Përse plakemi dhe vdesim?
Kapitulli 6
Përse plakemi dhe vdesim?
1. Çfarë nuk kanë mundur shkencëtarët të shpjegojnë mbi jetën e njeriut?
SHKENCËTARËT nuk e dinë përse njerëzit plaken dhe vdesin. Duket sikur qelizat tona duhej të vazhdonin përtëritjen dhe ne duhej të jetonim përgjithmonë. Libri Histologji standarde (Hyojun Soshikigaku) thotë: «Lidhja që ekziston midis plakjes së qelizave dhe plakjes e vdekjes së një individi është një mister i madh.» Shumë shkencëtarë besojnë se ekziston një kufi «i trashëguar natyror» për jetën. A mendon se kanë të drejtë?
2. Çfarë kanë bërë disa për shkak të natyrës kalimtare të jetës?
2 Njerëzit kanë pasur gjithmonë dëshirën e madhe për jetëgjatësi dhe janë përpjekur madje të arrijnë përjetësinë. Qysh në shekullin e katërt p.e.s., disa droga që mendohej se jepnin pavdekësinë tërhoqën vëmendjen e fisnikëve kinezë. Disa perandorë të mëvonshëm kinezë morën droga, të ashtuquajtura ilaçe për jetëzgjatjen, që bëheshin nga zhiva dhe vdiqën. Në të gjithë globin, njerëzit besojnë se vdekja nuk është fundi i ekzistencës së tyre. Budistët, hindusët, myslimanët dhe gjithë të tjerët kanë shpresa të mëdha për një jetë pas vdekjes, të tilla si «parajsa perëndimore» e Budizmit. Në të ashtuquajturin krishterim, shumëkush parafytyron një jetë të përtejme me kënaqësi qiellore.
3. (a) Përse njerëzit kanë një dëshirë të madhe për jetën e përhershme? (b) Cilat pyetje në lidhje me vdekjen kanë nevojë për përgjigje?
3 Konceptet e lumturisë pas vdekjes pasqyrojnë dëshirën e madhe për jetën e përhershme. Në lidhje me idenë e Eklisiastiu 3:11) Ai i krijoi njerëzit e parë me perspektivën e mundësisë për të jetuar përgjithmonë mbi tokë. (Zanafilla 2:16, 17) Përse atëherë njerëzit vdesin? Si u fut vdekja në botë? Njohuria e Perëndisë hedh dritë mbi këto pyetje.—Psalmi 119:105.
përjetësisë që Perëndia ka mbjellë te ne, Bibla thotë: «Ka vënë madje përjetësinë në zemrat e tyre.» (NJË INTRIGË E RREZIKSHME
4. Si e identifikoi Jezui kriminelin përgjegjës për vdekjen e njerëzve?
4 Një kriminel përpiqet të mbulojë gjurmët. E njëjta gjë është e vërtetë edhe për atë që është përgjegjës për një krim që ka sjell si rezultat vdekjen e qindra miliona njerëzve. Ai i ka rregulluar gjërat në atë mënyrë që vdekja e njerëzve të mbështillet në mister. Jezu Krishti e identifikoi këtë kriminel, kur u tha atyre që po përpiqeshin ta vrisnin Atë: «Ju jeni nga djalli, që është ati juaj, dhe doni të bëni dëshirat e atit tuaj; ai ishte vrasës që nga fillimi dhe nuk qëndroi në të vërtetën, sepse në të nuk ka të vërtetë.»—Gjoni 8:31, 40, 44.
5. (a) Cila ishte origjina e atij që u bë Satana Djalli? (b) Ç’do të thonë fjalët «Satana» dhe «Djall»?
