Shtojca—Prindërit pyesin . . .
SHTOJCA
Prindërit pyesin . . .
«Si t’ia bëj që fëmija im të flasë me mua?»
«A duhet t’i vë orar për t’u kthyer në shtëpi?»
«Si ta ndihmoj vajzën të ketë një pikëpamje të ekuilibruar për dietën?»
Këto janë disa nga 17 pyetjet që marrin përgjigje në këtë Shtojcë. Materiali ndahet në gjashtë pjesë dhe ka referime nga kapitujt përkatës si nga vëllimi 1, edhe nga vëllimi 2 i librit Të rinjtë pyesin . . . Përgjigje praktike.
Lexojeni këtë shtojcë. Nëse është e mundur, diskutojeni me bashkëshortin tuaj. Pastaj përdorini këshillat për të ndihmuar fëmijën tuaj. Përgjigjet që gjenden këtu janë të besueshme. Nuk bazohen në mençurinë njerëzore që dështon, por në Fjalën e Perëndisë, Biblën.—2 Timoteut 3:16, 17.
290 Komunikimi
297 Rregullat
302 Liria
307 Seksi dhe periudha e njohjes
315 Gjendja frymore
KOMUNIKIMI
Ç’të keqe ka të debatoj me bashkëshortin ose me fëmijët?
Në martesë do të ketë se s’bën mosmarrëveshje. Megjithatë, mënyrën si do t’i zgjidhni e keni në dorë. Mosmarrëveshjet e prindërve ndikojnë shumë te fëmijët. Kjo çështje meriton kujdes të veçantë, pasi martesa juaj është një model që ka shumë të ngjarë të ndiqet nga fëmijët tuaj kur të martohen. Përse të mos i përdorni mosmarrëveshjet si një rast për të treguar cila është rruga e duhur për t’i zgjidhur ato? Provoni sugjerimet e mëposhtme:
Dëgjo. Bibla na thotë të jemi ‘të shpejtë në të dëgjuar, të mos nxitohemi në të folur e të mos zemërohemi shpejt’. (Jakovi 1:19) Mos i hidh dru zjarrit duke ‘e kthyer të keqen me të keqe’. (Romakëve 12:17) Edhe nëse bashkëshorti nuk ka dëshirë të dëgjojë, ti nga ana jote mund të zgjedhësh të dëgjosh.
Përpiqu të sqarohesh, jo të kritikosh. Me qetësi thuaji bashkëshortit se si ndihesh nga sjellja e tij ose e saj. («Lëndohem kur ti . . . ») Mos iu dorëzo prirjes për të akuzuar dhe kritikuar. («Ti nuk pyet për mua.» «Kurrë nuk më dëgjon.»)
Ndërprite debatin. Ndonjëherë është më mirë ta ndërpresësh debatin dhe të bisedoni kur të jenë ftohur gjakrat. Bibla thotë: «Fillimi i grindjes është sikur t’u çelësh rrugë Proverbat 17:14.
ujërave; largohu, pra, përpara se të plasë sherri.»—Kërkojini falje njëri-tjetrit e, nëse duhet, edhe fëmijëve. Briana 14-vjeçare thotë: «Ndonjëherë pasi janë grindur, prindërit na kërkojnë falje mua dhe vëllait më të madh, sepse e dinë se si ndikon te ne.» Një nga gjërat më me vlerë që mund t’u mësoni fëmijëve është të thonë me përulësi: «Më fal.»
Po nëse debati është mes teje dhe fëmijëve? Mendo se mos je ti që po i hedh benzinë zjarrit pa dashje. Për shembull, hidhi një sy situatës në fillim të kapitullit 2 në faqen 15 të këtij vëllimi. A mund të dallosh disa nga gjërat që bëri nëna e Rakelës që vetëm sa e acaruan grindjen? Si ta shmangësh grindjen me fëmijën tënd adoleshent? Provo sugjerimet e mëposhtme:
● Shmang shprehjet përgjithësuese, si: «Ti gjithmonë . . . » ose «Ti kurrë . . . » Këto shprehje vetëm sa e nxitin fëmijën të mbrohet. Tek e fundit, në përgjithësi ato janë ekzagjerime dhe fëmija yt e di këtë. Gjithashtu, ai mund të dijë se shprehjet përgjithësuese në të vërtetë më shumë tregojnë acarimin tënd, sesa papërgjegjshmërinë e tij.
● Në vend që të përdorësh pohime të vrazhda që fillojnë me «ti», përpiqu të tregosh si ndikon sjellja e tij te ti. Për shembull: «Unë ndihem . . . kur ti . . . » E beson apo jo, thellë-thellë ndjenjat e tua kanë rëndësi për fëmijën. Nëse i thua si ndihesh, ka shumë mundësi ta nxitësh të bashkëpunojë. *
● Sado e vështirë të jetë, përmbahu derisa ta ndiesh që e ke nën kontroll veten. (Proverbat 29:22) Në rast se tema që shkakton grindjen është rreth punëve të shtëpisë, diskutoje me fëmijën. Shkruaj çfarë kërkon konkretisht nga fëmija dhe, po të jetë e nevojshme, bëja të qarta pasojat nëse u bën bisht kërkesave të tua. Dëgjoje me durim kur shpreh mendimin e tij, edhe kur të duket i gabuar. Shumica e adoleshentëve reagojnë më mirë ndaj dikujt që i dëgjon, sesa ndaj dikujt që i mban leksion.
● Para se të arrish në përfundimin e nxituar se fëmijën e ka rrëmbyer fryma e rebelimit, mbaj parasysh se shumë nga sa vëren është pjesë e zhvillimit të tij të natyrshëm. Fëmija mund të debatojë për diçka thjesht për të treguar se po rritet. Përpiqu fort të mos përfundoni në grindje. Mos harro se mënyra si reagon ti ndaj provokimit, i jep një mësim fëmijës. Ji një shembull në shfaqjen e durimit dhe shpirtgjerësisë. Kështu ka shumë mundësi që djali ose vajza do të të imitojnë.—Galatasve 5:22, 23.
SHIH VËLLIMIN 1, KAPITULLI 2 DHE VËLLIMIN 2, KAPITULLI 24
Sa duhet të dinë fëmijët për të kaluarën time?
Imagjinoje veten në këtë situatë. Po ha darkë me bashkëshortin, vajzën dhe disa miq të familjes. Gjatë bisedës, dikush përmend dikë me të cilin shoqëroheshe dhe u ndave para se të njihje bashkëshortin. Vajzës gati sa nuk i bie piruni nga dora. «Domethënë dilje me dikë tjetër?»—thotë ajo e shtangur. Këtë histori nuk ia ke treguar vajzës. Tani ajo kërkon të dijë më shumë. Çfarë do të bësh?
Zakonisht është mirë t’i mirëpresësh pyetjet e fëmijës. Në fund të fundit, sa herë ai ose ajo bën pyetje dhe dëgjon përgjigjet e tua, do të thotë se po komunikoni, diçka që shumica e prindërve e dëshirojnë.
Deri ku duhet t’i tregosh për të kaluarën tënde djalit ose vajzës? Është e natyrshme që disa gjëra të sikletshme do të preferoje t’i mbaje për vete. Sidoqoftë, kur është me vend, mund të jetë një ndihmë për fëmijën t’i tregosh disa nga vështirësitë që ke kaluar. Përse?
