Kalo te përmbajtja

Si mund ta gjejmë rrugën për në parajsë?

Si mund ta gjejmë rrugën për në parajsë?

Si mund ta gjejmë rrugën për në parajsë?

Ku do të jetë parajsa e premtuar?

Në suren 21, El Enbija (Profetët) në ajetin 105 lexojmë: «Ne kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Levhi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e mi të mirë.» *

Krahaso suren 39, Ez zumer, (Mizëria), ajetet 73 dhe 74.

Po, njëqind vjet më parë, Psalmi (Zeburi) 37:29 zbuloi se Parajsa e premtuar do të jetë në tokë. Ai thotë: «Të gjithë të drejtët do ta zotërojnë tokën dhe ata do të banojnë në të përgjithmonë.»

JETA NË PARAJSË

Madje, Shkrimet e Shenjta shkojnë edhe më tej, duke përshkruar jetën në Parajsë.

Njerëzit dhe kafshët do të jetojnë në paqe: «Edhe ujku në të vërtetë do të banojë . . . me qengjin mashkull, dhe vetë leopardi me kecin do të shtrihet, . . . dhe një djalë i vogël do t’i udhëheqë ata.»—Isaia 11:6; krahaso Isaia 65:25.

Nuk do të ekzistojnë luftëra dhe dhunë: «Dhe ata do t’i kthejnë shpatat e tyre në plugje dhe heshtat e tyre në gërshërë krasitjeje. Nuk do të ngrejë shpatë komb kundër kombi, as nuk do të mësojnë më luftë.—Isaia 2:4; krahaso Psalmi 46:9.

Familja njerëzore do të bashkohet në dashuri: «Ai që nuk ka dashuri nuk e njeh Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri.»—1. Gjonit 4:8.

Ushqim me bollëk dhe shtëpi për të gjithë: «Dhe ata sigurisht do të ndërtojnë shtëpi dhe do t’i zënë; . . . ata nuk do të mbjellin dhe dikush tjetër do të hajë.»—Isaia 65:21, 22; krahaso Psalmet 67:6; 145:16.

Nuk do të ketë më sëmundje dhe vdekje: «Ai [Perëndia] do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe vdekja nuk do të jetë më, as vaj, as britmë dhe as dhimbje nuk do të ketë më.»—Zbulesa 21:4.

Ringjallja e të vdekurve: «Po vjen ora, kur të gjithë ata që gjenden në varre . . . do ta dëgjojnë zërin e tij dhe do të dalin jashtë.»—Gjoni 5:28, 29.

A ËSHTË FALSIFIKUAR BIBLA E SHENJTË?

Perëndia i gjithëpushtetshëm në asnjë mënyrë nuk mund të lejojë një gjë të tillë.

Kur’an-i deklaron: «S’ka kush që ndryshon fjalët (premtimet) e Allahut.»—Sura 6, El En’am (Gjedhi), ajeti 34.

Bibla e Shenjtë bën një deklaratë të njëjtë, si vijon: «Bari i rritur është tharë, lulëzimi është vyshkur; por sa i përket fjalës së Perëndisë tonë, ajo do të qëndrojë deri në kohë të pakufishme.»—Isaia 40:8.

Disa u përpoqën ta falsifikonin Fjalën e Perëndisë, por nuk kanë pasur sukses. Për shembull, në letrën e parë të Gjonit, kreu 5, vargu 7, një herë u shtuan fjalët e poshtëpërmendura: «Në qiell janë Ati, Fjala dhe Shpirti i shenjtë: dhe ata të tre janë një.»—King James Version (Versioni i Mbretit Xheims).

Këto fjalë nuk paraqiten në asnjë nga dorëshkrimet e vjetra të Biblës, por janë shtuar më vonë me qëllim që të mbështetin doktrinën false të Trinitetit. Megjithatë, dijetarët e dinë që fjalë të tilla janë false dhe në përkthimet e sotme të Biblës i lënë jashtë.

