Liria që gëzojnë adhuruesit e Jehovait
Kapitulli pesë
Liria që gëzojnë adhuruesit e Jehovait
1, 2. (a) Ç’lloj lirie i dha Perëndia çiftit të parë njerëzor? (b) Përmend disa ligje që drejtonin veprimtarinë e Adamit dhe të Evës.
KUR Jehovai krijoi burrin dhe gruan e parë, këta gëzonin një liri shumë më të madhe se çfarëdo lirie që kanë njerëzit sot. Si shtëpi kishin Parajsën, kopshtin e bukur të Edenit. Asnjë sëmundje nuk ua hiqte gëzimin e jetës, sepse kishin mendje dhe trup të përsosur. Nuk i priste vdekja, siç ka ndodhur me të gjithë të tjerët që nga ajo kohë. Për më tepër, nuk ishin robotë, por kishin dhuratën e mrekullueshme të vullnetit të lirë, aftësinë për t’i marrë vetë vendimet. Por, që të vazhdonin të gëzonin këtë liri të mrekullueshme, duhej të respektonin ligjet e Perëndisë.
2 Shqyrto, për shembull, ligjet fizike që ka vendosur Perëndia. Sigurisht, këto ligje mund të mos ishin dhënë me shumë fjalë, por Adami dhe Eva ishin bërë në mënyrë të tillë që t’u bindeshin natyrshëm atyre. Oreksi u sinjalizonte nevojën për të ngrënë; etja nevojën për të pirë; perëndimi i diellit nevojën për të fjetur. Jehovai u caktoi edhe një punë për të bërë. Në të vërtetë ky caktim ishte një ligj, sepse do të drejtonte mënyrën e tyre të të vepruarit. Duhej të lindnin fëmijë, të sundonin mbi format e shumta të jetës në tokë dhe t’i shtrinin kufijtë e Parajsës derisa të përfshinte gjithë globin. (Zanafilla 1:28; 2:15) Sa ligj i këndshëm dhe i dobishëm që ishte! U jepte atyre një punë që ishte plotësisht e kënaqshme, me mundësinë që t’i përdornin aftësitë në mënyrë të plotë e të dobishme. Veç kësaj, kishin liri të bollshme për të marrë vendime se si do ta kryenin caktimin që kishin. Çfarë mund të kërkonin më shumë se kaq?
3. Si mund të mësonin Adami dhe Eva që ta përdornin me mençuri lirinë për të marrë vendime?
3 Natyrisht, kur Adamit dhe Evës iu dha privilegji për të marrë vendime, kjo nuk nënkuptonte se çfarëdolloj vendimi që do të merrnin do të kishte përfundime të mira. Liria e tyre për të marrë vendime duhej ushtruar brenda kufijve të ligjeve dhe të parimeve të Perëndisë. Si mund t’i mësonin këto? Duke dëgjuar Bërësin e tyre dhe duke vëzhguar veprat e tij. Perëndia i dha Adamit dhe Evës inteligjencën që nevojitej për ta zbatuar atë që mësonin. Meqë ishin krijuar të përsosur, prirja e tyre e natyrshme do të ishte të pasqyronin cilësitë e Perëndisë kur merrnin vendime. Sigurisht që do të ishin të kujdesshëm për të vepruar kështu, nëse e vlerësonin vërtet atë që kishte bërë Perëndia për ta dhe nëse donin t’i pëlqenin atij.—Zanafilla 1:26, 27; Gjoni 8:29.
4. (a) A ua hiqte lirinë Adamit dhe Evës urdhri për të mos ngrënë nga fryti i një peme të vetme? (b) Përse kjo ishte një kërkesë e përshtatshme?
4 Pra, me të drejtë Perëndia vendosi ta vinte në provë përkushtimin që kishin ata ndaj tij si Jetëdhënës dhe gatishmërinë e tyre për të qëndruar brenda kufijve të lirisë që u kishte dekretuar. Jehovai i dha Adamit këtë urdhër: «Ha bile lirisht nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes, sepse ditën që do të Zanafilla 2:16, 17) Pasi u krijua Eva, edhe ajo u njoftua për këtë ligj. (Zanafilla 3:2, 3) A ua hiqte ky kufizim lirinë që kishin? Sigurisht që jo. Ata kishin me bollëk ushqime të shijshme të çdo lloji, pa iu dashur të hanin nga fryti i asaj peme të vetme. (Zanafilla 2:8, 9) Ishte më se e përshtatshme që ta pranonin se toka i përkiste Perëndisë, pasi ai e kishte krijuar. Prandaj ai ka të drejtën të bëjë ligje që përshtaten me qëllimin e tij dhe që i sjellin dobi njerëzimit.—Psalmi 24:1, 10.
hash prej saj ke për të vdekur me siguri.» (5. (a) Si e humbën Adami dhe Eva lirinë e lavdishme që kishin? (b) Çfarë e zuri vendin e lirisë që kishin Adami dhe Eva, e si jemi ndikuar ne nga kjo?
