Jehovai poshtëron një qytet arrogant
Kapitulli katërmbëdhjetë
Jehovai poshtëron një qytet arrogant
1. Deri në çfarë periudhe e drejton tani vëmendjen libri i Isaisë?
LIBRI profetik i Isaisë u shkrua në shekullin e tetë p.e.s., gjatë pushtimit asirian të Tokës së Premtuar. Siç është vërejtur në kapitujt e mëparshëm të librit të tij, Isaia parathotë me një saktësi të jashtëzakonshme rrjedhën që do të marrin ngjarjet. Megjithatë, libri i referohet një kohe që shkon përtej sundimit asirian. Ai parathotë kthimin e popullit që ka bërë një besëlidhje me Jehovain nga mërgimi në shumë vende, midis të cilave përfshihet edhe Shinari, vendndodhja e Babilonisë. (Isaia 11:11) Në kapitullin 13 të Isaisë gjejmë një profeci të spikatshme, përmbushja e së cilës do të hapë rrugën për një kthim të tillë. Kjo profeci hapet me këto fjalë: «Shpallja kundër Babilonisë që Isaia, biri i Amotsit, pa në vizion.»—Isaia 13:1.
‘Do të ul fodullëkun’
2. (a) Si lidhet Hezekia me Babiloninë? (b) Çfarë është ‘sinjali’ që do të ngrihet?
2 Juda lidhet me Babiloninë që gjatë kohës kur jetonte Isaia. Mbreti Hezekia sëmuret rëndë dhe më pas shërohet. Nga Babilonia vijnë ambasadorë për ta uruar për shërimin, ndoshta me qëllimin e fshehtë për të siguruar mbështetjen e Hezekisë si aleat në luftën e tyre kundër Asirisë. Në mënyrë jo të mençur, mbreti Hezekia u tregon atyre të gjitha thesaret e tij. Si rezultat, Isaia i thotë Hezekisë se pas vdekjes së tij, e gjithë ajo pasuri do të çohet në Babiloni. (Isaia 39:1-7) Kjo përmbushet në vitin 607 p.e.s., kur Jerusalemi shkatërrohet dhe kombi merret në mërgim. Megjithatë, populli i zgjedhur i Perëndisë nuk do të qëndrojë në Babiloni përgjithmonë. Jehovai tregon se si do ta hapë rrugën për kthimin e tyre në vendin e vet. Ai fillon: «Mbi një mal me shkëmbinj të zhveshur ngrini një sinjal. Ngrini zërin drejt tyre, tundni dorën, që të mund të hyjnë në portat e fisnikëve.» (Isaia 13:2) ‘Sinjali’ është një fuqi botërore që do të dalë dhe do ta heqë Babiloninë nga pozita e saj e shquar. Ajo do të ngrihet «mbi një mal me shkëmbinj të zhveshur», d.m.th. që shihet qartë nga një largësi e madhe. Duke qenë se i bëhet thirrje që të sulmojë Babiloninë kjo fuqi e re botërore do të hyjë me forcë në «portat e fisnikëve» (në dyert e atij qyteti të madh) dhe do ta pushtojë.
3. (a) Kush janë «të shenjtëruarit» që do të ngrejë Jehovai? (b) Në cilin kuptim janë ‘të shenjtëruara’ ushtritë pagane?
3 Tani Jehovai thotë: «Unë u kam lëshuar një urdhër të shenjtëruarve të mi. Kam thirrur, gjithashtu, të fuqishmit e mi për të shprehur zemërimin tim, personat e mi që ngazëllojnë në mënyrë të jashtëzakonshme. Dëgjoni! Një turmë në male, diçka që i ngjan një populli të shumtë! Dëgjoni! Zhurma e mbretërive, e kombeve të mbledhura së bashku! Jehovai i ushtrive po grumbullon ushtrinë e luftës.» (Isaia 13:3, 4) Kush janë këta ‘të shenjtëruar’ që janë caktuar për të poshtëruar Babiloninë fodulle? Janë ushtri të bashkuara nga kombe të ndryshme, ‘kombe të mbledhura së bashku’. Ato zbresin kundër Babilonisë nga një rajon i largët malor. «Po vijnë nga vendi i largët, nga skajet e qiellit.» (Isaia 13:5) Në cilin kuptim janë të shenjtëruar? Natyrisht jo në kuptimin që janë të shenjtë. Ato janë ushtri pagane që nuk u intereson aspak t’i shërbejnë Jehovait. Megjithatë, në Shkrimet hebraike, «i shenjtëruar» do të thotë «i veçuar për t’u përdorur nga Perëndia». Jehovai mund t’i shenjtërojë ushtritë e kombeve dhe mund t’i përdorë ambiciet e tyre egoiste për të shprehur zemërimin e tij. Për shembull, ai përdori Asirinë në këtë mënyrë. Në mënyrë të ngjashme do të përdorë edhe Babiloninë. (Isaia 10:5; Jeremia 25:9) Po kështu, do të përdorë kombe të tjera për të ndëshkuar Babiloninë.
