Jehovai rigjallëron frymën e të përulurve
Kapitulli tetëmbëdhjetë
Jehovai rigjallëron frymën e të përulurve
1. Çfarë sigurie dha Jehovai dhe cilat pyetje bëjnë të lindin fjalët e tij?
«KJO është ajo që ka thënë i Larti dhe i Lartësuari, i cili banon përgjithmonë dhe emri i të cilit është i shenjtë: ‘Në lartësi dhe në vendin e shenjtë banoj, së bashku me të dërrmuarin dhe të përulurin në frymë, për të rigjallëruar frymën e të përulurve dhe për të rigjallëruar zemrat e atyre që shtypen.’» (Isaia 57:15) Kështu shkroi profeti Isaia në shekullin e tetë p.e.s. Çfarë po ndodhte në Judë që e bëri këtë mesazh kaq inkurajues? Si i ndihmojnë këto fjalë të frymëzuara të krishterët sot? Një shqyrtim i kapitullit 57 të Isaisë do të na ndihmojë t’u përgjigjemi këtyre pyetjeve.
«Afrohuni këtu»
2. (a) Me sa duket, kur zbatohen fjalët e kapitullit 57 të Isaisë? (b) Në ç’gjendje janë njerëzit e drejtë në ditët e Isaisë?
2 Kjo pjesë e profecisë, me sa duket, zbatohet në ditët e vetë Isaisë. Vini re se sa e rrënjosur është bërë tashmë ligësia: «I drejti ka marrë fund, por asnjë nuk do t’ia dijë për këtë. Dhe njerëzit dashamirës po bashkohen me të vdekurit, ndërkohë që askush nuk e dallon që i drejti është marrë për shkak të katastrofës. Ai hyn në paqe; të gjithë ata që ecin me drejtësi pushojnë në shtretërit e tyre.» (Isaia 57:1, 2) Nëse një i drejtë vdes, askush s’do t’ia dijë. Vdekja e tij e parakohshme kalon pa u vënë re. Duke rënë në gjumin e vdekjes ai gjen paqe, çlirim nga vuajtjet që ia shkaktojnë të paperëndishmit, si dhe shpëtim nga katastrofa. Kombi i zgjedhur i Perëndisë është zhytur kokë e këmbë në një gjendje të mjeruar. Por, sa shumë marrin zemër ata që qëndrojnë besnikë, kur mësojnë se Jehovai jo vetëm që e shikon atë që po ndodh, por edhe do t’i mbështetë ata!
3. Si i drejtohet Jehovai brezit të lig të Judës dhe pse?
3 Jehovai thërret brezin e lig të Judës, duke thënë: «Sa për ju, afrohuni këtu, o bij të një fallxhoreje, farë e një kurorëshkelëseje dhe e një gruaje që kryen prostitucion.» (Isaia 57:3) Ata i meritojnë plotësisht përshkrime të tilla të turpshme si bij të një fallxhoreje dhe pasardhës të një kurorëshkelëseje e të një prostitute. Adhurimi i rremë, të cilit i janë drejtuar përfshin veprime të neveritshme idhujtarie e spiritizmi, si dhe praktika seksuale imorale. Prandaj, Jehovai i pyet këta mëkatarë: «Prapa krahëve të kujt bëni qejf? Kundër kujt vazhdoni të shqyeni gojën dhe të nxirrni gjuhën? A nuk jeni ju fëmijët e shkeljes, fara e pavërtetësisë, ata që nxitin pasionin mes pemëve të mëdha, nën çdo pemë të harlisur, që therin fëmijët në luginat lumore nën të çarat e shkrepave?»—Isaia 57:4, 5.
