Perëndia i vërtetë parathotë çlirim
Kapitulli pesë
Perëndia i vërtetë parathotë çlirim
1, 2. (a) Cilën pyetje ngre Jehovai? (b) Si do ta provojë Jehovai se vetëm ai është Perëndia i vërtetë?
‘KUSH është Perëndia i vërtetë?’ Kjo pyetje është bërë gjatë gjithë shekujve. E pra, sa e habitshme është që, në librin e Isaisë, këtë pyetje e bën vetë Jehovai! Ai i fton njerëzit të shqyrtojnë: ‘A është Jehovai i vetmi Perëndi i vërtetë apo ka ndonjë tjetër që mund ta sfidojë pozitën e tij?’ Pasi fillon diskutimin, Jehovai përcakton kritere të arsyeshme për të zgjidhur çështjen e hyjnisë. Arsyetimi i paraqitur i çon njerëzit me zemër të sinqertë në një përfundim të pakundërshtueshëm.
2 Në kohën e Isaisë adhurohen gjerësisht shëmbëlltyrat. Në diskutimin e hapur e të qartë të regjistruar në kapitullin 44 të librit profetik të Isaisë, tregohet se sa i kotë është adhurimi i tyre. E megjithatë, populli i Perëndisë ka rënë në grackën e adhurimit të idhujve. Prandaj, siç është parë në kapitujt e mëparshëm të librit të Isaisë, izraelitët e meritojnë të disiplinohen ashpër. Megjithatë, me dashuri, Jehovai e siguron këtë komb se edhe pse do t’i lejojë babilonasit ta çojnë popullin e vet në mërgim, ai do ta çlirojë atë në kohën e duhur sipas tij. Përmbushja e profecive për çlirimin nga robëria dhe për rivendosjen e adhurimit të pastër do të provojë në mënyrë të padiskutueshme—për turpin e të gjithëve atyre që adhurojnë perënditë e pajeta të kombeve—se vetëm Jehovai është Perëndia i vërtetë.
3. Në ç’mënyrë fjalët profetike të Isaisë i ndihmojnë të krishterët sot?
3 Profecitë e kësaj pjese të Isaisë dhe përmbushjet e tyre në kohën e lashtë e forcojnë besimin e të krishterëve sot. Për më tepër, fjalët profetike të Isaisë kanë një përmbushje në kohën tonë, e madje, edhe në të ardhmen. Gjithashtu, këto ngjarje përfshijnë një çlirues dhe një çlirim edhe më të madh se ata që u parathanë për popullin e lashtë të Perëndisë.
Shpresë për ata që i përkasin Jehovait
4. Si e inkurajon Jehovai Izraelin?
4 Kapitulli 44 fillon me një notë pozitive, duke kujtuar që Perëndia e ka zgjedhur Izraelin dhe e ka ndarë nga kombet përreth për t’u bërë shërbëtori i Tij. Profecia thotë: «Tani dëgjo, o Jakob, shërbëtori im, dhe ti, o Izrael, që të kam zgjedhur. Kështu ka thënë Jehovai, Bërësi dhe Formuesi yt, që të ndihmonte që në bark: ‘Mos ki frikë, o shërbëtori im Jakob, dhe ti, Jeshurun, që të kam zgjedhur.’» (Isaia 44:1, 2) Jehovai është kujdesur për Izraelin, si të thuash, që në bark të nënës, domethënë, që kur Izraeli u bë një komb pasi doli nga Egjipti. Ai e quan popullin e tij në mënyrë kolektive «Jeshurun», që do të thotë «i Drejtë», një titull që shpreh përzemërsi dhe dashuri. Emri është, gjithashtu, një përkujtues se izraelitët duhet të mbeten të drejtë, gjë që shpesh kanë dështuar ta bëjnë.
5, 6. Çfarë masash freskuese siguron Jehovai për Izraelin dhe me ç’pasojë?