Mendo për këtë shembull. Një herë apostulli Pavël tregoi për veten: «Kur dua të bëj atë që është e drejtë, ajo që është Romakëve 7:21-24) Perëndia Jehova i frymëzoi këto fjalë që të shkruheshin e të ruheshin në Bibël për dobinë tonë. Dhe vërtet përfitojmë, sepse kush prej nesh nuk e gjen veten në fjalët e sinqerta të Pavlit?
e keqe, është brenda meje. . . . Ç’njeri i mjerë që jam!» (Po njësoj, kur dëgjon për zgjedhjet e mira që ke bërë dhe për gabimet e tua, fëmija e ka më të lehtë të gjejë veten te ti. Kuptohet, ti je rritur në tjetër kohë. Megjithatë, ndonëse kohët kanë ndryshuar, natyra njerëzore nuk ka ndryshuar dhe as parimet biblike. (Psalmi 119:144) Kur bisedon me fëmijët e tu adoleshentë për vështirësitë që ke hasur dhe si i ke kaluar, kjo mund t’i ndihmojë të zgjidhin problemet e tyre. «Kur zbulon se prindërit kanë kaluar vështirësi të ngjashme me të tuat, kupton se janë njerëz si ti»,—thotë një djalë me emrin Kameron. Ai shton: «Dhe, kur të del ndonjë problem, e pyet veten nëse edhe prindërit kanë kaluar diçka të tillë?»
Kujdes: s’ka nevojë që sa herë i tregon diçka fëmijës ta përfundosh me një këshillë. Vërtet, ndoshta ke merak se adoleshenti do të nxjerrë përfundime të gabuara a madje do të gjejë justifikime që ai vetë të bëjë po ato gabime. Por në vend që të përmbledhësh se çfarë dëshiron të mësojë fëmija nga biseda, trego shkurt si ndihesh ti. Pra, në vend që të thuash «ja përse kurrë nuk duhet të . . . », mund të thuash «kur e kthej kokën pas, do të doja të mos e kisha bërë këtë e këtë, sepse . . . » Kështu djali ose vajza mund të nxjerrë një mësim të çmuar nga përvoja jote, pa u ndier sikur i ke mbajtur leksion.—Efesianëve 6:4.
Si t’ia bëj që fëmija im të flasë me mua?
Kur fëmijët ishin të vegjël, ndoshta flitnin me ty për çdo gjë. Kur i pyesje për ndonjë gjë, ata përgjigjeshin pa u menduar shumë. Madje shpesh as nuk të duhej t’i pyesje, sepse t’i tregonin të gjitha me një frymë. Kurse tani, të duket
sikur të nxjerrësh një fjalë nga fëmijët adoleshentë është po aq e kotë sa të nxjerrësh ujë nga një pus i tharë. Ti mendon: «Me shokët flasin. Po me mua pse nuk flasin?»Mos lejo që heshtja e tyre të të bëjë të arrish në përfundimin se fëmijët të kanë hedhur poshtë e se nuk duan që të përfshihesh në jetën e tyre. Në të vërtetë, ata kanë nevojë për ty tani më shumë se kurrë. E mira është se, sipas studimeve, shumica e adoleshentëve i vlerësojnë akoma këshillat e prindërve, madje më tepër se ato të moshatarëve ose të medias.
Atëherë, përse ngurrojnë të të tregojnë çfarë kanë në mendje? Shih çfarë thonë disa të rinj se përse stepen të flasin me prindërit. Pastaj bëji vetes pyetjet pasuese dhe lexo shkrimet e përmendura.
«E kam të vështirë të flas me babin, sepse është shumë i ngarkuar, qoftë në punë, qoftë në kongregacion. Duket se asnjëherë nuk është koha e përshtatshme të flasësh me të.»—Endrju.
«Mos pa dashje kam lënë përshtypjen se jam tepër i zënë për të folur me fëmijët e mi adoleshentë? Po të jetë kështu, ç’të bëj që ta kenë më të lehtë të më afrohen? Kur mund të lë kohë mënjanë për të folur rregullisht me fëmijët?»—Ligji i përtërirë 6:7.
«Shkova te mami duke qarë ngaqë kisha bërë fjalë në shkollë. Doja të më thoshte një fjalë të mirë, por ajo më qortoi. Që atëherë, nuk kam shkuar më tek ajo për të folur për ndonjë gjë të rëndësishme.»—Kenxhi.
«Si reagoj kur fëmijët më afrohen për ndonjë problem? Edhe nëse duhet t’i ndreq, a mund të mësoj që të ndalem e t’i dëgjoj me dhembshuri para se t’i këshilloj?»—Jakovi 1:19.
«Duket se sa herë që prindërit thonë se nuk do të nxehen po të flasim me ta, prapëseprapë acarohen. Kështu adoleshenti ndihet i zhgënjyer.»—Rakela.
«Nëse fëmija më thotë diçka që më mërzit, si ta mbaj nën kontroll veten?»—«Shpesh, kur hapesha me mamin për gjëra shumë personale, ajo ua tregonte miqve. Nuk pata më besim tek ajo për një kohë të gjatë.»—Shantela.
«A mendoj për ndjenjat e fëmijës duke mos i hapur te të tjerët çështjet personale që më ka besuar?»—Proverbat 25:9.
«Kam shumë gjëra për të cilat dua të flas me prindërit. Vetëm se kam nevojë për ndihmën e tyre që ta nis bisedën.»—Kortni.
«A mund të marr iniciativën që të bisedoj me fëmijën adoleshent? Kur është koha më e mirë për të biseduar?»—Eklisiastiu 3:7.
Si prind, do të nxjerrësh veç dobi nëse ndërton një urë komunikimi mes teje dhe fëmijës. Shqyrtoni rastin e Junkos 17-vjeçare nga Japonia. «Një herë,—shpjegon ajo,—i thashë mamit se ndihesha më rehat me shokët e shkollës, sesa me bashkëbesimtarët e krishterë. Të nesërmen, mami më kishte lënë një letër në tavolinë. Më shkruante se edhe ajo e kishte ndier mungesën e shokëve mes bashkëbesimtarëve. Më kujtoi personazhe biblike që i shërbyen Perëndisë edhe kur nuk kishin pranë askënd që t’i inkurajonte. Gjithashtu, më lavdëroi për përpjekjet që kisha bërë për të krijuar shoqëri të shëndetshme. U çudita që mora vesh se nuk isha e vetmja që kisha pasur këtë problem. Edhe mami e kishte kaluar dhe u ndjeva aq e lumtur kur e mësova këtë, sa qava. Nga ajo që më tregoi mami, mora zemër dhe forcë për të bërë atë që ishte e drejtë.»
Siç kuptoi edhe mamaja e Junkos, fëmijët hapen kur janë të sigurt se prindërit nuk do t’i vënë në lojë ose nuk do t’i kritikojnë për mendimet e ndjenjat e tyre. Por ç’të bësh nëse duket se bezdiset ose acarohet kur flet me ty? Rezistoji Romakëve 12:21; 1 Pjetrit 2:23) Tregoje me shembullin tënd llojin e të folurit ose të sjelljes që pret nga fëmija yt, sado e vështirë mund të duket.
prirjes për t’ia kthyer me të njëjtën monedhë. (Mbaj parasysh këtë: ndërsa rriten, adoleshentët janë në një fazë ndryshimesh. Ekspertët kanë vënë re se gjatë kësaj periudhe, adoleshentët priren të kenë luhatje në sjellje—në disa raste duke u sjellë si më të rritur e në raste të tjera si më të vegjël. Çfarë mund të bësh nëse e vëren këtë te djali ose vajza jote—sidomos në rastet kur sillet si më i vogël se mosha e vet?