4, 5. (a) Çfarë parathotë Jehovai për Babiloninë? (b) Çfarë duhet të përballojnë ata që sulmojnë Babiloninë?
4 Babilonia nuk është bërë ende fuqia botërore mbizotëruese. Megjithatë, duke nxjerrë një shpallje nëpërmjet Isaisë, Jehovai parashikon kohën kur ajo do të zërë atë pozitë dhe parathotë rënien e saj. Ai thotë: «Ulërini, sepse dita e Jehovait është afër! Ajo do të vijë si një shkatërrim nga i Plotfuqishmi.» (Isaia 13:6) Po, mburrja e Babilonisë do të zëvendësohet nga një ulërimë e pikëlluar. Përse? Për shkak të ‘ditës së Jehovait’, ditës kur Jehovai do të ekzekutojë gjykimin ndaj saj.
5 Por si do të jetë e mundur që Babilonia të shkatërrohet? Kur vjen koha e caktuar nga Jehovai për këtë, qyteti do të duket i sigurt. Ushtritë pushtuese do të duhet të përballojnë së pari mbrojtjet natyrore të siguruara nga lumi Eufrat, i cili rrjedh mespërmes qytetit dhe devijon për të mbushur një hendek të thellë rreth qytetit, si dhe për të furnizuar qytetin me ujë të pijshëm. Pastaj do të ndeshen me muret masive të dyfishta të Babilonisë, të cilat në pamje të parë janë të pamposhtshme. Veç kësaj, qyteti do të jetë i furnizuar mirë me ushqime. Në librin Daily Bible Illustrations thuhet se Nabonidi, mbreti i fundit i Babilonisë, «kishte bërë përpjekje kolosale për ta furnizuar qytetin me ushqime dhe ishte llogaritur se ai përmbante mjaft [ushqim] sa për t’i furnizuar banorët për 20 vjet».
6. Çfarë do të ndodhë papritmas kur të ndodhë sulmi i parathënë kundër Babilonisë?
6 Por pamja e jashtme mund të jetë mashtruese. Isaia thotë: «Për këtë arsye të gjitha duart do të lëshohen dhe e gjithë zemra e njeriut të vdekshëm do të shkrijë. Njerëzit janë shqetësuar. I kanë kapur spazma dhe dhembje lindjeje; si një grua që lind kanë dhembje lindjeje. E shikojnë njëri-tjetrin me habi. Fytyrat e tyre janë fytyra të flakëruara.» (Isaia ) Kur ushtritë pushtuese të hyjnë në qytet, qetësia e banorëve të tij do të zëvendësohet me një dhembje aq të papritur dhe të fortë sa ajo e një gruaje që lind. Zemrat e tyre do të shkrihen nga frika. Të paralizuara, duart e tyre do të lëshohen dhe nuk do të jenë në gjendje të mbrohen. Fytyrat e tyre do të ‘flakërohen’ nga frika dhe ankthi. Të habitur ata do të shohin njëri-tjetrin, duke bërë çudi se si mundi të mposhtet qyteti i tyre i madh. 13:7, 8
7. Cila ‘ditë e Jehovait’ po vjen dhe çfarë pasojash do të ketë për Babiloninë?
7 E megjithatë, ai do të bjerë. Babilonia duhet të përjetojë një ditë llogaridhënieje, një ‘ditë të Jehovait’, e cila do të jetë vërtet e dhembshme. Gjykatësi suprem do të shprehë zemërimin e tij dhe do të sjellë një ndëshkim plotësisht të merituar mbi banorët mëkatarë të Babilonisë. Profecia thotë: «Ja! Po vjen dita e Jehovait, mizore, me tërbim dhe zemërim të zjarrtë, me qëllim që ta bëjë vendin objekt habie dhe të asgjësojë prej tij mëkatarët.» (Isaia 13:9) Perspektivat e Babilonisë janë të zymta. Është njësoj sikur dielli, hëna dhe yjet të mos jepnin më dritë. «Sepse yjet e qiejve dhe yjësitë e tyre të Kesilit nuk do ta rrezatojnë më dritën e tyre; dielli do të bëhet faktikisht i errët sapo të lindë dhe hëna nuk do të bëjë të shkëlqejë drita e saj.»—Isaia 13:10.