5 Po, Djalli është një «vrasës» i lig. Bibla zbulon se ai është një person i vërtetë e jo vetëm e keqja në zemrën e dikujt. (Mateu 4:1-11) Edhe pse u krijua si një engjëll i drejtë, ai «nuk qëndroi në të vërtetën». Sa e përshtatshme është që të quhet Satana Djalli! (Zbulesa 12:9) Ai është quajtur «Satana» apo «kundërshtar», sepse i është kundërvënë dhe ka kundërshtuar Jehovain. Ky kriminel është quajtur edhe «Djall», që do të thotë «shpifës», pasi e ka përfaqësuar keq Perëndinë, në mënyrë blasfemuese.
6. Përse u rebelua Satanai kundër Perëndisë?
6 Çfarë motivi pati Satanai për t’u rebeluar kundër Perëndisë? Lakminë. Me lakmi, ai dëshiroi adhurimin që njerëzit i bënin Jehovait. Djalli nuk e hodhi tej Ezekielin 28:12-19.) Përkundrazi, engjëlli që u bë Satana e ushqeu këtë dëshirë lakmitare, derisa ajo u bë pjellore dhe lindi mëkatin.—Jakovit 1:14, 15.
dëshirën për të pasur një adhurim të tillë, i cili me të drejtë i takonte vetëm Krijuesit. (Krahaso7. (a) Nga shkaktohet vdekja e njerëzve? (b) Çfarë është mëkati?
7 Ne e kemi identifikuar fajtorin, veprimi kriminal i të cilit ka çuar në vdekjen e njerëzve. Por cili është shkaku i veçantë i vdekjes së njerëzve? Bibla thotë: «Gjëmba e vdekjes është mëkati.» (1. Korintasve 15:56) Dhe ç’është mëkati? Për të kuptuar këtë fjalë, le të shqyrtojmë domethënien e saj në gjuhët origjinale të Biblës. Foljet hebreje dhe greke që zakonisht janë përkthyer «mëkatoj», do të thonë «mungoj», në kuptimin që të mos godasësh në shenjë apo të mos arrish një qëllim. Por, çfarë qëllimi nuk kemi arritur ne? Atë të bindjes së përsosur ndaj Perëndisë. Në ç’mënyrë, pra, u fut mëkati në botë?
SI U ZBATUA INTRIGA
8. Si u përpoq Satanai të merrte adhurimin e njerëzve?
8 Satanai kurdisi me kujdes një intrigë, për të cilën ai mendoi se do t’i jepte sundim mbi të gjithë njerëzimin dhe adhurimin e tyre. Ai vendosi të nxiste çiftin e parë njerëzor, Adamin dhe Evën, që të mëkatonin kundër Perëndisë. Jehovai u kishte dhënë prindërve tanë të parë njohurinë që do t’i çonte në jetën e përhershme. Ata e dinin se Krijuesi i tyre ishte i mirë, sepse ai i kishte vendosur në kopshtin e bukur të Edenit. Veçanërisht Adami e ndjeu mirësinë e Atit të tij qiellor, kur Perëndia i dha një grua të bukur që do ta ndihmonte. (Zanafilla 1:26, 29; 2:7-9, 18-23) Vazhdimi i jetës së çiftit të parë njerëzor varej nga bindja ndaj Perëndisë.
9. Çfarë urdhri i dha Perëndia njerëzve të parë dhe përse ishte i arsyeshëm?
9 Perëndia e urdhëroi Adamin: «Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes të së Zanafilla 2:16, 17) Si Krijues, Perëndia Jehova kishte të drejtën për të vendosur standarde morale dhe të përcaktonte se ç’ishte e mirë dhe ç’ishte e keqe për krijesat e tij. Urdhri i tij ishte i arsyeshëm, sepse Adami dhe Eva ishin të lirë për të ngrënë fruta nga të gjitha pemët e tjera të kopshtit. Ata mund ta tregonin vlerësimin e tyre për sundimin e drejtë të Jehovait, duke iu bindur këtij urdhri, në vend se të vendosnin me krenari rregullat e tyre morale.
mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj ke për të vdekur me siguri.» (10. (a) Si u afrohet Satanai njerëzve që t’i hedhë në anën e tij? (b) Si e motivoi Satanai akuzën që hodhi mbi Jehovain? (c) Çfarë mendon ti mbi sulmin e Satanait kundër Perëndisë?
