Një profet i Perëndisë sjell dritë për njerëzimin
Kapitulli një
Një profet i Perëndisë sjell dritë për njerëzimin
1, 2. Cilat rrethana të kohëve tona u shkaktojnë shqetësim shumë njerëzve?
JETOJMË në një epokë kur pothuajse çdo gjë duket e arritshme për njeriun. Udhëtimet në hapësirë, teknologjia kompjuterike, inxhinieria gjenetike dhe arritjet e tjera shkencore i kanë ofruar mundësi të reja racës njerëzore, duke sjellë shpresën e një jete më të mirë, e ndoshta edhe më të gjatë.
2 A ju kanë dhënë mundësi këto përparime që të hiqni drynat nga dyert? A e kanë eliminuar kërcënimin e luftës? A i kanë shëruar sëmundjet ose a e kanë larguar brengën që kemi kur na vdes një njeriu ynë? Vështirë se po! Përparimi i njerëzve, sado i jashtëzakonshëm që mund të jetë, është i kufizuar. «Kemi zbuluar si të shkojmë në hënë, si të prodhojmë qarqe të integruara më të fuqishme dhe si të transplantojmë gjenet e njeriut,—thuhet në raportin e një instituti (Worldwatch Institute).—Por ende nuk kemi arritur të sigurojmë ujë të pastër për një miliard njerëz, të ngadalësojmë zhdukjen e mijëra llojeve ose të plotësojmë nevojat tona për energji pa dëmtuar atmosferën.» Jo më kot, shumë njerëz e shohin të ardhmen me shqetësim, duke mos ditur me siguri se ku të drejtohen për ngushëllim e shpresë.
3. Cila situatë ekzistonte gjatë shekullit të tetë p.e.s. në Judë?
3 Situata në të cilën gjendemi sot është e ngjashme me atë të popullit të Perëndisë gjatë shekullit të tetë p.e.s. Në atë kohë, Perëndia ngarkoi shërbëtorin e tij Isaia t’u çonte Judës një mesazh ngushëllues, dhe ky ngushëllim ishte pikërisht ajo që u nevojitej. Kombin e kishin tronditur ngjarje të stuhishme. Së shpejti vendin do ta kërcënonte Perandoria mizore Asiriane, duke u kallur tmerrin shumë njerëzve. Ku mund të drejtohej populli i Perëndisë për shpëtim? Me gojë pohonin se Jehovai ishte Perëndia i tyre, por parapëlqyen t’u besonin njerëzve.—2 Mbretërve 16:7; 18:21.
banorëve tëNë errësirë shndrit drita
4. Cilin mesazh të dyfishtë u ngarkua të shpallte Isaia?
4 Për shkak të rrugës rebele të Judës, Jerusalemi do të shkatërrohej dhe banorët e saj do të merreshin robër në Babiloni. Po, kohë të errëta po afroheshin. Jehovai e ngarkoi profetin e tij Isaia për të parathënë këtë periudhë katastrofike, por e udhëzoi, gjithashtu, që të shpallte një lajm të mirë. Pas 70 vjetësh robërie, judenjtë do të çliroheshin nga Babilonia. Një mbetje e gëzuar do të kthehej në Sion dhe do të kishte privilegjin të rivendoste atje adhurimin e pastër. Me këtë mesazh të gëzuar, nëpërmjet profetit të tij, Jehovai bëri që në errësirë të shndriste drita.
5. Pse Jehovai i zbuloi qëllimet e tij kaq shumë kohë më parë?
5 Që nga koha kur Isaia i shkroi këto profeci, kaloi më shumë se një shekull para se Juda të shkretohej. Pse, atëherë, Jehovai i zbuloi qëllimet e tij kaq shumë kohë më parë? A nuk do të kishin vdekur prej kohësh ata që i kishin dëgjuar personalisht shpalljet e Isaisë, në kohën kur profecitë do të përmbusheshin? Kjo është e vërtetë. Megjithatë, falë asaj që Jehovai i zbuloi Isaisë, ata që do të jetonin në kohën kur u shkatërrua Jerusalemi, në vitin 607 p.e.s., do të kishin një dokumentim me shkrim të mesazheve profetike të Isaisë. Kjo do të ishte një provë e pakundërshtueshme se Jehovai është ai «që shpall fundin që në fillim dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë».—Isaia 46:10, Dio; 55:10, 11.
