Jehovai është Mbret
Kapitulli njëzet
Jehovai është Mbret
1, 2. (a) Cilat kombe do të përjetojnë zemërimin e Jehovait? (b) A do të përjashtohet Juda nga ndëshkimi dhe si e dimë këtë?
BABILONIA, Filisteja, Moabi, Siria, Etiopia, Egjipti, Edomi, Tiri, Asiria—të gjitha këto kombe do të përjetojnë zemërimin e Jehovait. Isaia ka parathënë katastrofat që do të bien mbi këto kombe dhe qytete armiqësore. Por ç’të themi për Judën? A do të përjashtohen banorët e Judës nga ndëshkimi për udhët e tyre mëkatare? Historia përgjigjet me një jo kumbuese!
2 Shqyrtoni çfarë i ndodhi Samarisë, kryeqytetit të mbretërisë dhjetëfisëshe të Izraelit. Ky komb nuk e respektoi besëlidhjen e bërë me Perëndinë. Nuk qëndroi i ndarë nga praktikat e ndyra të kombeve përreth. Në vend të kësaj, banorët e Samarisë «kishin kryer [vazhdonin të bënin, BR] veprime të liga, duke shkaktuar zemërimin e Zotit . . . Prandaj Zoti u zemërua shumë me Izraelin dhe e largoi nga prania e tij». I marrë forcërisht nga vendi i tij, ‘Izraeli u shpërngul në vendin e Asirisë’. (2 Mbretërve 17:9-12, 16-18, 23, Dio; Hozea 4:12-14, Dio) Ajo që i ndodhi mbretërisë së Izraelit është një shenjë e keqe për motrën e saj, mbretërinë e Judës.
Isaia parathotë shkretimin e Judës
3. (a) Pse e braktis Jehovai mbretërinë dyfisëshe të Judës? (b) Çfarë është i vendosur të bëjë Jehovai?
3 Disa mbretër të Judës qenë besnikë, por shumica jo. Edhe nën sundimin e një mbreti besimplotë siç ishte Jothami, populli nuk u largua plotësisht nga adhurimi i rremë. (2 Mbretërve 15:32-35) Ligësia e Judës arrin një pikë kulmore gjatë mbretërimit të mbretit gjakatar Manase, i cili, sipas gojëdhënave judeje, e vret profetin besimplotë Isaia duke urdhëruar që të sharrohet e të bëhet copë-copë. (Krahaso Hebrenjve 11:37.) Ky mbret i lig «vazhdoi të joshte Judën dhe banorët e Jerusalemit që të vepronin më keq se kombet që Jehovai kishte asgjësuar para bijve të Izraelit». (2 Kronikave 33:9) Gjatë sundimit të Manaseut vendi ndotet akoma më shumë sesa kur ishte nën kontrollin e kananitëve. Prandaj, Jehovai deklaron: «Ja, po sjell një katastrofë mbi Jerusalem dhe mbi Judë, të tillë që nëse dikush dëgjon për të, të dyja veshët do t’i buçasin. . . . Do ta pastroj Jerusalemin ashtu si pastrohet tasi pa dorezë, duke e pastruar dhe duke e kthyer përmbys. Dhe në të vërtetë do ta braktis mbetjen e trashëgimisë sime dhe do t’i jap në dorën e armiqve të tyre dhe ata do të bëhen plaçkë dhe pre e gjithë armiqve të tyre, për arsye se bënë atë që ishte e keqe në sytë e mi dhe më fyenin vazhdimisht.»—2 Mbretërve 21:11-15.
4. Çfarë do t’i bëjë Jehovai Judës dhe si përmbushet kjo profeci?
