Parathënie
Parathënie
ÇDO ditë njerëzve u duhet të marrin vendime etike në lidhje me shëndetin: transplantime organesh, aborte, e «drejta për të vdekur». Shpresojmë të mos i ndeshni kurrë këto probleme.
Sidoqoftë, ekziston një çështje që kërkon vëmendjen tuaj: Si mund të përdoret gjaku për të shpëtuar jetën?
Me të drejtë, sot shumë pyesin: ‘Sa të sigurta janë transfuzionet e gjakut?’ Por kjo është më tepër sesa një çështje mjekësore. Në lidhje me këtë, është i njohur qëndrimi i Dëshmitarëve të Jehovait. A e keni pyetur veten se përse këta njerëz me norma të larta etike që kanë besim në shkencën mjekësore, e refuzojnë gjakun?
Siç do të shikoni, aspektet mjekësore dhe morale të përdorimit të gjakut kanë lidhje të drejtpërdrejtë me mënyrën se si mund ta shpëtoni gjënë tuaj më të çmuar: JETËN.