Feja e rreme: Parathuhet fundi i saj dramatik
Kapitulli tetë
Feja e rreme: Parathuhet fundi i saj dramatik
1, 2. (a) Pse disave u duket e vështirë të ndodhë një ndryshim i afërt rrënjësor në klimën fetare të botës? (b) Si e dimë që fjalët e kapitullit 47 të Isaisë gjejnë zbatim në të ardhmen? (c) Pse «Babilonia e Madhe» është një titull i përshtatshëm për të gjitha fetë e rreme?
«FEJA rikthehet në skenë.» Ky ishte mesazhi i shpallur nga një artikull në The New York Times Magazine. Artikulli tregonte që feja duket se ka ende një ndikim të fuqishëm në zemrat dhe mendjet e miliona njerëzve. Prandaj, mund të jetë e vështirë të besohet se ka për të ndodhur një ndryshim i afërt rrënjësor i klimës fetare të botës. Por, në kapitullin 47 të Isaisë flitet pikërisht për një ndryshim të tillë.
2 Fjalët e Isaisë u përmbushën 2.500 vjet më parë. Megjithatë, fjalët e Isaisë 47:8 citohen në librin e Zbulesës dhe gjejnë zbatim për të ardhmen. Atje Bibla parathotë fundin e një organizate ngjashëm një prostitute, të quajtur «Babilonia e Madhe», e cila është perandoria botërore e fesë së rreme. (Zbulesa 16:19) Emri «Babiloni» është më se i përshtatshëm për fetë e rreme të botës, pasi feja e rreme filloi në Babiloninë e lashtë. Prej andej, ajo u përhap në të katër anët e botës. (Zanafilla 11:1-9) Doktrinat fetare të lindura në Babiloni të tilla si, pavdekësia e shpirtit, ferri i zjarrtë dhe adhurimi i perëndive trinitet, janë pjesë e pothuajse të gjitha feve, duke përfshirë edhe të ashtuquajturin krishterim. * A hedh ndopak dritë profecia e Isaisë mbi të ardhmen e fesë?
Babilonia zbret në pluhur
3. Përshkruani madhështinë e fuqisë botërore babilonase.
3 Dëgjoni këtë deklaratë hyjnore emocionuese: «Zbrit dhe ulu në pluhur, o bijë e virgjër e Babilonisë. Ulu në tokë ku nuk ka fron, o bijë e kaldeasve. Sepse nuk do të të thërrasin më e brishtë dhe e përkëdhelur.» (Isaia 47:1) Për shumë vjet Babilonia ka qenë, në njëfarë kuptimi, e hipur në fron si fuqia botërore mbizotëruese. Ajo ka qenë «stolia e mbretërive», një qendër e lulëzuar fetare, tregtare dhe ushtarake. (Isaia 13:19) Në kulmin e saj, perandoria babilonase shtrihet në jug deri në kufi me Egjiptin dhe, kur pushton Jerusalemin në vitin 607 p.e.s., duket sikur as vetë Perëndia nuk është në gjendje t’i frenojë pushtimet e saj! Kështu, ajo e mban veten për një ‘bijë të virgjër’, një vend që nuk do të pushtohet kurrë nga të huajt. *
4. Çfarë do t’i ndodhë Babilonisë?
4 Megjithatë, kjo «e virgjër» fodulle ka për t’u rrëzuar nga froni, ose nga pozita e saj si fuqia e padiskutueshme botërore dhe do të detyrohet të ‘ulet në pluhur’, pra, të poshtërohet. (Isaia 26:5) Ajo nuk do të konsiderohet më «e brishtë dhe e përkëdhelur», si një mbretëreshë e llastuar. Prandaj, Jehovai urdhëron: «Merr një mulli dore, bluaj dhe bëj miell. Hiqe velin tënd. Hiqi kindat e veshjes. Zbuloje këmbën. Kalo lumenjtë.» (Isaia 47:2) Pasi ka skllavëruar gjithë kombin e Judës, tani, vetë Babilonia do të trajtohet si skllave! Medët dhe persët, që e rrëzojnë nga pozita e saj e fuqishme, do ta detyrojnë të bëjë punë poshtëruese për ta.
