‘Përleshje kundër forcave të liga frymore’
Kapitulli tetë
‘Përleshje kundër forcave të liga frymore’
1. Përse është veçanërisht me interes për ne veprimtaria e frymërave të liga?
SHUMË njerëz tallen me idenë se ka frymëra të liga. Por me këtë s’duhet bërë shaka. E besojnë apo jo njerëzit, frymërat e liga ekzistojnë vërtet dhe përpiqen të ushtrojnë presion mbi këdo. Adhuruesit e Jehovait nuk bëjnë përjashtim. Në të vërtetë janë shënjestra kryesore. Apostulli Pavël na paralajmëron për këtë fakt duke thënë: «Ne kemi një përleshje, jo kundër gjakut e mishit, por kundër qeverive [të padukshme], kundër autoriteteve, kundër sundimtarëve botërorë të kësaj errësire, kundër forcave të liga frymore në vendet qiellore.» (Efesianëve 6:12) Në ditët tona presioni që ushtrojnë forcat e liga frymore ka arritur kulmin, sepse Satanai është hedhur nga qielli dhe është shumë i tërbuar, duke e ditur se periudha e kohës që i ka mbetur është e shkurtër.—Zbulesa 12:12.
2. Si do të mund ta fitojmë betejën kundër forcave frymore mbinjerëzore?
2 A është e mundur të fitohet beteja kundër forcave frymore mbinjerëzore? Po, por kjo arrihet vetëm duke u mbështetur plotësisht te Jehovai. Duhet ta dëgjojmë atë dhe t’i bindemi Fjalës së tij. Duke bërë kështu, mund të ruhemi nga shumë prej dëmeve fizike, morale dhe emocionale që pësojnë ata që janë nën kontrollin satanik.—Jakovit 4:7.
Sundimtarë botërorë në vendet qiellore
3. Cilëve u kundërvihet me egërsi Satanai dhe si?
3 Jehovai na e përshkruan në mënyrë të gjallë gjendjen botërore, siç e sheh nga pozicioni i tij në qiej. Ai i dha apostullit Gjon një vegim në të cilin Satanai paraqitej si «një dragua i madh ngjyrë zjarri». Ai ishte gati për të gllabëruar, po të mundte, Mbretërinë mesianike të Perëndisë, sapo kjo të lindte në qiell në vitin 1914. Pasi dështoi në këtë orvatje, Satanai shkaktoi një valë kundërshtimi të egër kundër përfaqësuesve tokësorë të kësaj Mbretërie. (Zbulesa 12:3, 4, 13, 17) Si do ta bënte këtë luftë Satanai? Me anë të përfaqësuesve të tij njerëzorë.
4. Kush është burimi i pushtetit të qeverive njerëzore dhe si e dimë këtë?
4 Më tej Gjonit iu tregua një bishë me shtatë koka e dhjetë brirë, një bishë që kishte autoritet «mbi çdo fis, popull, gjuhë dhe komb». Kjo bishë përfaqëson gjithë sistemin politik tokësor. Gjonit iu tha se «dragoi [Satana Djalli] i dha bishës fuqinë e tij, fronin e tij dhe autoritet të madh». (Zbulesa 13:1, 2, 7) Po, Satanai është burimi i pushtetit dhe i autoritetit të qeverive njerëzore. Kështu, siç shkroi apostulli Pavël, «sundimtarët botërorë» të vërtetë janë «forcat e liga frymore në vendet qiellore», të cilat kanë nën kontroll qeveritë njerëzore. Të gjithë ata që duan të adhurojnë Jehovain duhet ta kuptojnë plotësisht se ç ’do të thotë kjo.—Luka 4:5, 6.
5. Për çfarë po mblidhen tani sundimtarët politikë?
5 Ndonëse shumë sundimtarë politikë pohojnë se janë fetarë, asnjë nga kombet nuk i nënshtrohet sundimit të Jehovait ose sundimit të Mbretit që ai ka caktuar, Jezu Krishtit. Të gjithë luftojnë egërsisht për të mbajtur fort pushtetin e tyre. Sot, siç e bën të qartë tregimi i Zbulesës, ‘shprehjet e frymëzuara nga demonët’ po i mbledhin Zbulesa 16:13, 14, 16; 19:17-19.
sundimtarët e botës në «luftën e ditës së madhe të Perëndisë të Plotfuqishëm» në Harmagedon.—6. Përse duhet të bëjmë kujdes që të mos na mashtrojnë për të përkrahur sistemin satanik?
