Jehovai poshtëron kryelartët
Kapitulli pesë
Jehovai poshtëron kryelartët
1, 2. Përse është me interes për ne mesazhi profetik që Isaia u drejton judenjve të kohës së vet?
I NEVERITUR nga gjendja e Jerusalemit dhe e Judës, tani profeti Isaia i drejtohet Perëndisë Jehova dhe deklaron: «Ti e ke braktisur popullin tënd, shtëpinë e Jakobit.» (Isaia 2:6a) Çfarë e ka shtyrë Perëndinë të hedhë poshtë popullin që ai vetë e kishte zgjedhur si ‘thesarin [e tij] të veçantë’?—Ligji i përtërirë 14:2, Dio.
2 Denoncimi që u bën Isaia judenjve të kohës së tij është me interes të madh për ne. Pse? Sepse gjendja e të ashtuquajturit krishterim sot, është shumë e ngjashme me atë të popullit të Isaisë dhe i tillë është edhe gjykimi që shpall Jehovai. Duke i kushtuar vëmendje shpalljes së Isaisë ne do të fitojmë një kuptueshmëri të qartë të asaj që Perëndia dënon dhe do të ndihmohemi të shmangim praktikat që ai nuk i aprovon. Le të shqyrtojmë, pra, me një dëshirë të zjarrtë, fjalën profetike të Jehovait të regjistruar në Isainë 2:6–4:1.
Përkulen me fodullëk
3. Cilin gabim të popullit të tij rrëfen Isaia?
3 Duke rrëfyer gabimin e popullit të tij, Isaia thotë: «Ata janë mbushur plot me gjërat që janë nga Lindja dhe janë praktikues të magjisë si filistejtë, dhe kanë me bollëk fëmijë të huajsh.» (Isaia 2:6b) Rreth 800 vjet më parë, Jehovai e kishte urdhëruar popullin e tij të zgjedhur: «Mos u ndotni me asnjë nga këto gjëra [me anë të të cilave] janë ndotur kombet që po bëhem gati t’i përzë përpara jush.» (Levitiku 18:24, Dio) Në lidhje me ata që i kishte zgjedhur si prona e tij e veçantë, Jehovai e detyroi Balaamin të thoshte: «Unë e shoh nga maja e shkëmbinjve dhe e sodis nga lartësitë; ja, është një popull që qëndron vetëm dhe nuk është përfshirë në gjirin e kombeve.» (Numrat 23:9, 12, Dio) Megjithatë, në kohën e Isaisë, të zgjedhurit e Jehovait kanë adoptuar praktikat e neveritshme të kombeve përreth dhe janë «mbushur plot me gjërat që janë nga Lindja». Në vend që të besojnë te Jehovai dhe te fjala e tij, ata praktikojnë ‘magjinë si filistejtë’. Ata jo vetëm që nuk qëndrojnë të ndarë nga kombet, por vendi ‘ka me bollëk fëmijë të huajsh’, pa dyshim, të huaj që sjellin në popullin e Perëndisë praktika të paperëndishme.
4. Në vend që t’i nxitin judenjtë për të falënderuar Jehovain, si ndikojnë pasuria dhe fuqia ushtarake mbi ta?
4 Duke tërhequr vëmendjen drejt mirëqenies ekonomike aktuale dhe drejt fuqisë ushtarake të Judës nën sundimin e mbretit Uziah, Isaia pohon: «Vendi i tyre është mbushur me argjend e me ar dhe thesaret e tyre nuk kanë mbarim. Dhe vendi i tyre është mbushur me kuaj dhe karrocat e tyre nuk kanë mbarim.» (Isaia 2:7) A e falënderon populli Jehovain për këtë pasuri dhe fuqi ushtarake? (2 Kronikave 26:1, 6-15) Aspak! Në vend të kësaj, ata e mbështetin sigurinë e tyre në vetë pasurinë dhe largohen nga Burimi i saj, Perëndia Jehova. Rezultati? «Vendi i tyre është mbushur me perëndi pa vlerë. Ata i përkulen veprës së duarve të tyre, asaj që gishtat e tyre kanë bërë. Dhe njeriu tokësor përkulet dhe njeriu ulet, dhe është e pamundur që ti t’i falësh.» (Isaia 2:8, 9) Ata i kthejnë shpinën Perëndisë së gjallë dhe përkulen para idhujve të pajetë.