5. (a) Në ç’mënyrë do t’i hiqen ‘veli dhe kindat e veshjes’ Babilonisë? (b) Çfarë mund të nënkuptojë urdhri që i jepet për të ‘kaluar lumenj’?
5 Kështu, Babilonisë do t’i hiqet ‘veli dhe kindat e veshjes’, pra, do të humbë çdo shenjë të madhështisë dhe të dinjitetit të saj të mëparshëm. «Kalo lumenjtë»,—do ta urdhërojnë mbikëqyrësit e punës. Ndoshta disa babilonas do të urdhërohen me të vërtetë të kryejnë punë krahu karakteristike për skllevërit. Profecia mund të nënkuptojë edhe që disa do t’i tërheqin zvarrë përmes lumenjve, në kuptimin e mirëfilltë, ndërsa i marrin në mërgim. Sido që të jetë, Babilonia nuk do të udhëtojë më me stilin madhështor të një mbretëreshe që transportohet përmes një rrëkeje mbi një vig mbretëror ose karrocë. Në vend të kësaj, ajo do të jetë si një skllave, e cila duhet ta lërë mënjanë modestinë, të ngrejë veshjen dhe të zbulojë këmbët për të çarë mes për mes ujërave të një lumi. Sa poshtëruese!
6. (a) Në cilin kuptim do të zbulohet lakuriqësia e Babilonisë? (b) Në ç’mënyrë Perëndia ‘nuk takon asnjë njeri me mirësi’? (Shih shënimin.)
6 Jehovai vazhdon talljen e tij: «Duhet të zbulosh lakuriqësinë tënde. Gjithashtu, duhet të shihet sharja jote. Do të marr hak dhe nuk do të takoj me dashamirësi asnjë njeri.» (Isaia 47:3) * Po, Babilonia do të turpërohet dhe do të çnderohet. Ligësia dhe mizoria që tregon ajo ndaj popullit të Perëndisë do të demaskohet haptazi. Asnjë njeri nuk mund ta ndalojë hakmarrjen e Perëndisë!
7. (a) Si do të reagojnë judenjtë e mërguar ndaj lajmit të rënies së Babilonisë? (b) Në ç’mënyrë do ta riblejë Jehovai popullin e tij?
Isaia 47:4) Nën Ligjin e Moisiut, nëse një izraelit e shiste veten në skllavëri për të paguar borxhet e tij, një riblerës (një i afërm gjaku) mund ta blinte ose ta riblinte nga skllavëria. (Levitiku 25:47-54) Meqenëse do të jenë shitur në skllavëri në Babiloni, judenjtë do të kenë nevojë të riblihen ose të çlirohen. Për skllevërit, një pushtim zakonisht nuk nënkupton asgjë më tepër sesa një ndërrim zotërinjsh. Por Jehovai do ta shtyjë mbretin Kir, i cili do të kryejë pushtimin, t’i çlirojë judenjtë nga skllavëria. Si «shpërblesë» në vend të judenjve, Kirit do t’i jepen Egjipti, Etiopia dhe Seba. (Isaia 43:3) Në mënyrë të përshtatshme, Shpenguesi i Izraelit quhet «Jehovai i ushtrive». Forcat ushtarake të Babilonisë, të fuqishme në pamje të parë, nuk janë asgjë kur krahasohen me moritë engjëllore të padukshme të Jehovait.
