Jehovai përul krenarinë e Tirit
Kapitulli nëntëmbëdhjetë
Jehovai përul krenarinë e Tirit
1, 2. (a) Çfarë qyteti ishte Tiri i lashtë? (b) Çfarë profetizoi Isaia për Tirin?
AI ISHTE «i përsosur në bukuri» dhe kishte një bollëk «pasurish të çdo lloji». (Ezekieli 27:4, 12, An American Translation) Flota e tij e madhe lundronte nëpër dete dhe shkonte në vende të largëta. U bë «shumë i lavdishëm në zemër të detit të hapur» dhe me «gjërat e vlefshme» të tij ‘i bëri mbretërit e dheut të pasur’. (Ezekieli 27:25, 33) Kjo ishte gjendja e Tirit, një qytet fenikas në bregun lindor të Mesdheut, në shekullin e shtatë p.e.s.
2 Megjithatë, Tirin e priste shkatërrimi. Rreth 100 vjet para se Ezekieli ta përshkruante, profeti Isaia paratha rënien e kësaj fortese fenikase dhe hidhërimin e atyre që mbështeteshin tek ajo. Isaia paratha, gjithashtu, se pas njëfarë kohe Perëndia do ta kthente vëmendjen nga qyteti, duke i dhënë përsëri begati. Si u përmbushën fjalët e profetit? Çfarë mund të mësojmë nga ajo që i ndodhi Tirit? Një kuptueshmëri e qartë e asaj që i ndodhi Tirit dhe e arsyes përse i ndodhën këto gjëra, do ta forcojë besimin tonë te Jehovai dhe në premtimet e tij.
«Ulërini, o anije të Tarshishit!»
3, 4. (a) Ku ndodhej Tarshishi dhe ç’lidhje kishte midis Tirit dhe Tarshishit? (b) Përse do të kenë arsye për të ‘ulëritur’ detarët që bëjnë tregti me Tarshishin?
3 Nën titullin «Shpallja lidhur me Tirin», Isaia deklaron: Isaia 23:1a) Tarshishi mendohet të ketë qenë pjesë e Spanjës, pra, një vend larg Tirit që gjendej në pjesën lindore të Mesdheut. * Megjithatë, fenikasit ishin detarë të zotë dhe anijet e tyre ishin të mëdha e të afta për lundrim. Disa historianë mendojnë se fenikasit ishin të parët që e kuptuan lidhjen ndërmjet hënës dhe baticave dhe që e përdorën astronominë si ndihmë në fushën e lundrimit. Prandaj, largësia e madhe midis Tirit dhe Tarshishit nuk përbënte një pengesë për ta.
«Ulërini, o anije të Tarshishit, sepse ai është plaçkitur e nuk është më një port, nuk është më një vend për të hyrë.» (4 Në kohën e Isaisë, Tarshishi i largët është për Tirin vendi i aktiviteteve tregtare, ndoshta burimi kryesor i pasurisë gjatë një periudhe të historisë së tij. Spanja ka miniera të pasura me rezerva argjendi, hekuri, kallaji dhe metalesh të tjera. (Krahaso Jereminë 10:9; Ezekielin 27:12.) ‘Anijet e Tarshishit’, të cilat ka të ngjarë të jenë anije të Tirit që bëjnë tregti me Tarshishin, do të kenë arsye për të ‘ulëritur’, duke vajtuar për shkatërrimin e portit të tyre.
5. Ku do ta marrin vesh rënien e Tirit marinarët që vijnë nga Tarshishi?
5 Si do ta marrin vesh rënien e Tirit marinarët që janë në det? Isaia përgjigjet: «Atyre iu zbulua nga vendi i Kitimit.» (Isaia 23:1b) Ka të ngjarë që «vendi i Kitimit» t’i referohet ishullit të Qipros, i cili gjendet rreth 100 kilometra në perëndim të bregdetit fenikas. Kjo është ndalesa e fundit për anijet që udhëtojnë nga Tarshishi në drejtim të lindjes, para se të mbërrijnë në Tir. Prandaj, detarët do ta marrin lajmin e shkatërrimit të portit të tyre të dashur kur të ndalojnë në Qipro. Ç’tronditje do të jetë për ta! Të pikëlluar, ata do të ‘ulërijnë’ nga frika.
