Domethënia e pagëzimit tënd
Kapitulli dymbëdhjetë
Domethënia e pagëzimit tënd
1. Përse pagëzimi në ujë duhet t’i interesojë secilit prej nesh?
NË VITIN 29 të e.s., Jezui u pagëzua nga Gjon Pagëzori në lumin Jordan, duke u zhytur në ujë. Vetë Jehovai po vështronte dhe shprehu miratimin e tij. (Mateu 3:16, 17) Kështu Jezui la një model që do ta ndiqnin të gjithë dishepujt e tij. Tre vjet e gjysmë më vonë, Jezui u dha këto udhëzime dishepujve të tij: «Çdo autoritet më është dhënë në qiell dhe në tokë. Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj nga njerëz të të gjitha kombeve, duke i pagëzuar në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë.» (Mateu 28:18, 19) A je pagëzuar në përputhje me atë që urdhëroi Jezui këtu? Nëse jo, a po përgatitesh ta bësh këtë?
2. Cilat pyetje lidhur me pagëzimin duan përgjigje?
2 Në secilin rast, për këdo që dëshiron t’i shërbejë Jehovait dhe të jetojë në botën e tij të re e të drejtë është e rëndësishme të ketë një kuptueshmëri të qartë për pagëzimin. Disa nga pyetjet që duan përgjigje janë: A ka pagëzimi i krishterë sot të njëjtën domethënie si pagëzimi i Jezuit? Çfarë do të thotë të pagëzohesh «në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë»? Çfarë përfshin të jetosh në përputhje me domethënien e pagëzimit të krishterë në ujë?
Pagëzime të bëra nga Gjoni
3. Vetëm për cilët ishte pagëzimi i Gjonit?
3 Rreth gjashtë muaj para se të pagëzohej Jezui, Gjon Pagëzori shkoi të predikonte në shkretëtirën e Judesë, Mateu 3:1, 2) Njerëzit e dëgjuan atë që tha Gjoni dhe e ndoqën këshillën. I rrëfyen hapur mëkatet, u penduan për to dhe më pas erdhën te Gjoni që t’i pagëzonte në lumin Jordan. Ky pagëzim ishte vetëm për judenjtë.—Luka 1:13-16; Veprat 13:23, 24.
duke thënë: «Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afruar.» (4. Përse judenjtë e shekullit të parë duhej të pendoheshin pa vonesë?
4 Ata judenj duhej të pendoheshin pa vonesë. Në malin Sinai në vitin 1513 p.e.s., etërit e tyre kishin hyrë si komb në një besëlidhje, domethënë në një marrëveshje zyrtare e solemne, me Perëndinë Jehova. Por, për shkak të mëkateve të tyre të rënda, nuk jetuan në lartësinë e përgjegjësive që kishin nën atë besëlidhje, kështu që u dënuan prej saj. Në kohën e Jezuit, gjendja e tyre ishte kritike. «Dita e madhe dhe e llahtarshme e Zotit», e parathënë nga Malakia, ishte afër. Në vitin 70 të e.s. ajo ‘ditë’ erdhi kur ushtritë romake shkatërruan Jerusalemin, tempullin e tij dhe më shumë se një milion hebrenj. Gjon Pagëzori, i cili kishte zell për adhurimin e vërtetë, u dërgua përpara atij shkatërrimi ‘që të bënte gati për Jehovain një popull të përgatitur’. Ata duhej të pendoheshin për mëkatet e tyre kundër besëlidhjes së Ligjit të Moisiut dhe të ishin të përgatitur që të pranonin Birin e Perëndisë, Jezuin, të cilin Jehovai po e dërgonte tek ata.—Malakia 4:4-6; Luka 1:17; Veprat 19:4.
5. (a) Përse Gjoni e vuri në diskutim veprimin e Jezuit që erdhi të pagëzohej tek ai? (b) Çfarë simbolizonte pagëzimi i Jezuit?