Përpiqu që të mos shpërthesh me kritika ose të mos grindesh me të si fëmijë. Afroju fëmijës si dikujt që po stërvitet drejt pjekurisë. (1 Korintasve 13:11) Për shembull, nëse ana fëmijërore e djalit ose vajzës ngre kokë dhe thotë: «Përse s’më lë rehat?» mund të të vijë t’ia kthesh me të keq. Por, nëse e bën këtë, biseda do të dalë jashtë kontrollit e ka shumë të ngjarë të ngecni në debat. Nga ana tjetër mund të thoni thjesht: «Dukesh shumë i mërzitur. Pse të mos flasim për këtë më vonë, kur të jesh më i qetë?» Kështu, e mban situatën nën kontroll dhe i hap rrugën një bisede e jo një grindjeje.
SHIH VËLLIMIN 1, KAPITUJT 1 DHE 2
RREGULLAT
A duhet t’i vë orar për t’u kthyer në shtëpi?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, imagjinojeni veten në këtë situatë. Kanë kaluar 30 minuta qëkurse djali duhej të ishte kthyer dhe ja tek dëgjon derën të hapet ngadalë. «Shpreson të më ketë zënë gjumi»,—thua me vete. Por sigurisht që ti nuk ke fjetur. Je ulur afër derës qëkurse djali duhej të ishte kthyer në shtëpi. Tani dera hapet krejt dhe shiheni sy më sy. Çfarë do t’i thuash? Si do të veprosh?
Ke dy mundësi. Mund ta marrësh lehtë. «Eh, djemtë si djemtë»,—mund të thuash me vete. Ose mund të kalosh në ekstremin tjetër dhe të thuash: «Që këtej e tutje, s’ke për të dalë më.» Në vend që të veprosh siç të vjen për momentin, në fillim dëgjo se mos ka ndonjë arsye të vlefshme përse është vonuar. Pastaj mund ta shfrytëzosh këtë rast për t’i dhënë një mësim të vlefshëm. Si?
Sugjerim: Thuaji fëmijës se për këtë çështje do të bisedoni nesër. Pastaj gjej kohën e duhur, ulu dhe thuaji si do të veprosh. Disa prindër kanë përdorur këtë metodë: nëse djali a vajza ka shkelur orarin, atëherë, kur të dalë herën tjetër, duhet të kthehet 30 minuta më shpejt. Nga ana tjetër, nëse gjithnjë vjen në orar dhe tregon se është i përgjegjshëm, mund të mendosh që t’i japësh liri të arsyeshme—në ndonjë rast mbase ia zgjat pak orarin. Është
e rëndësishme që fëmija ta ketë të qartë se në ç’orë duhet të jetë në shtëpi dhe ç’masa do të marrësh po ta shkelë orarin që i ke vënë. Pastaj duhet t’i zbatosh ato masa.Megjithatë, mbaj parasysh se Bibla thotë: «Arsyetueshmërinë tuaj le ta njohin të gjithë njerëzit.» (Filipianëve 4:5) Prandaj, para se të vësh një orar, mund të flasësh me fëmijën, t’i lësh të propozojë një orë kthimi dhe të japë arsye për këtë. Merre në konsideratë kërkesën e tij. Nëse fëmija ka dhënë prova se është i përgjegjshëm, mund t’ia marrësh parasysh dëshirat kur këto janë të arsyeshme.
Përpikëria është pjesë e jetës. Pra, kur i vë orar fëmijës, jo vetëm që po e ruan nga telashet, por po i mëson diçka që do t’i vlejë edhe pasi të largohet nga shtëpia.—Proverbat 22:6.
SHIH VËLLIMIN 1, KAPITULLI 3 DHE VËLLIMIN 2, KAPITULLI 22
Si t’i zgjidh mosmarrëveshjet për veshjen me fëmijën?
Mendo për situatën në fillim të faqes 77 të këtij vëllimi. Imagjino sikur Edra të jetë vajza jote. S’ka si të mos të bjerë në sy veshja e saj që ekspozon pjesë të trupit. Ti reagon menjëherë dhe thua: «Hajde vajzë e mbarë, shko ndërrohu, përndryshe s’ke për të dalë gjëkundi!» Me këtë përgjigje ia arrin qëllimit, pasi vajza duhet të të bindet se s’bën. Por si t’ia bësh që të ndërrojë mendimin dhe jo thjesht veshjen?
● Së pari, ki parasysh se pasojat e veshjes jomodeste, me siguri, e shqetësojnë adoleshentin po aq sa ti ose më shumë. Thellë brenda tij fëmija nuk do që ta tallin ose të tërheqë vëmendje të padëshirueshme. Me durim tregoji se stilet jomodeste nuk të tregojnë bukur dhe shpjegoji përse. * Këshilloji variante të tjera veshjesh.
2 Korintasve 1:24; 1 Timoteut 2:9,10) Nëse është çështje shijesh, a mund ta lejosh fëmijën ta veshë?
● Së dyti, ji i arsyeshëm. Pyet veten: «A shkel ndonjë parim biblik kjo veshje apo është thjesht çështje shijesh?» (● Së treti, adoleshentit mos i thuaj vetëm çfarë stili nuk është i pranueshëm. Ndihmoje të gjejë rroba që janë të përshtatshme. Pse të mos përdorësh fletët e punës në faqet 82 dhe 83 të këtij vëllimi për të arsyetuar më fëmijën? Ia vlen barra qiranë, qoftë për kohën, qoftë për mundin.
A duhet ta lë fëmijën të luajë lojëra elektronike?
Lojërat elektronike kanë ndryshuar mjaft që nga koha kur ti ishe adoleshent. Si prind, në ç’mënyrë mund ta ndihmosh fëmijën të dallojë rreziqet e mundshme dhe t’i shmangë?
Nuk fiton gjë duke ia ndaluar tërë lojërat elektronike ose duke thënë prerë se ato janë vetëm humbje kohe. Mbaj parasysh se jo të gjitha lojërat janë të këqija. Megjithatë, ato mund të bëhen si drogë. Prandaj, analizo sa kohë kalon fëmija yt me këto lojëra. Gjithashtu, mendo se çfarë lloj lojërash duket se e tërheqin. Madje mund t’i bësh pyetje si këto:
● Cilën lojë preferojnë më shumë shokët e shkollës?
● Çfarë ndodh në lojë?
● Si mendon, pse kjo lojë është kaq e preferuar?
Ndoshta do të shohësh se fëmija di për lojërat elektronike më shumë nga ç’mendoje. Mbase ka luajtur edhe lojëra që ty të duken të papranueshme. Në një rast të tillë, ruaj gjakftohtësinë. Kjo është një mundësi e mirë për ta ndihmuar fëmijën të zhvillojë aftësitë perceptuese.—Hebrenjve 5:14.
Bëj pyetje që do ta ndihmojnë fëmijën të kuptojë përse e tërheqin këto lojëra të papërshtatshme. Për shembull, mund të bësh pyetje si kjo:
● A ndihesh i veçuar nga shokët ngaqë s’duhet ta luash atë lojë?
Disa të rinj e luajnë një lojë që të kenë ç’të bisedojnë me shokët. Në rast se fëmija luan për këtë arsye, situatën nuk do ta trajtoje si në rastin kur kupton se e tërheqin lojërat me dhunë të përgjakshme ose me ngjyrime seksuale.—Kolosianëve 4:6.