4. Për çfarë janë fajtorë njerëzit e ligj të Judës?
4 Njerëzit e ligj në Judë e praktikojnë haptazi adhurimin tronditës pagan, duke ‘bërë qejf’. Ata i përqeshin me përçmim profetët e Perëndisë që janë dërguar për t’i ndrequr, duke u nxjerrë gjuhën në një mënyrë të turpshme dhe pa respekt. Ndonëse janë fëmijë të Abrahamit, rruga e tyre rebele i bën ata fëmijë të shkeljes dhe fara të pavërtetësisë. (Isaia 1:4; 30:9; Gjoni 8:39, 44) Mes pemëve të mëdha të fushës, ata nxitin pasionin fetar në adhurimin e tyre idhujtar. E çfarë adhurimi mizor se! Therin, madje, fëmijët e tyre, ashtu siç bënin kombet që Jehovai i dëboi nga vendi për shkak të veprimeve të tyre të neveritshme.—1 Mbretërve 14:23; 2 Mbretërve 16:3, 4; Isaia 1:29.
Derdhin mbi gurë një blatim në pije
5, 6. (a) Çfarë kanë zgjedhur të bëjnë banorët e Judës, në vend që të adhurojnë Jehovain? (b) Sa flagrant dhe sa i përhapur është adhurimi i idhujve në Judë?
5 Shikoni se sa thellë janë zhytur në idhujtari banorët e Judës: «Pjesa jote ishte me gurët e lëmuar të luginës lumore. Ata, ata qenë shorti yt. Veç kësaj, mbi to derdhe një blatim në pije, paraqite një dhuratë. A do të ngushëllohem unë për shkak të këtyre gjërave?» (Isaia 57:6) Judenjtë janë populli me të cilin Perëndia ka bërë një besëlidhje, megjithatë, në vend që të adhurojnë Atë, marrin gurë nga shtrati i lumit dhe bëjnë me ta perëndi. Davidi shpalli se Jehovai ishte pjesa e tij, por këta mëkatarë kanë zgjedhur idhuj të pajetë prej guri si shortin e tyre dhe derdhin mbi ta blatime në pije. (Psalmi 16:5; Habakuku 2:19) Çfarë ngushëllimi mund të gjejë Jehovai në këtë përdhosje që i ka bërë adhurimit populli që mban emrin e tij?
6 Juda kryen idhujtari kudo: nën pemët e mëdha, në luginat lumore, në kodra, në qytete. Por Jehovai shikon gjithçka, dhe nëpërmjet Isaisë e demaskon korruptimin e saj: «E vure shtratin mbi një mal të lartë e të lartësuar. Atje u ngjite edhe për të paraqitur flijime. Pas derës dhe shtalkës vure përmendoren tënde.» (Isaia 57:7, 8a) Në vendet e larta, Juda përgatit shtratin e papastërtisë frymore dhe atje u bën flijime perëndive të huaja. * Edhe shtëpitë private kanë idhuj prapa dyerve dhe shtalkave.
7. Me çfarë fryme përfshihet Juda në adhurimin imoral?
7 Disa mund të pyesin veten përse Juda është përfshirë kaq shumë në adhurimin e papastër. Mos ndonjë forcë më e fuqishme e ka detyruar të braktisë Jehovain? Përgjigjja është jo. Këtë ajo e bën vullnetarisht dhe me gatishmëri. Jehovai pohon: «Larg meje u zbulove dhe pastaj u ngjite; e zmadhove shtratin tënd. Përfundove një besëlidhje me ta për veten tënde. Pëlqeve një shtrat me ta. Vështrove organin mashkullor.» (Isaia 57:8b) Juda ka bërë një besëlidhje me perënditë e saj të rreme dhe i pëlqen marrëdhënia e paligjshme me to. Në veçanti, asaj i pëlqejnë praktikat seksuale imorale, që ka të ngjarë të përfshijnë përdorimin e simboleve të organit mashkullor, të cilat karakterizojnë adhurimin e këtyre perëndive.
8. Gjatë sundimit të cilit mbret në veçanti lulëzoi idhujtaria në Judë?
* Ai e joshi Judën të vepronte «më keq se kombet që Zoti kishte shkatërruar». (2 Mbretërve 21:2-9, Dio) Disa besojnë se ishte Manaseu ai që e vrau Isainë, ndonëse emri i Manaseut nuk gjendet në Isainë 1:1.