6. Përshkruani marrëdhënien që ekziston ndërmjet Tirit dhe Sidonit.
Isaia 23:2, 3) ‘Banorët e vendit bregdetar’—fqinjët e Tirit—do të heshtin të mbetur pa fjalë nga rënia katastrofike e Tirit. Kush janë «tregtarët e ardhur nga Sidoni» që «kanë mbushur» këta banorë, duke i bërë të pasur? Fillimisht, Tiri ishte një koloni e qytetit-port të Sidonit, i cili gjendet vetëm 35 kilometra më në veri. Në monedhat e tij, Sidoni e përshkruan veten si nëna e Tirit. Ndonëse Tiri e ka eklipsuar Sidonin në pasuri, ai konsiderohet ende një «bijë e Sidonit» dhe banorët e tij e quajnë ende veten sidonitë. (Isaia 23:12) Prandaj, ka mundësi që shprehja ‘tregtarët e ardhur nga Sidoni’ t’u referohet banorëve të Tirit që merren me tregti.
6 Frikë do të ndiejnë edhe njerëzit e bregdetit fenikas. Profeti thotë: «Heshtni, o banorë të vendit bregdetar. Tregtarët e ardhur nga Sidoni, ata që përshkojnë detin, ju kanë mbushur. Mbi shumë ujëra ka qenë fara e Shihorit, e korra e Nilit, të ardhurat e tij; dhe ai u bë fitimi i kombeve.» (7. Në ç’mënyrë tregtarët sidonitë i kanë pasuruar të tjerët?
7 Meqenëse merren me aktivitete tregtare, tregtarët e pasur sidonitë përshkojnë detin Mesdhe. Ata e transportojnë në shumë vende farën ose drithin e Shihorit, që është dega më lindore e lumit Nil në rajonin e deltës së Egjiptit. (Krahaso Jereminë 2:18.) Gjithashtu, «e korra e Nilit» përfshin prodhime të tjera të Egjiptit. Tregtimi dhe këmbimi i këtyre mallrave është shumë fitimprurës si për këta tregtarë lundrues, ashtu edhe për vendet me të cilat bëjnë tregti. Tregtarët sidonitë e mbushin Tirin me të ardhura. Në të vërtetë, ata do të pikëllohen për shkretimin e tij.
8. Çfarë ndikimi do të ketë mbi Sidonin shkatërrimi i Tirit?
8 Në vazhdim, Isaia i drejtohet Sidonit me fjalët: «Turpërohu, o Sidon, sepse deti, o fortesë e detit, ka thënë: ‘Nuk kam pasur dhembje lindjeje dhe nuk kam lindur, as kam rritur të rinj ose virgjëresha.’» (Isaia 23:4) Pas shkatërrimit të Tirit, bregdeti ku ndodhej më parë qyteti do të duket shterp dhe i shkretë. Deti do të duket sikur thërret i pikëlluar, si një nënë e cila ka humbur fëmijët e saj dhe është kaq e dalldisur, saqë tani pohon se nuk i ka pasur kurrë ata fëmijë. Sidoni do të turpërohet për atë që i ndodh bijës së tij.
9. Me frikën e shkaktuar prej cilave ngjarje të tjera do të jetë e krahasueshme dhembja e njerëzve pas rënies së Tirit?
9 Po, lajmi i shkatërrimit të Tirit do të shkaktojë pikëllim gjithandej. Isaia thotë: «Ashtu si me lajmin për Egjiptin, në mënyrë të ngjashme, njerëzit do të provojnë dhembje të mëdha me të marrë lajmin për Tirin.» (Isaia 23:5) Dhembja e atyre që do të vajtojnë do të jetë e krahasueshme me dhembjen që shkaktoi lajmi në lidhje me Egjiptin. Për cilin lajm e ka fjalën profeti? Ndoshta për përmbushjen e ‘shpalljes kundër Egjiptit’ që ai bëri të njohur më parë. * (Isaia 19:1-25) Ose ka mundësi që profeti ta ketë fjalën për lajmin e shkatërrimit të ushtrisë së faraonit në kohën e Moisiut, i cili mbolli panik gjithandej. (Dalja 15:4, 5, 14-16; Josiu [Jozueu] 2:9-11) Sido që të jetë, ata që do ta dëgjojnë lajmin e shkatërrimit të Tirit do të provojnë dhembje të mëdha. Atyre u bëhet ftesa që t’ia mbathin për në Tarshishin e largët për t’u mbrojtur dhe urdhërohen ta shprehin dhembjen e tyre me potere: «Kaloni në Tarshish, ulërini, o banorë të vendit bregdetar.»—Isaia 23:6.
