Si të kem më shumë liri?
KAPITULLI 3
Si të kem më shumë liri?
«Dua që prindërit të më lënë të dal pak vetëm.»—Sara, 18 vjeçe.
«Ngela duke i pyetur prindërit pse nuk kanë besim tek unë kur dua të dal me shoqërinë. Shpesh më thonë: ‘Te ti kemi besim. Vetëm se s’kemi besim te shokët e tu.’»—Kristina, 18 vjeçe.
A DËSHIRON më shumë liri, ashtu si Sara dhe Kristina? Që të kesh më shumë liri, duhet të fitosh besimin e prindërve. Por besimi është si puna e parasë. E fiton me zor, e humbet kollaj dhe sado të të japin, s’të mjafton kurrë. Iliana 16-vjeçare thotë: «Sa herë dua të dal, prindërit më mbysin me pyetje se ku do të shkoj, me kë do të jem, çfarë do të bëj dhe kur do të kthehem. E di që janë prindërit e mi, por më ngrihen nervat kur më pyesin kështu!»
Çfarë mund të bësh që prindërit të kenë më shumë besim te ti dhe të të japin më shumë liri? Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje, në fillim le të shohim pse besimi i prindërve te fëmijët është një temë delikate.
Vështirësitë e rritjes
Bibla pohon se «burri do të lërë babanë dhe nënën». (Zanafilla 2:24) Sigurisht e njëjta gjë mund të thuhet edhe për një grua. Pavarësisht nëse je djalë ose vajzë, një nga synimet kryesore gjatë adoleshencës është të përgatitesh për moshën e rritur—koha kur do të jesh i aftë të jetosh më vete e ndoshta të krijosh familjen tënde. *
Gjithsesi, kalimi në moshën e rritur nuk është si një derë që mund ta kalosh kollaj kur arrin një moshë të caktuar. Më shumë u ngjason shkallëve që i ngjit një nga një gjatë gjithë adoleshencës. Kuptohet, ti dhe prindërit e tu mund të keni mendime të ndryshme se deri në ç’pikë je ngjitur. Maria, që mendon se prindërit nuk kanë besim tek ajo kur vjen puna për zgjedhjen e shoqërisë, thotë: «U bëra 20 vjeçe dhe prapë i njëjti avaz. Prindërit mendojnë se nuk kam forcën të dal nga një situatë e rrezikshme.
Jam munduar t’u them se tashmë jam gjendur në situata të rrezikshme dhe kam dalë, por s’u mbushet mendja.»Siç kuptohet nga fjalët e Marisë, çështja e besimit të prindërve te fëmijët mund të kthehet në mollë sherri mes tyre. A ndodh kështu në shtëpinë tënde? Nëse po, si të fitosh më shumë besim nga prindërit? Po sikur ta kesh humbur besimin e tyre nga disa veprime të pamatura, ç’të bësh që ta ndreqësh situatën?
Jep prova se je i besueshëm
Apostulli Pavël u shkroi të krishterëve në shekullin e parë: «Vazhdoni të provoni se çfarë jeni ju vetë.» (2 Korintasve 13:5) Vërtet që ai nuk po u drejtohej kryesisht adoleshentëve. Sidoqoftë parimi vlen edhe për ta. Se sa liri do të të japin, shpesh varet nga sa i besueshëm provon ose tregon se je. Kjo nuk do të thotë se duhet të jesh i përsosur. Në fund të fundit, s’ka njeri që nuk gabon. (Eklisiastiu 7:20) Gjithsesi, a u jep shkas prindërve sjellja jote në përgjithësi që të mos kenë besim te ti?
Për shembull, Pavli shkroi: «Duam të sillemi me ndershmëri në çdo gjë.» (Hebrenjve 13:18) Pyet veten: «Sa i ndershëm jam treguar me prindërit kur u kam thënë se ku po shkoj dhe çfarë do të bëj?» Vër re komentet e dy vajzave që u është dashur ta analizojnë mirë veten në këtë pikë. Pasi të lexosh ç’kanë thënë ato, përgjigjju pyetjeve të renditura më poshtë.
Lori: «Shkëmbeja fshehurazi e-mail-e me një djalë që më pëlqente. Prindërit e morën vesh dhe më thanë të mos e bëja më. U dhashë fjalën, por nuk e mbajta. Kjo punë vazhdoi një vit. Unë i shkruaja, prindërit e zbulonin, unë kërkoja falje dhe premtoja se nuk do ta bëja më, por vazhdoja. Arriti deri aty sa prindërit nuk më zinin besë për asgjë.»
Sipas teje, pse prindërit nuk kishin më besim te Lori? ․․․․․
Po të ishe në vend të prindërve të Lorit, çfarë do të kishe bërë dhe pse? ․․․․․
Si mund të ishte treguar më e përgjegjshme Lori pasi prindërit i folën herën e parë? ․․․․․
Bevërli: «Prindërit nuk kishin besim tek unë kur vinte puna te djemtë, por tani e kuptoj pse. Flirtoja me dy djem që ishin dy vjet më të mëdhenj se unë. Kaloja orë të tëra në telefon me ta dhe, kur mblidheshim me të tjerë, flisja pothuajse vetëm me ta. Prindërit ma morën telefonin për një muaj dhe nuk më linin të shkoja në vendet ku do të ishin edhe ata djem.»
Po të ishe në vend të prindërve të Bevërlit, çfarë do të kishe bërë dhe pse? ․․․․․
A mendon se kufizimet që i vunë prindërit Bevërlit ishin të paarsyeshme? Nëse po, pse? ․․․․․
Çfarë mund të kishte bërë Bevërli për të rifituar besimin e prindërve? ․․․․․
Si ta fitosh sërish besimin?