10 Djalli komplotoi për ta larguar çiftin e parë njerëzor nga Perëndia. Për t’i joshur ata që të merrnin anën e tij, Satanai gënjeu. Duke përdorur një gjarpër, ashtu si një aktor përdor kukullat, Djalli e pyeti Evën: «A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?”» Kur Eva citoi urdhrin e Perëndisë, Satanai deklaroi: «Ju s’keni për të vdekur aspak.» Pastaj, ai akuzoi Jehovain se nisej nga motive të këqija, duke thënë: «Perëndia e di që ditën që do t’i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen.» (Zanafilla 3:1-5) Kështu, Djalli la të kuptohej se Perëndia po u mbante diçka të mirë. Çfarë sulmi shpifës mbi Atin e drejtë e të dashur qiellor, Jehovain!
11. Si u bënë Adami dhe Eva bashkëpunëtorë të Satanait?
11 Eva e shikoi përsëri pemën dhe tani fruti i saj dukej veçanërisht i dëshirueshëm. Prandaj, ajo e mori dhe e hëngri. Më vonë, në këtë veprim të mëkatshëm mosbindjeje ndaj Perëndisë, me të u bashkua në mënyrë të vullnetshme edhe i shoqi. (Zanafilla 3:6) Edhe pse ishte Eva që u mashtrua, ata të dy, ajo dhe Adami, mbështetën planin e Satanait për të sunduar racën njerëzore. Në fakt, u bënë bashkëpunëtorë të tij.—Romakëve 6:16; 1. Timoteut 2:14.
12. Cili ishte rezultati i rebelimit të njeriut kundër Perëndisë?
Zanafilla 3:19) «Ditën» në të cilën prindërit tanë të parë hëngrën nga pema e njohjes të së mirës e të së keqes, ata u dënuan nga Perëndia dhe nga pikëpamja e tij vdiqën. Pastaj, u dëbuan nga Parajsa dhe filloi rënia e tyre në vdekjen fizike.
12 Adami dhe Eva duhej të përballonin pasojat e veprimit të tyre. Ata nuk u bënë si Perëndia, me njohuri të veçantë. Përkundrazi, u bënë me turp dhe u fshehën. Jehovai i kërkoi llogari Adamit dhe shqiptoi dënimin e tij: «Do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të kthehesh në dhe sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur do të rikthehesh.» (SI U PËRHAPËN MËKATI DHE VDEKJA
13. Si u përhap mëkati në të gjithë racën njerëzore?
13 Në pamje të parë u duk sikur Satanai pati sukses në planin e tij për të marrë adhurimin e njerëzve. Megjithatë, ai s’mundi t’i mbante adhuruesit e tij në jetë. Kur mëkati filloi të vepronte mbi çiftin e parë njerëzor, ata nuk kishin më mundësi t’u transmetonin përsosmëri pasardhësve të tyre. Ashtu si një mbishkrim i gdhendur mbi gur, mëkati ishte skalitur thellë në gjenet e prindërve tanë të parë. Kështu që ata mund të prodhonin vetëm pasardhës të papërsosur. Duke qenë se të gjithë fëmijët u ngjizën pasi Adami dhe Eva mëkatuan, pasardhësit e tyre trashëguan mëkat e vdekje.—Psalmi 51:5; Romakëve 5:12.
14. (a) Me kë mund t’i përngjasim ata që mohojnë mëkatin e tyre? (b) Në ç’mënyrë izraelitët ishin bërë të vetëdijshëm mbi qenien e tyre mëkatare?