5. Pse përkulja para idhujve nuk është një akt përulësie?
5 Përkulja mund të jetë një shenjë përulësie. Por përkulja para gjërave pa jetë është e kotë dhe e bën adhuruesin e idhullit të «ulet» ose të degjenerohet. Si mund ta falë Jehovai një mëkat të tillë? Çfarë do të bëjnë këta idhujtarë kur Jehovai t’u kërkojë llogari?
‘Sytë fodullë duhet të ulen’
6, 7. (a) Çfarë u ndodh njerëzve kryelartë në ditën e gjykimit të Jehovait? (b) Mbi çfarë dhe mbi cilët do ta shprehë Jehovai zemërimin e vet dhe pse?
6 Isaia vazhdon: «Hyr në shkëmb dhe fshihu në tokë, për shkak të tmerrit që ngjall Jehovai dhe para shkëlqimit të epërsisë së tij.» (Isaia 2:10) Por asnjë shkëmb nuk do të jetë aq i madh sa t’i mbrojë ata nga Jehovai, i Plotfuqishmi dhe asnjë mbulesë nuk do të jetë aq e trashë sa t’i fshehë ata prej tij. Kur ai të vijë për të ekzekutuar gjykimin e tij, «sytë fodullë të njeriut tokësor duhet të ulen dhe mendjemadhësia e njerëzve duhet të përkulet; dhe vetëm Jehovai duhet të lartësohet në atë ditë».—Isaia 2:11.
7 «Dita që i përket Jehovait të ushtrive» po vjen. Ajo do të jetë një kohë kur Perëndia do të shprehë zemërimin e tij «mbi të gjithë cedrat e Libanit që janë të lartë e të lartësuar e mbi të gjitha pemët masive të Bashanit; dhe mbi të gjitha malet e larta e mbi të gjitha kodrat që janë lartësuar; dhe mbi çdo kullë të lartë e mbi çdo mur të fortifikuar; dhe mbi të gjitha anijet e Tarshishit e mbi të gjitha barkat e dëshirueshme». (Isaia 2:12-16) Po, në ditën e zemërimit të Jehovait, vëmendja e tij do të drejtohet ndaj çdo organizate që ka ngritur njeriu si simbol të fodullëkut të tij dhe ndaj çdo njeriu të paperëndishëm. Si rezultat, «fodullëku i njeriut tokësor duhet të përkulet dhe kryelartësia e njerëzve duhet të ulet, dhe vetëm Jehovai duhet të lartësohet në atë ditë».—Isaia 2:17.
8. Si vjen dita e parathënë e gjykimit mbi Jerusalem në vitin 607 p.e.s.?
Isaia 2:18) Judenjtë, duke përfshirë edhe princat dhe njerëzit e fuqishëm, çohen në mërgim në Babiloni. Jerusalemi mbetet i shkretë për 70 vjet.
8 Dita e parathënë e gjykimit vjen mbi judenjtë në vitin 607 p.e.s., kur mbreti babilonas, Nabukodonosori, shkatërron Jerusalemin. Banorët shohin qytetin e tyre të dashur të përpirë nga flakët, ndërtesat që ishin krenaria e tij, të shkatërruara, dhe murin e tij madhështor të shembur. Tempulli i Jehovait është katandisur në një gërmadhë. As pasuritë e tyre dhe as karrocat e tyre nuk kanë asnjë vlerë në ‘ditën që i përket Jehovait të ushtrive’. Ç’të themi për idhujt e tyre? Atyre u ndodh pikërisht ashtu siç parathotë Isaia: «Vetë perënditë pa vlerë do të zhduken krejtësisht.» (9. Në ç’mënyrë gjendja e të ashtuquajturit krishterim është e ngjashme me atë të Jerusalemit dhe të Judës në kohën e Isaisë?