8 Përshkrimi i adhurimit tejet imoral e mizor që u bëhet idhujve përputhet me atë që dimë për disa mbretër të ligj të Judës. Manaseu, për shembull, ndërtoi vende të larta, ngriti altarë për Baalin dhe vendosi altarë të rremë fetarë në dy oborre të tempullit. Ai i kaloi bijtë nëpër zjarr, praktikoi magjinë, përdori fallin dhe nxiti praktikat spiritiste. Gjithashtu, mbreti Manase vendosi në tempullin e Jehovait shëmbëlltyrën e gdhendur të një shtylle të shenjtë që kishte bërë.‘Vazhdove të dërgosh emisarët e tu’
9. Pse Juda dërgon emisarë «larg»?
9 Shkelja e Judës nuk kufizohet vetëm në shërbimin e perëndive të rreme. Duke përdorur Isainë si zëdhënësin e tij, Jehovai thotë: «Zbrisje drejt Melekut me vaj dhe i bëje të bollshme pomadat e tua. Vazhdove t’i dërgosh larg emisarët e tu, e kështu i ule çështjet në Sheol.» (Isaia 57:9) Mbretëria jobesnike e Judës zbret te ‘Meleku’, ‘mbreti’ në hebraisht—ndoshta te mbreti i një fuqie të huaj—duke i ofruar dhurata të kushtueshme dhe tërheqëse, të simbolizuara nga vaji dhe nga pomadat e parfumuara. Juda dërgon emisarë në vende të largëta. Pse? Për t’i bindur kombet pagane që të lidhin aleanca politike me të. Duke i kthyer shpinën Jehovait, ajo u beson mbretërve të huaj.
10. (a) Në ç’mënyrë kërkon të lidhë aleancë mbreti Akaz me mbretin e Asirisë? (b) Në ç’mënyrë ‘i ul çështjet në Sheol’ Juda?
2 Mbretërve 16:7-9, Dio) Në marrëdhëniet e saj me kombet pagane, Juda bie në «thellësitë e Sheolit». (An American Translation) Për shkak të këtyre marrëdhënieve, ajo do të vdesë ose nuk do të jetë më një komb i pavarur me një mbret.
10 Një shembull i kësaj është ajo që ndodh në ditët e mbretit Akaz. Duke e ndier veten të kërcënuar nga një aleancë ndërmjet Izraelit dhe Sirisë, ky mbret jobesnik i Judës i dërgon lajmëtarë Tiglath-Pileserit III të Asirisë, duke i thënë: «Unë jam shërbëtori dhe biri yt; dil dhe më çliro nga duart e mbretit të Sirisë dhe të mbretit të Izraelit, që janë ngritur kundër meje.» Akazi i dërgon argjend dhe ar si ryshfet mbretit të Asirisë e ky i fundit përgjigjet duke lëshuar një sulm shkatërrimtar ndaj Sirisë. (11. Çfarë ndjenje sigurie të rreme shfaq Juda?
11 Jehovai vazhdon t’i drejtohet Judës: «Në rrugët e tua Isaia 57:10) Po, kombi është munduar shumë në rrugët e tij mëkatare dhe nuk arrin të kuptojë kotësinë e përpjekjeve të tij. Përkundrazi, gënjen veten duke besuar se po ia del mbanë me forcat e veta. Ndihet i fuqishëm dhe i shëndetshëm. Çfarë marrëzie!
të shumta je robtuar. Nuk ke thënë: ‘Është e kotë.’ Ke gjetur një ripërtëritje të fuqisë sate. Për këtë arsye nuk je sëmurë.» (12. Cilat kushte në të ashtuquajturin krishterim janë paralele me ato në Judë?
12 Sot ka një organizatë që me sjelljen e saj të kujton sjelljen e Judës në kohën e Isaisë. I ashtuquajturi krishterim përdor emrin e Jezuit, por lidh aleanca me kombet dhe i ka mbushur vendet e tij të adhurimit plot me idhuj. Ithtarët e tij vendosin, madje, shëmbëlltyra idhujtare në shtëpitë e tyre. I ashtuquajturi krishterim i ka flijuar të rinjtë e vet në luftërat e kombeve. Sa fyese duhet të jetë e gjithë kjo për Perëndinë e vërtetë, i cili i urdhëron të krishterët: «Ikni prej idhujtarisë!» (1 Korintasve 10:14) Duke u përfshirë në politikë, i ashtuquajturi krishterim ka ‘kryer kurvëri me mbretërit e tokës’. (Zbulesa 17:1, 2) Në të vërtetë, ai është një përkrahës kryesor i Kombeve të Bashkuara. Çfarë e pret këtë prostitutë fetare? Mirë pra, çfarë thotë Jehovai për prototipin e saj, për Judën jobesnike, të përfaqësuar sidomos nga kryeqyteti i saj Jerusalemi?
