë dhe vetëm shërbëtorët e tij të besueshëm ishin të vetëdijshëm për kthimin e tij. Në atë vit Jehovai i dha Jezuit udhërin për të nënshtruar mes armiqve të tij!

Duke iu bindur urdhërit të Atit të tij, Jezui pastroi qiejt nga Satanai dhe demonët e tij, duke i flakur ata poshtë në tokë. Pasi sheh këtë ngjarje në vizion, Gjoni dëgjon një zë nga qielli që shpall: «Tani arriti shpëtimi, fuqia dhe mbretëria e Perëndisë tonë dhe pushteti i Krishtit të tij.» Po, në vitin 1914 Krishti filloi të sundojë si Mbret!

Çfarë lajmi i mirë është ky për adhuruesit e Jehovait në qiell! Atyre u drejtohet nxitja: «Gëzohuni, o qiej dhe ju që rrini në ta.» Por cila është gjendja e atyre në tokë? «Mjerë ju banorë të tokës e të detit,—vazhdon zëri nga qielli,—sepse zbriti djalli drejt jush duke pasur zemërim të madh, duke ditur se ka pak kohë.»

Pikërisht tani, ne jetojmë në atë pak kohë. Tani njerëzit po tregojnë nëse kualifikohen për të hyrë në botën e re të Perëndisë, apo meritojnë shkatërrimin. Vërtet, e ardhmja juaj po përcaktohet tani në bazë të reagimit tuaj ndaj lajmit të mirë të Mbretërisë së Perëndisë, i cili po predikohet në mbarë botën nën drejtimin e Krishtit.

Pas kësaj, Jezu Krishti do të shërbejë si Mjeti i Perëndisë për të pastruar tokën nga i gjithë sistemi i lig i gjërave i Satanait dhe nga të gjithë ata që e mbështesin atë. Jezui do ta kryejë këtë zhdukje të të gjithë ligësisë në luftën që në Bibël quhet Har-magedon, ose Harmagedon. Më pas, Jezui, personi më i madh në univers pas Jehovait, do ta kapë Satanain dhe demonët e tij dhe do t’i lidhë për një mijë vjet në një «humnerë», që do të thotë në një gjendje joaktive ngjashëm vdekjes. Veprat 7:55-60; 8:1-3; 9:1-19; 16:6-10; Psalmi 110:1, 2; Hebrenjve 10:12, 13; 1. Pjetrit 3:22; Luka 22:28-30; Kolosianëve 1:13, 23; Zbulesa 1:1, 10; 12:7-12; 16:14-16; 20:1-3; Mateu 24:14.

▪ Ku qëndron Jezui pasi ngjitet në qiell dhe çfarë pret atje?

▪ Mbi cilët sundon Jezui pasi ngjitet në qiell dhe si bëhet i dukshëm sundimi i tij?

▪ Kur filloi ‘dita e Zotërisë’ dhe çfarë ndodhi në fillim të saj?

▪ Si ndikon vepra e predikimit, që është në vazhdim sot, mbi të gjithë ne personalisht?

▪ Çfarë ngjarjesh pasojnë pas mbarimit të kësaj vepre predikimi?