7 Pasi të jetë mbajtur në robëri në Babiloninë e fuqishme për 70 vjet, populli i Perëndisë do të gëzohet shumë, kur ajo të bjerë. Ata do të thërrasin: «Është Një që na riblen. Emri i tij është Jehovai i ushtrive, i Shenjti i Izraelit.» (Shpërblimi i mizorisë
8. Në cilin kuptim do të ‘hyjë në errësirë’ Babilonia?
8 Jehovai vazhdon me denoncimin profetik të Babilonisë: «Ulu pa zhurmë dhe hyr në errësirë, o bijë e kaldeasve, sepse nuk do të të thërrasin më Padrone e Mbretërive.» (Isaia 47:5) Për Babiloninë do të ketë veçse errësirë dhe zymtësi. Ajo nuk do të sundojë më mbi mbretëritë e tjera si një padrone mizore.—Isaia 14:4.
9. Pse zemërohet Jehovai me judenjtë?
9 Pse lejohet në fillim Babilonia të dëmtojë popullin e Perëndisë? Jehovai shpjegon: «U zemërova me popullin tim. Përdhosa trashëgiminë time dhe t’i dhashë ty në dorë.» (Isaia 47:6a) Jehovai ka arsye të vlefshme për t’u zemëruar me judenjtë. Më parë, ai i kishte paralajmëruar se mosbindja ndaj Ligjit të tij do të sillte dëbimin e tyre nga vendi. (Ligji i përtërirë 28:64) Kur binin në idhujtari dhe në imoralitet seksual, Jehovai dërgonte me dashuri profetë që t’i ndihmonin të riktheheshin në adhurimin e pastër. Por «ata u tallën me lajmëtarët e Perëndisë, përçmuan fjalët e tij dhe vunë në lojë profetët e tij, deri sa zemërimi i Zotit kundër popullit të tij arriti një pikë në të cilën nuk kishte rrugëdalje». (2 Kronikave 36:16, Dio) Për këtë arsye, Perëndia lejon që trashëgimia e tij, Juda, të përdhoset kur Babilonia pushton vendin dhe ndot tempullin e Tij të shenjtë.—Psalmi 79:1; Ezekieli 24:21.
10, 11. Pse është i zemëruar Jehovai me Babiloninë, ndonëse është vullneti i tij që ajo të nënshtrojë popullin e tij?
10 Duke pasur parasysh këtë, a nuk është Babilonia thjesht duke përmbushur vullnetin e Perëndisë kur skllavëron judenjtë? Jo, sepse Perëndia thotë: «Nuk tregove mëshirë për ta. Mbi të moshuarin e bëre zgjedhën tënde shumë të rëndë. Dhe vazhdove të thoshe: ‘Do të tregoj se jam Padrone deri në kohë të pacaktuar, përgjithmonë.’ Nuk i more këto gjëra seriozisht; nuk e kujtove fundin e çështjes.» (Isaia 47:6b, 7) Perëndia nuk e ka urdhëruar Babiloninë të veprojë me mizori të tepruar, duke mos treguar konsideratë as «për pleqtë». (Vajtimet 4:16; 5:12, Dio) Ai as nuk i ka nxitur babilonasit të kënaqen në mënyrë sadiste, duke i vënë në lojë robërit e tyre judenj.—Psalmi 137:3.
11 Babilonia nuk e kupton se pushteti i saj mbi judenjtë është i përkohshëm. Ajo i ka shpërfillur paralajmërimet e Isaisë se, më në fund, Jehovai do ta çlirojë popullin e tij. Ajo sillet sikur t’i jetë dhënë e drejta për të pasur pushtet të përhershëm mbi judenjtë dhe për të qëndruar padrone e kombeve të saj vasale përgjithmonë. Babilonia nuk ia vë veshin mesazhit se sundimi i saj shtypës do të ketë një «fund».