4 Ashtu si një tas që kthehet përmbys, duke lënë të derdhet gjithçka që është në të, vendi do të boshatiset nga njerëzit që e banojnë. Ky shkretim i ardhshëm i Judës dhe i Jerusalemit bëhet përsëri tema e profecisë së Isaisë. Ai fillon: «Ja, Jehovai po boshatis vendin dhe po e shkreton, ka përdredhur faqen e tij dhe ka shpërndarë banorët.» (Isaia 24:1) Kjo profeci përmbushet kur Jerusalemi dhe tempulli i tij shkatërrohen nga ushtria pushtuese babilonase nën drejtimin e mbretit Nabukodonosor dhe kur shumica e banorëve të Judës vdesin nga shpata, uria dhe murtaja. Shumica e judenjve të mbijetuar merren robër në Babiloni dhe ata pak që mbeten pas ia mbathin për në Egjipt. Kështu, vendi i Judës rrënohet dhe shpopullohet plotësisht. As kafshët shtëpiake nuk mbeten. Vendi i braktisur kthehet në një shkretëtirë me rrënoja që të ngjallin trishtim, të banuara vetëm nga kafshë të egra dhe shpendë.
5. A do të përjashtohet ndonjë individ nga gjykimi i Jehovait? Shpjegoni.
Isaia 24:2, 3) Pasuria dhe privilegjet e shërbimit në tempull nuk do të ndikojnë në mënyrën e trajtimit. Nuk do të bëhen përjashtime. Vendi është kaq i korruptuar, saqë çdo i mbijetuar—qoftë prift, shërbëtor ose zotëri, blerës ose shitës—duhet të shkojë në mërgim.
5 A do të ketë favorizim në mënyrën e trajtimit për ndonjë individ në Judë gjatë gjykimit të ardhshëm? Isaia përgjigjet: «Do të jetë për popullin njësoj si për priftërinjtë, për shërbëtorin njësoj si për zotërinë, për shërbëtoren njësoj si për të zonjën, për blerësin njësoj si për shitësin, për huadhënësin njësoj si për huamarrësin, për atë që merr interesin njësoj si për atë që paguan interesin. Me siguri vendi do të boshatiset dhe me siguri do të plaçkitet, sepse këtë fjalë e ka thënë vetë Jehovai.» (6. Pse e hoqi Jehovai bekimin e tij nga vendi?
6 Me qëllim që të mos ketë asnjë keqkuptim, Isaia tregon se ky shkatërrim i ardhshëm do të jetë i plotë dhe shpjegon arsyet për këtë gjë: «Vendi ka hyrë në vajtim, është venitur. Vendi prodhues është tharë, është venitur. Të mëdhenjtë e popullit të vendit janë tharë. Dhe toka është ndotur nën banorët e saj, sepse kanë shpërfillur ligjet, kanë ndryshuar rregullin, kanë thyer besëlidhjen me kohëzgjatje të pacaktuar. Kjo është arsyeja për të cilën mallkimi ka përpirë vendin dhe ata që banojnë në të janë konsideruar fajtorë. Kjo është arsyeja për të cilën banorët e vendit janë pakësuar në numër dhe kanë mbetur fare pak njerëz të vdekshëm.» (Isaia 24:4-6) Kur izraelitëve iu dha vendi i Kanaanit, ata panë se ai ishte «një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë». (Ligji i përtërirë 27:3, Dio) Megjithatë, ata vareshin ende nga bekimi i Jehovait. Nëse do të mbanin me besnikëri statutet dhe urdhërimet e tij, toka do të ‘jepte prodhimin e saj’, por nëse do t’i shpërfillnin ligjet dhe urdhërimet e tij, përpjekjet e tyre për të kultivuar tokën do të ‘konsumoheshin më kot’ dhe toka ‘nuk do ta jepte më prodhimin e saj’. (Levitiku 26:3-5, 14, 15, 20, Dio) ‘Vendin do ta përpinte’ mallkimi i Jehovait. (Ligji i përtërirë 28:15-20, 38-42, 62, 63) Tani Juda duhet të presë që ta zërë ai mallkim.
