Pse kam frikë të flas për besimin tim në shkollë?
KAPITULLI 17
Pse kam frikë të flas për besimin tim në shkollë?
«Kam pasur ca raste shumë të mira për të folur për bindjet e mia në shkollë. Por i kam lënë të më shkojnë kot.»—Kalebi.
«Mësuesja na pyeti se çfarë mendonim për evolucionin. E dija se ky ishte rast fantastik për të folur për besimin. Por ngriva në vend dhe s’hapa gojë. Pastaj u ndjeva shumë keq.»—Jasmina.
NËSE je një i ri i krishterë, mbase të ka ndodhur edhe ty si Kalebit dhe Jasminës. Edhe ti si ata i do të vërtetat që ke mësuar nga Bibla e madje dëshiron t’ua thuash edhe të tjerëve. Megjithatë, mbase të tmerron ideja që të flasësh me të tjerët. Sidoqoftë mund të mësosh të jesh më i guximshëm. Si? Bëj hapat e mëposhtëm:
1. Përcakto çfarë të frikëson. Kur mendon të flasësh për besimin tënd, fare lehtë të shkon mendja te më e keqja. Gjithsesi, nganjëherë mund ta pakësosh frikën thjesht duke e shprehur me fjalë ose me shkrim atë që të frikëson.
Plotëso fjalinë e mëposhtme:
● Po të më duhet të flas për bindjet e mia në shkollë, kam frikë se mund të ndodhë që ․․․․․
Ndoshta të ngushëllon ideja se edhe të rinj të tjerë të krishterë kanë frikë ashtu si ti. Për shembull, Kristoferi 14-vjeçar pranon: «Kam frikë se mos shokët do të tallen me mua dhe do t’u thonë të gjithëve se jam i çuditshëm.» Edhe Kalebi, i përmendur në fillim, thotë: «Kisha frikë se ndonjëri do të më bënte një pyetje që s’do të dija t’i përgjigjesha.»
2. Pranoje sfidën. A është krejt pa baza frika jote? Jo medoemos, siç kujton edhe Ashli 20-vjeçare. «Disa në shkollë gjoja kishin interes për bindjet e mia,—thotë ajo,—por i përdorën fjalët e mia kundër meje dhe më tallën në sy të të tjerëve.» Ja si i ndodhi edhe Nikolës 17-vjeçare: «Një djalë krahasoi një varg në Biblën e vet me të njëjtin varg në Biblën time dhe fjalët ishin *
ndryshe. Ai tha se Bibla ime ishte ndryshuar. Shtanga. Nuk dija ç’të thosha.»Situata si këto mund të të frikësojnë goxha. Por në vend që t’u bësh bisht, pranoji këto sfida për atë që janë—si pjesë normale e jetës sate si i krishterë. (2 Timoteut 3:12) Mateu 13-vjeçar thotë: «Jezui tha se dishepujt e tij do të përndiqeshin, pra, s’mund të presim që të gjithë t’i pëlqejnë bindjet tona.»—Gjoni 15:20.
3. Mendo për dobitë. A mund të vijë diçka e mirë nga një përvojë në dukje e keqe? Ambra, 21 vjeçe, mendon se po. «Është e vështirë t’ua shpjegosh bindjet e tua njerëzve që nuk kanë respekt për Biblën, por kjo të ndihmon të kuptosh më mirë atë që beson.»—Romakëve 12:2.
Të kthehemi sërish te situata që përshkrove në hapin e parë. Mendo të paktën dy gjëra të mira që mund të vijnë nga ajo situatë dhe shkruaji më poshtë.