Parathuhet rënia e Babilonisë
12. Pse Babilonia quhet një «grua e dhënë pas qejfeve»?
12 Jehovai deklaron: «Tani dëgjo këtë, o grua e dhënë pas qejfeve, që ulesh e sigurt dhe thua në zemrën tënde: ‘Unë jam dhe nuk ka asnjë tjetër. Nuk do të ulem si e ve dhe nuk do ta njoh humbjen e fëmijëve.’» (Isaia 47:8) Emri që i ka bërë vetes Babilonia duke u dhënë pas qejfeve, është mjaft i njohur. Herodoti, historian i shekullit të pestë p.e.s., flet për një zakon «tepër të turpshëm» të babilonasve, sipas të cilit të gjitha gratë duhet të kryejnë kurvëri për nder të perëndeshës së tyre të dashurisë. Në mënyrë të ngjashme, historiani i lashtë Kurtiusi tha: «Nuk ka gjë më të ndotur se sjellja e qytetit; asnjë degradim sistematik nuk mund të ofrojë më shumë nxitje dhe joshje drejt shthurjes.»
13. Në ç’mënyrë do ta shpejtojë rënien e Babilonisë prirja e saj për t’u dhënë pas qejfeve?
13 Prirja e Babilonisë për t’u dhënë pas qejfeve do ta shpejtojë rënien e saj. Mbrëmjen e shkatërrimit, mbreti dhe të mëdhenjtë e tij do të festojnë, duke pirë deri në atë pikë sa të trullosen. Kështu, ata nuk do t’u kushtojnë vëmendje forcave ushtarake medo-perse që po pushtojnë qytetin. (Danieli 5:1-4) ‘E ulur e sigurt’, Babilonia do të mendojë se muret dhe hendeku i saj, në pamje të parë të pamposhtshëm, do ta mbrojnë nga pushtimi. Ajo thotë me vete se «nuk ka asnjë tjetër» që do të mund të zërë ndonjëherë pozitën e saj të lartë. Nuk e imagjinon që mund të bëhet «e ve», duke humbur sundimin perandorak dhe ‘fëmijët’ ose popullsinë e saj. Megjithatë, asnjë mur nuk mund ta mbrojë atë nga dora hakmarrëse e Perëndisë Jehova! Më vonë, Jehovai do të thotë: «Edhe sikur Babilonia të ngjitej deri në qiell, edhe sikur ta bënte të pakapshme forcën e saj të lartë, nga ana ime do të vijnë kundër saj disa shkatërrimtarë.»—Jeremia 51:53, Dio.
14. Si do t’i përjetojë Babilonia ‘humbjen e fëmijëve dhe vejërinë’?
14 Çfarë do t’i ndodhë Babilonisë? Jehovai vazhdon: «Por këto dy gjëra do të të ndodhin papritmas, në një ditë: humbja e fëmijëve dhe vejëria. Ato duhet të vijnë mbi ty në masë të plotë, për bollëkun e shtrigërive të tua dhe për fuqinë e plotë të yshtjeve të tua—me tepri.» (Isaia 47:9) Po, epërsisë së Babilonisë si fuqi botërore, papritur do t’i vijë fundi. Në kohën e lashtë, në vendet e Lindjes, të mbetej e ve dhe të humbte fëmijët ishin përvojat më katastrofike që mund të përjetonte një grua. Ne nuk e dimë se sa ‘fëmijë’ humbet Babilonia natën e rënies së saj. * Megjithatë, në kohën e duhur, ai qytet do të braktiset plotësisht. (Jeremia 51:29) Ajo do të mbetet, gjithashtu, e ve, në kuptimin që mbretërit e saj do të rrëzohen nga froni.
15. Përveç mizorisë së shfaqur ndaj judenjve, për cilën arsye tjetër është i zemëruar Jehovai me Babiloninë?
15 Megjithatë, keqtrajtimi që u bën Babilonia judenjve nuk është e vetmja arsye pse Jehovai është i zemëruar. Zemërimin e tij e shkakton edhe «bollëku i shtrigërive të saj». Ligji që Perëndia i ka dhënë Izraelit e dënon praktikën e spiritizmit, megjithatë, Babilonia jepet me zell pas okultizmit. (Ligji i përtërirë 18:10-12; Ezekieli 21:21) Një libër, Social Life Among the Assyrians and Babylonians, thotë se babilonasit «jetonin me frikën e vazhdueshme të demonëve të shumtë që besonin se i rrethonin».