5 Një ndër ata që erdhën për t’u pagëzuar te Gjoni ishte edhe vetë Jezui. Po përse? Duke e ditur se Jezui nuk kishte mëkate për të rrëfyer, Gjoni i tha: «Unë jam ai që kam nevojë të pagëzohem prej teje, e ti po vjen tek unë?» Mateu 3:13-15) Duke qenë se Jezui ishte pa mëkat, pagëzimi i tij nuk simbolizonte pendimin për mëkatet. Ai as nuk kishte nevojë t’i kushtohej Perëndisë, sepse bënte pjesë në një komb që tashmë i ishte kushtuar Jehovait. Në vend të kësaj, pagëzimi i tij në moshën 30-vjeçare ishte krejt i veçantë dhe simbolizonte paraqitjen para Atit të tij qiellor për të kryer vullnetin e mëtejshëm të Tij.
Por, pagëzimi i Jezuit do të simbolizonte diçka tjetër. Prandaj Jezui iu përgjigj: «Le të bëhet këtë herë, sepse në këtë mënyrë është e përshtatshme të përmbushim gjithçka që është e drejtë.» (6. Sa i etur ishte Jezui për të kryer vullnetin e Perëndisë në lidhje me të?
6 Vullneti i Perëndisë për Krishtin Jezu përfshinte veprimtarinë në lidhje me Mbretërinë. (Luka 8:1) Gjithashtu, përfshinte flijimin e jetës së tij të përsosur njerëzore si shpërblesë dhe si bazë për një besëlidhje të re. (Mateu 20:28; 26:26-28; Hebrenjve 10:5-10) Jezui e mori shumë seriozisht atë që simbolizonte pagëzimi i tij në ujë. Nuk lejoi që t’i shpërqendrohej vëmendja nga interesa të tjera. Deri në fund të jetës së tij në tokë kreu me besnikëri vullnetin e Perëndisë, duke e bërë predikimin e Mbretërisë së Perëndisë veprën e tij kryesore.—Gjoni 4:34.
Pagëzimi në ujë i dishepujve të krishterë
7. Çfarë iu tha të krishterëve të bënin për sa i përket pagëzimit, duke filluar që nga Festa e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s.?
7 Dishepujt e parë të Jezuit u pagëzuan në ujë nga Gjoni dhe pastaj u drejtuan te Jezui si pjesëtarë të ardhshëm të Mbretërisë qiellore. (Gjoni 3:25-30) Nën drejtimin e Jezuit edhe këta dishepuj bënë disa pagëzime, të cilat kishin të njëjtën domethënie si pagëzimi i Gjonit. (Gjoni ) Megjithëkëtë, që nga Festa e Ditës së Pesëdhjetë të vitit 33 të e.s., ata filluan të përmbushnin detyrën për të pagëzuar «në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë». ( 4:1, 2Mateu 28:19) Do të jetë shumë e dobishme të rishikosh çfarë do të thotë kjo.
8. Çfarë do të thotë të pagëzohesh «në emër të Atit»?
8 Çfarë do të thotë të pagëzohesh «në emër të Atit»? Do të thotë të pranosh emrin, pozitën, autoritetin, qëllimin dhe ligjet e tij. Shqyrto se çfarë përfshin kjo. (1) Për emrin e tij, te Psalmi 83:18 thuhet: «Ti, që e ke emërinë Jehovah, je i lartë mbë gjithë dhenë.» (Botimi i Shoqërisë Biblike për n’Angli dhe jashtë ) (2) Për pozitën e tij, te 2 Mbretërve 19:15 thuhet: «O Jehova . . . , vetëm ti je Perëndia i vërtetë.» (BR) (3) Për autoritetin e tij, te Zbulesa 4:11 na thuhet: «Ti je i denjë, o Jehova, Perëndia ynë, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë, sepse ti krijove gjithçka dhe falë vullnetit tënd ato ekzistuan dhe u krijuan.» (4) Duhet të pranojmë edhe se Jehovai është Jetëdhënësi, i cili ka si qëllim të na shpëtojë nga mëkati e nga vdekja : «Shpëtimi i përket Jehovait.» (Psalmi 3:8, BR ; 36:9) (5) Duhet ta pranojmë që Jehovai është Ligjvënësi Më i Lartë: «Zoti [Jehovai, BR] është gjykatësi ynë, Zoti është ligjvënësi ynë, Zoti është mbreti ynë.» (Isaia 33:22) Duke qenë se ai i ka të gjitha këto pozita, na bëhet nxitja: «Duhet ta duash Jehovain, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.»—Mateu 22:37.