5 Sa të këndshme e freskuese janë fjalët vijuese të Jehovait! Ai thotë: «Do të derdh ujë mbi të eturin, dhe rrëke që rrjedhin ëmbël mbi vendin e thatë. Do të derdh frymën time mbi farën tënde dhe bekimin tim mbi pasardhësit e tu. Dhe ata, me siguri, do të mbijnë si në mes të barit Isaia 44:3, 4) Edhe në një vend të nxehtë e të thatë, një zabel mund të harliset pranë burimeve të ujit. Kur Jehovai të sigurojë ujërat jetëdhënëse të së vërtetës dhe të derdhë frymën e tij të shenjtë, Izraeli do të lulëzojë në mënyrë të jashtëzakonshme, si pemët që rriten përgjatë kanaleve ujitëse. (Psalmi 1:3; Jeremia 17:7, 8) Jehovai do t’u japë pjesëtarëve të popullit të tij fuqinë e nevojshme për të përmbushur rolin e tyre si dëshmitarë të hyjnisë së tij.
të gjelbër, si plepa pranë kanaleve të ujit.» (6 Një nga pasojat e derdhjes së frymës së shenjtë do të jetë çmueshmëria e ripërtërirë nga ana e disa individëve për marrëdhënien e Izraelit me Jehovain. Prandaj, lexojmë: «Ky do të thotë: ‘I përkas Jehovait.’ Ai do të thirret me emrin e Jakobit dhe një tjetër do të shkruajë në dorën e tij: ‘I përkas Jehovait.’ Një tjetër përsëri do të quhet me emrin e Izraelit.» (Isaia 44:5) Po, mbajtja e emrit të Jehovait do të jetë një nder, sepse do të shihet që ai është i vetmi Perëndi i vërtetë.
Një sfidë drejtuar perëndive
7, 8. Si i sfidon Jehovai perënditë e kombeve?
7 Nën Ligjin e Moisiut, një riblerës—zakonisht mashkulli që kishte lidhje gjaku më të afërt—mund ta blinte një person për ta çliruar nga robëria. (Levitiku 25:47-54; Rutha 2:20) Tani, Jehovai e identifikon veten si Riblerësi i Izraelit, si ai që do të shpengojë kombin, për turpin e Babilonisë dhe të gjitha perëndive të saj. (Jeremia 50:34) Ai i sfidon perënditë e rreme dhe adhurimin e tyre, duke thënë: «Kështu ka thënë Jehovai, Mbreti i Izraelit dhe Riblerësi i tij, Jehovai i ushtrive: ‘Unë jam i pari dhe i fundit dhe përveç meje nuk ka tjetër Perëndi. Kush është i ngjashëm me mua? Le të thërrasë, në mënyrë që ta tregojë dhe të ma paraqesë. Që kur caktova popullin shumë kohë më parë, le të tregojnë nga ana e tyre gjërat që vijnë dhe gjërat që kanë për të ardhur. Mos u tmerroni dhe mos u shushatni. A nuk kam bërë që nga ajo kohë që vetë ju ta dëgjoni dhe nuk e kam treguar vallë? Ju jeni dëshmitarët e mi. A ka Perëndi tjetër veç meje? Jo, nuk ka asnjë Shkëmb. Nuk kam njohur asnjë.’»—Isaia 44:6-8.
8 Jehovai i sfidon perënditë, duke i ftuar që të paraqesin dëshmitë e tyre. A mund t’i thërrasin ata gjërat që nuk janë sikur të jenë, duke i parathënë ngjarjet e ardhshme me një saktësi të tillë, saqë të duket sikur tashmë po ndodhin? Vetëm «i pari dhe i fundit», i cili ishte para se të vinin në ekzistencë të gjitha perënditë e rreme dhe do të jetë ende edhe kur ata të jenë harruar prej kohësh, mund ta bëjë një gjë të tillë. Populli i tij nuk duhet të ketë frikë të japë dëshmi për këtë të vërtetë, pasi ka mbështetjen e Jehovait, i cili është i patundur dhe i qëndrueshëm si një shkëmb i madh.—Ligji i përtërirë 32:4; 2 Samuelit 22:31, 32.
