Aspak ndihmë nga kjo botë
Kapitulli njëzet e katër
Aspak ndihmë nga kjo botë
1, 2. (a) Pse janë të tmerruar banorët e Jerusalemit? (b) Duke pasur parasysh gjendjen e vështirë të Jerusalemit, cilat pyetje janë me vend?
BANORËT e Jerusalemit janë të tmerruar dhe me të drejtë. Asiria, perandoria më e fuqishme e kohës, ka sulmuar ‘tërë qytetet e fortifikuara të Judës dhe i ka pushtuar’. Tani, makina ushtarake e Asirisë po kërcënon kryeqytetin e Judës. (2 Mbretërve 18:13, 17, Dio) Çfarë do të bëjë mbreti Hezekia dhe pjesa tjetër e banorëve të Jerusalemit?
2 Meqenëse qytetet e tjera të vendit të tij kanë rënë, Hezekia e kupton se Jerusalemi nuk është në gjendje t’i bëjë ballë ushtrisë së fuqishme të Asirisë. Për më tepër, asirianët kanë një reputacion të pashoq për sa i përket mizorisë dhe dhunës. Ushtria e këtij kombi është kaq e frikshme, saqë disa herë kundërshtarët tërhiqen, madje, pa luftuar fare! Duke pasur parasysh situatën e frikshme në të cilën gjendet Jerusalemi, kujt mund t’i drejtohen banorët e tij për ndihmë? A mund të ketë shpëtim nga ushtria asiriane? Si u gjend populli i Perëndisë në një situatë të tillë? Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, duhet ta hedhim vështrimin prapa e të shohim se si veproi Jehovai vite më parë me kombin që kishte bërë një besëlidhje me të.
Apostazi në Izrael
3, 4. (a) Kur dhe si u nda kombi i Izraelit në dy mbretëri? (b) Çfarë fillimi jo të mbarë i dha Jeroboami mbretërisë veriore prej dhjetë fisesh?
3 Që nga koha kur Izraeli doli nga Egjipti e deri kur vdiq biri i Davidit, Solomoni—një periudhë kohe prej pak më shumë se 500 vjetësh—të 12 fiset e Izraelit ishin të bashkuara si një
komb i vetëm. Pas vdekjes së Solomonit, Jeroboami i udhëhoqi dhjetë fiset veriore në një rebelim kundër shtëpisë së Davidit, dhe që nga ajo kohë kombi u nda në dy mbretëri. Kjo ndodhi në vitin 997 p.e.s.4 Jeroboami qe mbreti i parë i mbretërisë veriore të Izraelit dhe i udhëhoqi nënshtetasit e tij në shtegun e apostazisë, duke e zëvendësuar priftërinë aaronike dhe adhurimin e ligjshëm të Jehovait me një priftëri jolegjitime dhe me sistemin e adhurimit të viçit. (1 Mbretërve 12:25-33) Kjo ishte gjë e neveritshme për Jehovain. (Jeremia 32:30, 35) Për këtë dhe për arsye të tjera, ai e lejoi Asirinë ta nënshtronte Izraelin. (2 Mbretërve 15:29) Mbreti Hosea u përpoq ta thyente zgjedhën asiriane duke komplotuar me Egjiptin, por plani dështoi.—2 Mbretërve 17:4.
Izraeli i drejtohet një mbrojtjeje të rreme
5. Kujt i drejtohet Izraeli për ndihmë?
5 Jehovai dëshiron t’i sjellë në vete izraelitët. * Për këtë arsye ai dërgon profetin Isaia me mesazhin vijues: «Mjerë ata që zbresin në Egjipt për të kërkuar ndihmë, ata që mbështeten thjesht te kuajt dhe që e vënë besimin te qerret e luftës sepse janë të shumta dhe te kuajt sepse janë shumë të fuqishëm, por nuk i janë drejtuar të Shenjtit të Izraelit e nuk kanë kërkuar vetë Jehovain.» (Isaia 31:1) Sa tragjike! Izraeli ka më shumë besim te kuajt dhe te qerret e luftës, sesa te Jehovai, Perëndia i gjallë. Sipas mënyrës mishore të të menduarit që ka Izraeli, kuajt e Egjiptit janë të shumtë dhe të fuqishëm. Egjipti do të jetë me siguri një aleat i vlefshëm kundër ushtrisë asiriane. Megjithatë, së shpejti izraelitët do të shohin se aleanca e tyre mishore me Egjiptin është e kotë.
