A do ta forcojnë lidhjen tonë marrëdhëniet seksuale?
KAPITULLI 24
A do ta forcojnë lidhjen tonë marrëdhëniet seksuale?
Edra ka vetëm dy muaj që del me Mandin, por ndihet sikur ka gjithë jetën që e njeh. Shkëmbejnë mesazhe vazhdimisht dhe flasin për orë të tëra në telefon. Madje ia marrin fjalën nga goja njëri-tjetrit! Por tani, në makinën e parkuar, atje nën dritën e hënës, Mandi do më tepër sesa thjesht të bisedojnë.
Në dy muajt e kaluar, Mandi dhe Edra vetëm janë kapur për dore dhe kanë shkëmbyer ndonjë puthje të shkurtër, por asgjë më tepër. Edra nuk dëshiron të shkojë më larg. Por as nuk do që ta humbë Mandin. Askush nuk e bën të ndihet kaq e bukur, kaq e veçantë. «Pastaj,—thotë ajo me vete,—unë dhe Mandi duhemi?»
ME SIGURI e merr me mend ku të çon kjo situatë. Por ajo që mbase nuk kupton është se si marrëdhëniet seksuale do ta ndryshonin krejt lidhjen mes Edrës dhe Mandit, dhe jo për mirë. Mendo për këtë:
Nëse shpërfill një ligj fizik, siç është ligji i rëndesës, do të kesh pasoja. E njëjta gjë ndodh edhe nëse shpërfill një ligj moral, si ai që thotë: «Rrini larg nga kurvëria.» (1 Selanikasve 4:3) Cilat janë pasojat kur nuk i bindesh këtij urdhri? Bibla thotë: «Ai që praktikon kurvërinë, mëkaton kundër trupit të vet.» (1 Korintasve 6:18) Pse është e vërtetë kjo? Rendit tri pasoja të dëmshme që mund të vuajë kush kryen marrëdhënie seksuale para martese.
1 ․․․․․
2 ․․․․․
3 ․․․․․
Tani hidhi një sy asaj që shkrove. A përmende gjëra të tilla, si sëmundje të transmetueshme seksualisht, shtatzëni të padëshiruara ose humbje të miratimit të Perëndisë? Sigurisht, këto janë pasoja shkatërrimtare që mund t’i vuajë çdokush që shkel ligjin moral të Perëndisë për kurvërinë.
Mirëpo mund të tundohesh. «Mua s’do të më ndodhë gjë»,—mund të arsyetosh. Në fund të fundit, a nuk bëjnë seks të gjithë? Shokët e shkollës mburren për aventurat seksuale dhe nuk duket se po vuajnë. Mbase ashtu si Edra në hyrje të kapitullit, edhe ti mendon se seksi do të të lidhë më shumë me të dashurin. Pastaj, kujt i pëlqen ta tallin ngaqë është i virgjër?! A nuk është më mirë të dorëzohesh?
Mos u nxito! Pikësëpari, jo të gjithë bëjnë seks. Vërtet, mund të lexosh statistika që tregojnë se një numër shumë i madh të rinjsh bëjnë seks. Për shembull, një studim në SHBA tregoi se, kur mbarojnë shkollën e mesme, 2 në 3 të rinj në këtë vend tashmë janë aktivë seksualisht. Por kjo do të thotë edhe se 1 në 3 veta, pra një numër i konsiderueshëm, nuk janë. Ç’të themi për grupin e parë? Studiuesit kanë zbuluar se shumë nga këta të rinj, kanë një ose më shumë nga këto pasoja të hidhura.
PASOJA E HIDHUR NR. 1 VUAJTJE EMOCIONALE. Shumica e të rinjve që kanë bërë seks para martese, thonë se pastaj janë penduar.
PASOJA E HIDHUR NR. 2 MOSBESIM. Pasi kryejnë marrëdhënie, të dy partnerët pyesin veten: «Me kë tjetër ka shkuar?»
PASOJA E HIDHUR NR. 3 ZHGËNJIM. Thellë brenda vetes, shumë vajza do të donin dikë që i mbron, jo që i shfrytëzon. Dhe shumë djem mendojnë se nuk i tërheq më aq shumë një vajzë që u dorëzohet.
Përveç sa thamë më sipër, shumë djem kanë thënë se nuk do të martoheshin kurrë me një vajzë me të cilën ata kanë pasur marrëdhënie seksuale. Pse? Sepse preferojnë dikë më të dëlirë.