6 Çdo ditë, jeta e njerëzve preket nga konfliktet politike, shoqërore, ekonomike dhe fetare, që e copëtojnë familjen njerëzore. Në këto konflikte, është e zakonshme që me fjalë a me vepra njerëzit të marrin anën e kombit, fisit, grupit gjuhësor ose klasës shoqërore në të cilën bëjnë pjesë. Edhe kur nuk janë përfshirë drejtpërdrejt në ndonjë konflikt, shpesh njerëzit përkrahin njërën palë më shumë se një tjetër. Por, pavarësisht se cilin person ose cilën çështje mbështetin, kujt po i japin në të vërtetë përkrahje? Bibla e thotë qartë: «E gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut.» (1 Gjonit 5:19) Atëherë, ç ’mund të bëjë dikush që të mos mashtrohet bashkë me pjesën tjetër të njerëzimit? Vetëm duke përkrahur plotësisht Mbretërinë e Perëndisë dhe duke mbajtur asnjanësinë e plotë lidhur me konfliktet e botës.—Gjoni 17:15, 16.
Dredhitë dhelpërake të të ligut
7. Si ka treguar shkathtësi Satanai duke përdorur fenë e rreme?
7 Në çdo periudhë të historisë, Satanai ka përdorur përndjekjen fizike dhe me fjalë për t’i larguar njerëzit nga adhurimi i vërtetë. Gjithashtu, ka përdorur edhe mjete më tinëzare, siç janë veprimet dinake dhe dredhitë dhelpërake. Me shkathtësi ai e ka mbajtur një pjesë të madhe të njerëzve në errësirë me anë të fesë së rreme, duke i bërë të mendojnë se po i shërbejnë Perëndisë. Meqë u mungon njohuria e saktë për Perëndinë dhe dashuria për të vërtetën, ndoshta këta njerëz mund të ndihen të tërhequr nga shërbesat fetare të mistershme dhe emocionuese ose mund t’u bëjnë përshtypje veprat e fuqishme. (2 Selanikasve ) Por ne jemi paralajmëruar se edhe mes atyre që një herë e një kohë praktikonin adhurimin e vërtetë, «disa do të bien . . . , duke u kushtuar vëmendje shprehjeve të frymëzuara mashtruese dhe mësimeve të demonëve». ( 2:9, 101 Timoteut 4:1) Si mund të ndodhë kjo?
8. Si mund të na joshë Satanai drejt fesë së rreme, edhe sikur të jemi duke adhuruar Jehovain?
8 Në mënyrë dhelpërake, Satanai shfrytëzon dobësitë tona. A jemi ende pre e frikës së njeriut? Në rast të tillë, mund t’i dorëzohemi presionit të të afërmve ose të fqinjëve që të marrim pjesë në praktika me origjinë nga feja e rreme. A jemi krenarë? Në rast të tillë, mund të fyhemi kur marrim këshilla ose kur të tjerët nuk i pranojnë idetë që mbrojmë ne. (Fjalët e urta [Proverbat] 15:10; 29:25; 1 Timoteut 6:3, 4) Në vend që ta ndreqim pikëpamjen tonë për ta vënë në përputhje me shembullin e Krishtit, mund të anojmë nga ata që na ‘gudulisin veshët’ duke thënë se mjafton që thjesht të lexojmë Biblën dhe të bëjmë një jetë të ndershme. (2 Timoteut 4:3) Për Satanain nuk ka rëndësi nëse bashkohemi realisht me ndonjë grup tjetër fetar ose thjesht u përmbahemi ideve tona për fenë, për sa kohë që nuk e adhurojmë Jehovain në mënyrën që udhëzon Ai nëpërmjet Fjalës dhe organizatës së tij.
9. Si i përdor me dinakëri Satanai dëshirat seksuale për të arritur synimet e tij?
9 Me dinakëri Satanai i josh, gjithashtu, njerëzit që t’i kënaqin dëshirat normale në mënyra të gabuara. Ai e ka bërë këtë me dëshirën për intimitet seksual. Duke hedhur tej moralin e Biblës, shumë njerëz në botë i shikojnë marrëdhëniet seksuale ndërmjet dy të pamartuarve si një kënaqësi të ligjshme ose si një mënyrë për të treguar se janë të rritur. Po për të martuarit ç ’mund të thuhet? Shumë prej tyre kryejnë kurorëshkelje. Madje, edhe atëherë 1 Korintasve 6:9, 10; Galatasve 6:7, 8.
kur nuk ka raste jobesnikërie në martesë, shumë individë kërkojnë divorcin ose ndarjen, në mënyrë që të jetojnë me dikë tjetër. Kjo mënyrë tinëzare e të vepruarit të Satanait ka si qëllim të ndikojë te njerëzit që të jetojnë për kënaqësitë e tanishme. Ai i shtyn të shpërfillin pasojat afatgjata që do të ketë kjo jo vetëm tek ta e te të tjerët, por sidomos te marrëdhënia e tyre me Jehovain e me Birin e tij.—10. Me cilat mjete përpiqet Satanai të na e shtrembërojë qëndrimin ndaj imoralitetit e dhunës?
