Përse mund të kesh besim në Bibël?
Përse mund të kesh besim në Bibël?
Disa thonë se Bibla është e pabesueshme, dhe idetë e tyre kanë pasur një miratim të gjerë. Prandaj, shumë persona sot, e lënë mënjanë atë që thotë Bibla, duke e konsideruar si të padenjë për t’i besuar.
Nga ana tjetër, ajo që Jezu Krishti i tha në lutje Perëndisë, të mbush me besim: «Fjala jote është e vërteta».—Gjoni 17:17; 2 Timoteut 3:16.
Çfarë mendon? A ekzistojnë arsye të vlefshme për të pasur besim në Bibël? Apo ekzistojnë me të vërtetë prova që Bibla është e pabesueshme, kontradiktore dhe jokoherente?
A është kontradiktore?
Edhe pse disa pohojnë se Bibla është kontradiktore, a ka treguar dikush ndonjë shembull efektiv? Ne nuk kemi parë kurrë ndonjë që të mund t’i qëndrojë një shqyrtimi të kujdesshëm. Është e vërtetë, mund të duket se ka mospërputhje ndërmjet disa tregimeve biblike. Por zakonisht problemi qëndron në mungesën e njohurisë për hollësitë dhe rrethanat e kohës.
Për shembull, disa nxjerrin në dukje atë që mbajnë si mospërputhje të Biblës, duke pyetur: «Me kë u martua Kaini?» Problemi lind nga supozimi se Kaini dhe Abeli ishin fëmijët e vetëm të Adamit dhe Evës. Por ky supozim shtrembëron atë që thotë Bibla. Bibla shpjegon se Adami «pati bij e bija». (Zanafilla 5:4) Kështu që Kaini u martua me një nga motrat e tij ose ndoshta me një nga mbesat.
Mateu 8:5, 6; Luka 7:2, 3) Por, a është kjo me të vërtetë një kontradiktë?
Shpesh, kritikët shkojnë në kërkim vetëm të kontradiktave, prandaj dhe mund të thonë: «Shkrimtari biblik Mateu thotë se një komandant i ushtrisë shkoi për t’i kërkuar një favor Jezuit, ndërsa Luka thotë se u dërguan përfaqësues. Cili prej të dyve ka të drejtë?» (Asnjë person i arsyeshëm nuk e quan si kontradiktë atribuimin e veprimtarisë apo të veprës së disa personave, atij që është përgjegjës i vërtetë. Për shembull, a do ta konsideronit si të gabuar një raport në të cilin pohohet se një kryetar bashkie ka ndërtuar një rrugë edhe pse puna efektive e ndërtimit është kryer nga inxhinierët dhe punëtorët e tij? Sigurisht që jo! Në mënyrë të ngjashme, nuk është një papërputhshmëri nga ana e Mateut të thotë se komandanti i ushtrisë i bëri një kërkesë Jezuit, edhe pse, siç shkruan Luka, kjo kërkesë u bë nëpërmjet përfaqësuesve.
Nëse njihen më shumë hollësira, këto që duken si papërputhshmëri të Biblës, zhduken.
Historia dhe shkenca
Njëherë e një kohë, saktësia historike e Biblës vihej shpesh në dyshim. Kritikët, për shembull, kishin dyshime për ekzistencën e personazheve të përmendura në Bibël, si Sargoni mbret i Asirisë, Belshazari i Babilonisë dhe qeveritari romak Poncie Pilati. Por, zbulimet e fundit kanë vërtetuar njërën pas tjetrës këto tregime biblike. Në fakt, historiani Moshe Pearlman ka shkruar: «Në mënyrë të menjëhershme, skeptikët që kishin dyshuar për vërtetësinë madje edhe të tregimeve historike të Besëlidhjes së Vjetër, filluan të rishikonin opinionet e tyre.»