9 Sa e ngjashme është gjendja e të ashtuquajturit krishterim me atë të Jerusalemit dhe të Judës në ditët e Isaisë! I ashtuquajturi krishterim, sigurisht, ka kultivuar një marrëdhënie të ngushtë me kombet e kësaj bote. Ai është një përkrahës i flaktë i Kombeve të Bashkuara dhe e ka mbushur shtëpinë e tij me idhuj dhe me praktika jobiblike. Ithtarët e tij janë materialistë dhe e bazojnë sigurinë e tyre në fuqinë ushtarake. Gjithashtu, a nuk e konsiderojnë ata klerin e tyre si një klasë të denjë për nderim të madh, duke u vënë atyre tituj dhe emra nderi? Kryelartësisë së të ashtuquajturit krishterim do t’i jepet fund me siguri. Por kur?
«Dita e Jehovait» është afër
10. Cilës ‘ditë të Jehovait’ i referohen apostujt Pavël dhe Pjetër?
10 Shkrimet flasin për një ‘ditë të Jehovait’, e cila do të jetë shumë më domethënëse sesa dita e gjykimit që erdhi mbi Jerusalemin dhe Judën e lashtë. Apostulli Pavël, nën frymëzim, e lidhi ‘ditën e Jehovait’ me praninë e mbretit të hipur në fron, Jezu Krishtit. (2 Selanikasve 2:1, 2) Pjetri foli për atë ditë, duke e lidhur me krijimin e ‘qiejve të rinj e të një toke të re në të cilat ka për të banuar drejtësia’. (2 Pjetrit 3:10-13) Ajo është dita, në të cilën Jehovai do të ekzekutojë gjykimin e tij mbi gjithë sistemin e lig të gjërave, duke përfshirë të ashtuquajturin krishterim.
11. (a) Cilët do të ‘durojnë’ në ‘ditën e Jehovait’ që po afron? (b) Si mund ta bëjmë Jehovain strehën tonë?
11 «Mjerë ajo ditë,—thotë profeti Joel.—Sepse dita e Zotit [Jehovait, BR] është e afërt; po, do të vijë si një shkatërrim nga i Plotfuqishmi.» Duke parë se sa afër është «dita», a nuk duhet të shqetësohet secili prej nesh për sigurinë e tij gjatë asaj kohe të frikshme? «Kush mund ta durojë [atë]?»—pyet Joeli. Pastaj përgjigjet: «Zoti do të jetë një strehë për popullin e tij.» (Joeli 1:15; 2:11; 3:16, Dio) A do të jetë Jehovai një strehë për ata që kanë një qëndrim prej fodulli dhe që e mbështetin sigurinë e tyre te pasuria, te fuqia ushtarake dhe te perënditë e bëra nga njeriu? E pamundur! Perëndia braktisi, madje, edhe popullin e tij të zgjedhur kur ata vepruan në këtë mënyrë. Sa jetësore është, pra, që të gjithë shërbëtorët e Perëndisë ‘të kërkojnë drejtësinë, të kërkojnë përulësinë’ dhe të shqyrtojnë me kujdes se çfarë vendi zë adhurimi i Jehovait në jetën e tyre!—Sofonia 2:2, 3, Dio.
«Minjve dhe lakuriqëve të natës»
12, 13. Përse është e përshtatshme që adhuruesit e idhujve t’ua hedhin perënditë e tyre «minjve dhe lakuriqëve të natës» në ditën e Jehovait?
12 Si do t’i konsiderojnë adhuruesit e idhujve idhujt e tyre gjatë ditës së madhe të Jehovait? Isaia përgjigjet: «Njerëzit do të hyjnë në shpellat e shkëmbinjve dhe në guvat e dheut, për shkak të tmerrit që ngjall Jehovai dhe para shkëlqimit të epërsisë së tij, kur të ngrihet për të tronditur tokën. Në atë ditë njeriu tokësor do t’ua hedhë minjve dhe lakuriqëve të natës perënditë e tij të kota prej argjendi dhe perënditë e tij pa vlerë prej ari . . . me qëllim që të hyjë në guvat e shkëmbinjve dhe në të çarat e shkrepave, për shkak të tmerrit që ngjall Jehovai dhe para epërsisë së tij të Isaia 2:19-22.