7. Në ç’mënyrë do të ishte një bekim për izraelitët besëlidhja e Ligjit?
7 Rreth 800 vjet para kohës së Isaisë, izraelitët bënë me Jehovain një besëlidhje dhe ranë dakord t’i përmbaheshin asaj. (Dalja 24:3-8) Kushtet e asaj besëlidhjeje të Ligjit përcaktonin që, nëse do t’i bindeshin urdhërimeve të Jehovait, do të kishin bekimin e tij të pasur, por nëse do ta dhunonin besëlidhjen, atëherë do ta humbnin bekimin e tij dhe armiqtë e tyre do t’i merrnin robër. (Dalja 19:5, 6; Ligji i përtërirë 28:1-68) Kjo besëlidhje e Ligjit, e dhënë nëpërmjet Moisiut, duhej të qëndronte në fuqi për një periudhë kohe të pakufizuar, të papërcaktuar. Ajo do t’i mbronte izraelitët deri në shfaqjen e Mesisë.—Galatasve 3:19, 24.
8. (a) Në ç’mënyrë i ka «shpërfillur ligjet» dhe e ka «ndryshuar rregullin» populli? (b) Në cilat mënyra «të mëdhenjtë» janë të parët që ‘thahen’?
8 Por populli e ka «thyer besëlidhjen me kohëzgjatje të pacaktuar». Ata i kanë shpërfillur ligjet e dhëna nga Perëndia, duke mos i marrë parasysh. Kanë «ndryshuar rregullin», duke ndjekur praktika ligjore të ndryshme nga ato që u dha Dalja 22:25; Ezekieli 22:12) Prandaj, populli do të shpërngulet nga vendi. Në gjykimin e ardhshëm nuk do të tregohet mëshirë. Ndër të parët që do të ‘thahen’, kur Jehovai do të heqë mbrojtjen dhe favorin e tij, janë «të mëdhenjtë», fisnikëria. Në përmbushje të kësaj, ndërsa shkatërrimi i Jerusalemit afrohet, mbretërit judenj bëhen vasalë, në fillim të egjiptianëve e më pas të babilonasve. Më vonë, mbreti Jehojakin dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore janë ndër të parët që merren robër në Babiloni.—2 Kronikave 36:4, 9, 10.
Jehovai. (Gëzimi largohet nga vendi
9, 10. (a) Ç’rol luan bujqësia në Izrael? (b) Çfarë do të thotë fakti që secili ulet «nën pjergullën dhe fikun e tij»?
9 Kombi i Izraelit është një shoqëri me karakter bujqësor. Që nga koha kur hynë në Tokën e Premtuar, izraelitët kanë bërë një jetë të bazuar në kultivimin e bimëve bujqësore dhe në rritjen e bagëtive. Prandaj, bujqësia zë një vend kryesor në ligjet që i janë dhënë Izraelit. Për të lejuar që tokës t’i kthehet pjelloria, në to urdhërohet mbajtja e një sabati të detyruar për tokën çdo shtatë vjet. (Dalja 23:10, 11; Levitiku 25:3-7) Tri festat vjetore që kombi është urdhëruar të kremtojë janë llogaritur të përkojnë me sezone bujqësore.—Dalja 23:14-16.
10 Vreshtat janë gjë e zakonshme në tërë vendin. Shkrimet e përmendin verën, e cila është një produkt i rrushit, si një dhuratë nga Perëndia që «gëzon zemrën e njeriut». (Psalmi 104:15, Dio) Fakti që secili ulet «nën pjergullën dhe fikun e tij», tregon begati, paqe dhe siguri nën sundimin e drejtë të Perëndisë. (1 Mbretërve 4:25, Dio; Mikea 4:4) Një sezon i suksesshëm vjeljeje konsiderohet si një bekim dhe është një arsye për të kënduar e gëzuar. (Gjykatësit 9:27; Jeremia 25:30) Gjithashtu, është e vërtetë edhe e kundërta. Kur hardhitë thahen ose nuk prodhojnë më rrush, dhe vreshtat kthehen në vende të shkreta me gjemba, kjo është një dëshmi që tregon se Jehovai e ka hequr bekimin e tij, po, është periudhë e një trishtimi të madh.