14 E megjithatë, sot shumë veta nuk besojnë se janë mëkatarë. Në disa pjesë të botës, koncepti i mëkatit të trashëguar është në përgjithësi i panjohur. Por kjo nuk provon se mëkati nuk ekziston. Një djalë me fytyrën e pistë mund të thotë se është i pastër dhe mund të bindet për të kundërtën vetëm pasi të jetë parë në pasqyrë. Izraelitët e lashtë ishin si ky djalë, kur morën Ligjin e Perëndisë me anë të Romakëve 7:7-12) Ashtu si djali që shihet në pasqyrë, duke përdorur Ligjin për të parë vetveten, izraelitët mund të shihnin se ishin të papastër në sytë e Jehovait.
profetit të tij Moisiut. Ligji e bëri të qartë se mëkati ekzistonte. Apostulli Pavël shpjegoi: «Mëkatin unë nuk do ta kisha njohur, veç se me anë të ligjit.» (15. Çfarë është zbuluar duke u parë në pasqyrën e Fjalës së Perëndisë?
15 Duke u parë në pasqyrën e Fjalës së Perëndisë dhe duke vërejtur standardet e tij, ne mund të shohim se jemi të papërsosur. (Jakovit 1:23-25) Për shembull, shqyrto çfarë u tha Jezu Krishti dishepujve të tij, në lidhje me dashurinë për Perëndinë dhe për të afërmit, siç shënohet në Mateun 22:37-40. Sa herë dështojnë njerëzit në këto fusha! Shumëkënd as që e vret ndërgjegjja kur dështon në shfaqjen e dashurisë për Perëndinë dhe për të afërmit e vet.—Luka 10:29-37.
RUAJU NGA TAKTIKAT E SATANAIT!
16. Çfarë mund të bëjmë për të mos rënë viktima të taktikave të Satanait dhe përse kjo është e vështirë?
16 Satanai përpiqet të shkaktojë që ne të praktikojmë me vullnet mëkatin. (1. Gjonit 3:8) A ka ndonjë mënyrë për të mos rënë viktimë e taktikave të tij? Po, por kjo kërkon që të luftojmë prirjet ndaj mëkatit të vullnetshëm. Kjo nuk është e lehtë, pasi prirja jonë e lindur për të mëkatuar është shumë e fortë. (Efesianëve 2:3) Pavli duhej të bënte një betejë të vërtetë. Përse? Sepse mëkati banonte në të. Nëse duam miratimin e Perëndisë, edhe ne duhet të luftojmë prirjet mëkatare brenda nesh.—Romakëve 7:14-24; 2. Korintasve 5:10.
17. Çfarë e bën edhe më të vështirë luftën kundër prirjeve tona mëkatare?
17 Pasi Satanai kërkon vazhdimisht raste për të na joshur që të thyejmë ligjet e Perëndisë, lufta jonë kundër mëkatit nuk është e lehtë. (1. Pjetrit 5:8) Duke treguar kujdes për të krishterët e tjerë, Pavli tha: «Porse, po kam frikë se-sikur gjarpri me dinakërinë e vet e gënjeu Evën-mendimet tuaja të mos gabohen e të mos largohen prej thjeshtësisë (dhe pastrisë) ndaj Krishtit.» (2. Korintasve 11:3, DSF) Satanai përdor taktika të ngjashme edhe sot. Ai përpiqet të mbjellë farën e dyshimit në lidhje me mirësinë e Jehovait dhe me dobitë që vijnë duke iu bindur urdhrave të Perëndisë. Djalli përpiqet të përfitojë nga prirjet tona të trashëguara mëkatare dhe dëshiron që ne të ndjekim rrugën e krenarisë, të lakmisë, të urrejtjes e të paragjykimeve.