1 ․․․․․
2 ․․․․․
Për shembull, si mund të pakësohet presioni nga shokët po t’ua bësh të qartë çfarë beson? Si do të ndikojë kjo në sigurinë që ke te vetja? Si do Proverbat 23:15.
të ndikojë tek ajo që ndien për Perëndinë Jehova? Po tek ajo që ndien ai për ty?—4. Ji i përgatitur. «Zemra e të drejtit mediton para se të përgjigjet»,—thuhet te Proverbat 15:28. Përveçse të mendosh çfarë do të thuash, përpiqu të mendosh që më përpara se çfarë pyetjesh mund të të bëjnë të tjerët. Kërko informacione për ato tema dhe përgatit përgjigje me të cilat do të ndihesh rehat.—Shih tabelën «përgatitu për përgjigjen» në faqen 127.
5. Fillo. Kur të jesh gati të flasësh për bindjet e tua, si mund të fillosh? Ke disa mundësi. Në njëfarë kuptimi, të flasësh për besimin është njësoj si të notosh: disa futen ngadalë në ujë, kurse të tjerë hidhen direkt. Edhe ti mund ta nisësh bisedën me një temë jofetare dhe, si të thuash, pak nga pak të provosh si është uji. Por, nëse sheh që po merakosesh shumë se mos diçka nuk shkon Luka 12:11, 12) Andrea 17-vjeçar thotë: «Ishte më i vështirë mendimi se do të flitja me të tjerët, sesa vetë veprimi. Aq ishte, sa të fillonte biseda, pastaj e kisha shumë më të lehtë nga ç’pandehja.» *
siç duhet, atëherë zgjidhja më e mirë është të hidhesh direkt. (6. Ji i matur. «Njerëzit e matur gjithmonë mendojnë para se të veprojnë»,—shkroi Solomoni. (Proverbat 13:16, Today’s English Version) Ashtu si nuk do të hidheshe në ujëra të cekëta, ki kujdes edhe që të mos zhytesh në debate të kota. Mbaj mend se ka një kohë për të folur dhe një kohë për të heshtur. (Eklisiastiu 3:1, 7) Ndonjëherë edhe Jezui nuk pranoi të përgjigjej kur e pyetnin.—Mateu 26:62, 63.
Nëse vendos të përgjigjesh, përgjigju shkurt dhe me maturi. Për shembull, nëse një shok klase të provokon: «Pse nuk pi cigare?», mjafton t’i thuash: «Se nuk dua ta ndot trupin.» Shih si reagon, pastaj vendos nëse do t’ia shpjegosh më tej bindjet e tua apo jo.
Gjashtë hapat në këtë kapitull mund të të ndihmojnë të jesh ‘gati për të mbrojtur’ besimin tënd. (1 Pjetrit 3:15) Sigurisht, të jesh gati nuk do të thotë se nuk do të kesh kurrë ankth. Por, siç thotë Alejna 18-vjeçare: «Kur i shpjegon bindjet e tua edhe pse ke frikë, ndihesh se ke arritur një fitore—e munde frikën dhe nuk u sprapse nga rreziku se biseda mund të mos shkonte mirë. Dhe kur shkon mirë, do të ndihesh edhe më i kënaqur. Do të jesh i lumtur se pate guximin të flasësh.»
A të shkakton stres shkolla? Zbulo se si mund ta përballosh.
[Shënimet]
^ par. 10 Përkthimet e Biblës përdorin fjalë të ndryshme. Gjithsesi, disa u qëndrojnë më besnike gjuhëve origjinale në të cilat u shkrua Bibla.
^ par. 18 Shih kutinë «si ta nisësh bisedën?» në faqen e mëparshme.
SHKRIMI KYÇ
«[Jini] gjithnjë gati për t’u mbrojtur para kujtdo që ju kërkon arsye për shpresën tuaj, por bëjeni këtë me frymë butësie dhe me respekt të thellë.»—1 Pjetrit 3:15.
KËSHILLË
Mos u thuaj shokëve të klasës çfarë duhet dhe nuk duhet të besojnë, por thuaju me bindje çfarë beson ti dhe pse mendon se ajo që beson është e arsyeshme.
A E DIJE . . . ?