8. Pse e dekreton rënien e Babilonisë Jehovai?
8 Pse një fund i tillë për këtë qytet madhështor? Jehovai thotë: «Me siguri do t’ia shpërblej vendit prodhimtar me vetë ligësinë e tij dhe të ligjve me vetë gabimin e tyre. Dhe me të vërtetë do të bëj të marrë fund krenaria e mendjemëdhenjve dhe do të ul fodullëkun e tiranëve.» (Isaia 13:11) Derdhja e zemërimit të Jehovait do të jetë një ndëshkim për mizorinë e Babilonisë ndaj popullit të Perëndisë. I gjithë vendi do të vuajë për shkak të ligësisë së babilonasve. Këta tiranë krenarë nuk do ta sfidojnë më Jehovain haptazi.
9. Çfarë e pret Babiloninë në ditën e gjykimit që do të sjellë Jehovai?
9 Jehovai thotë: «Do ta bëj njeriun e vdekshëm më të rrallë Isaia 13:12) Po, qyteti do të shpopullohet, do të shkretohet. Jehovai vazhdon: «Për këtë arsye do të bëj që qielli të trazohet dhe toka do të lëvizë nga vendi i saj në tërbimin e Jehovait të ushtrive dhe në ditën e zemërimit të tij të zjarrtë.» (Isaia 13:13) «Qielli» i Babilonisë, numri i pafund i perëndive dhe i perëndeshave të saj, do të trazohen, duke mos qenë në gjendje ta ndihmojnë qytetin kur do të ketë nevojë. «Toka», perandoria babilonase, do të lëvizë nga vendi i saj, duke hyrë në histori si një perandori tjetër e vdekur. «Duhet të ndodhë që, si një gazelë që ndiqet nga pas dhe si një kope që s’ka kush ta mbledhë, ata do të kthehen, secili në popullin e tij dhe do t’ia mbathin, secili në vendin e tij.» (Isaia 13:14) Të gjithë përkrahësit e huaj të Babilonisë do ta braktisin atë dhe do t’ia mbathin, duke shpresuar të krijojnë marrëdhënie të reja me fuqinë botërore pushtuese. Së fundi, Babilonia do të përjetojë agoninë e një qyteti të pushtuar, një agoni që ajo ua ka shkaktuar kaq shumë qyteteve të tjera në kohën e lavdisë së saj: «Kushdo që do të gjendet do të shpohet tejpërtej, kushdo që do të kapet gjatë përlarjes do të bjerë nga shpata dhe fëmijët e tyre do të bëhen copë-copë para syve të tyre. Shtëpitë e tyre do të plaçkiten dhe gratë e tyre do të dhunohen.»—Isaia 13:15, 16.
se ari i rafinuar dhe njeriun tokësor më të rrallë se ari i Ofirit.» (Mjeti i Perëndisë për të sjellë shkatërrimin
10. Kë do të përdorë Jehovai për të mposhtur Babiloninë?
10 Cilën fuqi do të përdorë Jehovai për të sjellë rënien e Babilonisë? Rreth 200 vjet para se të ndodhë, Jehovai zbulon përgjigjen: «Ja, unë ngre kundër tyre medët, të cilët e konsiderojnë argjendin si asgjë dhe për sa i përket arit, nuk gjejnë kënaqësi në të. Harqet e tyre do të bëjnë copë-copë edhe të rinjtë. Për frytin e barkut nuk do të kenë mëshirë; për bijtë, syve të tyre nuk do t’u vijë keq. Babilonia, stolia e mbretërive, bukuria e krenarisë së kaldeasve, duhet të bëhet si atëherë kur Perëndia përmbysi Sodomën dhe Gomorrën.» (Isaia ) Babilonia madhështore do të bjerë dhe mjeti i Jehovait për realizimin e kësaj do të jenë ushtritë nga vendi i largët malor i Medisë. 13:17-19 * Më në fund, Babilonia do të mbetet po aq e shkretë, sa edhe qytetet tejet imorale të Sodomës dhe të Gomorrës.—Zanafilla 13:13; 19:13, 24.
11, 12. (a) Si bëhet Media një fuqi botërore? (b) Çfarë tipari të pazakontë përmend profecia në lidhje me ushtritë mede?
11 Në kohën e Isaisë, si Media, ashtu edhe Babilonia gjenden nën zgjedhën asiriane. Rreth një shekull më vonë, në vitin 632 p.e.s., Media dhe Babilonia bashkojnë forcat dhe pushtojnë Ninevinë, kryeqytetin e Asirisë. Kjo i hap rrugën Babilonisë për t’u bërë fuqia botërore mbizotëruese. Por ajo as që e çon nëpër mend se rreth 100 vjet pas kësaj, Media do ta shkatërrojë atë! Kush përveç Jehovait mund ta bënte një parashikim kaq të guximshëm?
