Ja një model—Jakobi
Ja një model—Jakobi
Jakobi dhe vëllai i tij, Esau, nuk kanë folur prej vitesh. Në fakt, Esau e urren Jakobin. Edhe pse Jakobi nuk ka bërë asgjë të keqe, është pikërisht ai që merr iniciativën për të sheshuar problemet midis tyre. Ai hap rrugë. Qëllimi i tij nuk është të fitojë çështjen duke treguar se ka të drejtë, por të fitojë dashurinë e vëllait. Jakobi nuk bën kompromis me parimet e tij, por as nuk këmbëngul që vëllai t’i kërkojë patjetër të falur para se të pajtohen.—Zanafilla 25: 27-34; 27:30-41; 32:3-22; 33:1-9.
Si i zgjidh mosmarrëveshjet me pjesëtarët e familjes? Ndonjëherë mund të mendosh se ke 100 për qind të drejtë, kurse vëllai, motra ose prindi e ka 100 për qind gabim. Në situata të tilla, a pret që hapin e parë ta hedhë personi tjetër? Apo mund të veprosh si Jakobi? Kur nuk hyjnë në mes parimet biblike, a do të jesh i gatshëm të hapësh rrugë për hir të paqes? (1 Pjetrit 3:8, 9) Jakobi nuk lejoi që krenaria të përçante familjen. Ai u përul dhe rifitoi dashurinë e vëllait. A do të veprosh edhe ti po njësoj me pjesëtarët e familjes tënde?