Po nëse fëmijën e tërheqin elementet negative të një loje? Disa të rinj menjëherë ta kthejnë duke ngulur këmbë se skenat me gjak nuk ndikojnë tek ata. Ata arsyetojnë: «Vetëm se e shoh në kompjuter nuk do të thotë se do ta bëj me të vërtetë.» Në qoftë se fëmija mendon kështu, drejtoja vëmendjen te Psalmi 11:5. Siç e tregojnë qartë fjalët e shkrimit, miratimin e Perëndisë nuk e humbet vetëm ai që është i dhunshëm, por edhe ai që e do dhunën. I njëjti parim vlen edhe për imoralitetin ose për çdo ves tjetër që Fjala e Perëndisë dënon.—Psalmi 97:10.
Nëse lojërat elektronike përbëjnë një problem për fëmijën tënd, provo sugjerimet e mëposhtme:
● Mos e lër fëmijën të luajë lojëra elektronike në vende të veçuara, si në dhomën e vet.
● Vër disa rregulla bazë, për shembull, s’ka lojëra pa mbaruar detyrat e shtëpisë, ushqimin ose ndonjë aktivitet tjetër të rëndësishëm.
● Thekso vlerën e aktiviteteve fizike që të vënë në lëvizje.
● Kontrolloji fëmijët kur luajnë lojëra elektronike ose më mirë akoma, nganjëherë luaj edhe ti me ta.
Sigurisht, që ta drejtosh fëmijën për të bërë zgjedhjet e duhura, duhet të kesh liri fjale. Ndaj, pyet veten: «Çfarë programesh dhe filmash shoh në televizor?» Mos mashtro veten: nëse ndryshe bën e ndryshe thua, fëmijëve nuk do t’u shpëtojë kjo gjë.
Ç’të bëj nëse fëmija im është i varur ndaj celularit, kompjuterit ose ndonjë forme tjetër të medias elektronike?
A ke një fëmijë adoleshent që kalon shumë kohë në Internet, dërgon e merr shumë mesazhe ose shkon më mirë me MP3-shin e tij sesa me ty? Nëse po, çfarë mund të bësh?
Një zgjidhje mund të jetë thjesht t’ia heqësh fare pajisjen elektronike. Por mos i konsidero të gjitha format e medias elektronike si të dëmshme. Në fund të fundit, edhe ti ndoshta përdor ndonjë formë të medias elektronike që prindërit e tu nuk e kishin. Prandaj, në vend që t’ia konfiskosh çdo pajisje—për aq sa nuk ka ndonjë arsye të fortë për ta bërë këtë—pse të mos përfitosh nga rasti për ta ndihmuar djalin ose vajzën ta përdorë median elektronike me mençuri dhe me ekuilibër? Po si mund ta bësh këtë?
Ulu dhe diskuto për këtë me fëmijën. Së pari, bëji të ditur shqetësimin tënd. Së dyti, dëgjoje kur shprehet. (Proverbat 18:13) Së treti, gjej zgjidhje praktike. Mos ki frikë të vësh kufij të përcaktuar mirë, por me arsyetueshmëri. «Kur kisha probleme me mesazhet,—thotë një adoleshente që quhet Elena,—prindërit nuk më hoqën telefonin, por më vendosën disa rregulla. Mënyra si e trajtuan problemin, më ndihmoi të jem më e ekuilibruar me mesazhet, edhe kur nuk jam nën vëzhgimin e prindërve.»
Po nëse djali ose vajza hidhet në mbrojtje? Mos nxirr përfundimin se këshillat e tua kanë rënë në vesh të shurdhër. Por, ki durim dhe jepi fëmijës kohë për ta menduar këtë çështje. Ka shumë të ngjarë se e kupton që ti ke të drejtë dhe do të bëjë ndryshimet e duhura. Shumë të rinj janë si një adoleshente me emrin Hejli, e cila thotë: «Në fillim më erdhi hidhur kur prindërit më thanë se isha skllave e kompjuterit. Por më vonë, sa më shumë e mendoja, aq më shumë e kuptoja se ata kishin të drejtë.»
LIRIA
Sa liri duhet t’i jap fëmijës tim?
Kjo pyetje mund të duket e vështirë kur mendon për çështjen e privacitetit. Për shembull, nëse yt bir është në dhomën e vet me derën mbyllur, a duhet të hysh pa trokitur?
Ose nëse vajza ka harruar celularin pasi doli me nxitim për në shkollë, a duhet t’u hedhësh një sy mesazheve në celularin e saj?Nuk është e lehtë t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve. Si prind, ke të drejtën të dish çfarë ndodh në jetën e fëmijës tënd adoleshent dhe ke detyrën ta ruash se mos i ndodh gjë. Por, s’mund të kontrollosh gjithnjë çdo lëvizje të fëmijës. Si ta gjesh ekuilibrin?
Së pari, kupto se dëshira e adoleshentit për privacitet nuk do të thotë gjithmonë se po bën diçka të gabuar. Shpesh, është pjesë normale e rritjes. Privaciteti i ndihmon adoleshentët të ecin me këmbët e veta teksa ndërtojnë shoqëritë e tyre dhe teksa peshojnë mirë problemet duke vënë në punë «fuqinë [e tyre] për të arsyetuar». (Romakëve 12:1, 2) Privaciteti i ndihmon të zhvillojnë aftësinë për të menduar, një cilësi shumë e rëndësishme që të bëhen të rritur të përgjegjshëm. Gjithashtu, u jep mundësi të meditojnë para se të marrin vendime dhe para se t’u përgjigjen pyetjeve të vështira.—Proverbat 15:28.
Së dyti, kupto se orvatjet për të kontrolluar çdo milimetër në jetën e adoleshentit, mund të ngjallin zemërim dhe rebelim. (Efesianëve 6:4; Kolosianëve 3:21) A do të thotë kjo se duhet të sprapsesh? Jo, sepse prindi je ti. Sidoqoftë, synimi duhet të jetë që fëmija të fitojë një ndërgjegje të stërvitur. (Ligji i përtërirë 6:6, 7; Proverbat 22:6) Në fund të fundit është më mirë ta drejtosh, sesa ta përgjosh.
Së treti, bisedo për këtë çështje me fëmijën. Dëgjoje çfarë e shqetëson. A ka raste kur mund të hapësh rrugë? Bëji të ditur adoleshentit se do t’i lësh njëfarë lirie, për sa kohë nuk përfiton nga besimi yt. Përcakto pasojat e mosbindjes dhe vëri në zbatim po të lindë nevoja. Të jesh i sigurt se është e mundur t’i lësh fëmijës pak privacitet, pa hequr dorë nga roli yt si prind i kujdesshëm.
SHIH VËLLIMIN 1, KAPITUJT 3 DHE 15
Sa vite shkollë duhet të bëjë fëmija im?
«Mësuesit e mi janë të mërzitshëm.» «Na japin shumë detyra.» «Unë mezi kaloj klasën, pse të lodhem kot?» Për këto arsye, disa të rinj tundohen ta lënë shkollën para se të fitojnë aftësitë e duhura për të jetuar. Çfarë të bësh nëse djali apo vajza jote do që ta lërë shkollën? Provo sugjerimet e mëposhtme:
● Shqyrtoni qëndrimin që ju keni ndaj arsimimit. A e shihnit shkollën si humbje kohe—si të ishit «të dënuar me burg» dhe duhej të duronit deri ditën që mund të arrinit synime më të rëndësishme? Nëse po, qëndrimi juaj ndaj shkollës mund të ndikojë edhe te fëmijët. Në fakt, një arsimim i përgjithshëm do t’i ndihmojë të fitojnë ‘mençuri dhe aftësi për të menduar’, cilësi që u nevojiten për të arritur synimet e tyre.—Proverbat 3:21.