Disa nga shokët e klasës mund të të admirojnë që u qëndron besnik parimeve morale të Biblës, por ndoshta u vjen shumë turp të të pyesin për bindjet e tua fetare.
HAPAT QË DUA TË BËJ . . .
Një nga shokët e klasës me të cilin mund të flas për besimin tim, është [shkruaj emrin e të paktën njërit prej tyre] ․․․․․
Tema që mendoj se do t’i interesojë më tepër atij, është ․․․․․
Pyetje që dua t’u bëj prindërve: ․․․․․
ÇFARË MENDON?
● Pse mendon se shokët e shkollës të tallin për bindjet fetare?
● Nëse vendos të flasësh për besimin tënd, pse është e rëndësishme të shprehesh me bindje?
[Diçitura në faqen 126]
«Kur isha më i vogël, nuk doja të isha ndryshe nga fëmijët e tjerë. Pastaj fillova të kuptoj si më ndihmon besimi të bëj një jetë më të mirë. Kjo gjë ma shtoi mjaft sigurinë, më bëri të ndihem krenar për atë që besoj.»—Xhejsoni
[Kutia në faqen 124]
Si ta nisësh bisedën?
● «Çfarë planesh ke për në verë?» [Pas përgjigjes, thuaji planet e tua frymore, për shembull që do të ndjekësh një kongres ose që do të marrësh pjesë më shumë në shërbim.]
● Përmend ndonjë lajm dhe pyet: «A ke dëgjuar për . . . ? Çfarë mendon?»
● «A mendon se situata ekonomike në botë [ose një problem tjetër] do të përmirësohet? [Prit përgjigjen.] Pse mendon kështu?»
● «Çfarë feje ke?»
● «Si e imagjinon veten pas pesë vjetësh?» [Pas përgjigjes, thuaji synimet e tua frymore.]
[Tabela në faqen 127]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
Fletë pune
Përgatitu për përgjigjen
Kopjoje!
Sugjerim: Diskutoje këtë kuti me prindërit dhe me bashkëmoshatarët e krishterë. Plotësoje tabelën. Pastaj mendo për pyetje të tjera që mund të të bëjnë shokët e klasës dhe përgatit përgjigje me të cilat ti ndihesh rehat.
Asnjanësia
Pyetja
Pse nuk e këndon himnin e flamurit? Nuk e do vendin tënd?
Përgjigjja
E respektoj vendin ku jetoj, por nuk e adhuroj.
Pyetja tjetër
Pra, nuk do të luftoje për vendin tënd?
Përgjigjja
Jo, dhe as miliona Dëshmitarë të Jehovait në vende të tjera nuk do të luftonin kundër këtij vendi.
Pse nuk → Pranoj → Po nëse → ․․․․․
i pranon procedura mjekësore do të vdisje
transfuzionet të sigurta, po të mos
e gjakut? ku nuk rrezikoj merrje
të marr gjak?
SIDA-n
Nuk do të të falte Perëndia
ose hepatitin.
po të merrje?
Gjaku Por Bibla
thotë
të rrimë larg
nga gjaku, prandaj
pranoj vetëm
transfuzione
pa gjak.
Filani → Vërtet → Mos vallë i keni rregullat →․․․․․
që është i kemi mësuar ndryshe për njërin
në fenë kërkesat e ndryshe për tjetrin?
tënde, e Perëndisë,
bëri kështu por askush
Zgjedhjet e ashtu. nuk na detyron
Po ti, pse për ndonjë gjë.
nuk bën si ai? Secili
bën
zgjedhjet
e veta.
Pse → E pse duhet → ․․․․․ → ․․․․․
nuk beson të besoj?
tek As shkencëtarët
Krijimi evolucioni? nuk janë në një mendje
për sa i përket evolucionit
dhe mendohet
që ata janë
ekspertë
në këtë fushë.
[Figura në faqen 125]
Të flasësh për besimin është njësoj si të notosh. Mund të futesh ngadalë ose të zhytesh direkt