Beson tek e keqja
16, 17. (a) Në ç’mënyrë Babilonia ‘beson tek e keqja e saj’? (b) Pse nuk mund të shmanget fundi i Babilonisë?
16 A do ta shpëtojnë Babiloninë parashikuesit e saj të fatit? Jehovai përgjigjet: «Vazhdove të besosh tek e keqja jote. Ke thënë: ‘Nuk më shikon askush.’ Mençuria dhe njohuria jote—kjo të ka bërë të shmangesh; dhe t’i vazhdon të thuash në zemrën tënde: ‘Unë jam, dhe nuk ka asnjë tjetër.’» (Isaia 47:10) Babilonia mendon se me anë të mençurisë në fusha të ndryshme e në atë fetare, me anë të fuqisë ushtarake dhe mizorisë së saj dinake, mund ta mbajë pozitën e saj si fuqi botërore. Mendon se askush nuk mund ‘ta shohë’, domethënë, t’i kërkojë llogari për veprimet e saj të liga dhe nuk dallon ndonjë rival në horizont. «Unë jam dhe nuk ka asnjë tjetër»,—thotë me vete.
17 Megjithatë, nëpërmjet një profeti tjetër, Jehovai paralajmëron: «A mundet dikush të fshihet në vende të fshehta në mënyrë që unë të mos e shoh?» (Jeremia 23:24, Dio; Hebrenjve 4:13) Prandaj, Jehovai shpall: «Mbi ty duhet të vijë një katastrofë dhe nuk do të dish asnjë magji kundër saj. Mbi ty do të bjerë një mundim dhe nuk do të jesh në gjendje ta shmangësh. Mbi ty do të vijë papritur një shkatërrim me të cilin nuk je mësuar.» (Isaia 47:11) As perënditë e Babilonisë dhe as «magjitë» e kryera nga praktikuesit e saj të spiritizmit nuk mund ta shmangin katastrofën që po vjen—një katastrofë e cila s’ngjan me asgjë që ka përjetuar më parë!
Këshilltarët e Babilonisë dështojnë
18, 19. Në ç’mënyrë do të dalë katastrofike mbështetja e Babilonisë te këshilltarët e saj?
18 Me një sarkazëm therëse, Jehovai urdhëron: «Rri pa lëvizur, tani, me yshtjet e tua dhe me bollëkun e shtrigërive të tua, në të cilat je robtuar që në rini; ndoshta do të jesh në gjendje të nxjerrësh dobi, ndoshta do t’u kallesh tmerrin Isaia 47:12) Jehovai e sfidon Babiloninë duke i thënë të ‘rrijë pa lëvizur’, pra, të mos ndryshojë, por të vazhdojë të mbështetet te magjia. Në fund të fundit, ajo është robtuar që në «rini» për ta zhvilluar okultizmin.
njerëzve.» (19 Por Jehovai e vë në lojë, duke thënë: «Je lodhur me numrin e madh të këshilltarëve të tu. Le të ngrihen, tani, dhe të të shpëtojnë, adhuruesit e qiejve, shikuesit e yjeve, ata që në hënat e reja japin njohuri lidhur me gjërat që do të të ndodhin.» (Isaia 47:13) * Babilonia do të përjetojë dështimin e plotë të këshilltarëve të saj. Vërtet do të jenë dashur shekuj të tërë vëzhgimesh astronomike për të zhvilluar astrologjinë babilonase. Por natën që Babilonia do të bjerë, dështimi i vajtueshëm i astrologëve të saj do ta demaskojë shortarinë si të padobishme.—Danieli 5:7, 8.