Kotësia e adhurimit të shëmbëlltyrave
9. A ishte e gabuar që izraelitët të bënin çdo lloj shëmbëlltyre të një gjëje të gjallë? Shpjegoni.
9 Sfida që u bën Jehovai perëndive të rreme të sjell ndër mend të dytin e Dhjetë Urdhërimeve. Ai urdhërim thoshte qartë: «Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’u shërbesh.» (Dalja 20:4, 5, Dio) Natyrisht, ky ndalim nuk nënkuptonte se izraelitët nuk duhej të bënin paraqitje dekorative të gjërave. Vetë Jehovai udhëzoi që në tabernakull të vendoseshin shëmbëlltyra bimësh dhe kerubinësh. (Dalja 25:18, 33; 26:31) Megjithatë, këto nuk duheshin përnderuar ose adhuruar. Askush nuk duhej t’u lutej ose t’u bënte flijime atyre shëmbëlltyrave. Urdhërimi i frymëzuar në mënyrë hyjnore ndalonte bërjen e çdo lloj shëmbëlltyre për t’u përdorur si objekt adhurimi. Adhurimi i shëmbëlltyrave ose përkulja para tyre me nderim të thellë përbën idhujtari.—1 Gjonit 5:21.
10, 11. Pse Jehovai i konsideron shëmbëlltyrat si diçka të turpshme?
10 Tani, Isaia shpjegon kotësinë e shëmbëlltyrave të pajeta dhe turpin që e pret këdo që i bën ato: «Formuesit e shëmbëlltyrës së gdhendur janë të gjithë diçka joreale dhe gjërat e tyre të vyera nuk do t’u sjellin asnjë dobi, dhe ashtu si dëshmitarët e tyre ato nuk shohin asgjë e nuk dinë asgjë, me qëllim që të turpërohen. Kush ka formuar një perëndi ose ka hedhur në formë një shëmbëlltyrë të derdhur? Nuk ka pasur asnjë dobi. Ja, të gjithë shokët e tij do të turpërohen dhe artizanët janë nga njerëzit tokësorë. Ata do të mblidhen të gjithë bashkë. Do të qëndrojnë pa lëvizur. Do të jenë të tmerruar. Do të turpërohen në të njëjtën kohë.»—Isaia 44:9-11.
11 Përse Jehovai i konsideron këto shëmbëlltyra si diçka kaq të turpshme? Pikësëpari, sepse është e pamundur ta paraqesësh saktësisht të Plotfuqishmin me gjëra materiale. (Veprat 17:29) Veç kësaj, të adhurosh një gjë të krijuar në vend të Krijuesit është një ofendim për hyjninë e Jehovait. Dhe, në të vërtetë, a nuk e ul kjo dinjitetin e njeriut, i cili u krijua «sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë»?—Zanafilla 1:27; Romakëve 1:23, 25.
12, 13. Pse njeriu nuk mund të modelojë një shëmbëlltyrë të denjë për t’u adhuruar?
12 A mund të fitojë shenjtëri diçka fizike thjesht sepse është modeluar për të qenë një objekt adhurimi? Isaia na kujton se të bësh një shëmbëlltyrë është thjesht një përpjekje njerëzore. Mjetet dhe teknikat e përdorura nga një Isaia 44:12, 13.
bërës shëmbëlltyrash janë të njëjta me ato që përdor çdo artizan tjetër: «Sa për atë që gdhend hekurin me sakicë, ai është marrë me të mbi thëngjijtë dhe vazhdon t’i japë formë me çekanë e të merret me të me krahun e tij të fuqishëm. Gjithashtu, e ka marrë uria, prandaj e kanë lënë fuqitë. Nuk ka pirë ujë, prandaj lodhet. Sa për atë që gdhend drurin, ai ka shtrirë litarin për matje, e vizaton me shkumës të kuq, e punon me latore, vazhdon ta vizatojë me kompas, dhe dalëngadalë e bën si shëmbëlltyra e një njeriu, si bukuria e njerëzve, për të qëndruar në një shtëpi.»—13 Perëndia i vërtetë bëri të gjitha qeniet e gjalla mbi tokë, duke përfshirë edhe njeriun. Qeniet me ndjenja janë një dëshmi e mrekullueshme e hyjnisë së Jehovait, por natyrisht, çdo gjë që Jehovai krijoi qëndron më poshtë se ai. A është e mundur që njeriu të jetë më i aftë se Perëndia? A mund të bëjë ai diçka më të lartë se veten—kaq më të lartë sa të meritojë devocionin e tij? Kur një njeri bën një shëmbëlltyrë, lodhet, e merr uria dhe etja. Këto janë kufizime njerëzore, por të paktën tregojnë se njeriu është i gjallë. Shëmbëlltyra që ai bën mund të duket si njeri. Mund të jetë, madje, e bukur. Por ajo është e pajetë. Shëmbëlltyrat nuk janë aspak hyjnore. Për më tepër, asnjë shëmbëlltyrë e gdhendur nuk ka ‘rënë [kurrë] nga qielli’, si për të treguar se burimi i saj nuk ishte njeriu i vdekshëm.—Veprat 19:35.
