«Kini dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin»
Kapitulli gjashtëmbëdhjetë
«Kini dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin»
1. Çfarë u lë shpesh mbresa atyre që vijnë për herë të parë në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait?
KUR vijnë për herë të parë në mbledhjet e Dëshmitarëve të Jehovait, shpesh njerëzve u lë mbresa dashuria që tregohet atje. E vënë re në mirëseardhjen që u shprehet dhe në shoqërinë e përzemërt. Edhe vizitorët në kongreset tona e vënë re këtë dashuri. Një gazetar shkroi për një kongres: ‘Nuk kishte asnjeri nën efektin e drogës ose të alkoolit. Nuk kishte të bërtitura dhe ulërima. S’kishte të shtyra. S’kishte asnjë që shante ose mallkonte. S’kishte shaka të pista ose të folur të ndyrë. Ajri s’ishte i mbushur me tym duhani. S’kishte vjedhje. S’kishte asnjë që hidhte kanaçe nëpër lulishte. Ishte vërtet një gjë e pazakontë.’ E gjithë kjo është dëshmi e dashurisë, e llojit të dashurisë që «nuk sillet në mënyrë të pahijshme, nuk kërkon interesat e veta».—1 Korintasve 13:4-8.
2. (a) Çfarë duhet të bëhet e dukshme me kalimin e kohës për sa i përket dashurisë që shfaqim? (b) Ç’lloj dashurie duhet të kultivojmë, duke imituar Krishtin?
2 Dashuria vëllazërore është shenja identifikuese e të krishterëve të vërtetë. (Gjoni 13:35) Duke u rritur frymësisht, mësojmë ta shprehim në mënyrë më të plotë dashurinë. Apostulli Pavël u lut që dashuria e të bashkëkrishterëve të tij ‘të ishte gjithnjë e më shumë me bollëk’. (Filipianëve 1:9) Apostulli Gjon tregoi se dashuria jonë duhet të jetë vetësakrifikuese. Ai shkroi: «Nga kjo e kemi njohur dashurinë, sepse [Biri i Perëndisë] dha shpirtin e tij për ne; dhe ne jemi nën detyrimin që të japim shpirtrat tanë për vëllezërit tanë.» (1 Gjonit 3:16; Gjoni 15:12, 13) A do ta jepnim vërtet jetën për vëllezërit tanë? Ndonëse shumica e rrethanave nuk e kërkon këtë, deri në ç’masë sakrifikojmë për t’i ndihmuar tani, edhe kur një gjë e tillë nuk është e volitshme për ne?
3. (a) Si mund ta shprehim në masë më të plotë dashurinë? (b) Përse është jetësore që të kemi tani dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin?
3 Përveç veprimeve tona që pasqyrojnë frymën vetësakrifikuese, duhet të kemi një ndjenjë përzemërsie të vërtetë ndaj vëllezërve tanë. Fjala e Perëndisë na nxit: «Kini për njëri-tjetrin përzemërsi të butë me dashuri vëllazërore.» (Romakëve 12:10) Secili prej nesh ndihet kështu ndaj disa njerëzve. Por, a mund të mësojmë të ndiejmë një përzemërsi të tillë edhe për të tjerë? Ndërkohë që fundi i këtij sistemi të vjetër afrohet, është jetësore që të afrohemi gjithnjë e më shumë me të bashkëkrishterët tanë. Bibla thotë: «Fundi i të gjitha gjërave është afruar. . . . Mbi të gjitha, kini dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin, sepse dashuria mbulon një shumicë mëkatesh.»—1 Pjetrit 4:7, 8.
Në rast se lindin probleme
4. (a) Përse mund të lindin probleme midis pjesëtarëve të kongregacionit? (b) Ndonëse mund të mos jemi gjithnjë të prirur për të zbatuar këshillat e Biblës, çfarë përfundimi i mirë mund të vijë po t’i zbatojmë ato?
4 Natyrisht, për aq kohë sa jemi të papërsosur do të bëjmë ndonjëherë gjëra që i lëndojnë të tjerët. Edhe vëllezërit tanë mund të mëkatojnë ndaj nesh në mënyra të ndryshme. (1 Gjonit 1:8) Çfarë do të bëje sikur të gjendeshe në një rrethanë të tillë? Shkrimet na japin drejtimin e nevojshëm. Por ajo që thuhet aty mund të mos përputhet me atë që jemi të prirur të bëjmë ne si njerëz të papërsosur. (Romakëve 7:21-23) Gjithsesi, duke i zbatuar me gatishmëri këshillat që përmban Bibla do të japim prova se duam vërtet t’i pëlqejmë Jehovait. Kjo do t’ia përmirësojë cilësinë dashurisë që tregojmë ndaj të tjerëve.
