«Mos besoni te fisnikët»
Kapitulli njëmbëdhjetë
«Mos besoni te fisnikët»
1, 2. (a) Cilës këshillë të frymëzuar nuk i vënë veshin judenjtë dhe me ç’pasojë? (b) Pse pyet Jehovai: ‘Ku është dëshmia e divorcit?’
«MOS besoni te fisnikët, as edhe te biri i njeriut tokësor, të cilit nuk i përket asnjë shpëtim. . . . I lumtur është ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë, shpresa e të cilit është te Jehovai, Perëndia i tij, Bërësi i qiellit dhe i tokës.» (Psalmi 146:3-6) Ah, sikur judenjtë që jetonin në kohën e Isaisë të vepronin siç këshilloi psalmisti! Ah, sikur të mos besonin te Egjipti ose te ndonjë komb tjetër pagan, por te ‘Perëndia i Jakobit’! Atëherë, kur armiqtë e Judës të vinin kundër saj, Jehovai do të vepronte për ta mbrojtur. Por Juda nuk ka pranuar t’i drejtohet Jehovait për ndihmë. Si pasojë, Jehovai do të lejojë që Jerusalemi të shkatërrohet dhe banorët e Judës të merren robër në Babiloni.
2 Për këtë, Juda nuk mund të fajësojë askënd tjetër veç vetes së saj. Ajo nuk mund të pretendojë me të drejtë se shkatërrimi i vjen ngaqë Jehovai ka vepruar pabesisht ndaj saj ose ngaqë ai ka lënë pas dore besëlidhjen e tij me kombin. Krijuesi nuk i shkel besëlidhjet. (Jeremia 31:32; Danieli 9:27; Zbulesa 15:4) Duke nënvizuar këtë fakt, Jehovai i pyet judenjtë: «Ku është, pra, dëshmia e divorcit të nënës suaj, që unë e dëbova?» (Isaia 50:1a) Sipas Ligjit të Moisiut, një burrë që divorcon gruan duhet t’i japë asaj një dëshmi divorci. Pas kësaj, ajo është e lirë të martohet me një burrë tjetër. (Ligji i përtërirë 24:1, 2) Në një kuptim të figurshëm, Jehovai ia ka dhënë një dëshmi të tillë mbretërisë motër të Judës, Izraelit, por Judës nuk ia ka dhënë. * Ai është ende «pronari [i saj] bashkëshortor». (Jeremia 3:8, 14) Natyrisht, Juda nuk është e lirë të bashkohet me kombe të tjera pagane. Marrëdhënia e saj me Jehovain do të vazhdojë «deri sa të vijë Shilohu», Mesia.—Zanafilla 49:10.
3. Për cilën arsye e ‘shet’ Jehovai popullin e tij?
3 Gjithashtu, Jehovai e pyet Judën: «Te cili nga huadhënësit e mi ju shita?» (Isaia 50:1b) Judenjtë nuk do të shkojnë robër në Babiloni për të larë ndonjë borxh që mund të ketë Jehovai. Jehovai nuk është si një izraelit i varfër, i cili duhet të shesë fëmijët e tij te një huadhënës për të rregulluar hesapet. (Dalja 21:7) Përkundrazi, Jehovai e drejton vëmendjen nga arsyeja e vërtetë e skllavërimit të popullit të tij: «Ja, ju jeni shitur për shkak të gabimeve tuaja dhe nëna juaj është dëbuar për shkak të shkeljeve tuaja.» (Isaia 50:1c) Janë judenjtë që e kanë braktisur Jehovain dhe jo Jehovai që i ka braktisur ata.
4, 5. Si e tregon Jehovai dashurinë që ka për popullin e tij, por si përgjigjet Juda?
4 Pyetja vijuese e Jehovait nxjerr në pah në mënyrë të dukshme dashurinë që ka ai për popullin e tij: «Pse s’kishte njeri kur erdha? Pse s’u përgjigj askush kur thirra?» (Isaia 50:2a) Nëpërmjet shërbëtorëve të tij, profetëve, Jehovai, si të thuash, ka ardhur në shtëpinë e popullit të tij për t’i bërë thirrje që të kthehet tek ai me gjithë zemër. Por si përgjigje merr heshtjen. Judenjtë preferojnë t’u drejtohen për mbështetje njerëzve, e madje disa herë Egjiptit.—Isaia 30:2; 31:1-3; Jeremia 37:5-7.