9. Çfarë do të thotë të pagëzohesh «në emër . . . të Birit»?
9 Çfarë do të thotë të pagëzohesh «në emër . . . të Birit»? Do të thotë të njohësh emrin, pozitën dhe autoritetin e Jezu Krishtit. Emri i tij, Jezu, do të thotë «Jehovai është Shpëtim». Pozitën e tij e merr ngaqë është Biri Mateu 16:16; Kolosianëve 1:15, 16) Për këtë Bir, Gjoni 3:16 na thotë: «Perëndia e deshi botën [e njerëzimit që mund të shpengohet] aq shumë, sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që kushdo që ushtron besim tek ai, të mos shkatërrohet, por të ketë jetë të përhershme.» Duke qenë se Jezui ishte besnik deri në vdekje, Perëndia e ringjalli nga vdekja dhe i dha më shumë autoritet. Sipas apostullit Pavël, Perëndia «e ngriti [Jezuin] në një pozitë më të lartë» në univers, duke qenë i dyti vetëm pas Jehovait. Ja përse «në emër të Jezuit [duhet] të përkulet çdo gju . . . dhe çdo gjuhë [duhet] të pranojë hapur se Jezu Krishti është Zotëri në lavdi të Perëndisë, Atit». (Filipianëve 2:9-11) Kjo nënkupton t’u bindesh urdhërimeve të Jezuit, të cilat dalin nga vetë Jehovai.—Gjoni 15:10.
i vetëmlindur i Perëndisë, krijimi i parë i Tij. (10. Çfarë do të thotë të pagëzohesh «në emër . . . të frymës së shenjtë»?
10 Çfarë do të thotë të pagëzohesh «në emër . . . të frymës së shenjtë»? Do të thotë të pranosh rolin dhe veprimtarinë e frymës së shenjtë. Por, çfarë është fryma e shenjtë? Është forca vepruese e Jehovait, me të cilën ai përmbush qëllimet e tij. Jezui u tha ithtarëve të tij: «Do t’i lutem Atit e ai do t’ju japë një ndihmës tjetër, që të jetë me ju përgjithmonë, frymën e së vërtetës.» (Gjoni 14:16, 17) Për çfarë do t’i aftësonte kjo? Jezui u tha më pas: «Do të merrni fuqi, kur fryma e shenjtë të vijë mbi ju e do të jeni dëshmitarët e mi si në Jerusalem, ashtu edhe në mbarë Judenë, Samarinë e deri në skajin më të largët të tokës.» (Veprat 1:8) Me anë të frymës së shenjtë, Jehovai frymëzoi edhe shkrimin e Biblës: «Profecia nuk erdhi kurrë nga vullneti i njeriut, por njerëzit folën atë që erdhi nga Perëndia, ndërsa ishin të shtyrë nga fryma e shenjtë.» (2 Pjetrit 1:21) Pra, e pranojmë rolin e frymës së shenjtë kur studiojmë Biblën. Një mënyrë tjetër në të cilën e pranojmë frymën e shenjtë është duke i kërkuar Jehovait që të na ndihmojë të prodhojmë ‘frytet e frymës’, të cilat janë «dashuria, gëzimi, paqja, shpirtgjerësia, mirëdashja, mirësia, besimi, butësia, vetëkontrolli.»—Galatasve 5:22, 23.