11, 12 (a) Si i ilustron Isaia kushtet që do të rezultojnë nga gjykimi i Jehovait? (b) Çfarë perspektive të zymtë përshkruan Isaia?
11 Prandaj, me të drejtë, Isaia i përdor vreshtat dhe prodhimet e tyre për të ilustruar kushtet që do të krijohen kur Jehovai të heqë bekimin e tij nga vendi: «Vera e re ka hyrë në vajtim, hardhia është tharë, të gjithë ata që ishin të gëzuar në zemër po psherëtijnë. Ngazëllimi i dajreve ka pushuar, zhurma e atyre që gëzonin me të madhe është ndërprerë, ngazëllimi i harpës ka pushuar. E pijnë verën pa këngë, pija dehëse bëhet e hidhur për ata që e pijnë. Qyteti i shkretuar është rrënuar, çdo shtëpi është mbyllur për të mos hyrë njeri në të. Në rrugë dëgjohet një britmë për mungesë vere. I gjithë gëzimi ka ikur, ngazëllimi i vendit është larguar. Në qytet ka mbetur një gjendje që të habit, porta është copëtuar e katandisur thjesht në një grumbull rrënojash.»—Isaia 24:7-12.
12 Dajrja dhe harpa janë instrumente të këndshme që përdoren për të lavdëruar Jehovain dhe për të shprehur gëzim. (2 Kronikave 29:25; Psalmi 81:2) Melodia e tyre nuk do të dëgjohet gjatë kësaj periudhe të ndëshkimit hyjnor. Nuk do të ketë më vjelje rrushi të gëzueshme. Nuk do të ketë asnjë tingull të gëzueshëm në rrënojat e shkreta të Jerusalemit, porta e të cilit do të jetë «copëtuar e katandisur në një grumbull rrënojash» dhe shtëpitë do të jenë «mbyllur» në mënyrë që asnjë të mos ketë mundësi të hyjë në to. Çfarë perspektive e zymtë për banorët e një vendi që si natyrë ka qenë tepër pjellor!
Një mbetje ‘bërtet nga gëzimi’
13, 14. (a) Çfarë ligjesh ka dhënë Jehovai për vjeljen? (b) Si i përdor Isaia ligjet lidhur me vjeljen, për të ilustruar faktin që pas gjykimit të Jehovait do të ketë të mbijetuar? (c) Ndonëse po afrohen periudha të trishtueshme sprovimi, për çfarë mund të jenë të sigurt judenjtë?
13 Për të vjelur ullinjtë, izraelitët i godasin pemët me shkopinj me qëllim që të bien kokrrat. Sipas Ligjit të Perëndisë, Ligji i përtërirë 24:19-21, Dio) Duke u bazuar në këto ligje të njohura mirë, Isaia ilustron faktin ngushëllues që në gjykimin e ardhshëm të Jehovait do të ketë të mbijetuar: «Kështu do të bëhet në mes të vendit, midis popujve, si shkundja e ullinjve, si mbledhja e asaj që mbetet kur vjelja e rrushit ka mbaruar. Ata do të ngrenë zërin e tyre, do të bërtasin nga gëzimi. Në superioritetin e Jehovait me siguri do të këlthasin fort nga deti. Për këtë arsye në rajonin e dritës ata duhet të lavdërojnë Jehovain, në ishujt e detit emrin e Jehovait, Perëndisë së Izraelit. Nga skaji i vendit kemi dëgjuar melodi: ‘Stolisje për të Drejtin!’»—Isaia 24:13-16a.