5. Nëse dikush na lëndon, përse nuk duhet të hakmerremi?
5 Kur lëndohen, nganjëherë njerëzit kërkojnë ndonjë mënyrë se si të hakmerren kundër atij që i ka lënduar. Por kjo vetëm sa e keqëson gjendjen. Nëse nevojitet ndonjë shpagim, duhet t’ia lëmë Perëndisë në dorë. (Fjalët e urta 24:29; Romakëve 12:17-21) Ka njerëz të tjerë që përpiqen të shmangin çdo lidhje me atë që i ka lënduar. Por nuk duhet të veprojmë kështu me bashkadhuruesit tanë, sepse nëse adhurimi ynë do të pranohet apo jo varet pjesërisht nga dashuria që kemi për vëllezërit. (1 Gjonit 4:20) Kështu, Pavli shkroi: «Vazhdoni të duroni njëri-tjetrin dhe të falni bujarisht njëri-tjetrin, nëse ndokush ka shkak për t’u ankuar kundër një tjetri. Ashtu sikurse Jehovai ju fali bujarisht, edhe ju bëni po ashtu.» (Kolosianëve 3:13) A mund ta bësh këtë?
6. (a) Deri në sa herë duhet ta falim vëllanë tonë? (b) Duke kuptuar cilën gjë do të dimë se si të sillemi kur bëhet një mëkat ndaj nesh?
6 Po sikur dikush të mëkatojë vazhdimisht kundër nesh, por të mos kryejë mëkate të rënda për të cilat mund të përjashtohet nga kongregacioni? Për mëkate të tilla më të vogla, apostulli Pjetër mendonte se duhet të falim «deri në shtatë herë». Kurse Jezui i tha: «Jo deri në shtatë herë, por deri në shtatëdhjetë e shtatë herë.» Ai theksoi sa i madh është borxhi që kemi ndaj Perëndisë, krahasuar me atë që mund të na detyrohet ndonjë njeri. (Mateu 18:21-35) Në shumë mënyra, ne mëkatojmë çdo ditë ndaj Perëndisë—disa herë me ndonjë veprim egoist, me atë që themi ose që mendojmë, a me atë që nuk arrijmë të bëjmë,—madje duke mos e kuptuar fare se po mëkatojmë. (Romakëve 3:23) E megjithatë Perëndia vazhdon të jetë i mëshirshëm me ne. (Psalmi 103:10-14; 130:3, 4) Ai na kërkon të sillemi në të njëjtën mënyrë me njëri-tjetrin. (Mateu 6:14, 15; Efesianëve 4:1-3) Vetëm atëherë do të jemi duke vënë në praktikë llojin e dashurisë që «nuk e mban llogari të keqen».—1 Korintasve 13:4, 5; 1 Pjetrit 3:8, 9.
7. Çfarë duhet të bëjmë nëse një vëlla ka diçka kundër nesh?
7 Mund të ketë raste kur e kuptojmë se, ndonëse ne nuk ushqejmë mëri ndaj vëllait, është ai që ka diçka kundër nesh. Mund të zgjedhim ta ‘mbulojmë këtë me dashuri’, siç këshillohet te 1 Pjetrit 4:8. Ose mund të bëjmë të parët hapin që t’i flasim e të përpiqemi të rivendosim marrëdhënie paqësore.—Mateu 5:23, 24.
8. Nëse një bashkëbesimtar bën një gjë që na shqetëson, çfarë mund të bëhet për këtë?
8 Mund të ndodhë që një bashkëbesimtar të bëjë diçka që nuk të shqetëson vetëm ty, por edhe të tjerët. A nuk do të ishte mirë që të flitje me të? Mbase. Nëse ti vetë ia shpjegon problemin në një mënyrë dashamirëse, kjo mund të sjellë përfundime të mira. Por, në fillim, duhet të pyesësh veten: ‘A po bën ai vërtet diçka jobiblike? Apo problemi është kryesisht për shkak se formimi im dhe mënyra se si jam rritur është e ndryshme nga e tija?’ Ki kujdes që mos vendosësh normat e tua e pastaj t’i gjykosh të tjerët sipas tyre. (Jakovit 4:11, 12) Jehovai pranon me paanshmëri njerëz nga çdo lloj formimi dhe është i duruar me ta ndërsa rriten frymësisht.
9. (a) Kush u kushton vëmendje rasteve të mëkateve të rënda në kongregacion? (b) Kur i takon atij ndaj të cilit është kryer një mëkat që të veprojë i pari dhe me cilin synim?
9 Nëse dikush në kongregacion përfshihet në keqbërje të rëndë, siç është imoraliteti, kësaj gjëje i duhet kushtuar Jakovit 5:14, 15) Gjithsesi, nëse kryhet një mëkat kundër një individi, ndoshta në çështje biznesi ose në përdorimin e dëmshëm të gjuhës, ai ndaj të cilit është kryer një mëkat duhet të përpiqet së pari t’i afrohet mëkatarit privatisht. (Mateu 18:15) Nëse kjo nuk e zgjidh çështjen, duhen bërë hapa të tjerë, të cilat paraqiten te Mateu 18:16, 17. Dashuria për vëllanë që ka gabuar dhe dëshira për ta ‘fituar’ atë do të na ndihmojë ta bëjmë këtë në një mënyrë që përpiqet të arrijë zemrën e tij.—Fjalët e urta 16:23.
vëmendje e menjëhershme. Kush duhet ta bëjë këtë? Pleqtë. (10. Kur lind një problem, çfarë do të na ndihmojë ta shohim siç duhet çështjen?