6. Cilat janë disa aspekte në të cilat Jehovai qëndron më lart se të gjithë parashikuesit njerëzorë?
Amosi 3:7, Dio.
6 Vetëm Jehovai mund ta bëjë me të drejtë një pohim të tillë. Një njeri mund të jetë në gjendje të parathotë të ardhmen e afërt, në bazë të asaj që kupton nga klima aktuale politike ose shoqërore. Por, vetëm Jehovai mund të parashikojë me siguri absolute se çfarë do të ndodhë në çdo moment të kohës, madje edhe në të ardhmen e largët. Gjithashtu, ai mund t’u japë fuqi shërbëtorëve të tij për të parathënë ngjarje shumë kohë para se të ndodhin. Bibla pohon: «Zoti, nuk bën asgjë, pa ua treguar sekretin e tij shërbëtorëve të tij, profetëve.»—Sa shkrimtarë «Isaia»?
7. Si e kanë vënë në dyshim shumë studiues faktin se kush e ka shkruar librin e Isaisë dhe pse?
7 Çështja e profecive është diçka që i ka shtyrë shumë studiues të dyshojnë në lidhje me atë se kush e ka shkruar librin e Isaisë. Këta kritikë këmbëngulin se pjesën e dytë të librit duhet ta ketë shkruar dikush që jetoi në shekullin e gjashtë p.e.s., ose gjatë mërgimit në Babiloni, ose pas tij. Sipas tyre, profecitë e shkretimit të Judës u shkruan pas përmbushjes së tyre dhe si të tilla nuk ishin aspak parashikime. Këta kritikë thonë, gjithashtu, se pas kapitullit 40, në librin e Isaisë flitet sikur Babilonia të ishte fuqia mbizotëruese dhe izraelitët të ishin robër atje. Kështu, ata arsyetojnë se kushdo që e ka shkruar pjesën e dytë të Isaisë duhet ta ketë bërë këtë gjatë asaj periudhe, pra, gjatë shekullit të gjashtë p.e.s. A ka një bazë të fortë ky arsyetim? Absolutisht që jo!
8. Kur filloi skepticizmi në lidhje me faktin se kush e shkroi librin e Isaisë dhe si u përhap ai?
8 Fakti se kush e ka shkruar librin e Isaisë u vu në dyshim vetëm që nga shekulli i 12-të i e.s. e më pas. Këtë gjë e bëri komentuesi jude Abraham Ibn Ezra. «Në librin e tij shpjegues rreth Isaisë,—thotë Encyclopaedia Judaica,—[Abraham kapitujve 40-66 të librit të Isaisë nuk janë fjalët e Isaisë, profetit të shekullit të tetë, por vijnë nga një periudhë e mëvonshme.»
Ibn Ezra] pohon se gjysma e dytë, nga kapitulli 40, ishte vepër e një profeti që jetoi gjatë mërgimit në Babiloni dhe në fillim të periudhës së kthimit në Sion.» Gjatë shekujve të 18-të dhe të 19-të, pikëpamjet e Ibn Ezrës u përqafuan nga një numër studiuesish, duke përfshirë edhe Johann Christoph Doederlein, një teolog gjerman, i cili e botoi veprën e tij shpjeguese rreth Isaisë në vitin 1775 dhe e ribotoi në vitin 1789. Në një vepër (New Century Bible Commentary) thuhet: «Të gjithë studiuesit përveç atyre më konservatorëve e pranojnë tani hipotezën e ngritur nga Doederleini . . . që profecitë e9. (a) Çfarë copëtimi i është bërë librit të Isaisë? (b) Si e përmbledh një komentues biblik debatin lidhur me atë se kush e shkroi librin e Isaisë?