5 A është Egjipti një shpëtimtar më i besueshëm se Jehovai? Këta judenj pa besim, me sa duket, i kanë harruar ngjarjet që çuan në lindjen e kombit të tyre shekuj më parë. Isaia 50:2b, 3.
Jehovai i pyet: «A është bërë vërtet kaq e shkurtër dora ime, saqë nuk mund të shpengojë ose a nuk kam unë fuqi për të çliruar? Ja, me qortimin tim thaj detin, i kthej lumenjtë në një vend të shkretë. Peshku i tyre qelbet sepse s’ka ujë dhe ngordh për shkak të etjes. Unë i vesh qiejt me errësirë dhe u jap për mbulesë një copë thesi.»—6, 7. Si e tregoi Jehovai fuqinë e tij shpëtuese përballë kërcënimit egjiptian?
6 Në vitin 1513 p.e.s., Egjipti ishte shtypësi e jo çlirimtari i shpresuar i popullit të Perëndisë. Izraelitët ishin skllevër në atë vend pagan. Por Jehovai i çliroi dhe çfarë çlirimi drithërues që ishte! Së pari, ai dërgoi mbi vend dhjetë plagë. Pas plagës së dhjetë, e cila ishte veçanërisht shkatërrimtare, faraoni i Egjiptit i nxiti izraelitët të largoheshin nga vendi. (Dalja 7:14–12:31) Megjithatë, pak pasi izraelitët ishin nisur, faraoni ndryshoi mendje. Ai mblodhi trupat e tij dhe u nis për t’i detyruar izraelitët që të ktheheshin në Egjipt. (Dalja 14:5-9) Me një hordhi ushtarësh egjiptianë pas tyre dhe me Detin e Kuq përpara, izraelitët u zunë në grackë. Por Jehovai ishte atje për të luftuar për ta.
7 Jehovai i ndaloi egjiptianët duke vendosur një kolonë resh ndërmjet tyre dhe izraelitëve. Nga ana e masës së reve ku ishin egjiptianët, kishte errësirë, kurse nga ana e izraelitëve kishte dritë. (Dalja 14:20) Pastaj, duke mos i lejuar forcat egjiptiane që të afroheshin, Jehovai «bëri që të tërhiqet deti nga një erë e fortë nga lindja që fryu tërë atë natë dhe e shndërroi detin në tokë të thatë». (Dalja 14:21, Dio) Sapo ujërat u ndanë, i gjithë populli—burra, gra e fëmijë—mundën ta kalonin Detin e Kuq shëndoshë e mirë. Kur populli i tij kishte bërë tashmë pjesën më të madhe të rrugës për në bregun tjetër, Jehovai e hoqi renë. Të tërbuar, egjiptianët u sulën drejt shtratit të detit. Kur populli i tij kishte mbërritur shëndoshë e mirë në breg, Jehovai i lëshoi ujërat, duke mbytur faraonin dhe ushtrinë e tij. Kështu, Jehovai luftoi për popullin e tij. Çfarë inkurajimi për të krishterët sot!—Dalja 14:23-28.
8. Cilat paralajmërime u shpërfillën duke bërë që, më në fund, Juda të shkojë në mërgim?
8 Që nga ajo fitore hyjnore deri në kohën e Isaisë, kanë kaluar shtatëqind vjet. Tani, Juda është një komb më vete. Hera-herës, ajo hyn në bisedime diplomatike me qeveri të huaja të tilla, si Asiria dhe Egjipti. Por udhëheqësve të këtyre kombeve pagane nuk mund t’u besosh. Ata vendosin gjithnjë interesat e tyre mbi çdo besëlidhje që bëjnë me Judën. Duke folur në emër të Jehovait, profetët e paralajmërojnë Jeremia 25:11) Sidoqoftë, Jehovai nuk do ta harrojë popullin e tij dhe as do ta hedhë poshtë përjetësisht. Në kohën e caktuar, ai do të kujtohet për të dhe do t’i hapë rrugën që të kthehet në vendin e tij për të rivendosur adhurimin e pastër. Me çfarë qëllimi? Për t’u përgatitur për ardhjen e Shilohut, atij të cilit do t’i përkasë bindja e tërë popullit.