Ngazëllonte «nga kohët e tij të hershme»
10-12. Përshkruani pasurinë, lashtësinë dhe influencën e Tirit.
10 Tiri është një qytet i lashtë, siç na kujton Isaia kur pyet: «Ky është qyteti juaj që ngazëllonte nga ditët e shumë kohëve më parë, nga kohët e tij të hershme?» (Isaia 23:7a) Historia e begatisë së Tirit i ka rrënjët të paktën që në kohën e Josiut. (Josiu 19:29) Gjatë viteve, Tiri është bërë i famshëm për prodhimin e sendeve prej metali, të sendeve prej qelqi dhe të ngjyrës së purpurt. Mantelet me ngjyrën e purpurt të Tirit kanë çmimet më të larta dhe pëlhurat e tij të kushtueshme kërkohen nga fisnikëria. (Krahaso Ezekielin 27:7, 24.) Tiri është, gjithashtu, një qendër tregtare për karvanet tokësore si dhe një depo e madhe import-eksporti.
11 Për më tepër, qyteti është i fortë ushtarakisht. L. Sprague de Camp shkruan: «Ndonëse jo me një karakter të theksuar ushtarak (ishin tregtarë dhe jo ushtarë), fenikasit i mbronin qytetet e tyre me një guxim dhe kokëfortësi fanatike. Këto cilësi, si edhe fuqia e tyre detare, u dhanë mundësi banorëve të Tirit t’i bënin ballë ushtrisë asiriane, më të fuqishmes së asaj kohe.»
12 S’ka dyshim që Tiri lë gjurmë në botën mesdhetare. «Këmbët e tij e çonin larg për të banuar si i huaj.» (Isaia 23:7b) Fenikasit shkojnë në vende të largëta dhe ngrenë qendra tregtie e porte të ndërmjetme, të cilat në disa raste shndërrohen në koloni. Për shembull, Kartagjena, në bregun verior të Afrikës, është një koloni e Tirit. Me kalimin e kohës, ajo do t’ia kalojë Tirit dhe do të konkurrojë me Romën për ndikimin në rajonin e Mesdheut.
Krenaria e tij do të përulet
13. Pse ngrihet pyetja se kush guxon të shpallë një gjykim kundër Tirit?
13 Duke pasur parasysh lashtësinë dhe pasurinë e Tirit, pyetja vijuese është me vend: «Kush është ai që e ka dhënë këtë këshillë kundër Tirit, dhënësit të kurorave, tregtarët e të cilit ishin princa dhe shitësit e të cilit ishin njerëzit e nderuar të tokës?» (Isaia 23:8) Kush guxon të flasë kundër qytetit që ka vendosur persona të fuqishëm në pozita me autoritet në kolonitë e tij dhe gjetkë, duke u bërë kështu ‘dhënësi i kurorave’? Kush guxon të flasë kundër qytetit të madh, tregtarët e të cilit janë princa dhe shitësit e të cilit janë njerëz të nderuar? Ish-drejtori i relikeve në Muzeun Kombëtar të Bejrutit, në Liban, Maurice Chehab tha: «Nga shekulli i nëntë deri në shekullin e gjashtë P.K., Tiri gëzonte atë pozitë të rëndësishme që njohu Londra në fillim të shekullit të njëzetë.» Prandaj, kush guxon të flasë kundër këtij qyteti?