9 Megjithatë, dyshimet lidhur me faktin se kush e shkroi librin e Isaisë nuk mbaruan me kaq. Teoria e një Isaie të dytë (Isaia-Deutero) i dha jetë idesë se mund të jetë përfshirë edhe një shkrimtar i tretë. * Pas kësaj, libri i Isaisë u copëtua më tej, aq sa një studiues bën shkrimtar të kapitujve 15 dhe 16 një profet të panjohur, ndërsa një tjetër vë në dyshim se kush i ka shkruar kapitujt 23 deri në 27. Një tjetër, gjithashtu, thotë se fjalët e kapitujve 34 dhe 35 nuk mund t’i ketë shkruar Isaia. Pse? Sepse materiali i ngjan shumë atij që gjendet në kapitujt 40-66, për të cilët tashmë qe thënë se i kishte shkruar një person tjetër, jo Isaia i shekullit të tetë. Komentuesi biblik Charles C. Torrey e përmbledh me pak fjalë përfundimin e këtij procesi arsyetimi. «‘Profeti i mërgimit’, dikur i madh,—thotë ai,—është katandisur në një figurë të parëndësishme dhe pothuajse është varrosur në një masë fragmentesh të bëra rrëmujë.» Megjithatë, jo të gjithë studiuesit e pranojnë një copëtim të tillë të librit të Isaisë.
Dëshmi që flasin për një shkrimtar të vetëm
10. Jepni një shembull që tregon se si koherenca në mënyrën e të shprehurit dëshmon për ekzistencën e një shkrimtari të vetëm të librit të Isaisë.
10 Ka arsye të forta për të pohuar me bindje se libri i Isaisë është vepër e një shkrimtari të vetëm. Një linjë dëshmie ka të bëjë me koherencën në mënyrën e të shprehurit. Për shembull, shprehja «i Shenjti i Izraelit» gjendet 12 herë në kapitujt 1 deri 39 të Isaisë dhe 13 herë në kapitujt 40 deri 66, e megjithatë, në pjesën tjetër të Shkrimeve Hebraike ky përshkrim i Jehovait gjendet vetëm 6 herë. Përdorimi i
përsëritur i kësaj shprehjeje, e cila në vende të tjera përdoret rrallë, flet në favor të faktit që shkrimtari i librit të Isaisë ishte një i vetëm.11. Cilat ngjashmëri ekzistojnë ndërmjet kapitujve 1 deri 39 dhe 40 deri 66 të Isaisë?
11 Ndërmjet kapitujve 1 deri 39 dhe 40 deri 66 të Isaisë ka edhe ngjashmëri të tjera. Në të dyja pjesët hasen përdorime të shpeshta të figurave letrare karakteristike të tilla, si një grua me dhembjet e lindjes dhe një «rrugë» ose një «rrugë kryesore». * Gjithashtu, në to ka referime të përsëritura lidhur me «Sionin», një term që është përdorur 29 herë në kapitujt 1 deri 39 dhe 18 herë në kapitujt 40 deri 66. Në fakt, në librin e Isaisë Sioni përmendet më shumë se në çdo libër tjetër biblik. Siç vëren një enciklopedi (The International Standard Bible Encyclopedia), këto dëshmi «e bëjnë librin të karakterizohet nga një individualitet, i cili vështirë se do të shpjegohej» nëse do të ishte shkruar nga dy, tre ose më shumë shkrimtarë.
12, 13 .Si e tregojnë Shkrimet e Krishtere Greke se libri i Isaisë ishte vepër e një shkrimtari të vetëm?
12 Dëshmia më e fuqishme se libri i Isaisë pati vetëm një shkrimtar gjendet në Shkrimet e frymëzuara të Krishtere Greke. Atje tregohet qartë se të krishterët e shekullit të parë besonin që libri i Isaisë ishte vepër e një shkrimtari të vetëm. Për shembull, Luka flet për një zyrtar etiopas që po lexonte një material, i cili tani gjendet në kapitullin 53 të Isaisë, tamam në atë pjesë të cilën kritikët e sotëm thonë se e ka shkruar Isaia-Deutero. Megjithatë, Luka thotë se etiopasi po «lexonte me zë të lartë profetin Isaia».—Veprat 8:26-28.
13 Shqyrtoni edhe rastin e Mateut, shkrimtarit të njërit Isainë 40:3. Kush e ka shkruar profecinë, sipas Mateut? Një Isai-Deutero i panjohur? Jo, ai e identifikon shkrimtarin thjesht si ‘profeti Isaia’. * (Mateu 3:1-3) Në një rast tjetër, Jezui lexoi nga një rrotull fjalët që tani i gjejmë në Isainë 61:1, 2. Ndërsa tregon këtë ngjarje, Luka pohon: «I zgjatën rrotullën e profetit Isaia.» (Luka 4:17) Në letrën e tij drejtuar romakëve, Pavli i referohet si pjesës së parë, ashtu edhe pjesës së dytë të Isaisë, e megjithatë në asnjë rast ai nuk lë, madje, as të nënkuptohet se shkrimtari nuk ishte i njëjti person, domethënë, Isaia. (Romakëve 10:16, 20; 15:12) Është e qartë që të krishterët e shekullit të parë nuk besonin se libri i Isaisë ishte vepër e dy, tre ose më shumë shkrimtarëve.
prej ungjijve, i cili shpjegon se si shërbimi i Gjon Pagëzorit përmbushi fjalët profetike që tani i gjejmë në14. Në ç’mënyrë hedhin dritë Rrotullat e Detit të Vdekur mbi çështjen se kush e shkroi librin e Isaisë?