● Sigurojuni kushtet dhe mjetet. Disa që mund të marrin nota edhe më të mira, thjesht nuk dinë si të studiojnë ose nuk kanë një ambient të përshtatshëm për të studiuar. Një vend i mirë studimi, do të ishte një tavolinë jo e ngarkuar, me dritë të mjaftueshme dhe me mjetet e duhura të studimit. Mund ta ndihmoni fëmijën të çajë në jetë dhe të bëjë përparim në marrëdhënien e tij me Perëndinë, duke i siguruar vendin e duhur për të bluar mendime dhe ide të reja.—Krahaso 1 Timoteut 4:15.
● Përfshihuni. Konsiderojini mësuesit dhe këshilltarët e shkollës si aleatë e jo si armiq. Takohuni me ta. Mësojuani emrat. Bisedoni me ta për synimet dhe vështirësitë e fëmijës suaj. Nëse fëmija ka probleme me notat, përpiqu të kuptosh shkakun. Për shembull, a mendon ai se po të jetë nxënës i mirë do të bëhet shënjestër sulmesh nga fëmijët e tjerë? Mos vallë ka probleme me ndonjë mësues? Apo ka vështirësi në ndonjë lëndë? Fëmija duhet ndihmuar që ta
arrijë potencialin e tij duke ia shtuar gradualisht vështirësinë e lëndëve që të mos e lëshojë zemra. Një shkak tjetër mund të jenë problemet fizike, për shembull problemet me shikimin ose me aftësinë për të mësuar?Sa më shumë të përfshiheni në stërvitjen e fëmijës për të çarë në jetë dhe për të përparuar në marrëdhënien e tij me Perëndinë, aq më e madhe do të jetë mundësia që t’ia dalë mbanë.—Psalmi 127:4, 5.
Si mund ta kuptoj nëse fëmija im është gati të largohet nga shtëpia?
Serena, që është përmendur në kapitullin 7 të këtij vëllimi, ka frikë të jetojë më vete. Pse? Ajo tregon një nga arsyet: «Edhe kur dua të blej diçka me paratë e mia, babi nuk më lë. Ai thotë se kjo është detyra e tij. Prandaj ideja që t’i paguaj vetë faturat e mia, më frikëson.» Sigurisht babai i Serenës nuk e bën këtë me të keq, por a mendon se kështu po i mëson së bijës si të drejtojë një shtëpi?—Proverbat 31:10, 18, 27.
A i mbron tepër fëmijët dhe nuk i lë të përgatiten për të përballuar jetesën më vete? Si ta kuptosh këtë? Shqyrto katër aftësitë në vijim, që janë përmendur edhe në kapitullin 7 poshtë nëntemës «A jam i përgatitur?», por tani nga pikëpamja e një prindi.
Administrimi i parave. A dinë fëmijët e tu të rritur si të paguajnë faturat ose si të veprojnë në përputhje me ligjet për taksat? (Romakëve 13:7) A dinë si ta përdorin me përgjegjësi kartën e kreditit? (Proverbat 22:7) A mund të bëjnë buxhetin e të ardhurave të veta dhe të shtrijnë këmbët sa kanë jorganin? (Luka 14:28-30) A e kanë provuar kënaqësinë që vjen kur blejnë diçka me paratë që kanë fituar vetë? A e kanë provuar kënaqësinë akoma më të madhe që vjen kur japin nga koha dhe të ardhurat e tyre për të ndihmuar të tjerët?—Veprat 20:35.
Punët e shtëpisë. A dinë vajzat dhe djemtë e tu të gatuajnë? A u ke mësuar të lajnë e të hekurosin rroba? Nëse i japin makinës, a mund t’i bëjnë shërbime mirëmbajtjeje pa u rrezikuar, për shembull të ndryshojnë filtrat, vajin dhe gomën?
Marrëdhëniet me të tjerët. Kur fëmijët e rritur kanë mosmarrëveshje, a bën gjithmonë rolin e arbitrit që u dikton zgjidhjen përfundimtare të problemit? Apo u ke mësuar të gjejnë vetë një zgjidhje paqësore dhe pastaj të ta thonë?—Mateu 5:23-25.
Rregullsia në aktivitetet fetare. A u thua ti fëmijëve çfarë të besojnë apo i ndihmon të binden vetë për besimin e tyre? (2 Timoteut 3:14, 15) Në vend që t’u përgjigjesh pyetjeve të tyre për fenë dhe moralin, a po i mëson që të fitojnë «aftësi për të menduar»? (Proverbat 1:4) A dëshiron që të ndjekin modelin tënd të studimit të Biblës, apo duhet të përmirësosh akoma që ata të kenë një shembull më të mirë? *
Pa dyshim, t’i stërvitësh fëmijët në fushat e mësipërme kërkon kohë dhe goxha përpjekje. Por do t’ia vlejë barra qiranë, kur të vijë dita e trishtueshme dhe njëkohësisht e lumtur për t’u thënë mirupafshim.
SEKSI DHE PERIUDHA E NJOHJES
A duhet të flas me fëmijën tim për seksin?
Fëmijët po përballen në moshë fare të njomë me temën e seksit. Shumë kohë më parë, Bibla paratha se «në ditët e fundit» do të kishte «kohë kritike, të vështira për t’u përballuar» dhe njerëzit do të ishin «pa vetëkontroll» e «kënaqësidashës në vend se perëndidashës». (2 Timoteut 3:1, 3, 4) Fakti që tani shumë veta shkojnë me dikë thjesht për seks, është një nga treguesit e shumtë që provon se kjo profeci ka dalë e vërtetë.
Bota sot është krejt ndryshe në krahasim me brezin e kohës tënde. Prapëseprapë, deri diku problemet mbeten po ato. Pra mos u ndiej i pafuqishëm dhe mos u tremb përballë ndikimeve të këqija që rrethojnë fëmijët e tu. Përkundrazi, ji i vendosur që t’i ndihmosh të bëjnë atë për të cilën i nxiti të krishterët apostulli Pavël 2.000 vjet më parë. Ai tha: «Vishni armaturën e plotë të Perëndisë, që të jeni në gjendje të qëndroni të patundur kundër intrigave të Djallit.» (Efesianëve 6:11) Shumë të rinj të krishterë janë për t’u lavdëruar, pasi po bëjnë vërtet një luftë për të bërë atë që është e drejtë, pavarësisht nga ndikimet e këqija përreth. Si mund t’i ndihmosh fëmijët të bëjnë të njëjtën gjë?
Një mënyrë është duke biseduar me djalin ose vajzën rreth kapitujve të veçantë nga pjesa 4 e këtij libri dhe nga
pjesa 1 dhe 7 e vëllimit 2. Këta kapituj përmbajnë shkrime që të vënë në mendime. Në to jepen shembuj nga jeta e disave që bënë me vendosmëri atë që është e drejtë dhe morën bekime ose e disave që i shpërfillën ligjet e Perëndisë dhe vuajtën pasojat. Shkrime të tjera tregojnë parime që mund t’i ndihmojnë fëmijët e tu të kuptojnë privilegjin e madh që kanë ata dhe ti: të jetoni sipas ligjeve të Perëndisë. Përse të mos programosh që së shpejti ta shqyrtosh këtë material me ta?SHIH VËLLIMIN 1, KAPITUJT 23, 25, 32 DHE DHE DHE DHE VËLLIMIN 2, KAPITUJT 4-6, 28 DHE 29
A duhet ta lë fëmijën tim të fillojë një periudhë njohjeje?