6. Përse fakti që Izraeli i kërkon ndihmë Egjiptit tregon mungesë të qartë besimi te Jehovai?
6 Nëpërmjet besëlidhjes së Ligjit banorët e Izraelit dhe ata Dalja 24:3-8; 1 Kronikave 16:15-17) Duke iu drejtuar Egjiptit për ndihmë, Izraeli shfaq mungesë besimi te Jehovai dhe mosvlerësim për ligjet që janë pjesë e asaj besëlidhjeje të shenjtë. Pse? Sepse në kushtet e besëlidhjes përfshihet edhe premtimi i Jehovait se do ta mbrojë popullin e tij nëse ai do t’i kushtojë devocion ekskluziv. (Levitiku 26:3-8) Duke iu përmbajtur atij premtimi, Jehovai ka treguar në mënyrë të përsëritur se është ‘një kështjellë në kohën e fatkeqësisë’. (Psalmi 37:39, Dio; 2 Kronikave 14:2, 9-12; 17:3-5, 10) Për më tepër, nëpërmjet Moisiut, ndërmjetësit të besëlidhjes së Ligjit, Jehovai u tha mbretërve të ardhshëm të Izraelit që të mos e rritnin numrin e kuajve të tyre. (Ligji i përtërirë 17:16) Bindja ndaj kësaj rregulle do të tregonte që këta mbretër i drejtohen «të Shenjtit të Izraelit» për mbrojtje. Mjerisht, sundimtarët e Izraelit nuk e kanë një besim të tillë.
të Judës gëzojnë me Jehovain një marrëdhënie si individë të dedikuar ndaj tij. (7. Çfarë mund të mësojnë të krishterët sot nga mungesa e besimit të Izraelit?
7 Nga kjo del një mësim për të krishterët sot. Izraeli shpresoi te mbështetja e dukshme e Egjiptit në vend që të shpresonte te mbështetja shumë më e fuqishme që siguron Jehovai. Në mënyrë të ngjashme sot, të krishterët mund të tundohen të kenë besim te burimet fizike të sigurisë—llogaritë bankare, pozita shoqërore dhe lidhjet me botën—në vend që të kenë besim te Jehovai. Vërtet, kryefamiljarët e krishterë e marrin seriozisht përgjegjësinë që kanë për të mbështetur materialisht familjen e tyre. (1 Timoteut 5:8) Por ata nuk shpresojnë te gjërat materiale dhe ruhen «nga çdo lloj lakmie». (Luka 12:13-21) E vetmja «lartësi e sigurt në kohë ankthi» është Perëndia Jehova.—Psalmi 9:9; 54:7.
8, 9. (a) Ndonëse planet e Izraelit mund të duken të menduara mirë në aspektin strategjik, cili do të jetë rezultati dhe pse? (b) Cili është ndryshimi që ekziston ndërmjet premtimeve njerëzore dhe premtimeve të Perëndisë?
8 Në fakt, Isaia u flet me qesëndi udhëheqësve izraelitë që Isaia 31:2) Udhëheqësit e Izraelit mund të mendojnë se janë të mençur. Por, a nuk është Krijuesi i universit, shumë herë më i mençur? Në pamje të parë, plani i Izraelit për të kërkuar ndihmën e Egjiptit duket i menduar mirë në aspektin strategjik. Por, lidhja e një aleance të tillë politike përbën kurorëshkelje frymore në sytë e Jehovait. (Ezekieli 23:1-10) Si rezultat, Isaia thotë se Jehovai do të «sjellë atë që është katastrofike».
hartuan me kujdes traktatin me Egjiptin, duke thënë: «Edhe ai është i mençur dhe do të sjellë atë që është katastrofike dhe nuk i ka tërhequr fjalët e tij, dhe me siguri do të ngrihet kundër shtëpisë së keqbërësve dhe kundër ndihmës së atyre që praktikojnë çka është e dëmshme.» (9 Premtimet e njerëzve dihet botërisht që nuk janë të besueshme dhe mbrojtja e ofruar prej tyre është e pasigurt. Nga ana tjetër, Jehovai nuk ka nevojë ‘t’i tërheqë fjalët e tij’. Ai do ta bëjë se s’bën atë që ka premtuar. Fjala e tij nuk kthehet tek ai pa rezultate.—Isaia 55:10, 11; 14:24.