Nëse je vajzë, a nuk të befason a ndoshta të acaron kjo? Prandaj mos harro: seksi para martese në realitet është krejt ndryshe nga ajo që tregohet nëpër filma dhe televizor. Industria e zbavitjes e ngre në qiell seksin midis adoleshentëve dhe e bën të duket sikur është argëtim i padëmshëm ose madje dashuri e vërtetë. Por mos u trego naiv! Ata që duan të ta prishin mendjen që të bësh seks, kërkojnë vetëm interesin e tyre. (1 Korintasve 13:4, 5) Në fund të fundit, a do ta vinte në rrezik mirëqenien tënde fizike dhe emocionale dikush që të do me të vërtetë? (Proverbat 5:3, 4) Veç kësaj, a do të të tundonte dikush që interesohet vërtet për ty, të rrezikoje marrëdhënien tënde me Perëndinë?—Hebrenjve 13:4.
Kënga e Solomonit 2:16) Me pak fjalë, do të fitosh admirimin e saj.
Nëse je djalë dhe je lidhur me dikë, në këtë kapitull mund të gjesh arsye për të menduar për lidhjen tuaj. Pyete veten: «A i dua vërtet të mirën të dashurës?» Nëse po, si mund ta tregosh më mirë këtë? Duke pasur forcën për të mbajtur ligjet e Perëndisë, mençurinë për të shmangur rrethanat tunduese dhe dashurinë për t’u kujdesur për të mirën e saj. Po t’i kesh këto cilësi, atëherë ka të ngjarë që e dashura jote të ndihet njësoj si Shulamitja me moral të lartë, e cila tha: «I shtrenjti im është imi dhe unë jam e tija.» (Qofsh djalë, qofsh vajzë, po të dorëzohesh e të bësh Romakëve 1:24) S’është habi që kaq shumë veta ndihen bosh dhe të pavlerë pas kësaj, sikur nga pakujdesia kanë lejuar t’u vjedhin një pjesë të vyer nga vetja. Mos lejo të të ndodhë edhe ty! Në qoftë se ndonjëri mundohet të ta prishë mendjen duke të të thënë: «Po të më doje, do ta bëje këtë», përgjigjju me vendosmëri: «Po të më doje, nuk do të ma kërkoje këtë!»
seks para martese, po e ul veten, duke çuar dëm diçka tepër të çmuar. (Trupi yt është tepër i çmuar për t’u çuar dëm. Trego se ke atë forcë karakteri që t’i bindesh urdhrit të Perëndisë për t’u larguar nga kurvëria. E nëse një ditë martohesh, mund të kryesh marrëdhënie seksuale. Dhe do t’i gëzosh plotësisht, pa shqetësimin, keqardhjen dhe pasigurinë që vjen kaq shpesh pas seksit para martese.—Proverbat 7:22, 23; 1 Korintasve 7:3.
LEXO MË SHUMË PËR KËTË TEMË NË VËLLIMIN 2, KAPITUJT 4 DHE 5
Sa serioze është çështja e masturbimit?
SHKRIMI KYÇ
«Ikni nga kurvëria! . . . Ai që praktikon kurvërinë, mëkaton kundër trupit të vet.»—1 Korintasve 6:18.
KËSHILLË
Kur bëhet fjalë për sjelljen me gjininë tjetër, një rregull i mirë është: nëse është një veprim që nuk do të doje ta shihnin prindërit, atëherë nuk duhet ta bësh.
A E DIJE . . . ?
Pasi ka kryer marrëdhënie seksuale, një djalë ka më shumë të ngjarë që ta lërë të dashurën dhe të shkojë te ndonjë tjetër.
HAPAT QË DUA TË BËJ . . .
Kur jam me një të seksit tjetër, rrethanat që duhet të shmang, janë ․․․․․
Nëse një i seksit tjetër do që të më takojë në një vend ku nuk ka njerëz, do t’i them ․․․․․
Pyetje që dua t’u bëj prindërve: ․․․․․
ÇFARË MENDON?
● Megjithëse seksi para martese mund të jetë joshës, pse është i gabuar për ty?
● Çfarë do të bësh nëse dikush kërkon të kryejë marrëdhënie me ty?
[Diçitura në faqen 176]
«Si i krishterë, ke cilësi që i tërheqin të tjerët. Prandaj duhet të kesh mjaft kujdes dhe të refuzosh ftesat për gjëra të pamoralshme. Respektoji këto cilësi. Mos i shit për hiçgjë!»—Xhoshua
[Figura në faqet 176, 177]
Të kryesh marrëdhënie seksuale para martese është sikur të marrësh një pikturë të bukur e ta vësh te dera për të fshirë këmbët