‘Grumbulli yt nuk do të të shpëtojë’
13. Në ç’mënyrë nis ‘të gënjejë’ Juda dhe si reagon ajo ndaj durimit të Jehovait?
13 «Nga kush u trembe dhe fillove të frikësohesh, aq sa nise të gënjesh?»—pyet Jehovai. Sa pyetje me vend! Juda, sigurisht, nuk tregon frikë të shëndoshë hyjnore ndaj Jehovait. Përndryshe, nuk do të ishte bërë një komb gënjeshtarësh, një komb adhuruesish të perëndive të rreme. Jehovai vazhdon, duke thënë: «Për mua nuk u kujtove. Nuk Isaia 57:11) Jehovai ka qëndruar në heshtje, duke mos e ndëshkuar menjëherë Judën. A e vlerëson Juda këtë? Jo, në vend të kësaj ajo e shikon vetëpërmbajtjen e Perëndisë si indiferencë. E ka humbur plotësisht frikën nga ai.
deshe t’ia dije për asgjë. A nuk isha unë që rrija në heshtje dhe që i fshihja gjërat? As nga unë, pra, nuk pate frikë.» (14, 15. Çfarë thotë Jehovai për veprat e Judës dhe për ‘grumbullin e saj të gjërave’?
14 Megjithatë, periudha e shpirtgjerësisë së Perëndisë do të mbarojë. Duke folur për atë kohë, Jehovai shpall: «Unë do të tregoj drejtësinë dhe veprat e tua, që nuk do të të sjellin dobi. Kur të thërrasësh për ndihmë, grumbulli yt i gjërave nuk do të të shpëtojë, por një erë do t’i marrë me vete të gjitha. Një nxjerrje fryme do t’i marrë me vete.» (Isaia 57:12, 13a) Jehovai do ta demaskojë drejtësinë e rreme të Judës. Veprat e saj hipokrite nuk do t’i sjellin asnjë dobi. ‘Grumbulli i saj i gjërave’, gjithë idhujt e saj, nuk do ta shpëtojnë. Kur të godasë katastrofa, perënditë në të cilat beson ajo do t’i marrë me vete thjesht një e fryrë ere.
15 Fjalët e Jehovait përmbushen në vitin 607 p.e.s. Kjo ndodh kur mbreti babilonas Nabukodonosori shkatërron Jerusalemin, djeg tempullin dhe merr në robëri pjesën më të madhe të popullit. «Kështu Juda u internua larg vendit të saj.»—2 Mbretërve 25:1-21, Dio.
16. Çfarë e pret të ashtuquajturin krishterim dhe pjesën tjetër të ‘Babilonisë së Madhe’?
16 Në mënyrë të ngjashme, numri i madh i idhujve nuk do ta shpëtojë të ashtuquajturin krishterim në ditën e zemërimit të Jehovait. (Isaia 2:19-22; 2 Selanikasve 1:6-10) Bashkë me pjesën tjetër të «Babilonisë së Madhe»—perandorisë botërore të fesë së rreme—i ashtuquajturi krishterim do të shfaroset. Bisha e egër simbolike me ngjyrë të kuqe të ndezur dhe dhjetë brirët e saj «do ta bëjnë [Babiloninë e Madhe] të shkretuar e lakuriq dhe do të hanë mishrat e saj e do ta djegin plotësisht me zjarr». (Zbulesa 17:3, 16, 17) Sa të gëzuar ndihemi që i jemi bindur urdhrit: «Dilni prej saj, o populli im, nëse nuk doni të merrni pjesë me të në mëkatet e saj dhe nëse nuk doni të merrni nga plagët e saj.» (Zbulesa 18:4, 5) Mos u kthefshim kurrë tek ajo ose te rrugët e saj!