* Duke pasur parasysh këtë, nuk është për t’u habitur që kur i çliron izraelitët nga mërgimi në babiloni, sundimtari pers, Kiri, u kthen atyre mijëra enë ari dhe argjendi që Nabukodonosori i kishte grabitur nga tempulli i Jerusalemit.—Ezdra 1:7-11.
12 Kur identifikon mjetin që ka zgjedhur për të sjellë shkatërrimin, Jehovai thotë se ushtritë e Medisë «e konsiderojnë argjendin si asgjë dhe për sa i përket arit, nuk gjejnë kënaqësi në të». Çfarë tipari i pazakontë për ushtarë të regjur nga lufta! Studiuesi i Biblës Albert Barnes thotë: «Ishin vërtet të pakta ushtritë pushtuese që nuk ishin të ndikuara nga shpresa për të bërë plaçkë.» A dalin të vërteta këto fjalë të Jehovait në lidhje me ushtritë mede? Po. Shqyrtoni këtë koment që gjendet në veprën The Bible-Work, përgatitur nga J. Glentworth Butler: «Ndryshe nga shumica e kombeve që kanë zhvilluar gjithmonë luftëra, medët dhe sidomos persët, menduan më shumë për pushtimin dhe për lavdinë, sesa për arin.»13, 14. (a) Ndonëse nuk u intereson plaçka, për çfarë janë ambiciozë luftëtarët medë dhe persë? (b) Si e thyen Kiri mbrojtjen me të cilën mburrej Babilonia?
13 Ndonëse luftëtarët medë dhe persë nuk janë të dhënë pas plaçkës, prapëseprapë ata janë ambiciozë. Ata nuk duan të jenë më pak të rëndësishëm se ndonjë komb tjetër në skenën botërore. Veç kësaj, Jehovai vendos ‘shkatërrimin’ në zemrën e tyre. (Isaia 13:6) Prandaj, me harqet e tyre të forta, që do t’i përdorin për të hedhur shigjeta që «do të bëjnë copë e çikë» ushtarët armiq (bijtë e nënave babilonase), ata janë të vendosur ta pushtojnë Babiloninë.
14 Kiri, udhëheqësi i ushtrive medo-perse, nuk shkurajohet nga fortifikimet e Babilonisë. Natën e 5 dhe 6 tetorit të vitit 539 p.e.s. ai urdhëron devijimin e ujërave të lumit Danieli 5:30) Perëndia Jehova e frymëzon Isainë t’i profetizojë këto ngjarje duke treguar se pa dyshim është Ai që i drejton gjërat.
Eufrat. Ndërsa niveli i ujit bie, pushtuesit hyjnë fshehtas në qytet, duke ecur përgjatë shtratit të lumit përmes ujit të thellë deri në lartësinë e kofshës. Banorët e Babilonisë zihen në befasi dhe Babilonia bie. (15. Cila e ardhme e pret Babiloninë?
15 Sa i plotë do të jetë shkatërrimi i Babilonisë? Dëgjoni shpalljen e Jehovait: «Ajo nuk do të banohet më kurrë, as do të qëndrojë brez pas brezi. Atje arabi nuk do ta ngrejë tendën e tij dhe asnjë bari nuk do ta lërë kopenë e tij të shtrihet aty. Atje do të shtrihen me siguri banorët e rajoneve pa ujë dhe shtëpitë e tyre do të mbushen me bufë. Dhe duhet të banojnë strucët dhe demonët në formë dhie do të sillen vërdallë duke kërcyer. Çakallët duhet të ulërijnë në kullat e saj të banimit dhe gjarpri i madh do të jetë në pallatet e kënaqësisë së këndshme. Koha e saj do të vijë së shpejti dhe ditët e saj nuk do të shtyhen për më vonë.» (Isaia 13:20-22) Fundi i qytetit do të jetë shkretimi i plotë.
16. Çfarë sigurie na jep gjendja aktuale e Babilonisë?
16 Kjo nuk ndodhi menjëherë në vitin 539 p.e.s. Megjithatë, sot është shumë e qartë se çdo gjë që paratha Isaia në lidhje me Babiloninë ka dalë e vërtetë. Një komentues i Biblës thotë se Babilonia «është dhe ka qenë për shekuj skena e një shkretimi të gjerë dhe është një grumbull rrënojash». Pastaj shton: «Është e pamundur ta shohësh këtë skenë dhe të mos të të vijë ndër mend se me sa saktësi janë plotësuar parathëniet e Isaisë dhe të Jeremisë.» Është e qartë, asnjë njeri në ditët e Isaisë nuk mund ta kishte parathënë rënien e Babilonisë dhe shkretimin e saj të mëvonshëm. Në fund të fundit, rënia e Babilonisë para medëve dhe persëve ndodhi rreth 200 vjet pasi Isaia e shkroi librin e tij dhe shkretimi i saj përfundimtar erdhi shekuj më vonë. A nuk e forcon kjo besimin tonë për Biblën, si Fjala e frymëzuar e Perëndisë? 2 Timoteut 3:16) Për më tepër, përderisa Jehovai i ka përmbushur profecitë në kohët e kaluara, mund të kemi siguri absolute se profecitë biblike që nuk janë përmbushur ende do të realizohen në kohën e duhur sipas Perëndisë.