14. Kush e shpall gjykimin kundër Tirit dhe pse?
14 Përgjigjja e frymëzuar do të ngjallë frikë në qytetin e Tirit. Isaia thotë: «Vetë Jehovai i ushtrive e ka dhënë këtë këshillë, të përulë krenarinë e gjithë bukurisë, të trajtojë me përçmim gjithë të nderuarit e tokës.» (Isaia 23:9) Pse shpall një gjykim Jehovai kundër këtij qyteti të lashtë e të pasur? Mos vallë sepse banorët e tij janë adhurues të perëndisë së rremë Baal? Apo për shkak të lidhjes së Tirit me Jezabelën, bijën e Ethbaalit, mbret i Sidonit dhe njëkohësisht i Tirit, e cila u martua me mbretin Akab të Izraelit dhe masakroi profetët e Jehovait? (1 Mbretërve 16:29, 31; 18:4, 13, 19) Përgjigjja për të dyja këto pyetje është jo. Tiri dënohet për shkak të krenarisë së tij arrogante. Ai është majmur në kurriz të popujve të tjerë, duke përfshirë edhe Izraelin. Në shekullin e nëntë p.e.s., nëpërmjet profetit Joel, Jehovai i tha Tirit dhe qyteteve të tjera: «Ua keni shitur bijtë e Judës dhe të Jerusalemit bijve të Javanitëve [të grekëve, BR], për t’i larguar nga vendi i tyre.» (Joeli 3:6, Dio) A mund ta kalojë pa e vënë re Perëndia faktin që Tiri e trajton popullin e tij të besëlidhjes, thjesht si një plaçkë për tregti?
15. Si do të reagojë Tiri kur Jerusalemi të pushtohet nga Nabukodonosori?
15 Kalimi i njëqind vjetëve nuk do ta ndryshojë Tirin. Kur ushtria e mbretit Nabukodonosor të Babilonisë të shkatërrojë Jerusalemin në vitin 607 p.e.s., Tiri do të thërrasë me gëzim: «Ah, Ah! Porta e popujve [Jerusalemi] është thyer, ajo [prirja, BR] është drejtuar nga unë; unë do të mbushem tani që ajo është prishur.» (Ezekieli 26:2, Dio) Tiri do të gëzojë, në pritje për të përfituar nga shkatërrimi i Jerusalemit. Nga momenti që kryeqyteti i Judës nuk do të jetë më një konkurrent, ai do të presë të zhvillojë më shumë tregti për vete. Jehovai do t’i trajtojë me përçmim «të nderuarit» e vetëshpallur, të cilët, me krenari, marrin anën e armiqve të popullit të tij.
16, 17. Çfarë do t’u ndodhë banorëve të Tirit kur të bjerë qyteti? (Shih shënimin.)
16 Isaia vazhdon të shpallë dënimin e Jehovait kundër Tirit: «Kaloje vendin tënd si lumin Nil, o bijë e Tarshishit. Nuk ka më asnjë kantier detar. Ai e ka shtrirë dorën mbi det, ka bërë që mbretëritë të tronditen. Vetë Jehovai ka dhënë një urdhër kundër Fenikisë, për të shkatërruar fortesat e saj. Ai thotë: ‘Nuk duhet të ngazëllosh kurrë më, o e shtypur, o bijë e virgjër e Sidonit. Ngrihu, kalo në Kitim. Madje edhe atje nuk do të ketë prehje për ty.’»—Isaia 23:10-12.
17 Përse Tiri quhet «bijë e Tarshishit»? Ndoshta sepse pas rënies së Tirit, nga dy qytetet, Tarshishi do të jetë më i fuqishmi. * Banorët e Tirit të rrënuar do të shpërndahen si një lumë i dalë nga shtrati, brigjet e të cilit shemben dhe ujërat e të cilit vërshojnë në të gjitha fushat përreth. Mesazhi i Isaisë drejtuar ‘bijës së Tarshishit’ thekson se sa e rëndë do të jetë ajo që do t’i ndodhë Tirit. Vetë Jehovai shtrin dorën e tij dhe jep urdhrin. Askush nuk mund ta ndryshojë përfundimin.
18. Përse Tiri quhet «bijë e virgjër e Sidonit» dhe si do të ndryshojë gjendja e tij?
18 Gjithashtu, Isaia e quan Tirin «bijë e virgjër e Sidonit», duke treguar, në këtë mënyrë, se nuk është pushtuar ose plaçkitur më parë nga pushtues të huaj dhe se është ende i 2 Mbretërve 19:21; Isainë 47:1; Jereminë 46:11.) Por tani ai duhet të asgjësohet dhe ashtu si refugjatët, disa nga banorët e tij do të shkojnë në koloninë fenikase të Kitimit. Megjithatë, duke qenë se do të kenë humbur potencialin e tyre ekonomik, ata nuk do të gjejnë prehje as atje.
panënshtruar. (KrahasoKaldeasit do ta plaçkitin
19, 20. Kush do të jetë pushtuesi i Tirit sipas profecisë dhe si përmbushet ajo profeci?