Që të kemi besim në Bibël, ajo duhet të jetë e saktë edhe në lëndën e shkencës. A është? Jo shumë kohë më parë, shkencëtarët, duke përgënjeshtruar Biblën pohonin se universi nuk kishte pasur asnjë fillim. Megjithatë, duke iu referuar informacioneve më të përditësuara, astronomi Robert Jastrow shpjegon: «Tani shohim, se dëshmitë astronomike na çojnë drejt pikëpamjes biblike për prejardhjen e botës. Ndryshojnë hollësitë, por elementet themelore në raportet astronomike dhe biblike të Zanafillës janë të ngjashme.»—Njerëzit kanë ndryshuar gjithashtu idenë për formën e tokës. «Udhëtimet eksploruese,—shpjegon një enciklopedi,—treguan se toka ishte e rrumbullakët, jo e sheshtë siç besonte shumica.» Por Bibla kishte pasur gjithmonë të drejtë! Më tepër se 2.000 vjet para atyre udhëtimeve, tek Isaia 40:22, Bibla thoshte: «Ai është ai që rri ulur mbi rruzullin e tokës.»
Pra, njerëzit sa më shumë mësojnë, aq më shumë është e dukshme që mund të kemi besim në Bibël. Ish-drejtori i Muzeut Britanik, Frederic Kenyon, shkroi: «Rezultatet e arritura deri tani vërtetojnë atë që besimi sugjeron, d.m.th. që Bibla mund të fitojë nga një shtim i njohurisë.»
Parathotë të ardhmen
A mund t’i besojmë me të vërtetë asaj që Bibla parashikon për të ardhmen, duke përfshirë edhe premtimet për ‘qiej të rinj e një tokë të re të drejtë’? (2 Pjetrit 3:13; Zbulesa 21:3, 4) Po mirë, a është treguar Bibla në të kaluarën e denjë për t’i besuar? Shumë e shumë profeci të thëna edhe shekuj më parë janë plotësuar edhe në hollësirat më të vogla!
Për shembull, pothuajse 200 vjet përpara se të ndodhte, Bibla kishte parathënë rrëzimin e Babilonisë së fuqishme. Madje, përmenden edhe medët, të cilët lidhin aleancë me persët, duke u përcaktuar si fituesë. E megjithëse Kiri, mbreti i persëve, nuk kishte lindur akoma, Bibla paratha se do të luante një rol kryesor në fitore. Tha se ujërat që mbronin Babiloninë, ujërat e Eufratit, ‘do të thaheshin’ dhe që ‘portat [e Babilonisë] nuk do të mbylleshin’.—Jeremia 50:38; Isaia 13:17-19; 44:27–45:1.
Këto hollësira të sakta u plotësuan, siç referoi historiani Herodoti. Përveç kësaj, Bibla kishte parathënë se Babilonia do të kthehej në një gërmadhë të pabanuar. Pikërisht ajo që ka ndodhur. Sot Babilonia është një grumbull i shkretë gërmadhash. (Isaia 13:20-22; Jeremia 51:37, 41-43) Dhe Bibla është plot me profeci që kanë pasur një përmbushje mahnitëse.
Pra, çfarë parathotë Bibla në lidhje me sistemin e tanishëm botëror të gjërave? Ajo thotë: «Në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë . . . dëfrimdashës më fort se perëndidashës, të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj.»—2 Timoteut 3:1-5.
Sigurisht që tani shohim përmbushjen! Por Bibla parathotë për këto «ditë të fundit» edhe sa vijon: «Do të ngrihet komb kundër kombi dhe mbretëri kundër mbretërie e do të ketë mungesa ushqimi», si edhe «do të ketë tërmete të mëdha dhe nga njëri vend në tjetrin murtaja».—Mateu 24:7; Luka 21:11.
Me të vërtetë, profecitë e Biblës sot po përmbushen! Ç’të themi, pra, për profecitë që akoma duhet të plotësohen, si për shembull: «Të drejtët do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë gjithnjë mbi të» dhe «Do t’i farkëtojnë shpatat e tyre duke i kthyer në plugje . . . , nuk do të mësojnë më luftën»?—Psalmi 37:29; Isaia 2:4.
«Tepër e bukur për të qenë e vërtetë», do të thotë dikush. Por, në të vërtetë, nuk ka arsye për të dyshuar në asnjë nga gjërat që Krijuesi ynë premton. Mund të kemi besim në Fjalën e tij! (Titit 1:2) Duke i shqyrtuar më tej provat, do të jesh gjithnjë e më i bindur për këtë.
[Diçitura në faqen 4]
«Rezultatet e arritura deri tani vërtetojnë atë që besimi sugjeron, d.m.th. që Bibla mund të fitojë nga një shtim i njohurisë.»