Shumë dorëshkrime të Biblës, katër ose pesë shekuj më të vjetër se Kur’an-i, sot mund t’i shohim në muze. Kur krahasohet Bibla jonë e sotme me ato dorëshkrime të vjetra, bëhet krejt e qartë se teksti që kemi sot është i njëjtë me atë që shkruan shërbëtorët e lashtë, të frymëzuar nga Perëndia.

Krahaso Suren 10, Junus (Jonai), ajeti 94: «Po, (fjala vjen) nëse je në dyshim për këtë që të zbritëm ty (për ngjarjet e pejgamberëve), atëherë pyeti ata që lexojnë librin para teje [ata që kanë lexuar Shkrimet para teje, përkthim prej N. J. Dawood-it].»

Ç’DUHET TË DISH MBI BIBLËN E SHENJTE?

◆ Perëndia është Perëndia i vetëm, i vërtetë, i gjithëpushtetshëm, që nuk ka të barabartë.—Ligji i përtërirë 6:4; Isaia 44:6.

◆ Ideja që Perëndia u martua me një grua për të pasur fëmijë është e papërfytyrueshme.—Psalmi 36:9; Jobi 38:7; Luka 3:38; Zanafilla 2:7.

◆ Bibla e Shenjtë e dënon me forcë adhurimin e ndonjë personi apo objekti (duke përfshirë idhujt dhe figurat e gdhendura). Vetëm Perëndia duhet të adhurohet.—Mateu 4:10; Levitiku 26:1; Psalmi 115:4-8.

◆ Perëndia është Zoti i të gjithë njerëzve dhe Fjala e tij u shkrua për të gjithë njerëzit, si për burrat ashtu edhe për gratë.—Zanafilla 22:18; 1. Timoteut 2:4; Efesianëve 5:33.

◆ Hyrja në Parajsën e premtuar të Perëndisë nuk varet nga lindja, kombi, apo nga feja që na kanë dhënë prindërit.—Veprat 10:34, 35; Zbulesa 7:9, 10.

◆ Bibla e Shenjtë i bën thirrje arsyes dhe kundërshton injorancën.—Proverbat 2:3-6; Psalmi 119:33, 34.

NE JEMI NË PRAGUN E HYRJES PËR NË PARAJSËN E PERËNDISË—SI E DIMË?

Vetëm Perëndia e njeh të ardhmen dhe në Fjalën e tij paratha ngjarje të sigurta, të cilat do të ishin një shenjë që tregojnë se Parajsa është afër.

Këtu janë të përmendura vetëm pak nga ato ngjarje:

◆ Luftëra, tërmete, murtaja dhe uri.—Luka 21:10, 11.

◆ Paligjshmëri.—Mateu 24:12.

◆ Egoizëm, mosbindje ndaj prindërve, hipokrizi fetare.—2. Timoteut 3:1-5.

A i shihni të plotësohen sot këto profeci?

ÇFARË DUHET TË BËJMË NE NËSE DUAM TË JETOJMË NË PARAJSËN E PERËNDISË

Ne duhet të arrijmë njohurinë mbi të vërtetat e Fjalës së Perëndisë, sepse kjo njohuri e saktë krahasohet me një thesar të fshehur.—Proverbat 2:4.

Duhet të vëmë në praktikë gjithçka që mësojmë nga urdhërat e Krijuesit: «Kjo është udha. Ecni në të, ju njerëz.»—Isaia 30:21.

Do të ishim të lumtur që t’ju vizitonim, për të shqyrtuar Biblën me ju, duke përdorur broshurën me 32 faqe të titulluar Gëzo Jetën në Tokë Përgjithmonë!

[Shënimi]

^ par. 3 Të gjithë citatë nga Kur’an-i në këtë botim janë marrë prej përkthimit të H. Sherif Ahmeti në shqip.

[Burimi i figurës në faqen 4]

Fëmija i uritur: Bazuar në foton e WHO, nga W. Cutting