shkëlqyer, kur të ngrihet për të tronditur tokën. Për të mirën tuaj, qëndroni larg nga njeriu tokësor, fryma e të cilit është në vrimat e hundës së tij, sepse mbi çfarë baze duhet marrë ai në konsideratë?»—13 Minjtë jetojnë në vrima që gjenden në tokë dhe lakuriqët e natës qëndrojnë në errësirë e nëpër guva të shkreta. Veç kësaj, kur në të njëjtin vend qëndrojnë një numër i madh lakuriqësh nate, atje krijohet një erë e neveritshme dhe grumbullohen shtresa të trasha jashtëqitjeje. Flakja e idhujve në këto vende është e përshtatshme. Një vend i errët dhe me papastërti është gjithçka që ata meritojnë. Sa për njerëzit, ata do të kërkojnë të strehohen nëpër guvat dhe nëpër të çarat e shkëmbinjve në ditën e gjykimit të Jehovait. Pra, fundi i idhujve dhe i adhuruesve të tyre do të jetë i njëjtë. Në përmbushje të profecisë së Isaisë, idhujt e pajetë nuk shpëtuan dot as adhuruesit e tyre e as Jerusalemin nga duart e Nabukodonosorit në vitin 607 p.e.s.
14. Çfarë do të bëjnë njerëzit që i janë përkushtuar botës, gjatë ditës së gjykimit që po sjell Jehovai mbi perandorinë botërore të fesë së rreme?
14 Çfarë do të bëjnë njerëzit gjatë ditës së gjykimit që Jehovai po sjell mbi të ashtuquajturin krishterim dhe mbi pjesët e tjera të perandorisë botërore të fesë së rreme? Të gjendur përballë keqësimit të situatës në mbarë botën, shumica ka të ngjarë që ta kuptojnë se idhujt e tyre janë pa vlerë. Në vend që t’u drejtohen atyre, duke iu përshtatur situatës, ata mund të kërkojnë strehim dhe mbrojtje në organizatat tokësore, jofetare, duke përfshirë ndoshta edhe Kombet e Bashkuara, ‘bishën me ngjyrë të kuqe të ndezur’ të kapitullit 17 të Zbulesës. Janë pikërisht «dhjetë brirët» e kësaj bishe të egër simbolike, ata që do të shkatërrojnë Babiloninë e Madhe, perandorinë botërore të fesë së rreme, në të cilën i ashtuquajturi krishterim zë një vend të rëndësishëm.—Zbulesa 17:3, 8-12, 16, 17.
15. Në ç’mënyrë vetëm Jehovai do të «lartësohet» në ditën e tij të gjykimit?
Zbulesa 18:8 pohon: «Ja përse në një ditë të vetme do të vijnë plagët e saj: vdekje, vajtim, zi buke dhe ajo do të digjet plotësisht me zjarr, sepse Perëndia Jehova, ai që e gjykoi, është i fortë.» Kështu, merita për çlirimin e njerëzimit nga sundimi i fesë së rreme i takon të Plotfuqishmit, Perëndisë Jehova. Siç pohon Isaia, «vetëm Jehovai duhet të lartësohet në atë ditë. Sepse ajo është dita që i përket Jehovait të ushtrive».—Isaia 2:11b, 12a.
15 Ndonëse akti i shkatërrimit dhe i djegies së Babilonisë së Madhe mund të jetë një vepër e drejtpërdrejtë e atyre dhjetë brirëve simbolikë, ai është në fakt ekzekutimi i gjykimit të Jehovait. Në lidhje me Babiloninë e Madhe,‘Udhëheqësit po të bëjnë të endesh andej-këtej’
16. (a) Nga se përbëhet ‘mbështetja dhe përkrahja’ e një shoqërie njerëzore? (b) Në ç’mënyrë do të vuajë populli i Isaisë për shkak të heqjes së ‘mbështetjes dhe të përkrahjes’ nga shoqëria e tyre?