atyre u ndalohet të hipin në degët e pemëve e të mbledhin ullinjtë e mbetur. Gjithashtu, ata nuk duhet ta mbledhin rrushin e mbetur pasi kanë vjelur vreshtat e tyre. Ajo që mbetet pas vjeljes duhet lënë që ta mbledhin të varfrit, ‘të huajt, jetimët dhe gratë e veja’. (14 Ashtu si disa fryte mbeten në pemë ose në hardhi pas vjeljes, po kështu do të ketë disa që do të mbeten pas ekzekutimit të gjykimit të Jehovait—«mbledhja e asaj që mbetet pasi ka mbaruar vjelja e rrushit». Siç tregohet në vargun 6, profeti ka folur tashmë për këta persona, duke thënë se «kanë mbetur fare pak njerëz të vdekshëm». Prapëseprapë, megjithëse janë pak, gjatë shkatërrimit të Jerusalemit e Isaia 4:2, 3; 14:1-5) Ndonëse njerëzit me zemër të drejtë do të përjetojnë periudha të trishtueshme sprovimi, ata mund të jenë të sigurt se në të ardhmen do të gjejnë çlirim dhe gëzim. Të mbijetuarit do të shohin shpalosjen e fjalës profetike të Jehovait dhe do të kuptojnë se Isaia ka qenë një profet i vërtetë i Perëndisë. Ata do të mbushen me gëzim ndërsa do të jenë dëshmitarë të përmbushjes së profecive rreth rivendosjes. Nga çdo vend ku janë shpërndarë—qofshin ishujt e Mesdheut në perëndim, Babilonia në «rajonin e dritës» (lindja e diellit ose Lindja) ose ndonjë vend tjetër i largët—ata do të lavdërojnë Perëndinë për faktin që janë ruajtur në jetë dhe do të këndojnë: «Stolisje për të Drejtin!»
të Judës do të ketë të mbijetuar dhe më vonë një mbetje do të kthehet nga robëria për të populluar përsëri vendin. (S’ka shpëtim nga gjykimi i Jehovait
15, 16. (a) Si ndihet Isaia për atë që do t’i ndodhë popullit të tij? (b) Çfarë do t’u ndodhë banorëve jobesnikë të vendit?
15 Megjithatë, tani për tani, gëzimi është i parakohshëm. Isaia e kthen vëmendjen e bashkëkohësve të tij tek e tashmja, duke thënë: «Por unë them: ‘Për mua ka dobësi, për mua ka dobësi! Mjerë unë! Të pabesët kanë vepruar pabesisht. Po, me pabesi të pabesët kanë vepruar pabesisht.’ Tmerri, gropa dhe gracka janë mbi ty, o banor i vendit. Dhe duhet të ndodhë që kushdo që ia mbath nga tingulli i asaj që ngjall tmerr, do të bjerë në gropë dhe kushdo që do të dalë nga gropa, do të zihet në grackë. Sepse portat e ujit që janë lart faktikisht do të hapen dhe themelet e vendit do të tronditen. Vendi është çarë plotësisht, vendi është shkundur plotësisht, vendi është lëkundur plotësisht. Vendi lëviz në mënyrë krejt të paqëndrueshme si një i dehur dhe është lëkundur sa andej-këtej si një kasolle rojtari. Shkelja e tij është bërë e rëndë mbi të dhe duhet të rrëzohet për të mos u ngritur më.»—Isaia 24:16b-20.
Proverbat 1:24-27) Katastrofa do të vijë, edhe pse njerëzit e pabesë në vend, duke u përpjekur ta bindin popullin se nuk do të ndodhë asgjë, përdorin gënjeshtrën dhe mashtrimin për ta çuar drejt shkatërrimit. (Jeremia 27:9-15) Armiqtë nga jashtë do të hyjnë brenda, do t’i plaçkitin dhe do t’i marrin robër. E gjithë kjo e trishton shumë Isainë.