«Ai që strehohet tek unë do të trashëgojë tokën»
17. Ç’premtim i bëhet ‘atij që strehohet te Jehovai’ dhe kur përmbushet ky premtim?
17 Por, ç’të themi për fjalët vijuese të profecisë së Isaisë? «Ai që strehohet tek unë do të trashëgojë tokën dhe do të marrë në zotërim malin tim të shenjtë.» (Isaia 57:13b) Kujt po i flet tani Jehovai? Ai po shikon përtej katastrofës që ka për të ardhur e po parathotë çlirimin e popullit të tij nga Babilonia dhe rivendosjen e adhurimit të pastër në malin e tij të shenjtë, domethënë në Jerusalem. (Isaia 66:20; Danieli 9:16) Ç’burim inkurajimi duhet të jetë ky për të gjithë ata judenj që mbeten besnikë! Më tej, Jehovai thotë: «Me siguri, do të thuhet: ‘Grumbulloni dhé, grumbulloni dhé. Pastroni rrugën. Hiqni çdo pengesë nga rruga e popullit tim.’» (Isaia 57:14) Kur të vijë koha që Perëndia të çlirojë popullin e tij, rruga do të jetë gati dhe çdo pengesë në të do të jetë hequr.—2 Kronikave 36:22, 23.
18. Si përshkruhet pozita e lartë e Jehovait, e megjithatë çfarë meraku të dashur tregon ai?
18 Pikërisht tani profeti Isaia thotë fjalët e cituara në fillim: «Kjo është ajo që ka thënë i Larti dhe i Lartësuari, i cili banon përgjithmonë dhe emri i të cilit është i shenjtë: ‘Në lartësi dhe në vendin e shenjtë banoj, së bashku me të dërrmuarin dhe të përulurin në frymë, për të rigjallëruar Isaia 57:15) Froni i Jehovait ndodhet në qiejt më të lartë. Nuk ka një pozitë më të lartë ose më të lartësuar se pozita e tij. Sa ngushëlluese është të dimë se që andej ai shikon gjithçka, jo vetëm mëkatet e të ligjve, por edhe veprat e drejta të atyre që përpiqen t’i shërbejnë! (Psalmi 102:19; 103:6) Për më tepër, ai dëgjon rënkimet e të shtypurve dhe rigjallëron zemrat e të dërrmuarve. Këto fjalë duhet t’i kenë prekur zemrat e judenjve të penduar në kohën e lashtë. Ato prekin, me siguri, edhe zemrat tona sot.
frymën e të përulurve dhe për të rigjallëruar zemrat e atyre që shtypen.’» (19. Kur ndalet zemërimi i Jehovait?
19 Ngushëlluese janë edhe fjalët vijuese të Jehovait: «Nuk do të ndeshem deri në kohë të pacaktuar dhe as do të jem i zemëruar në amshim, sepse për shkakun tim vetë fryma do të dobësohej, madje edhe krijesat që marrin frymë, të cilat i kam bërë unë vetë.» (Isaia 57:16) Asnjë nga krijesat e Perëndisë nuk do të mund të mbijetonte, nëse zemërimi i Jehovait do të zgjaste në amshim, pra në pafundësi. Megjithatë, lumturisht, zemërimi i Perëndisë zgjat vetëm për një kohë të kufizuar. Kur arrin qëllimin e tij, ai ndalet. Ky gjykim i thellë, i siguruar nën frymëzimin e Perëndisë, na ndihmon të zhvillojmë një çmueshmëri të thellë për dashurinë që ka Jehovai për krijesat e tij.
20. (a) Si vepron Jehovai me një keqbërës të papenduar? (b) Në ç’mënyrë e ngushëllon Jehovai një individ të penduar?