14. Në ç’mënyrë bërësit e shëmbëlltyrave janë krejtësisht të varur nga Jehovai?
14 Isaia vazhdon të tregojë se bërësit e shëmbëlltyrave varen krejtësisht nga proceset natyrore dhe nga materialet që ka krijuar Jehovai: «Është dikush që ka si punë prerjen e cedrave; ai merr një lloj të caktuar peme, po, një pemë madhështore dhe e lë të bëhet e fortë mes pemëve Isaia 44:14-17.
të pyllit. Ai mbolli dafinën dhe reshjet e shiut vazhdojnë ta bëjnë të rritet. Ajo është bërë diçka që njeriu ta përdorë për të mbajtur një zjarr të ndezur. Kështu, ai merr një pjesë të saj që të mund të ngrohet. Në të vërtetë, ai ndez një zjarr dhe pjek vërtet bukë. Gjithashtu, modelon një perëndi para të cilit të përkulet. E ka kthyer në një shëmbëlltyrë të gdhendur dhe bie përpara saj. Gjysmën e saj, në të vërtetë, e djeg në zjarr. Mbi gjysmën pjek mirë mishin që ha dhe ngopet. Gjithashtu, ngrohet dhe thotë: ‘Oh, jam ngrohur. Kam parë dritën e zjarrit.’ Por me pjesën që mbetet prej saj, në të vërtetë, bën një perëndi, shëmbëlltyrën e tij të gdhendur. Bie para saj, përkulet dhe i lutet e i thotë: ‘Më çliro, sepse ti je perëndia im.’»—15. Në ç’mënyrë një person që bën shëmbëlltyra shfaq mungesë të plotë kuptueshmërie?
15 A mund të çlirojë një copë druri e padjegur ndonjë njeri? Sigurisht që jo. Vetëm Perëndia i vërtetë mund të çlirojë. Si është e mundur që njerëzit të adhurojnë gjëra pa jetë? Isaia tregon se problemi i vërtetë gjendet në zemrën e personit: «Ata nuk kanë njohur dhe as kuptojnë, sepse sytë e tyre janë lyrësuar që të mos shohin e po ashtu edhe zemra e tyre që të mos ketë gjykim të thellë. Askush nuk kujton në zemër dhe as ka njohuri ose kuptueshmëri, që të thotë: ‘Gjysmën e saj e dogja në zjarr dhe mbi thëngjijtë e saj poqa edhe bukë; unë pjek mish dhe ha. Por pjesën tjetër të saj do ta kthej në diçka thjesht të pështirë? Do të përkulem përpara drurit të tharë të një peme?’ Ai ushqehet me hi. Zemra e tij, me të cilën kanë luajtur, e ka bërë të dalë nga rruga. Dhe nuk e çliron shpirtin dhe as thotë: ‘A nuk kam një gjë të rreme në dorën e djathtë?’» (Isaia 44:18-20) Po, të imagjinosh se idhujtaria mund të të japë ndonjë gjë të mirë në aspektin frymor është si të hash hi në vend të një ushqimi me vlera.
16. Si filloi idhujtaria dhe çfarë e bën të mundur atë?
Isaia 14:12-14; Ezekieli 28:13-15, 17; Kolosianëve 3:5) Satanai e shtyu çiftin e parë të ushqente dëshira egoiste. Eva e lakmoi atë që i ofroi Satanai: «Sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen.» Jezui tha se lakmia buron nga zemra. (Zanafilla 3:5, Dio; Marku 7:20-23) Idhujtaria mund të lindë kur zemra është e korruptuar. Sa e rëndësishme është, pra, që ta ‘ruajmë zemrën’, duke mos lejuar kurrë që dikush ose diçka të zërë në të vendin që i takon Perëndisë!—Proverbat 4:23; Jakovit 1:14.