10. Çfarë do t’u ndodhë si Egjiptit, ashtu edhe Izraelit?
10 A do të dalin egjiptianët një mbrojtje e besueshme për Izraelin? Jo. Isaia i thotë Izraelit: «Por egjiptianët janë njerëz tokësorë e jo Perëndia, dhe kuajt e tyre janë mish e jo frymë. Vetë Jehovai do të shtrijë dorën e tij dhe ai që jep ndihmë do të duhet të pengohet, dhe ai që po ndihmohet do të duhet të bjerë, e të gjithë ata do të marrin fund në të njëjtën kohë.» (Isaia 31:3) Si ndihmuesi (Egjipti), ashtu edhe i ndihmuari (Izraeli) do të pengohen, do të bien dhe do të marrin fund kur Jehovai ta shtrijë dorën për të ekzekutuar gjykimin e tij nëpërmjet Asirisë.
Rënia e Samarisë
11. Deri në çfarë mase ka grumbulluar mëkate Izraeli dhe cili është rezultati përfundimtar?
11 I shtyrë nga mëshira, Jehovai dërgon në mënyrë të përsëritur profetë për ta inkurajuar Izraelin që të pendohet dhe të kthehet në adhurimin e pastër. (2 Mbretërve 17:13) Megjithatë, Izraeli e rëndon mëkatin e tij, adhurimin e viçit, duke u marrë me gjëra të tilla, si parashikimi i së ardhmes, adhurimi imoral i Baalit si dhe përdorimi i shtyllave të shenjta e i vendeve të larta. Izraelitët shkojnë, madje, deri aty sa i ‘kalojnë nëpër zjarr bijtë dhe bijat e tyre’, duke ua flijuar kështu frytin e mishit të tyre perëndive demonë. (2 Mbretërve 17:14-17, Dio; Psalmi 106:36-39; Amosi 2:8) Për t’i dhënë fund ligësisë së Izraelit, Jehovai dekreton: «Samaria dhe mbreti i saj me siguri do të bëhen të heshtin, si një degë e thyer në sipërfaqen e ujërave.» (Hozea 10:1, 7) Në vitin 742 p.e.s., forcat asiriane sulmojnë Samarinë, kryeqytetin e Izraelit. Pas një rrethimi trevjeçar, Samaria bie dhe në vitin 740 p.e.s., mbretëria prej dhjetë fisesh pushon së ekzistuari.
12. Çfarë vepre ka autorizuar Jehovai që të kryhet sot dhe çfarë u ndodh atyre që e shpërfillin paralajmërimin?
12 Në kohën tonë Jehovai ka autorizuar të kryhet një vepër mbarëbotërore predikimi për të paralajmëruar ‘njerëzinë që të gjithë kudo qofshin të pendohen’. (Veprat 17:30; Mateu 24:14) Ata që e hedhin poshtë mjetin që ka caktuar Perëndia për shpëtim do të bëhen si «një degë e thyer», do të shkatërrohen si kombi apostat i Izraelit. Në krahun tjetër, ata që shpresojnë te Jehovai «do të trashëgojnë tokën dhe do të banojnë gjithnjë mbi të». (Psalmi 37:29, Dio) Prandaj, sa gjë e mençur është që t’i shmangim gabimet e mbretërisë së lashtë të Izraelit! Le të besojmë plotësisht te Jehovai për shpëtim!
Fuqia shpëtuese e Jehovait
13, 14. Çfarë fjalësh ngushëlluese ka Jehovai për Sionin?
13 Disa kilometra më larg kufirit jugor të Izraelit gjendet Jerusalemi, kryeqyteti i Judës. Banorët e Jerusalemit janë plotësisht të vetëdijshëm për atë që i ka ndodhur Samarisë. Tani ata e shohin veten të kërcënuar nga i njëjti armik i tmerrshëm që shkatërroi fqinjin e tyre verior. A do të nxjerrin mësim nga ajo që i ndodhi Samarisë?