Po sikur, ashtu si të rinjtë e përmendur më sipër, prindërit ta kenë humbur besimin te ti për shkak të veprimeve të tua? Edhe në këtë rast, të jesh i sigurt se mund t’ua fitosh besimin sërish. Si?
Ka shumë të ngjarë që prindërit të kenë më shumë besim te ti dhe të të japin më shumë liri, po të vazhdosh t’u tregosh me sjelljen tënde se je i përgjegjshëm. Anetës iu desh ca kohë, por e kuptoi këtë. «Kur je shumë e re,—thotë ajo,—s’e kupton dot tamam sa e rëndësishme është që të tjerët të kenë besim te ti. Tani ndihem më e përgjegjshme dhe ndiej
detyrimin të sillem në atë mënyrë që prindërit të mos e humbasin besimin tek unë.» Ç’mësim nxjerr nga kjo? Në vend që të ankohesh se prindërit nuk kanë besim te ti, përqendrohu tek ajo që mund të bësh për t’u treguar i besueshëm. Ka mundësi që kështu do të kesh më shumë liri.Për shembull, a je i besueshëm në gjërat e renditura më poshtë? Vër një shenjë ✔ te kutia përbri çdo pike ku ke nevojë të punosh.
□ Të respektoj orarin e kthimit në shtëpi
□ Të ngrihem nga shtrati pa bërë naze
□ Të jem i përpiktë
□ T’i përdor paratë me mençuri
□ Të bëj punët e shtëpisë
□ Të mbaj fjalën
□ Ta mbaj dhomën pastër
□ Të them të vërtetën
□ Ta përdor me ekuilibër telefonin ose kompjuterin
□ Të pranoj gabimet dhe të kërkoj falje
□ Tjetër ․․․․․
Pse të mos vendosësh të japësh prova se je i besueshëm në gjërat që shënove? Ndiq këto këshilla të Biblës: «Flakni tej personalitetin Efesianëve 4:22) «Po-ja juaj le të jetë Po.» (Jakovi 5:12) «Secili t’i thotë të vërtetën të afërmit të tij.» (Efesianëve 4:25) «Jini të bindur ndaj prindërve në çdo gjë.» (Kolosianëve 3:20) Me kalimin e kohës, përparimi yt do të duket qartë për të tjerët, përfshirë prindërit.—1 Timoteut 4:15.
e vjetër, që ishte në përputhje me mënyrën e mëparshme të sjelljes suaj.» (Po sikur të të duket se prindërit nuk të japin aq liri sa meriton, pavarësisht nga përpjekjet e tua? Pse të mos flasësh me ta? Në vend që të ankohesh se ata duhet të kenë më shumë besim te ti, me respekt pyeti se çfarë duhet të bësh ti që të fitosh besimin e tyre. Shpjegoju qartë se çfarë ke ndër mend të bësh për të fituar besimin e tyre.
Mos prit që prindërit të të bëjnë lëshime menjëherë. S’diskutohet se më parë ata duan të sigurohen se ti do ta mbash fjalën. Përdore këtë rast për të provuar se je i besueshëm. Me kalimin e kohës, ka mjaft të ngjarë që prindërit të kenë më shumë besim te ti dhe të të japin më tepër liri. Kështu ndodhi edhe me Bevërlin që përmendëm më sipër. «Është ku e ku më e vështirë ta fitosh besimin, sesa ta humbasësh»,—thotë ajo. Më tej shton: «Tani po fitoj besimin e prindërve dhe ndihem mjaft mirë.»
LEXO MË SHUMË PËR KËTË TEMË NË VËLLIMIN 2, KAPITULLI 22
A janë divorcuar prindërit e tu? Si mund ta ruash ekuilibrin kur duket sikur çdo gjë po të shkon ters?
[Shënimi]
^ par. 8 Për më shumë informacion, shih kapitullin 7 të këtij libri.
SHKRIMI KYÇ
«Mos e përdorni lirinë tuaj si një pretekst për të bërë të keqen»—1 Pjetrit 2:16, Contemporary English Version.
KËSHILLË
Në vend që t’i krahasosh kufizimet që ke tani me lirinë që ka vëllai ose motra jote më e madhe, krahaso kufizimet që kishe kur ishe më i vogël me lirinë që ke tani.
A E DIJE . . . ?
Liria pa kufi nuk është shenjë dashurie nga prindërit, por neglizhence.
HAPAT QË DUA TË BËJ . . .
Do të jem më i besueshëm në këto gjëra: ․․․․․
Nëse humbas besimin e prindërve, do të ․․․․․
Pyetje që dua t’u bëj prindërve: ․․․․․
ÇFARË MENDON?
● Pse prindërit mund të ngurrojnë të të japin më shumë liri, edhe pse po bën çmos për të dhënë prova se je i besueshëm?
● Pse aftësia jote për të komunikuar me prindërit ndikon te gatishmëria e tyre për të të dhënë më shumë liri?
[Diçitura në faqen 24]
«Kur flas me prindërit, shprehem hapur për problemet dhe shqetësimet e mia. Mendoj se kjo ua bën më të lehtë të kenë besim tek unë.»—Diana
[Diagrami dhe figura në faqen 23]
Periudha që duhet për t’u bërë një i rritur i besueshëm, u ngjason shkallëve që i ngjit një nga një gjatë gjithë adoleshencës
[Diagrami]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
MOSHA E RRITUR
ADOLESHENCA
FËMIJËRIA