10 Në rast se lind një problem, i vogël a i madh qoftë, do të jetë e dobishme të përpiqemi të kuptojmë si e shikon Jehovai Efesianëve 5:1, 2.
atë. Ai nuk miraton asnjë mëkat, i çfarëdolloj forme qoftë, dhe në kohën e duhur që ka caktuar, praktikuesit e papenduar të mëkateve të rënda hiqen nga organizata e tij. Megjithatë, të mos harrojmë se të gjithë bëjmë mëkate më të vogla dhe kemi nevojë për shpirtgjerësi dhe për mëshirë nga ai. Kështu, Jehovai lë një model që duhet të imitojmë kur ballafaqohemi me mëkatet e të tjerëve. Kur tregojmë mëshirë, po pasqyrojmë dashurinë e tij.—Të kërkojmë mënyra për t’u ‘zgjeruar’
11. Përse Pavli i nxiti korintasit që të ‘zgjeroheshin’?
11 Pavli kaloi muaj duke ndërtuar kongregacionin e Korintit në Greqi. Ai punoi shumë për t’i ndihmuar vëllezërit e atjeshëm dhe i donte ata. Por disa prej tyre nuk kishin ndjenja të përzemërta për të. Ishin shumë kritikues. Ai i nxiti që të ‘zgjeroheshin’ në shfaqjen e përzemërsisë. (2 Korintasve 6:11-13; 12:15) Të gjithë bëjmë mirë të shqyrtojmë se deri në ç’masë u shprehim dashuri të tjerëve. Pastaj të kërkojmë mënyra për t’u zgjeruar.—1 Gjonit 3:14.
12. Si mund ta shtojmë dashurinë për të gjithë në kongregacion?
12 A ka disa në kongregacion të cilëve na duket e vështirë t’u afrohemi? Nëse bëjmë çmos që të kapërcejmë ndonjë mospajtim të personaliteteve—siç do të donim që të bënin edhe ata me ne—kjo mund të ndihmojë për ta forcuar marrëdhënien midis nesh. Ndjenjat që kemi për ta mund të përmirësohen edhe nëse kërkojmë të gjejmë cilësitë e tyre të mira dhe përqendrohemi në to. Kjo patjetër do të bëjë që të na rritet dashuria për ta.—Luka 6:32, 33, 36.
13. Si mund të zgjerohemi duke u treguar dashuri pjesëtarëve të kongregacionit?
13 Kuptohet se ka edhe kufij në atë që mund të bëjmë
për të tjerët. Ndoshta nuk do të arrijmë t’i përshëndetim të gjithë në çdo mbledhje. Mund të mos jetë e mundur t ’i përfshijmë të gjithë kur ftojmë miq për të ngrënë diçka. Por, a mund të zgjerohemi, duke kaluar vetëm disa minuta duke u njohur më mirë me dikë në kongregacion? A do të ishte e mundur të ftonim në ndonjë rast dikë që nuk e njohim mirë për të dalë bashkë në shërbimin në fushë?14. Si mund të tregojmë dashuri të zjarrtë për njëri-tjetrin, kur jemi midis të krishterëve që nuk i kemi takuar ndonjëherë më parë?
14 Në kongreset e krishtere kemi mundësi të shkëlqyera për t’u zgjeruar në dashuri. Ndoshta mund të ketë me mijëra të pranishëm. Të gjithë s’mund t’i përshëndesim dot, por mund të sillemi në një mënyrë që tregon se e vëmë mirëqenien e tyre para rehatisë sonë. Në intervalet midis sesioneve, mund të tregojmë interes duke u afruar të parët për të takuar disa nga ata që kemi përreth. Do të vijë një ditë kur të gjithë ata që jetojnë në tokë do të jenë vëllezër e motra, të bashkuar në adhurimin e Perëndisë së vërtetë dhe Atit të të gjithëve. Sa e gëzueshme do të jetë ta njohim më mirë njëri-tjetrin! Dashuria e zjarrtë do të na nxitë që të dëshirojmë të njihemi më mirë. Përse të mos fillojmë që tani?
Pyetje për rishikim
• Si duhen zgjidhur problemet që lindin midis të krishterëve dhe përse?
• Në cilat mënyra duhet të na rritet dashuria, ndërkohë që rritemi frymësisht?
• Si mund të tregojmë dashuri të zjarrtë për më shumë se sa vetëm një rreth të ngushtë miqsh?
[Pyetjet]
[Figura në faqen 148]
Dashuria e krishterë tregohet në shumë mënyra, si për shembull, në mbledhjet e kongregacionit