16 Që të jetë e qëndrueshme, një shoqëri njerëzore duhet të ketë ‘mbështetje dhe përkrahje’, d.m.th. t’i plotësohen nevoja të tilla, si: nevoja për ushqim, për ujë dhe ç’është më e rëndësishme, nevoja për udhëheqës të cilëve mund t’u besosh dhe që janë në gjendje të drejtojnë një popull e të ruajnë rendin. Megjithatë, për Izraelin e lashtë, Isaia parathotë: «Ja! Zotëria i vërtetë, Jehovai i ushtrive, heq nga Jerusalemi dhe nga Juda mbështetjen dhe përkrahjen, gjithë mbështetjen me bukë dhe gjithë mbështetjen me ujë, njeriun e fuqishëm e luftëtar, gjykatës e profet, dhe praktikues të shortarisë e të moshuar, prijës të pesëdhjetëshes e njeri shumë të respektuar dhe këshilltar e ekspert në artet magjike, si dhe magjistarin e aftë.» (Isaia 3:1-3) Populli do të ketë për princa, thjesht, djem dhe ata do të sundojnë sipas tekave të tyre. Populli jo vetëm që do të shtypet nga sundimtarët, por «njerëzit faktikisht do të sillen si tiranë ndaj njëri-tjetrit . . . Ata do të sulen, djali kundër plakut dhe njeriu pak i vlerësuar kundër atij që duhet nderuar». (Isaia 3:) Fëmijët do të «sulen» kundër më të rriturve, duke mos pasur respekt për ta. Jeta do të ketë rënë në një gjendje kaq të ulët, saqë një njeri do t’i thotë një tjetri që nuk ka asnjë kualifikim për të qenë sundimtar: «Ti ke një mantel. Duhet të bëhesh për ne një diktator dhe kjo masë njerëzish e trazuar duhet të jetë nën dorën tënde.» ( 4, 5Isaia 3:6) Por ata, të cilëve u bëhet kjo ftesë, do të refuzojnë, duke këmbëngulur se nuk kanë as aftësinë për të shëruar vendin e plagosur dhe as pasurinë e nevojshme për të mbajtur këtë përgjegjësi. Ata do të thonë: «Unë nuk do të bëhem një njeri që fashon plagët dhe në shtëpinë time nuk ka as bukë e as mantel. Ju nuk duhet të më vini mua si diktator mbi popullin.»—Isaia 3:7.
17. (a) Në cilin kuptim mëkati i Jerusalemit dhe i Judës ishte «si ai i Sodomës»? (b) Cilët fajëson Isaia për gjendjen e popullit të tij?
17 Isaia vazhdon: «Jerusalemi është penguar dhe Juda është rrëzuar, pasi gjuha dhe veprimet e tyre janë kundër Jehovait, ndërsa sillen në mënyrë rebele në sytë e lavdisë së tij. Vetë shprehja e fytyrës së tyre dëshmon në fakt kundër tyre dhe ata tregojnë mëkatin e tyre që është si ai i Sodomës. Ata nuk e kanë fshehur. Mjerë për shpirtin e tyre! Sepse i kanë sjellë vetes së tyre një katastrofë.» (Isaia 3:8, 9) Populli i Perëndisë është rebeluar kundër Perëndisë së vërtetë me fjalë dhe me vepra. Madje, edhe vetë shprehja e fytyrës së tyre që pasqyron paturpësi dhe mungesë pendimi, i nxjerr në pah mëkatet e tyre, të cilat janë po aq të neveritshme, sa ato të Sodomës. Ata kanë bërë një besëlidhje me Perëndinë, por ai nuk do t’i ndryshojë standardet e tij për hir të tyre. «Do t’i vejë mbarë të drejtit, sepse ata do të hanë frytin e veprimeve të tyre. Mjerë për të ligun! Katastrofë! Sepse trajtimi që u ka bërë të tjerëve me duart e tij do t’i bëhet atij. Sa për popullin tim, mbikëqyrësit e tij po e trajtojnë me ashpërsi dhe në fakt po qeveriset, thjesht, nga gratë. O populli im, ata që të udhëheqin po të bëjnë të endesh andej-këtej dhe të kanë ngatërruar rrugën e shtigjeve të tua.»—Isaia 3:10-12.