19 Cila fuqi politike do ta ekzekutojë gjykimin e Jehovait ndaj Tirit? Isaia shpall: «Ja, vendi i kaldeasve. Ky është populli—Asiria nuk tregoi se ishte ai popull,— ata e themeluan atë për banorët e shkretëtirës. Kanë ngritur kullat e tyre të rrethimit, kanë zhveshur kullat e tij të banimit, e kanë katandisur në një rrënojë të bërë pluhur e hi. Ulërini, o anije të Tarshishit, sepse fortesa juaj është plaçkitur.» (Isaia 23:13, 14) Tirin do ta pushtojnë kaldeasit dhe jo asirianët. Ata do të ngrenë kullat e tyre të rrethimit, do të rrafshojnë banesat e Tirit dhe do ta kthejnë fortesën e anijeve të Tarshishit në një grumbull rrënojash të bëra pluhur e hi.
20 Në përmbushje të profecisë, jo shumë kohë pas rënies së Jerusalemit, Tiri rebelohet kundër Babilonisë dhe Nabukodonosori e rrethon qytetin. Duke e mbajtur veten për të pamposhtur, Tiri shfaq rezistencë. Gjatë rrethimit, kokat e ushtarëve babilonas bëhen ‘të shogëta’ nga fërkimi i helmetave dhe shpatullat ‘u rripen’ nga transportimi i materialeve të përdorura për ndërtimin e veprave rrethuese. (Ezekieli 29:18, Dio) Rrethimi i kushton shumë Nabukodonosorit. Pjesa kontinentale e qytetit të Tirit shkatërrohet, por plaçka e tij arrin t’i shpëtojë nga duart. Pjesa më e madhe e pasurive të Tirit janë transferuar në një ishull të vogël rreth 800 metra larg bregut. Duke mos pasur një flotë anijesh, mbreti kaldeas nuk arrin ta shtijë në dorë ishullin. Pas 13 vjetësh Tiri kapitullon, por ai do të mbijetojë dhe do të përjetojë përmbushjen e profecive të tjera.
«Ai duhet të kthehet te paga e tij»
21. Në cilin kuptim «harrohet» Tiri dhe për sa kohë?
21 Isaia vazhdon të profetizojë: «Në atë ditë duhet të ndodhë që Tiri duhet të harrohet për shtatëdhjetë vjet, sa ditët e një mbreti.» (Isaia 23:15a) Pas shkatërrimit të pjesës kontinentale të qytetit nga babilonasit, pjesa ishullore e qytetit të Tirit do të «harrohet». Në përmbushje të profecisë, për një periudhë sa kohëzgjatja e «një mbreti», sa kohëzgjatja e perandorisë babilonase, pjesa ishullore e qytetit të Tirit nuk do të jetë ndonjë fuqi e rëndësishme financiare. Nëpërmjet Jeremisë, Jehovai e përfshin Tirin midis kombeve që do të veçohen për të pirë verën e zemërimit të Tij. Ai thotë: «Këto kombe do t’i shërbejnë mbretit të Babilonisë shtatëdhjetë vjet me radhë.» (Jeremia 25:8-17, 22, 27, Dio) Vërtet, pjesa ishullore e qytetit të Tirit nuk qëndron e nënshtruar ndaj Babilonisë për një periudhë të plotë prej 70 vjetësh, pasi perandoria babilonase bie në vitin 539 p.e.s. Siç duket, 70 vjetët përfaqësojnë periudhën e sundimit më të madh të Babilonisë, kur dinastia mbretërore e Babilonisë u mburr se e kishte ngritur fronin e saj mbi «yjet e Perëndisë». (Isaia 14:13, Dio) Nën atë sundim vendosen kombe të ndryshme në periudha të ndryshme. Por në fund të 70 vjetëve, ai sundim do të bjerë. Çfarë do të ndodhë me Tirin?
22, 23. Çfarë do të ndodhë me Tirin kur të dalë nga sundimi Babilonas?