Herët a vonë, fëmijët e tu me siguri do të mendojnë të nisin një periudhë njohjeje. «S’ka nevojë të bëj asgjë,—thotë Filipi.—Vajzat më ftojnë vetë dhe unë rri e mendoj: ‘Po tani ç’të bëj?’ Është e vështirë t’u thuash jo, sepse disa prej tyre janë shumë të bukura!»
Gjëja më e mirë që mund të bësh si prind, është të bisedosh me fëmijën tënd adoleshent për këtë çështje, ndoshta duke përdorur kapitullin 1 në vëllimin 2 si bazë për bisedën. Zbulo se çfarë mendon djali ose vajza për tundimet që has në shkollë e madje edhe në kongregacionin e krishterë. Ndonjëherë biseda të tilla mund të hapen në raste joformale, për shembull ‘kur rrini ulur në shtëpi, kur ecni rrugës’. (Ligji i përtërirë 6:6, 7) Kudo qoftë, ki parasysh se duhet të jesh ‘i shpejtë në të dëgjuar, të mos nxitohesh në të folur’.—Jakovi 1:19.
Nëse djali ose vajza tregon interes për dikë të seksit tjetër, mos u alarmo. «Kur babi mori vesh se kisha një të dashur, u zemërua shumë,—thotë një adoleshente.—U përpoq të më trembte duke më bërë gjithë ato pyetje nëse isha gati për t’u martuar. Kur je i ri, ky reagim të bën të dëshirosh që lidhja të zgjatë dhe t’u tregosh prindërve se e kanë gabim.»
Nëse djali ose vajza adoleshente e di se as duhet ta zërë me gojë periudhën e njohjes, mund të ndodhë diçka mjaft e rëndë: ai ose ajo mund ta mbajë sekret lidhjen e të shoqërohet fshehurazi. Një vajzë thotë: «Kur prindërit e teprojnë me reagimin e tyre, kjo vetëm sa i bën fëmijët të përpiqen ta fshehin më shumë lidhjen e tyre. Ata nuk heqin dorë. Vetëm bëhen më dredharakë.»
Do të arrish rezultate shumë më të mira nëse flet hapur. Britni 20-vjeçare thotë: «Prindërit gjithnjë më kanë folur shumë hapur për shoqërimin me dikë. Për ta është e rëndësishme të dinë se kush më intereson dhe kjo gjë më pëlqen. Babi flet me atë që më intereson. Nëse i shqetëson diçka, prindërit ma thonë. Zakonisht vendos të heq dorë, kur ende nuk kam arritur në fazën e periudhës së njohjes.»
Megjithatë, pasi lexon kapitullin 2 në vëllimin 2, ndoshta pyet veten: «A do të shoqërohej me dikë djali ose vajza ime prapa krahëve të mi?» Vër re çfarë thonë disa të rinj se përse disa tundohen që të shoqërohen fshehurazi. Pastaj mendo për pyetjet pasuese.
«Disa fëmijë nuk gjejnë ngrohtësi në shtëpi, prandaj vendosin të kërkojnë mbështetje te një i dashur.»—Uendi.
Si prind, si mund të sigurohesh që fëmijëve të tu t’u plotësohen nevojat emocionale siç duhet? A mund të bësh disa përmirësime në këtë drejtim? Nëse po, çfarë konkretisht?
«Kur isha 14 vjeçe, një nxënës nga një vend i huaj më tha të bëhesha e dashura e tij. Pranova. Mendoja se do të ishte bukur që një djalë të më përqafonte.»—Diana.
Nëse Diana do të ishte vajza jote, ç’do të bëje?
«Celularët ta lehtësojnë punën për ta mbajtur sekret një lidhje. Prindërit nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh.»—Aneta.
Çfarë masash merr për përdorimin e celularit nga fëmijët e tu?
«Është shumë më e lehtë të takohesh fshehurazi kur prindërit nuk i mbajnë sytë hapur se çfarë bëjnë fëmijët e tyre dhe me kë.»—Tomasi.
A ka mënyra që të përfshihesh më shumë në jetën e fëmijës tënd adoleshent ndërkohë që i jep liri sa duhet?
«Kur fëmijët janë në shtëpi, shpesh prindërit nuk janë aty. Ose kanë tepër besim kur i lënë fëmijët të shkojnë diku me njerëz të tjerë.»—Nikolasi.
Mendo për shokun a shoqen më të ngushtë të fëmijës. A e di vërtet se çfarë bëjnë kur janë bashkë?
«Takimet fshehurazi mund të fillojnë kur prindërit janë tepër të rreptë.»—Poli.
Pa cenuar ligjet dhe parimet e Biblës, si mund të veprosh që ‘të njihet arsyetueshmëria jote’?—Filipianëve 4:5.
«Në fillim të adoleshencës, kisha pak vlerësim për veten dhe isha e dëshiruar për pak vëmendje. Shkëmbeja ‘e-mail-e’ në Internet me një djalë nga një kongregacion fqinj dhe rashë në dashuri. Ai më bënte të ndihesha e veçantë.»—Linda.
A të vijnë ndër mend mënyra më të mira që nevojat e Lindës të plotësoheshin në familje?
Pse të mos e përdorësh kapitullin 2 në vëllimin 2 dhe këtë pjesë të shtojcës si bazë për të hapur bisedën me djalin ose vajzën? Ilaçi më i mirë kundër mbajtjes sekret është komunikimi i çiltër nga zemra.—Proverbat 20:5.
PROBLEMET EMOCIONALE
Çfarë duhet të bëj nëse fëmija im flet për vetëvrasje?
Në disa vende të botës, vetëvrasjet ndër të rinjtë janë shumë të përhapura. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, vetëvrasja është e treta ndër shkaqet e vdekjes së të rinjve të moshave 15-25 vjeç dhe gjatë dy dekadave të shkuara është dyfishuar përqindja e vetëvrasjeve ndër moshat 10-14 vjeç. Më të rrezikuar janë të rinjtë që vuajnë nga ndonjë çrregullim mendor, ata që u është vetëvrarë ndonjë pjesëtar i familjes dhe ata që kanë tentuar të vetëvriten më parë. Ndër shenjat paralajmëruese që tregojnë se një i ri mund të jetë duke menduar t’i japë fund jetës, janë këto:
● Veçimi nga familja dhe miqtë
● Ndryshimi në zakonet e të ngrënit dhe të fjetjes
● Humbja e interesit për gjëra që dikur i pëlqenin
● Ndryshimi i theksuar i personalitetit
● Abuzimi me drogën ose alkoolin
● U jep të tjerëve gjërat që për të janë me vlerë
● Flet për vdekjen ose përqendrohet në tema që lidhen me vdekjen
Një nga gabimet më të mëdha që mund të bëjë një prind është të shpërfillë këto shenja paralajmëruese. Merri
seriozisht të gjitha këto shenja. Mos nxirr menjëherë përfundimin se fëmija yt thjesht po kalon një fazë të përkohshme.Gjithashtu, mos ki turp të kërkosh ndihmë për djalin ose vajzën tënde nëse vuan nga depresioni i rëndë apo nga ndonjë çrregullim tjetër mendor. Dhe në qoftë se dyshon se fëmija yt adoleshent po mendon t’i japë fund jetës, fol me të. Ideja se duke i folur për vetëvrasjen mund t’ia shtiesh në mendje, është e gabuar. Shumë të rinj ndihen të lehtësuar kur e hapin prindërit këtë temë. Prandaj, nëse fëmija yt adoleshent rrëfen se ka menduar të vrasë veten, zbulo nëse ka bërë ndonjë plan konkret dhe në rast se po, sa i hollësishëm është. Sa më i hollësishëm të jetë plani, aq më urgjentisht duhet të ndërhysh.