11. (a) Cila është domethënia e vërtetë e pagëzimit në ditët tona? (b) Në ç’kuptim pagëzimi është njësoj si të vdesësh e të vish prapë në jetë?
11 Të parët që u pagëzuan në përputhje me udhëzimet e Jezuit ishin judenj dhe prozelitë judenj, duke filluar në vitin 33 të e.s. Pak kohë më pas, privilegji për të qenë dishepuj të krishterë iu dha edhe samaritanëve. Pastaj, në vitin 36 të e.s., thirrja u zgjerua për të përfshirë edhe johebrenjtë e parrethprerë. Para se të pagëzoheshin, samaritanët dhe johebrenjtë duhej t’i bënin një kushtim personal Jehovait për t’i shërbyer si dishepuj të Birit të tij. Kjo vazhdon të jetë domethënia e pagëzimit të krishterë në ujë deri në ditët tona. Zhytja e plotë në ujë është një simbol i përshtatshëm i këtij kushtimi, pasi pagëzimi është një varrim simbolik. Zhytja në ujë kur pagëzohesh paraqet vdekjen për sa i përket mënyrës së mëparshme të jetesës. Dalja nga uji simbolizon ardhjen në jetë për të bërë vullnetin e Perëndisë. Ky «pagëzim i vetëm» zbatohet për të gjithë ata që bëhen të krishterë të vërtetë. Kur pagëzohen, bëhen Dëshmitarë të krishterë të Jehovait, shërbëtorë të Perëndisë të emëruar zyrtarisht.—Efesianëve 4:5; 2 Korintasve 6:3, 4.
12. Me çfarë përkon pagëzimi i krishterë në ujë dhe përse?
12 Një pagëzim i tillë ka vlerë të madhe shpëtuese në sytë e Perëndisë. Për shembull, pasi përmendi që Noeja 1 Pjetrit 3:21) Arka ishte një dëshmi konkrete se Noeja e kishte bërë me besnikëri veprën që i caktoi Perëndia. Pasi mbaroi puna me arkën, «bota e asaj kohe pësoi shkatërrimin, kur u përmbyt nga uji». (2 Pjetrit 3:6) Por Noeja dhe familja e tij, «tetë shpirtra, shpëtuan nëpërmjet ujit».—1 Pjetrit 3:20.
ndërtoi arkën ku ai dhe familja e tij u ruajtën gjallë nga Përmbytja, apostulli Pjetër shkroi: «Ajo që i korrespondon kësaj, tani po ju shpëton edhe ju, domethënë, pagëzimi (jo heqja e fëlliqësisë së mishit, por kërkesa drejtuar Perëndisë për një ndërgjegje të mirë), nëpërmjet ringjalljes së Jezu Krishtit.» (13. Nga çfarë shpëton një i krishterë me anë të pagëzimit në ujë?
13 Sot, ata që i kushtohen Jehovait në bazë të besimit në Krishtin e ringjallur, pagëzohen në simbol të këtij kushtimi. Ata vazhdojnë të kryejnë vullnetin e Perëndisë për ditët tona dhe shpëtojnë nga bota e sotme e ligë. (Galatasve 1:3, 4) Nuk janë më në rrugën drejt shkatërrimit bashkë me sistemin e tanishëm të lig. Kanë shpëtuar nga ky shkatërrim dhe Perëndia u ka dhënë një ndërgjegje të mirë. Apostulli Gjon i siguron shërbëtorët e Perëndisë: «Bota po kalon e po kështu edhe dëshira e saj, por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet përgjithmonë.»—1 Gjonit 2:17.
Të jetojmë në lartësinë e përgjegjësive tona
14. Përse pagëzimi nuk është në vetvete një garanci për shpëtimin?
14 Do të ishte e gabuar të nxirrnim përfundimin se pagëzimi është në vetvete një garanci për shpëtimin. Ai ka vlerë vetëm nëse një njeri i është kushtuar me të vërtetë Jehovait nëpërmjet Jezu Krishtit dhe më pas bën vullnetin e Perëndisë, duke qenë besnik deri në fund. «Ai që ka qëndruar deri në fund, është ai që do të shpëtojë.»—Mateu 24:13.