20. Cili do të jetë fundi i këshilltarëve të Babilonisë?
20 Jehovai e përfundon këtë pjesë të profecisë, duke thënë: «Ja, janë bërë si kashtë. Me siguri do t’i djegë një zjarr. Nuk do ta çlirojnë shpirtin e tyre nga pushteti i flakës. Nuk do të ketë përskuqje qymyri që të ngrohen njerëzit, as dritë flake para së cilës të ulen. Kështu do të bëhen me siguri për ty, magjistarët e tu, me të cilët je robtuar që në rini. Në të vërtetë, ata do të enden andej-këtej, secili drejt rajonit të vet. S’do të ketë asnjë që të të shpëtojë.» (Isaia 47:14, 15) Po, për këta këshilltarë të rremë janë duke ardhur kohë të zjarrta. Nuk do të jetë një zjarr i këndshëm rreth të cilit njerëzit mund të ngrohen, por një zjarr shkatërrues e konsumues që do t’i demaskojë këshilltarët e rremë si kashtë e padobishme. Nuk është për t’u çuditur, pra, që këshilltarët e Babilonisë do t’ia mbathin të frikësuar! Kur Babilonisë t’i ketë ikur edhe mbështetja e fundit, nuk do të ketë asnjë që ta shpëtojë. Ajo do të pësojë të njëjtin fund që do të ketë pësuar Jerusalemi prej saj.—Jeremia 11:12.
21. Si dhe kur vërtetohen fjalët profetike të Isaisë?
21 Në vitin 539 p.e.s., këto fjalë të frymëzuara filluan të përmbushen. Forcat ushtarake të medëve dhe të persëve nën udhëheqjen e Kirit pushtojnë qytetin dhe vrasin mbretin e përkohshëm, Belshazarin. (Danieli 5:1-4, 30) Brenda një nate, Babilonia rrëzohet nga pozita e saj si sunduese e botës. Kështu marrin fund shekuj të tërë të epërsisë semitike dhe tani bota bie nën kontrollin indoevropian. Vetë Babilonia hyn në një periudhë shekullore rënieje. Aty nga shekulli i katërt i e.s., ajo nuk është asgjë më tepër se «një grumbull gërmadhash». (Jeremia 51:37, Dio) Kështu, profecia e Isaisë përmbushet plotësisht.
Një Babiloni e ditëve të sotme
22. Ç’mësim nxjerrim për krenarinë nga rënia e Babilonisë?
22 Në profecinë e Isaisë ka shumë gjëra që na bëjnë të mendojmë. Së pari, ajo nënvizon rreziqet e krenarisë dhe të fodullëkut. Rënia e Babilonisë krenare ilustron proverbin biblik: «Krenaria është para rrëzimit dhe fryma fodulle para pengimit.» (Proverbat 16:18) Ndonjëherë, në natyrën tonë të papërsosur mbizotëron krenaria, por ‘krekosja’ mund të na çojë «në qortim dhe në lakun e Djallit». (1 Timoteut 3:6, 7) Bëjmë mirë, pra, t’i vëmë veshin këshillës së Jakovit: «Përuluni në sytë e Jehovait dhe ai do t’ju lartësojë.»—Jakovit 4:10.
23. Çfarë sigurie na ndihmon të kemi profecia e Isaisë?
23 Këto fjalë profetike na ndihmojnë, gjithashtu, të kemi besim te Jehovai, i cili është më i fuqishëm se të gjithë Psalmi 24:8; 34:7; 50:15; 91:14, 15) Ky është një përkujtues ngushëllues në këto ditë të vështira. Besimi te Jehovai na e forcon vendosmërinë për të qëndruar të paqortueshëm në sytë e tij, duke e ditur se «e ardhmja e [të paqortueshmit] do të jetë paqja». (Psalmi 37:37, 38, Dio) Është gjithmonë e mençur t’i drejtohemi Jehovait dhe jo të mbështetemi në forcat tona kur gjendemi përballë «veprave dinake» të Satanait.—Efesianëve 6:10-13, shënimi.
kundërshtarët e tij. (24, 25. (a) Pse astrologjia është e palogjikshme, e megjithatë, pse shumë njerëz jepen pas saj? (b) Cilat janë disa arsye pse të krishterët i shmangin besëtytnitë?