popullin që të mos u besojë këtyre njerëzve, por fjalët e tyre bien në vesh të shurdhër. Më në fund, judenjtë do të merren robër në Babiloni ku do të kalojnë 70 vjet në skllavëri. (Shilohu vjen
9. Kush është Shilohu dhe ç’lloj mësuesi është ai?
9 Shekujt kalojnë. ‘Mbushet koha’ dhe ai që quhet Shiloh, Zotëria Jezu Krisht, shfaqet në skenën tokësore. (Galatasve 4:4; Hebrenjve 1:1, 2) Fakti që Jehovai ka caktuar personin më të afërt me të si Zëdhënësin e tij para judenjve tregon se sa shumë e do Jehovai popullin e tij. Ç’lloj zëdhënësi del se është Jezui? Një zëdhënës i nivelit më të lartë! Jezui është më shumë se një zëdhënës, ai është mësues—një Mësues i Madh. Kjo nuk na habit, pasi edhe ai nga ana e tij ka një Mësues të mrekullueshëm—vetë Perëndinë Jehova. (Gjoni 5:30; 6:45; 7:15, 16, 46; 8:26) Kjo vërtetohet nga ajo që thotë Jezui në mënyrë profetike nëpërmjet Isaisë: «Vetë Zotëria Sovran Jehova më ka dhënë gjuhën e të mësuarve, që të di si t’i përgjigjem të lodhurit me një fjalë. Ai zgjon mëngjes për mëngjes; zgjon veshin tim për të dëgjuar si ata që janë të mësuar.»—Isaia 50:4. *
10. Si e pasqyron Jezui dashurinë e Jehovait për popullin e Tij dhe si i përgjigjen njerëzit atij?
10 Përpara se të vinte në tokë, Jezui kishte punuar përkrah Atit të tij në qiell. Marrëdhënia e ngrohtë midis Atit dhe Birit përshkruhet në mënyrë poetike në Proverbat 8:30: «Unë isha pranë tij [Jehovait] si një arkitekt, . . . duke u gëzuar çdo çast para tij.» Për Jezuin ishte një gëzim i madh të dëgjonte Atin e tij. Ai kishte të njëjtën dashuri si i Ati për «bijtë e njerëzve». (Proverbat 8:31) Kur vjen në tokë, Jezui i përgjigjet «të lodhurit me një fjalë». Ai e fillon shërbimin e tij duke lexuar një pjesë ngushëlluese nga profecitë e Isaisë: «Fryma e Jehovait është mbi mua, sepse ai më mirosi për t’u shpallur lajmin e mirë të varfërve, . . . për të dërguar në çlirim të dërrmuarit.» (Luka 4:18; Isaia 61:1) Një lajm i mirë për të varfrin! Freskim për të lodhurin! Çfarë gëzimi duhet t’i sjellë popullit ajo shpallje! Disa gëzojnë, por jo të gjithë. Më në fund, shumë nuk i pranojnë dëshmitë që tregojnë se Jezui është i mësuar nga Jehovai.
