Të besojmë në udhëheqjen dhe mbrojtjen e Jehovait
Kapitulli gjashtëmbëdhjetë
Të besojmë në udhëheqjen dhe mbrojtjen e Jehovait
1, 2. Përballë cilit rrezik gjendet populli i Perëndisë në shekullin e tetë p.e.s. dhe te kush janë të prirur të drejtohen shumë prej tyre për ndihmë?
SIÇ është treguar në kapitujt e mëparshëm të këtij libri, në shekullin e tetë p.e.s., populli i Perëndisë gjendet përballë një kërcënimi të frikshëm. Asirianët e etur për gjak po rrafshojnë njërin vend pas tjetrit dhe sulmi kundër mbretërisë jugore të Judës mbetet vetëm një çështje kohe. Kujt do t’i drejtohen banorët e vendit për mbrojtje? Ata kanë bërë një besëlidhje me Jehovain dhe duhet të jenë të sigurt për ndihmën e tij. (Dalja 19:5, 6) Mbreti David veproi në këtë mënyrë. Ai pranoi: «Zoti është fortesa ime, kalaja ime dhe çlirimtari im.» (2 Samuelit 22:2, Dio) Megjithatë, siç bëhet e dukshme, shumë veta në shekullin e tetë p.e.s. nuk besojnë te Jehovai duke e konsideruar si fortesën e tyre. Ata janë më të prirur t’u drejtohen Egjiptit dhe Etiopisë, me shpresën se këto dy kombe do t’i mbrojnë nga kërcënimi i pushtimit asirian. Ata gabohen.
2 Nëpërmjet profetit të tij Isaia, Jehovai paralajmëron se kërkimi i mbrojtjes tek Egjipti ose tek Etiopia do të ketë pasoja katastrofike. Fjalët e frymëzuara të profetit japin një mësim të dobishëm për bashkëkohësit e tij dhe përmbajnë një mësim të vlefshëm edhe për ne në lidhje me rëndësinë e besimit te Jehovai.
Një vend gjakderdhjeje
3. Përshkruani rëndësinë që i jepte Asiria fuqisë ushtarake.
3 Asirianët ishin të njohur për fuqinë e tyre ushtarake. Në Naumi 3:1.
një libër, Ancient Cities, thuhet: «Ata adhuronin fuqinë dhe ua drejtonin lutjet e tyre vetëm idhujve viganë prej guri, luanëve dhe demave, tek të cilët gjymtyrët e rënda, krahët e shqiponjës dhe kokat njerëzore ishin simbol i fuqisë, i guximit dhe i fitores. Lufta ishte një detyrim kombëtar dhe priftërinjtë e nxitnin atë pa pushim.» Me të drejtë, profeti i Biblës, Naumi, e përshkroi Ninevinë, kryeqytetin e Asirisë, si «qyteti i gjakderdhjes».—4. Në ç’mënyrë mbollën tmerr asirianët në zemrat e kombeve të tjera?
4 Taktikat e luftës që përdornin asirianët karakterizoheshin nga një mizori e pazakontë. Punime në reliev të asaj kohe paraqesin luftëtarë asirianë që i tërhiqnin robërit me çengela të futur në hundë ose në buzë. Disa robër i verbonin me heshta. Një mbishkrim flet për një pushtim, në të cilin ushtria asiriane i bëri robërit e saj copë-copë dhe formoi dy pirgje jashtë qytetit, një me koka dhe një tjetër me gjymtyrë. Fëmijët e të mundurve u dogjën në zjarr. Frika e ngjallur me anë të kësaj
mizorie duhet t’u ketë shërbyer shumë asirianëve në planin ushtarak, pasi ajo i shkurajonte ata që mund të bëheshin pengesë për ushtrinë asiriane të bënin rezistencë.Lufta kundër Ashdodit
5. Cili ishte një sundimtar i fuqishëm asirian në kohën e Isaisë dhe si u vërtetua tregimi i Biblës për të?
5 Në kohën e Isaisë perandoria asiriane arriti një nivel fuqie të paparë nën sundimin e mbretit Sargon. * Për shumë vjet, kritikët e vunë në dyshim ekzistencën e këtij sundimtari, pasi nuk dinin të flitej për të në ndonjë nga burimet jobiblike. Megjithatë, më vonë, arkeologët zbuluan rrënojat e pallatit të Sargonit dhe kjo vërtetoi tregimin e Biblës.
6, 7. (a) Ndoshta për cilat arsye urdhëron Sargoni që të sulmohet Ashdodi? (b) Si ndikon rënia e Ashdodit te fqinjët e Filistesë?