24 Në mënyrë të veçantë, paralajmërohemi kundër praktikave spiritiste, sidomos kundër astrologjisë. (Galatasve 5:20, 21) Kur ra Babilonia, astrologjia nuk e humbi ndikimin e saj te njerëzit. Është interesante që një libër, Great Cities of the Ancient World, vëren se yjësitë e përcaktuara nga babilonasit kanë «lëvizur» në krahasim me pozicionet e tyre të lashta, «duke e bërë të pakuptimtë gjithë konceptin e [astrologjisë]». Megjithatë, astrologjia vazhdon të lulëzojë dhe shumë gazeta përmbajnë rubrika në të cilat horoskopi vihet lehtësisht në dispozicion për lexuesit e tyre.
25 Çfarë i shtyn njerëzit—shumë prej të cilëve mjaft të arsimuar—të konsultojnë yjet ose të përfshihen në praktika të tjera të palogjikshme besëtytnore? The World Book Encyclopedia thotë: «Besëtytnitë, ka të ngjarë, të mbeten pjesë e jetës për aq kohë sa njerëzit të kenë frikë njëri-tjetrin dhe të kenë pasiguri për të ardhmen.» Frika dhe pasiguria mund t’i shtyjnë njerëzit drejt besëtytnive. Megjithatë, të krishterët i shmangin besëtytnitë. Ata nuk kanë frikë nga njerëzit—Jehovai është mbështetja e tyre. (Psalmi 6:4-10) Gjithashtu, ata nuk janë të pasigurt për të ardhmen; ata i njohin qëllimet e zbuluara të Perëndisë dhe nuk kanë asnjë dyshim se «këshilla e Jehovait do të qëndrojë deri në kohë të pacaktuar». (Psalmi 33:11) Duke jetuar në harmoni me këshillat e Jehovait sigurojmë një të ardhme të lumtur për një kohë të gjatë.
26. Në ç’mënyrë «arsyetimet e njerëzve të mençur» kanë dalë se janë të «kota»?
26 Vitet e fundit, disa janë përpjekur ta parashikojnë të ardhmen në mënyra më «shkencore». Ekziston, madje, një fushë studimesh e quajtur futurologji që përkufizohet si «një studim i cili merret me mundësitë e së ardhmes, duke u bazuar në prirjet aktuale». Për shembull, në vitin 1972 një grup profesorësh dhe biznesmenësh, të njohur si Klubi i Romës, parathanë se deri në vitin 1992 do të mbaronin të gjitha rezervat e arit, mërkurit, zinkut dhe naftës në tokë. Vërtet, që nga viti 1972 bota ka hasur probleme të tmerrshme, por ai parashikim ishte i gabuar në çdo drejtim. Toka ka ende rezerva ari, mërkuri, zinku dhe nafte. Në të vërtetë, njeriu është lodhur në përpjekje për të parathënë të ardhmen, por hamendjet e tij janë gjithmonë të pabesueshme. Vërtet, «arsyetimet e njerëzve të mençur janë të kota».—1 Korintasve 3:20.