11. Cilët vihen në zgjedhë me Jezuin dhe çfarë përjetojnë ata?
11 Prapëseprapë, disa duan të dëgjojnë më shumë. Ata i përgjigjen me gëzim ftesës së Jezuit, që të ngroh zemrën: «Ejani tek unë, të gjithë ju që po robtoheni dhe që jeni të Mateu 11:28, 29) Mes atyre që i afrohen Jezuit janë burrat që më pas bëhen apostujt e tij. Ata e dinë se të vihesh në zgjedhë me Jezuin do të thotë shumë punë. Kjo punë përfshin, veç të tjerash, predikimin e lajmit të mirë të Mbretërisë deri në skajet e tokës. (Mateu 24:14) Ndërsa përfshihen në këtë vepër, apostujt dhe dishepujt e tjerë shohin se ajo u sjell me të vërtetë freskim shpirtrave të tyre. E njëjta vepër po kryhet sot nga të krishterët besnikë dhe pjesëmarrja në të u sjell atyre gëzime të ngjashme.
ngarkuar e unë do t’ju freskoj. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni prej meje, sepse unë jam me natyrë të butë e i përulur në zemër dhe ju do të gjeni freskim për shpirtrat tuaj.» (Ai nuk është rebel
12. Si e tregon Jezui bindjen ndaj Atit të tij qiellor?
12 Jezui nuk e harron kurrë qëllimin për të cilin ka ardhur në tokë—të bëjë vullnetin e Perëndisë. Pikëpamja që ka ai për gjërat është parathënë: «Vetë Zotëria Sovran Jehova ka hapur veshin tim, dhe unë, nga ana ime, nuk kam qenë rebel. Nuk jam kthyer në drejtimin e kundërt.» (Isaia 50:5) Jezui është gjithmonë i bindur ndaj Perëndisë. Në të vërtetë, ai arrin deri aty sa thotë: «Biri s’mund të bëjë as edhe një gjë me nismën e vet, por vetëm atë që sheh se bën Ati.» (Gjoni 5:19) Gjatë ekzistencës së tij paranjerëzore, ka të ngjarë që Jezui të ketë punuar përkrah Atit të tij për miliona, madje, miliarda vjet. Pas ardhjes në tokë, ai vazhdon t’i ndjekë udhëzimet e Jehovait. Sa më shumë duhet të kemi kujdes ne, ithtarët e papërsosur të Krishtit, që të veprojmë ashtu siç udhëzon Jehovai!
13. Çfarë e pret Jezuin, por si tregon ai se është i guximshëm?
13 Disa nga ata që e hedhin poshtë Birin e vetëmlindur të Jehovait e përndjekin atë, por edhe kjo është parathënë: «Ua dorëzova kurrizin goditësve dhe faqet atyre që shkulnin Isaia 50:6) Sipas profecisë, Mesia do të përjetojë dhembje dhe poshtërim në duart e kundërshtarëve. Jezui e di këtë. Ai di, madje, deri në ç’pikë do të arrijë kjo përndjekje. E megjithatë, ndërsa kohës së tij në tokë po i afrohet fundi, ai nuk ka frikë. Me një vendosmëri të patundur, ai niset për në Jerusalem, ku do të marrë fund jeta e tij si njeri. Rrugës për atje, Jezui u thotë dishepujve: «Ja, tek po ngjitemi në Jerusalem dhe Biri i njeriut do t’u dorëzohet krerëve të priftërinjve dhe skribëve e ata do ta dënojnë me vdekje dhe do t’ia dorëzojnë njerëzve të kombeve, e ata do të tallen me të, do ta pështyjnë, do ta fshikullojnë e do ta vrasin, por tri ditë më pas ai do të ngrihet.» (Marku 10:33, 34) I gjithë ky keqtrajtim i lig do të provokohet nga njerëz që duhet ta dinin më mirë se të tjerët se Jezui është Mesia, pra, nga krerët e priftërinjve dhe nga skribët.
qimet. Nuk e fsheha fytyrën nga gjërat poshtëruese dhe nga pështyma.» (14, 15. Si përmbushen fjalët e Isaisë sipas të cilave Jezuin do ta goditnin dhe do ta poshtëronin?
14 Natën e 14 nisanit të vitit 33 të e.s., Jezui ndodhet në kopshtin e Getsemanisë me disa nga ithtarët e tij. Ai po lutet. Papritur, shfaqet një turmë dhe e arreston. Por ai nuk ka frikë. E di që Jehovai është me të. Jezui i siguron apostujt e tij, të cilët janë tmerruar, se po të donte, ai mund t’i lutej Atit të tij që të dërgonte më shumë se dymbëdhjetë legjione engjëjsh për ta shpëtuar, por shton: «Në atë rast, si do të përmbusheshin Shkrimet?»—Mateu 26:36, 47, 53, 54.
