Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Ja një model—Moisiu

Ja një model—Moisiu

Ja një model​—Moisiu

Moisiu ka shumë avantazhe në jetë. Rritet në shtëpinë mbretërore të faraonit dhe arsimohet me gjithë mençurinë e Egjiptit. (Veprat 7:22) Çfarë do të bëjë me arsimimin e tij? Mund të fitojë famë, pasuri dhe pushtet. Megjithatë, nuk ndikohet as nga presioni i bashkëmoshatarëve, as nga ambiciet egoiste. Përkundrazi, ai zgjedh një karrierë që pa dyshim habit shumë veta. Ai zgjedh ‘të keqtrajtohet me popullin e Perëndisë’. (Hebrenjve 11:25) A humbet gjë Moisiu me këtë zgjedhje? Jo. Ngaqë zgjedh t’i shërbejë Perëndisë dhe të ndihmojë njerëzit, ai bën një jetë emocionuese dhe shpërblyese.

Nëse të jepet mundësia të marrësh një arsimim të mirë bazë, si do ta përdorësh këtë mundësi? Mund të rendësh pas parasë ose pushtetit. Ose, ashtu si Moisiu, mund të bësh diçka me jetën tënde që ia vlen vërtet. Mund t’i përdorësh dhuntitë e tua mendore dhe fizike që t’u shërbesh Perëndisë dhe të afërmve. (Mateu 22:35-40) S’ka udhë tjetër në jetë më shpërblyese se kjo.