Fundi i afërt i Babilonisë së Madhe
27. Kur dhe në ç’mënyrë pësoi Babilonia e Madhe një rënie si ajo e Babilonisë në vitin 539 p.e.s.?
27 Fetë e sotme kanë përjetësuar shumë nga doktrinat e Babilonisë së lashtë. Prandaj, me të drejtë, perandoria botërore e fesë së rreme është quajtur Babilonia e Madhe. (Zbulesa 17:5) Kjo përzierje fetare ndërkombëtare ka pësuar tashmë një rënie të ngjashme me atë që pësoi Babilonia e lashtë në vitin 539 p.e.s. (Zbulesa 14:8; 18:2) Në vitin 1919 mbetja e vëllezërve të Krishtit doli nga robëria frymore dhe u çlirua nga ndikimi fetar i të ashtuquajturit krishterim, i cili është një pjesë mbizotëruese e Babilonisë së Madhe. Që atëherë, i ashtuquajturi krishterim e ka humbur në një masë të konsiderueshme ndikimin e fortë që kishte më parë në shumë vende.
28. Si mburret Babilonia e Madhe, por çfarë e pret atë?
28 Megjithatë, ajo rënie ishte thjesht preludi i shkatërrimit përfundimtar të fesë së rreme. Është interesante që, profecia e Zbulesës rreth shkatërrimit të Babilonisë së Madhe na sjell ndër mend fjalët profetike të Isaisë 47:8, 9. Ashtu si Babilonia e lashtë, Babilonia e Madhe e ditëve të sotme thotë: «Ulem posi mbretëreshë dhe nuk jam vejushë e nuk do të shoh kurrë vajtim.» Por «në një ditë të vetme do të vijnë plagët e saj: vdekje, vajtim, zi buke dhe ajo do të digjet plotësisht me zjarr, sepse Perëndia Jehova, ai që e gjykoi, është i fortë». Kështu, fjalët profetike të kapitullit 47 të Isaisë shërbejnë si një paralajmërim për ata që ende janë anëtarë të fesë së rreme. Nëse nuk duan të shkatërrohen bashkë me të, le t’i vënë veshin urdhrit të frymëzuar: «Dilni prej saj!»—Zbulesa 18:4, 7, 8.
[Shënimet]
^ par. 2 Për informacion të hollësishëm rreth zhvillimit të doktrinave të rreme fetare, shih librin Njerëzimi në kërkim të Perëndisë, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc., anglisht.
^ par. 3 Në hebraisht «bijë e virgjër e Babilonisë» është një shprehje idiomatike që i referohet Babilonisë ose banorëve të saj. Ajo është «e virgjër», sepse nuk është plaçkitur nga ndonjë pushtues që kur është bërë fuqi botërore.
^ par. 6 Shprehja hebraike e përkthyer «nuk do të takoj me dashamirësi asnjë njeri» është përshkruar nga studiuesit si «një shprehje jashtëzakonisht e vështirë» për t’u përkthyer. Përkthimi Bota e Re shton fjalët «me dashamirësi», për të përcjellë idenë se askush nuk do të lejohet t’i vijë në ndihmë Babilonisë. Një version i Jewish Publication Society e përkthen këtë frazë: «Nuk do të . . . lejoj asnjë njeri të ndërmjetësojë.»
^ par. 14 Në librin Nabonidus and Belshazzar, të autorit Rejmënd Filip Dauërti, thuhet se ndonëse Kronika e Nabonidit pohon që pushtuesit e Babilonisë hynë «pa luftë», historiani grek Ksenofoni tregon se mund të ketë pasur një gjakderdhje të konsiderueshme.
^ par. 19 Shprehjen hebraike të përkthyer «adhuruesit e qiejve», disa e përkthejnë «ndarësit e qiejve». Kjo i referohet praktikës së ndarjes së qiejve në zona për të përcaktuar horoskopin.
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 111]
Babilonia e dhënë pas qejfeve do të detyrohet që të zbresë në pluhur
[Figura në faqen 114]
Astrologët e Babilonisë nuk do të jenë në gjendje ta parathonë rënien e saj
[Figura në faqen 116]
Kalendar astrologjik babilonas i mijëvjeçarit të parë p.e.s.
[Figurat në faqen 119]
Edhe pak dhe Babilonia e ditëve të sotme nuk do të jetë më