22 Isaia vazhdon: «Në fund të shtatëdhjetë vjetëve Tirit do t’i ndodhë si në këngën e një prostitute: ‘Merr një harpë, bjeri qytetit përqark, o prostitutë e harruar. Bjeri kordave sa më mirë, shumoji këngët e tua, që të mund të të kujtojnë.’ Dhe në fund të shtatëdhjetë vjetëve duhet të ndodhë që Jehovai do ta drejtojë vëmendjen e tij drejt Tirit dhe ai Isaia 23:15b-17.
duhet të kthehet te paga e tij dhe duhet të ushtrojë prostitucion me gjithë mbretëritë e tokës mbi faqen e dheut.»—23 Pas rënies së Babilonisë në vitin 539 p.e.s., Fenikia bëhet një provincë nën sundimin e një satrapi të perandorisë medo-perse. Monarku pers, Kiri i Madh, është një sundimtar tolerant. Nën këtë sundim të ri, Tiri do të rifillojë aktivitetin e tij të mëparshëm dhe do të përpiqet të arrijë përsëri të njihet si një qendër tregtare botërore, ashtu si një prostitutë, e cila pasi është harruar dhe ka humbur klientelën e saj përpiqet të tërheqë klientë të rinj duke i rënë qytetit përqark, duke i rënë harpës e duke kënduar këngë. A do të ketë sukses Tiri? Po, Jehovai do të bëjë që të ketë sukses. Me kalimin e kohës, pjesa ishullore e qytetit do të bëhet kaq e begatë, saqë aty nga fundi i shekullit të gjashtë p.e.s., profeti Zakaria do të thotë: «Tiro ka ndërtuar një fortesë dhe ka grumbulluar argjend si pluhur dhe ar si balta e rrugëve.»—Zakaria 9:3, Dio.
‘Fitimi i tij duhet të bëhet diçka e shenjtë’
24, 25. (a) Në ç’mënyrë fitimi i Tirit bëhet diçka e shenjtë për Jehovain? (b) Pavarësisht nga ndihma që i jep Tiri popullit të Perëndisë, cilën profeci frymëzon Jehovai kundër tij?
24 Sa mbresëlënëse janë fjalët vijuese profetike! «Fitimi i tij dhe paga e tij duhet të bëhet diçka e shenjtë për Jehovain. Nuk do të grumbullohet, as do të depozitohet, sepse paga e tij do të jetë për ata që banojnë para Jehovait, për të ngrënë derisa të ngopen dhe për veshje elegante.» (Isaia 23:18) Në ç’mënyrë bëhet diçka e shenjtë fitimi material i Tirit? Jehovai i manovron gjërat në mënyrë që ky fitim të përdoret sipas vullnetit të tij, d.m.th. që të hajë sa të ngopet dhe të vishet populli i tij. Kjo ndodh pas kthimit të izraelitëve nga mërgimi në Babiloni. Populli i Tirit i ndihmon ata duke u siguruar trarë cedri për rindërtimin e tempullit. Gjithashtu, ata rifillojnë marrëdhëniet tregtare me Jerusalemin.—Ezdra 3:7; Nehemia 13:16.
25 Pavarësisht nga kjo, Jehovai frymëzon një shpallje tjetër kundër Tirit. Në lidhje me pjesën ishullore të qytetit që tani është e pasur, Zakaria profetizon: «Ja, Zoti do ta rrëzojë nga fuqia [do ta shpronësojë, BR] dhe do të shkatërrojë pushtetin e tij në det dhe ai do të konsumohet nga zjarri.» (Zakaria 9:4, Dio) Kjo përmbushet në korrik të vitit 332 p.e.s. kur Aleksandri i Madh e shkatërron këtë padron krenar të detit.
Të shmangim materializmin dhe krenarinë
26. Pse e dënoi Tirin Perëndia?
26 Jehovai e dënoi Tirin për krenarinë e tij, pasi kjo është një cilësi që ai e urren. «Sytë krenarë» renditen të parët ndër shtatë gjërat që Jehovai urren. (Proverbat 6:16-19, Dio) Pavli e lidhi krenarinë me Satana Djallin dhe përshkrimi që i bën Ezekieli krenarisë së Tirit përmban elemente që përshkruajnë vetë Satanain. (Ezekieli 28:13-15; 1 Timoteut 3:6) Pse ishte krenar Tiri? Duke iu drejtuar Tirit, Ezekieli thotë: «Për shkak të pasurive të tua zemra jote është ngritur [bërë fodulle, BR].» (Ezekieli 28:5, Dio) Qyteti i ishte kushtuar tregtisë dhe grumbullimit të parave. Suksesi në këtë aspekt e bëri Tirin krenar në një masë të padurueshme. Nëpërmjet Ezekielit, Jehovai i tha «princit të Tiros»: «Zemra jote është ngritur [bërë fodulle, BR] dhe ke thënë: ‘Unë jam një perëndi; unë ulem mbi një fron perëndish.’»—Ezekieli 28:2, Dio.