15. (a) Cili është sot vullneti i Perëndisë për të krishterët e pagëzuar? (b) Sa e rëndësishme duhet të jetë në jetën tonë të qenët dishepull i krishterë?
15 Vullneti i Perëndisë për Jezuin përfshinte edhe mënyrën se si ky e përdori jetën e vet njerëzore. Kjo jetë do të jepej si flijim, pra ai do të vdiste. Në rastin tonë, trupat tanë duhet t’i paraqiten Perëndisë dhe ne duhet të bëjmë një jetë vetësakrifikuese, duke bërë vullnetin e Perëndisë. (Romakëve 12:1, 2) Patjetër që nuk do të ishim duke bërë vullnetin e Perëndisë nëse, qoftë edhe me raste, sillemi me dashje si bota që na rrethon. As nëse e ndërtojmë jetën përreth synimeve egoiste, duke i bërë Perëndisë një shërbim vetëm sa për të thënë. (1 Pjetrit 4:1-3; 1 Gjonit 2:15, 16) Kur një jude pyeti çfarë duhej të bënte për të marrë jetën e përhershme, Jezui pranoi se është e rëndësishme të bëjmë një jetë të pastër morale. Por, pastaj theksoi diçka edhe më të rëndësishme: nevojën për të qenë dishepull i krishterë, ithtar i Jezuit. Kjo duhet të jetë gjëja kryesore në jetë. Nuk mund të zërë vend të dytë, pas synimeve materialiste.—Mateu 19:16-21.
16. (a) Cilën përgjegjësi kanë të gjithë të krishterët në lidhje me Mbretërinë? (b) Siç ilustrohet në faqet 116 dhe 117, cilat janë disa mënyra të efektshme për të bërë veprën e Mbretërisë? (c) Çfarë dëshmie jep pjesëmarrja jonë me gjithë zemër në veprën e predikimit?
16 Edhe një herë duhet theksuar se vullneti i Perëndisë për Jezuin përfshinte një veprimtari jetësore në lidhje me Mbretërinë e Perëndisë. Jezui vetë ishte mirosur për të qenë Mbret. Por, kur ishte në tokë, ai dha dëshmi të zellshme për Mbretërinë. Ne kemi një vepër të ngjashme dëshmie për të bërë dhe kemi çdo arsye për t’u angazhuar në të me gjithë zemër. Duke bërë kështu, tregojmë çmueshmërinë tonë për sovranitetin e Jehovait, si edhe dashurinë për njerëzit e tjerë. (Mateu 22:36-40) Gjithashtu, tregojmë se jemi në unitet me bashkadhuruesit në mbarë botën, të cilët janë të gjithë lajmëtarë të Mbretërisë. Së bashku, në unitet mbarëbotëror, sulemi drejt synimit për të jetuar përgjithmonë në zotërimet tokësore të kësaj Mbretërie.
Pyetje për rishikim
• Çfarë ngjashmërish dhe çfarë ndryshimesh ka ndërmjet pagëzimit të Jezuit dhe pagëzimit në ujë sot?
• Çfarë do të thotë të pagëzohesh «në emër të Atit, të Birit dhe të frymës së shenjtë»?
• Çfarë përfshin jetesa në lartësinë e përgjegjësive të pagëzimit të krishterë në ujë?
[Pyetjet]
[Figurat në faqet 116, 117]
DISA MËNYRA PËR TË SHPALLUR MBRETËRINË
Nga shtëpia në shtëpi
Të afërmve
Shokëve të punës
Shokëve të shkollës
Në rrugë
Duke u kthyer për të vizituar të interesuarit
Në studimet biblike në shtëpi