15 Çdo gjë e parathënë lidhur me sprovat dhe vdekjen e Mesisë ndodh me të vërtetë. Pas një procesi të montuar gjyqësor para Sinedrit, Jezuin e merr në shqyrtim Ponc Pilati, i cili urdhëron që ta fshikullojnë. Ushtarët romakë ‘e qëllojnë në kokë me një kallam dhe e pështyjnë’. Kështu përmbushen fjalët e Isaisë. (Marku 14:65; 15:19; Mateu 26:67, 68) Ndonëse Bibla nuk thotë që disa nga qimet e mjekrës së Jezuit i shkulin në kuptimin e vërtetë—gjest ky që tregon përçmim ekstrem—kjo gjë ndodh, pa dyshim, ashtu siç paratha Isaia. *—Nehemia 13:25.
16. Si reagon Jezui përballë një presioni të jashtëzakonshëm dhe pse nuk ndihet i turpëruar ai?
16 Kur qëndron para Pilatit, Jezui nuk lutet që t’i kursehet jeta, por qëndron i qetë, duke e ditur se duhet të vdesë që të përmbushen Shkrimet. Kur qeveritari romak i thotë se ka fuqi ta dënojë me vdekje ose ta lirojë, Jezui përgjigjet pa u trembur: «Ti s’do të kishe aspak autoritet mbi mua, po të mos të ishte lejuar nga lart.» (Gjoni 19:11) Ushtarët e Pilatit e trajtojnë Jezuin në mënyrë çnjerëzore, por nuk arrijnë ta turpërojnë. Pse duhet t’i vijë turp? Nuk po ndëshkohet me të drejtë për ndonjë shkelje. Përkundrazi, po përndiqet për hir të drejtësisë. Në këtë mënyrë, përmbushen fjalët profetike të mëtejshme të Isaisë: «Vetë Zotëria Sovran Jehova do të më ndihmojë. Për këtë arsye nuk do të kem pse të ndihem i poshtëruar. Për këtë arsye e kam bërë fytyrën si strall dhe unë e di që nuk do të turpërohem.»—Isaia 50:7.
17. Në cilat mënyra ka qëndruar Jehovai përkrah Jezuit gjatë gjithë shërbimit të tij?
17 Guximi i Jezuit i ka rrënjët në sigurinë e tij të plotë te Jehovai. Sjellja e tij tregon se ai është në harmoni të plotë me fjalët e Isaisë: «Ai që më shpall të drejtë është afër. Kush mund të hahet me mua? Le të ngrihemi në këmbë së bashku. Kush është kundërshtari im në gjykim? Le të më afrohet. Ja, vetë Zotëria Sovran Jehova do të më ndihmojë. Kush mund të më quajë të lig? Ja, të gjithë ata do të konsumohen si një rrobë. Thjesht një molë do t’i përpijë.» (Isaia 50:8, 9) Ditën kur pagëzohet Jezui, Jehovai e shpall atë të drejtë, si një bir frymor të Perëndisë. Vërtet, në atë rast dëgjohet vetë zëri i Perëndisë që thotë: «Ky është Biri im, i dashuri, të cilin e kam miratuar.» (Mateu 3:17) Afër fundit të jetës së tij tokësore, ndërsa Jezui bie në gjunjë për t’u lutur në kopshtin e Getsemanisë, ‘i shfaqet një engjëll nga qielli dhe e forcon’. (Luka 22:41-43) Kështu, Jezui e di se Ati i tij e miraton udhën e jetës së tij. Ky Bir i përsosur i Perëndisë nuk ka kryer asnjë mëkat. (1 Pjetrit 2:22) Armiqtë e tij e akuzojnë në mënyrë të rreme si shkelës të sabatit, si pijanec dhe si person të demonizuar, por Jezui nuk çnderohet nga gënjeshtrat e tyre. Perëndia është me të, prandaj, kush mund t’i kundërvihet?—Luka 7:34; Gjoni 5:18; 7:20; Romakëve 8:31; Hebrenjve 12:3.