Mos pandehni se depresioni do të zhduket vetë. Dhe, nëse duket sikur po lehtësohet, mos mendoni se problemi është zgjidhur. Përkundrazi, kjo është pika më e rrezikshme. Pse? Sepse kur e ka mbërthyer depresioni i rëndë, një adoleshent mund të mos ketë mjaft forcë për të kryer vetëvrasje. Por kur depresioni lehtësohet dhe i rikthehet energjia, adoleshenti mund të ketë forcën e duhur për ta bërë.
Është vërtet tragjike që si pasojë e dëshpërimit, disa të rinj mendojnë t’i japin fund jetës. Duke qenë të vëmendshëm ndaj këtyre shenjave dhe duke reaguar ndaj tyre, prindërit dhe persona të rritur që i kanë për zemër këta të rinj, mund ‘t’u flasin në mënyrë ngushëlluese shpirtrave të dëshpëruar’ dhe mund të jenë një vend strehimi për ta.—1 Selanikasve 5:14.
SHIH VËLLIMIN 1, KAPITUJT 13, 14 DHE VËLLIMIN 2, KAPITULLI 26
A duhet t’ua fsheh dhembjen time fëmijëve?
Pikëllimi për humbjen e bashkëshortit është përvojë e dhembshme. Megjithatë, kjo ka ndodhur në një kohë kur fëmija yt adoleshent ka nevojë për ndihmën tënde. Si mund ta * Provo sugjerimet e mëposhtme:
ndihmosh të përballojë pikëllimin, pa lënë pas dore gjendjen tënde shpirtërore?● Mos i ndrydh ndjenjat. Fëmija i ka marrë shumicën e mësimeve më të çmuara duke të të parë ty. Po kështu do të mësojë të përballojë edhe pikëllimin. Prandaj, mos mendo se duhet të bëhesh i fortë në sy të fëmijës duke ia fshehur pikëllimin. Kjo vetëm sa do ta mësojë djalin të të imitojë. Nga ana tjetër, kur e shpreh dhembjen, ai mëson se shpesh është më mirë t’i shprehësh ndjenjat, sesa t’i ndrydhësh dhe se është normale të ndihet i trishtuar, i pështjelluar e madje i zemëruar.
● Nxite fëmijën adoleshent të flasë. Pa e detyruar, nxite fëmijën adoleshent të të hapë zemrën. Nëse ai ngurron, pse të mos trajtoni së bashku kapitullin 16 të këtij vëllimi? Gjithashtu, fol për gjithë ato kujtime të bukura që ke pasur me bashkëshortin e ndjerë. Trego se sa të vështirë do ta kesh për të vazhduar përpara. Kur të dëgjon ty që shpreh ndjenjat, adoleshenti do ta ketë më të lehtë të mësojë të shprehet.
● Pranoji kufizimet e tua. Është e natyrshme që ti dëshiron të jesh gjithnjë mbështetje për fëmijën tënd adoleshent në këtë periudhë të vështirë. Por mos harro, vdekja e bashkëshortit tënd të dashur të ka vrarë tepër edhe ty. Prandaj forca jote emocionale, mendore dhe fizike mund të ketë rënë disi për njëfarë kohe. (Proverbat 24:10) Kështu ndoshta duhet të kërkosh ndihmën e pjesëtarëve të rritur të familjes ose të ndonjë miku të pjekur. Të kërkosh ndihmë është shenjë pjekurie. Te Proverbat 11:2 thuhet: «Mençuria është me modestët.»
Mbështetja më e mirë që mund të marrësh, vjen nga vetë Perëndia Jehova, i cili u premton adhuruesve të tij: «Unë Jehovai, Perëndia yt, të kap nga dora e djathtë dhe të them: ‘Mos ki frikë, se unë do të të ndihmoj.’»—Isaia 41:13.
Si ta ndihmoj vajzën të ketë një pikëpamje të ekuilibruar për dietën?
Në rast se vajza jote është bërë viktimë e një çrregullimi në të ngrënë, çfarë mund të bësh? * Së pari, përpiqu të kuptosh pse ka zgjedhur këtë rrugë.
Është vënë re se shumë vajza që kanë këto çrregullime, kanë pak vlerësim për veten dhe nga natyra kanë maninë për përsosmëri—presin tepër nga vetja në mënyrë të paarsyeshme. Sigurohuni që ju nuk ndikoni për keq te këto prirje. Jepini zemër vajzës!—1 Selanikasve 5:11.
Gjithashtu, analizo me kujdes qëndrimin që mban ti vetë ndaj ushqimit dhe peshës. A mos vallë i ke mbitheksuar pa dashje këto çështje, qoftë me fjalë, qoftë me shembullin tënd? Mos harro, për të rejat pamja është shumë e rëndësishme. Edhe shakatë ngacmuese se është «buçko si fëmijë» apo se ka hedhur shtat gjatë adoleshencës, siç ndodh normalisht, mund të mbjellin farat e së keqes në mendjen e të rejave, që çdo fjalë e marrin shumë seriozisht.
Pasi ta kesh shqyrtuar çështjen mirë dhe të jesh lutur, fol haptas me vajzën. Për ta bërë këtë, provo sugjerimet e mëposhtme:
● Planifiko mirë çfarë t’i thuash dhe kur t’ia thuash.
● Shprehja qartë merakun dhe dëshirën që ke për ta ndihmuar.
● Mos u habit nëse në fillim ajo mbrohet.
● Dëgjoje me durim.
Ç’është më e rëndësishmja, bëj edhe ti pjesën tënde që vajza të përmirësohet. Punoni si familje që ajo ta mposhtë këtë problem!
SHIH VËLLIMIN 1, KAPITULLI 10 DHE VËLLIMIN 2, KAPITULLI 7
GJENDJA FRYMORE
Si të vazhdoj t’ua mësoj vlerat frymore fëmijëve ndërsa hyjnë në adoleshencë?
Bibla tregon se Timoteu mori stërvitje frymore që nga «foshnjëria» dhe ka të ngjarë që edhe ti si prind u ke siguruar të njëjtën stërvitje fëmijëve të tu. (2 Timoteut 3:15) Megjithatë, kur fëmijët bëhen adoleshentë, mund të jetë e nevojshme që metodat e tua të stërvitjes të përshtaten me rrethanat e reja. Fëmijët e tu në fazën e rritjes, fillojnë t’i kuptojnë çështjet e ndërlikuara dhe abstrakte të cilat nuk i kuptonin plotësisht kur ishin më të vegjël. Tani më shumë se kurrë do të kesh nevojë t’i bësh thirrje ‘fuqisë së tyre për të arsyetuar’.—Romakëve 12:1.
Kur po i shkruante Timoteut, Pavli përmendi gjërat që Timoteu ‘kishte mësuar dhe ishte bindur të besonte’. (2 Timoteut 3:14) Fëmijët e tu adoleshentë ndoshta tani kanë nevojë ‘të binden të besojnë’ të vërtetat biblike që kanë mësuar që nga foshnjëria. Që t’u prekësh zemrat nuk mjafton vetëm t’u tregosh çfarë të bëjnë ose çfarë të besojnë. Duhet të mësojnë vetë. Si mund t’i ndihmosh? Fillo duke u krijuar shumë mundësi për të arsyetuar dhe folur për pyetje si këto më poshtë:
● Çfarë më bind mua që Perëndia ekziston?—Romakëve 1:20.
● Si e di se ajo që më kanë mësuar prindërit nga Bibla, është e vërteta?—Veprat 17:11.