18. Si e përdor Satanai botën për të nxitur mëkatin?
18 Një nga mjetet që Djalli përdor kundër nesh është bota, e cila dergjet në pushtetin e tij. (1. Gjonit 5:19) Nëse nuk jemi të kujdesshëm, njerëzit e korruptuar e të pandershëm në botën që na rrethon, do të na shtyjnë në një rrugë mëkatare që dhunon standardet morale të Perëndisë. (1. Pjetrit 4:3-5) Shumë veta nuk i përfillin ligjet e Perëndisë, madje as nuk i mbajnë parasysh nxitjet e ndërgjegjes së tyre, duke e bërë atë më në fund të pandjeshme. (Romakëve 2:14, 15; 1. Timoteut 4:1, 2) Disa veta futen pak nga pak në një rrugë, në të cilën as ndërgjegjja e tyre e papërsosur dikur nuk do t’i lejonte të hynin.—Romakëve 1:24-32; Efesianëve 4:17-19.
19. Përse nuk mjafton vetëm të bëjmë një jetë të pastër?
19 Të bësh një jetë të pastër në këtë botë përbën një sukses. Megjithatë, për t’i pëlqyer Krijuesit tonë, kërkohet më shumë. Duhet, gjithashtu, të kemi besim në Perëndinë dhe të ndiejmë përgjegjësi përpara tij. (Hebrenjve 11:6) Dishepulli Jakov shkroi: «Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat.» (Jakovit 4:17) Po, mospërfillja me dashje e Perëndisë dhe e urdhërimeve të tij përbën në vetvete një formë të mëkatit.
20. Si mund të përpiqet Satanai për të të ndaluar që të bësh atë çka është e drejtë, por çfarë do të të ndihmojë për t’u rezistuar këtyre presioneve?
20 Ka shumë të ngjarë që Satanai të nxisë kundërshtime ndaj synimit tënd për të arritur njohurinë e Gjoni 16:2) Edhe pse shumë sundimtarë besuan në Jezuin gjatë shërbimit të tij, ata nuk folën për të, sepse kishin frikë se mos largoheshin nga bashkësia e tyre. (Gjoni 12:42, 43) Pa mëshirë, Satanai përpiqet të trembë këdo që kërkon njohurinë e Perëndisë. Sidoqoftë, duhet të mos harrosh asnjëherë e të vlerësosh gjërat e mrekullueshme që ka bërë Jehovai. Ndoshta mund të jesh në gjendje për të ndihmuar kundërshtarët që të kenë të njëjtin vlerësim.
Perëndisë nëpërmjet studimit të Biblës. Shpresojmë sinqerisht që ti të mos u lejosh presioneve të tilla të të ndalojnë në praktikimin e gjërave të drejta. (21. Si mund ta mundim botën dhe vetë prirjet tona mëkatare?
21 Për sa kohë të jemi të papërsosur, do të mëkatojmë. (1. Gjonit 1:8) Megjithatë, kemi një ndihmë për të luftuar në këtë betejë. Po, është e mundur të dalim fitimtarë nga lufta që kemi kundër të ligut, Satana Djallit. (Romakëve 5:21) Në fund të shërbimit të tij mbi tokë, Jezui i inkurajoi ithtarët e vet me këto fjalë: «Në botë do të keni mundime, por merrni zemër, unë e munda botën!» (Gjoni 16:33) Edhe njerëzit e papërsosur kanë mundësi të mundin botën me ndihmën e Perëndisë. Satanai nuk ka ndikim mbi ata që e kundërshtojnë dhe i ‘nënshtrohen Perëndisë’. (Jakovit 4:7; 1. Gjonit 5:18) Siç do të shohim, Perëndia ka siguruar një mënyrë për të dalë nga skllavëria e mëkatit dhe e vdekjes.
PROVO NJOHURINË
Kush është Satana Djalli?
Përse njerëzit plaken e vdesin?
Çfarë është mëkati?
Si i tërheq Satanai njerëzit në mëkate të vullnetshme kundër Perëndisë?
[Pyetjet]
[Figura që zë gjithë faqen 54]