18, 19. Çfarë përvojash të ngjashme me ato të Jezuit kanë pasur të krishterët e mirosur?
18 Jezui i paralajmëron dishepujt e tij: «Nëse më kanë persekutuar mua, do t’ju persekutojnë edhe ju.» (Gjoni 15:20) S’kalon shumë dhe ngjarjet e vërtetojnë këtë. Në festën e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., fryma e shenjtë zbret mbi dishepujt besnikë të Jezuit dhe në këtë mënyrë lind kongregacioni i krishterë. Pothuajse menjëherë pas kësaj, udhëheqësit fetarë përpiqen ta ndalojnë veprën e predikimit të këtyre burrave besnikë dhe grave besnike, të cilët tani janë pjesë e ‘farës së Abrahamit’ bashkë me Jezuin dhe të pranuar si bij frymorë të Perëndisë. (Galatasve 3:26, 29; 4:5, 6) Nga shekulli i parë e deri tani, ndërsa kanë marrë një qëndrim të vendosur për drejtësinë, të krishterëve të mirosur u është dashur të luftojnë me propagandën mashtruese dhe me përndjekjen e egër nga ana e armiqve të Jezuit.
19 Megjithatë, ata kujtojnë fjalët nxitëse të Jezuit: «Të lumtur jeni ju, kur njerëzit ju poshtërojnë e ju persekutojnë dhe duke gënjyer thonë çdo lloj gjëje të ligë kundër jush për shkakun tim. Gëzoni dhe hovni nga gëzimi, pasi i madh është shpërblimi juaj në qiej.» (Mateu 5:11, 12) Prandaj, edhe përballë sulmeve më të egra, të krishterët e mirosur e mbajnë kokën lart. Çfarëdo që të thonë kundërshtarët e tyre, e dinë se janë shpallur të drejtë nga Perëndia. Në sytë e tij, ata janë «të patëmetë dhe të paakuzueshëm».—Kolosianëve 1:21, 22.
20. (a) Cilët i mbështetin të krishterët e mirosur dhe çfarë kanë përjetuar ata? (b) Si arrijnë të krishterët e mirosur dhe ‘delet e tjera’ të kenë gjuhën e të mësuarve?
20 Në kohët moderne, të krishterët e mirosur i mbështet një «shumicë e madhe» ‘delesh të tjera’. Edhe këta marrin qëndrim në anën e drejtësisë. Rrjedhimisht, ata kanë vuajtur bashkë me vëllezërit e tyre të mirosur dhe i kanë «larë petkat e tyre të gjata e i kanë zbardhur në gjakun e Qengjit». Jehovai i ka shpallur të drejtë me qëllim që të mbijetojnë gjatë ‘mjerimit të madh’. (Zbulesa 7:9, 14, 15; Gjoni 10:16; Jakovit 2:23) Ndonëse kundërshtarët e tyre tani për tani duken të fortë, profecia e Isaisë thotë se në kohën e duhur të Perëndisë, këta kundërshtarë do të dalin se janë si një rrobë që e ka ngrënë mola, në një gjendje vetëm për t’u flakur. Ndërkohë, si të krishterët e mirosur, ashtu edhe ‘delet e tjera’ qëndrojnë të fortë nëpërmjet lutjes së rregullt, studimit të fjalës së Perëndisë dhe pjesëmarrjes në mbledhje për të adhuruar. Në këtë mënyrë, ata mësohen nga Jehovai dhe mësojnë të flasin me gjuhën e të mësuarve.
Të besojmë në emrin e Jehovait
21. (a) Cilët janë ata që ecin në dritë dhe ç’përfundim i pret? (b) Çfarë u ndodh atyre që ecin në errësirë?