10 Një dëshirë tjetër e natyrshme është dëshira për zbavitje. Kur është e shëndetshme, zbavitja mund të na freskojë fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht. Por, si reagojmë kur Satanai i shfrytëzon me shkathtësi rastet e zbavitjeve, duke u përpjekur që të na largojë nga mënyra se si mendon Perëndia? Për shembull, e dimë se Jehovai e urren imoralitetin seksual dhe dhunën. Kur filmat, programet televizive ose shfaqjet teatrale paraqesin gjëra të tilla, a qëndrojmë ulur dhe vazhdojmë të shohim në mënyrë pasive? Të mos harrojmë edhe se Satanai do të kujdeset që gjëra të tilla të bëhen gjithnjë e më të degjeneruara dora-dorës që afrohet koha e shkatërrimit të tij. Kjo do të ndodhë sepse «njerëz të ligj dhe mashtrues do të shkojnë keq e më keq, duke mashtruar dhe duke u mashtruar edhe vetë». (2 Timoteut 3:13) Pra, duhet të jemi vazhdimisht vigjilentë kundër intrigave të Satanait.—Zanafilla 6:13; Psalmi 11:5; Romakëve 1:24-32.
11. Si mund të bjerë në grackë edhe një njeri që e njeh të vërtetën për spiritizmin, po të mos jetë vigjilent?
11 Po ashtu, jemi të vetëdijshëm se ata që merren me çfarëdolloj forme spiritizmi—duke praktikuar shortarinë, duke u marrë me magji ose duke u përpjekur të komunikojnë me të vdekurit—janë të neveritshëm për Jehovain. Ligji i përtërirë 18:10-12) Duke pasur këtë në mendje, nuk do të mendonim të konsultoheshim me ndërmjetës spiritistë dhe sigurisht nuk do t’i ftonim në shtëpi që të praktikonin artet e tyre demonike. Por, a do t’i dëgjonim, po të dilnin në ekranin e televizorit ose në Internet? Ndonëse nuk do të pranonim kurrë ndonjë kurim nga një magjistar, a do të lidhnim një kordon në kyçin e dorës së një foshnjeje të sapolindur, me mendimin se mund ta mbrojë në ndonjë mënyrë nga e keqja? Duke e ditur se Bibla dënon praktikën për t’u lidhur magji të tjerëve, a do ta lejonim një hipnotizues të na kishte nën kontroll mendjen?—Galatasve 5:19-21.
(12. (a) Si përdoret muzika për të na bërë të mendojmë për gjëra që e dimë se janë të gabuara? (b) Si mund të tregojë veshja, krehja dhe të folurit e dikujt admirim për ata njerëz mënyrën e jetesës së të cilëve Jehovai nuk e miraton? (c) Çfarë kërkohet nga ana jonë që të mos e lejojmë veten të biem viktima të dredhive dhelpërake të Satanait?
12 Bibla thotë se kurvëria dhe ndyrësia e çdo lloji as nuk duhen përmendur (me motive të papastra) mes nesh. (Efesianëve 5:3-5) Por, po sikur këto subjekte të shoqërohen nga një melodi e këndshme, nga një ritëm që të rrëmben ose që është i fortë? A do të fillojmë të përsëritim tekste këngësh që lartësojnë marrëdhëniet seksuale pa qenë të martuar, përdorimin e drogës për kënaqësi dhe veprime të tjera mëkatare? Ose mund ta dimë se nuk duhet të imitojmë mënyrën e jetesës së njerëzve që janë të dhënë pas gjërave të tilla. Por, a kemi prirjen t’u ngjajmë atyre, duke imituar mënyrën se si vishen, si krihen dhe si flasin? Sa tinëzare janë metodat që përdor Satanai për t’i joshur njerëzit që të vihen në harmoni me mënyrën e tij të korruptuar të të menduarit! (2 Korintasve 4:3, 4) Për të mos rënë viktima të dredhive të tij dhelpërake, nuk duhet ta lejojmë veten që të shkasim bashkë me botën. Duhet të mbajmë në mendje se cilët janë «sundimtarët botërorë të kësaj errësire» dhe të përleshemi me të gjitha forcat kundër ndikimit të tyre.—1 Pjetrit 5:8.