20 Ndërsa Jehovai vazhdon të flasë, fitojmë më shumë gjykim të thellë. Në fillim ai thotë: «U zemërova me natyrën e gabuar të fitimit të tij të padrejtë dhe e godita, duke fshehur fytyrën time, ndërsa isha i zemëruar. Por ai vazhdoi të ecte si një tradhtar në udhën e zemrës së tij.» (Isaia 57:17) Gabimet e kryera për shkak të lakmisë sigurisht që ngjallin zemërimin e Perëndisë. Për aq kohë sa një person mbetet tradhtar në zemrën e vet, Jehovai mbetet i zemëruar. Por ç’ndodh nëse tradhtari reagon pozitivisht ndaj disiplinës? Jehovai tregon se si vepron në këtë rast, i shtyrë nga dashuria dhe dhembshuria e tij: «Kam parë rrugët e tij dhe fillova ta shëroj, ta udhëheq dhe ta dëmshpërblej duke ngushëlluar atë dhe të tijët që vajtonin.» (Isaia 57:18) Pasi disiplinon, Jehovai e shëron individin e penduar dhe e ngushëllon atë e të tjerët që vajtojnë me të. Për këtë arsye, në vitin 537 p.e.s., judenjtë qenë në gjendje të ktheheshin në vendin e tyre. Vërtet, Juda nuk u bë më kurrë një mbretëri e pavarur nën një mbret nga linja e Davidit. Megjithatë, tempulli në Jerusalem u rindërtua dhe adhurimi i vërtetë u rivendos.
21. (a) Si e rigjallëroi Jehovai frymën e të krishterëve të mirosur në vitin 1919? (b) Çfarë cilësie bëjmë mirë të kultivojmë si individë?
21 Jehovai, «i Larti dhe i Lartësuari», tregoi interesim, gjithashtu, për mirëqenien e mbetjes së të mirosurve në vitin 1919. Për shkak të frymës së tyre të penduar dhe të përulur, Perëndia madhështor, Jehovai, me dashamirësi e vuri re mundimin e tyre dhe i çliroi nga robëria babilonase. Ai i hoqi të gjithë gurët e pengesës dhe i udhëhoqi drejt lirisë, kështu që ata mundën ta adhuronin në mënyrë të pastër. Pra, fjalët e Jehovait të shpallura nëpërmjet Isaisë patën një përmbushje në atë kohë. Veç kësaj, pas atyre fjalëve fshihen parime të përjetshme që zbatohen për secilin prej nesh. Jehovai e pranon adhurimin vetëm nga ata individë që janë të përulur në mendje. Nëse ndonjë nga shërbëtorët e Perëndisë mëkaton, duhet të jetë i shpejtë ta pranojë gabimin e tij, të pranojë qortimin dhe të ndreqë udhët. Le të mos harrojmë kurrë se Jehovai i shëron dhe i ngushëllon të përulurit, por «u kundërvihet fodullëve».—Jakovit 4:6.
‘Paqe për ata që janë larg dhe afër’
22. Ç’të ardhme parathotë Jehovai për (a) të penduarit? (b) të ligjtë?
22 Duke e krahasuar të ardhmen e atyre që pendohen me atë të atyre që këmbëngulin në udhët e veta të liga, Jehovai shpall: «Unë krijoj frytin e buzëve. Do të ketë paqe të vazhdueshme për atë që është larg dhe për atë që është afër, . . . dhe unë do ta shëroj. Por të ligjtë janë si deti i trazuar, kur nuk mund të qetësohet, ujërat e të cilit vazhdojnë të nxjerrin leshterikë dhe llucë. Nuk ka paqe . . . për të ligjtë.»—Isaia 57:19-21.
23. Ç’është fryti i buzëve dhe në ç’mënyrë e ‘krijon’ Jehovai këtë fryt?
23 Fryti i buzëve është sakrifica e lëvdimit që i bëhet Perëndisë: deklarimi publik i emrit të tij. (Hebrenjve 13:15) Si e ‘krijon’ Jehovai këtë deklaratë publike? Që të paraqesë një sakrificë lëvdimi, së pari një individ duhet të mësojë për Perëndinë dhe më pas të besojë tek ai. Besimi, që është një fryt i frymës së Perëndisë, e shtyn këtë person t’u tregojë të tjerëve atë që ka dëgjuar. Me fjalë të tjera, ai shpall publikisht. (Romakëve 10:13-15; Galatasve 5:22) Gjithashtu, nuk duhet harruar se, në fund të fundit, është Jehovai ai që u ngarkon shërbëtorëve të tij detyrën për të shpallur lëvdimin e tij. Për më tepër, është Jehovai që e çliron popullin e tij, duke i dhënë mundësi të paraqesë këto sakrifica lëvdimi. (1 Pjetrit 2:9) Prandaj, me të drejtë mund të thuhet se është Jehovai ai që e krijon këtë fryt të buzëve.