14 Fjalët vijuese të Isaisë janë ngushëlluese për banorët e Jerusalemit. Ai i siguron ata se Jehovai e do akoma popullin me të cilin ka bërë një besëlidhje, duke thënë: «Kjo është ajo që më ka thënë Jehovai: ‘Ashtu si ulëret luani, po, luani i ri me krifë mbi prenë e tij, kur thirren kundër tij një numër i madh barinjsh e me gjithë zërin e tyre ai nuk trembet dhe me gjithë zhurmën e tyre nuk ndalon, në të Isaia 31:4) Si një luan i ri që qëndron mbi prenë, Jehovai do ta mbrojë me xhelozi Sionin, qytetin e tij të shenjtë. Asnjë mburrje, asnjë fjalë kërcënuese dhe as ndonjë zhurmë tjetër e trupave asiriane nuk do ta bëjë Jehovain të heqë dorë nga qëllimi i tij.
njëjtën mënyrë Jehovai i ushtrive do të zbresë të bëjë luftë në malin Sion dhe në kodrën e tij.’» (15. Si i trajton në mënyrë të butë e të dhembshur Jehovai banorët e Jerusalemit?
Isaia 31:5) Një zog nënë është gjithmonë vigjilent për të mbrojtur të vegjlit. Me krahë të hapur ajo sillet vërdallë mbi zogjtë e saj dhe me sytë katër kërkon ndonjë shenjë rreziku. Nëse ndonjë grabitqar afrohet, ajo lëshohet menjëherë poshtë për të mbrojtur zogjtë e saj. Në mënyrë të ngjashme, Jehovai do të kujdeset me butësi për banorët e Jerusalemit për shkak të pushtuesve asirianë.
15 Tani, vëreni mënyrën e butë dhe të dhembshur në të cilën do t’i trajtojë Jehovai banorët e Jerusalemit: «Si zogj që fluturojnë, në të njëjtën mënyrë, Jehovai i ushtrive do ta mbrojë Jerusalemin. Duke e mbrojtur, ai me siguri edhe do ta çlirojë. Duke e kursyer, ai duhet edhe ta shpëtojë.» («Kthehuni, ju njerëz!»
16. (a) Ç’thirrje të dashur i bën Jehovai popullit të tij? (b) Kur bëhet veçanërisht i dukshëm rebelimi i popullit të Judës? Shpjegoni.
16 Tani Jehovai i kujton popullit të tij se ka mëkatuar dhe e nxit ta braktisë rrugën e gabuar: «Kthehuni, ju njerëz, tek Ai kundër të cilit bijtë e Izraelit kanë shkuar thellë në rebelimin e tyre!» (Isaia 31:6) Mbretëria dhjetëfisëshe e Izraelit nuk ka qenë e vetme në rebelimin e saj. Pjesëtarët e popullit të Judës, të cilët, gjithashtu, janë ‘bij të Izraelit’, kanë shkuar «thellë në rebelimin e tyre». Kjo do të bëhet veçanërisht e dukshme pak kohë pasi Isaia të përfundojë mesazhin e tij profetik, kur bëhet mbret Manaseu, biri i Hezekisë. Sipas Biblës ‘Manaseu e shtyu Judën dhe banorët e Jerusalemit të vepronin më keq se kombet që Zoti kishte shkatërruar’. (2 Kronikave 33:9, Dio) Imagjinoni! Jehovai i shkatërron kombet pagane sepse janë të neveritshëm për shkak të korruptimit moral të tyre, ndërsa banorët e Judës që kanë bërë një besëlidhje me Jehovain, janë akoma më të këqinj se ato kombe.
17. Në cilat aspekte është e ngjashme gjendja në kohën tonë me atë të Judës së kohës së Manaseut?
17 Në agim të shekullit të 21-të, gjendja në shumë aspekte është e ngjashme me atë të Judës së ditëve të Manaseut. Bota po përçahet gjithnjë e më shumë nga urrejtja fetare, raciale dhe etnike. Miliona njerëz kanë rënë viktima të akteve të llahtarshme, si: vrasjet, torturimet, përdhunimet dhe i ashtuquajturi spastrim etnik. Pa dyshim, njerëzit dhe kombet—sidomos kombet e të ashtuquajturit krishterim—kanë shkuar «thellë në rebelimin e tyre». Megjithatë, mund të jemi të sigurt se Jehovai nuk do të lejojë që ligësia të vazhdojë pafundësisht. Pse? Për shkak të asaj që ndodhi në ditët e Isaisë.