27, 28. Në cilën grackë mund të bien njerëzit dhe si e ilustroi Jezui këtë?
27 Kombet mund t’i nënshtrohen krenarisë dhe një pikëpamjeje të gabuar për pasurinë, dhe po kështu edhe individët. Jezui dha një shëmbëlltyrë që tregoi se sa dinake mund të jetë kjo grackë. Ai foli për një njeri të pasur arat e të cilit dhanë shumë prodhim. I kënaqur, ai njeri planifikoi të ndërtonte hambare më të mëdha për prodhimet e tij dhe Luka 12:16-20.
priste i lumtur një jetë të gjatë e të rehatshme. Por kjo nuk ndodhi. Perëndia i tha atij: «I paarsyeshëm, këtë natë do të kërkojnë prej teje shpirtin tënd. Kush, pra, do t’i ketë gjërat që ke grumbulluar?» Dhe vërtet, njeriu vdiq dhe pasuria e tij nuk i shërbeu për asgjë.—28 Jezui e përfundoi shëmbëlltyrën, duke thënë: «Kështu i ndodh njeriut që grumbullon thesar për vete, por nuk është i pasur kundrejt Perëndisë.» (Luka 12:21) Të qenët i pasur nuk ishte gjë e gabuar në vetvete dhe të merrje prodhime të bollshme nuk ishte mëkat. Gabimi i atij njeriu qëndron në faktin që i bëri këto gjërat kryesore në jetën e vet. Të gjithë sigurinë e tij e mbështeste te pasuria. Kur mendoi për të ardhmen, ai nuk e mori parasysh Perëndinë Jehova.
29, 30. Çfarë paralajmërimi dha Jakovi në lidhje me besimin në vetvete?
Jakovit 4:13-15) Pastaj, Jakovi tregoi lidhjen midis pasurisë dhe krenarisë kur tha në vazhdim: «Por tani ju krenoheni me mburrjet tuaja pretenduese. Çdo krenim i tillë është i ligë.»—Jakovit 4:16.
29 Jakovi theksoi energjikisht të njëjtën gjë. Ai tha: «Pa ejani tani, ju që thoni: «Sot ose nesër do të marrim udhën për në këtë qytet dhe do të kalojmë atje një vit, do të merremi me tregti e do të nxjerrim fitime», ndërkohë që nuk e dini se ç’do të bëhet nesër me jetën tuaj. Sepse ju jeni një mjegull që shfaqet për pak kohë e pastaj zhduket. Në vend të kësaj, duhet të thoni: «Në dashtë Jehovai, do të jetojmë e gjithashtu do të bëjmë këtë ose atë.’» (30 Prapëseprapë, të merresh me tregti nuk është mëkat. Mëkati qëndron te krenaria, tek arroganca, te besimi në vetvete që mund të lindë kur fitohen pasuri. Në një proverb të lashtë thuhej një gjë e mençur: «Mos më jep as varfëri as pasuri.» Varfëria mund ta bëjë jetën shumë të vështirë. Por pasuria mund ta shtyjë një person që «të mohojë [Perëndinë] dhe të thotë: ‘Kush është Zoti?’ ».—Proverbat 30:8, 9, Dio.