5 Por çfarë ndodhi? I shtyrë nga ambicia egoiste, një engjëll e përdori në mënyrë të gabuar vullnetin e tij të lirë dhe u bë Satana, fjalë që do të thotë «Kundërshtar». Ai e mashtroi Evën duke e bindur për diçka që ishte në kundërshtim me vullnetin e Perëndisë. (Zanafilla 3:4, 5) Adami u bashkua me Evën në shkeljen e ligjit të Perëndisë. Duke marrë diçka që nuk u përkiste, humbën lirinë e lavdishme që kishin. Pronari i tyre u bë mëkati dhe, siç kishte paralajmëruar Perëndia, përfundimisht erdhi vdekja. Trashëgimia që u përcollën pasardhësve ishte mëkati, i shfaqur në një prirje të lindur për të bërë të keqen. Mëkati solli edhe dobësi që shkaktojnë sëmundjet, plakjen dhe vdekjen. Prirja ndaj së keqes, e rënduar nga ndikimi satanik, solli si pasojë një shoqëri njerëzore me një histori të mbushur me urrejtje, krime, shtypje dhe luftëra që kanë marrë miliona e miliona jetë njerëzish. Çfarë ndryshimi nga liria që i kishte dhënë Perëndia njerëzimit në fillim!—Ligji i përtërirë 32:4, 5; Jobi 14:1, 2; Romakëve 5:12; Zbulesa 12:9.
Ku mund të gjendet liria?
6. (a) Ku mund të gjendet liria e vërtetë? (b) Për ç’lloj lirie po fliste Jezui?
6 Duke pasur parasysh kushtet e këqija që gjenden kudo sot, nuk është për t’u habitur që njerëzit digjen nga dëshira për të pasur më shumë liri. Por, ku mund të gjendet liria e vërtetë? Jezui tha: «Nëse mbeteni në fjalën time, jeni vërtet dishepujt e mi, do ta njihni të vërtetën dhe e vërteta do t’ju lirojë.» (Gjoni 8:31, 32) Kjo liri nuk është lloji i lirisë për të cilën shpresojnë njerëzit kur përmbysin një sundimtar ose një formë qeverisjeje për të sjellë një tjetër. Përkundrazi, kjo liri shkon tamam në rrënjë të problemeve njerëzore. Ajo për të cilën po fliste Jezui ishte liria nga skllavëria e mëkatit. (Gjoni 8:24, 34-36) Kështu që nëse një person bëhet dishepull i vërtetë i Jezu Krishtit, përjeton një ndryshim të dukshëm në jetën e tij, një çlirim.
7. (a) Në cilin kuptim mund të jemi të lirë nga mëkati që tani? (b) Çfarë duhet të bëjmë për të pasur këtë liri?
7 Kjo nuk do të thotë se tani të krishterët e vërtetë nuk i ndiejnë më pasojat e prirjes së lindur për të pasur një sjellje mëkatare. Duke qenë se kanë trashëguar mëkatin, atyre ende u duhet të luftojnë për shkak të tij. (Romakëve 7:21-25) Gjithsesi, në qoftë se një person jeton me të vërtetë në përputhje me mësimet e Jezuit, nuk do të jetë më skllav i mëkatit. Mëkati nuk do të jetë më për të si një diktator që i jep urdhra, të cilave duhet t’u bindet verbërisht. Nuk do të jetë më i zënë në grackë në një mënyrë jetese pa qëllim dhe që e lë me një ndërgjegje fajtore. Do të ketë ndërgjegje të pastër para Perëndisë, sepse mëkatet e kaluara i janë falur në bazë të besimit në flijimin e Krishtit. Prirjet mëkatare mund të përpiqen të nxjerrin krye, por kur ai nuk pranon të veprojë sipas tyre sepse sjell ndër mend mësimet e pastra të Krishtit, po tregon se mëkati nuk është më pronari i tij.—Romakëve 6:12-17.
8. (a) Ç’liri na jep krishterimi i vërtetë? (b) Cilin qëndrim duhet të kemi ndaj qeveritarëve në botë?