21 Tani, vëreni një kontrast të thellë: «Kush nga ju i frikësohet Jehovait, duke dëgjuar zërin e shërbëtorit të tij, që ka ecur në errësirë të vazhdueshme dhe për të cilin nuk ka pasur shkëlqim? Le të ketë besim në emrin e Jehovait dhe të mbështetet në Perëndinë e tij.» (Isaia 50:10) Ata që e dëgjojnë zërin e Shërbëtorit të Perëndisë, Jezu Krishtit, ecin në dritë. (Gjoni 3:21) Ata jo vetëm që e përdorin emrin hyjnor Jehova, por edhe besojnë tek ai që e mban këtë emër. Ndonëse dikur ecnin në errësirë, tani ata nuk u frikësohen njerëzve. Mbështeten te Perëndia. Por, ata që vazhdojnë të ecin në errësirë i ka mbërthyer frika e njeriut. I tillë është rasti i Ponc Pilatit. Edhe pse e di që Jezui është i pafajshëm lidhur me akuzat e rreme që janë ngritur kundër tij, frika e pengon këtë zyrtar romak që ta lirojë. Ushtarët romakë e vrasin Birin e Perëndisë, por Jehovai e ringjall dhe e kurorëzon me lavdi dhe nder. Ç’ndodh me Pilatin? Sipas historianit jude Jozef Flavi, vetëm katër vjet pas vdekjes së Jezuit, Pilati u zëvendësua në postin e tij si qeveritar romak dhe u urdhërua të kthehej në Romë për t’iu përgjigjur akuzave për keqbërje serioze. Ç’të themi për judenjtë që bënë të vdiste Jezui? Më pak se katër dekada më vonë, forcat ushtarake të Romës shkatërruan Jerusalemin dhe banorët e tij ose i vranë, ose i morën skllevër. Ata që pëlqejnë më shumë errësirën nuk kanë një fund të lumtur!—Gjoni 3:19.
22. Pse është kulmi i marrëzisë t’u drejtohesh njerëzve për shpëtim?
22 T’u drejtohesh njerëzve për shpëtim është kulmi i marrëzisë. Profecia e Isaisë shpjegon përse: «Ja, të gjithë ju që ndizni një zjarr, duke bërë të shkëlqejnë shkëndijat, ecni në dritën e zjarrit tuaj dhe mes shkëndijave që keni bërë të flakërojnë. Nga dora ime do të keni me siguri këtë: do të dergjeni në dhembje të plotë.» (Isaia 50:11) Udhëheqësit njerëzorë shkojnë e vijnë. Një individ me dhunti tërheqëse mund ta bëjë për vete imagjinatën e njerëzve për njëfarë kohe. Por edhe njeriu më i sinqertë është i kufizuar për sa i përket asaj që mund të bëjë. Në vend që të ndezë një zjarr tepër të madh, siç presin mbështetësit e tij, ai mund të arrijë të ndezë vetëm disa ‘shkëndija’, të cilat lëshojnë vetëm një sasi të vogël drite dhe nxehtësie, por shuhen shpejt. Në krahun tjetër, ata që besojnë te Shilohu, Mesia i premtuar nga Perëndia, nuk do të zhgënjehen kurrë.
[Shënimet]
^ par. 2 Në tri vargjet e para të kapitullit 50 të Isaisë, Jehovai e përshkruan kombin e Judës në tërësi si gruan e tij, kurse banorët si fëmijët e saj.
^ par. 9 Nga vargu 4 deri në fund të kapitullit, duket sikur shkrimtari flet për veten e vet. Isaia mund të ketë përjetuar disa nga sprovat që përmend në këto vargje. Sidoqoftë, në kuptimin më të plotë, profecia përmbushet në lidhje me Jezu Krishtin.
^ par. 15 Në mënyrë interesante, në Septuagintë, Isaia 50:6 thotë: «Ua dorëzova kurrizin tim fshikullimeve dhe faqet e mia goditjeve.»
[Pyetjet]
[Figura në faqen 155]
Judenjtë u drejtohen sundimtarëve njerëzorë në vend që t’i drejtohen Jehovait
[Figura në faqet 156, 157]
Në Detin e Kuq, Jehovai i mbrojti shërbëtorët e tij duke vendosur një kolonë reje ndërmjet tyre dhe egjiptianëve