Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ja një model​—Jobi

Ja një model​—Jobi

Ja një model​—Jobi

Jobit i kthehet gjithë bota përmbys. Në fillim humbet bagëtitë me të cilat siguronte jetesën. I vdesin fëmijët. Dhe pastaj sëmuret rëndë. Të gjitha këto i ndodhin brenda një kohe shumë të shkurtër dhe papritur. Në dëshpërim të plotë, Jobi thotë: «Shpirtit tim i është neveritur jeta.» Ai shprehet se ndihet ‘i ngopur me çnderim e vuajtje’. (Jobi 10:1, 15) Por edhe në mes të vështirësive, ai refuzon t’ia kthejë krahët Krijuesit të tij. (Jobi 2:10) Nuk lejon që ndryshimet në jetë, ta ndryshojnë atë vetë. Ja pse Jobi është një shembull qëndrueshmërie.

Kur përballesh me probleme, edhe ty në njëfarë mënyre ‘mund të të neveritet jeta’. Por ashtu si Jobi, mund të tregosh se je i pandryshueshëm në mes të ndryshimeve, i palëkundur në vendosmërinë tënde për t’i shërbyer Perëndisë Jehova. Jakovi shkroi: «Ja, ne shpallim të lumtur ata që qëndruan. Ju keni dëgjuar për qëndrueshmërinë e Jobit dhe e keni parë shpërblimin që i dha Jehovai, se Jehovai është shumë i butë në përzemërsi dhe i mëshirshëm.» (Jakovi 5:11) Ai e donte Jobin e të do edhe ty.