18. (a) Cilin gjykim shpall Jehovai ndaj pleqve dhe princave të kohës së Isaisë? (b) Çfarë mësimi nxjerrim nga gjykimi që i bëri Jehovai pleqve dhe princave?
Isaia 3:13-15) Në vend që të punojnë për mirëqenien e popullit, udhëheqësit përfshihen në praktika të pandershme. Ata abuzojnë me autoritetin që kanë, duke u pasuruar vetë dhe duke i lënë pa gjë të varfrit dhe nevojtarët. Por këta udhëheqës duhet t’i japin llogari Jehovait të ushtrive për shtypjen e të munduarve. Çfarë paralajmërimi është ky për ata që janë në një pozitë me përgjegjësi sot! Qofshin gjithmonë të kujdesshëm që të mos abuzojnë me autoritetin e tyre!
18 Jehovai ‘shpall gjykimin’ ndaj pleqve dhe princave të Judës dhe ‘hyn në gjykim’ me ta: «Ju e keni bërë shkrumb vreshtin. Ajo që iu mor me grabitje të munduarit është në shtëpitë tuaja. Ç’doni të thoni kur shtypni popullin tim dhe kur dërrmoni fytyrat e të munduarve?» (19. Për çfarë shtypjeje dhe persekutimi ka qenë fajtor i ashtuquajturi krishterim?
19 I ashtuquajturi krishterim e në veçanti kleri dhe krerët e tij, kanë përvetësuar me mashtrim shumë nga ato që duhet t’i përkitnin njerëzve të thjeshtë, të cilët ata i kanë shtypur dhe vazhdojnë t’i shtypin. Gjithashtu, ai e ka rrahur, persekutuar dhe keqtrajtuar popullin e Perëndisë dhe ka sjellë një sharje të madhe mbi emrin e Jehovait. Në kohën e duhur sipas Tij, Jehovai do të hyjë me siguri në gjykim kundër tij.
«Një shenjë damke në vend të bukurisë»
20. Përse i denoncon Jehovai «bijat e Sionit»?
20 Pasi denoncon gabimet e udhëheqësve, Jehovai u drejtohet grave të Sionit ose të Jerusalemit. Me sa duket, për modë, «bijat e Sionit» Isaia 3:16) Një fodullëk i tillë nuk i shpëton ndëshkimit.
mbajnë «zinxhirë këmbësh», zinxhirë të hollë të mbështjellë në kyçet e këmbëve, të cilët lëshojnë një tringëllimë melodioze. Gratë i bëjnë kastile hapat të shkurtër dhe ecin rrugës «me hapa të lehtë», për të realizuar kështu një ecje elegante femërore. A ka ndonjë gjë që nuk shkon në këtë mes? Po, është qëndrimi mendor i këtyre grave. Jehovai thotë: «Bijat e Sionit janë bërë fodulle dhe ecin me gushën të tendosur e duke lëshuar shikime provokuese me sytë e tyre.» (21. Si ndikon te gratë judeje gjykimi i Jehovait mbi Jerusalemin?
21 Prandaj, kur gjykimi i Jehovait të ekzekutohet mbi vendin, këto ‘bija të Sionit’ fodulle do të humbasin gjithçka, madje, edhe vetë bukurinë për të cilën ato janë aq krenare. Jehovai profetizon: «Jehovai do ta bëjë, në të vërtetë, të zgjebosur majën e kokës së bijave të Sionit dhe vetë Jehovai do ta zbulojë ballin e tyre. Në atë ditë Jehovai do të heqë bukurinë e byzylykëve të këmbëve, shiritat e mbajtur në kokë, stolitë në formë hëne, vathët, byzylykët, velat, shamitë e kokës, zinxhirët e këmbëve, rripat e kraharorit, ‘shtëpitë e shpirtit’ [ndoshta enë parfumi], guaskat stolisëse që tringëllojnë [ose hajmalitë], unazat e gishtave, unazat e hundës, petkat e gjata madhështore, veshjet e jashtme, mantelet, çantat e dorës, pasqyrat e dorës, veshjet e brendshme, çallmat dhe velat e mëdha.» (Isaia 3:17-23; shih shënimet.) Çfarë ndryshimi dramatik!