24. (a) Cilët e përjetojnë paqen e Perëndisë dhe me ç’përfundim? (b) Cilët nuk përjetojnë paqe dhe cila është pasoja në rastin e tyre?
24 Sa drithërues duhet të jetë fryti i buzëve që ofrojnë judenjtë, ndërsa kthehen në vendin e tyre duke i kënduar lavdi Jehovait! Ata duhet të jenë të gëzuar që përjetojnë paqen e Perëndisë, qofshin «larg», domethënë larg nga Juda,
ende duke pritur të kthehen, qofshin «afër», pra tashmë në vendin e tyre. Nga ana tjetër, sa e ndryshme është gjendja e të ligjve! Të gjithë ata që nuk reagojnë pozitivisht ndaj veprimeve disiplinuese të Jehovait, po, të ligjtë, kushdo dhe kudo qofshin, nuk kanë fare paqe. Duke zier përbrenda si një det i trazuar, ata vazhdojnë të prodhojnë, jo frytin e buzëve, por «leshterikë dhe llucë», gjithfarë gjërash të papastra.25. Në ç’mënyrë shumë individë afër dhe larg po përjetojnë paqe?
25 Edhe sot, adhuruesit e Jehovait kudo që ndodhen e shpallin lajmin e mirë të Mbretërisë së Perëndisë. Të krishterët, afër dhe larg, në më shumë se 230 vende ofrojnë frytin e buzëve të tyre, duke lëvduar Perëndinë e vetëm të vërtetë. Këngët e lëvdimit që ata këndojnë dëgjohen «nga skajet e tokës». (Isaia 42:10-12, Dio) Ata që i dëgjojnë shprehjet e tyre dhe reagojnë pozitivisht po përqafojnë të vërtetën e Fjalës së Perëndisë, Biblës. Këta individë po përjetojnë paqen, e cila vjen kur i shërbejmë ‘Perëndisë që jep paqe’.—Romakëve 16:20.
26. (a) Çfarë i pret të ligjtë? (b) Ç’premtim madhështor u bëhet zemërbutëve dhe për çfarë duhet të jemi të vendosur?
26 Vërtet, të ligjtë nuk ia vënë veshin mesazhit të Mbretërisë. Megjithatë, edhe pak dhe ata nuk do të lejohen më të prishin paqen e të drejtëve. «Edhe pak dhe i ligu nuk do të jetë më»,—premton Jehovai. Ata që strehohen tek Jehovai do të trashëgojnë tokën në mënyrë të mrekullueshme. «Zemërbutët do të zotërojnë tokën dhe do të gëzojnë një paqe të madhe.» (Psalmi 37:10, 11, 29, Dio) Çfarë vendi i këndshëm do të jetë toka atëherë! Qofshim të gjithë të vendosur për të mos e humbur kurrë paqen e Perëndisë, në mënyrë që të këndojmë lëvdimin e Perëndisë për gjithë përjetësinë!
[Shënimet]
^ par. 6 Ka të ngjarë që termi ‘shtrat’ t’i referohet ose altarit, ose vendit të adhurimit pagan. Fakti që quhet shtrat na kujton se ky adhurim është prostitucion frymor.
^ par. 8 Shtyllat e shenjta mund të kenë simbolizuar elementin femëror, kurse kolonat e shenjta mund të kenë qenë simbole të organit mashkullor. Të dyja këto objekte përdoreshin nga banorët jobesnikë të Judës.—2 Mbretërve 18:4; 23:14.
[Pyetjet]
[Figura në faqen 263]
Juda praktikon adhurimin imoral nën çdo pemë të harlisur
[Figura në faqen 267]
Juda ndërton altarë në gjithë vendin
[Figura në faqen 275]
«Unë krijoj frytin e buzëve»