(«Prehje nga dhembja»
17, 18. Çfarë bekimesh nënkupton për izraelitët disfata e Babilonisë?
17 Rënia e Babilonisë do të jetë një çlirim për Izraelin. Ajo do të nënkuptojë çlirim nga robëria dhe mundësi për t’u kthyer në Tokën e Premtuar. Prandaj, tani Isaia thotë: «Jehovai do të tregojë mëshirë ndaj Jakobit dhe me siguri do të zgjedhë përsëri Izraelin, dhe në të vërtetë do t’u japë prehje në tokën e tyre dhe banori i huaj duhet të bashkohet me ta dhe duhet të ngjiten me shtëpinë e Jakobit. Popujt në të vërtetë do t’i marrin dhe do t’i çojnë në vendin e tyre dhe shtëpia e Izraelit duhet t’i marrë ata për vete si zotërim mbi tokën e Jehovait, si shërbëtorë dhe shërbëtore, dhe duhet të marrin rob ata që i mbanin robër dhe duhet të kenë në nënshtrim ata që i detyronin të punonin.» (Isaia 14:1, 2) Këtu emri ‘Jakob’ i referohet Izraelit në tërësi, pra të 12 fiseve. Jehovai do të tregojë mëshirë ndaj «Jakobit» duke e lejuar kombin të kthehet në vendin e vet. Ata do të shoqërohen nga mijëra të huaj, shumë prej të cilëve do t’u shërbejnë si shërbëtorë në tempull. Madje, disa izraelitë do të kenë autoritet mbi ish-robëruesit e tyre. *
18 Pikëllimi i të jetuarit në mërgim do të marrë fund. Në vend të tij, Jehovai do t’i japë popullit të tij «prehje nga dhembja e shqetësimi dhe nga skllavëria e rëndë në të cilën ishte bërë skllav». (Isaia 14:3) I çliruar nga vargonjtë e vërtetë të skllavërisë, Izraeli nuk do ta përjetojë më dhembjen dhe shqetësimin e të jetuarit midis adhuruesve të perëndive të rreme. (Ezdra 3:1; Isaia 32:18) Duke komentuar në lidhje me këtë, libri Lands and Peoples of the Bible thotë: «Për një babilonas perënditë e tij ishin krejtësisht si vetë ai, në të gjitha aspektet më të këqija të karakterit të tij. Ishin frikacakë, pijanecë dhe torollakë.» Çfarë lehtësimi ishte të shpëtoje prej këtij ambienti fetar të degraduar!
19. Çfarë nevojitet që Izraeli të fitojë faljen e Jehovait dhe çfarë mësojmë nga kjo?
19 Sidoqoftë, shfaqja e mëshirës së Perëndisë nuk është e pakushtëzuar. Populli i tij duhet të shprehë keqardhje për ligësinë e tij, e cila e shtyu Perëndinë ta ndëshkonte kaq rëndë. (Jeremia 3:25) Rrëfimi i hapur dhe i sinqertë do të sjellë si rezultat faljen e Jehovait. (Shih Neheminë 9:6-37; Danielin 9:5.) I njëjti parim ka vlerë edhe sot. Pasi «nuk ka njeri që të mos kryejë mëkate», të gjithë ne kemi nevojë për mëshirën e Jehovait. (2 Kronikave 6:36) Jehovai, Perëndia i mëshirshëm, na fton me dashuri që t’ia rrëfejmë mëkatet atij, të pendohemi dhe të heqim dorë nga çdo rrugë e gabuar, me qëllim që të mund të shërohemi. (Ligji i përtërirë 4:31; Isaia 1:18; Jakovit 5:16) Kjo jo vetëm që na ndihmon të rifitojmë miratimin e tij, por edhe na sjell ngushëllim.—Psalmi 51:1; Proverbat 28:13; 2 Korintasve 2:7.
Një «shprehje proverbiale» drejtuar Babilonisë
20, 21. Si gëzojnë fqinjët e Babilonisë për rënien e saj?