6 Isaia përshkruan shkurtimisht një nga fushatat ushtarake të Sargonit: «Tartani erdhi në Ashdod kur e dërgoi Sargoni, mbreti i Asirisë dhe luftoi kundër Ashdodit dhe e nënshtroi.» (Isaia 20:1) * Përse Sargoni urdhëron të sulmohet qyteti filiste i Ashdodit? Pikësëpari, sepse Filisteja është aleate e Egjiptit dhe Ashdodi, vendndodhja e njërit prej tempujve të Dagonit, gjendet në rrugën përgjatë bregut të detit që fillon nga Egjipti dhe vazhdon përmes Palestinës. Pra, ky qytet gjendet në një pozitë strategjike. Pushtimi i tij mund të konsiderohet si një hap paraprak drejt pushtimit të Egjiptit. Veç kësaj, në analet asiriane raportohet se Atsuri, mbreti i Ashdodit, po komplotonte kundër Asirisë. Prandaj, Sargoni e rrëzon mbretin rebel dhe vë në fron vëllanë më të vogël të mbretit, Ahimitin. Prapëseprapë kjo nuk e zgjidh problemin. Një tjetër revoltë shpërthen dhe kësaj radhe Sargoni vepron më energjikisht. Ai urdhëron të sulmohet Ashdodi, i cili rrethohet dhe pushtohet. Ka të ngjarë që Isaia 20:1 t’i referohet kësaj ngjarjeje.
7 Rënia e Ashdodit përbën një kërcënim për fqinjët e tij dhe sidomos për Judën. Jehovai e di që populli i tij është i prirur të kërkojë ndihmë nga «një krah prej mishi», si Egjipti ose Etiopia në jug të tij. Për këtë arsye, ai e cakton Isainë të interpretojë si në një dramë një paralajmërim të frikshëm.—2 Kronikave 32:7, 8, Dio.
«Lakuriq e këmbëzbathur»
8. Çfarë skene me kuptim profetik interpreton Isaia nën frymëzim?
8 Jehovai i thotë Isaisë: «Shko dhe duhet të zgjidhësh veshjen prej cope thesi nga ijët e tua dhe duhet të heqësh sandalet nga këmbët e tua.» Isaia e zbaton urdhrin e Jehovait. «Ai veproi kështu dhe sillej vërdallë lakuriq e këmbëzbathur.» (Isaia 20:2) Veshja prej cope thesi është një veshje prej materiali të ashpër që shpesh e veshin profetët, disa herë në lidhje me një mesazh paralajmërues. Ajo vishet, gjithashtu, në kohë krize ose kur merren lajme për ndonjë katastrofë. (2 Mbretërve 19:2; Psalmi 35:13; Danieli 9:3) A sillet vërdallë Isaia vërtet lakuriq, domethënë, pa asnjë veshje që ta mbulojë? Jo doemos. Fjala hebraike e përkthyer «lakuriq» mund t’i referohet edhe një personi të veshur pjesërisht ose në mënyrë të pamjaftueshme. (1 Samuelit 19:24, shënimi) Pra, Isaia, thjesht, mund të ketë hequr veshjen e tij të sipërme dhe të ketë mbajtur tunikën e shkurtër që zakonisht vishej në mish. Robërit meshkuj shpesh paraqiten në skulpturat asiriane të veshur në këtë mënyrë.
9. Cila është domethënia profetike e veprimit të Isaisë?
9 Domethënia e veprimit të pazakontë të Isaisë nuk lihet e turbullt: «Jehovai tha: ‘Ashtu si shërbëtori im Isaia është sjellë vërdallë lakuriq dhe këmbëzbathur për tre vjet si një shenjë dhe si një paralajmërim ndaj Egjiptit dhe Etiopisë, ashtu edhe mbreti i Asirisë do ta nisë grupin e robërve të Egjiptit dhe Isaia 20:3, 4) Po, së shpejti, egjiptianët dhe etiopasit do të merren robër. Askush nuk do të kursehet. Madje edhe ‘djemtë dhe të moshuarit’, d.m.th. fëmijët dhe pleqtë, do të zhvishen nga të gjitha zotërimet e tyre dhe do të çohen në mërgim. Me anë të kësaj tabloje të zymtë, Jehovai i paralajmëron banorët e Judës se do të jetë e kotë të kenë besim tek Egjipti dhe Etiopia. Rënia e këtyre kombeve do të sjellë ‘lakuriqësinë’ e tyre, pra, poshtërimin e tyre të plotë.
të mërguarit e Etiopisë, djem dhe të moshuar, lakuriq, këmbëzbathur dhe me vithe të zhveshura, lakuriqësinë e Egjiptit.’» (Shpresa shuhet dhe bukuria humbet
10, 11. (a) Cili do të jetë reagimi i Judës kur të kuptojë se fuqitë e Egjiptit dhe të Etiopisë janë të pafuqishme para Asirisë? (b) Ndoshta për cilën arsye banorët e Judës janë të prirur të besojnë tek Egjipti dhe tek Etiopia?
10 Më pas, Jehovai përshkruan në mënyrë profetike reagimin e popullit të tij kur kuptojnë se fuqitë e Egjiptit dhe të Etiopisë, mbrojtja tek e cila shpresonin, kanë dalë të pafuqishme para asirianëve. «Ata me siguri do të tmerrohen dhe do të turpërohen për Etiopinë, shpresa nga e cila kishin mbajtur sytë dhe për Egjiptin, bukuria e tyre. Dhe banorët e këtij vendi bregdetar me siguri do të thonë në atë ditë: ‘Ja se si është shpresa nga e cila kishim mbajtur sytë, tek e cila vrapuam për të marrë ndihmë që të çliroheshim për shkak të mbretit të Asirisë. Si vallë do të shpëtojmë ne?’»—Isaia 20:5, 6.