8 Mendo për liritë që gëzojmë si të krishterë. Jemi liruar nga pasojat e mësimeve të rreme, nga robëria e besëtytnive dhe nga skllavëria e mëkatit. Të vërtetat e mrekullueshme për gjendjen e të vdekurve dhe për ringjalljen na kanë çliruar prej frikës së paarsyeshme nga vdekja. Njohuria se qeveritë e papërsosura njerëzore do të zëvendësohen së shpejti nga Mbretëria e drejtë e Perëndisë na çliron nga dëshpërimi. (Danieli 2:44; Mateu 6:10) Por kjo liri nuk është një justifikim për të mos respektuar autoritetet qeveritare dhe ligjet e tyre.—Titit 3:1, 2; 1 Pjetrit 2:16, 17.
9. (a) Si na ndihmon Jehovai me dashuri që të kemi sa më shumë liri që të jetë e mundur tani për njerëzit? (b) Si mund të marrim vendime të mençura?
9 Jehovai nuk na lë që ta zbulojmë duke e hequr mbi kurrizin tonë se cila është mënyra më e mirë për të jetuar. Ai e di se si jemi bërë, çfarë na sjell kënaqësi të vërtetë dhe çfarë është për dobinë tonë të përjetshme. Është në dijeni të mendimeve dhe të sjelljeve që mund ta prishin marrëdhënien e një personi me Të dhe me njerëzit e tjerë, ndoshta edhe duke e ndaluar hyrjen e tij në botën e re. Me dashuri, Jehovai na informon për të gjitha këto gjëra me anë të Biblës dhe të organizatës së tij të dukshme. (Marku 13:10; Galatasve 5:19-23; 1 Timoteut 1:12, 13) Më pas na takon neve ta përdorim vullnetin e lirë që na ka dhënë Perëndia për të vendosur se si do të reagojmë. Nëse e kemi marrë për zemër atë që thotë Bibla, do të veprojmë ndryshe nga Adami, do të marrim vendime të mençura. Do të tregojmë se interesi ynë kryesor në jetë është të kemi një marrëdhënie të mirë me Jehovain.
Në kërkim të një lloji tjetër lirie
10. Ç’lloj lirie kanë kërkuar disa që janë Dëshmitarë të Jehovait?
10 Nganjëherë, disa të rinj që janë Dëshmitarë të Jehovait—si edhe të tjerë jo edhe aq të rinj—mund të mendojnë se duan një lloj tjetër lirie. Bota mund t’u duket magjepsëse dhe sa më shumë që mendojnë për të, aq më shumë u shtohet dëshira për të bërë gjërat jo të krishtere që janë të përhapura në botë. Ndoshta ata nuk kanë si qëllim që të jepen pas drogës, të dehen ose të kryejnë kurvëri. Por fillojnë të shoqërohen me njerëz që nuk janë të krishterë të vërtetë, duke dashur të jenë të pranuar 3 Gjonit 11.
prej tyre. Madje mund të fillojnë edhe të imitojnë të folurit dhe sjelljen e tyre.—11. Nga vjen ndonjëherë ftesa për të bërë gjëra të gabuara?
11 Ndonjëherë ftesa për t’u dhënë pas sjelljes jo të krishterë vjen nga një person që pohon se i shërben Jehovait. Kjo ndodhi me disa të krishterë të hershëm dhe e njëjta gjë mund të ndodhë edhe në ditët tona. Shpesh këta persona duan të bëjnë gjëra që mendojnë se do t’u sjellin kënaqësi, por që janë kundër ligjeve të Perëndisë. Prandaj i nxitin të tjerët që të «zbaviten» ca. ‘U premtojnë lirinë, ndërkohë që për vete janë skllevër të prishjes.’—2 Pjetrit 2:19.
12. Cilat janë pasojat e trishtueshme të sjelljes që është në kundërshtim me ligjet dhe me parimet e Perëndisë?
12 Pasojat e kësaj të ashtuquajture liri janë gjithnjë të këqija, pasi nënkuptojnë të shkelësh ligjet e Perëndisë. Për shembull, marrëdhëniet e paligjshme seksuale mund të sjellin si pasojë pështjellim emocional, sëmundje, vdekje, shtatzëni të padëshiruara e ndoshta edhe prishjen e një martese. (1 Korintasve 6:18; 1 Selanikasve 4:3-8) Abuzimi me drogën mund të prodhojë acarime, të folur përçart, shikim të mjegulluar, marrje mendsh, shqetësime në frymëmarrje, halucinacione dhe vdekje. Mund të sjellë një varësi të plotë ndaj drogës, që mund të çojë në krime për të gjetur paratë për këtë ves. Shumë pasoja të ngjashme vijnë edhe nga teprimi me alkoolin. (Fjalët e urta [Proverbat] 23:29-35) Ata që përfshihen në një sjellje të tillë mund të mendojnë se janë të lirë, por e mësojnë shumë vonë se janë bërë skllevër të mëkatit. E çfarë pronari mizor që është mëkati! Duke arsyetuar që tani për këtë çështje mund të ndihmohemi që të mos e kemi një përvojë të tillë.—Galatasve 6:7, 8.