22. Çfarë gjëje tjetër humbasin gratë e Jerusalemit përveç stolive të tyre?
22 Mesazhi profetik vazhdon: «Në vend të vajit të balsamit do të ketë thjesht një erë myku dhe në vend të rripit të mesit, një litar; dhe në vend të rregullimit artistik të flokëve, rënie flokësh; dhe në vend të veshjes luksoze, një brez prej cope thesi; një shenjë damke në vend të bukurisë.» (Isaia 3:24) Në vitin 607 p.e.s., gratë krenare të Jerusalemit ranë nga mirëqenia në varfëri. Ato e humbën lirinë e tyre dhe morën ‘shenjën e damkës’ së skllavërisë.
«Me siguri ai do të spastrohet»
23. Çfarë deklaron Jehovai në lidhje me Jerusalemin?
23 Tani, duke iu drejtuar qytetit të Jerusalemit, Jehovai deklaron: «Njerëzit e tu do të bien nga shpata dhe fuqia jote nga lufta. Dhe hyrjet e tij do të duhet të mbajnë zi dhe të shprehin hidhërim, dhe me siguri ai do të spastrohet. Ai do të ulet në tokë.» (Isaia 3:25, 26) Burrat e Jerusalemit, madje edhe ata të fuqishmit, do të bien në betejë. Qyteti do të rrafshohet. Për «hyrjet e tij» kjo do të jetë një kohë për të «mbajtur zi dhe për të shprehur hidhërim». Jerusalemi do të «spastrohet» dhe do të lihet i shkretë.
24. Çfarë pasojash të rënda ka mbi gratë e Jerusalemit humbja e burrave për shkak të shpatës?
24 Humbja e burrave me anë të shpatës do të ketë pasoja të rënda mbi gratë e Jerusalemit. Duke e mbyllur këtë pjesë të librit të tij profetik, Isaia parathotë: «Në atë ditë shtatë gra do të kapin në të vërtetë një burrë dhe do t’i thonë: ‘Do të hamë bukën tonë dhe do të veshim mantelet tona, vetëm lejo të thirremi me emrin tënd për të hequr sharjen tonë.’» (Isaia 4:1) Mungesa e burrave për t’u martuar do të jetë kaq e ndjeshme, saqë disa gra do t’i qepen pas një burri me qëllim që të thirren me emrin e tij, d.m.th. të njihen publikisht si gratë e tij, e si rrjedhim, të çlirohen nga sharjet e të qenët pa burrë. Ligji i Moisiut kërkonte që një burrë të siguronte ushqim dhe veshmbathje për gruan e tij. (Dalja 21:10) Megjithatë, duke qenë dakord që të ‘hanë bukën e vet dhe të vishen me rrobat e veta’, këto gra janë gati ta lirojnë burrin nga detyrimet e tij ligjore. Ç’gjendje e dëshpëruar për «bijat e Sionit» që dikur ishin fodulle!
25. Çfarë ruan e ardhmja e afërt për kryelartët?
25 Jehovai i poshtëron kryelartët. Në vitin 607 p.e.s., ai bën me të vërtetë që fodullëku i popullit të tij të zgjedhur të «përkulet» dhe «kryelartësia» e tyre të «ulet». Të krishterët e vërtetë mos harrofshin kurrë se «Perëndia u kundërvihet fodullëve, por u jep dashamirësi të pamerituar të përulurve»!—Jakovit 4:6.
[Pyetjet]
[Figura në faqen 50]
Idhujt, pasuria dhe aftësia ushtarake nuk e shpëtojnë Jerusalemin në ditën e gjykimit të Jehovait
[Figura në faqen 55]
Në ‘ditën e Jehovait’, perandoria botërore e fesë së rreme do të shkatërrohet