16 Isaia është mbushur me hidhërim për atë që do t’i ndodhë popullit. Gjendja që ekziston rreth tij e bën të ndihet keq dhe i trishtuar. Të pabesët janë me bollëk dhe u shtijnë frikën banorëve të vendit. Kur Jehovai të heqë mbrojtjen e tij, banorët jobesnikë të Judës do të tmerrohen si ditën, ashtu edhe natën. Do të jenë të pasigurt për jetën e tyre. Askush nuk do të mund t’i shpëtojë katastrofës që do të bjerë mbi ta për shkak të braktisjes së urdhërimeve të Jehovait dhe shpërfilljes së mençurisë hyjnore. (17. (a) Pse shpëtimi do të jetë i pamundur? (b) Kur fuqia gjykuese e Jehovait të lëshohet nga qielli çfarë do t’i ndodhë vendit?
17 Megjithatë, profeti duhet të deklarojë se nuk do të ketë shpëtim. Kudo që të përpiqen të ikin, njerëzit do të kapen. Disa do të mund t’i shpëtojnë një katastrofe, por do t’u bjerë Amosin 5:18, 19.) Fuqia gjykuese e Jehovait do të lëshohet nga qielli dhe do të tronditë themelet e vendit. Si një njeri i dehur, vendi lëkundet dhe bie, i rënduar nga faji i tij, duke mos qenë në gjendje të ngrihet përsëri. (Amosi 5:2) Gjykimi i Jehovait është përfundimtar. Vendi do të shkatërrohet dhe do të rrënohet plotësisht.
një tjetër: nuk do të ketë aspak siguri. Do të ndodhë ashtu siç i ndodh një kafshe që ndiqet në gjueti, e cila shpëton nga rënia në një gropë vetëm për t’u zënë më pas në një grackë. (KrahasoJehovai do të mbretërojë me lavdi
18, 19. (a) Kujt mund t’i referohet ‘ushtria e lartësisë’ dhe në ç’mënyrë mblidhen «në birucë» këta? (b) Ndoshta në cilën mënyrë do të drejtohet vëmendja nga ‘ushtria e lartësisë’ «pas një bollëku ditësh»? (c) Në ç’mënyrë e drejton vëmendjen Jehovai nga ‘mbretërit e dheut’?
18 Tani profecia e Isaisë fiton një shtrirje më të gjerë duke iu referuar plotësimit përfundimtar të qëllimit të Jehovait: «Në atë ditë duhet të ndodhë që Jehovai do ta kthejë vëmendjen e tij drejt ushtrisë së lartësisë në lartësi dhe drejt mbretërve të dheut mbi dhe. Dhe me siguri ata do të grumbullohen me një grumbullim si ai i të burgosurit në gropë dhe do të mbyllen në birucë, dhe pas një bollëku ditësh do t’u kushtohet vëmendje. Dhe hëna e plotë është turbulluar dhe dielli i ndritshëm është turpëruar, sepse Jehovai i ushtrive është bërë mbret në malin Sion dhe në Jerusalem dhe para pleqve të tij, me lavdi.»—Isaia 24:21-23.