14 Shqyrtoni, gjithashtu, dëshminë e Rrotullave të Detit të Vdekur—dokumente të lashta, shumica nga të cilat datojnë para kohës së Jezuit. Një dorëshkrim i Isaisë, i njohur si Rrotulla e Isaisë, daton nga shekulli i dytë p.e.s. dhe e hedh poshtë
pohimin e kritikëve se nga kapitulli 40 librin vazhdoi ta shkruante një Isaia-Deutero. Në ç’mënyrë? Në këtë dokument të lashtë, ajo që ne e njohim si kapitulli 40 fillon në rreshtin e fundit të një kolone dhe fjalia e parë mbaron në kolonën tjetër. Është e qartë se kopisti nuk ishte në dijeni për ndonjë ndryshim shkrimtari ose ndarje të librit në këtë pikë, siç supozohet të ketë pasur.15. Çfarë ka për të thënë historiani jude i shekullit të parë Jozef Flavi për profecitë e Isaisë lidhur me Kirin?
15 Së fundi, shqyrtoni dëshminë e historianit jude të shekullit të parë Jozef Flavi. Ai jo vetëm që tregon se profecitë
e Isaisë lidhur me Kirin ishin shkruar në shekullin e tetë p.e.s., por thotë edhe se Kiri ishte në dijeni për këto profeci. «Kiri i dinte këto gjëra,—shkruan Jozefi,—pasi kishte lexuar librin me profeci që kishte lënë Isaia dyqind e dhjetë vjet më parë.» Sipas Jozefit, njohja e këtyre profecive mund të kenë ndikuar, madje, në gatishmërinë e Kirit për t’i kthyer judenjtë në atdhe, pasi Jozefi shkruan se Kirin e kishte «mbërthyer një dëshirë dhe ambicie e fortë për të bërë atë që ishte shkruar».—Jewish Antiquities, Libri XI, kapitulli 1, paragrafi 2.16. Ç’mund të thuhet për pohimin e kritikëve se në pjesën e dytë të Isaisë Babilonia është përshkruar si fuqia mbizotëruese?
16 Siç është përmendur më sipër, shumë kritikë nxjerrin në pah se nga kapitulli 40 i Isaisë e më tej, Babilonia është përshkruar si fuqia mbizotëruese dhe për izraelitët është folur si të ishin tashmë në mërgim. A nuk tregon kjo se shkrimtari jetoi gjatë shekullit të gjashtë p.e.s.? Jo detyrimisht. Fakti është që edhe para kapitullit të 40-të të Isaisë, Babilonia përshkruhet disa herë si fuqia mbizotëruese botërore. Për shembull, në Isainë 13:19, Babilonia është quajtur «shkëlqimi i mbretërive» (Dio) ose, siç e përkthen Today’s English Version, «më e bukura e të gjitha mbretërive». Është e qartë që këto fjalë janë profetike, pasi Babilonia u bë një fuqi botërore vetëm pas më shumë se një shekulli. Një kritik e «zgjidh» këtë të ashtuquajtur problem thjesht duke thënë se kapitullin 13 e ka shkruar një shkrimtar tjetër. Por, në të vërtetë, tregimi i ngjarjeve të ardhshme sikur tashmë të kenë ndodhur është një gjë shumë e zakonshme në profecitë biblike. Kjo teknikë letrare nënvizon në mënyrë të efektshme sigurinë e përmbushjes së një profecie. (Zbulesa 21:5, 6) Në fakt, vetëm Perëndia i profecive të vërteta mund të bëjë pohimin: «Tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë.»—Isaia 42:9, Dio.