Ku fillojnë problemet?
13. (a) Si lindin shpesh dëshirat që çojnë në probleme? (b) Për pikëpamjen e kujt kemi nevojë që të kuptojmë çfarë janë «shoqëritë e këqija»? (c) Duke iu përgjigjur pyetjeve të renditura në paragrafin 13, thekso pikëpamjen e Jehovait.
13 Mendo pak se ku fillojnë shpesh problemet. Bibla shpjegon: «Secili sprovohet, duke u tërhequr dhe joshur nga dëshira e vet. Pastaj dëshira, kur është bërë pjellore, lind mëkatin; mëkati, nga ana e vet, kur është kryer, sjell vdekjen.» (Jakovit 1:14, 15) Si lind dëshira? Nga ajo që futet në mendje. Shpesh kjo është pasojë e shoqërimit me njerëz që nuk zbatojnë parimet biblike. Sigurisht, të gjithë e dimë se duhet të shmangim «shoqëritë e këqija». (1 Korintasve 15:33) Por, cilat shoqëri janë të këqija? Si e sheh Jehovai këtë çështje? Arsyetimi rreth pyetjeve vijuese dhe kërkimi i shkrimeve të cituara duhet të na ndihmojë që të arrijmë përfundimet e duhura.
Fakti se disa duken njerëz të nderuar, a do të thotë se janë një shoqëri e mirë? (Zanafilla 34:1, 2, 18, 19)
A mund të tregojnë bisedat e ndoshta shakatë e tyre, nëse duhet të kemi shoqëri të ngushtë me ta? (Efesianëve 5:3, 4)
Si ndihet Jehovai po të zgjedhim si shokë të ngushtë njerëz që nuk e duan atë? (2 Kronikave 19:1, 2)
Megjithëse mund të punojmë ose të shkojmë në shkollë me njerëz që nuk kanë bindjet tona, për çfarë duhet të jemi të kujdesshëm? (1 Pjetrit 4:3, 4)
Shikimi i televizorit dhe i filmave, përdorimi i Internetit dhe leximi i librave, revistave e gazetave janë mënyra për t’u shoqëruar me të tjerët. Prej cilave materiale që vijnë nga këto burime duhet të ruhemi? (Fjalët e urta 3:31; Isaia 8:19; Efesianëve 4:17-19)
Çfarë i tregon Jehovait shoqëria që zgjedhim se ç’lloj njerëzish jemi? (14. Cila liri madhështore gjendet përpara atyre që i zbatojnë tani me besnikëri këshillat e Fjalës së Perëndisë?
14 Tamam përpara nesh ndodhet bota e re e Perëndisë. Me anë të qeverisë së Mbretërisë qiellore të Perëndisë, njerëzimi do të lirohet nga ndikimi i Satanait dhe nga tërë sistemi i tij i lig. Dalëngadalë të gjitha pasojat e mëkatit do të zhduken nga njerëzimi i bindur, duke sjellë si rrjedhim përsosmërinë e mendjes dhe të trupit. Në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të gëzojmë jetën e përhershme në Parajsë. Përfundimisht, i gjithë krijimi do të gëzojë lirinë që është në harmoni të plotë me ‘frymën e Jehovait’. (2 Korintasve 3:17) A do të kishte kuptim të rrezikoje ta humbje të gjithë këtë për shkak se shpërfill tani këshillat e Fjalës së Perëndisë? Duke e përdorur me mençuri lirinë e krishterë tani, le të tregojmë të gjithë në mënyrë të qartë se ajo që duam me të vërtetë është ‘liria e lavdishme e fëmijëve të Perëndisë’!—Romakëve 8:21.
Pyetje për rishikim
• Ç’lloj lirie gëzonte çifti i parë njerëzor? Si ndryshon kjo nga ajo që po përjeton njerëzimi tani?
• Çfarë lirie kanë të krishterët e vërtetë? Si dallon kjo nga ajo që bota e quan liri?
• Përse është kaq e rëndësishme të shmangim shoqëritë e këqija? Ndryshe nga Adami, vendimet e kujt duhet të pranojmë në lidhje me atë që është e keqe?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 46]
Fjala e Perëndisë paralajmëron: «Mos u mashtroni. Shoqëritë e këqija prishin zakonet e dobishme»