16 Në të vërtetë, idhujtaria filloi në qiej, kur krijesa e fuqishme frymore që u bë Satana lakmoi adhurimin që i përkiste vetëm Jehovait. Dëshira e Satanait ishte aq e fortë, saqë e largoi nga Perëndia. Ky ishte në të vërtetë fillimi i idhujtarisë, pasi apostulli Pavël tha se lakmia është njëlloj si idhujtaria. (Jehovai u bën thirrje zemrave
17. Për çfarë duhet të mendojë seriozisht Izraeli?
17 Në vazhdim, Jehovai u bën thirrje izraelitëve të kujtojnë se janë në një pozitë të privilegjuar e me përgjegjësi. Ata janë dëshmitarët e tij! Ai thotë: «Kujto këto gjëra, o Jakob, dhe ti, o Izrael, sepse je shërbëtori im. Unë të kam formuar. Je një shërbëtor që më përket mua. O Izrael, unë për vete, nuk do të të harroj. Do t’i fshij shkeljet e tua si me një re dhe mëkatet e tua si me një masë resh. Kthehu tek unë, sepse unë do të të riblej. Thërritni me gëzim ju qiej, sepse Jehovai ka vepruar! Brohoritni me ngadhënjim të gjitha ju pjesët më të ulëta të tokës! Gëzohuni ju male me britma gëzimi, ti pyll dhe të gjitha ju pemë në të! Sepse Jehovai e ka riblerë Jakobin dhe tregon bukurinë e tij ndaj Izraelit.»—Isaia 44:21-23.
18. (a) Pse Izraeli ka arsye për të gëzuar? (b) Si mund ta imitojnë sot shërbëtorët e Jehovait shembullin e tij për sa i përket tregimit të mëshirës?
18 Jehovain nuk e formoi Izraeli. Ai nuk është një perëndi i bërë nga njeriu. Përkundrazi Izraeli u formua nga Jehovai që të ishte shërbëtori i tij i zgjedhur. Dhe Ai do ta provojë hyjninë e tij edhe një herë kur të çlirojë kombin. Ai i drejtohet popullit të tij me butësi, duke e siguruar se nëse pendohet, do t’i mbulojë plotësisht mëkatet e tij, duke i fshehur shkeljet e tij si me një re të padepërtueshme. Ç’arsye për gëzim që ka Izraeli! Shembulli i Jehovait i nxit shërbëtorët e tij sot të imitojnë mëshirën e tij. Ata mund ta bëjnë këtë duke i ndihmuar ata që gabojnë—duke u përpjekur për t’i rimëkëmbur frymësisht nëse është e mundur.—Kulmi i provës së hyjnisë
19, 20. (a) Në ç’mënyrë Jehovai e çon drejt një kulmi çështjen që ka ngritur? (b) Çfarë gjërash që të ngrohin zemrën profetizon Jehovai për popullin e tij dhe kush do të jetë mjeti i tij për t’i realizuar të gjitha këto?
19 Tani, Jehovai e çon argumentin e tij ligjor drejt një kulmi të fuqishëm. Ai është gati të paraqesë përgjigjen e tij në provën më të vështirë të hyjnisë, e cila ka të bëjë me aftësinë për të parathënë me saktësi të ardhmen. Një studiues i Biblës i quajti pesë vargjet vijuese të kapitullit 44 të Isaisë një «poemë e epërsisë së Perëndisë së Izraelit», të vetmit Krijues, të vetmit Zbulues të së ardhmes dhe të shpresës së Izraelit për çlirim. Fragmenti arrin dalëngadalë kulmin e tij dramatik, duke shpallur emrin e njeriut që do të çlironte kombin nga Babilonia.