Një libër profecish të besueshme
17. Si mund të shpjegohet ndryshimi i stilit të të shkruarit nga kapitulli 40 i Isaisë e më tej?
17 Drejt cilit përfundim, pra, çojnë dëshmitë? Se libri i Isaisë është vepër e një shkrimtari të frymëzuar. I gjithë ky libër është përcjellë brez pas brezi përgjatë shekujve si një vepër e vetme, jo si dy ose më shumë. Vërtet, disa mund të thonë se stili i librit të Isaisë ndryshon disi nga kapitulli 40 e më pas. Megjithatë, mos harroni që Isaia shërbeu si profet i Perëndisë të paktën për 46 vjet. Gjatë kësaj kohe është e natyrshme të pritet që përmbajtja e mesazhit të tij, e bashkë me të edhe mënyra e të shprehurit, të ndryshonin. Në të vërtetë, caktimi i Isaisë nga Perëndia nuk ishte që thjesht të shpallte paralajmërime serioze gjykimi. Gjithashtu, ai duhej të transmetonte fjalët e Jehovait: «Ngushëlloni, ngushëlloni popullin tim.» (Isaia 40:1, Dio) Populli që kishte hyrë në një besëlidhje me Perëndinë do të ngushëllohej me të vërtetë nga premtimi i tij se, pas 70 vjetësh mërgimi, judenjtë do të riatdhesoheshin në vendin e tyre.
18. Cila është një temë e librit të Isaisë që do të trajtohet në këtë botim?
18 Çlirimi i judenjve nga robëria babilonase është tema e shumë prej kapitujve të Isaisë që trajtohen në këtë libër. * Siç do të shohim, shumë nga këto profeci kanë një përmbushje në kohët moderne. Përveç tyre, në librin e Isaisë gjejmë profeci drithëruese që u përmbushën në jetën dhe vdekjen e Birit të vetëmlindur të Perëndisë. Pa dyshim, një studim i profecive jetësore që gjenden në librin e Isaisë do t’u sjellë dobi shërbëtorëve të Perëndisë dhe të tjerëve në mbarë botën. Këto profeci janë, në të vërtetë, dritë për gjithë njerëzimin.
[Shënimet]
^ par. 9 Shkrimtarit të tretë të supozuar, i cili mendohet se ka shkruar kapitujt 56 deri 66, studiuesit i referohen me emrin Isaia-Trito.
^ par. 11 Një grua me dhembjet e lindjes: Isaia 13:8; 21:3; 26:17, 18; 42:14; 45:10; 54:1; 66:7. Një «rrugë» ose një «rrugë kryesore»: Isaia 11:16; 19:23; 35:8; 40:3; 43:19; 49:11; 57:14; 62:10.
^ par. 13 Në tregimet paralele, Marku, Luka dhe Gjoni përdorin të njëjtën shprehje.—Marku 1:2; Luka 3:4; Gjoni 1:23.
^ par. 18 40 kapitujt e parë të Isaisë janë trajtuar në librin Profecitë e Isaisë—Dritë për gjithë njerëzimin I, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.
[Pyetjet]
[Kutia në faqen 9]
Dëshmi nga analiza diakronike
Studimet diakronike—të cilat nxjerrin në pah ndryshimet e imëta që ndodhin në një gjuhë gjatë shumë viteve—sigurojnë dëshmi të mëtejshme se libri i Isaisë është vepër e një shkrimtari të vetëm. Nëse një pjesë e Isaisë do të ishte shkruar në shekullin e tetë p.e.s. dhe një pjesë tjetër 200 vjet më vonë, duhej të kishte ndryshime në llojin e hebraishtes së përdorur në secilën pjesë. Por sipas një studimi të botuar në Westminster Theological Journal, «dëshmitë nga analiza diakronike mbështetin në mënyrë të pakundërshtueshme idenë se Isaia 40-66 u shkrua në një datë para mërgimit». Autori i studimit përfundon: «Nëse studiuesit kritikë vazhdojnë të këmbëngulin se Isaia duhet datuar në periudhën e mërgimit ose pas saj, duhet ta bëjnë këtë duke shpërfillur dëshmitë e analizës diakronike që flasin për të kundërtën.»
[Figura në faqen 11]
Një pjesë nga Rrotulla e Isaisë e Detit të Vdekur. Fundi i kapitullit 39 tregohet me një shigjetë.
[Figurat në faqet 12, 13]
Isaia e parathotë çlirimin e judenjve rreth 200 vjet para se të ndodhë