Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Përgjigje praktike

Përgjigje praktike

PARATHËNIE

Përgjigje praktike

«Si të flas me prindërit?», «Si të gjej shokë?», «Ç’të keqe ka të shkoj me dikë thjesht për seks?» «Pse jam kaq i trishtuar?»

Nëse të kanë lindur pyetje të tilla, nuk je i vetmi. Burimet ku je drejtuar, mund të të kenë dhënë përgjigje kontradiktore. Për t’u dhënë të rinjve këshilla me vlerë ku të gjejnë mbështetje, në janar të vitit 1982, revista Zgjohuni! filloi të botojë rubrikën e bazuar në Bibël me titull «Të rinjtë pyesin». Edhe pse kanë kaluar dekada, kjo rubrikë akoma pritet mjaft mirë nga lexuesi. Secili prej artikujve është fryt i kërkimeve të thella. Në fakt, për të kuptuar se si mendojnë dhe ndihen të rinjtë, shkrimtarët e revistës Zgjohuni! kanë folur me qindra të rinj anembanë botës. Por, ç’është më e rëndësishmja, këshillat që jepen te «Të rinjtë pyesin» si bazë kanë Fjalën e Perëndisë, Biblën.

Libri që ke në dorë tani, u botua për herë të parë në vitin 1989. Megjithatë, kapitujt janë rishikuar tërësisht që të prekin problemet e sotme. Më shumë se 30 kapituj janë marrë dhe janë përshtatur nga artikujt e rubrikës «Të rinjtë pyesin» që janë botuar nga viti 2004 deri në vitin 2011.

Libri Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike, Vëllimi 1, do të të japë ndihmën e duhur për t’u bërë një i rritur i përgjegjshëm. Shpresojmë që, ndërsa zbaton këshillat e tij, të bashkohesh në radhët e miliona njerëzve, të rinj apo të rritur, që «nëpërmjet përdorimit i kanë aftësitë perceptuese të stërvitura për të shquar si të drejtën, ashtu edhe të gabuarën».​—Hebrenjve 5:14.

Botuesit