Jerusalemi çlirohet
18. Çfarë paralajmërimi i jep Rabshakehu Hezekisë?
18 Mbretërit asirianë ua jepnin perëndive të tyre meritën për fitoret në fushën e betejës. Libri Ancient Near Eastern Texts përmban shënime të Ashurbanipalit, një monark asirian, i cili pohonte se ishte udhëhequr nga «Ashuri, Beli, Neboja, perënditë e mëdhenj, zotërinjtë [e tij], të cilët marshuan (në çdo moment) përkrah [tij], kur mposhti ushtarët (e aftë) për luftë . . . në një betejë madhështore të hapur». Në kohën e Isaisë, Rabshakehu, i cili përfaqëson mbretin Senakerib të Asirisë, shfaq një besim të ngjashëm në përfshirjen e perëndive në luftërat njerëzore, kur i drejtohet mbretit Hezekia. Ai e paralajmëron mbretin jude të mos mbështetet te Jehovai për shpëtim dhe përmend se perënditë e kombeve të tjera nuk kanë qenë të aftë t’i mbrojnë popujt e tyre nga makina e fuqishme ushtarake asiriane.—2 Mbretërve 18:33-35.
19. Si reagon Hezekia ndaj talljeve të Rabshakehut?
19 Si reagon mbreti Hezekia? Bibla thotë: «Kur mbreti Ezekia dëgjoi këto gjëra, grisi rrobat e tij, u mbulua me një thes dhe hyri në shtëpinë e Zotit.» (2 Mbretërve 19:1, Dio) Hezekia e pranon se vetëm një Person mund ta ndihmojë në këtë situatë të frikshme. Ai e përul veten dhe kërkon drejtim nga Jehovai.
20. Në ç’mënyrë do të veprojë Jehovai në favor të banorëve të Judës dhe çfarë duhet të mësojnë ata nga kjo?
20 Jehovai jep drejtimin e kërkuar. Nëpërmjet profetit Isaia, ai thotë: «Në atë ditë, secili prej tyre do të flakë perënditë Isaia 31:7) Kur Jehovai të luftojë për popullin e tij, do të duket se çfarë janë në të vërtetë perënditë e Senakeribit, d.m.th. të pavlefshëm. Ky është një mësim të cilit banorët e Judës duhet t’i vënë veshin. Me gjithë besnikërinë e mbretit Hezekia, vendi i Judës, ashtu si Izraeli, është mbushur me idhuj. (Isaia 2:5-8) Për banorët e Judës, rindërtimi i marrëdhënies me Jehovain do të kërkojë të pendohen për mëkatet e tyre dhe që ‘secili prej tyre të flakë perënditë e tij’.—Shih Daljen 34:14.
e tij të pavlefshëm prej argjendi dhe perënditë e tij pa vlerë prej ari, që duart tuaja i kanë bërë për ju si një mëkat.» (21. Si i përshkruan Isaia në mënyrë profetike veprimet ekzekutuese të Jehovait kundër asirianit?
21 Tani, Isaia përshkruan në mënyrë profetike veprimet ekzekutuese të Jehovait kundër armikut të frikshëm të Judës: «Asiriani duhet të bjerë nga shpata, jo nga ajo e njeriut, dhe një shpatë, jo e njeriut tokësor, do ta përpijë atë. Ai duhet t’ia mbathë për shkak të shpatës dhe të rinjtë e tij do të jenë për punë të detyruar.» (Isaia 31:8) Kur vjen koha për të larë hesapet, banorët e Jerusalemit nuk kanë nevojë as të nxjerrin shpatat nga milli. Ajka e trupave asiriane përpihet, jo nga shpatat e njerëzve, por nga shpata e Jehovait. Sa për mbretin asirian Senakeribin, «ai duhet t’ia mbathë për shkak të shpatës». Pas vdekjes së 185 000 prej luftëtarëve të tij nga dora e engjëllit të Jehovait, kthehet në vendin e vet. Më vonë atë e vrasin dy bijtë e vet ndërsa përkulet para perëndisë së tij Nisrok.—2 Mbretërve 19:35-37.