Të pajisur për të fituar
13. Si mund t’ia arrijmë ta mundim botën ku sundon Satanai, megjithëse jemi të papërsosur?
13 Para se të vdiste, Jezui u tha apostujve të tij: «Merrni kurajë! Unë e kam mundur botën.» (Gjoni 16:33) Edhe ata mund të dilnin fitimtarë. Rreth 60 vjet më vonë apostulli Gjon shkroi: «Kush është ai që mund botën, veç atij që ka besim se Jezui është Biri i Perëndisë?» (1 Gjonit 5:5) Këtë besim e tregojmë duke iu bindur urdhrave të Jezuit dhe duke u mbështetur në Fjalën e Perëndisë, siç bëri Jezui vetë. Çfarë kërkohet tjetër? Të qëndrojmë afër kongregacionit në të cilin ai është Kreu. Kur kryejmë një mëkat, duhet të pendohemi menjëherë dhe t’i kërkojmë falje Perëndisë në bazë të flijimit të Jezuit. Në këtë mënyrë, me gjithë papërsosmërinë dhe gabimet, edhe ne mund të dalim fitimtarë.—Psalmi 130:3, 4.
14. Lexo Efesianëve 6:13-17 dhe përdor pyetjet e shkrimet që jepen në këtë paragraf si bazë për të shqyrtuar dobitë që vijnë nga çdo pjesë e armaturës frymore.
14 Për t’ia dalë mbanë, duhet të veshim «armaturën e plotë të Perëndisë», pa lënë pas dore asnjë pjesë të saj. Të lutemi, hape Biblën tek Efesianëve 6:13-17 dhe lexo përshkrimin e kësaj armature. Pastaj, duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme, shqyrto se si mund të nxjerrësh dobi nga mbrojtja që të siguron secila pjesë e armaturës.
«Ijët të ngjeshura me të vërtetën»
Edhe pse mund ta njohim të vërtetën, si na mbron studimi i rregullt, meditimi rreth së vërtetës biblike dhe prania në mbledhje? (1 Korintasve 10:12, 13; 2 Korintasve 13:5; Filipianëve 4:8, 9)
‘Parzmorja e drejtësisë’
Kush e vendos normën e drejtësisë? (Zbulesa 15:3)
Ilustro se si mosndjekja e udhëve të drejta të Jehovait e lë dikë të pambrojtur nga dëmtimet frymore. (Ligji i përtërirë 7:3, 4; 1 Samuelit 15:22, 23)
«Këmbët të mbathura me pajimet e lajmit të mirë të paqes»
Përse është një mbrojtje t’i përdorim sa më shumë këmbët për të shkuar te njerëzit që t’u flasim për masat që ka marrë Perëndia për paqen? (Psalmi 73:2, 3; Romakëve 10:15; 1 Timoteut 5:13)
‘Mburoja e madhe e besimit’
Nëse besimi ynë ka themele të forta, si do të reagojmë përballë përpjekjeve për të na bërë të dyshojmë ose të kemi frikë? (2 Mbretërve 6:15–17; 2 Timoteut 1:12)
‘Përkrenarja e shpëtimit’
Si na ndihmon shpresa e shpëtimit për të mos rënë në grackën e shqetësimit të tepërt për të mirat materiale? (1 Timoteut 6:7-10, 19)
‘Shpata e frymës’
Ku duhet të mbështetemi gjithmonë, kur sprapsim sulmet që i bëhen gjendjes sonë frymore ose asaj të të tjerëve? (Psalmi 119:98; Fjalët e urta 3:5, 6; Mateu 4:3, 4)
Ç’gjë tjetër është jetësore për të pasur sukses në luftën frymore? Sa shpesh duhet përdorur? Në dobi të kujt? (Efesianëve 6:18, 19)
15. Si mund të hidhemi në sulm në luftën frymore?
15 Si ushtarë të Krishtit, jemi pjesë e një ushtrie të madhe që po zhvillon një luftë frymore. Nëse qëndrojmë vigjilentë dhe e përdorim mirë armaturën e plotë të Perëndisë, nuk do të bëhemi viktima në këtë luftë. Përkundrazi, do të jemi një ndihmë forcuese për bashkëshërbëtorët e Perëndisë. Do të jemi të gatshëm e të zellshëm për t’u hedhur në sulm, duke përhapur lajmin e mirë të Mbretërisë mesianike të Perëndisë, të kësaj qeverie qiellore së cilës Satanai i kundërvihet me kaq furi.
Pyetje për rishikim
• Përse adhuruesit e Jehovait mbajnë asnjanësi të plotë në konfliktet botërore?
• Cilat janë disa nga dredhitë dhelpërake që përdor Satanai për t’i çuar të krishterët në rrënim frymor?
• Si na ruan armatura frymore që ka siguruar Perëndia në luftën tonë frymore?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 76]
Kombet po mblidhen në Harmagedon