20 Më shumë se 100 vjet para ngritjes së Babilonisë si fuqia botërore mbizotëruese, Isaia parathotë reagimin e botës ndaj rënies së saj. Në mënyrë profetike, ai i urdhëron izraelitët që janë çliruar nga robëria e saj: «Ju duhet të shqiptoni këtë shprehje proverbiale kundër mbretit të Babilonisë dhe duhet të thoni: ‘Si i erdhi fundi atij që i detyronte të tjerët të punonin, si i erdhi fundi shtypjes? Jehovai ka thyer shkopin e të ligjve, bastunin e atyre që sundojnë, atë që me tërbim Isaia 14:4-6) Babilonia ka krijuar një goxha reputacion si pushtuese. Ajo konsiderohet si një shtypës që i kthen njerëzit e lirë në skllevër. Sa e përshtatshme është që rënia e saj të kremtohet me një «shprehje proverbiale» drejtuar në radhë të parë dinastisë babilonase, duke filluar me Nabukodonosorin e duke mbaruar me Nabonidin e Belshazarin, që ishin sundimtarë gjatë ditëve të lavdishme të atij qyteti të madh!
i godet popujt pa pushim, atë që me zemërim i nënshtron kombet duke i persekutuar në mënyrë të shfrenuar.’» (21 Sa ndryshim që do të sjellë rënia e saj! «E gjithë toka ka rënë në prehje, është çliruar nga shqetësimi. Njerëzit janë gëzuar me britma gëzimi. Edhe dëllinjat dhe cedrat e Libanit janë gëzuar për ty, duke thënë: ‘Qëkurse je rrëzuar, asnjë druvar nuk ngjitet kundër nesh.’» (Isaia 14:7, 8) Mbretërit e kombeve përreth ishin për sundimtarët Babilonas si pemë që duheshin prerë dhe duheshin përdorur për qëllimet e tyre. E pra, këtej e tutje nuk do të jetë më kështu. Druvari babilonas nuk ka për të prerë më pemë.
22. Në kuptimin poetik, çfarë efekti ka mbi Sheolin rënia e dinastisë babilonase?
22 Kaq e habitshme është rënia e Babilonisë, saqë edhe vetë varri reagon: «Edhe Sheoli që gjendet poshtë është shqetësuar për ty, me qëllim që të të takojë kur të hysh aty. Për ty ai ka zgjuar ata që janë të pafuqishëm në vdekje, të gjithë udhëheqësit e tokës që ngjajnë me dhitë. Ka bërë të çohen nga fronet e tyre të gjithë mbretërit e kombeve. Të gjithë ata marrin fjalën dhe të thonë: ‘A je bërë edhe ti i dobët si ne? A je bërë i ngjashëm me ne? Krenaria jote dhe zhurma e instrumenteve të tua me tela ka zbritur në sheol. Poshtë teje, larvat janë përhapur si një shtrat dhe krimbat janë mbulesa jote.’» (Isaia 14:9-11) Çfarë imagjinate e fuqishme poetike! Është njësoj sikur varri i përbashkët i njerëzimit të zgjonte të gjithë mbretërit që kishin shijuar vdekjen para dinastisë babilonase, me qëllim që të mund të përshëndetnin të sapoardhurin. Ata e tallin fuqinë sunduese babilonase, e cila tani është e pashpresë dhe gjendet e shtrirë mbi një shtrat larvash në vend të një divani të kushtueshëm, e mbuluar me krimba në vend të pëlhurave të shtrenjta.
«Si një kufomë e shkelur»
23, 24. Çfarë arrogance ekstreme shfaqin mbretërit babilonas?
23 Isaia e vazhdon shprehjen proverbiale, duke thënë: «Oh, si ke rënë nga qielli, ti o i shndritshëm, bir i agimit! Si je prerë deri në tokë, t’i që dobësoje kombet!» (Isaia 14:12) Krenaria egoiste i shtyn mbretërit e Babilonisë ta lartësojnë veten mbi ata që i rrethojnë. Si një yll që ndriçon shndritshëm në qiell pak para agimit, ata e ushtrojnë fuqinë dhe autoritetin e tyre me arrogancë. Një burim i veçantë krenarie është pushtimi i Jerusalemit nga Nabukodonosori, një sukses që Asiria nuk arriti ta realizonte. Shprehja proverbiale e përshkruan dinastinë krenare të Babilonisë sikur të thoshte: «Do të ngjitem në qiej. Do ta ngre fronin tim mbi yjet e Perëndisë dhe do të ulem në malin e mbledhjes, në pjesët më të largëta të veriut. Do të ngjitem mbi vendet e larta të reve; do të bëhem i ngjashëm me Më të Lartin.» (Isaia 14:13, 14) A mund të kishte gjë më fyese se kjo?