● Çfarë më bind se normat biblike janë për të mirën time?—● Si e di që profecitë biblike do të përmbushen?—Josiu 23:14.
● Çfarë më bind se s’ka asgjë në këtë botë që të krahasohet me ‘vlerën e pashoqe të njohurisë së Krishtit Jezu’?—Filipianëve 3:8.
● Çfarë do të thotë flijimi shpërblyes i Krishtit për mua?—2 Korintasve 5:14, 15; Galatasve 2:20.
Ndoshta ngurron ta nxitësh fëmijën t’i shqyrtojë këto pyetje, nga frika se mos nuk është në gjendje t’u përgjigjet. Por kjo do të ishte sikur të ngurroje të shikoje treguesin e nivelit të karburantit te kruskoti i makinës, nga frika se mos tregon se serbatori është bosh. Nëse është bosh, do të ishte më mirë ta zbuloje tani ndërsa ke akoma mundësi të bësh diçka. Po njësoj tani, ndërsa fëmijët e tu adoleshentë janë akoma në shtëpi, është koha për t’i ndihmuar të shqyrtojnë pyetjet për besimin e tyre dhe ‘të binden të besojnë’. *
Mos harro, nuk ka asgjë të keqe ta nxitësh djalin ose vajzën tënde të pyesë: «Përse besoj?» Diana, 22 vjeçe, kujton kur ishte adoleshente dhe bënte pyetje. «Nuk doja të kisha pasiguri për atë që besoja,—thotë ajo.—Gjetja e përgjigjeve të qarta dhe të sigurta më bënë të kuptoja se më pëlqente të isha Dëshmitare e Jehovait. Kur më kërkonin të bëja diçka që s’do ta bëja, në vend që të thosha ‘s’më lë feja’, thosha, ‘unë mendoj se nuk është e drejtë’. Me fjalë të tjera e bëra timen pikëpamjen e Biblës.»
Sugjerim: Që të vësh në punë fuqinë e tij për të arsyetuar rreth normave biblike, vëre në rolin e prindit kur lind ndonjë problem. Për shembull, ta zëmë se vajza të kërkon leje për të shkuar në një festë që ti (ka mundësi edhe ajo) e di kapitullin 37 të këtij libri dhe në kapitullin 32 të vëllimit 2) dhe pastaj hajde e bisedojmë për këtë nesër. Unë do të vihem në vendin tënd dhe do të të kërkoj të shkoj në këtë festë, kurse ti në rolin e prindit do të më thuash nëse është mirë të shkoj apo jo.»
se nuk është e përshtatshme. Në vend se thjesht t’i thuash jo, mund t’i thuash: «Dua që ta vësh veten në vendin tim. Mendo për festën në të cilën dëshiron të shkosh, bëj kërkime (ndoshta nëSHIH VËLLIMIN 1, KAPITULLI 38 DHE DHE DHE VËLLIMIN 2, KAPITUJT 34-36
Fëmija ynë ka humbur interesin për gjërat frymore. Çfarë të bëjmë?
Së pari, mos u nxitoni të nxirrni përfundimin se fëmija juaj ka hedhur poshtë besimin tuaj. Shpesh ka një arsye tjetër. Për shembull, ndoshta djali ose vajza juaj . . .
● po has presionin e moshatarëve dhe i vjen turp që është i ndryshëm ngaqë u përmbahet parimeve biblike
● sheh të rinj të tjerë (madje motrën ose vëllanë) që janë shembullorë si të krishterë dhe mendon se është e pamundur të jetë si ata
● është i dëshiruar për miq, por ndihet vetëm ose si i huaj mes të krishterëve
● sheh të rinj «të krishterë» që bëjnë një jetë të dyfishtë
● po përpiqet shumë të formojë identitetin e tij dhe prandaj kjo e detyron të ngrejë pyetje rreth vlerave të cilat ju i keni shumë për zemër
● sheh shokët e klasës që pa problem bëjnë gjëra të gabuara e që duket sikur nuk i vuajnë pasojat
● po përpiqet të fitojë miratimin e prindit jobesimtar
Është e qartë pra, se arsyet si këto s’kanë lidhje me bindjet tuaja fetare. Më
shumë kanë lidhje me rrethanat që e bëjnë të vështirë praktikimin e fesë—të paktën tani për tani. Pra, si mund ta inkurajoni vajzën ose djalin tënd adoleshent?Bëni lëshime, pa bërë kompromis. Përpiquni të kuptoni arsyen e shkurajimit të fëmijës dhe merrni masa që t’i krijoni ambientin e duhur ku mund të përparojë frymësisht. (Proverbat 16:20) Për shembull, pjesa «kur shokët të bëjnë presion» në faqet 132 dhe 133 të vëllimit 2, mund ta ndihmojë të ketë besim te vetja e kështu do t’i vijë më pak turp kur të përballet me shokët e shkollës. Ose nëse nuk ka shokë, ndoshta do t’ju duhet të bëni diçka konkrete që ai të gjejë shokë të mirë.
Gjejini një këshilltar. Ndonjëherë një ndihmë e mirë për të rinjtë mund të jetë një i rritur jashtë familjes që i inkurajon. A njihni dikë, pikëpamja frymore e të cilit mund ta stimulojë fëmijën tuaj? Pse të mos i rregulloni gjërat që ai ose ajo të kalojë kohë me djalin ose vajzën tuaj? Qëllimi nuk është që ju të hiqni dorë nga përgjegjësia juaj. Mendoni për rastin e Timoteut. Ai përfitoi shumë nga shembulli i apostullit Pavël dhe Pavli nxori shumë dobi nga shoqëria e Timoteut.—Filipianëve 2:20, 22.
Për sa kohë fëmija jeton nën të njëjtën çati me ju, keni të drejtën t’i kërkoni që të ndjekë rutinën tuaj frymore. Megjithatë, synimi juaj është që në fund t’i ngulitni fëmijës në zemër dashurinë për Perëndinë—jo thjesht ta shtyni t’i bëjë gjërat mekanikisht. Që ta ndihmoni të përqafojë fenë e vërtetë, lini një shembull të denjë për imitim. Jini të arsyeshëm në atë që pritni. Sigurojini një këshilltar dhe shoqëri ndërtuese. Ndoshta një ditë fëmija juaj, ashtu si psalmisti, do të arrijë të thotë: «Jehovai është shkrepi im, kalaja ime dhe Ai që më sjell shpëtim.»—Psalmi 18:2.
SHIH VËLLIMIN 1, KAPITULLI 39 DHE DHE VËLLIMIN 2, KAPITUJT 37 DHE 38
[Shënimet]
^ par. 23 Ndërkohë, mos përdor ndjenjat e fajit për ta nxitur fëmijën adoleshent të veprojë.
^ par. 64 Adoleshenti me siguri e ka merak trupin, pra bëj shumë kujdes të mos i lësh të nënkuptojë se trupi i tij ka defekte.
^ par. 113 Shih faqet 315-318.
^ par. 161 Për thjeshtësi, fëmijës do t’i drejtohemi në gjininë mashkullore. Gjithsesi, parimet e trajtuara këtu vlejnë për të dyja gjinitë.
^ par. 168 Për thjeshtësi, fëmijës do t’i drejtohemi në gjininë femërore. Gjithsesi, parimet e trajtuara këtu vlejnë për të dyja gjinitë.
^ par. 188 Kapitulli 36 i vëllimit 2 mund t’i ndihmojë adoleshentët të përdorin fuqinë e tyre për të arsyetuar, që të binden se Perëndia ekziston.