11 Në krahasim me fuqitë e Egjiptit dhe të Etiopisë, Juda duket thjesht si një rrip bregdetar toke. Ndoshta disa nga banorët e «këtij vendi bregdetar» janë dashuruar pas bukurisë së Egjiptit, me piramidat e tij mbresëlënëse, tempujt e lartë dhe vilat e mëdha me kopshte, pemishte e pellgje të vogla. Arkitektura madhështore e Egjiptit duket se është tregues qëndrueshmërie dhe jetëgjatësie. Me siguri ky vend nuk mund të shkretohet. Gjithashtu, ka të ngjarë që judenjve t’u bëjnë përshtypje harkëtarët, karrocat e luftës dhe kalorësit e Etiopisë.
12. Te kush duhet të ketë besim Juda?
Psalmi 25:2; 40:4) Ndërsa ngjarjet vazhdojnë në rrjedhën e tyre, Juda vuan tmerrësisht në dorën e mbretit të Asirisë dhe më vonë shikon tempullin dhe kryeqytetin e saj tek shkatërrohen nga Babilonia. Megjithatë, «një e dhjetë», «një farë e shenjtë», mbetet, ashtu si cungu i një peme masive. (Isaia 6:13) Kur vjen ajo kohë, mesazhi i Isaisë e forcon shumë besimin e këtij grupi të vogël që vazhdon të besojë te Jehovai.
12 Duke pasur parasysh paralajmërimin e interpretuar nga Isaia dhe fjalët profetike të Jehovait, të gjithë ata që pohojnë se janë pjesë e popullit të Perëndisë, por që janë të prirur të mbështeten tek Egjipti dhe tek Etiopia duhet të mendohen seriozisht. Sa më mirë do të jetë sikur të kenë besim te Jehovai, sesa te njeriu tokësor! (Kini besim te Jehovai
13. Cilat presione të sotme ndikojnë mbi të gjithë, si mbi besimtarët, ashtu edhe mbi jobesimtarët?
13 Paralajmërimi i librit të Isaisë në lidhje me kotësinë e besimit tek Egjipti dhe tek Etiopia nuk është thjesht histori e vdekur. Ai ka vlerë praktike për kohën tonë. Ne po jetojmë në «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar». (2 Timoteut 3:1) Katastrofat financiare, varfëria e përhapur gjithandej, pasiguria politike, trazirat civile dhe luftërat e mëdha a të vogla kanë efekte shkatërrimtare jo vetëm mbi ata që e refuzojnë sundimin e Perëndisë, por edhe mbi ata që e adhurojnë Jehovain. Pyetja përballë së cilës gjendet gjithsecili është: ‘Kujt do t’i drejtohem për ndihmë?’
14. Pse duhet të kemi besim vetëm te Jehovai?
14 Disave mund t’u bëjnë përshtypje ekspertët e sotëm të financës, politikanët dhe shkencëtarët, të cilët flasin për zgjidhjen e problemeve të njeriut me anë të përdorimit të inteligjencës së njeriut dhe të teknologjisë. Por Bibla pohon qartë: «Është më mirë të gjesh strehë tek Zoti sesa t’u kesh besim princave.» (Psalmi 118:9, Dio) Të gjitha projektet e njeriut për arritjen e paqes dhe të sigurisë do të shkojnë kot për arsyen që pohohet qartë nga profeti Jeremia: «O Zot, unë e di që rruga e njeriut nuk varet nga fuqia e tij dhe njeriu që ecën nuk ka fuqi të drejtojë hapat e tij.»—Jeremia 10:23, Dio.
15. Ku gjendet shpresa e vetme për njerëzimin e shumëvuajtur?
15 Prandaj është e domosdoshme që shërbëtorët e Perëndisë të mos mashtrohen nga ndonjë shfaqje e rreme e fuqisë ose e mençurisë së kësaj bote. (Psalmi 33:10; 1 Korintasve 3:19, 20) E vetmja shpresë për njerëzimin e shumëvuajtur gjendet te Krijuesi, Jehovai. Ata që kanë besim tek ai do të shpëtohen. Siç shkroi apostulli Gjon nën frymëzim, «bota po kalon e po kështu edhe dëshira e saj, por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përgjithmonë».—1 Gjonit 2:17.
[Shënimet]
^ par. 5 Historianët i referohen këtij mbreti me emrin «Sargoni II». Emri «Sargoni I» i është vënë një mbreti më të hershëm, jo të Asirisë, por të Babilonisë.
^ par. 6 «Tartan» nuk është emër, por titull që i jepet kryekomandantit të ushtrisë asiriane (ndoshta personi i dytë më i fuqishëm në perandori).
[Pyetjet]
[Figura në faqen 209]
Asirianët e kishin zakon t’i verbonin disa nga robërit e tyre
[Figurat në faqen 213]
Disave mund t’u bëjnë përshtypje arritjet e njeriut, por është më mirë të kemi besim te Jehov