24 Në Bibël, mbretërit e linjës mbretërore të Davidit janë krahasuar me yjet. (Numrat 24:17) Duke filluar me Davidin, ata ‘yje’ sundonin nga mali Sion. Pasi Solomoni ndërtoi tempullin në Jerusalem, emri Sion u përdor si referim për gjithë qytetin. Nën besëlidhjen e Ligjit, të gjithë izraelitët meshkuj ishin të detyruar të shkonin në Sion tri herë në vit. Kështu, ai u bë ‘mali i mbledhjes’. Duke vendosur të nënshtrojë mbretërit e Judës dhe më pas t’i heqë ata nga ai mal, Nabukodonosori po deklaron synimin e tij për ta ngritur veten mbi ata ‘yje’. Ai nuk ia jep Jehovait meritën për fitoren mbi ta. Në vend të kësaj, faktikisht, ai e vendos veten me arrogancë në vendin e Jehovait.
25, 26. Si ndodh që dinastia babilonase përjeton një fund poshtërues?
Isaia 14:15-17) Dinastia ambicioze do të zbresë në Hades (Sheol), ashtu si çdo njeri.
25 Çfarë ndryshimi e pret dinastinë krenare babilonase! Babilonia nuk ngrihet aspak mbi yjet e Perëndisë. Në vend të kësaj, Jehovai thotë: «Në Sheol do të zbresësh, në pjesët më të largëta të gropës. Ata që do të të shohin, do të të këqyrin me kujdes, duke thënë: ‘A është ky njeriu që trazonte tokën, që trondiste mbretëritë, që e bëri tokën prodhuese si shkretëtirë dhe përmbysi qytetet e saj, që nuk ua hapi rrugën të burgosurve të tij për t’u kthyer në vendin e tyre?’» (26 Ku do të jetë atëherë fuqia që nënshtroi mbretëritë, që shkatërroi tokën prodhuese dhe që përmbysi qytete të panumërta? Ku do të jetë fuqia botërore që zinte robër dhe nuk i linte kurrë të ktheheshin në vendin e tyre? Ja, dinastia babilonase as nuk do të ketë një varr për të qenë. Jehovai thotë: «Të gjithë mbretërit e tjerë të kombeve, po, të gjithë ata, janë shtrirë me lavdi, secili në shtëpinë e tij. Por sa për ty, t’i je flakur tutje pa pasur një vend për t’u varrosur, si një filiz i urryer, i veshur me njerëz të vrarë të shpuar me shpatë që zbresin në gurët e gropës, si një kufomë e shkelur. Ti nuk do të bashkohesh me ta në një varr, sepse e çove vendin tënd drejt shkatërrimit, vrave popullin tënd. Deri në kohë të pacaktuar pasardhësit e keqbërësve nuk do të përmenden me emër.» (Isaia 14:18-20) Në botën e lashtë, konsiderohej si poshtërim që një mbret të privohej nga varrosja me nder. Ç’të themi, pra, për dinastinë mbretërore të Babilonisë? Është e vërtetë, që mbretërit si individë mund të jenë varrosur me nder, por dinastia mbretërore që rrodhi nga Nabukodonosori u flak tutje «si një filiz i urryer». Është njësoj sikur dinastia të ishte hedhur në një varr pa emër, si një këmbësor i thjeshtë i vrarë në betejë. Çfarë poshtërimi!
27. Në ç’mënyrë vuajnë brezat e ardhshëm të babilonasve për shkak të gabimit të etërve të tyre?
Isaia 14:21) Rënia e Babilonisë do të jetë e përhershme. Dinastia babilonase do të shkulet me rrënjë. Nuk do të ketë më rigjallërim të saj. Brezat e ardhshëm të babilonasve do të vuajnë për shkak të «gabimit të etërve të tyre».
27 Shprehja proverbiale mbaron me urdhrat përfundimtarë drejtuar pushtuesve medë dhe persë: «Bëni gati një trung ekzekutimi për bijtë e tij, për shkak të gabimit të etërve të tyre, që të mos ngrihen dhe faktikisht të marrin në zotërim tokën dhe ta mbushin faqen e tokës prodhuese me qytete.» (28. Cila ishte rrënja e mëkatit të mbretërve babilonas dhe çfarë mësojmë nga kjo?
28 Gjykimi i shpallur kundër dinastisë babilonase siguron një mësim të vlefshëm për ne. Rrënja e mëkatit të mbretërve babilonas ishte ambicia e tyre ekstreme. (Danieli 5:23) Zemra e tyre ishte e mbushur me dëshirën për pushtet. Donin të sundonin mbi të tjerët. (Isaia 47:5, 6) Dëshironin me etje lavdinë e njerëzve, e cila me të drejtë i përket Perëndisë. (Zbulesa 4:11) Ky është një paralajmërim për të gjithë ata që janë në një pozitë me autoritet, madje edhe brenda kongregacionit të krishterë. Ambicia dhe krenaria egoiste janë karakteristika që Jehovai nuk do t’i tolerojë, as kur shfaqen nga individët e as nga kombet.