20 «Kështu ka thënë Jehovai, Riblerësi juaj dhe Formuesi juaj që në bark: ‘Unë, Jehovai, po bëj të gjitha gjërat, duke shtrirë qiejt vetë dhe duke nderë tokën. Kush ishte me mua? Unë bëj të dështojnë shenjat e atyre që bëjnë Isaia 44:24-28.
fjalime boshe, jam Ai që i bëj shortarët të veprojnë marrëzisht; Ai që kthen mbrapsht njerëzit e mençur, Ai që kthen, madje, njohurinë e tyre në budallallëk; Ai që bën të vërtetohet fjala e shërbëtorit të tij dhe Ai që kryen plotësisht këshillën e lajmëtarëve të vet; Ai që thotë për Jerusalemin: ‘Do të banohet’ dhe për qytetet e Judës: ‘Do të rindërtohen dhe do të ngre vendet e saj të shkretuara’; Ai që i thotë thellësisë ujore: ‘Avullohu dhe unë do të thaj të gjithë lumenjtë e tu’; Ai që thotë për Kirin: ‘Ai është bariu im dhe të gjitha ato që më kënaqin, ai do t’i kryejë plotësisht’; madje edhe thënien time për Jerusalemin: ‘Do të rindërtohet’ dhe për tempullin: ‘Do të hidhen themelet e tua.’»—21. Çfarë garancie japin fjalët e Jehovait?
21 Po, Jehovai nuk ka vetëm aftësinë për të parathënë të ardhmen, por edhe fuqinë për ta përmbushur plotësisht qëllimin e tij të zbuluar. Kjo deklaratë do të shërbejë si burim shprese për Izraelin. Ajo është një garanci se, ndonëse forcat ushtarake babilonase do të shkretojnë vendin, Jerusalemi dhe qytetet e varura prej tij do të ngrihen përsëri dhe adhurimi i vërtetë do të rivendoset. Por në ç’mënyrë?
22. Përshkruani se si avullon lumi Eufrat?
22 Parashikuesit e pafrymëzuar, zakonisht nuk guxojnë të jenë tepër specifikë në parashikimet e tyre, nga frika se mos koha i nxjerr gënjeshtarë. Ndryshe nga këta, nëpërmjet Isaisë, Jehovai zbulon, madje, emrin e njeriut që do të përdorë për ta çliruar popullin e tij nga robëria, me qëllim që të kthehen në vendin e tyre e të ndërtojnë Jerusalemin dhe tempullin. Emri i tij është Kir dhe ai njihet si Kiri i Madh i Persisë. Gjithashtu, Jehovai jep hollësi rreth strategjisë që do të përdorë Kiri për të depërtuar nëpër sistemin masiv e të ndërlikuar mbrojtës të Babilonisë. Babilonia do të jetë e mbrojtur nga mure të larta dhe
nga kanale ujore që e përshkojnë qytetin mespërmes dhe rreth e qark. Kiri do ta kthejë elementin kryesor të atij sistemi—lumin Eufrat—në favor të tij. Sipas historianëve të lashtë, Herodot dhe Ksenofon, në një pikë të lumit Eufrat mbi Babiloninë, Kiri u ndërroi drejtimin ujërave të tij, derisa niveli i lumit u ul aq sa ushtarët e tij mund të kalonin lirisht nëpër të. Për sa i përket aftësisë së tij për të mbrojtur Babiloninë, Eufrati i fuqishëm avullon.23. Çfarë dëshmie ka për përmbushjen e profecisë sipas së cilës Kiri do të çlironte Izraelin?
23 Ç’të themi për premtimin se Kiri do të çlirojë popullin e Perëndisë dhe se do të marrë masa që Jerusalemi dhe tempulli të rindërtohen? Vetë Kiri, në një shpallje zyrtare të regjistruar në Bibël, deklaron: «Kështu thotë Kiri, mbret i Persisë: ‘Zoti, Perëndia i qiejve, më ka dhënë tërë mbretëritë e dheut. Ai më ka urdhëruar t’i ndërtoj një shtëpi në Jerusalem, që është në Judë. Kush nga ju i përket popullit të tij? Zoti, Perëndia i tij, qoftë me të; le të shkojë në Jerusalem, që ndodhet në Judë dhe të rindërtojë shtëpinë e Zotit, Perëndisë të Izraelit, Perëndia që është në Jerusalem.’» (Ezdra 1:2, 3, Dio) Fjala e Jehovait e thënë nëpërmjet Isaisë përmbushet plotësisht!