22. Çfarë mund të mësojnë të krishterët sot nga ngjarjet ku përfshiheshin Hezekia dhe ushtria asiriane?
22 Askush, duke përfshirë edhe Hezekinë, nuk mund ta parashikonte se si do ta çlironte Jehovai Jerusalemin nga ushtria asiriane. Megjithatë, mënyra se si veproi Hezekia gjatë kësaj krize siguron një shembull të shkëlqyer për ata që hasin sprova sot. (2 Korintasve 4:16-18) Duke pasur parasysh reputacionin tmerrues të asirianëve që po kërcënonin Jerusalemin, është e kuptueshme që Hezekia ishte i frikësuar. (2 Mbretërve 19:3) Megjithatë, ai pati besim te Jehovai dhe kërkoi drejtimin e Tij, jo drejtimin e njeriut. Çfarë bekimi qe për Jerusalemin fakti që ai veproi në këtë mënyrë! Edhe të krishterët me druajtje Perëndie sot mund të përjetojnë tronditje të forta kur gjenden në stres. Në shumë situata frika është e kuptueshme. Megjithatë, nëse e ‘hedhim gjithë ankthin tonë mbi Jehovain’, ai do të kujdeset për ne. (1 Pjetrit 5:7) Ai do të na ndihmojë ta kapërcejmë frikën dhe do të na forcojë ta përballojmë situatën që po na shkakton stres.
23. Në ç’mënyrë mbetet i frikësuar Senakeribi dhe jo Hezekia?
23 Në fund, ai që mbetet i frikësuar është Senakeribi dhe jo Hezekia. Kujt mund t’i drejtohet ai për ndihmë? Isaia parathotë: «‘Shkrepi i tij do të kalojë për shkak të frikës dhe princat e tij duhet të tmerrohen për shkak të sinjalit’,—është shprehja e Jehovait, drita e të cilit është në Sion dhe furra e të cilit është në Jerusalem.» (Isaia 31:9) Perënditë e Senakeribit—«shkrepi» i tij, streha tek e cila ka besuar—e zhgënjejnë atë. Ata, si të thuash, ‘kalojnë për shkak të frikës’. Veç kësaj, edhe princat e Senakeribit nuk mund të bëjnë gjë. Edhe ata i ka zënë tmerri.
24. Ç’mesazh i qartë mund të merret nga ajo që i ndodhi asirianit?
24 Kjo pjesë e profecisë së Isaisë përcjell një mesazh të qartë për cilindo që do të çonte nëpër mend të kundërshtonte Perëndinë. Nuk ka asnjë armë, asnjë fuqi, asnjë strategji, që të mund të bëjë të dështojnë qëllimet e Jehovait. (Isaia 41:11, 12) Në të njëjtën kohë, ata që pohojnë se i shërbejnë Perëndisë, por që largohen nga ai për të kërkuar siguri në gjërat fizike, më në fund do të zhgënjehen. Të gjithë ata «që nuk i janë drejtuar të Shenjtit të Izraelit» do të shohin Jehovain kur të «sjellë atë që është katastrofike». (Isaia 31:1, 2) Vërtet, e vetmja strehë e vërtetë dhe e përhershme është Perëndia Jehova!—Psalmi 37:5.
[Shënimi]
^ par. 5 Ka të ngjarë që tri vargjet e para të kapitullit 31 të Isaisë t’i drejtohen kryesisht Izraelit. Gjashtë vargjet e fundit duket se i referohen Judës.
[Pyetjet]
[Figura në faqen 319]
Ata që e vendosin besimin në gjërat materiale do të zhgënjehen
[Figura në faqen 322]
Si një luan i ri që ruan prenë e tij, Jehovai do të mbrojë qytetin e tij të shenjtë
[Figurat në faqen 324]
Bota është e përçarë nga urrejtjet fetare, raciale dhe etnike
[Figura në faqen 326]
Hezekia shkoi në shtëpinë e Jehovait për të kërkuar ndihmë