31. Cilat pyetje bën mirë t’i bëjë vetes një i krishterë?
31 Jetojmë në një botë ku shumë njerëz kanë rënë viktimë e lakmisë dhe e egoizmit. Për shkak të atmosferës mbizotëruese tregtare, pasurisë i jepet shumë rëndësi. Prandaj, një i krishterë bën mirë të shqyrtojë veten për t’u siguruar se nuk po bie në të njëjtën grackë në të cilën ra qyteti tregtar i Tirit. A harxhon kaq shumë kohë dhe energji për aktivitete që lidhen me gjërat materiale, saqë është, faktikisht, skllav i pasurive? (Mateu 6:24) A është ziliqar ndaj dikujt që mund të ketë pasuri më të shumta ose më të mira sesa ai? (Galatasve 5:26) Nëse tashmë është i pasur, a mendon me krenari se meriton më shumë vëmendje ose privilegje se të tjerët? (Krahaso Jakovin 2:1-9.) Nëse nuk është i pasur, a ‘është i vendosur për të qenë i pasur’ me çdo kusht? (1 Timoteut ) A është kaq i zënë me çështjet tregtare, saqë lë vetëm fare pak vend në jetën e tij për t’i shërbyer Perëndisë? ( 6:92 Timoteut 2:4) A është kaq i dhënë pas fitimit të pasurive, saqë shpërfill parimet e krishtere në praktikat tregtare?—1 Timoteut 6:10.
32. Cilin paralajmërim dha Gjoni dhe si mund ta zbatojmë atë?
32 Cilado qoftë gjendja jonë ekonomike, Mbretëria duhet të ketë gjithmonë vendin e parë në jetën tonë. Është jetësore që të mbajmë gjithmonë parasysh fjalët e apostullit Gjon: «Mos kini dashuri as për botën, as për gjërat që janë në botë. Nëse ndokush e do botën, dashuria e Atit nuk është në të.» (1 Gjonit 2:15) Vërtet, ne duhet të përdorim burimet ekonomike të botës për të mbijetuar. (2 Selanikasve 3:10) Prandaj, ne ‘e përdorim botën’, por nuk e përdorim «plotësisht». (1 Korintasve 7:31) Nëse kemi një dashuri të tepruar për gjërat materiale—për gjërat që janë në botë—kjo do të thotë se nuk e duam më Perëndinë. Të rendësh pas ‘dëshirës së mishit, dëshirës së syve dhe kapardisjes për t’u dukur me mjetet e jetësës’ është diçka e papajtueshme me bërjen e vullnetit të Perëndisë. * Dhe vetëm bërja e vullnetit të Perëndisë çon në jetën e përhershme.—1 Gjonit 2:16, 17.
33. Si mund ta shmangin të krishterët grackën në të cilën ra Tiri?
33 Tiri ra në grackën e vendosjes së gjërave materiale para çdo gjëje tjetër. Ai pati sukses në aspektin material, u bë shumë krenar dhe për këtë krenari u ndëshkua. Shembulli i tij shërben si një paralajmërim për kombet dhe individët sot. Sa më mirë është të ndjekim këshillën e apostullit Pavël! Ai i nxit të krishterët «të mos jenë kryelartë e të mos e varin shpresën në pasurinë e pasigurt, por te Perëndia, që na i jep të gjitha me bollëk për kënaqësinë tonë»!—1 Timoteut 6:17.
[Shënimet]
^ par. 3 Disa studiues e kanë identifikuar Tarshishin me Sardenjën, një ishull në pjesën perëndimore të Mesdheut. Edhe Sardenja ishte larg nga Tiri.
^ par. 9 Shih kapitullin 15 në faqet 200-207 të këtij libri.
^ par. 17 Një mundësi tjetër është që ‘bija e Tarshishit’ t’u referohet banorëve të Tarshishit. Një vepër referimi thotë: «Tani njerëzit me origjinë nga Tarshishi janë të lirë të udhëtojnë e të bëjnë tregti po aq lirshëm, sa edhe Nili kur vërshon në të gjitha drejtimet.» Gjithsesi, theksi bie mbi efektet ekstreme të rënies së Tirit.
^ par. 32 Shprehja «kapardisja për t’u dukur» është përkthimi i fjalës greke alazoni΄a, e cila është përshkruar si «një mendjemadhësi e pacipë dhe boshe që beson në stabilitetin e gjërave tokësore».—The New Thayer’s Greek-English Lexicon.
[Pyetjet]
[Harta në faqen 256]
(Për tekstin e kompozuar, shiko botimin)
EVROPA
SPANJA (Vendndodhja e mundshme e TARSHISHIT)
DETI MESDHE
SARDENJA
QIPROJA
AZIA
SIDONI
TIRI
AFRIKA
EGJIPTI
[Figura në faqen 250]
Tiri do t’i nënshtrohej Babilonisë dhe jo Asirisë
[Figura në faqen 256]
Monedhë që paraqet Melkartin, hyjninë kryesore të Tirit
[Figura në faqen 256]
Modeli i një anijeje fenikase