29. Pasqyrim i çfarë gjëje ishte krenaria dhe ambicia e sundimtarëve babilonas?
29 Krenaria e sundimtarëve babilonas ishte një pasqyrim i frymës së ‘perëndisë së këtij sistemi’, Satana Djallit. (2 Korintasve 4:4) Edhe ai është i etur për pushtet dhe dëshiron me zjarr të ngrihet mbi Perëndinë Jehova. Siç ndodhi me mbretin e Babilonisë dhe me popujt që ai nënshtroi, ambicia mëkatare e Satanait ka rezultuar në mjerim dhe vuajtje për gjithë njerëzimin.
30. Cila Babiloni tjetër përmendet në Bibël dhe çfarë fryme ka treguar ajo?
30 Veç kësaj, në librin e Zbulesës lexojmë për një Babiloni tjetër, për ‘Babiloninë e Madhe’. (Zbulesa 18:2) Kjo organizatë, perandoria botërore e fesë së rreme, ka shfaqur, gjithashtu, një frymë krenare, shtypëse dhe mizore. Si rezultat, edhe ajo duhet të përjetojë një ‘ditë të Jehovait’ dhe të shkatërrohet në kohën e duhur sipas Perëndisë. (Isaia 13:6) Që nga viti 1919 ky mesazh ka ushtuar në gjithë tokën: «Ka rënë Babilonia e Madhe.» (Zbulesa 14:8) Ajo përjetoi një rënie në momentin që nuk qe në gjendje ta mbante popullin e Perëndisë në robëri. Së shpejti ajo do të shkatërrohet plotësisht. Në lidhje me Babiloninë e lashtë Jehovai urdhëroi: «Shpërblejeni sipas veprave të saj, i bëni asaj pikërisht atë që ajo u ka bërë të tjerëve, sepse ka qenë arrogante kundër Zotit, kundër të Shenjtit të Izraelit.» (Jeremia 50:29, Dio; Jakovit 2:13) Edhe Babilonia e Madhe do të marrë një gjykim të ngjashëm.
31. Çfarë do t’i ndodhë së shpejti Babilonisë së Madhe?
31 Prandaj, pohimi i fundit i Jehovait në këtë profeci të librit të Isaisë zbatohet jo vetëm për Babiloninë e lashtë, por edhe për Babiloninë e Madhe: «Unë do të ngrihem kundër tyre . . . Dhe do të këput nga Babilonia emrin, mbetjen, pasardhësit dhe brezat e ardhshëm . . . Dhe do ta bëj zotërim të ferrëgjatëve dhe pellgjeve me ujë plot me kallamishte, dhe do ta fshij me fshesën e asgjësimit.» (Isaia 14:22, 23) Rrënojat e shkreta të Babilonisë së lashtë tregojnë se çfarë do t’i bëjë së shpejti Jehovai Babilonisë së Madhe. Çfarë ngushëllimi për ata që e duan adhurimin e vërtetë! Çfarë inkurajimi për t’u përpjekur që të mos i lejojmë kurrë karakteristikat satanike, si: krenaria, arroganca ose mizoria të zhvillohen te ne!
[Shënimet]
^ par. 10 Isaia përmend me emër vetëm medët, por kundër Babilonisë do të jenë aleate një numër kombesh të tilla, si: Media, Persia, Elami dhe kombe të tjera më të vogla. (Jeremia 50:9; 51:24, 27, 28) Kombet fqinje u referohen si medëve, ashtu edhe persëve me emrin «medë». Veç kësaj, në kohën e Isaisë fuqia mbizotëruese është Media. Vetëm nën sundimin e Kirit bëhet mbizotëruese Persia.
^ par. 12 Megjithatë, me sa duket, më vonë medët dhe persët zhvilluan një dashuri të madhe për sende luksi.—Estera 1:1-7.
^ par. 17 Për shembull, Danieli u caktua si zyrtar i lartë në Babiloni gjatë sundimit të medëve dhe të persëve. Gjithashtu, rreth 60 vjet më vonë, Estera u bë mbretëresha e mbretit persian Asuer, ndërsa Mordekai u bë kryeministër i gjithë perandorisë perse.
[Pyetjet]
[Figura në faqen 178]
Babilonia e rënë do të bëhet vendbanimi i krijesave të shkretëtirës
[Figurat në faqen 186]
Ashtu si Babilonia e lashtë, Babilonia e Madhe do të kthehet në një grumbull rrënojash
Jehovai poshtëron një qytet arrogant