19 ‘Ushtria e lartësisë’ mund t’u referohet «sundimtarëve botërorë [demonikë] të kësaj errësire, . . . forcave të liga frymore në vendet qiellore». (Efesianëve 6:12) Këta kanë pasur një ndikim të fuqishëm mbi fuqitë botërore. (Danieli 10:13, 20; 1 Gjonit 5:19) Qëllimi i tyre është që t’i largojnë njerëzit nga Jehovai dhe nga adhurimi i tij i pastër. Ata arrijnë me sukses ta joshin Izraelin që të ndjekë praktikat e korruptuara të kombeve përreth e, si rrjedhim, të meritojë gjykimin hyjnor të Perëndisë. Por Satanai dhe demonët e tij do të duhet të përgjigjen para Perëndisë kur më në fund do ta kthejë vëmendjen drejt tyre dhe drejt sunduesve në tokë, «mbretërve të dheut mbi dhe», të cilët kanë qenë të ndikuar prej tyre për t’iu kundërvënë Perëndisë dhe për të shkelur ligjet e tij. (Zbulesa 16:13, 14) Duke folur në mënyrë simbolike, Isaia thotë se ata do të grumbullohen dhe «do të mbyllen në birucë». «Pas një bollëku ditësh», ndoshta kur Satanai dhe demonët e tij (por jo ‘mbretërit e dheut mbi dhe’) të lirohen përkohësisht në fund të mbretërimit mijëvjeçar të Jezu Krishtit, Perëndia do të sjellë mbi ta ndëshkimin përfundimtar që meritojnë.—Zbulesa 20:3, 7-10.
20. Si dhe kur ‘bëhet mbret’ Jehovai në kohën e lashtë dhe në atë moderne?
20 Kështu, kjo pjesë e profecisë së Isaisë u dha judenjve një siguri të mrekullueshme. Në kohën e duhur sipas Tij, Jehovai do të shkaktonte rënien e Babilonisë së lashtë dhe do t’i rikthente judenjtë në vendin e tyre. Në vitin 537 p.e.s., kur ai shfaq fuqinë dhe sovranitetin në favor të popullit të tij, atyre mund t’u thuhet me të drejtë: «Perëndia yt është bërë mbret!» (Isaia 52:7) Në kohët moderne, Jehovai ‘u bë mbret’ në vitin 1914, kur e vendosi Jezu Krishtin si Mbret në Mbretërinë e Tij qiellore. (Psalmi 96:10) Gjithashtu, ai ‘u bë mbret’ në vitin 1919 kur e shfaqi fuqinë e tij si mbret, duke liruar Izraelin frymor nga robëria e Babilonisë së Madhe.
21. (a) Në ç’mënyrë ‘turbullohet hëna e plotë dhe turpërohet dielli i ndritshëm’? (b) Cila thirrje kumbuese do të ketë përmbushjen e saj kryesore?
21 Jehovai do të ‘bëhet mbret’ përsëri kur të shkatërrojë Babiloninë e Madhe dhe pjesën tjetër të këtij sistemi të lig gjërash. (Zakaria 14:9; Zbulesa 19:1, 2, 19-21) Pas kësaj, sundimi i Mbretërisë së Jehovait do të jetë kaq madhështor, saqë as hëna e plotë vezulluese gjatë natës dhe as dielli i ndritshëm i mesditës nuk do të krahasohen me të për nga lavdia. (Krahaso Zbulesën 22:5.) Në kuptimin figurativ, këtyre të fundit do t’u vijë turp të krahasohen me Jehovain e lavdishëm të ushtrive. Jehovai do të mbretërojë duke qenë përmbi të gjithë. Fuqia dhe lavdia e tij e papërshkrueshme do të jenë të dukshme për të gjithë. (Zbulesa 4:8-11; 5:13, 14) Çfarë perspektive e mrekullueshme! Në atë kohë, thirrja e Psalmit 97:1 do të jehojë në gjithë tokën, duke përjetuar përmbushjen e tij kryesore: «Zoti [Jehovai, BR] mbretëron; le të gëzohet toka dhe le të ngazëllohen ishujt e mëdhenj.»—Dio.
[Pyetjet]
[Figura në faqen 262]
Në vend nuk do të ketë më muzikë ose ngazëllim
[Figura në faqen 265]
Ashtu si disa fryte mbeten në pemë pas vjeljes, disa do të mbijetojnë kur Jehovai të ekzekutojë gjykimin
[Figura në faqen 267]
Isaia është mbushur me hidhërim për atë që do t’i ndodhë popullit të tij
[Figura në faqen 269]
As dielli dhe as hëna nuk do të krahasohen me Jehovain për nga lavdia