Isaia, Kiri dhe të krishterët sot
24. Ç’lidhje ekziston ndërmjet daljes së urdhrit të Artakserksit për të ‘restauruar dhe rindërtuar Jerusalemin’ dhe ardhjes së Mesisë?
24 Kapitulli 44 i Isaisë e madhëron Jehovain si të vetmin Perëndi të vërtetë dhe si Çliruesin e popullit të tij të lashtë. Veç kësaj, profecia ka një domethënie të thellë për të gjithë ne sot. Dekreti i Kirit për rindërtimin e tempullit të Jerusalemit, i lëshuar në 538 ose 537 p.e.s., shënoi fillimin e një serie ngjarjesh që arritën kulmin në përmbushjen e një profecie tjetër të jashtëzakonshme. Dekretin e Kirit e pasoi ai i një sundimtari të mëvonshëm, Artakserksit, i cili dekretoi që qyteti i Jerusalemit të rindërtohej. Libri i Danielit zbuloi se «që kur ka dalë urdhri të restaurohet dhe të rindërtohet Jerusalemi [në vitin 455 p.e.s.] deri te Mesia, princi», do të kalonin 69 «javë» me nga 7 vjet secila. (Danieli 9:24, 25, Dio) Kjo profeci doli, gjithashtu, e vërtetë. Tamam në kohë, në vitin 29 të e.s., 483 vjet pasi dekreti i Artakserksit hyri në fuqi në Tokën e Premtuar, Jezui u pagëzua dhe filloi shërbimin e tij në tokë. *
25. Çfarë tregon në kohët moderne rënia e Babilonisë në duart e Kirit?
Zbulesa 14:8) Ai paratha, gjithashtu, shkatërrimin e saj të papritur. Përshkrimi që i bën Gjoni shkatërrimit të kësaj perandorie botërore të mbushur me idhuj i ngjan në disa aspekte përshkrimit që i bën Isaia pushtimit të suksesshëm të qytetit të lashtë të Babilonisë nga ana e Kirit. Ashtu si kanalet ujore të Babilonisë nuk mundën ta shpëtonin atë nga Kiri, po ashtu ‘ujërat’ e njerëzimit që mbështetin dhe mbrojnë Babiloninë e Madhe do të ‘thahen’ para se ajo të shkatërrohet siç e meriton.—Zbulesa 16:12. *
25 Çlirimi i judenjve besnikë nga mërgimi, që u bë i mundur me rënien e Babilonisë, ishte një paraqitje paraprake e çlirimit të të krishterëve të mirosur nga mërgimi frymor, në vitin 1919. Ai çlirim ishte dëshmi se një Babiloni tjetër, e përshkruar si një prostitutë, Babilonia e Madhe—simboli i të gjitha feve të rreme të marra së bashku—kishte përjetuar një rënie. Siç tregohet në librin e Zbulesës, apostulli Gjon e paratha rënien e saj. (26. Si e forcon besimin tonë profecia e Isaisë dhe përmbushja e saj?
26 Nga këndvështrimi ynë, më shumë se dy mijëvjeçarë e gjysmë pasi Isaia shpalli profecinë e tij, mund të shohim se vërtet Perëndia e ‘kryen plotësisht këshillën e lajmëtarëve të vet’. (Isaia 44:26) Prandaj, përmbushja e profecisë së Isaisë është një shembull i spikatshëm i besueshmërisë së të gjitha profecive në Shkrimet e Shenjta.
[Shënimet]
^ par. 24 Shih kapitullin 11 të librit Kushtoju vëmendje profecive të Danielit!, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.
^ par. 25 Shih kapitujt 35 dhe 36 të librit Zbulesa: Kulmi i saj madhështor është afër!, anglisht, botuar nga Watchtower Bible and Tract Society of New York, Inc.
[Pyetjet]
[Figura në faqen 63]
A mund të çlirojë një copë druri e padjegur ndonjë njeri?
[Figura në faqen 73]
Kokë mermeri e një mbreti iranian, ndoshta e Kirit
[Figura në faqen 75]
Kiri e përmbush profecinë duke ndërruar drejtimin e ujërave të Eufratit